آل عِمرَان
Ali Imran
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾3 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- الٓمَّٓ ۙ﴿۲﴾3 : 2 Elif.Lam.Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.)Shpjegime
- اللّٰہُ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ ۙ الۡحَیُّ الۡقَیُّوۡمُ ؕ﴿۳﴾3 : 3 Allahu. Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Tij. I Gjalli, i Qëndrueshmi.
- نَزَّلَ عَلَیۡکَ الۡکِتٰبَ بِالۡحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَیۡنَ یَدَیۡہِ وَ اَنۡزَلَ التَّوۡرٰٮۃَ وَ الۡاِنۡجِیۡلَ ۙ﴿۴﴾3 : 4 Ai ty të zbriti Librin me të drejtë, si vërtetues të asaj që ka qenë para tij, Ai zbriti edhe Teuratin edhe Inxhilin
- مِنۡ قَبۡلُ ہُدًی لِّلنَّاسِ وَ اَنۡزَلَ الۡفُرۡقَانَ ۬ؕ اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا بِاٰیٰتِ اللّٰہِ لَہُمۡ عَذَابٌ شَدِیۡدٌ ؕ وَ اللّٰہُ عَزِیۡزٌ ذُو انۡتِقَامٍ ﴿۵﴾3 : 5 si udhërrëfyes për njerëzit më parë. Ai zbriti Dalluesin. Sigurisht, ata që mohuan shenjat e Allahut do të kenë ndëshkim të rëndë dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Hakmarrës.Shpjegime
- اِنَّ اللّٰہَ لَا یَخۡفٰی عَلَیۡہِ شَیۡءٌ فِی الۡاَرۡضِ وَ لَا فِی السَّمَآءِ ؕ﴿۶﴾3 : 6 Pa dyshim, Allahu është Ai, të cilit nuk i fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell.
- ہُوَ الَّذِیۡ یُصَوِّرُکُمۡ فِی الۡاَرۡحَامِ کَیۡفَ یَشَآءُ ؕ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۷﴾3 : 7 Është Ai që ju formon në mitra si të dojë. Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
- ہُوَ الَّذِیۡۤ اَنۡزَلَ عَلَیۡکَ الۡکِتٰبَ مِنۡہُ اٰیٰتٌ مُّحۡکَمٰتٌ ہُنَّ اُمُّ الۡکِتٰبِ وَ اُخَرُ مُتَشٰبِہٰتٌ ؕ فَاَمَّا الَّذِیۡنَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ زَیۡغٌ فَیَتَّبِعُوۡنَ مَا تَشَابَہَ مِنۡہُ ابۡتِغَآءَ الۡفِتۡنَۃِ وَ ابۡتِغَآءَ تَاۡوِیۡلِہٖ ۚ وَ مَا یَعۡلَمُ تَاۡوِیۡلَہٗۤ اِلَّا اللّٰہُ ۘؔ وَ الرّٰسِخُوۡنَ فِی الۡعِلۡمِ یَقُوۡلُوۡنَ اٰمَنَّا بِہٖ ۙ کُلٌّ مِّنۡ عِنۡدِ رَبِّنَا ۚ وَ مَا یَذَّکَّرُ اِلَّاۤ اُولُوا الۡاَلۡبَابِ ﴿۸﴾3 : 8 Është Ai që të zbriti Librin në të cilin ka ajete të vendosura, që janë ama e Librit, dhe ka të tjera që janë të figurshme. Ata që kanë shtrembëri në zemrat e tyre, i ndjekin të figurshmet, duke dashur çrregullimin dhe duke kërkuar interpretimin e tyre. Kurse interpretimin e tyre nuk e di askush, përveç Allahut dhe të thelluarve në dije (që) thonë: “E besuam; gjithçka është prej Zotit tonë”. Askush nuk përfiton nga këshilla, përveç të mençurve.Shpjegime
- رَبَّنَا لَا تُزِغۡ قُلُوۡبَنَا بَعۡدَ اِذۡ ہَدَیۡتَنَا وَ ہَبۡ لَنَا مِنۡ لَّدُنۡکَ رَحۡمَۃً ۚ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡوَہَّابُ ﴿۹﴾3 : 9 O Zoti ynë! Mos na shtrembëro zemrat tona, pasi na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë prej Teje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i madh.
- رَبَّنَاۤ اِنَّکَ جَامِعُ النَّاسِ لِیَوۡمٍ لَّا رَیۡبَ فِیۡہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یُخۡلِفُ الۡمِیۡعَادَ ﴿۱۰﴾٪3 : 10 O Zoti ynë! Ti je Mbledhësi i njerëzve për ditën, në të cilën nuk ka dyshim. Sigurisht, Allahu nuk e shkel premtimin.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا لَنۡ تُغۡنِیَ عَنۡہُمۡ اَمۡوَالُہُمۡ وَ لَاۤ اَوۡلَادُہُمۡ مِّنَ اللّٰہِ شَیۡئًا ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمۡ وَقُوۡدُ النَّارِ ﴿ۙ۱۱﴾3 : 11 Ata që mohuan, nuk do t’u vlejnë aspak pasuritë dhe fëmijët e tyre kundër Allahut. Pikërisht ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit.
- کَدَاۡبِ اٰلِ فِرۡعَوۡنَ ۙ وَ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ ؕ کَذَّبُوۡا بِاٰیٰتِنَا ۚ فَاَخَذَہُمُ اللّٰہُ بِذُنُوۡبِہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ شَدِیۡدُ الۡعِقَابِ ﴿۱۲﴾3 : 12 Ashtu si populli i Faraonit dhe si ata që ishin para tyre, i quajtën gënjeshtra shenjat Tona, atëherë Allahu i kapi për shkak të mëkateve të tyre. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
- قُلۡ لِّلَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا سَتُغۡلَبُوۡنَ وَ تُحۡشَرُوۡنَ اِلٰی جَہَنَّمَ ؕ وَ بِئۡسَ الۡمِہَادُ ﴿۱۳﴾3 : 13 Thuaju atyre që mohuan: “Njëmend, do të mposhteni e do të tuboheni në xhehenem. Eh sa shtrat i keq është ai!”
- قَدۡ کَانَ لَکُمۡ اٰیَۃٌ فِیۡ فِئَتَیۡنِ الۡتَقَتَا ؕ فِئَۃٌ تُقَاتِلُ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ اُخۡرٰی کَافِرَۃٌ یَّرَوۡنَہُمۡ مِّثۡلَیۡہِمۡ رَاۡیَ الۡعَیۡنِ ؕ وَ اللّٰہُ یُؤَیِّدُ بِنَصۡرِہٖ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَعِبۡرَۃً لِّاُولِی الۡاَبۡصَارِ ﴿۱۴﴾3 : 14 Keni një shenjë në dy grupet që u ndeshën. Njëri grup që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetri që qe mohues. (Këta të fundit) i shikonin (besimtarët) të dyfishtë me sy. Allahu mbështet me ndihmën e Tij kë të dojë. Në të ka mësim për ata që janë largpamës.
- زُیِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ الشَّہَوٰتِ مِنَ النِّسَآءِ وَ الۡبَنِیۡنَ وَ الۡقَنَاطِیۡرِ الۡمُقَنۡطَرَۃِ مِنَ الذَّہَبِ وَ الۡفِضَّۃِ وَ الۡخَیۡلِ الۡمُسَوَّمَۃِ وَ الۡاَنۡعَامِ وَ الۡحَرۡثِ ؕ ذٰلِکَ مَتَاعُ الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا ۚ وَ اللّٰہُ عِنۡدَہٗ حُسۡنُ الۡمَاٰبِ ﴿۱۵﴾3 : 15 Njerëzve u është treguar joshëse dashuria ndaj gjërave të dëshiruara, pra, ndaj grave, fëmijëve, thesareve të bollshme ari dhe argjendi, kuajve të piketuar, bagëtive dhe arave. Këto janë një mjet i përkohshëm i jetës së kësaj bote. Kurse Allahu është Ai që ka vendkthimin më të mbarë.
- قُلۡ اَؤُنَبِّئُکُمۡ بِخَیۡرٍ مِّنۡ ذٰلِکُمۡ ؕ لِلَّذِیۡنَ اتَّقَوۡا عِنۡدَ رَبِّہِمۡ جَنّٰتٌ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا وَ اَزۡوَاجٌ مُّطَہَّرَۃٌ وَّ رِضۡوَانٌ مِّنَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ بَصِیۡرٌۢ بِالۡعِبَادِ ﴿ۚ۱۶﴾3 : 16 Thuaj: A t’ju tregoj për diçka më të mirë sesa këto? Për ata që do të përvetësojnë druajtjen (ndaj Zotit), ka kopshte te Zoti i tyre, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Në to do të jetojnë përgjithmonë. Dhe ka edhe bashkëshortë të dëlirë dhe pëlqimi prej Allahut. Allahu i sheh mirë robërit.
- اَلَّذِیۡنَ یَقُوۡلُوۡنَ رَبَّنَاۤ اِنَّنَاۤ اٰمَنَّا فَاغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوۡبَنَا وَ قِنَا عَذَابَ النَّارِ ﴿ۚ۱۷﴾3 : 17 (Këto janë për ata) që thonë: “O Zoti ynë! Ne pa dyshim që besuam. Andaj, na fal gjynahet dhe na shpëto prej ndëshkimit të zjarrit!”
- اَلصّٰبِرِیۡنَ وَ الصّٰدِقِیۡنَ وَ الۡقٰنِتِیۡنَ وَ الۡمُنۡفِقِیۡنَ وَ الۡمُسۡتَغۡفِرِیۡنَ بِالۡاَسۡحَارِ ﴿۱۸﴾3 : 18 (Që janë) të duruar, të vërtetë, të nënshtruar, që shpenzojnë dhe që kërkojnë falje gjatë agimeve.Shpjegime
- شَہِدَ اللّٰہُ اَنَّہٗ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ ۙ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃُ وَ اُولُوا الۡعِلۡمِ قَآئِمًۢا بِالۡقِسۡطِ ؕ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ؕ﴿۱۹﴾3 : 19 Allahu, i vendosur në drejtësi, dëshmon se me të vërtetë nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Atij, edhe engjëjt dhe të diturit (dëshmojnë) po ashtu. Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
- اِنَّ الدِّیۡنَ عِنۡدَ اللّٰہِ الۡاِسۡلَامُ ۟ وَ مَا اخۡتَلَفَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ اِلَّا مِنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَہُمُ الۡعِلۡمُ بَغۡیًۢا بَیۡنَہُمۡ ؕ وَ مَنۡ یَّکۡفُرۡ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ فَاِنَّ اللّٰہَ سَرِیۡعُ الۡحِسَابِ ﴿۲۰﴾3 : 20 Sigurisht, feja tek Allahu është Islami. Ata të cilëve u është dhënë Libri ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dija, duke u rebeluar ndaj njëri-tjetrit. Ai që mohon shenjat e Allahut, (le ta dijë se) Allahu është i shpejtë në llogari.Shpjegime
- فَاِنۡ حَآجُّوۡکَ فَقُلۡ اَسۡلَمۡتُ وَجۡہِیَ لِلّٰہِ وَ مَنِ اتَّبَعَنِ ؕ وَ قُلۡ لِّلَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ وَ الۡاُمِّیّٖنَ ءَاَسۡلَمۡتُمۡ ؕ فَاِنۡ اَسۡلَمُوۡا فَقَدِ اہۡتَدَوۡا ۚ وَ اِنۡ تَوَلَّوۡا فَاِنَّمَا عَلَیۡکَ الۡبَلٰغُ ؕ وَ اللّٰہُ بَصِیۡرٌۢ بِالۡعِبَادِ ﴿٪۲۱﴾3 : 21 Prandaj, nëse ata grinden me ty, thuaju: I kam nënshtruar tërësisht vëmendjen time Allahut dhe, edhe ndjekësit e mi po ashtu. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe atyre që janë të paditur: “A keni pranuar Islamin?” Po e pranuan Islamin, pa dyshim që e gjetën udhëzimin dhe, po ta kthyen shpinën, atëherë ti ke për detyrë vetëm që t’ua kumtosh. Allahu i sheh mirë robërit.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ یَکۡفُرُوۡنَ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ وَ یَقۡتُلُوۡنَ النَّبِیّٖنَ بِغَیۡرِ حَقٍّ ۙ وَّ یَقۡتُلُوۡنَ الَّذِیۡنَ یَاۡمُرُوۡنَ بِالۡقِسۡطِ مِنَ النَّاسِ ۙ فَبَشِّرۡہُمۡ بِعَذَابٍ اَلِیۡمٍ ﴿۲۲﴾3 : 22 Atyre që mohojnë shenjat Tona, që pa të drejtë i luftojnë Profetët dhe i luftojnë edhe ata që porosisin për drejtësinë, jepu lajmin e ndëshkimit të dhimbshëm.Shpjegime
- اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ حَبِطَتۡ اَعۡمَالُہُمۡ فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ۫ وَ مَا لَہُمۡ مِّنۡ نّٰصِرِیۡنَ ﴿۲۳﴾3 : 23 Pikërisht ata janë të cilëve u ranë poshtë veprat e tyre në këtë botë dhe në ahiret. Ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
- اَلَمۡ تَرَ اِلَی الَّذِیۡنَ اُوۡتُوۡا نَصِیۡبًا مِّنَ الۡکِتٰبِ یُدۡعَوۡنَ اِلٰی کِتٰبِ اللّٰہِ لِیَحۡکُمَ بَیۡنَہُمۡ ثُمَّ یَتَوَلّٰی فَرِیۡقٌ مِّنۡہُمۡ وَ ہُمۡ مُّعۡرِضُوۡنَ ﴿۲۴﴾3 : 24 A nuk i ke parë ata, të cilëve u ishte dhënë një pjesë nga Libri, të cilëve u bëhet thirrje për Librin e Allahut që të gjykojnë ndërmjet tyre, por një grup prej tyre kthejnë shpinën?! E shpërfillin.
- ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ قَالُوۡا لَنۡ تَمَسَّنَا النَّارُ اِلَّاۤ اَیَّامًا مَّعۡدُوۡدٰتٍ ۪ وَ غَرَّہُمۡ فِیۡ دِیۡنِہِمۡ مَّا کَانُوۡا یَفۡتَرُوۡنَ ﴿۲۵﴾3 : 25 Kjo është gjendja sepse ata thanë: “Nuk do të na prekë zjarri, përveçse vetëm për ca ditë të numëruara”. Shpifjet e tyre i mashtruan vetë ata në lidhje me besimin e tyre.
- فَکَیۡفَ اِذَا جَمَعۡنٰہُمۡ لِیَوۡمٍ لَّا رَیۡبَ فِیۡہِ ۟ وَ وُفِّیَتۡ کُلُّ نَفۡسٍ مَّا کَسَبَتۡ وَ ہُمۡ لَا یُظۡلَمُوۡنَ ﴿۲۶﴾3 : 26 Çfarë do të ndodhë kur do t’i mbledhim ata për një ditë, në të cilën nuk ka dyshim, dhe çdo shpirti do t’i jepet haku i plotë i asaj që ka punuar dhe atij nuk do t’i bëhet padrejtësi aspak?!
- قُلِ اللّٰہُمَّ مٰلِکَ الۡمُلۡکِ تُؤۡتِی الۡمُلۡکَ مَنۡ تَشَآءُ وَ تَنۡزِعُ الۡمُلۡکَ مِمَّنۡ تَشَآءُ ۫ وَ تُعِزُّ مَنۡ تَشَآءُ وَ تُذِلُّ مَنۡ تَشَآءُ ؕ بِیَدِکَ الۡخَیۡرُ ؕ اِنَّکَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۲۷﴾3 : 27 Thuaj: O Allah! Zotërues i sundimit! Ti ia jep sundimin kujt të duash dhe ia merr sundimin kujt të duash. Ti nderon kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Në dorën Tënde është mirësia. Ti pa dyshim je i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- تُوۡلِجُ الَّیۡلَ فِی النَّہَارِ وَ تُوۡلِجُ النَّہَارَ فِی الَّیۡلِ ۫ وَ تُخۡرِجُ الۡحَیَّ مِنَ الۡمَیِّتِ وَ تُخۡرِجُ الۡمَیِّتَ مِنَ الۡحَیِّ ۫ وَ تَرۡزُقُ مَنۡ تَشَآءُ بِغَیۡرِ حِسَابٍ ﴿۲۸﴾3 : 28 Ti e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Ti nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe nxjerr të vdekurin nga i gjalli. Ti i jep pa masë kujt të duash.
- لَا یَتَّخِذِ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ الۡکٰفِرِیۡنَ اَوۡلِیَآءَ مِنۡ دُوۡنِ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ۚ وَ مَنۡ یَّفۡعَلۡ ذٰلِکَ فَلَیۡسَ مِنَ اللّٰہِ فِیۡ شَیۡءٍ اِلَّاۤ اَنۡ تَتَّقُوۡا مِنۡہُمۡ تُقٰٮۃً ؕ وَ یُحَذِّرُکُمُ اللّٰہُ نَفۡسَہٗ ؕ وَ اِلَی اللّٰہِ الۡمَصِیۡرُ ﴿۲۹﴾3 : 29 Besimtarët të mos bëjnë shokë mohuesit në vend të besimtarëve. Ai që bën një gjë të tillë, nuk ka asnjë lidhje me Allahun, vetëm nëse ruheni me kujdes prej tyre. Allahu ju paralajmëron nga Vetja e Tij. Tek Allahu është kthimi.Shpjegime
- قُلۡ اِنۡ تُخۡفُوۡا مَا فِیۡ صُدُوۡرِکُمۡ اَوۡ تُبۡدُوۡہُ یَعۡلَمۡہُ اللّٰہُ ؕ وَ یَعۡلَمُ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ وَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۳۰﴾3 : 30 Thuaj: Daç e fshihni atë që keni në kraharorët tuaj, daç e zbuloni, Allahu e di atë. Ai e di atë çfarë ka në qiej dhe atë çfarë ka në tokë dhe Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- یَوۡمَ تَجِدُ کُلُّ نَفۡسٍ مَّا عَمِلَتۡ مِنۡ خَیۡرٍ مُّحۡضَرًا ۚۖۛ وَّ مَا عَمِلَتۡ مِنۡ سُوۡٓءٍ ۚۛ تَوَدُّ لَوۡ اَنَّ بَیۡنَہَا وَ بَیۡنَہٗۤ اَمَدًۢا بَعِیۡدًا ؕ وَ یُحَذِّرُکُمُ اللّٰہُ نَفۡسَہٗ ؕ وَ اللّٰہُ رَءُوۡفٌۢ بِالۡعِبَادِ ﴿٪۳۱﴾3 : 31 Ditën kur çdo shpirt do ta gjejë përpara çdo mirësi që ka bërë, dhe (për) çdo të keqe që ka bërë, do të dëshirojë sikur të ishte largësi e madhe midis tij dhe asaj. Allahu ju paralajmëron nga Vetja e Tij. Por Allahu është shumë i Dhembshur ndaj robërve.
- قُلۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ تُحِبُّوۡنَ اللّٰہَ فَاتَّبِعُوۡنِیۡ یُحۡبِبۡکُمُ اللّٰہُ وَ یَغۡفِرۡ لَکُمۡ ذُنُوۡبَکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۳۲﴾3 : 32 Thuaj: Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, Allahu do t’ju dojë dhe do t’ju falë gjynahet tuaja. Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.Shpjegime
- قُلۡ اَطِیۡعُوا اللّٰہَ وَ الرَّسُوۡلَ ۚ فَاِنۡ تَوَلَّوۡا فَاِنَّ اللّٰہَ لَا یُحِبُّ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۳۳﴾3 : 33 Thuaj: Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit. E nëse ata do të (të) kthejnë shpinën, atëherë Allahu përnjëmend nuk i do mohuesit.
- اِنَّ اللّٰہَ اصۡطَفٰۤی اٰدَمَ وَ نُوۡحًا وَّ اٰلَ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ اٰلَ عِمۡرٰنَ عَلَی الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۳۴﴾3 : 34 Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi botët.
- ذُرِّیَّۃًۢ بَعۡضُہَا مِنۡۢ بَعۡضٍ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿ۚ۳۵﴾3 : 35 Disa prej tyre janë pasardhës të disave të tjerë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
- اِذۡ قَالَتِ امۡرَاَتُ عِمۡرٰنَ رَبِّ اِنِّیۡ نَذَرۡتُ لَکَ مَا فِیۡ بَطۡنِیۡ مُحَرَّرًا فَتَقَبَّلۡ مِنِّیۡ ۚ اِنَّکَ اَنۡتَ السَّمِیۡعُ الۡعَلِیۡمُ ﴿۳۶﴾3 : 36 Kur një grua e Imranit tha: “O Zoti im! Ty ta kam kushtuar atë që kam në bark, duke e liruar atë (nga çështjet e botës). Pranoje prej meje! Ti me të vërtetë je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.”
- فَلَمَّا وَضَعَتۡہَا قَالَتۡ رَبِّ اِنِّیۡ وَضَعۡتُہَاۤ اُنۡثٰی ؕ وَ اللّٰہُ اَعۡلَمُ بِمَا وَضَعَتۡ ؕ وَ لَیۡسَ الذَّکَرُ کَالۡاُنۡثٰی ۚ وَ اِنِّیۡ سَمَّیۡتُہَا مَرۡیَمَ وَ اِنِّیۡۤ اُعِیۡذُہَا بِکَ وَ ذُرِّیَّتَہَا مِنَ الشَّیۡطٰنِ الرَّجِیۡمِ ﴿۳۷﴾3 : 37 E kur e lindi, tha: “O Zoti im! E paskam lindur femër,” – Kurse Allahu e di më mirë se çfarë ka lindur ajo dhe se mashkulli nuk është si femra, – “e unë ia vura emrin Merjeme, dhe për të dhe për pasardhësit e saj kërkoj mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar!”
- فَتَقَبَّلَہَا رَبُّہَا بِقَبُوۡلٍ حَسَنٍ وَّ اَنۡۢبَتَہَا نَبَاتًا حَسَنًا ۙ وَّ کَفَّلَہَا زَکَرِیَّا ۚؕ کُلَّمَا دَخَلَ عَلَیۡہَا زَکَرِیَّا الۡمِحۡرَابَ ۙ وَجَدَ عِنۡدَہَا رِزۡقًا ۚ قَالَ یٰمَرۡیَمُ اَنّٰی لَکِ ہٰذَا ؕ قَالَتۡ ہُوَ مِنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یَرۡزُقُ مَنۡ یَّشَآءُ بِغَیۡرِ حِسَابٍ ﴿۳۸﴾3 : 38 Prandaj, Zoti i saj ia pranoi në mënyrën më të bukur, e rriti në mënyrën më të mirë dhe ia la Zakarijas të kujdesej për të. Sa herë që Zakarija hynte në dhomën e saj të adhurimit, gjente ushqim pranë saj. Ai tha: “O Merjeme! Nga të vjen kjo?” Ajo tha: “Është prej Allahut; Allahu ia jep kujt të dojë pa masë.”
- ہُنَالِکَ دَعَا زَکَرِیَّا رَبَّہٗ ۚ قَالَ رَبِّ ہَبۡ لِیۡ مِنۡ لَّدُنۡکَ ذُرِّیَّۃً طَیِّبَۃً ۚ اِنَّکَ سَمِیۡعُ الدُّعَآءِ ﴿۳۹﴾3 : 39 Atëherë, Zakarija iu lut Zotit të tij. Tha: “O Zoti im, më dhuro prej Vetes një pasardhës të dëlirë. Ti pa dyshim e dëgjon shumë lutjen!”
- فَنَادَتۡہُ الۡمَلٰٓئِکَۃُ وَ ہُوَ قَآئِمٌ یُّصَلِّیۡ فِی الۡمِحۡرَابِ ۙ اَنَّ اللّٰہَ یُبَشِّرُکَ بِیَحۡیٰی مُصَدِّقًۢا بِکَلِمَۃٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ سَیِّدًا وَّ حَصُوۡرًا وَّ نَبِیًّا مِّنَ الصّٰلِحِیۡنَ ﴿۴۰﴾3 : 40 E ndërsa po adhuronte në këmbë, në dhomën e adhurimit, engjëjt e thirrën: “Allahu të jep sihariqin e Jahjait, që do të jetë vërtetues i një fjale të Allahut dhe do të jetë prijës, i dëlirë dhe Profet prej të mirëve.”Shpjegime
- قَالَ رَبِّ اَنّٰی یَکُوۡنُ لِیۡ غُلٰمٌ وَّ قَدۡ بَلَغَنِیَ الۡکِبَرُ وَ امۡرَاَتِیۡ عَاقِرٌ ؕ قَالَ کَذٰلِکَ اللّٰہُ یَفۡعَلُ مَا یَشَآءُ ﴿۴۱﴾3 : 41 Ai tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë tani që më ka zënë pleqëria dhe gruaja ime është shterpë?” Ai tha: “Ashtu është, (por) Allahu e bën atë që do.”
- قَالَ رَبِّ اجۡعَلۡ لِّیۡۤ اٰیَۃً ؕ قَالَ اٰیَتُکَ اَلَّا تُکَلِّمَ النَّاسَ ثَلٰثَۃَ اَیَّامٍ اِلَّا رَمۡزًا ؕ وَ اذۡکُرۡ رَّبَّکَ کَثِیۡرًا وَّ سَبِّحۡ بِالۡعَشِیِّ وَ الۡاِبۡکَارِ ﴿٪۴۲﴾3 : 42 Ai tha: “O Zot im, më cakto ndonjë shenjë.” Ai tha: “Shenja për ty është që të mos komunikosh me njerëzit për tri ditë, përveçse me gjeste. Po ashtu, kujtoje Zotin shumë dhe madhëroje (Atë) në mbrëmje e në mëngjes.”Shpjegime
- وَ اِذۡ قَالَتِ الۡمَلٰٓئِکَۃُ یٰمَرۡیَمُ اِنَّ اللّٰہَ اصۡطَفٰکِ وَ طَہَّرَکِ وَ اصۡطَفٰکِ عَلٰی نِسَآءِ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۴۳﴾3 : 43 Dhe kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka dëlirësuar dhe të ka zgjedhur mbi gratë e botëve.
- یٰمَرۡیَمُ اقۡنُتِیۡ لِرَبِّکِ وَ اسۡجُدِیۡ وَ ارۡکَعِیۡ مَعَ الرّٰکِعِیۡنَ ﴿۴۴﴾3 : 44 O Merjeme! Bindju Zotit tënd, bëj sexhde dhe përkulu me ata që përkulen (për Të).”
- ذٰلِکَ مِنۡ اَنۡۢبَآءِ الۡغَیۡبِ نُوۡحِیۡہِ اِلَیۡکَ ؕ وَ مَا کُنۡتَ لَدَیۡہِمۡ اِذۡ یُلۡقُوۡنَ اَقۡلَامَہُمۡ اَیُّہُمۡ یَکۡفُلُ مَرۡیَمَ ۪ وَ مَا کُنۡتَ لَدَیۡہِمۡ اِذۡ یَخۡتَصِمُوۡنَ ﴿۴۵﴾3 : 45 Këto janë lajme nga e padukshmja, që Ne t’i diktuam ty. Ti nuk ishe pranë tyre, kur ata po hidhnin short se kush do të kujdesej për Merjemen. Dhe ti nuk ishe pranë tyre kur ata po debatonin (për këtë çështje).
- اِذۡ قَالَتِ الۡمَلٰٓئِکَۃُ یٰمَرۡیَمُ اِنَّ اللّٰہَ یُبَشِّرُکِ بِکَلِمَۃٍ مِّنۡہُ ٭ۖ اسۡمُہُ الۡمَسِیۡحُ عِیۡسَی ابۡنُ مَرۡیَمَ وَجِیۡہًا فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ وَ مِنَ الۡمُقَرَّبِیۡنَ ﴿ۙ۴۶﴾3 : 46 Kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë të një fjale prej Tij, quhet Mesih Isai, biri i Merjemes, që do të jetë i shquar në këtë botë dhe në ahiret, dhe do të jetë një prej të afërmve.Shpjegime
- وَ یُکَلِّمُ النَّاسَ فِی الۡمَہۡدِ وَ کَہۡلًا وَّ مِنَ الصّٰلِحِیۡنَ ﴿۴۷﴾3 : 47 Ai do të flasë me njerëzit që në djep e në parapleqëri dhe do të jetë një prej të mirëve.
- قَالَتۡ رَبِّ اَنّٰی یَکُوۡنُ لِیۡ وَلَدٌ وَّ لَمۡ یَمۡسَسۡنِیۡ بَشَرٌ ؕ قَالَ کَذٰلِکِ اللّٰہُ یَخۡلُقُ مَا یَشَآءُ ؕ اِذَا قَضٰۤی اَمۡرًا فَاِنَّمَا یَقُوۡلُ لَہٗ کُنۡ فَیَکُوۡنُ ﴿۴۸﴾3 : 48 Ajo tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur nuk më ka prekur njeri?!” Ai tha: “Ashtu është, (por) Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos diçka, për të vetëm thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet.Shpjegime
- وَ یُعَلِّمُہُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ وَ التَّوۡرٰٮۃَ وَ الۡاِنۡجِیۡلَ ﴿ۚ۴۹﴾3 : 49 Ai do t’i mësojë Librin, urtësinë, Teuratin dhe Inxhilin.
- وَ رَسُوۡلًا اِلٰی بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ۬ۙ اَنِّیۡ قَدۡ جِئۡتُکُمۡ بِاٰیَۃٍ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ ۙ اَنِّیۡۤ اَخۡلُقُ لَکُمۡ مِّنَ الطِّیۡنِ کَہَیۡـَٔۃِ الطَّیۡرِ فَاَنۡفُخُ فِیۡہِ فَیَکُوۡنُ طَیۡرًۢا بِاِذۡنِ اللّٰہِ ۚ وَ اُبۡرِیٴُ الۡاَکۡمَہَ وَ الۡاَبۡرَصَ وَ اُحۡیِ الۡمَوۡتٰی بِاِذۡنِ اللّٰہِ ۚ وَ اُنَبِّئُکُمۡ بِمَا تَاۡکُلُوۡنَ وَ مَا تَدَّخِرُوۡنَ ۙ فِیۡ بُیُوۡتِکُمۡ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿ۚ۵۰﴾3 : 50 Dhe do të jetë i Dërguar për bijtë e Izraelit, (të cilëve do t’u thotë): ‘Kam ardhur tek ju me një shenjë prej Zotit tuaj, që, krijoj për ju nga balta një formë shpendi e më pas fryj në të dhe ajo, me urdhrin e Allahut, bëhet shpend; shëroj të verbrin e lindur dhe të lebrosurin dhe ngjall të vdekurin me urdhrin e Allahut; ju tregoj se çfarë hani e çfarë rezervoni nëpër shtëpitë tuaja. Sigurisht, në të keni një shenjë, nëse jeni besimtarë.Shpjegime
- وَ مُصَدِّقًا لِّمَا بَیۡنَ یَدَیَّ مِنَ التَّوۡرٰٮۃِ وَ لِاُحِلَّ لَکُمۡ بَعۡضَ الَّذِیۡ حُرِّمَ عَلَیۡکُمۡ وَ جِئۡتُکُمۡ بِاٰیَۃٍ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ ۟ فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۵۱﴾3 : 51 Gjithashtu, (kam ardhur tek ju) si vërtetues i asaj që kam përpara nga Teurati dhe që t’ju lejoj disa gjëra që ishin të ndaluara për ju. Përnjëmend, kam ardhur tek ju me një shenjë prej Zotit tuaj. Prandaj, druhuni nga Allahu dhe më ndiqni mua!
- اِنَّ اللّٰہَ رَبِّیۡ وَ رَبُّکُمۡ فَاعۡبُدُوۡہُ ؕ ہٰذَا صِرَاطٌ مُّسۡتَقِیۡمٌ ﴿۵۲﴾3 : 52 Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Prandaj, Atë adhurojeni! Kjo është rrugë e drejtë.’”
- فَلَمَّاۤ اَحَسَّ عِیۡسٰی مِنۡہُمُ الۡکُفۡرَ قَالَ مَنۡ اَنۡصَارِیۡۤ اِلَی اللّٰہِ ؕ قَالَ الۡحَوَارِیُّوۡنَ نَحۡنُ اَنۡصَارُ اللّٰہِ ۚ اٰمَنَّا بِاللّٰہِ ۚ وَ اشۡہَدۡ بِاَنَّا مُسۡلِمُوۡنَ ﴿۵۳﴾3 : 53 Kur Isai ndjeu mohimin te ta, tha: “Cilët do të jenë ndihmësit e mi (për të thirrur) drejt Allahut?” Dishepujt thanë: “Ne jemi ndihmësit e Allahut! Besuam në Allah, dhe ji dëshmitar që ne jemi të nënshtruar!
- رَبَّنَاۤ اٰمَنَّا بِمَاۤ اَنۡزَلۡتَ وَ اتَّبَعۡنَا الرَّسُوۡلَ فَاکۡتُبۡنَا مَعَ الشّٰہِدِیۡنَ ﴿۵۴﴾3 : 54 O Zoti ynë! Besuam atë që na ke zbritur dhe e ndoqëm të Dërguarin. Prandaj, na shëno si dëshmitarë!”
- وَ مَکَرُوۡا وَ مَکَرَ اللّٰہُ ؕ وَ اللّٰہُ خَیۡرُ الۡمٰکِرِیۡنَ ﴿٪۵۵﴾3 : 55 Edhe ata bënë strategji, edhe Allahu bëri strategji. Allahu është strategu më i mirë.Shpjegime
- اِذۡ قَالَ اللّٰہُ یٰعِیۡسٰۤی اِنِّیۡ مُتَوَفِّیۡکَ وَ رَافِعُکَ اِلَیَّ وَ مُطَہِّرُکَ مِنَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ جَاعِلُ الَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡکَ فَوۡقَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اِلٰی یَوۡمِ الۡقِیٰمَۃِ ۚ ثُمَّ اِلَیَّ مَرۡجِعُکُمۡ فَاَحۡکُمُ بَیۡنَکُمۡ فِیۡمَا کُنۡتُمۡ فِیۡہِ تَخۡتَلِفُوۡنَ ﴿۵۶﴾3 : 56 Kur Allahu tha: O Isa! Unë sigurisht që do të të marr shpirtin, do të të ngre drejt Vetes, do të të liroj nga ata që mohuan, dhe ndjekësit e tu do t’i bëj eprorë, deri në Ditën e Kiametit mbi ata që mohuan. Pastaj, tek Unë do të jetë kthimi juaj, atëherë do t’ju gjykoj në çështjet ku kundërshtonit njëri-tjetrin.Shpjegime
- فَاَمَّا الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا فَاُعَذِّبُہُمۡ عَذَابًا شَدِیۡدًا فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ۫ وَ مَا لَہُمۡ مِّنۡ نّٰصِرِیۡنَ ﴿۵۷﴾3 : 57 Për sa u përket atyre që mohuan, do t’i ndëshkoj shumë rëndë edhe në këtë botë, edhe në ahiret, dhe ata nuk do të gjejnë ndihmës.
- وَ اَمَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فَیُوَفِّیۡہِمۡ اُجُوۡرَہُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یُحِبُّ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۵۸﴾3 : 58 Kurse ata që besuan dhe bënë të mira, Ai do t’ua kthejë atyre me shpërblime të plota. Allahu nuk i do të padrejtët.
- ذٰلِکَ نَتۡلُوۡہُ عَلَیۡکَ مِنَ الۡاٰیٰتِ وَ الذِّکۡرِ الۡحَکِیۡمِ ﴿۵۹﴾3 : 59 Këto janë disa prej shenjave dhe (prej) kujtimit urtiplotë që Ne i lexojmë para teje.
- اِنَّ مَثَلَ عِیۡسٰی عِنۡدَ اللّٰہِ کَمَثَلِ اٰدَمَ ؕ خَلَقَہٗ مِنۡ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَہٗ کُنۡ فَیَکُوۡنُ ﴿۶۰﴾3 : 60 Sigurisht, shembulli i Isait tek Allahu është si shembulli i Ademit, të cilin Ai e krijoi prej dheu dhe më pas tha: “Bëhu!”, dhe ai zuri të bëhej.Shpjegime
- اَلۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّکَ فَلَا تَکُنۡ مِّنَ الۡمُمۡتَرِیۡنَ ﴿۶۱﴾3 : 61 Kjo është e vërteta prej Zotit tënd, andaj, mos u bëj prej dyshuesve.
- فَمَنۡ حَآجَّکَ فِیۡہِ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَکَ مِنَ الۡعِلۡمِ فَقُلۡ تَعَالَوۡا نَدۡعُ اَبۡنَآءَنَا وَ اَبۡنَآءَکُمۡ وَ نِسَآءَنَا وَ نِسَآءَکُمۡ وَ اَنۡفُسَنَا وَ اَنۡفُسَکُمۡ ۟ ثُمَّ نَبۡتَہِلۡ فَنَجۡعَلۡ لَّعۡنَتَ اللّٰہِ عَلَی الۡکٰذِبِیۡنَ ﴿۶۲﴾3 : 62 Ai që grindet me ty në këtë çështje, edhe pse ty të ka ardhur dija, atëherë thuaji: “Ejani të thërrasim bijtë tanë e bijtë tuaj, gratë tona e gratë tuaja, njerëzit tanë e njerëzit tuaj dhe të lutemi me përgjërim që mallkimi i Allahut të bjerë mbi gënjeshtarët!”
- اِنَّ ہٰذَا لَہُوَ الۡقَصَصُ الۡحَقُّ ۚ وَ مَا مِنۡ اِلٰہٍ اِلَّا اللّٰہُ ؕ وَ اِنَّ اللّٰہَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۶۳﴾3 : 63 Sigurisht, kjo është deklarata e vërtetë. Nuk ka asnjë të adhurueshëm tjetër përveç Allahut dhe sigurisht, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.
- فَاِنۡ تَوَلَّوۡا فَاِنَّ اللّٰہَ عَلِیۡمٌۢ بِالۡمُفۡسِدِیۡنَ ﴿٪۶۴﴾3 : 64 Po ia kthyen shpinën, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.
- قُلۡ یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ تَعَالَوۡا اِلٰی کَلِمَۃٍ سَوَآءٍۢ بَیۡنَنَا وَ بَیۡنَکُمۡ اَلَّا نَعۡبُدَ اِلَّا اللّٰہَ وَ لَا نُشۡرِکَ بِہٖ شَیۡئًا وَّ لَا یَتَّخِذَ بَعۡضُنَا بَعۡضًا اَرۡبَابًا مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ ؕ فَاِنۡ تَوَلَّوۡا فَقُوۡلُوا اشۡہَدُوۡا بِاَنَّا مُسۡلِمُوۡنَ ﴿۶۵﴾3 : 65 Thuaj: “O ithtarët e Librit! Ejani te një fjalë e përbashkët midis nesh dhe jush që, të mos adhurojmë dikë tjetër përveç Allahut, të mos barazojmë asgjë me Të dhe askush nga ne të mos marrë për zot dikë tjetër përveç Allahut.” Nëse do t’ia kthejnë shpinën, thojani: “Jini dëshmitarë se ne jemi të nënshtruar.Shpjegime
- یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ لِمَ تُحَآجُّوۡنَ فِیۡۤ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ مَاۤ اُنۡزِلَتِ التَّوۡرٰٮۃُ وَ الۡاِنۡجِیۡلُ اِلَّا مِنۡۢ بَعۡدِہٖ ؕ اَفَلَا تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۶۶﴾3 : 66 O ithtarët e Librit! Përse grindeni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Inxhili kanë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?
- ہٰۤاَنۡتُمۡ ہٰۤؤُلَآءِ حَاجَجۡتُمۡ فِیۡمَا لَکُمۡ بِہٖ عِلۡمٌ فَلِمَ تُحَآجُّوۡنَ فِیۡمَا لَیۡسَ لَکُمۡ بِہٖ عِلۡمٌ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ وَ اَنۡتُمۡ لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۶۷﴾3 : 67 Ishit ju, pra, që u grindët për çështje, për të cilat keni pasur dijeni. E tani, përse grindeni në çështje për të cilat nuk keni dijeni? Allahu di, kurse ju nuk dini.
- مَا کَانَ اِبۡرٰہِیۡمُ یَہُوۡدِیًّا وَّ لَا نَصۡرَانِیًّا وَّ لٰکِنۡ کَانَ حَنِیۡفًا مُّسۡلِمًا ؕ وَ مَا کَانَ مِنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ ﴿۶۸﴾3 : 68 Ibrahimi nuk qe as hebre, as i krishterë, porse i përkushtuar dhe i nënshtruar (ndaj Allahut) dhe nuk ishte as prej idhujtarëve.
- اِنَّ اَوۡلَی النَّاسِ بِاِبۡرٰہِیۡمَ لَلَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡہُ وَ ہٰذَا النَّبِیُّ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا ؕ وَ اللّٰہُ وَلِیُّ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۶۹﴾3 : 69 Sigurisht, njerëzit më pranë Ibrahimit janë ata që e kanë ndjekur atë, ky Profet dhe ata që besuan gjithashtu. Allahu është Mik i besimtarëve.
- وَدَّتۡ طَّآئِفَۃٌ مِّنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ لَوۡ یُضِلُّوۡنَکُمۡ ؕ وَ مَا یُضِلُّوۡنَ اِلَّاۤ اَنۡفُسَہُمۡ وَ مَا یَشۡعُرُوۡنَ ﴿۷۰﴾3 : 70 Një grup i ithtarëve të Librit dëshiron që sikur t’ju shpjerë në humbje, por ata vetëm vetveten e çojnë në humbje dhe nuk e kuptojnë.
- یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ لِمَ تَکۡفُرُوۡنَ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ وَ اَنۡتُمۡ تَشۡہَدُوۡنَ ﴿۷۱﴾3 : 71 O ithtarët e Librit! Përse mohoni shenjat e Allahut, edhe pse i shikoni?
- یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ لِمَ تَلۡبِسُوۡنَ الۡحَقَّ بِالۡبَاطِلِ وَ تَکۡتُمُوۡنَ الۡحَقَّ وَ اَنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿٪۷۲﴾3 : 72 O ithtarët e Librit! Përse i vishni së vërtetës të rremën, dhe pse e fshihni të vërtetën, edhe pse e dini atë?!
- وَ قَالَتۡ طَّآئِفَۃٌ مِّنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ اٰمِنُوۡا بِالَّذِیۡۤ اُنۡزِلَ عَلَی الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَجۡہَ النَّہَارِ وَ اکۡفُرُوۡۤا اٰخِرَہٗ لَعَلَّہُمۡ یَرۡجِعُوۡنَ ﴿ۚۖ۷۳﴾3 : 73 Një grup nga ithtarët e Librit tha: “Besojeni paradite atë që u është zbritur besimtarëve dhe pasdite mohojeni, që ndoshta (edhe) ata do të kthehen (nga ajo);
- وَ لَا تُؤۡمِنُوۡۤا اِلَّا لِمَنۡ تَبِعَ دِیۡنَکُمۡ ؕ قُلۡ اِنَّ الۡہُدٰی ہُدَی اللّٰہِ ۙ اَنۡ یُّؤۡتٰۤی اَحَدٌ مِّثۡلَ مَاۤ اُوۡتِیۡتُمۡ اَوۡ یُحَآجُّوۡکُمۡ عِنۡدَ رَبِّکُمۡ ؕ قُلۡ اِنَّ الۡفَضۡلَ بِیَدِ اللّٰہِ ۚ یُؤۡتِیۡہِ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ وَاسِعٌ عَلِیۡمٌ ﴿ۚۙ۷۴﴾3 : 74 dhe mos besoni askënd, përveç atij që ndjek fenë tuaj”. Thuaju: Udhëzimi i vërtetë është udhëzimi i Allahut. (Nuk është e domosdoshme) që t’i jepet dikujt e njëjta gjë që ju është dhënë edhe juve, ose (nëse nuk do t’u jepej udhëzimi, ata do të kishin të drejtën) të grinden me ju pranë Zotit tuaj. Thuaju: Bekimi pa dyshim është në dorë të Allahut. Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.
- یَّخۡتَصُّ بِرَحۡمَتِہٖ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ ذُو الۡفَضۡلِ الۡعَظِیۡمِ ﴿۷۵﴾3 : 75 Ai zgjedh kë të dojë për mëshirën e Tij dhe Allahu zotëron bekim të madh.
- وَ مِنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ مَنۡ اِنۡ تَاۡمَنۡہُ بِقِنۡطَارٍ یُّؤَدِّہٖۤ اِلَیۡکَ ۚ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ اِنۡ تَاۡمَنۡہُ بِدِیۡنَارٍ لَّا یُؤَدِّہٖۤ اِلَیۡکَ اِلَّا مَادُمۡتَ عَلَیۡہِ قَآئِمًا ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ قَالُوۡا لَیۡسَ عَلَیۡنَا فِی الۡاُمِّیّٖنَ سَبِیۡلٌ ۚ وَ یَقُوۡلُوۡنَ عَلَی اللّٰہِ الۡکَذِبَ وَ ہُمۡ یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۷۶﴾3 : 76 Ndër ithtarët e Librit ka të atillë që nëse i lë amanet edhe thesare të shumta, do t’i kthejë dhe, po prej tyre ka syresh që nëse i lë amanet qoftë një dinar, nuk do të ta kthejë, përveçse t’i rrish shqipe mbi kokë. Kjo ndodh për shkak se ata thanë: “Nuk mbajmë përgjegjësi për analfabetët”. Ata thonë gënjeshtrën për Allahun, edhe pse e dinë.
- بَلٰی مَنۡ اَوۡفٰی بِعَہۡدِہٖ وَ اتَّقٰی فَاِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۷۷﴾3 : 77 Dëgjoni! E vërteta është se kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ka druajtje, (ta dijë se) Allahu i do ata që kanë druajtje.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ یَشۡتَرُوۡنَ بِعَہۡدِ اللّٰہِ وَ اَیۡمَانِہِمۡ ثَمَنًا قَلِیۡلًا اُولٰٓئِکَ لَا خَلَاقَ لَہُمۡ فِی الۡاٰخِرَۃِ وَ لَا یُکَلِّمُہُمُ اللّٰہُ وَ لَا یَنۡظُرُ اِلَیۡہِمۡ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ وَ لَا یُزَکِّیۡہِمۡ ۪ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۷۸﴾3 : 78 Sigurisht, ata që këmbejnë besën e Allahut dhe premtimet e tyre me një çmim të vogël, nuk do të kenë pjesë në ahiret dhe, edhe Allahu nuk do të flasë me ta, nuk do të shohë drejt tyre Ditën e Kiametit dhe nuk do t’i pastrojë ata. Për ta do të jetë ndëshkim i dhimbshëm.Shpjegime
- وَ اِنَّ مِنۡہُمۡ لَفَرِیۡقًا یَّلۡوٗنَ اَلۡسِنَتَہُمۡ بِالۡکِتٰبِ لِتَحۡسَبُوۡہُ مِنَ الۡکِتٰبِ وَ مَا ہُوَ مِنَ الۡکِتٰبِ ۚ وَ یَقُوۡلُوۡنَ ہُوَ مِنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ وَ مَا ہُوَ مِنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ ۚ وَ یَقُوۡلُوۡنَ عَلَی اللّٰہِ الۡکَذِبَ وَ ہُمۡ یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۷۹﴾3 : 79 Prej tyre, pa dyshim, ka një grup që e dredhojnë gjuhën duke lexuar Librin, me qëllim që ju ta besoni se ajo është prej Librit, kurse ajo nuk është prej Librit. Dhe ata thonë se ajo është prej Allahut, kurse ajo nuk është prej Allahut. Ata thonë gënjeshtrën për Allahun, edhe pse e dinë.Shpjegime
- مَا کَانَ لِبَشَرٍ اَنۡ یُّؤۡتِیَہُ اللّٰہُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحُکۡمَ وَ النُّبُوَّۃَ ثُمَّ یَقُوۡلَ لِلنَّاسِ کُوۡنُوۡا عِبَادًا لِّیۡ مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ وَ لٰکِنۡ کُوۡنُوۡا رَبّٰنِیّٖنَ بِمَا کُنۡتُمۡ تُعَلِّمُوۡنَ الۡکِتٰبَ وَ بِمَا کُنۡتُمۡ تَدۡرُسُوۡنَ ﴿ۙ۸۰﴾3 : 80 Nuk është e mundur për një njeri që atij t’i japë Allahu Librin, urtësinë dhe profetërinë dhe ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni adhuruesit e mi e jo të Allahut!” Përkundrazi, (ai thotë:) “Bëhuni të Zotit, sepse këtë e mësoni nga Libri dhe këtë e lexoni!”
- وَ لَا یَاۡمُرَکُمۡ اَنۡ تَتَّخِذُوا الۡمَلٰٓئِکَۃَ وَ النَّبِیّٖنَ اَرۡبَابًا ؕ اَیَاۡمُرُکُمۡ بِالۡکُفۡرِ بَعۡدَ اِذۡ اَنۡتُمۡ مُّسۡلِمُوۡنَ ﴿٪۸۱﴾3 : 81 Dhe ai as nuk ju porosit që t’i merrni për zota engjëjt dhe Profetët. A mund t’ju porositë ai për mohimin, pasi jeni bërë të nënshtruar?!
- وَ اِذۡ اَخَذَ اللّٰہُ مِیۡثَاقَ النَّبِیّٖنَ لَمَاۤ اٰتَیۡتُکُمۡ مِّنۡ کِتٰبٍ وَّ حِکۡمَۃٍ ثُمَّ جَآءَکُمۡ رَسُوۡلٌ مُّصَدِّقٌ لِّمَا مَعَکُمۡ لَتُؤۡمِنُنَّ بِہٖ وَ لَتَنۡصُرُنَّہٗ ؕ قَالَ ءَاَقۡرَرۡتُمۡ وَ اَخَذۡتُمۡ عَلٰی ذٰلِکُمۡ اِصۡرِیۡ ؕ قَالُوۡۤا اَقۡرَرۡنَا ؕ قَالَ فَاشۡہَدُوۡا وَ اَنَا مَعَکُمۡ مِّنَ الشّٰہِدِیۡنَ ﴿۸۲﴾3 : 82 Kur Allahu mori besëlidhjen nga Profetët: “Kurdo që t’ju vijë ndonjë i dërguar, pasi ju kam dhënë diçka nga Libri dhe urtësia, dhe ai të jetë vërtetues i asaj që ju e keni, duhet ta besoni dhe duhet ta ndihmoni atë”. Tha: “A e pranoni dhe lidhni me Mua besën për këtë gjë?” Ata thanë: “E pranojmë”. Ai tha: “Jini dëshmitarë, edhe Unë do të jem dëshmitar bashkë me ju!”Shpjegime
- فَمَنۡ تَوَلّٰی بَعۡدَ ذٰلِکَ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡفٰسِقُوۡنَ ﴿۸۳﴾3 : 83 Ata që do t’ia kthejnë shpinën pas kësaj, do të jenë të ligj.
- اَفَغَیۡرَ دِیۡنِ اللّٰہِ یَبۡغُوۡنَ وَ لَہٗۤ اَسۡلَمَ مَنۡ فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ طَوۡعًا وَّ کَرۡہًا وَّ اِلَیۡہِ یُرۡجَعُوۡنَ ﴿۸۴﴾3 : 84 Ata a kërkojnë diçka tjetër përveç fesë së Allahut, kurse Atij i është nënshtruar çdokush që gjendet në qiej e në tokë, me hir e pa hir, dhe tek Ai do të kthehen?!
- قُلۡ اٰمَنَّا بِاللّٰہِ وَ مَاۤ اُنۡزِلَ عَلَیۡنَا وَ مَاۤ اُنۡزِلَ عَلٰۤی اِبۡرٰہِیۡمَ وَ اِسۡمٰعِیۡلَ وَ اِسۡحٰقَ وَ یَعۡقُوۡبَ وَ الۡاَسۡبَاطِ وَ مَاۤ اُوۡتِیَ مُوۡسٰی وَ عِیۡسٰی وَ النَّبِیُّوۡنَ مِنۡ رَّبِّہِمۡ ۪ لَا نُفَرِّقُ بَیۡنَ اَحَدٍ مِّنۡہُمۡ ۫ وَ نَحۡنُ لَہٗ مُسۡلِمُوۡنَ ﴿۸۵﴾3 : 85 Thuaj: Ne besuam në Allah, në atë që na është zbritur neve, në atë që i ishte zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe bijve (të tij) dhe në atë që i ishte dhënë Musait, Isait dhe Profetëve prej Zotit të tyre. Nuk bëjmë ndarje midis asnjërit prej tyre dhe Atij i jemi nënshtruar.
- وَ مَنۡ یَّبۡتَغِ غَیۡرَ الۡاِسۡلَامِ دِیۡنًا فَلَنۡ یُّقۡبَلَ مِنۡہُ ۚ وَ ہُوَ فِی الۡاٰخِرَۃِ مِنَ الۡخٰسِرِیۡنَ ﴿۸۶﴾3 : 86 Kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, kurrsesi nuk do të pranohet prej tij. Edhe në ahiret, ai do të jetë ndër të humburit.
- کَیۡفَ یَہۡدِی اللّٰہُ قَوۡمًا کَفَرُوۡا بَعۡدَ اِیۡمَانِہِمۡ وَ شَہِدُوۡۤا اَنَّ الرَّسُوۡلَ حَقٌّ وَّ جَآءَہُمُ الۡبَیِّنٰتُ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۸۷﴾3 : 87 Si t’i udhëzojë Allahu njerëzit që mohuan, pasi patën besuar një herë dhe patën dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe atyre u kishin ardhur edhe shenjat?! Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
- اُولٰٓئِکَ جَزَآؤُہُمۡ اَنَّ عَلَیۡہِمۡ لَعۡنَۃَ اللّٰہِ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃِ وَ النَّاسِ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿ۙ۸۸﴾3 : 88 Pikërisht këta do ta kenë si dënim mallkimin e Allahut, të engjëjve dhe të gjithë njerëzve.
- خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ۚ لَا یُخَفَّفُ عَنۡہُمُ الۡعَذَابُ وَ لَا ہُمۡ یُنۡظَرُوۡنَ ﴿ۙ۸۹﴾3 : 89 Në të do të jetojnë për një kohë të gjatë. Atyre as nuk do t’u pakësohet dënimi dhe as nuk do t’u jepet afat.
- اِلَّا الَّذِیۡنَ تَابُوۡا مِنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ وَ اَصۡلَحُوۡا ۟ فَاِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۹۰﴾3 : 90 Përveç atyre që u penduan dhe e përmirësuan veten pas kësaj, sepse, Allahu pa dyshim është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا بَعۡدَ اِیۡمَانِہِمۡ ثُمَّ ازۡدَادُوۡا کُفۡرًا لَّنۡ تُقۡبَلَ تَوۡبَتُہُمۡ ۚ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الضَّآلُّوۡنَ ﴿۹۱﴾3 : 91 Ata që mohuan, pasi patën besuar, dhe u shtuan në mohim, atyre kurrsesi nuk do t’u pranohet pendesa dhe pikërisht ata janë të devijuar.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ مَاتُوۡا وَ ہُمۡ کُفَّارٌ فَلَنۡ یُّقۡبَلَ مِنۡ اَحَدِہِمۡ مِّلۡءُ الۡاَرۡضِ ذَہَبًا وَّلَوِ افۡتَدٰی بِہٖ ؕ اُولٰٓئِکَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ وَّ مَا لَہُمۡ مِّنۡ نّٰصِرِیۡنَ ﴿٪۹۲﴾3 : 92 Ata që mohuan dhe vdiqën në gjendje mohimi, nuk do t’i pranohet asnjërit prej tyre, edhe sikur të sjellë si shpërblesë flori sa e gjithë toka. Këta do të kenë ndëshkim të dhimbshëm dhe nuk do të kenë asnjë ndihmës.
- لَنۡ تَنَالُوا الۡبِرَّ حَتّٰی تُنۡفِقُوۡا مِمَّا تُحِبُّوۡنَ ۬ؕ وَ مَا تُنۡفِقُوۡا مِنۡ شَیۡءٍ فَاِنَّ اللّٰہَ بِہٖ عَلِیۡمٌ ﴿۹۳﴾3 : 93 Kurrsesi nuk mund të arrini mirësinë, derisa të shpenzoni nga ato që i keni përzemër. Çfarëdo gjëje që të shpenzoni, Allahu është i Gjithëdijshëm për të.
- کُلُّ الطَّعَامِ کَانَ حِلًّا لِّبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ اِلَّا مَا حَرَّمَ اِسۡرَآءِیۡلُ عَلٰی نَفۡسِہٖ مِنۡ قَبۡلِ اَنۡ تُنَزَّلَ التَّوۡرٰٮۃُ ؕ قُلۡ فَاۡتُوۡا بِالتَّوۡرٰٮۃِ فَاتۡلُوۡہَاۤ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۹۴﴾3 : 94 Të gjitha ushqimet ishin të lejuara për bijtë e Izraelit, përveç asaj që vetë Izraeli ndaloi për veten e tij, përpara se të zbritej Teurati. Thuaju: Silleni Teuratin dhe lexojeni, nëse jeni të vërtetë!Shpjegime
- فَمَنِ افۡتَرٰی عَلَی اللّٰہِ الۡکَذِبَ مِنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۹۵﴾3 : 95 E kushdo që shpif gënjeshtër mbi Allahun pas kësaj, pikërisht ai do të jetë keqbërës.
- قُلۡ صَدَقَ اللّٰہُ ۟ فَاتَّبِعُوۡا مِلَّۃَ اِبۡرٰہِیۡمَ حَنِیۡفًا ؕ وَ مَا کَانَ مِنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ ﴿۹۶﴾3 : 96 Thuaju: Allahu e tha të vërtetën. Prandaj, ndiqeni grupin e Ibrahimit të nënshtruar (ndaj Zotit), dhe ai nuk ishte nga idhujtarët.
- اِنَّ اَوَّلَ بَیۡتٍ وُّضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِیۡ بِبَکَّۃَ مُبٰرَکًا وَّ ہُدًی لِّلۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۚ۹۷﴾3 : 97 Sigurisht, shtëpia e parë që u vu për njerëzit, ishte ajo që është në Bek-keh, që është e bekuar dhe udhëzuese për botët.Shpjegime
- فِیۡہِ اٰیٰتٌۢ بَیِّنٰتٌ مَّقَامُ اِبۡرٰہِیۡمَ ۬ۚ وَ مَنۡ دَخَلَہٗ کَانَ اٰمِنًا ؕ وَ لِلّٰہِ عَلَی النَّاسِ حِجُّ الۡبَیۡتِ مَنِ اسۡتَطَاعَ اِلَیۡہِ سَبِیۡلًا ؕ وَ مَنۡ کَفَرَ فَاِنَّ اللّٰہَ غَنِیٌّ عَنِ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۹۸﴾3 : 98 Në të ka shenja të qarta; qëndrimin e Ibrahimit. Kushdo që hyn në të, është në paqe. Njerëzit kanë detyrim ndaj Allahut që të bëjnë haxhin e Shtëpisë (së Tij), (domethënë) ai që ka mundësi për të shkuar drejt saj. Dhe ai që mohon, (le ta dijë se) Allahu është i Vetëmjaftueshëm karshi botëve.Shpjegime
- قُلۡ یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ لِمَ تَکۡفُرُوۡنَ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ ٭ۖ وَ اللّٰہُ شَہِیۡدٌ عَلٰی مَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۹۹﴾3 : 99 Thuaju: “O ithtarët e Librit! Pse mohoni ajetet e Allahut, ndërkohë që Allahu është Dëshmitar i asaj që bëni?!”.
- قُلۡ یٰۤاَہۡلَ الۡکِتٰبِ لِمَ تَصُدُّوۡنَ عَنۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ مَنۡ اٰمَنَ تَبۡغُوۡنَہَا عِوَجًا وَّ اَنۡتُمۡ شُہَدَآءُ ؕ وَ مَا اللّٰہُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۰۰﴾3 : 100 Thuaju: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që besoi, duke dashur shtrembësi në këtë (rrugë), ndonëse vetë jeni dëshmitarë?! Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنۡ تُطِیۡعُوۡا فَرِیۡقًا مِّنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ یَرُدُّوۡکُمۡ بَعۡدَ اِیۡمَانِکُمۡ کٰفِرِیۡنَ ﴿۱۰۱﴾3 : 101 O ju që besuat! Nëse do të ndiqni ndonjë grup prej atyre që u është dhënë Libri, ata do t’ju kthejnë në mohues, edhe pse keni pranuar besimin.
- وَ کَیۡفَ تَکۡفُرُوۡنَ وَ اَنۡتُمۡ تُتۡلٰی عَلَیۡکُمۡ اٰیٰتُ اللّٰہِ وَ فِیۡکُمۡ رَسُوۡلُہٗ ؕ وَ مَنۡ یَّعۡتَصِمۡ بِاللّٰہِ فَقَدۡ ہُدِیَ اِلٰی صِرَاطٍ مُّسۡتَقِیۡمٍ ﴿۱۰۲﴾٪3 : 102 E si mund të mohoni, kurse juve ju lexohen ajetet e Allahut dhe keni të Dërguarin e Tij mes jush?! Ai që e kap fuqimisht Allahun, është i udhëzuar në rrugë të drejtë.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اتَّقُوا اللّٰہَ حَقَّ تُقٰتِہٖ وَ لَا تَمُوۡتُنَّ اِلَّا وَ اَنۡتُمۡ مُّسۡلِمُوۡنَ ﴿۱۰۳﴾3 : 103 O ju që besuat! Kini druajtje ndaj Allahut, ashtu siç duhet t’i druheni Atij, dhe kurrsesi mos vdisni, përveçse kur të jeni të nënshtruar!Shpjegime
- وَ اعۡتَصِمُوۡا بِحَبۡلِ اللّٰہِ جَمِیۡعًا وَّ لَا تَفَرَّقُوۡا ۪ وَ اذۡکُرُوۡا نِعۡمَتَ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ اِذۡ کُنۡتُمۡ اَعۡدَآءً فَاَلَّفَ بَیۡنَ قُلُوۡبِکُمۡ فَاَصۡبَحۡتُمۡ بِنِعۡمَتِہٖۤ اِخۡوَانًا ۚ وَ کُنۡتُمۡ عَلٰی شَفَا حُفۡرَۃٍ مِّنَ النَّارِ فَاَنۡقَذَکُمۡ مِّنۡہَا ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمۡ اٰیٰتِہٖ لَعَلَّکُمۡ تَہۡتَدُوۡنَ ﴿۱۰۴﴾3 : 104 Të gjithë kapeni fuqimisht litarin e Allahut dhe mos u përçani! Kujtojeni bekimin e Allahut që keni mbi vete: kur keni qenë armiq, Ai jua lidhi zemrat, dhe ju, falë mirësisë së Tij, u bëtë vëllezër; dhe ishit buzë një gremine prej zjarri dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu ju shpjegon Allahu ajetet e Tij, që ju të udhëzoheni.
- وَلۡتَکُنۡ مِّنۡکُمۡ اُمَّۃٌ یَّدۡعُوۡنَ اِلَی الۡخَیۡرِ وَ یَاۡمُرُوۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ یَنۡہَوۡنَ عَنِ الۡمُنۡکَرِ ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۰۵﴾3 : 105 Duhet të jetë një grup prej jush, që thërrasin për mirësi, urdhërojnë për të drejtën dhe ndalojnë nga ligësia. Pikërisht këta janë të suksesshmit.Shpjegime
- وَ لَا تَکُوۡنُوۡا کَالَّذِیۡنَ تَفَرَّقُوۡا وَ اخۡتَلَفُوۡا مِنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَہُمُ الۡبَیِّنٰتُ ؕ وَ اُولٰٓئِکَ لَہُمۡ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۰۶﴾ۙ3 : 106 Dhe mos u bëni si ata që u përçanë dhe kundërshtuan, pasi u kishin ardhur shenjat. E pikërisht këta do të kenë ndëshkim të madh.
- یَّوۡمَ تَبۡیَضُّ وُجُوۡہٌ وَّ تَسۡوَدُّ وُجُوۡہٌ ۚ فَاَمَّا الَّذِیۡنَ اسۡوَدَّتۡ وُجُوۡہُہُمۡ ۟ اَکَفَرۡتُمۡ بَعۡدَ اِیۡمَانِکُمۡ فَذُوۡقُوا الۡعَذَابَ بِمَا کُنۡتُمۡ تَکۡفُرُوۡنَ ﴿۱۰۷﴾3 : 107 Ditën kur disa fytyra do të zbardhen e disa fytyra do të nxihen, atyre që do t’u nxihen fytyrat (do t’u thuhet): “A mohuat, pasi e patët pranuar besimin? Shijojeni ndëshkimin për atë që mohonit!”Shpjegime
- وَ اَمَّا الَّذِیۡنَ ابۡیَضَّتۡ وُجُوۡہُہُمۡ فَفِیۡ رَحۡمَۃِ اللّٰہِ ؕ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۱۰۸﴾3 : 108 Kurse ata të cilëve do t’u zbardhen fytyrat, do të jenë në mëshirën e Allahut. Në të do të qëndrojnë përgjithmonë.
- تِلۡکَ اٰیٰتُ اللّٰہِ نَتۡلُوۡہَا عَلَیۡکَ بِالۡحَقِّ ؕ وَ مَا اللّٰہُ یُرِیۡدُ ظُلۡمًا لِّلۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۰۹﴾3 : 109 Këto janë ajetet e Allahut, që Ne t’i lexojmë ty me vërtetësi. Allahu nuk do asnjë padrejtësi ndaj botëve.
- وَ لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ وَ اِلَی اللّٰہِ تُرۡجَعُ الۡاُمُوۡرُ ﴿۱۱۰﴾٪3 : 110 E Allahut është ajo që gjendet në qiej dhe ajo që gjendet në tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
- کُنۡتُمۡ خَیۡرَ اُمَّۃٍ اُخۡرِجَتۡ لِلنَّاسِ تَاۡمُرُوۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ تَنۡہَوۡنَ عَنِ الۡمُنۡکَرِ وَ تُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ ؕ وَ لَوۡ اٰمَنَ اَہۡلُ الۡکِتٰبِ لَکَانَ خَیۡرًا لَّہُمۡ ؕ مِنۡہُمُ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ وَ اَکۡثَرُہُمُ الۡفٰسِقُوۡنَ ﴿۱۱۱﴾3 : 111 Ju jeni populli më i mirë që është nxjerrë për njerëzimin. Ju urdhëroni për të drejtën, ndaloni nga ligësia dhe besoni në Allah. Nëse edhe ithtarët e Librit do të besonin, do të ishte mirë për ta. Ka besimtarë prej tyre, por shumica prej tyre janë të ligj.Shpjegime
- لَنۡ یَّضُرُّوۡکُمۡ اِلَّاۤ اَذًی ؕ وَ اِنۡ یُّقَاتِلُوۡکُمۡ یُوَلُّوۡکُمُ الۡاَدۡبَارَ ۟ ثُمَّ لَا یُنۡصَرُوۡنَ ﴿۱۱۲﴾3 : 112 Ata kurrsesi nuk mund t’ju dëmtojnë, përveç ndonjë shqetësimi. E nëse luftojnë me ju, do t’jua kthejnë shpinën dhe më pas, nuk do të gjejnë ndihmës.
- ضُرِبَتۡ عَلَیۡہِمُ الذِّلَّۃُ اَیۡنَ مَا ثُقِفُوۡۤا اِلَّا بِحَبۡلٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ حَبۡلٍ مِّنَ النَّاسِ وَ بَآءُوۡ بِغَضَبٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ ضُرِبَتۡ عَلَیۡہِمُ الۡمَسۡکَنَۃُ ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ کَانُوۡا یَکۡفُرُوۡنَ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ وَ یَقۡتُلُوۡنَ الۡاَنۡۢبِیَآءَ بِغَیۡرِ حَقٍّ ؕ ذٰلِکَ بِمَا عَصَوۡا وَّ کَانُوۡا یَعۡتَدُوۡنَ ﴿۱۱۳﴾٭3 : 113 Ata i zuri poshtërimi kudo që u gjendën, përveç atyre që janë në ndoren e Allahut dhe në ndoren e njerëzve. Ata tërhoqën zemërimin e Allahut dhe i zuri mjerimi. Kjo ndodhi për shkak se ata i mohonin shenjat e Allahut dhe i vrisnin Profetët pa të drejtë. Kjo ndodhi sepse ata bënë shkelje dhe se e tepronin.Shpjegime
- لَیۡسُوۡا سَوَآءً ؕ مِنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ اُمَّۃٌ قَآئِمَۃٌ یَّتۡلُوۡنَ اٰیٰتِ اللّٰہِ اٰنَآءَ الَّیۡلِ وَ ہُمۡ یَسۡجُدُوۡنَ ﴿۱۱۴﴾3 : 114 Ata nuk janë të gjithë njëlloj. Ka një grup prej ithtarëve të Librit, që është i qëndrueshëm (në parimet e drejta). Ata recitojnë ajetet e Allahut gjatë orëve të natës dhe bëjnë sexhde.
- یُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ یَاۡمُرُوۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ یَنۡہَوۡنَ عَنِ الۡمُنۡکَرِ وَ یُسَارِعُوۡنَ فِی الۡخَیۡرٰتِ ؕ وَ اُولٰٓئِکَ مِنَ الصّٰلِحِیۡنَ ﴿۱۱۵﴾3 : 115 Ata besojnë në Allah dhe në Ditën e Ahiretit, urdhërojnë për të drejtën dhe ndalojnë nga ligësia dhe garojnë në mirësi. E pikërisht këta janë të dëlirë.Shpjegime
- وَ مَا یَفۡعَلُوۡا مِنۡ خَیۡرٍ فَلَنۡ یُّکۡفَرُوۡہُ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِالۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۱۱۶﴾3 : 116 Çfarëdo mirësie që të bëjnë ata, në asnjë mënyrë nuk do t’u mohohet. Allahu është i Gjithëdijshëm për ata që kanë druajtje.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا لَنۡ تُغۡنِیَ عَنۡہُمۡ اَمۡوَالُہُمۡ وَ لَاۤ اَوۡلَادُہُمۡ مِّنَ اللّٰہِ شَیۡـًٔا ؕ وَ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۱۱۷﴾3 : 117 Ata që mohuan, nuk do t’u vijnë në ndihmë aspak as pasuritë e tyre e as bijtë e tyre kundër Allahut. Pikërisht këta janë banorë të zjarrit, në të cilin do të mbesin gjatë.
- مَثَلُ مَا یُنۡفِقُوۡنَ فِیۡ ہٰذِہِ الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا کَمَثَلِ رِیۡحٍ فِیۡہَا صِرٌّ اَصَابَتۡ حَرۡثَ قَوۡمٍ ظَلَمُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ فَاَہۡلَکَتۡہُ ؕ وَ مَا ظَلَمَہُمُ اللّٰہُ وَ لٰکِنۡ اَنۡفُسَہُمۡ یَظۡلِمُوۡنَ ﴿۱۱۸﴾3 : 118 Shembulli i asaj që ata e shpenzojnë në jetën e kësaj bote është si i erës që ka acar; ajo u zë arën njerëzve që i bëjnë keq vetvetes, duke ua shkatërruar atë. Allahu nuk u bëri keq atyre, por ata i bënë keq vetvetes.Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَتَّخِذُوۡا بِطَانَۃً مِّنۡ دُوۡنِکُمۡ لَا یَاۡلُوۡنَکُمۡ خَبَالًا ؕ وَدُّوۡا مَا عَنِتُّمۡ ۚ قَدۡ بَدَتِ الۡبَغۡضَآءُ مِنۡ اَفۡوَاہِہِمۡ ۚۖ وَ مَا تُخۡفِیۡ صُدُوۡرُہُمۡ اَکۡبَرُ ؕ قَدۡ بَیَّنَّا لَکُمُ الۡاٰیٰتِ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۱۱۹﴾3 : 119 O ju që besuat! Mos bëni shokë të ngushtë njerëzit jashtë gjirit tuaj, që nuk ngurrojnë t’ju shqetësojnë. Ata e duan atë që ju mundon ju. Mëria tashmë është shfaqur nga goja e tyre dhe ajo që e fshehin zemrat e tyre është më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar qartë ajetet, nëse kuptoni.Shpjegime
- ہٰۤاَنۡتُمۡ اُولَآءِ تُحِبُّوۡنَہُمۡ وَ لَا یُحِبُّوۡنَکُمۡ وَ تُؤۡمِنُوۡنَ بِالۡکِتٰبِ کُلِّہٖ ۚ وَ اِذَا لَقُوۡکُمۡ قَالُوۡۤا اٰمَنَّا ۚ٭ۖ وَ اِذَا خَلَوۡا عَضُّوۡا عَلَیۡکُمُ الۡاَنَامِلَ مِنَ الۡغَیۡظِ ؕ قُلۡ مُوۡتُوۡا بِغَیۡظِکُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلِیۡمٌۢ بِذَاتِ الصُّدُوۡرِ ﴿۱۲۰﴾3 : 120 Ja, jeni ju që i doni, kurse ata nuk ju duan, dhe ju besoni në të gjithë Librin. Kur ata ju takojnë, (ju) thonë: “Ne besuam”, dhe kur veçohen, kafshojnë majat e gishtave të tyre nga mllefi. Thuaju: Vdisni me mllefin tuaj! Allahu është i Gjithëdijshëm për gjithçka që mbajnë kraharorët.
- اِنۡ تَمۡسَسۡکُمۡ حَسَنَۃٌ تَسُؤۡہُمۡ ۫ وَ اِنۡ تُصِبۡکُمۡ سَیِّئَۃٌ یَّفۡرَحُوۡا بِہَا ؕ وَ اِنۡ تَصۡبِرُوۡا وَ تَتَّقُوۡا لَا یَضُرُّکُمۡ کَیۡدُہُمۡ شَیۡـًٔا ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِمَا یَعۡمَلُوۡنَ مُحِیۡطٌ ﴿۱۲۱﴾٪3 : 121 Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata shqetësohen, e nëse ju godet ndonjë e keqe, gëzohen nga kjo. E nëse do të duroni e t’i druheni (Zotit), aspak nuk mund t’ju dëmtojnë intrigat e tyre. Allahu i ka vënë rreth asaj që bëjnë ata.
- وَ اِذۡ غَدَوۡتَ مِنۡ اَہۡلِکَ تُبَوِّیٴُ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ مَقَاعِدَ لِلۡقِتَالِ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۲۲﴾ۙ3 : 122 Dhe (kujtoje) kur u ndave në mëngjes nga familja jote për t’i caktuar besimtarët në pozicionet e tyre në betejë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm;
- اِذۡ ہَمَّتۡ طَّآئِفَتٰنِ مِنۡکُمۡ اَنۡ تَفۡشَلَا ۙ وَ اللّٰہُ وَلِیُّہُمَا ؕ وَ عَلَی اللّٰہِ فَلۡیَتَوَکَّلِ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۱۲۳﴾3 : 123 kur dy çeta prej jush vendosën të tregoheshin burracakë, edhe pse Allahu ishte Kujdestari i tyre. Tek Allahu duhet të mbështeten besimtarët.
- وَ لَقَدۡ نَصَرَکُمُ اللّٰہُ بِبَدۡرٍ وَّ اَنۡتُمۡ اَذِلَّۃٌ ۚ فَاتَّقُوا اللّٰہَ لَعَلَّکُمۡ تَشۡکُرُوۡنَ ﴿۱۲۴﴾3 : 124 Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ju ishit të dobët. Prandaj, druajuni Allahut që të bëheni mirënjohës;
- اِذۡ تَقُوۡلُ لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ اَلَنۡ یَّکۡفِیَکُمۡ اَنۡ یُّمِدَّکُمۡ رَبُّکُمۡ بِثَلٰثَۃِ اٰلٰفٍ مِّنَ الۡمَلٰٓئِکَۃِ مُنۡزَلِیۡنَ ﴿۱۲۵﴾ؕ3 : 125 Kur u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton që Zoti juaj t’ju përforcojë me tre mijë engjëj të zbritur?!”
- بَلٰۤی ۙ اِنۡ تَصۡبِرُوۡا وَ تَتَّقُوۡا وَ یَاۡتُوۡکُمۡ مِّنۡ فَوۡرِہِمۡ ہٰذَا یُمۡدِدۡکُمۡ رَبُّکُمۡ بِخَمۡسَۃِ اٰلٰفٍ مِّنَ الۡمَلٰٓئِکَۃِ مُسَوِّمِیۡنَ ﴿۱۲۶﴾3 : 126 Pse jo! Nëse do të duroni e t’i druheni (Zotit) dhe (armiqtë) t’ju vërsulen me këtë vrull që kanë, Zoti juaj do t’ju përforcojë me pesë mijë engjëj ndëshkues.
- وَ مَا جَعَلَہُ اللّٰہُ اِلَّا بُشۡرٰی لَکُمۡ وَ لِتَطۡمَئِنَّ قُلُوۡبُکُمۡ بِہٖ ؕ وَ مَا النَّصۡرُ اِلَّا مِنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ الۡعَزِیۡزِ الۡحَکِیۡمِ ﴿۱۲۷﴾ۙ3 : 127 Këtë (premtim) Allahu jua bëri vetëm si sihariq dhe që t’ju qetësohen zemrat prej tij. Ndihma vjen vetëm prej Allahut të Plotfuqishëm, të Urtë.
- لِیَقۡطَعَ طَرَفًا مِّنَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اَوۡ یَکۡبِتَہُمۡ فَیَنۡقَلِبُوۡا خَآئِبِیۡنَ ﴿۱۲۸﴾3 : 128 (Dhe) që Ai t’u copëtojë një pjesë atyre që mohuan ose t’i poshtërojë, dhe ata të kthehen të humbur.
- لَیۡسَ لَکَ مِنَ الۡاَمۡرِ شَیۡءٌ اَوۡ یَتُوۡبَ عَلَیۡہِمۡ اَوۡ یُعَذِّبَہُمۡ فَاِنَّہُمۡ ظٰلِمُوۡنَ ﴿۱۲۹﴾3 : 129 Ti nuk ke asgjë në dorë. Ai në dashtë ua pranon pendesën, në dashtë i ndëshkon, ata janë keqbërës.
- وَ لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ یَغۡفِرُ لِمَنۡ یَّشَآءُ وَ یُعَذِّبُ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۳۰﴾٪3 : 130 E Allahut është ajo që gjendet në qiej dhe ajo që gjendet në tokë. Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë dhe Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَاۡکُلُوا الرِّبٰۤوا اَضۡعَافًا مُّضٰعَفَۃً ۪ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۳۱﴾ۚ3 : 131 O ju që besuat! Mos hani kamatën, të shtuar e të shumëfishuar! Kini druajtje ndaj Allahut, që të gëzoni sukses!
- وَ اتَّقُوا النَّارَ الَّتِیۡۤ اُعِدَّتۡ لِلۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۱۳۲﴾ۚ3 : 132 Frikësohuni nga zjarri që është i përgatitur për mohuesit!
- وَ اَطِیۡعُوا اللّٰہَ وَ الرَّسُوۡلَ لَعَلَّکُمۡ تُرۡحَمُوۡنَ ﴿۱۳۳﴾ۚ3 : 133 Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni!
- وَ سَارِعُوۡۤا اِلٰی مَغۡفِرَۃٍ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ وَ جَنَّۃٍ عَرۡضُہَا السَّمٰوٰتُ وَ الۡاَرۡضُ ۙ اُعِدَّتۡ لِلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۱۳۴﴾ۙ3 : 134 Dhe vraponi drejt faljes së Zotit tuaj dhe xhenetit që ka gjerësinë e qiejve e të tokës, që është i përgatitur për të druajturit.Shpjegime
- الَّذِیۡنَ یُنۡفِقُوۡنَ فِی السَّرَّآءِ وَ الضَّرَّآءِ وَ الۡکٰظِمِیۡنَ الۡغَیۡظَ وَ الۡعَافِیۡنَ عَنِ النَّاسِ ؕ وَ اللّٰہُ یُحِبُّ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۱۳۵﴾ۚ3 : 135 Që shpenzojnë edhe në kamje, edhe në skamje, që gëlltitin zemërimin dhe falin njerëzit. Dhe Allahu i do mirëbërësit.Shpjegime
- وَ الَّذِیۡنَ اِذَا فَعَلُوۡا فَاحِشَۃً اَوۡ ظَلَمُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ ذَکَرُوا اللّٰہَ فَاسۡتَغۡفَرُوۡا لِذُنُوۡبِہِمۡ ۪ وَ مَنۡ یَّغۡفِرُ الذُّنُوۡبَ اِلَّا اللّٰہُ ۪۟ وَ لَمۡ یُصِرُّوۡا عَلٰی مَا فَعَلُوۡا وَ ہُمۡ یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۳۶﴾3 : 136 Dhe që kur bëjnë ndonjë paturpësi, ose shkelin veten e tyre, e kujtojnë Allahun dhe i kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush mund t’i falë mëkatet, përveç Allahut! – dhe ata nuk këmbëngulin me vetëdije për ato që kanë bërë.
- اُولٰٓئِکَ جَزَآؤُہُمۡ مَّغۡفِرَۃٌ مِّنۡ رَّبِّہِمۡ وَ جَنّٰتٌ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ؕ وَ نِعۡمَ اَجۡرُ الۡعٰمِلِیۡنَ ﴿۱۳۷﴾ؕ3 : 137 Shpërblimi i këtyre do të jetë falje prej Zotit të tyre dhe xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Në to do të jetojnë përgjithmonë. Sa shpërblim i mirë është ky për punëtorët!
- قَدۡ خَلَتۡ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ سُنَنٌ ۙ فَسِیۡرُوۡا فِی الۡاَرۡضِ فَانۡظُرُوۡا کَیۡفَ کَانَ عَاقِبَۃُ الۡمُکَذِّبِیۡنَ ﴿۱۳۸﴾3 : 138 Para jush kanë kaluar shumë praktika (jetese). Ndaj, udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ka qenë fundi i mohuesve.
- ہٰذَا بَیَانٌ لِّلنَّاسِ وَ ہُدًی وَّ مَوۡعِظَۃٌ لِّلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۱۳۹﴾3 : 139 Ky është një tregim për njerëzit, një udhëzim dhe këshillë për ata që kanë druajtje.
- وَ لَا تَہِنُوۡا وَ لَا تَحۡزَنُوۡا وَ اَنۡتُمُ الۡاَعۡلَوۡنَ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۴۰﴾3 : 140 Mos u dobësoni dhe mos u pikëlloni, se ju do të jeni triumfues, nëse do të jeni besimtarë!
- اِنۡ یَّمۡسَسۡکُمۡ قَرۡحٌ فَقَدۡ مَسَّ الۡقَوۡمَ قَرۡحٌ مِّثۡلُہٗ ؕ وَ تِلۡکَ الۡاَیَّامُ نُدَاوِلُہَا بَیۡنَ النَّاسِ ۚ وَ لِیَعۡلَمَ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ یَتَّخِذَ مِنۡکُمۡ شُہَدَآءَ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یُحِبُّ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۴۱﴾ۙ3 : 141 Nëse keni marrë plagë, edhe populli (kundërshtar) ka marrë plagë të tillë. Ditët e tilla Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i provojë ata që besuan dhe të zgjedhë dëshmorë prej jush. Allahu nuk i do mizorët.
- وَ لِیُمَحِّصَ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ یَمۡحَقَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۱۴۲﴾3 : 142 Dhe që Allahu t’i pastrojë mirë ata që besuan dhe t’i zhdukë mohuesit.
- اَمۡ حَسِبۡتُمۡ اَنۡ تَدۡخُلُوا الۡجَنَّۃَ وَ لَمَّا یَعۡلَمِ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ جٰہَدُوۡا مِنۡکُمۡ وَ یَعۡلَمَ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۱۴۳﴾3 : 143 A menduat që do të hyni në xhenet, ndonëse Allahu ende nuk ka provuar se cilët prej jush bënë xhihad dhe që janë të duruarit?!
- وَ لَقَدۡ کُنۡتُمۡ تَمَنَّوۡنَ الۡمَوۡتَ مِنۡ قَبۡلِ اَنۡ تَلۡقَوۡہُ ۪ فَقَدۡ رَاَیۡتُمُوۡہُ وَ اَنۡتُمۡ تَنۡظُرُوۡنَ ﴿۱۴۴﴾٪3 : 144 Dhe ju dëshironit vdekjen përpara se ta ndeshnit. E tani që u ballafaquat, (vetëm) po e shikonit.
- وَ مَا مُحَمَّدٌ اِلَّا رَسُوۡلٌ ۚ قَدۡ خَلَتۡ مِنۡ قَبۡلِہِ الرُّسُلُ ؕ اَفَا۠ئِنۡ مَّاتَ اَوۡ قُتِلَ انۡقَلَبۡتُمۡ عَلٰۤی اَعۡقَابِکُمۡ ؕ وَ مَنۡ یَّنۡقَلِبۡ عَلٰی عَقِبَیۡہِ فَلَنۡ یَّضُرَّ اللّٰہَ شَیۡئًا ؕ وَ سَیَجۡزِی اللّٰہُ الشّٰکِرِیۡنَ ﴿۱۴۵﴾3 : 145 Dhe Muhammedi është vetëm një i Dërguar. Të Dërguarit para tij kanë kaluar. Pra, nëse ai vdes ose vritet, a do t’u ktheheni gjurmëve tuaja?! Dhe ai që u kthehet gjurmëve të veta, aspak nuk e dëmton dot Allahun. Allahu me siguri do t’i shpërblejë mirënjohësit.Shpjegime
- وَ مَا کَانَ لِنَفۡسٍ اَنۡ تَمُوۡتَ اِلَّا بِاِذۡنِ اللّٰہِ کِتٰبًا مُّؤَجَّلًا ؕ وَ مَنۡ یُّرِدۡ ثَوَابَ الدُّنۡیَا نُؤۡتِہٖ مِنۡہَا ۚ وَ مَنۡ یُّرِدۡ ثَوَابَ الۡاٰخِرَۃِ نُؤۡتِہٖ مِنۡہَا ؕ وَ سَنَجۡزِی الشّٰکِرِیۡنَ ﴿۱۴۶﴾3 : 146 Asnjë shpirt nuk mund të vdesë pa vendimin e Allahut. Afat i caktuar! Ai që do shpërblimin e botës, ia japim prej saj dhe ai që do shpërblimin e ahiretit, ia japim prej tij. Ne me siguri do t’i shpërblejmë mirënjohësit.
- وَ کَاَیِّنۡ مِّنۡ نَّبِیٍّ قٰتَلَ ۙ مَعَہٗ رِبِّیُّوۡنَ کَثِیۡرٌ ۚ فَمَا وَہَنُوۡا لِمَاۤ اَصَابَہُمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ مَا ضَعُفُوۡا وَ مَا اسۡتَکَانُوۡا ؕ وَ اللّٰہُ یُحِبُّ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۱۴۷﴾3 : 147 Sa e sa profetë kanë qenë, që bashkë me ta luftuan shumë (njerëz) të Zotit! Ata nuk u dobësuan për shkak të asaj që i goditi në rrugën e Allahut. As nuk u ligështuan e as nuk u mposhtën. Allahu i do të durueshmit.
- وَ مَا کَانَ قَوۡلَہُمۡ اِلَّاۤ اَنۡ قَالُوۡا رَبَّنَا اغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوۡبَنَا وَ اِسۡرَافَنَا فِیۡۤ اَمۡرِنَا وَ ثَبِّتۡ اَقۡدَامَنَا وَ انۡصُرۡنَا عَلَی الۡقَوۡمِ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۱۴۸﴾3 : 148 Fjala e tyre nuk ishte, veçse: “O Zoti ynë! Na fal mëkatet tona dhe teprimin në çështjet tona, na forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit mohues!”
- فَاٰتٰٮہُمُ اللّٰہُ ثَوَابَ الدُّنۡیَا وَ حُسۡنَ ثَوَابِ الۡاٰخِرَۃِ ؕ وَ اللّٰہُ یُحِبُّ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۱۴۹﴾٪3 : 149 Këtyre Allahu ua dha edhe shpërblimin e botës, edhe shpërblimin më të mirë të ahiretit. Allahu i do mirëbërësit.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنۡ تُطِیۡعُوا الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا یَرُدُّوۡکُمۡ عَلٰۤی اَعۡقَابِکُمۡ فَتَنۡقَلِبُوۡا خٰسِرِیۡنَ ﴿۱۵۰﴾3 : 150 O ju që besuat! Nëse do t’i ndiqni ata që mohuan, do t’ju kthejnë në gjurmët tuaja dhe kështu ju do të ktheheni të humbur.
- بَلِ اللّٰہُ مَوۡلٰٮکُمۡ ۚ وَ ہُوَ خَیۡرُ النّٰصِرِیۡنَ ﴿۱۵۱﴾3 : 151 Në të vërtetë Allahu është Miku juaj dhe Ai është ndihmësi më i mirë.
- سَنُلۡقِیۡ فِیۡ قُلُوۡبِ الَّذِیۡنَ کَفَرُوا الرُّعۡبَ بِمَاۤ اَشۡرَکُوۡا بِاللّٰہِ مَا لَمۡ یُنَزِّلۡ بِہٖ سُلۡطٰنًا ۚ وَ مَاۡوٰٮہُمُ النَّارُ ؕ وَ بِئۡسَ مَثۡوَی الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۵۲﴾3 : 152 Ne do të fusim frikë në zemrat e mohuesve për shkak se ata i atribuuan ortak Allahut, për të cilin Ai nuk zbriti asnjë argument. Vendqëndrimi i tyre është zjarri. Sa vendqëndrim të keq kanë të padrejtët!
- وَ لَقَدۡ صَدَقَکُمُ اللّٰہُ وَعۡدَہٗۤ اِذۡ تَحُسُّوۡنَہُمۡ بِاِذۡنِہٖ ۚ حَتّٰۤی اِذَا فَشِلۡتُمۡ وَ تَنَازَعۡتُمۡ فِی الۡاَمۡرِ وَ عَصَیۡتُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَاۤ اَرٰٮکُمۡ مَّا تُحِبُّوۡنَ ؕ مِنۡکُمۡ مَّنۡ یُّرِیۡدُ الدُّنۡیَا وَ مِنۡکُمۡ مَّنۡ یُّرِیۡدُ الۡاٰخِرَۃَ ۚ ثُمَّ صَرَفَکُمۡ عَنۡہُمۡ لِیَبۡتَلِیَکُمۡ ۚ وَ لَقَدۡ عَفَا عَنۡکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ ذُوۡ فَضۡلٍ عَلَی الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۵۳﴾3 : 153 Sigurisht, Allahu ka përmbushur premtimin e Tij ndaj jush, kur ju po i asgjësonit ata me urdhrin e Tij; derisa kur u trembët dhe u grindët në lidhje me porosinë dhe e shkelët atë, edhe pse Ai jua kishte treguar atë që donit. Prej jush ka që duan botën dhe prej jush ka që duan ahiretin. Më pas, Ai ju largoi prej tyre, që t’ju sprovojë. Ai pa dyshim që ju ka falur. Allahu ka bekim të madh për besimtarët.
- اِذۡ تُصۡعِدُوۡنَ وَ لَا تَلۡوٗنَ عَلٰۤی اَحَدٍ وَّ الرَّسُوۡلُ یَدۡعُوۡکُمۡ فِیۡۤ اُخۡرٰٮکُمۡ فَاَثَابَکُمۡ غَمًّۢا بِغَمٍّ لِّکَیۡلَا تَحۡزَنُوۡا عَلٰی مَا فَاتَکُمۡ وَ لَا مَاۤ اَصَابَکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ خَبِیۡرٌۢ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۵۴﴾3 : 154 Tek vraponit dhe nuk kthenit kokën pas për askënd, ndërsa i Dërguari ju thërriste nga çeta tjetër, atëherë Ai ju goditi me një brengë pas një brenge tjetër, që ju të mos pikëlloheshit për atë që ju ka humbur dhe për atë që ju ka goditur. Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni.
- ثُمَّ اَنۡزَلَ عَلَیۡکُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ الۡغَمِّ اَمَنَۃً نُّعَاسًا یَّغۡشٰی طَآئِفَۃً مِّنۡکُمۡ ۙ وَ طَآئِفَۃٌ قَدۡ اَہَمَّتۡہُمۡ اَنۡفُسُہُمۡ یَظُنُّوۡنَ بِاللّٰہِ غَیۡرَ الۡحَقِّ ظَنَّ الۡجَاہِلِیَّۃِ ؕ یَقُوۡلُوۡنَ ہَلۡ لَّنَا مِنَ الۡاَمۡرِ مِنۡ شَیۡءٍ ؕ قُلۡ اِنَّ الۡاَمۡرَ کُلَّہٗ لِلّٰہِ ؕ یُخۡفُوۡنَ فِیۡۤ اَنۡفُسِہِمۡ مَّا لَا یُبۡدُوۡنَ لَکَ ؕ یَقُوۡلُوۡنَ لَوۡ کَانَ لَنَا مِنَ الۡاَمۡرِ شَیۡءٌ مَّا قُتِلۡنَا ہٰہُنَا ؕ قُلۡ لَّوۡ کُنۡتُمۡ فِیۡ بُیُوۡتِکُمۡ لَبَرَزَ الَّذِیۡنَ کُتِبَ عَلَیۡہِمُ الۡقَتۡلُ اِلٰی مَضَاجِعِہِمۡ ۚ وَ لِیَبۡتَلِیَ اللّٰہُ مَا فِیۡ صُدُوۡرِکُمۡ وَ لِیُمَحِّصَ مَا فِیۡ قُلُوۡبِکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِذَاتِ الصُّدُوۡرِ ﴿۱۵۵﴾3 : 155 Pas brengës, Ai ju zbriti përgjumje qetësuese, që kaploi një grup prej jush, kurse një grup tjetër ishin ata që shqetësoheshin vetëm për jetën e tyre. Kishin mendim të padrejtë rreth Allahut, mendim prej injorance. Thoshin: “A na takon edhe neve ndonjë pjesë në vendimmarrje?” Thuaju: E gjithë vendimmarrja është e Allahut”. Ata fshehin në zemrat e tyre atë që nuk ta tregojnë ty. Thoshin: “Po të kishim ndonjë pjesë në vendimmarrje, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që u ishte shkruar të vriteshin, do të dilnin pashmangshmërisht në vendet ku do të binin. (Kjo ndodhi) që Allahu ta sprovojë atë që kanë kraharorët tuaj dhe ta pastrojë mirë atë që kanë zemrat tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm për gjithçka që mbajnë kraharorët.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ تَوَلَّوۡا مِنۡکُمۡ یَوۡمَ الۡتَقَی الۡجَمۡعٰنِ ۙ اِنَّمَا اسۡتَزَلَّہُمُ الشَّیۡطٰنُ بِبَعۡضِ مَا کَسَبُوۡا ۚ وَ لَقَدۡ عَفَا اللّٰہُ عَنۡہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ حَلِیۡمٌ ﴿۱۵۶﴾٪3 : 156 Pa dyshim, prej jush ata që treguan shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, i lëkundi djalli për shkak të disa veprave të tyre që ata bënë. Allahu i ka falur. Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë i Përmbajtur.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَکُوۡنُوۡا کَالَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ قَالُوۡا لِاِخۡوَانِہِمۡ اِذَا ضَرَبُوۡا فِی الۡاَرۡضِ اَوۡ کَانُوۡا غُزًّی لَّوۡ کَانُوۡا عِنۡدَنَا مَا مَاتُوۡا وَ مَا قُتِلُوۡا ۚ لِیَجۡعَلَ اللّٰہُ ذٰلِکَ حَسۡرَۃً فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ یُحۡیٖ وَ یُمِیۡتُ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرٌ ﴿۱۵۷﴾3 : 157 O ju që besuat! Mos u bëni si ata që mohuan dhe (që) vëllezërve të tyre, të cilët kur udhëtuan në tokë ose dolën për luftë, u thanë: “Po të rrinit me ne, nuk do të vdisnit dhe nuk do të vriteshit”. (Po u jepet afat) që Allahu të shkaktojë pikëllim në zemrat e tyre. Allahu jep jetë dhe vdekje dhe Allahu i sheh mirë punët tuaja.
- وَ لَئِنۡ قُتِلۡتُمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ اَوۡ مُتُّمۡ لَمَغۡفِرَۃٌ مِّنَ اللّٰہِ وَ رَحۡمَۃٌ خَیۡرٌ مِّمَّا یَجۡمَعُوۡنَ ﴿۱۵۸﴾3 : 158 Nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, falja prej Allahut dhe mëshira, pa dyshim, do të jenë shumë më të mira sesa ajo që grumbulloni.
- وَ لَئِنۡ مُّتُّمۡ اَوۡ قُتِلۡتُمۡ لَاِالَی اللّٰہِ تُحۡشَرُوۡنَ ﴿۱۵۹﴾3 : 159 E nëse vdisni ose vriteni, tek Allahu do të grumbulloheni.
- فَبِمَا رَحۡمَۃٍ مِّنَ اللّٰہِ لِنۡتَ لَہُمۡ ۚ وَ لَوۡ کُنۡتَ فَظًّا غَلِیۡظَ الۡقَلۡبِ لَانۡفَضُّوۡا مِنۡ حَوۡلِکَ ۪ فَاعۡفُ عَنۡہُمۡ وَ اسۡتَغۡفِرۡ لَہُمۡ وَ شَاوِرۡہُمۡ فِی الۡاَمۡرِ ۚ فَاِذَا عَزَمۡتَ فَتَوَکَّلۡ عَلَی اللّٰہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُتَوَکِّلِیۡنَ ﴿۱۶۰﴾3 : 160 Për shkak të mëshirës nga Allahu, je bërë i butë për ta. Po të ishe i vrazhdë, zemërgur, ata do të largoheshin prej teje. Andaj, fali dhe kërko falje për ta dhe këshillohu me ta në çështjet. E kur të vendosësh, mbështetu tek Allahu. Sigurisht, Allahu i do ata që mbështeten (tek Ai).Shpjegime
- اِنۡ یَّنۡصُرۡکُمُ اللّٰہُ فَلَا غَالِبَ لَکُمۡ ۚ وَ اِنۡ یَّخۡذُلۡکُمۡ فَمَنۡ ذَا الَّذِیۡ یَنۡصُرُکُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِہٖ ؕ وَ عَلَی اللّٰہِ فَلۡیَتَوَکَّلِ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۱۶۱﴾3 : 161 Nëse Allahu ju ndihmon, askush nuk mund t’ju mundë, e nëse Ai ju lë pa përkrahje, kush mund t’ju ndihmojë pas Tij?! Tek Allahu duhet të mbështeten besimtarët.
- وَ مَا کَانَ لِنَبِیٍّ اَنۡ یَّغُلَّ ؕ وَ مَنۡ یَّغۡلُلۡ یَاۡتِ بِمَا غَلَّ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ۚ ثُمَّ تُوَفّٰی کُلُّ نَفۡسٍ مَّا کَسَبَتۡ وَ ہُمۡ لَا یُظۡلَمُوۡنَ ﴿۱۶۲﴾3 : 162 Nuk është e mundur për një profet të bëjë pandershmëri. E kushdo që bën pandershmëri, do ta sjellë pandershmërinë e vet Ditën e Kiametit. Pastaj, çdo shpirti do t’i kthehet e gjitha ajo që ka punuar dhe nuk do t’i bëhet padrejtësi.Shpjegime
- اَفَمَنِ اتَّبَعَ رِضۡوَانَ اللّٰہِ کَمَنۡۢ بَآءَ بِسَخَطٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ مَاۡوٰٮہُ جَہَنَّمُ ؕ وَ بِئۡسَ الۡمَصِیۡرُ ﴿۱۶۳﴾3 : 163 Ai që ndjek pëlqimin e Allahut, a mund të jetë si ai që kthehet (mbrapsht) me zemërimin e Tij dhe si strehë e ka xhehenemin?! Sa strehë e keqe është ai!
- ہُمۡ دَرَجٰتٌ عِنۡدَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ بَصِیۡرٌۢ بِمَا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۶۴﴾3 : 164 Ata janë (në) grada të ndryshme tek Allahu. Dhe Allahu sheh mirë gjithçka që bëjnë ata.
- لَقَدۡ مَنَّ اللّٰہُ عَلَی الۡمُؤۡمِنِیۡنَ اِذۡ بَعَثَ فِیۡہِمۡ رَسُوۡلًا مِّنۡ اَنۡفُسِہِمۡ یَتۡلُوۡا عَلَیۡہِمۡ اٰیٰتِہٖ وَ یُزَکِّیۡہِمۡ وَ یُعَلِّمُہُمُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ ۚ وَ اِنۡ کَانُوۡا مِنۡ قَبۡلُ لَفِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ﴿۱۶۵﴾3 : 165 Sigurisht, Allahu u bëri mirësi besimtarëve kur ngriti midis tyre një të Dërguar nga gjiri i tyre; (që) ua reciton ajetet e Tij, i pastron dhe ua mëson Librin dhe urtësinë, kurse ata, deri më parë, ishin në humbje të qartë.
- اَوَ لَمَّاۤ اَصَابَتۡکُمۡ مُّصِیۡبَۃٌ قَدۡ اَصَبۡتُمۡ مِّثۡلَیۡہَا ۙ قُلۡتُمۡ اَنّٰی ہٰذَا ؕ قُلۡ ہُوَ مِنۡ عِنۡدِ اَنۡفُسِکُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۶۶﴾3 : 166 Çdo herë kur ju godet ndonjë vështirësi, dyfishin e së cilës ju i keni shkaktuar (armikut), a do të thoni, vallë: “Nga na erdhi kjo?!” Thuaju: “Kjo ju ka ardhur nga vetja juaj”. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- وَ مَاۤ اَصَابَکُمۡ یَوۡمَ الۡتَقَی الۡجَمۡعٰنِ فَبِاِذۡنِ اللّٰہِ وَ لِیَعۡلَمَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۶۷﴾ۙ3 : 167 Dhe vështirësia që ju ka goditur ditën kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me urdhrin e Allahut, që Ai t’i dallojë besimtarët,
- وَ لِیَعۡلَمَ الَّذِیۡنَ نَافَقُوۡا ۚۖ وَ قِیۡلَ لَہُمۡ تَعَالَوۡا قَاتِلُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ اَوِ ادۡفَعُوۡا ؕ قَالُوۡا لَوۡ نَعۡلَمُ قِتَالًا لَّا تَّبَعۡنٰکُمۡ ؕ ہُمۡ لِلۡکُفۡرِ یَوۡمَئِذٍ اَقۡرَبُ مِنۡہُمۡ لِلۡاِیۡمَانِ ۚ یَقُوۡلُوۡنَ بِاَفۡوَاہِہِمۡ مَّا لَیۡسَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ اَعۡلَمُ بِمَا یَکۡتُمُوۡنَ ﴿۱۶۸﴾ۚ3 : 168 e t’i provojë edhe hipokritët. Kur atyre u thanë: “Ejani dhe luftoni në rrugën e Allahut ose të bëni mbrojtje!”, ata thanë: “Po të dinim si të luftojmë, patjetër që do t’ju ndiqnim”. Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit. Ata thonë nga gojët e tyre një gjë që nuk e kanë zemrat e tyre. Allahu e di më së miri çfarë fshehin ata.
- اَلَّذِیۡنَ قَالُوۡا لِاِخۡوَانِہِمۡ وَ قَعَدُوۡا لَوۡ اَطَاعُوۡنَا مَا قُتِلُوۡا ؕ قُلۡ فَادۡرَءُوۡا عَنۡ اَنۡفُسِکُمُ الۡمَوۡتَ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۱۶۹﴾3 : 169 Ata mbetën, kurse për vëllezërit e vet, thanë: “Po të na dëgjonin ne, nuk do të vriteshin”. Thuaju: “Largojeni vdekjen nga vetja, nëse thoni të vërtetën!”
- وَ لَا تَحۡسَبَنَّ الَّذِیۡنَ قُتِلُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ اَمۡوَاتًا ؕ بَلۡ اَحۡیَآءٌ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ یُرۡزَقُوۡنَ ﴿۱۷۰﴾ۙ3 : 170 Dhe ata që vriten në rrugën e Allahut, asnjëherë mos i kujto të vdekur. Përkundrazi, janë të gjallë, ushqehen te Zoti i tyre.
- فَرِحِیۡنَ بِمَاۤ اٰتٰہُمُ اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖ ۙ وَ یَسۡتَبۡشِرُوۡنَ بِالَّذِیۡنَ لَمۡ یَلۡحَقُوۡا بِہِمۡ مِّنۡ خَلۡفِہِمۡ ۙ اَلَّا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۱۷۱﴾ۘ3 : 171 Janë të hareshëm për atë që Allahu ua ka dhënë nga bekimi i Tij dhe marrin lajme të mira për ata që janë mbrapa tyre, që ende nuk u janë bashkuar, që (edhe) ata nuk do të kenë asnjë frikë e as nuk do të pikëllohen.
- یَسۡتَبۡشِرُوۡنَ بِنِعۡمَۃٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ فَضۡلٍ ۙ وَّ اَنَّ اللّٰہَ لَا یُضِیۡعُ اَجۡرَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۷۲﴾ۚ٪ۛ3 : 172 Marrin lajme të mira për mirësinë dhe bekimin e Allahut dhe, (gjithashtu), që Allahu nuk do t’ua humbë shpërblimin besimtarëve.
- اَلَّذِیۡنَ اسۡتَجَابُوۡا لِلّٰہِ وَ الرَّسُوۡلِ مِنۡۢ بَعۡدِ مَاۤ اَصَابَہُمُ الۡقَرۡحُ ؕۛ لِلَّذِیۡنَ اَحۡسَنُوۡا مِنۡہُمۡ وَ اتَّقَوۡا اَجۡرٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۷۳﴾ۚ3 : 173 Ata që iu përgjigjën me pohim Allahut dhe të Dërguarit, pasi që kishin marrë plagë, (dhe) prej tyre që janë mirëbërës dhe patën druajtje (ndaj Zotit), kanë shpërblim të madh.
- اَلَّذِیۡنَ قَالَ لَہُمُ النَّاسُ اِنَّ النَّاسَ قَدۡ جَمَعُوۡا لَکُمۡ فَاخۡشَوۡہُمۡ فَزَادَہُمۡ اِیۡمَانًا ٭ۖ وَّ قَالُوۡا حَسۡبُنَا اللّٰہُ وَ نِعۡمَ الۡوَکِیۡلُ ﴿۱۷۴﴾3 : 174 Janë ata, të cilëve njerëzit u thanë: “Përnjëmend njerëzit janë bashkuar kundër jush, pra, frikësojuni atyre!”, kjo pikërisht i shtoi në besim dhe ata thanë: “Na mjafton Allahu! Sa Mbrojtës i mirë është Ai!”Shpjegime
- فَانۡقَلَبُوۡا بِنِعۡمَۃٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ فَضۡلٍ لَّمۡ یَمۡسَسۡہُمۡ سُوۡٓءٌ ۙ وَّ اتَّبَعُوۡا رِضۡوَانَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ ذُوۡ فَضۡلٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۷۵﴾3 : 175 Prandaj, ata u kthyen me mirësinë dhe bekimin prej Allahut (dhe) asnjë shqetësim nuk i preku. Ata e ndoqën pëlqimin e Allahut dhe Allahu ka bekim të madh.
- اِنَّمَا ذٰلِکُمُ الشَّیۡطٰنُ یُخَوِّفُ اَوۡلِیَآءَہٗ ۪ فَلَا تَخَافُوۡہُمۡ وَ خَافُوۡنِ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۷۶﴾3 : 176 Në të vërtetë, është djalli që i frikëson shokët e tij, andaj, mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë.Shpjegime
- وَ لَا یَحۡزُنۡکَ الَّذِیۡنَ یُسَارِعُوۡنَ فِی الۡکُفۡرِ ۚ اِنَّہُمۡ لَنۡ یَّضُرُّوا اللّٰہَ شَیۡئًا ؕ یُرِیۡدُ اللّٰہُ اَلَّا یَجۡعَلَ لَہُمۡ حَظًّا فِی الۡاٰخِرَۃِ ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۷۷﴾3 : 177 Të mos shqetësojnë ty ata që përparojnë në mohim. Ata asnjë grimë nuk mund ta dëmtojnë Allahun. Allahu dëshiron që ata të mos kenë asnjë pjesë në ahiret, dhe ata do të kenë ndëshkim të madh.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ اشۡتَرَوُا الۡکُفۡرَ بِالۡاِیۡمَانِ لَنۡ یَّضُرُّوا اللّٰہَ شَیۡئًا ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۷۸﴾3 : 178 Pa dyshim, ata që kanë “blerë” mohimin në këmbim të besimit, aspak nuk mund ta dëmtojnë dot Allahun dhe ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm.
- وَ لَا یَحۡسَبَنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اَنَّمَا نُمۡلِیۡ لَہُمۡ خَیۡرٌ لِّاَنۡفُسِہِمۡ ؕ اِنَّمَا نُمۡلِیۡ لَہُمۡ لِیَزۡدَادُوۡۤا اِثۡمًا ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ مُّہِیۡنٌ ﴿۱۷۹﴾3 : 179 Mohuesit të mos mendojnë se, lëshimi që Ne ua kemi dhënë, është mirë për ta. Ne i kemi lëshuar që ata të shtohen në mëkate dhe ata do të kenë ndëshkim poshtërues.
- مَا کَانَ اللّٰہُ لِیَذَرَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ عَلٰی مَاۤ اَنۡتُمۡ عَلَیۡہِ حَتّٰی یَمِیۡزَ الۡخَبِیۡثَ مِنَ الطَّیِّبِ ؕ وَ مَا کَانَ اللّٰہُ لِیُطۡلِعَکُمۡ عَلَی الۡغَیۡبِ وَ لٰکِنَّ اللّٰہَ یَجۡتَبِیۡ مِنۡ رُّسُلِہٖ مَنۡ یَّشَآءُ ۪ فَاٰمِنُوۡا بِاللّٰہِ وَ رُسُلِہٖ ۚ وَ اِنۡ تُؤۡمِنُوۡا وَ تَتَّقُوۡا فَلَکُمۡ اَجۡرٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۸۰﴾3 : 180 Allahu nuk është i tillë që t’ju lërë ju besimtarët në gjendje që jeni, pa e dalluar të ndytin nga i pastri. Dhe nuk është praktikë e Allahut që t’ju njoftojë (të gjithë) ju për të padukshmen, por Allahu zgjedh kë të dojë prej të Dërguarve të Tij. Prandaj, besoni në Allah dhe (në) të Dërguarit e Tij. Dhe po besuat dhe patët druajtje, do të keni shpërblim madhor.
- وَ لَا یَحۡسَبَنَّ الَّذِیۡنَ یَبۡخَلُوۡنَ بِمَاۤ اٰتٰہُمُ اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖ ہُوَ خَیۡرًا لَّہُمۡ ؕ بَلۡ ہُوَ شَرٌّ لَّہُمۡ ؕ سَیُطَوَّقُوۡنَ مَا بَخِلُوۡا بِہٖ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ؕ وَ لِلّٰہِ مِیۡرَاثُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ خَبِیۡرٌ ﴿۱۸۱﴾٪3 : 181 Ata që tregohen koprracë në ato që Allahu ua ka dhënë nga bekimi i Tij, të mos mendojnë se kjo është mirë për ta. Përkundrazi, është e keqe për ta. Ditën e kiametit, patjetër do t’u bjerë në qafë e gjithë koprracia e tyre. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e tokës dhe Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni ju.
- لَقَدۡ سَمِعَ اللّٰہُ قَوۡلَ الَّذِیۡنَ قَالُوۡۤا اِنَّ اللّٰہَ فَقِیۡرٌ وَّ نَحۡنُ اَغۡنِیَآءُ ۘ سَنَکۡتُبُ مَا قَالُوۡا وَ قَتۡلَہُمُ الۡاَنۡۢبِیَآءَ بِغَیۡرِ حَقٍّ ۙ وَّ نَقُوۡلُ ذُوۡقُوۡا عَذَابَ الۡحَرِیۡقِ ﴿۱۸۲﴾3 : 182 Sigurisht, Allahu e ka dëgjuar fjalën e atyre që thanë: “Allahu është i varfër e ne jemi të pasur”. Pa dyshim, Ne do ta shënojmë atë që thanë ata, si dhe kundërshtimin e tyre të ashpër ndaj Profetëve (që ata bënin) pa asnjë të drejtë, dhe do t’u themi: “Shijojeni ndëshkimin zhuritës!
- ذٰلِکَ بِمَا قَدَّمَتۡ اَیۡدِیۡکُمۡ وَ اَنَّ اللّٰہَ لَیۡسَ بِظَلَّامٍ لِّلۡعَبِیۡدِ ﴿۱۸۳﴾ۚ3 : 183 Kjo është për shkak të asaj që duart tuaja kanë çuar përpara, kurse Allahu përnjëmend nuk u bën aspak padrejtësi robërve (të Tij).”
- اَلَّذِیۡنَ قَالُوۡۤا اِنَّ اللّٰہَ عَہِدَ اِلَیۡنَاۤ اَلَّا نُؤۡمِنَ لِرَسُوۡلٍ حَتّٰی یَاۡتِیَنَا بِقُرۡبَانٍ تَاۡکُلُہُ النَّارُ ؕ قُلۡ قَدۡ جَآءَکُمۡ رُسُلٌ مِّنۡ قَبۡلِیۡ بِالۡبَیِّنٰتِ وَ بِالَّذِیۡ قُلۡتُمۡ فَلِمَ قَتَلۡتُمُوۡہُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۱۸۴﴾3 : 184 Atyre që thanë: “Allahu lidhi besë me ne që të mos besojmë asnjë të Dërguar, derisa ai nuk do të na sjellë kurbanin, të cilin e ha zjarri”, thuaju: “edhe para meje ju erdhën të Dërguar me shenja të qarta, si dhe me atë që po thoni ju, atëherë pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”Shpjegime
- فَاِنۡ کَذَّبُوۡکَ فَقَدۡ کُذِّبَ رُسُلٌ مِّنۡ قَبۡلِکَ جَآءُوۡ بِالۡبَیِّنٰتِ وَ الزُّبُرِ وَ الۡکِتٰبِ الۡمُنِیۡرِ ﴿۱۸۵﴾3 : 185 Nëse të quajnë gënjeshtar, (dije se) edhe para teje janë quajtur gënjeshtarë të Dërguar (të tjerë), të cilët kishin sjellë shenjat e qarta, shkrimet (Hyjnore) dhe Librin dritëplotë.
- کُلُّ نَفۡسٍ ذَآئِقَۃُ الۡمَوۡتِ ؕ وَ اِنَّمَا تُوَفَّوۡنَ اُجُوۡرَکُمۡ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ؕ فَمَنۡ زُحۡزِحَ عَنِ النَّارِ وَ اُدۡخِلَ الۡجَنَّۃَ فَقَدۡ فَازَ ؕ وَ مَا الۡحَیٰوۃُ الدُّنۡیَاۤ اِلَّا مَتَاعُ الۡغُرُوۡرِ ﴿۱۸۶﴾3 : 186 Çdo shpirt do të shijojë vdekjen. Ditën e kiametit juve do t’ju jepen shpërblimet tuaja të plota. Ai që u mbajt larg zjarrit dhe u fut në xhenet, e ka arritur suksesin. Dhe jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, veçse një përfitim mashtrues.
- لَتُبۡلَوُنَّ فِیۡۤ اَمۡوَالِکُمۡ وَ اَنۡفُسِکُمۡ ۟ وَ لَتَسۡمَعُنَّ مِنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ وَ مِنَ الَّذِیۡنَ اَشۡرَکُوۡۤا اَذًی کَثِیۡرًا ؕ وَ اِنۡ تَصۡبِرُوۡا وَ تَتَّقُوۡا فَاِنَّ ذٰلِکَ مِنۡ عَزۡمِ الۡاُمُوۡرِ ﴿۱۸۷﴾3 : 187 Ju patjetër do të sprovoheni me pasuritë tuaja dhe me jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fjalë therëse nga ata, të cilëve u ishte dhënë Libri para jush dhe nga ata që janë idhujtarë. Po duruat dhe patët druajtje (ndaj Zotit), kjo përnjëmend do të jetë një prej veprave shumë të guximshme.Shpjegime
- وَ اِذۡ اَخَذَ اللّٰہُ مِیۡثَاقَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ لَتُبَیِّنُنَّہٗ لِلنَّاسِ وَ لَا تَکۡتُمُوۡنَہٗ ۫ فَنَبَذُوۡہُ وَرَآءَ ظُہُوۡرِہِمۡ وَ اشۡتَرَوۡا بِہٖ ثَمَنًا قَلِیۡلًا ؕ فَبِئۡسَ مَا یَشۡتَرُوۡنَ ﴿۱۸۸﴾3 : 188 E kur Allahu mori besëlidhjen me ata që u ishte dhënë Libri: “Ju do ta shpjegoni atë qartazi për njerëzit dhe nuk do ta fshihni!”, ata e hodhën pas shpine dhe morën një çmim të ulët në këmbim të saj. Çfarë këmbimi të keq bëjnë ata!
- لَا تَحۡسَبَنَّ الَّذِیۡنَ یَفۡرَحُوۡنَ بِمَاۤ اَتَوۡا وَّ یُحِبُّوۡنَ اَنۡ یُّحۡمَدُوۡا بِمَا لَمۡ یَفۡعَلُوۡا فَلَا تَحۡسَبَنَّہُمۡ بِمَفَازَۃٍ مِّنَ الۡعَذَابِ ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۸۹﴾3 : 189 Mos mendo dhe kurrë mos mendo se do të shpëtojnë nga ndëshkimi ata që gëzohen në punët e tyre dhe dëshirojnë të lëvdohen për diçka që nuk kanë bërë. Ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm.
- وَ لِلّٰہِ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ وَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۹۰﴾٪3 : 190 I Allahut është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- اِنَّ فِیۡ خَلۡقِ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ اخۡتِلَافِ الَّیۡلِ وَ النَّہَارِ لَاٰیٰتٍ لِّاُولِی الۡاَلۡبَابِ ﴿۱۹۱﴾ۚۙ3 : 191 Pa dyshim, në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për të mençurit.
- الَّذِیۡنَ یَذۡکُرُوۡنَ اللّٰہَ قِیٰمًا وَّ قُعُوۡدًا وَّ عَلٰی جُنُوۡبِہِمۡ وَ یَتَفَکَّرُوۡنَ فِیۡ خَلۡقِ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ رَبَّنَا مَا خَلَقۡتَ ہٰذَا بَاطِلًا ۚ سُبۡحٰنَکَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ ﴿۱۹۲﴾3 : 192 Ata që kujtojnë Allahun në këmbë, ulur dhe kur janë (shtrirë) në ijët e tyre dhe thellohen në krijimin e qiejve dhe të tokës: “O Zoti ynë! Këto nuk i ke krijuar kot! Ti je i Shenjtë. Andaj, na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!Shpjegime
- رَبَّنَاۤ اِنَّکَ مَنۡ تُدۡخِلِ النَّارَ فَقَدۡ اَخۡزَیۡتَہٗ ؕ وَ مَا لِلظّٰلِمِیۡنَ مِنۡ اَنۡصَارٍ ﴿۱۹۳﴾3 : 193 O Zoti ynë! Këdo që e fut në zjarr, e ke poshtëruar. Dhe keqbërësit nuk do të kenë asnjë ndihmës.
- رَبَّنَاۤ اِنَّنَا سَمِعۡنَا مُنَادِیًا یُّنَادِیۡ لِلۡاِیۡمَانِ اَنۡ اٰمِنُوۡا بِرَبِّکُمۡ فَاٰمَنَّا ٭ۖ رَبَّنَا فَاغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوۡبَنَا وَ کَفِّرۡ عَنَّا سَیِّاٰتِنَا وَ تَوَفَّنَا مَعَ الۡاَبۡرَارِ ﴿۱۹۴﴾ۚ3 : 194 O Zoti ynë! Ne sigurisht kemi dëgjuar një lajmëtar, i cili na thërret drejt besimit (duke thënë): “Besoni në Zotin tuaj!” Dhe ne besuam. Prandaj, o Zoti ynë, fali gjynahet tona, zhduki ligësitë tona dhe na jep vdekje me të mirët.
- رَبَّنَا وَ اٰتِنَا مَا وَعَدۡتَّنَا عَلٰی رُسُلِکَ وَ لَا تُخۡزِنَا یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ؕ اِنَّکَ لَا تُخۡلِفُ الۡمِیۡعَادَ ﴿۱۹۵﴾3 : 195 O Zoti ynë! Na jep edhe atë që ke premtuar për ne te të Dërguarit e Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit! Ti pa dyshim nuk e shkel premtimin”.
- فَاسۡتَجَابَ لَہُمۡ رَبُّہُمۡ اَنِّیۡ لَاۤ اُضِیۡعُ عَمَلَ عَامِلٍ مِّنۡکُمۡ مِّنۡ ذَکَرٍ اَوۡ اُنۡثٰی ۚ بَعۡضُکُمۡ مِّنۡۢ بَعۡضٍ ۚ فَالَّذِیۡنَ ہَاجَرُوۡا وَ اُخۡرِجُوۡا مِنۡ دِیَارِہِمۡ وَ اُوۡذُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِیۡ وَ قٰتَلُوۡا وَ قُتِلُوۡا لَاُکَفِّرَنَّ عَنۡہُمۡ سَیِّاٰتِہِمۡ وَ لَاُدۡخِلَنَّہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ۚ ثَوَابًا مِّنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ عِنۡدَہٗ حُسۡنُ الثَّوَابِ ﴿۱۹۶﴾3 : 196 Ndaj, Zoti i tyre ua pranoi (lutjen dhe tha): Sigurisht, nuk do ta humb veprën e asnjë vepruesi prej jush, qoftë burrë a grua. Disa prej jush kanë lidhje me disa të tjerë. Prandaj, ata që mërguan nga vatrat e tyre dhe janë lënduar në rrugën Time, që luftuan dhe që u vranë, Unë, pa dyshim, do t’ua zhduk mëkatet e tyre dhe do t’i çoj në kopshte, në të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim prej Allahut. Tek Allahu është shpërblimi më i mirë.
- لَا یَغُرَّنَّکَ تَقَلُّبُ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا فِی الۡبِلَادِ ﴿۱۹۷﴾ؕ3 : 197 Le të mos mashtrojë ty bredhja e mohuesve nëpër vende (të ndryshme).
- مَتَاعٌ قَلِیۡلٌ ۟ ثُمَّ مَاۡوٰٮہُمۡ جَہَنَّمُ ؕ وَ بِئۡسَ الۡمِہَادُ ﴿۱۹۸﴾3 : 198 Është një përfitim i shkurtër! Pastaj, vendqëndrimi i tyre do të jetë xhehenemi. Sa shtrat i keq është ai!
- لٰکِنِ الَّذِیۡنَ اتَّقَوۡا رَبَّہُمۡ لَہُمۡ جَنّٰتٌ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا نُزُلًا مِّنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ ؕ وَ مَا عِنۡدَ اللّٰہِ خَیۡرٌ لِّلۡاَبۡرَارِ ﴿۱۹۹﴾3 : 199 Kurse ata që iu druajtën Zotit të tyre, do të kenë kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jetojnë përgjithmonë, si mikpritje prej Allahut. Është shumë e mirë ajo që është tek Allahu për të mirët.
- وَ اِنَّ مِنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ لَمَنۡ یُّؤۡمِنُ بِاللّٰہِ وَ مَاۤ اُنۡزِلَ اِلَیۡکُمۡ وَ مَاۤ اُنۡزِلَ اِلَیۡہِمۡ خٰشِعِیۡنَ لِلّٰہِ ۙ لَا یَشۡتَرُوۡنَ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ ثَمَنًا قَلِیۡلًا ؕ اُولٰٓئِکَ لَہُمۡ اَجۡرُہُمۡ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ سَرِیۡعُ الۡحِسَابِ ﴿۲۰۰﴾3 : 200 Sigurisht, nga ithtarët e Librit ka edhe të tillë që besojnë Allahun dhe atë që ju është zbritur juve si dhe atë që u është zbritur atyre, duke iu përulur Allahut. Ata nuk i këmbejnë ajetet e Allahut me çmim të ulët. Këta do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Allahu, pa dyshim, është i shpejtë në llogari.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اصۡبِرُوۡا وَ صَابِرُوۡا وَ رَابِطُوۡا ۟ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۲۰۱﴾٪3 : 201 O ju që besuat! Duroni, këshilloni për durimin, qëndroni duke i ruajtur kufijtë dhe kijeni druajtjen ndaj Allahut, që të gëzoni sukses!Shpjegime