5 : 76 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • مَا الۡمَسِیۡحُ ابۡنُ مَرۡیَمَ اِلَّا رَسُوۡلٌ ۚ قَدۡ خَلَتۡ مِنۡ قَبۡلِہِ الرُّسُلُ ؕ وَ اُمُّہٗ صِدِّیۡقَۃٌ ؕ کَانَا یَاۡکُلٰنِ الطَّعَامَ ؕ اُنۡظُرۡ کَیۡفَ نُبَیِّنُ لَہُمُ الۡاٰیٰتِ ثُمَّ انۡظُرۡ اَنّٰی یُؤۡفَکُوۡنَ ﴿۷۶﴾
    5 : 76 Mesihu, biri i Merjemes ishte vetëm një i Dërguar. Të Dërguarit para tij kanë kaluar. Nëna e tij ishte e ndershme. Ata të dy hanin ushqim. Shiko se si ua shpjegojmë qartë ajetet dhe shiko se ku humbin ata!
    Shpjegime

    Të gjithë Profetët e Zotit dhe evlijatë janë të pastër nga prekja e djallit. Arsyeja pse Kurani e përmendi në mënyrë të veçantë Hazret Isain a.s. dhe nënën e tij, është që ata u përballën me një akuzë të rëndë, me të cilën ndonjë Profet tjetër nuk u përball. Përveç kësaj, ky ajet kur lexohet bashkë me ajetin ku Zoti pohon se asnjë profet nuk ka pasur trup të pavarur ndaj ushqimit dhe as nuk qe i përjetshëm (21:9), qartazi provon se Hazret Isai a.s. ka ndërruar jetë. Sepse për sa kohë që ai ushqehej dikur dhe nuk ushqehet tani, do të thotë se ai nuk është më me trupin e tij tokësor. Andaj, ngritja e tij e përmendur në Kuran (4:159), është ngritje në grada, dhe jo ngritje fizike. Lexoni 21:9.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp