الحَاقَّة
El-Hakka
Rreth Sures
-
69:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
69:2اَلۡحَآقَّۃُ ۙ﴿۲﴾E vërteta e pashmangshme!
-
69:3مَا الۡحَآقَّۃُ ۚ﴿۳﴾Ç’është e vërteta e pashmangshme?
-
69:4وَ مَاۤ اَدۡرٰٮکَ مَا الۡحَآقَّۃُ ؕ﴿۴﴾E si mund ta dish ti se ç’është e vërteta e pashmangshme?
-
69:5کَذَّبَتۡ ثَمُوۡدُ وَ عَادٌۢ بِالۡقَارِعَۃِ ﴿۵﴾Themudët dhe adët e kishin quajtur gënjeshtër gjëmën tronditëse.
-
69:6فَاَمَّا ثَمُوۡدُ فَاُہۡلِکُوۡا بِالطَّاغِیَۃِ ﴿۶﴾Për sa u përket themudëve, ata u shkatërruan me një ndëshkim të tejskajshëm.
-
69:7وَ اَمَّا عَادٌ فَاُہۡلِکُوۡا بِرِیۡحٍ صَرۡصَرٍ عَاتِیَۃٍ ۙ﴿۷﴾Dhe për sa u përket adëve, ata u shkatërruan me një erë të fortë, të rrëmbyeshme,
-
69:8سَخَّرَہَا عَلَیۡہِمۡ سَبۡعَ لَیَالٍ وَّ ثَمٰنِیَۃَ اَیَّامٍ ۙ حُسُوۡمًا ۙ فَتَرَی الۡقَوۡمَ فِیۡہَا صَرۡعٰی ۙ کَاَنَّہُمۡ اَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِیَۃٍ ۚ﴿۸﴾të cilën Ai e kishte vënë në punë kundër tyre si shkulëse për shtatë net e tetë ditë. Andaj, ti e sheh popullin në të tërësisht të mundur, sikur të jenë trungje të shkulura hurmash.
-
69:9فَہَلۡ تَرٰی لَہُمۡ مِّنۡۢ بَاقِیَۃٍ ﴿۹﴾Pra, a sheh ndonjë të mbetur prej tyre?!
-
69:10وَ جَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَ مَنۡ قَبۡلَہٗ وَ الۡمُؤۡتَفِکٰتُ بِالۡخَاطِئَۃِ ۚ﴿۱۰﴾Edhe Faraoni, edhe ata që ishin para tyre, edhe vendbanimet që u përmbysën erdhën me faj.
-
69:11فَعَصَوۡا رَسُوۡلَ رَبِّہِمۡ فَاَخَذَہُمۡ اَخۡذَۃً رَّابِیَۃً ﴿۱۱﴾Ata e kundërshtuan të Dërguarin e Zotit të tyre, dhe Ai i zuri me një ndëshkim që vetëm shtohej.
-
69:12اِنَّا لَمَّا طَغَا الۡمَآءُ حَمَلۡنٰکُمۡ فِی الۡجَارِیَۃِ ﴿ۙ۱۲﴾Kur uji u dallgëzua, Ne ju mbartëm në anije.
-
69:13لِنَجۡعَلَہَا لَکُمۡ تَذۡکِرَۃً وَّ تَعِیَہَاۤ اُذُنٌ وَّاعِیَۃٌ ﴿۱۳﴾Që atë t’jua bënim një shenjë përkujtuese, dhe që çdo vesh mbajtës ta mbajë (në kujtesë).
-
69:14فَاِذَا نُفِخَ فِی الصُّوۡرِ نَفۡخَۃٌ وَّاحِدَۃٌ ﴿ۙ۱۴﴾Kur do t’i fryhet bririt me një frymë të vetme,
-
69:15وَّ حُمِلَتِ الۡاَرۡضُ وَ الۡجِبَالُ فَدُکَّتَا دَکَّۃً وَّاحِدَۃً ﴿ۙ۱۵﴾dhe do të mbahen toka dhe malet, që (më pas) të thërrmohen përnjëherë,
-
69:16فَیَوۡمَئِذٍ وَّقَعَتِ الۡوَاقِعَۃُ ﴿ۙ۱۶﴾atë ditë do të ndodhë ndodhia,
-
69:17وَ انۡشَقَّتِ السَّمَآءُ فَہِیَ یَوۡمَئِذٍ وَّاہِیَۃٌ ﴿ۙ۱۷﴾dhe qielli do të çahet, atë ditë ai do të jetë i brishtë,
-
69:18وَّ الۡمَلَکُ عَلٰۤی اَرۡجَآئِہَا ؕ وَ یَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّکَ فَوۡقَہُمۡ یَوۡمَئِذٍ ثَمٰنِیَۃٌ ﴿ؕ۱۸﴾dhe engjëjt do të qëndrojnë rreth e përqark tij, dhe atë ditë tetë (cilësi) do të mbartin Arshin e Zotit tënd.Shpjegime
-
69:19یَوۡمَئِذٍ تُعۡرَضُوۡنَ لَا تَخۡفٰی مِنۡکُمۡ خَافِیَۃٌ ﴿۱۹﴾Atë ditë ju do të paraqiteni. Asnjë fshehtësi nuk do t’ju mbetet e fshehtë.
-
69:20فَاَمَّا مَنۡ اُوۡتِیَ کِتٰبَہٗ بِیَمِیۡنِہٖ ۙ فَیَقُوۡلُ ہَآؤُمُ اقۡرَءُوۡا کِتٰبِیَہۡ ﴿ۚ۲۰﴾Atëherë ai të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do të thotë: “Ja, merreni librin tim dhe lexojeni!Shpjegime
-
69:21اِنِّیۡ ظَنَنۡتُ اَنِّیۡ مُلٰقٍ حِسَابِیَہۡ ﴿ۚ۲۱﴾Sigurisht, unë shpresoja që do ta shihja llogarinë time!”
-
69:22فَہُوَ فِیۡ عِیۡشَۃٍ رَّاضِیَۃٍ ﴿ۙ۲۲﴾Ai do të gëzojë jetë të pëlqyeshme
-
69:23فِیۡ جَنَّۃٍ عَالِیَۃٍ ﴿ۙ۲۳﴾në kopshte të larta
-
69:24قُطُوۡفُہَا دَانِیَۃٌ ﴿۲۴﴾me vile të varura.
-
69:25کُلُوۡا وَ اشۡرَبُوۡا ہَنِیۡٓـئًۢا بِمَاۤ اَسۡلَفۡتُمۡ فِی الۡاَیَّامِ الۡخَالِیَۃِ ﴿۲۵﴾“Hani e pini lirshëm për shkak të atyre (veprave) që bënit në ditët e kaluara!”
-
69:26وَ اَمَّا مَنۡ اُوۡتِیَ کِتٰبَہٗ بِشِمَالِہٖ ۬ۙ فَیَقُوۡلُ یٰلَیۡتَنِیۡ لَمۡ اُوۡتَ کِتٰبِیَہۡ ﴿ۚ۲۶﴾Kurse ai të cilit do t’i jepet libri i tij në të majtën, do të thotë: “Mjerë unë! Sikur të mos më jepej libri im,
-
69:27وَ لَمۡ اَدۡرِ مَا حِسَابِیَہۡ ﴿ۚ۲۷﴾dhe as mos ta dija llogarinë time!
-
69:28یٰلَیۡتَہَا کَانَتِ الۡقَاضِیَۃَ ﴿ۚ۲۸﴾Ah sikur të isha asgjësuar tërësisht!
-
69:29مَاۤ اَغۡنٰی عَنِّیۡ مَالِیَہۡ ﴿ۚ۲۹﴾Pasuria ime nuk më vlejti;
-
69:30ہَلَکَ عَنِّیۡ سُلۡطٰنِیَہۡ ﴿ۚ۳۰﴾m’u shkatërrua (edhe) pushteti!”
-
69:31خُذُوۡہُ فَغُلُّوۡہُ ﴿ۙ۳۱﴾“Kapeni këtë dhe prangoseni në qafë.
-
69:32ثُمَّ الۡجَحِیۡمَ صَلُّوۡہُ ﴿ۙ۳۲﴾Më pas, flakeni në xhehenem.
-
69:33ثُمَّ فِیۡ سِلۡسِلَۃٍ ذَرۡعُہَا سَبۡعُوۡنَ ذِرَاعًا فَاسۡلُکُوۡہُ ﴿ؕ۳۳﴾Më pas, shtrëngojeni me zinxhir shtatëdhjetë kuta të gjatë!”Shpjegime
-
69:34اِنَّہٗ کَانَ لَا یُؤۡمِنُ بِاللّٰہِ الۡعَظِیۡمِ ﴿ۙ۳۴﴾Sigurisht, ai nuk besonte në Allahun e Madhërishëm
-
69:35وَ لَا یَحُضُّ عَلٰی طَعَامِ الۡمِسۡکِیۡنِ ﴿ؕ۳۵﴾dhe nuk nxiste për të ushqyer nevojtarët.
-
69:36فَلَیۡسَ لَہُ الۡیَوۡمَ ہٰہُنَا حَمِیۡمٌ ﴿ۙ۳۶﴾Prandaj, sot ai nuk ka këtu asnjë shok të ngushtë,
-
69:37وَّ لَا طَعَامٌ اِلَّا مِنۡ غِسۡلِیۡنٍ ﴿ۙ۳۷﴾as edhe ushqim, përveç qelbit.
-
69:38لَّا یَاۡکُلُہٗۤ اِلَّا الۡخَاطِـُٔوۡنَ ﴿٪۳۸﴾Atë nuk e ha tjetërkush përveç fajtorëve.
-
69:39فَلَاۤ اُقۡسِمُ بِمَا تُبۡصِرُوۡنَ ﴿ۙ۳۹﴾Dëgjoni! Betohem për atë që shikoni!
-
69:40وَ مَا لَا تُبۡصِرُوۡنَ ﴿ۙ۴۰﴾Dhe për atë që nuk e shikoni!
-
69:41اِنَّہٗ لَقَوۡلُ رَسُوۡلٍ کَرِیۡمٍ ﴿ۚۙ۴۱﴾Kjo, pa dyshim, është fjalë e një të Dërguari të nderuar.
-
69:42وَّ مَا ہُوَ بِقَوۡلِ شَاعِرٍ ؕ قَلِیۡلًا مَّا تُؤۡمِنُوۡنَ ﴿ۙ۴۲﴾Dhe ajo nuk është fjalë poeti. Sa pak që besoni!
-
69:43وَ لَا بِقَوۡلِ کَاہِنٍ ؕ قَلِیۡلًا مَّا تَذَکَّرُوۡنَ ﴿ؕ۴۳﴾Dhe nuk është as fjalë fallxhori. Sa pak që pranoni këshillën!
-
69:44تَنۡزِیۡلٌ مِّنۡ رَّبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۴۴﴾(Ajo) është zbritje prej Zotit të botëve.
-
69:45وَ لَوۡ تَقَوَّلَ عَلَیۡنَا بَعۡضَ الۡاَقَاوِیۡلِ ﴿ۙ۴۵﴾Nëse ai do të kishte trilluar qoftë disa fjalë duke Na i atribuuar Neve,
-
69:46لَاَخَذۡنَا مِنۡہُ بِالۡیَمِیۡنِ ﴿ۙ۴۶﴾Ne patjetër do ta kapnim me të Djathtën Tonë,
-
69:47ثُمَّ لَقَطَعۡنَا مِنۡہُ الۡوَتِیۡنَ ﴿۫ۖ۴۷﴾më pas, do t’ia kishim prerë arterien e zemrës,
-
69:48فَمَا مِنۡکُمۡ مِّنۡ اَحَدٍ عَنۡہُ حٰجِزِیۡنَ ﴿۴۸﴾dhe askush prej jush nuk mund të (Na) pengonte dot kundër tij.Shpjegime
-
69:49وَ اِنَّہٗ لَتَذۡکِرَۃٌ لِّلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۴۹﴾Dhe, sigurisht, ky është një mësim për të druajturit (ndaj Zotit).
-
69:50وَ اِنَّا لَنَعۡلَمُ اَنَّ مِنۡکُمۡ مُّکَذِّبِیۡنَ ﴿۵۰﴾Ne e dimë që prej jush ka mohues,
-
69:51وَ اِنَّہٗ لَحَسۡرَۃٌ عَلَی الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۵۱﴾dhe ky (Kuran) është dëshpërim për mohuesit
-
69:52وَ اِنَّہٗ لَحَقُّ الۡیَقِیۡنِ ﴿۵۲﴾dhe kjo është e vërteta e sigurt.
-
69:53فَسَبِّحۡ بِاسۡمِ رَبِّکَ الۡعَظِیۡمِ ﴿٪۵۳﴾Andaj, përkujto me emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
0:00
/
0:00