المُمتَحنَة
El-Mumtehine
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾60 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَتَّخِذُوۡا عَدُوِّیۡ وَ عَدُوَّکُمۡ اَوۡلِیَآءَ تُلۡقُوۡنَ اِلَیۡہِمۡ بِالۡمَوَدَّۃِ وَ قَدۡ کَفَرُوۡا بِمَا جَآءَکُمۡ مِّنَ الۡحَقِّ ۚ یُخۡرِجُوۡنَ الرَّسُوۡلَ وَ اِیَّاکُمۡ اَنۡ تُؤۡمِنُوۡا بِاللّٰہِ رَبِّکُمۡ ؕ اِنۡ کُنۡتُمۡ خَرَجۡتُمۡ جِہَادًا فِیۡ سَبِیۡلِیۡ وَ ابۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِیۡ ٭ۖ تُسِرُّوۡنَ اِلَیۡہِمۡ بِالۡمَوَدَّۃِ ٭ۖ وَ اَنَا اَعۡلَمُ بِمَاۤ اَخۡفَیۡتُمۡ وَ مَاۤ اَعۡلَنۡتُمۡ ؕ وَ مَنۡ یَّفۡعَلۡہُ مِنۡکُمۡ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ السَّبِیۡلِ ﴿۲﴾60 : 2 O ju që besuat! Armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj mos i bëni miq! Ju u shprehni dashurinë, kurse ata e kanë mohuar të vërtetën që juve ju erdhi; dëbojnë të Dërguarin dhe gjithashtu edhe ju (nga vatrat tuaja), vetëm sepse keni besuar Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë për të luftuar në rrugën Time dhe për të kërkuar pëlqimin Tim, njëkohësisht u jepni mesazhin e dashurisë, ndërkohë Unë e di më së miri çfarë e fshihni dhe çfarë e shfaqni, (është e kotë sjellja juaj). Dhe mes jush ai që e bën këtë, ka devijuar nga rruga e drejtë.
- اِنۡ یَّثۡقَفُوۡکُمۡ یَکُوۡنُوۡا لَکُمۡ اَعۡدَآءً وَّ یَبۡسُطُوۡۤا اِلَیۡکُمۡ اَیۡدِیَہُمۡ وَ اَلۡسِنَتَہُمۡ بِالسُّوۡٓءِ وَ وَدُّوۡا لَوۡ تَکۡفُرُوۡنَ ؕ﴿۳﴾60 : 3 Nëse ata do t’ju gjejnë, do të jenë armiq me ju, do të zgjasin me keqdashje drejt jush duart dhe gjuhët e tyre, dhe do të duan që edhe ju të ishit bërë mohues.
- لَنۡ تَنۡفَعَکُمۡ اَرۡحَامُکُمۡ وَ لَاۤ اَوۡلَادُکُمۡ ۚۛ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ۚۛ یَفۡصِلُ بَیۡنَکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرٌ ﴿۴﴾60 : 4 As farefisi juaj e as fëmijët tuaj nuk mund t’ju sjellin dot dobi aspak Ditën e Kiametit. Ai do t’ju ndajë ju. Dhe Allahu është Gjithëshikues për atë që bëni.
- قَدۡ کَانَتۡ لَکُمۡ اُسۡوَۃٌ حَسَنَۃٌ فِیۡۤ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ الَّذِیۡنَ مَعَہٗ ۚ اِذۡ قَالُوۡا لِقَوۡمِہِمۡ اِنَّا بُرَءٰٓؤُا مِنۡکُمۡ وَ مِمَّا تَعۡبُدُوۡنَ مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ ۫ کَفَرۡنَا بِکُمۡ وَ بَدَا بَیۡنَنَا وَ بَیۡنَکُمُ الۡعَدَاوَۃُ وَ الۡبَغۡضَآءُ اَبَدًا حَتّٰی تُؤۡمِنُوۡا بِاللّٰہِ وَحۡدَہٗۤ اِلَّا قَوۡلَ اِبۡرٰہِیۡمَ لِاَبِیۡہِ لَاَسۡتَغۡفِرَنَّ لَکَ وَ مَاۤ اَمۡلِکُ لَکَ مِنَ اللّٰہِ مِنۡ شَیۡءٍ ؕ رَبَّنَا عَلَیۡکَ تَوَکَّلۡنَا وَ اِلَیۡکَ اَنَبۡنَا وَ اِلَیۡکَ الۡمَصِیۡرُ ﴿۵﴾60 : 5 Sigurisht, ju keni një model të shkëlqyer tek Ibrahimi dhe tek ata që ishin me të; kur ata i thanë popullit të tyre: “Ne jemi të distancuar nga ju dhe nga ato që adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë ju, dhe mes nesh e jush (tashmë) u shfaqën armiqësia dhe urrejtja përgjithmonë, derisa ju të besoni në Allahun e Vetëm”; me përjashtim të fjalës së Ibrahimit që i tha babait të vet: “Unë patjetër do të kërkoj falje për ty, edhe pse nuk kam aspak fuqi për ty përpara Allahut; “O Zoti ynë! Te Ti jemi mbështetur, drejt Teje jemi përulur dhe po te Ti është kthimi!
- رَبَّنَا لَا تَجۡعَلۡنَا فِتۡنَۃً لِّلَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ اغۡفِرۡ لَنَا رَبَّنَا ۚ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۶﴾60 : 6 O Zoti ynë! Mos na bëj sprovë për ata që mohuan, dhe, o Zoti ynë, na fal ne! Sigurisht, Ti je Mbizotëruesi, i Urti.”
- لَقَدۡ کَانَ لَکُمۡ فِیۡہِمۡ اُسۡوَۃٌ حَسَنَۃٌ لِّمَنۡ کَانَ یَرۡجُوا اللّٰہَ وَ الۡیَوۡمَ الۡاٰخِرَ ؕ وَ مَنۡ یَّتَوَلَّ فَاِنَّ اللّٰہَ ہُوَ الۡغَنِیُّ الۡحَمِیۡدُ ٪﴿۷﴾60 : 7 Sigurisht, te ta keni një model të shkëlqyer, për çdokënd që shpreson Allahun dhe Ditën e Ahiretit. Dhe kushdo që e kthen shpinën, (ta dijë) se pikërisht Allahu është i Pavaruri, i Lavdishmi.
- عَسَی اللّٰہُ اَنۡ یَّجۡعَلَ بَیۡنَکُمۡ وَ بَیۡنَ الَّذِیۡنَ عَادَیۡتُمۡ مِّنۡہُمۡ مَّوَدَّۃً ؕ وَ اللّٰہُ قَدِیۡرٌ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۸﴾60 : 8 Mundet që Allahu të krijojë dashuri mes jush dhe atyre me të cilët keni armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm, dhe Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- لَا یَنۡہٰٮکُمُ اللّٰہُ عَنِ الَّذِیۡنَ لَمۡ یُقَاتِلُوۡکُمۡ فِی الدِّیۡنِ وَ لَمۡ یُخۡرِجُوۡکُمۡ مِّنۡ دِیَارِکُمۡ اَنۡ تَبَرُّوۡہُمۡ وَ تُقۡسِطُوۡۤا اِلَیۡہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُقۡسِطِیۡنَ ﴿۹﴾60 : 9 Allahu nuk ju ndalon t’u bëni mirësi e t’u bëni drejtësi atyre të cilët nuk luftuan kundër jush për fe dhe as nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja. Sigurisht, Allahu i do ata që bëjnë drejtësi.Shpjegime
- اِنَّمَا یَنۡہٰٮکُمُ اللّٰہُ عَنِ الَّذِیۡنَ قٰتَلُوۡکُمۡ فِی الدِّیۡنِ وَ اَخۡرَجُوۡکُمۡ مِّنۡ دِیَارِکُمۡ وَ ظٰہَرُوۡا عَلٰۤی اِخۡرَاجِکُمۡ اَنۡ تَوَلَّوۡہُمۡ ۚ وَ مَنۡ یَّتَوَلَّہُمۡ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۱۰﴾60 : 10 Ai ju ndalon të bëni miq vetëm ata të cilët luftuan kundër jush për fe, ju dëbuan nga shtëpitë tuaja dhe bashkëpunuan për dëbimin tuaj. Ata që i bënë miq këta, patjetër janë keqbërës.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا جَآءَکُمُ الۡمُؤۡمِنٰتُ مُہٰجِرٰتٍ فَامۡتَحِنُوۡہُنَّ ؕ اَللّٰہُ اَعۡلَمُ بِاِیۡمَانِہِنَّ ۚ فَاِنۡ عَلِمۡتُمُوۡہُنَّ مُؤۡمِنٰتٍ فَلَا تَرۡجِعُوۡہُنَّ اِلَی الۡکُفَّارِ ؕ لَا ہُنَّ حِلٌّ لَّہُمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحِلُّوۡنَ لَہُنَّ ؕ وَ اٰتُوۡہُمۡ مَّاۤ اَنۡفَقُوۡا ؕ وَ لَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ اَنۡ تَنۡکِحُوۡہُنَّ اِذَاۤ اٰتَیۡتُمُوۡہُنَّ اُجُوۡرَہُنَّ ؕ وَ لَا تُمۡسِکُوۡا بِعِصَمِ الۡکَوَافِرِ وَ سۡـَٔلُوۡا مَاۤ اَنۡفَقۡتُمۡ وَ لۡیَسۡـَٔلُوۡا مَاۤ اَنۡفَقُوۡا ؕ ذٰلِکُمۡ حُکۡمُ اللّٰہِ ؕ یَحۡکُمُ بَیۡنَکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۱۱﴾60 : 11 O ju që besuat! Kur ju vijnë besimtaret mërgimtare, testojini ato. Allahu e di më së miri besimin e tyre. E nëse mësoni që ato janë besimtare, mos i ktheni te mohuesit; ato nuk janë të lejuara për ta, e as ata nuk janë të lejuar për to; dhe jepuni (kujdestarëve të) tyre atë që ata shpenzuan. Dhe nuk ka gjynah për ju nëse martoheni me to, pasi t’u keni dhënë dhuratën e tyre të martesës. Mos i mbani nën kontroll lidhjet martesore të grave mohuese, dhe kërkoni atë që keni shpenzuar (për to, dhe), edhe ata le të kërkojnë (nga ju) atë që ata kanë shpenzuar. Ky është urdhri i Allahut për ju. Ai gjykon mes jush. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
- وَ اِنۡ فَاتَکُمۡ شَیۡءٌ مِّنۡ اَزۡوَاجِکُمۡ اِلَی الۡکُفَّارِ فَعَاقَبۡتُمۡ فَاٰتُوا الَّذِیۡنَ ذَہَبَتۡ اَزۡوَاجُہُمۡ مِّثۡلَ مَاۤ اَنۡفَقُوۡا ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ الَّذِیۡۤ اَنۡتُمۡ بِہٖ مُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۱۲﴾60 : 12 Nëse ndokush nga gratë tuaja ju largohen për te mohuesit dhe ju e keni marrë dëmshpërblimin, atëherë atyre që u kanë ikur gratë, jepuani atë që ata shpenzuan. Dhe kini druajtje ndaj Allahut, të cilin ju e besoni.
- یٰۤاَیُّہَا النَّبِیُّ اِذَا جَآءَکَ الۡمُؤۡمِنٰتُ یُبَایِعۡنَکَ عَلٰۤی اَنۡ لَّا یُشۡرِکۡنَ بِاللّٰہِ شَیۡئًا وَّ لَا یَسۡرِقۡنَ وَ لَا یَزۡنِیۡنَ وَ لَا یَقۡتُلۡنَ اَوۡلَادَہُنَّ وَ لَا یَاۡتِیۡنَ بِبُہۡتَانٍ یَّفۡتَرِیۡنَہٗ بَیۡنَ اَیۡدِیۡہِنَّ وَ اَرۡجُلِہِنَّ وَ لَا یَعۡصِیۡنَکَ فِیۡ مَعۡرُوۡفٍ فَبَایِعۡہُنَّ وَ اسۡتَغۡفِرۡ لَہُنَّ اللّٰہَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۳﴾60 : 13 O Profet! Kur të vijnë besimtaret (dhe) bëjnë betimin me ty që asgjë nuk do të bëjnë ortak me Allahun, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë tradhti bashkëshortore, nuk do të vrasin fëmijët e tyre, nuk do të bëjnë (ndaj askujt) shpifje duke sajuar përpara duarve e këmbëve të tyre, dhe nuk do të tregojnë mosbindje ndaj teje në (çështjet e) njohura, atëherë merrua betimin dhe kërkoji falje Allahut për to. Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَتَوَلَّوۡا قَوۡمًا غَضِبَ اللّٰہُ عَلَیۡہِمۡ قَدۡ یَئِسُوۡا مِنَ الۡاٰخِرَۃِ کَمَا یَئِسَ الۡکُفَّارُ مِنۡ اَصۡحٰبِ الۡقُبُوۡرِ ﴿٪۱۴﴾60 : 14 O ju që besuat! Mos i bëni miq ata me të cilët Allahu është zemëruar. Ata kanë humbur shpresën nga ahireti, ashtu siç mohuesit kanë humbur shpresën nga ata që janë në varre.