Surja El-Xhathije - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

الجَاثیَة

El-Xhathije

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    45 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • حٰمٓ ۚ﴿۲﴾
    45 : 2 Ha.Mim. (I Lavdishëm, i Nderuar.)
  • تَنۡزِیۡلُ الۡکِتٰبِ مِنَ اللّٰہِ الۡعَزِیۡزِ الۡحَکِیۡمِ ﴿۳﴾
    45 : 3 Zbritja e Librit është prej Allahut, Mbizotëruesit, të Urtit.
  • اِنَّ فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ لَاٰیٰتٍ لِّلۡمُؤۡمِنِیۡنَ ؕ﴿۴﴾
    45 : 4 Pa dyshim, në qiej dhe në tokë ka shenja për besimtarët.
  • وَ فِیۡ خَلۡقِکُمۡ وَ مَا یَبُثُّ مِنۡ دَآبَّۃٍ اٰیٰتٌ لِّقَوۡمٍ یُّوۡقِنُوۡنَ ۙ﴿۵﴾
    45 : 5 Edhe në krijimin tuaj, si dhe në gjallesat që Ai përhap, ka shenja për njerëzit që binden.
  • وَ اخۡتِلَافِ الَّیۡلِ وَ النَّہَارِ وَ مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ مِنَ السَّمَآءِ مِنۡ رِّزۡقٍ فَاَحۡیَا بِہِ الۡاَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِہَا وَ تَصۡرِیۡفِ الرِّیٰحِ اٰیٰتٌ لِّقَوۡمٍ یَّعۡقِلُوۡنَ ﴿۶﴾
    45 : 6 Dhe në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në atë që Allahu zbret si ushqim prej qiellit e më pas përmes tij ringjall tokën pas vdekjes së saj, dhe në qarkullimin e erërave, ka shenja për njerëzit që logjikojnë.
  • تِلۡکَ اٰیٰتُ اللّٰہِ نَتۡلُوۡہَا عَلَیۡکَ بِالۡحَقِّ ۚ فَبِاَیِّ حَدِیۡثٍۭ بَعۡدَ اللّٰہِ وَ اٰیٰتِہٖ یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۷﴾
    45 : 7 Këto janë ajetet e Allahut që Ne t’i lexojmë ty me të vërtetën. Atëherë, pas Allahut dhe ajeteve të Tij, cilën fjalë tjetër do të besojnë?
    Shpjegime
  • وَیۡلٌ لِّکُلِّ اَفَّاکٍ اَثِیۡمٍ ۙ﴿۸﴾
    45 : 8 U shkatërroftë çdo shpifës, mëkatar i madh!
  • یَّسۡمَعُ اٰیٰتِ اللّٰہِ تُتۡلٰی عَلَیۡہِ ثُمَّ یُصِرُّ مُسۡتَکۡبِرًا کَاَنۡ لَّمۡ یَسۡمَعۡہَا ۚ فَبَشِّرۡہُ بِعَذَابٍ اَلِیۡمٍ ﴿۹﴾
    45 : 9 Ai i dëgjon ajetet e Allahut që i lexohen atij, prapëseprapë këmbëngul me mendjemadhësi sikur nuk i ka dëgjuar ato. Jepi lajmin “e mirë” të një ndëshkimi të dhimbshëm!
  • وَ اِذَا عَلِمَ مِنۡ اٰیٰتِنَا شَیۡئَاۨ اتَّخَذَہَا ہُزُوًا ؕ اُولٰٓئِکَ لَہُمۡ عَذَابٌ مُّہِیۡنٌ ؕ﴿۱۰﴾
    45 : 10 Kur mëson diçka nga shenjat Tona, e merr për tallje. Të tillët do të kenë ndëshkim poshtërues.
  • مِنۡ وَّرَآئِہِمۡ جَہَنَّمُ ۚ وَ لَا یُغۡنِیۡ عَنۡہُمۡ مَّا کَسَبُوۡا شَیۡئًا وَّ لَا مَا اتَّخَذُوۡا مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ اَوۡلِیَآءَ ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ﴿ؕ۱۱﴾
    45 : 11 Pas tyre është xhehenemi. Atyre nuk do t’u vlejë aspak ajo që ata kanë punuar dhe (nuk do t’u vlejnë) as miqtë që ata zgjodhën në vend të Allahut, dhe do të kenë një ndëshkim të rëndë.
  • ہٰذَا ہُدًی ۚ وَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا بِاٰیٰتِ رَبِّہِمۡ لَہُمۡ عَذَابٌ مِّنۡ رِّجۡزٍ اَلِیۡمٌ ﴿٪۱۲﴾
    45 : 12 Ky është udhëzim. Dhe ata që mohuan ajetet e Zotit të tyre, do të kenë ndëshkim të llahtarshëm (e) të dhimbshëm.
  • اَللّٰہُ الَّذِیۡ سَخَّرَ لَکُمُ الۡبَحۡرَ لِتَجۡرِیَ الۡفُلۡکُ فِیۡہِ بِاَمۡرِہٖ وَ لِتَبۡتَغُوۡا مِنۡ فَضۡلِہٖ وَ لَعَلَّکُمۡ تَشۡکُرُوۡنَ ﴿ۚ۱۳﴾
    45 : 13 Allahu është Ai që nënshtroi për ju detin që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij, që ju të kërkoni bekimet e Tij dhe që të falënderoni.
  • وَ سَخَّرَ لَکُمۡ مَّا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ جَمِیۡعًا مِّنۡہُ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیٰتٍ لِّقَوۡمٍ یَّتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۱۴﴾
    45 : 14 Dhe Ai nënshtroi për ju atë që është në qiej dhe atë që është në tokë, gjithçka prej Tij. Pa dyshim, në të ka shenja për njerëzit që mendojnë.
  • قُلۡ لِّلَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا یَغۡفِرُوۡا لِلَّذِیۡنَ لَا یَرۡجُوۡنَ اَیَّامَ اللّٰہِ لِیَجۡزِیَ قَوۡمًۢا بِمَا کَانُوۡا یَکۡسِبُوۡنَ ﴿۱۵﴾
    45 : 15 Thuaju atyre që besuan që t’i falin ata që nuk shpresojnë ditët e Allahut, që Allahu të shpërblejë (çdo) popull sipas asaj që ka punuar.
  • مَنۡ عَمِلَ صَالِحًا فَلِنَفۡسِہٖ ۚ وَ مَنۡ اَسَآءَ فَعَلَیۡہَا ۫ ثُمَّ اِلٰی رَبِّکُمۡ تُرۡجَعُوۡنَ ﴿۱۶﴾
    45 : 16 Ai që bën mirë, e bën për veten e tij, dhe ai që bën keq, e bën kundër vetes së tij. Më pas te Zoti juaj do të ktheheni.
  • وَ لَقَدۡ اٰتَیۡنَا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ الۡکِتٰبَ وَ الۡحُکۡمَ وَ النُّبُوَّۃَ وَ رَزَقۡنٰہُمۡ مِّنَ الطَّیِّبٰتِ وَ فَضَّلۡنٰہُمۡ عَلَی الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۚ۱۷﴾
    45 : 17 Ne u dhamë bijve të Izraelit Librin, urtësinë dhe profetërinë, dhe i furnizuam me të pastrat dhe u dhamë epërsi mbi botët.
    Shpjegime
  • وَ اٰتَیۡنٰہُمۡ بَیِّنٰتٍ مِّنَ الۡاَمۡرِ ۚ فَمَا اخۡتَلَفُوۡۤا اِلَّا مِنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَہُمُ الۡعِلۡمُ ۙ بَغۡیًۢا بَیۡنَہُمۡ ؕ اِنَّ رَبَّکَ یَقۡضِیۡ بَیۡنَہُمۡ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ فِیۡمَا کَانُوۡا فِیۡہِ یَخۡتَلِفُوۡنَ ﴿۱۸﴾
    45 : 18 U dhamë mësime të qarta të Sheriatit. Ata nuk ranë në kundërshti, përveçse për shkak të rebelimit ndaj njëri-tjetrit, pasi u kishte ardhur dija. Sigurisht, Zoti yt do të gjykojë mes tyre Ditën e Kiametit për çështjet në të cilat ata kundërshtonin.
  • ثُمَّ جَعَلۡنٰکَ عَلٰی شَرِیۡعَۃٍ مِّنَ الۡاَمۡرِ فَاتَّبِعۡہَا وَ لَا تَتَّبِعۡ اَہۡوَآءَ الَّذِیۡنَ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۹﴾
    45 : 19 Më pas ty të vendosëm mbi një Sheriat të dekretuar. Ndiqe atë dhe mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
    Shpjegime
  • اِنَّہُمۡ لَنۡ یُّغۡنُوۡا عَنۡکَ مِنَ اللّٰہِ شَیۡئًا ؕ وَ اِنَّ الظّٰلِمِیۡنَ بَعۡضُہُمۡ اَوۡلِیَآءُ بَعۡضٍ ۚ وَ اللّٰہُ وَلِیُّ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۲۰﴾
    45 : 20 Ata kurrë nuk do të vlejnë për ty aspak përballë Allahut. Njëmend, të padrejtët janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Miku i të druajturve (ndaj Tij).
  • ہٰذَا بَصَآئِرُ لِلنَّاسِ وَ ہُدًی وَّ رَحۡمَۃٌ لِّقَوۡمٍ یُّوۡقِنُوۡنَ ﴿۲۱﴾
    45 : 21 Këto janë dritësime për njerëzit, udhëzim dhe mëshirë për popullin që beson me bindje.
  • اَمۡ حَسِبَ الَّذِیۡنَ اجۡتَرَحُوا السَّیِّاٰتِ اَنۡ نَّجۡعَلَہُمۡ کَالَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ ۙ سَوَآءً مَّحۡیَاہُمۡ وَ مَمَاتُہُمۡ ؕ سَآءَ مَا یَحۡکُمُوۡنَ ﴿٪۲۲﴾
    45 : 22 Ata që korrën të këqija, a mendojnë se do t’i bëjmë sikur ata që besuan dhe bënë të mira, (që) jeta dhe vdekja e tyre të jetë njësoj? Sa keq që gjykojnë!
  • وَ خَلَقَ اللّٰہُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ بِالۡحَقِّ وَ لِتُجۡزٰی کُلُّ نَفۡسٍۭ بِمَا کَسَبَتۡ وَ ہُمۡ لَا یُظۡلَمُوۡنَ ﴿۲۳﴾
    45 : 23 Allahu krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën, që të shpërblejë çdo shpirt për atë që ka punuar, dhe atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi.
  • اَفَرَءَیۡتَ مَنِ اتَّخَذَ اِلٰـہَہٗ ہَوٰٮہُ وَ اَضَلَّہُ اللّٰہُ عَلٰی عِلۡمٍ وَّ خَتَمَ عَلٰی سَمۡعِہٖ وَ قَلۡبِہٖ وَ جَعَلَ عَلٰی بَصَرِہٖ غِشٰوَۃً ؕ فَمَنۡ یَّہۡدِیۡہِ مِنۡۢ بَعۡدِ اللّٰہِ ؕ اَفَلَا تَذَکَّرُوۡنَ ﴿۲۴﴾
    45 : 24 A ke parë atë që dëshirën e vet e merr për ta adhuruar, dhe Allahu e devijon atë për shkak të një dijeje, ia vulos dëgjimin dhe zemrën dhe i vë perde shikimit të tij?! Pra, kush e udhëzon dot atë pas Allahut?! A nuk pranoni këshillën?!
  • وَ قَالُوۡا مَا ہِیَ اِلَّا حَیَاتُنَا الدُّنۡیَا نَمُوۡتُ وَ نَحۡیَا وَ مَا یُہۡلِکُنَاۤ اِلَّا الدَّہۡرُ ۚ وَ مَا لَہُمۡ بِذٰلِکَ مِنۡ عِلۡمٍ ۚ اِنۡ ہُمۡ اِلَّا یَظُنُّوۡنَ ﴿۲۵﴾
    45 : 25 Dhe thonë: “Nuk ka (jetë) përveç jetës së kësaj bote; vdesim e jetojmë dhe asgjë nuk na shkatërron përveç kohës!” Ndërkohë, ata nuk kanë aspak dije për këtë; ata vetëm hamendësojnë.
  • وَ اِذَا تُتۡلٰی عَلَیۡہِمۡ اٰیٰتُنَا بَیِّنٰتٍ مَّا کَانَ حُجَّتَہُمۡ اِلَّاۤ اَنۡ قَالُوا ائۡتُوۡا بِاٰبَآئِنَاۤ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۲۶﴾
    45 : 26 Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, nuk kanë asnjë argument tjetër përveçse thonë: “Na sillni baballarët tanë, nëse jeni të vërtetë!”
  • قُلِ اللّٰہُ یُحۡیِیۡکُمۡ ثُمَّ یُمِیۡتُکُمۡ ثُمَّ یَجۡمَعُکُمۡ اِلٰی یَوۡمِ الۡقِیٰمَۃِ لَا رَیۡبَ فِیۡہِ وَ لٰکِنَّ اَکۡثَرَ النَّاسِ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿٪۲۷﴾
    45 : 27 Thuaj: Allahu ju jep jetë, më pas ju jep vdekje dhe më pas do t’ju mbledhë për Ditën e Kiametit në të cilën nuk ka asnjë dyshim. Por shumica e njerëzve nuk dinë.
  • وَ لِلّٰہِ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ وَ یَوۡمَ تَقُوۡمُ السَّاعَۃُ یَوۡمَئِذٍ یَّخۡسَرُ الۡمُبۡطِلُوۡنَ ﴿۲۸﴾
    45 : 28 Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe ditën kur do të vendoset Ora, atë ditë do të humbasin gënjeshtarët.
  • وَ تَرٰی کُلَّ اُمَّۃٍ جَاثِیَۃً ۟ کُلُّ اُمَّۃٍ تُدۡعٰۤی اِلٰی کِتٰبِہَا ؕ اَلۡیَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ مَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۲۹﴾
    45 : 29 Dhe ti do të shohësh çdo popull të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret drejt Librit të tij. “Sot do të shpërbleheni për atë që bënit.
  • ہٰذَا کِتٰبُنَا یَنۡطِقُ عَلَیۡکُمۡ بِالۡحَقِّ ؕ اِنَّا کُنَّا نَسۡتَنۡسِخُ مَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۳۰﴾
    45 : 30 Ky është Libri ynë që do të flasë kundër jush me vërtetësi. Ne shënonim çdo gjë që bënit.”
  • فَاَمَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فَیُدۡخِلُہُمۡ رَبُّہُمۡ فِیۡ رَحۡمَتِہٖ ؕ ذٰلِکَ ہُوَ الۡفَوۡزُ الۡمُبِیۡنُ ﴿۳۱﴾
    45 : 31 Atëherë ata që besuan dhe bënë të mira, Zoti i tyre do t’i marrë në mëshirën e Tij. Ky pikërisht është suksesi i qartë.
  • وَ اَمَّا الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا ۟ اَفَلَمۡ تَکُنۡ اٰیٰتِیۡ تُتۡلٰی عَلَیۡکُمۡ فَاسۡتَکۡبَرۡتُمۡ وَ کُنۡتُمۡ قَوۡمًا مُّجۡرِمِیۡنَ ﴿۳۲﴾
    45 : 32 Kurse atyre që mohuan (do t’u thuhet): “A nuk ju lexoheshin ajetet e Mia?! E ju sërish u treguat mendjemëdhenj dhe ishit një popull fajtor!”
  • وَ اِذَا قِیۡلَ اِنَّ وَعۡدَ اللّٰہِ حَقٌّ وَّ السَّاعَۃُ لَا رَیۡبَ فِیۡہَا قُلۡتُمۡ مَّا نَدۡرِیۡ مَا السَّاعَۃُ ۙ اِنۡ نَّظُنُّ اِلَّا ظَنًّا وَّ مَا نَحۡنُ بِمُسۡتَیۡقِنِیۡنَ ﴿۳۳﴾
    45 : 33 Dhe kur thuhej: “Premtimi i Allahut pa dyshim është i vërtetë dhe se nuk ka aspak dyshim në Orën”, thoshit: “Nuk dimë ç’ka është Ora; ne nuk mendojmë më tepër se hamendje dhe nuk bindemi”.
  • وَ بَدَا لَہُمۡ سَیِّاٰتُ مَا عَمِلُوۡا وَ حَاقَ بِہِمۡ مَّا کَانُوۡا بِہٖ یَسۡتَہۡزِءُوۡنَ ﴿۳۴﴾
    45 : 34 Atyre do t’u zbulohen të këqijat që ata bënë dhe do t’i rrethojë ajo që ata përqeshnin.
  • وَ قِیۡلَ الۡیَوۡمَ نَنۡسٰکُمۡ کَمَا نَسِیۡتُمۡ لِقَآءَ یَوۡمِکُمۡ ہٰذَا وَ مَاۡوٰٮکُمُ النَّارُ وَ مَا لَکُمۡ مِّنۡ نّٰصِرِیۡنَ ﴿۳۵﴾
    45 : 35 Dhe do t’u thuhet: “Sot Ne do t’ju harrojmë ashtu siç ju e kishit harruar takimin e kësaj dite; streha juaj do të jetë zjarri dhe ju nuk do të keni asnjë ndihmës.
  • ذٰلِکُمۡ بِاَنَّکُمُ اتَّخَذۡتُمۡ اٰیٰتِ اللّٰہِ ہُزُوًا وَّ غَرَّتۡکُمُ الۡحَیٰوۃُ الدُّنۡیَا ۚ فَالۡیَوۡمَ لَا یُخۡرَجُوۡنَ مِنۡہَا وَ لَا ہُمۡ یُسۡتَعۡتَبُوۡنَ ﴿۳۶﴾
    45 : 36 Kjo për arsye se ju i morët për tallje shenjat e Allahut dhe ju mashtroi jeta e dynjasë.” Andaj, sot ata nuk do të nxirren prej tij (pra, prej zjarrit) dhe as nuk do të mund të kërkojnë falje.
  • فَلِلّٰہِ الۡحَمۡدُ رَبِّ السَّمٰوٰتِ وَ رَبِّ الۡاَرۡضِ رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۳۷﴾
    45 : 37 Pra, Allahut i përket lavdia, Zotit të qiejve dhe Zotit të tokës, Zotit të botëve.
  • وَ لَہُ الۡکِبۡرِیَآءُ فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۪ وَ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿٪۳۸﴾
    45 : 38 Dhe Atij i përket madhështia në qiej e tokë dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti.
1
الفَاتِحَة El-Fatiha
2
البَقَرَة El-Bekare
3
آل عِمرَان Ali Imran
4
النِّسَاء En-Nisa
5
المَائدة El-Maidah
6
الاٴنعَام El-En’am
7
الاٴعرَاف El-A’raf
8
الاٴنفَال El-Enfal
9
التّوبَة Et-Teube
10
یُونس Junus
11
هُود Hud
12
یُوسُف Jusuf
13
الرّعد Er-Rad
14
إبراهیم Ibrahim
15
الحِجر El-Hixhr
16
النّحل En-Nahl
17
بنی اسرائیل Beni Israil
18
الکهف El-Kehf
19
مَریَم Merjem
20
طٰه TaHa
21
الاٴنبیَاء El-Enbija
22
الحَجّ El-Haxh
23
المؤمنون El-Mu’minun
24
النُّور En-Nur
25
الفُرقان El-Furkan
26
الشُّعَرَاء Esh-Shuara
27
النَّمل En-Neml
28
القَصَص El-Keses
29
العَنکبوت El-Ankebut
30
الرُّوم Er-Rum
31
لقمَان Lukman
32
السَّجدَة Es-Sexhde
33
الاٴحزَاب El-Ahzab
34
سَبَإ Saba
35
فَاطِر Fatir
36
یسٓ Jasin
37
الصَّافات Es-Saffat
38
صٓ Sad
39
الزُّمَر Ez-Zumer
40
المؤمن El-Mu’min
41
حٰمٓ السجدہ Ha.Mim. Es-Sexhde
42
الشّوریٰ Esh-Shura
43
الزّخرُف Ez-Zukhruf
44
الدّخان Ed-Dukhan
45
الجَاثیَة El-Xhathije
46
الاٴحقاف El-Ahkaf
47
محَمَّد Muhammed
48
الفَتْح El-Fet’h
49
الحُجرَات El-Huxhurat
50
قٓ Kaf
51
الذّاریَات Edh-Dharijat
52
الطُّور Et-Tur
53
النّجْم En-Nexhm
54
القَمَر El-Kamer
55
الرَّحمٰن Er-Rahman
56
الواقِعَة El-Uakia
57
الحَدید El-Hadid
58
المجَادلة El-Muxhadile
59
الحَشر El-Hashr
60
المُمتَحنَة El-Mumtehine
61
الصَّف Es-Saf
62
الجُمُعَة El-Xhumu’a
63
المنَافِقون El-Munafikun
64
التّغَابُن Et-Tegabun
65
الطّلاَق Et-Talak
66
التّحْریم Et-Tahrim
67
المُلک El-Mulk
68
القَلَم El-Kalem
69
الحَاقَّة El-Hakka
70
المعَارج El-Mearixh
71
نُوح Nuh
72
الجنّ El-Xhinn
73
المُزمّل El-Muzzemmil
74
المدَّثِّر El-Muddeththir
75
القِیَامَة El-Kijamah
76
الدھر Ed-Dehr
77
المُرسَلات El-Murselat
78
النّبَإِ En-Nebe
79
النَّازعَات En-Naziat
80
عَبَسَ Abese
81
التّکویر Et-Tekvir
82
الانفِطار El-Infitar
83
المطفّفِین El-Mutaffifin
84
الانشقاق El-Inshikak
85
البُرُوج El-Buruxh
86
الطّارق Et-Tarik
87
الاٴعلی El-A’la
88
الغَاشِیَة El-Gashije
89
الفَجر El-Fexhr
90
البَلَد El-Beled
91
الشّمس Esh-Shems
92
اللیْل El-Lejl
93
الضّحیٰ Ed-Duha
94
الإنشراح El-Inshirah
95
التِّین Et-Tin
96
العَلق El-Alek
97
القَدر El-Kader
98
البَیّنَة El-Bejjine
99
الزّلزَلة Ez-Zilzal
100
العَادیَات El-Adijat
101
القَارعَة El-Karije
102
التّکاثُر Et-Tekathur
103
العَصر El-Asr
104
الهُمَزة El-Humeze
105
الفِیل El-Fil
106
قُرَیش Kurejsh
107
المَاعون El-Maun
108
الکَوثَر El-Keuther
109
الکافِرون El-Kafirun
110
النّصر En-Nasr
111
اللھب El-Leheb
112
الإخلاص El-Ihlas
113
الفَلَق El-Felek
114
النَّاس En-Nas
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp