التّوبَة
Et-Teube
Rreth Sures
- بَرَآءَۃٌ مِّنَ اللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖۤ اِلَی الَّذِیۡنَ عٰہَدۡتُّمۡ مِّنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ ؕ﴿۱﴾9 : 1 Distancim (vjen) nga ana e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij për idhujtarët me të cilët keni bërë marrëveshje.Shpjegime
- فَسِیۡحُوۡا فِی الۡاَرۡضِ اَرۡبَعَۃَ اَشۡہُرٍ وَّ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّکُمۡ غَیۡرُ مُعۡجِزِی اللّٰہِ ۙ وَ اَنَّ اللّٰہَ مُخۡزِی الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲﴾9 : 2 Ndaj, shëtisni katër muaj në tokë dhe dijeni se ju kurrsesi nuk mund ta mundni Allahun dhe se Allahu me siguri do t’i poshtërojë mohuesit.Shpjegime
- وَ اَذَانٌ مِّنَ اللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖۤ اِلَی النَّاسِ یَوۡمَ الۡحَجِّ الۡاَکۡبَرِ اَنَّ اللّٰہَ بَرِیۡٓءٌ مِّنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ ۬ۙ وَ رَسُوۡلُہٗ ؕ فَاِنۡ تُبۡتُمۡ فَہُوَ خَیۡرٌ لَّکُمۡ ۚ وَ اِنۡ تَوَلَّیۡتُمۡ فَاعۡلَمُوۡۤا اَنَّکُمۡ غَیۡرُ مُعۡجِزِی اللّٰہِ ؕ وَ بَشِّرِ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا بِعَذَابٍ اَلِیۡمٍ ۙ﴿۳﴾9 : 3 Dhe thirrje (vjen) nga ana e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij për njerëzit ditën e haxhit të madh se Allahu është distancuar, gjithashtu edhe i Dërguari i Tij, nga idhujtarët. Nëse pendoheni, do të jetë mirë për ju. E nëse e ktheni shpinën, dijeni se kurrsesi nuk mund ta mundni Allahun. Atyre që mohuan, jepu lajmin e një ndëshkimi të dhimbshëm.Shpjegime
- اِلَّا الَّذِیۡنَ عٰہَدۡتُّمۡ مِّنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ ثُمَّ لَمۡ یَنۡقُصُوۡکُمۡ شَیۡئًا وَّ لَمۡ یُظَاہِرُوۡا عَلَیۡکُمۡ اَحَدًا فَاَتِمُّوۡۤا اِلَیۡہِمۡ عَہۡدَہُمۡ اِلٰی مُدَّتِہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۴﴾9 : 4 Përveç atyre prej idhujtarëve, me të cilët bëtë marrëveshje e më pas ata nuk e shkelën aspak dhe as nuk ndihmuan ndokënd kundër jush. Andaj, përmbusheni marrëveshjen me ta deri në afatin e saj. Sigurisht, Allahu i do të druajturit (ndaj Tij).Shpjegime
- فَاِذَا انۡسَلَخَ الۡاَشۡہُرُ الۡحُرُمُ فَاقۡتُلُوا الۡمُشۡرِکِیۡنَ حَیۡثُ وَجَدۡتُّمُوۡہُمۡ وَ خُذُوۡہُمۡ وَ احۡصُرُوۡہُمۡ وَ اقۡعُدُوۡا لَہُمۡ کُلَّ مَرۡصَدٍ ۚ فَاِنۡ تَابُوۡا وَ اَقَامُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتَوُا الزَّکٰوۃَ فَخَلُّوۡا سَبِیۡلَہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۵﴾9 : 5 Kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni me idhujtarët kudo që t’i gjeni dhe kapini, rrethojini dhe u qëndroni në çdo pritë. Nëse ata pendohen, falin namazin, japin zekatin, lirojuani rrugën. Pa dyshim, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.Shpjegime
- وَ اِنۡ اَحَدٌ مِّنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ اسۡتَجَارَکَ فَاَجِرۡہُ حَتّٰی یَسۡمَعَ کَلٰمَ اللّٰہِ ثُمَّ اَبۡلِغۡہُ مَاۡمَنَہٗ ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ قَوۡمٌ لَّا یَعۡلَمُوۡنَ ٪﴿۶﴾9 : 6 E nëse ndonjë prej idhujtarëve të kërkon strehim, strehoje gjersa ai të dëgjojë fjalën e Allahut e më pas çoje në vendin e tij të sigurt. Kjo sepse ata janë një popull që nuk dinë.Shpjegime
- کَیۡفَ یَکُوۡنُ لِلۡمُشۡرِکِیۡنَ عَہۡدٌ عِنۡدَ اللّٰہِ وَ عِنۡدَ رَسُوۡلِہٖۤ اِلَّا الَّذِیۡنَ عٰہَدۡتُّمۡ عِنۡدَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ۚ فَمَا اسۡتَقَامُوۡا لَکُمۡ فَاسۡتَقِیۡمُوۡا لَہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۷﴾9 : 7 Si mund të jetë e mirëqenë marrëveshja e idhujtarëve tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, përveç atyre, me të cilët ju lidhët marrëveshje në Xhaminë e shenjtë?! Pra, derisa ata qëndrojnë (në marrëveshje) për dobinë tuaj, edhe ju qëndroni për dobinë e tyre. Sigurisht, Allahu i do ata që janë të druajtur (ndaj Tij).Shpjegime
- کَیۡفَ وَ اِنۡ یَّظۡہَرُوۡا عَلَیۡکُمۡ لَا یَرۡقُبُوۡا فِیۡکُمۡ اِلًّا وَّ لَا ذِمَّۃً ؕ یُرۡضُوۡنَکُمۡ بِاَفۡوَاہِہِمۡ وَ تَاۡبٰی قُلُوۡبُہُمۡ ۚ وَ اَکۡثَرُہُمۡ فٰسِقُوۡنَ ۚ﴿۸﴾9 : 8 Si mund të jetë (e besueshme marrëveshja e tyre), ndërkohë nëse ata ju mbizotërojnë, nuk do të kenë në konsideratë as marrëveshje e as përgjegjësi?! Ju kënaqin vetëm me gojët e tyre, kurse zemrat e tyre mohojnë, dhe shumica e tyre janë të ligj.
- اِشۡتَرَوۡا بِاٰیٰتِ اللّٰہِ ثَمَنًا قَلِیۡلًا فَصَدُّوۡا عَنۡ سَبِیۡلِہٖ ؕ اِنَّہُمۡ سَآءَ مَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۹﴾9 : 9 Ata këmbyen ajetet e Allahut me çmim të vogël. Pra, penguan nga rruga e Tij. Sa e keqe është ajo që bëjnë!
- لَا یَرۡقُبُوۡنَ فِیۡ مُؤۡمِنٍ اِلًّا وَّ لَا ذِمَّۃً ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُعۡتَدُوۡنَ ﴿۱۰﴾9 : 10 Nuk marrin në konsideratë për asnjë besimtar as marrëveshje e as përgjegjësi. Pikërisht këta e shkelin kufirin.Shpjegime
- فَاِنۡ تَابُوۡا وَ اَقَامُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتَوُا الزَّکٰوۃَ فَاِخۡوَانُکُمۡ فِی الدِّیۡنِ ؕ وَ نُفَصِّلُ الۡاٰیٰتِ لِقَوۡمٍ یَّعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۱﴾9 : 11 Nëse pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, janë vëllezërit tuaj në besim. Ne i shtjellojmë ajetet për njerëzit që dinë.
- وَ اِنۡ نَّکَثُوۡۤا اَیۡمَانَہُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ عَہۡدِہِمۡ وَ طَعَنُوۡا فِیۡ دِیۡنِکُمۡ فَقَاتِلُوۡۤا اَئِمَّۃَ الۡکُفۡرِ ۙ اِنَّہُمۡ لَاۤ اَیۡمَانَ لَہُمۡ لَعَلَّہُمۡ یَنۡتَہُوۡنَ ﴿۱۲﴾9 : 12 Pas marrëveshjes së tyre, nëse ata i shkelin premtimet dhe sulmojnë fenë tuaj, luftoni me prijësit mohues. Ata nuk i mbajnë fare premtimet, (andaj, luftoni që) ndoshta heqin dorë.Shpjegime
- اَلَا تُقَاتِلُوۡنَ قَوۡمًا نَّکَثُوۡۤا اَیۡمَانَہُمۡ وَ ہَمُّوۡا بِاِخۡرَاجِ الرَّسُوۡلِ وَ ہُمۡ بَدَءُوۡکُمۡ اَوَّلَ مَرَّۃٍ ؕ اَتَخۡشَوۡنَہُمۡ ۚ فَاللّٰہُ اَحَقُّ اَنۡ تَخۡشَوۡہُ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۳﴾9 : 13 A nuk do të luftoni me njerëzit që shkelën premtimet e tyre, vendosën ta dëbojnë të Dërguarin dhe janë pikërisht ata që e nisën ndaj jush për herë të parë?! A do t’u frikësoheni atyre?! Atëherë Allahu ka më shumë të drejtën që t’i frikësoheni Atij, në qoftë se jeni besimtarë.Shpjegime
- قَاتِلُوۡہُمۡ یُعَذِّبۡہُمُ اللّٰہُ بِاَیۡدِیۡکُمۡ وَ یُخۡزِہِمۡ وَ یَنۡصُرۡکُمۡ عَلَیۡہِمۡ وَ یَشۡفِ صُدُوۡرَ قَوۡمٍ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿ۙ۱۴﴾9 : 14 Luftojini, Allahu do t’i ndëshkojë ata me duart tuaja, do t’i poshtërojë, do t’ju ndihmojë kundër tyre dhe do t’i shërojë zemrat e popullit besimtar.
- وَ یُذۡہِبۡ غَیۡظَ قُلُوۡبِہِمۡ ؕ وَ یَتُوۡبُ اللّٰہُ عَلٰی مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۱۵﴾9 : 15 Dhe do t’u largojë zemërimin e zemrave të tyre. Allahu i pranon pendesën kujt të dojë. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
- اَمۡ حَسِبۡتُمۡ اَنۡ تُتۡرَکُوۡا وَ لَمَّا یَعۡلَمِ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ جٰہَدُوۡا مِنۡکُمۡ وَ لَمۡ یَتَّخِذُوۡا مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ وَ لَا رَسُوۡلِہٖ وَ لَا الۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَلِیۡجَۃً ؕ وَ اللّٰہُ خَبِیۡرٌۢ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿٪۱۶﴾9 : 16 A menduat se ju do të liheni, kurse Allahu ende nuk ka dalluar mes jush ata që luftuan dhe nuk morën si shok të ngushtë askënd tjetër përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve?! Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni.
- مَا کَانَ لِلۡمُشۡرِکِیۡنَ اَنۡ یَّعۡمُرُوۡا مَسٰجِدَ اللّٰہِ شٰہِدِیۡنَ عَلٰۤی اَنۡفُسِہِمۡ بِالۡکُفۡرِ ؕ اُولٰٓئِکَ حَبِطَتۡ اَعۡمَالُہُمۡ ۚۖ وَ فِی النَّارِ ہُمۡ خٰلِدُوۡنَ ﴿۱۷﴾9 : 17 Nuk është për idhujtarët të popullojnë xhamitë e Allahut, ndërkohë ata janë dëshmitarë të mohimit kundër vetes së tyre. Këtyre u dështuan veprat dhe në zjarr do të qëndrojnë gjatë.
- اِنَّمَا یَعۡمُرُ مَسٰجِدَ اللّٰہِ مَنۡ اٰمَنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ اَقَامَ الصَّلٰوۃَ وَ اٰتَی الزَّکٰوۃَ وَ لَمۡ یَخۡشَ اِلَّا اللّٰہَ فَعَسٰۤی اُولٰٓئِکَ اَنۡ یَّکُوۡنُوۡا مِنَ الۡمُہۡتَدِیۡنَ ﴿۱۸﴾9 : 18 Xhamitë e Allahut i popullon ai që beson Allahun, Ditën e Ahiretit, fal namazin, jep zekatin dhe nuk i frikësohet askujt tjetër përveç Allahut. Të tillët mund të bëhen ndër të udhëzuarit.
- اَجَعَلۡتُمۡ سِقَایَۃَ الۡحَآجِّ وَ عِمَارَۃَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ کَمَنۡ اٰمَنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ جٰہَدَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ؕ لَا یَسۡتَوٗنَ عِنۡدَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿ۘ۱۹﴾9 : 19 Dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdesin e Xhamisë së shenjtë a i barazuat me atë që beson Allahun, Ditën e Ahiretit dhe lufton në rrugën e Allahut?! Këto nuk janë të barabarta tek Allahu. Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.Shpjegime
- اَلَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ ہَاجَرُوۡا وَ جٰہَدُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ بِاَمۡوَالِہِمۡ وَ اَنۡفُسِہِمۡ ۙ اَعۡظَمُ دَرَجَۃً عِنۡدَ اللّٰہِ ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡفَآئِزُوۡنَ ﴿۲۰﴾9 : 20 Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetët e tyre kanë pozitën më të madhe tek Allahu. E pikërisht ata janë të suksesshmit.
- یُبَشِّرُہُمۡ رَبُّہُمۡ بِرَحۡمَۃٍ مِّنۡہُ وَ رِضۡوَانٍ وَّ جَنّٰتٍ لَّہُمۡ فِیۡہَا نَعِیۡمٌ مُّقِیۡمٌ ﴿ۙ۲۱﴾9 : 21 Zoti i tyre u jep sihariqin e mëshirës prej Tij, të pëlqimit dhe të kopshteve për ta, në të cilat ka bekime të qëndrueshme.
- خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَاۤ اَبَدًا ؕ اِنَّ اللّٰہَ عِنۡدَہٗۤ اَجۡرٌ عَظِیۡمٌ ﴿۲۲﴾9 : 22 Ata në to do të jetojnë përgjithmonë. Sigurisht, tek Allahu ka shpërblim madhor.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَتَّخِذُوۡۤا اٰبَآءَکُمۡ وَ اِخۡوَانَکُمۡ اَوۡلِیَآءَ اِنِ اسۡتَحَبُّوا الۡکُفۡرَ عَلَی الۡاِیۡمَانِ ؕ وَ مَنۡ یَّتَوَلَّہُمۡ مِّنۡکُمۡ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۲۳﴾9 : 23 O ju që besuat! Mos i bëni shokë baballarët dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqyen mohimin në vend të besimit. Prej jush ata që i bëjnë shokë, janë të padrejtë.Shpjegime
- قُلۡ اِنۡ کَانَ اٰبَآؤُکُمۡ وَ اَبۡنَآؤُکُمۡ وَ اِخۡوَانُکُمۡ وَ اَزۡوَاجُکُمۡ وَ عَشِیۡرَتُکُمۡ وَ اَمۡوَالُ ۣ اقۡتَرَفۡتُمُوۡہَا وَ تِجَارَۃٌ تَخۡشَوۡنَ کَسَادَہَا وَ مَسٰکِنُ تَرۡضَوۡنَہَاۤ اَحَبَّ اِلَیۡکُمۡ مِّنَ اللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ وَ جِہَادٍ فِیۡ سَبِیۡلِہٖ فَتَرَبَّصُوۡا حَتّٰی یَاۡتِیَ اللّٰہُ بِاَمۡرِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الۡفٰسِقِیۡنَ ﴿٪۲۴﴾9 : 24 Thuaju: Baballarët tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortët tuaj, farefisi juaj, pasuria që fitoni, tregtia, humbja në të cilën ju frikëson, shtëpitë që ju i pëlqeni, nëse janë më të dashura tek ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe xhihadi në rrugën e Tij, atëherë prisni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk udhëzon njerëzit e ligj.Shpjegime
- لَقَدۡ نَصَرَکُمُ اللّٰہُ فِیۡ مَوَاطِنَ کَثِیۡرَۃٍ ۙ وَّ یَوۡمَ حُنَیۡنٍ ۙ اِذۡ اَعۡجَبَتۡکُمۡ کَثۡرَتُکُمۡ فَلَمۡ تُغۡنِ عَنۡکُمۡ شَیۡئًا وَّ ضَاقَتۡ عَلَیۡکُمُ الۡاَرۡضُ بِمَا رَحُبَتۡ ثُمَّ وَلَّیۡتُمۡ مُّدۡبِرِیۡنَ ﴿ۚ۲۵﴾9 : 25 Sigurisht, Allahu ju ka ndihmuar në shumë fushëbeteja dhe (sidomos) ditën e Hunejnit, kur numri juaj i shumtë ju bëri të mburreni, por kjo nuk ju vlejti aspak, dhe toka pavarësisht se ishte e gjerë, ju u bë e ngushtë. Më pas vrapuat duke e kthyer shpinën.
- ثُمَّ اَنۡزَلَ اللّٰہُ سَکِیۡنَتَہٗ عَلٰی رَسُوۡلِہٖ وَ عَلَی الۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ اَنۡزَلَ جُنُوۡدًا لَّمۡ تَرَوۡہَا وَ عَذَّبَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا ؕ وَ ذٰلِکَ جَزَآءُ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۶﴾9 : 26 Pastaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët, zbriti një ushtri që nuk e shikonit dhe i ndëshkoi ata që mohuan. I tillë është shpërblimi i mohuesve.
- ثُمَّ یَتُوۡبُ اللّٰہُ مِنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ عَلٰی مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۲۷﴾9 : 27 E pas kësaj, Allahu i pranon pendesën kujt të dojë. Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنَّمَا الۡمُشۡرِکُوۡنَ نَجَسٌ فَلَا یَقۡرَبُوا الۡمَسۡجِدَ الۡحَرَامَ بَعۡدَ عَامِہِمۡ ہٰذَا ۚ وَ اِنۡ خِفۡتُمۡ عَیۡلَۃً فَسَوۡفَ یُغۡنِیۡکُمُ اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖۤ اِنۡ شَآءَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۸﴾9 : 28 O ju që besuat! Idhujtarët pa dyshim janë të papastër. Andaj, ata le të mos i afrohen Xhamisë së shenjtë pas këtij viti. Nëse keni frikë nga varfëria, Allahu do t’ju pasurojë përmes bekimit të Tij, nëse do Ai. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.Shpjegime
- قَاتِلُوا الَّذِیۡنَ لَا یُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ لَا بِالۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ لَا یُحَرِّمُوۡنَ مَا حَرَّمَ اللّٰہُ وَ رَسُوۡلُہٗ وَ لَا یَدِیۡنُوۡنَ دِیۡنَ الۡحَقِّ مِنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ حَتّٰی یُعۡطُوا الۡجِزۡیَۃَ عَنۡ یَّدٍ وَّ ہُمۡ صٰغِرُوۡنَ ﴿٪۲۹﴾9 : 29 Luftoni me ata ithtarë të Librit që nuk e besojnë as Allahun e as Ditën e Ahiretit, nuk e quajnë të ndaluar atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij e ndalojnë dhe nuk e pranojnë fenë e vërtetë si fe, derisa të japin me dorë xhizjen, duke u mundur.
- وَ قَالَتِ الۡیَہُوۡدُ عُزَیۡرُ ۣ ابۡنُ اللّٰہِ وَ قَالَتِ النَّصٰرَی الۡمَسِیۡحُ ابۡنُ اللّٰہِ ؕ ذٰلِکَ قَوۡلُہُمۡ بِاَفۡوَاہِہِمۡ ۚ یُضَاہِـُٔوۡنَ قَوۡلَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا مِنۡ قَبۡلُ ؕ قٰتَلَہُمُ اللّٰہُ ۚ۫ اَنّٰی یُؤۡفَکُوۡنَ ﴿۳۰﴾9 : 30 Hebrenjtë thanë: “Uzejri është i biri i Allahut” dhe të krishterët thanë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalë goje të tyre. Ata ndjekin fjalën e atyre që mohonin para tyre. I vraftë Allahu, si shmangen!
- اِتَّخَذُوۡۤا اَحۡبَارَہُمۡ وَ رُہۡبَانَہُمۡ اَرۡبَابًا مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ وَ الۡمَسِیۡحَ ابۡنَ مَرۡیَمَ ۚ وَ مَاۤ اُمِرُوۡۤا اِلَّا لِیَعۡبُدُوۡۤا اِلٰـہًا وَّاحِدًا ۚ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ ؕ سُبۡحٰنَہٗ عَمَّا یُشۡرِکُوۡنَ ﴿۳۱﴾9 : 31 Ata i morën dijetarët dhe murgjit e vet si zota pos Allahut, (gjithashtu) edhe Mesihun, birin e Merjemes, ndërkohë atyre u ishte urdhëruar vetëm të adhuronin një të Adhuruar të Vetëm. Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Atij. I pastër është Ai nga ortakëria që ata i bëjnë.
- یُرِیۡدُوۡنَ اَنۡ یُّطۡفِـُٔوۡا نُوۡرَ اللّٰہِ بِاَفۡوَاہِہِمۡ وَ یَاۡبَی اللّٰہُ اِلَّاۤ اَنۡ یُّتِمَّ نُوۡرَہٗ وَ لَوۡ کَرِہَ الۡکٰفِرُوۡنَ ﴿۳۲﴾9 : 32 Duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre dhe Allahu refuzon (çdo gjë) përveçse ta përsosë dritën e Tij, sado që urrejnë mohuesit.
- ہُوَ الَّذِیۡۤ اَرۡسَلَ رَسُوۡلَہٗ بِالۡہُدٰی وَ دِیۡنِ الۡحَقِّ لِیُظۡہِرَہٗ عَلَی الدِّیۡنِ کُلِّہٖ ۙ وَ لَوۡ کَرِہَ الۡمُشۡرِکُوۡنَ ﴿۳۳﴾9 : 33 Është Ai që dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta triumfojë atë mbi të gjitha fetë, sado që urrejnë idhujtarët.Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنَّ کَثِیۡرًا مِّنَ الۡاَحۡبَارِ وَ الرُّہۡبَانِ لَیَاۡکُلُوۡنَ اَمۡوَالَ النَّاسِ بِالۡبَاطِلِ وَ یَصُدُّوۡنَ عَنۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ؕ وَ الَّذِیۡنَ یَکۡنِزُوۡنَ الذَّہَبَ وَ الۡفِضَّۃَ وَ لَا یُنۡفِقُوۡنَہَا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ۙ فَبَشِّرۡہُمۡ بِعَذَابٍ اَلِیۡمٍ ﴿ۙ۳۴﴾9 : 34 O ju që besuat! Ka plot dijetarë dhe murgj që hanë pasurinë e njerëzve padrejtësisht dhe pengojnë nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë arin dhe argjendin dhe nuk i shpenzojnë në rrugën e Allahut, jepu lajmin e një ndëshkimi të dhimbshëm.
- یَّوۡمَ یُحۡمٰی عَلَیۡہَا فِیۡ نَارِ جَہَنَّمَ فَتُکۡوٰی بِہَا جِبَاہُہُمۡ وَ جُنُوۡبُہُمۡ وَ ظُہُوۡرُہُمۡ ؕ ہٰذَا مَا کَنَزۡتُمۡ لِاَنۡفُسِکُمۡ فَذُوۡقُوۡا مَا کُنۡتُمۡ تَکۡنِزُوۡنَ ﴿۳۵﴾9 : 35 Ditën kur do të ndizet fort zjarri i xhehenemit mbi to (mbi arin dhe argjendin), do t’u damkosen balli, ijët dhe shpinat e tyre: “Kjo është ajo që grumbulluat për veten tuaj, andaj, shijojeni atë që keni grumbulluar!”
- اِنَّ عِدَّۃَ الشُّہُوۡرِ عِنۡدَ اللّٰہِ اثۡنَا عَشَرَ شَہۡرًا فِیۡ کِتٰبِ اللّٰہِ یَوۡمَ خَلَقَ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ مِنۡہَاۤ اَرۡبَعَۃٌ حُرُمٌ ؕ ذٰلِکَ الدِّیۡنُ الۡقَیِّمُ ۬ۙ فَلَا تَظۡلِمُوۡا فِیۡہِنَّ اَنۡفُسَکُمۡ وَ قَاتِلُوا الۡمُشۡرِکِیۡنَ کَآفَّۃً کَمَا یُقَاتِلُوۡنَکُمۡ کَآفَّۃً ؕ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ مَعَ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۳۶﴾9 : 36 Sigurisht, numri i muajve tek Allahu, në Librin e Allahut, është dymbëdhjetë muaj, që kur i krijoi Ai qiejt e tokën, (dhe) prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është feja e qëndrueshme. Andaj, mos i bëni keq vetes suaj gjatë këtyre muajve. Dhe ju bashkërisht luftoni me idhujtarët, ashtu siç ata bashkërisht luftojnë me ju. Dijeni se Allahu është me ata që kanë drojë (ndaj Allahut).Shpjegime
- اِنَّمَا النَّسِیۡٓءُ زِیَادَۃٌ فِی الۡکُفۡرِ یُضَلُّ بِہِ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا یُحِلُّوۡنَہٗ عَامًا وَّ یُحَرِّمُوۡنَہٗ عَامًا لِّیُوَاطِـُٔوۡا عِدَّۃَ مَا حَرَّمَ اللّٰہُ فَیُحِلُّوۡا مَا حَرَّمَ اللّٰہُ ؕ زُیِّنَ لَہُمۡ سُوۡٓءُ اَعۡمَالِہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿٪۳۷﴾9 : 37 Pa dyshim, nesija është një shtesë në mohim. Përmes saj devijojnë ata që mohuan. Ndonjë vit e cilësojnë të lejuar e ndonjë vit e cilësojnë të ndaluar, që ta përmbushin numrin e asaj që Allahu e cilësoi të ndaluar (të paprekshme). Kështu që, ata e cilësojnë të lejuar atë që Allahu e cilësoi të ndaluar (të paprekshme). U duket e bukur ligësia e veprave të tyre. Allahu nuk udhëzon popullin mohues.Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مَا لَکُمۡ اِذَا قِیۡلَ لَکُمُ انۡفِرُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ اثَّاقَلۡتُمۡ اِلَی الۡاَرۡضِ ؕ اَرَضِیۡتُمۡ بِالۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا مِنَ الۡاٰخِرَۃِ ۚ فَمَا مَتَاعُ الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا فِی الۡاٰخِرَۃِ اِلَّا قَلِیۡلٌ ﴿۳۸﴾9 : 38 O ju që besuat! Çfarë ju ndodh që kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut (për luftë), ju kërruseni si të rënduar pas toke? A keni pëlqyer jetën e kësaj bote në vend të ahiretit? Atëherë në ahiret përfitimi i kësaj bote nuk do të mbetet përveçse shumë pak.
- اِلَّا تَنۡفِرُوۡا یُعَذِّبۡکُمۡ عَذَابًا اَلِیۡمًا ۬ۙ وَّ یَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَیۡرَکُمۡ وَ لَا تَضُرُّوۡہُ شَیۡئًا ؕ وَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۳۹﴾9 : 39 Nëse nuk dilni (për luftë), Ai do t’ju dënojë me ndëshkim të dhimbshëm dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, ndërsa ju aspak nuk mund ta dëmtoni Atë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- اِلَّا تَنۡصُرُوۡہُ فَقَدۡ نَصَرَہُ اللّٰہُ اِذۡ اَخۡرَجَہُ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا ثَانِیَ اثۡنَیۡنِ اِذۡ ہُمَا فِی الۡغَارِ اِذۡ یَقُوۡلُ لِصَاحِبِہٖ لَا تَحۡزَنۡ اِنَّ اللّٰہَ مَعَنَا ۚ فَاَنۡزَلَ اللّٰہُ سَکِیۡنَتَہٗ عَلَیۡہِ وَ اَیَّدَہٗ بِجُنُوۡدٍ لَّمۡ تَرَوۡہَا وَ جَعَلَ کَلِمَۃَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوا السُّفۡلٰی ؕ وَ کَلِمَۃُ اللّٰہِ ہِیَ الۡعُلۡیَا ؕ وَ اللّٰہُ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۴۰﴾9 : 40 Nëse ju nuk ndihmoni atë (pra, të Dërguarin), Allahu (vetëm) e ka ndihmuar atë (edhe më parë), kur atë e dëbuan mohuesit, kur ai ishte njëri prej të dyve, kur ata të dy ishin në shpellë, kur ai i thoshte shokut të vet: “Mos u brengos, Allahu është me ne”. Pra, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të, e ndihmoi me një ushtri që nuk e keni parë, kurse fjalën e atyre që mohuan e çoi poshtë. Fjala e Allahut është ajo që është më e larta dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.Shpjegime
- اِنۡفِرُوۡا خِفَافًا وَّ ثِقَالًا وَّ جَاہِدُوۡا بِاَمۡوَالِکُمۡ وَ اَنۡفُسِکُمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ؕ ذٰلِکُمۡ خَیۡرٌ لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۴۱﴾9 : 41 Dilni të lehtë dhe të rëndë dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasuritë tuaja dhe me jetën tuaj. Kjo është më e mirë për ju, në qoftë se dini.
- لَوۡ کَانَ عَرَضًا قَرِیۡبًا وَّ سَفَرًا قَاصِدًا لَّاتَّبَعُوۡکَ وَ لٰکِنۡۢ بَعُدَتۡ عَلَیۡہِمُ الشُّقَّۃُ ؕ وَ سَیَحۡلِفُوۡنَ بِاللّٰہِ لَوِ اسۡتَطَعۡنَا لَخَرَجۡنَا مَعَکُمۡ ۚ یُہۡلِکُوۡنَ اَنۡفُسَہُمۡ ۚ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ اِنَّہُمۡ لَکٰذِبُوۡنَ ﴿٪۴۲﴾9 : 42 Po të kishte një tokë të afërt dhe udhëtim të lehtë, do të të ndiqnin ty, por mundimi iu duk i vështirë. Ata me siguri do të betohen për Allahun: “Po të kishim mundësi, patjetër do të dilnim së bashku me ju”. Po e shkatërrojnë veten e tyre. Dhe Allahu e di që ata janë gënjeshtarë.
- عَفَا اللّٰہُ عَنۡکَ ۚ لِمَ اَذِنۡتَ لَہُمۡ حَتّٰی یَتَبَیَّنَ لَکَ الَّذِیۡنَ صَدَقُوۡا وَ تَعۡلَمَ الۡکٰذِبِیۡنَ ﴿۴۳﴾9 : 43 Allahu të faltë! Pse i lejove përpara se të bëhej e qartë se cilët thanë të vërtetën e t’i dije edhe ata që janë gënjeshtarë?!Shpjegime
- لَا یَسۡتَاۡذِنُکَ الَّذِیۡنَ یُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ اَنۡ یُّجَاہِدُوۡا بِاَمۡوَالِہِمۡ وَ اَنۡفُسِہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِالۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۴۴﴾9 : 44 Nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasuritë dhe jetën e tyre ata që e besojnë Allahun dhe Ditën e Ahiretit. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për ata që kanë drojë (Allahun).
- اِنَّمَا یَسۡتَاۡذِنُکَ الَّذِیۡنَ لَا یُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ ارۡتَابَتۡ قُلُوۡبُہُمۡ فَہُمۡ فِیۡ رَیۡبِہِمۡ یَتَرَدَّدُوۡنَ ﴿۴۵﴾9 : 45 Të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë Allahun dhe Ditën e Ahiretit. Zemrat e tyre dyshojnë. Ndaj, ata luhaten në mëdyshjen e vet.
- وَ لَوۡ اَرَادُوا الۡخُرُوۡجَ لَاَعَدُّوۡا لَہٗ عُدَّۃً وَّ لٰکِنۡ کَرِہَ اللّٰہُ انۡۢبِعَاثَہُمۡ فَثَبَّطَہُمۡ وَ قِیۡلَ اقۡعُدُوۡا مَعَ الۡقٰعِدِیۡنَ ﴿۴۶﴾9 : 46 Po të donin të dilnin (për xhihad), do të bënin ndonjë përgatitje për të, por Allahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre (për këtë kauzë të madhe), ndaj, i la poshtë, dhe atyre iu tha: “Rrini me të mbeturit!”
- لَوۡ خَرَجُوۡا فِیۡکُمۡ مَّا زَادُوۡکُمۡ اِلَّا خَبَالًا وَّ لَا۠اَوۡضَعُوۡا خِلٰلَکُمۡ یَبۡغُوۡنَکُمُ الۡفِتۡنَۃَ ۚ وَ فِیۡکُمۡ سَمّٰعُوۡنَ لَہُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِالظّٰلِمِیۡنَ ﴿۴۷﴾9 : 47 Po të dilnin bashkë me ju, do t’ju shtonin vetëm çorganizim, do të rendnin kafshët midis jush duke dashur ngatërresë me ju. Dhe mes jush ka edhe të tillë që i dëgjojnë me vëmendje. Allahu është i Gjithëdijshëm për mizorët.
- لَقَدِ ابۡتَغَوُا الۡفِتۡنَۃَ مِنۡ قَبۡلُ وَ قَلَّبُوۡا لَکَ الۡاُمُوۡرَ حَتّٰی جَآءَ الۡحَقُّ وَ ظَہَرَ اَمۡرُ اللّٰہِ وَ ہُمۡ کٰرِہُوۡنَ ﴿۴۸﴾9 : 48 Ata kanë dashur (ta krijonin) ngatërresën edhe më parë dhe t’i pështjelluan ty çështjet, derisa erdhi e vërteta dhe doli vendimi i Allahut, ndonëse ata e urrenin.
- وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّقُوۡلُ ائۡذَنۡ لِّیۡ وَ لَا تَفۡتِنِّیۡ ؕ اَلَا فِی الۡفِتۡنَۃِ سَقَطُوۡا ؕ وَ اِنَّ جَہَنَّمَ لَمُحِیۡطَۃٌۢ بِالۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۴۹﴾9 : 49 Prej tyre ka edhe të tillë që thonë: “Më jep leje dhe mos më fut në ngatërresë”. Kujdes! Ata tashmë ranë në ngatërresë dhe sigurisht, xhehenemi do t’i rrethojë mohuesit.
- اِنۡ تُصِبۡکَ حَسَنَۃٌ تَسُؤۡہُمۡ ۚ وَ اِنۡ تُصِبۡکَ مُصِیۡبَۃٌ یَّقُوۡلُوۡا قَدۡ اَخَذۡنَاۤ اَمۡرَنَا مِنۡ قَبۡلُ وَ یَتَوَلَّوۡا وَّ ہُمۡ فَرِحُوۡنَ ﴿۵۰﴾9 : 50 Kur të vjen ndonjë e mirë, ajo i lëndon dhe kur të vjen ndonjë vështirësi, thonë: “Ne e morëm çështjen tonë (në dorë) që përpara”, dhe ikin të gëzuar, duke e kthyer shpinën.
- قُلۡ لَّنۡ یُّصِیۡبَنَاۤ اِلَّا مَا کَتَبَ اللّٰہُ لَنَا ۚ ہُوَ مَوۡلٰٮنَا ۚ وَ عَلَی اللّٰہِ فَلۡیَتَوَکَّلِ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۵۱﴾9 : 51 Thuaju: Kurrsesi nuk do të na vijë ndonjë vështirësi, përveç asaj që Allahu ka shkruar për ne. Ai është Miku ynë. Dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.
- قُلۡ ہَلۡ تَرَبَّصُوۡنَ بِنَاۤ اِلَّاۤ اِحۡدَی الۡحُسۡنَیَیۡنِ ؕ وَ نَحۡنُ نَتَرَبَّصُ بِکُمۡ اَنۡ یُّصِیۡبَکُمُ اللّٰہُ بِعَذَابٍ مِّنۡ عِنۡدِہٖۤ اَوۡ بِاَیۡدِیۡنَا ۫ۖ فَتَرَبَّصُوۡۤا اِنَّا مَعَکُمۡ مُّتَرَبِّصُوۡنَ ﴿۵۲﴾9 : 52 Thuaju: A mund të prisni për ne diçka tjetër përveçse njërën prej dy të mirave?! Kurse për ju ne presim që Allahu t’ju godasë me ndëshkim prej Vetes ose prej duarve tona. Kështu që, prisni, edhe ne me ju po presim.
- قُلۡ اَنۡفِقُوۡا طَوۡعًا اَوۡ کَرۡہًا لَّنۡ یُّتَقَبَّلَ مِنۡکُمۡ ؕ اِنَّکُمۡ کُنۡتُمۡ قَوۡمًا فٰسِقِیۡنَ ﴿۵۳﴾9 : 53 Thuaju: Shpenzoni qoftë me dëshirë, qoftë me mosdëshirë, kurrsesi nuk do t’ju pranohet. Sigurisht, jeni njerëz të ligj.
- وَ مَا مَنَعَہُمۡ اَنۡ تُقۡبَلَ مِنۡہُمۡ نَفَقٰتُہُمۡ اِلَّاۤ اَنَّہُمۡ کَفَرُوۡا بِاللّٰہِ وَ بِرَسُوۡلِہٖ وَ لَا یَاۡتُوۡنَ الصَّلٰوۃَ اِلَّا وَ ہُمۡ کُسَالٰی وَ لَا یُنۡفِقُوۡنَ اِلَّا وَ ہُمۡ کٰرِہُوۡنَ ﴿۵۴﴾9 : 54 Dhe atyre u është mohuar që t’u pranohen pasuritë, vetëm sepse ata e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe nuk i afrohen namazit përveçse përtacë dhe nuk shpenzojnë përveçse me mosdëshirë.
- فَلَا تُعۡجِبۡکَ اَمۡوَالُہُمۡ وَ لَاۤ اَوۡلَادُہُمۡ ؕ اِنَّمَا یُرِیۡدُ اللّٰہُ لِیُعَذِّبَہُمۡ بِہَا فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ تَزۡہَقَ اَنۡفُسُہُمۡ وَ ہُمۡ کٰفِرُوۡنَ ﴿۵۵﴾9 : 55 Ndaj, nuk duhet të të tërheqin ty as pasuritë e tyre e as pasardhësit e tyre. Vërtet, Allahu dëshiron t’i ndëshkojë ata përmes tyre në jetën e kësaj bote dhe t’ua marrë shpirtrat kur ata të jenë mohues.
- وَ یَحۡلِفُوۡنَ بِاللّٰہِ اِنَّہُمۡ لَمِنۡکُمۡ ؕ وَ مَا ہُمۡ مِّنۡکُمۡ وَ لٰکِنَّہُمۡ قَوۡمٌ یَّفۡرَقُوۡنَ ﴿۵۶﴾9 : 56 Dhe betohen për Allahun se ata përnjëmend janë prej jush, por nuk janë prej jush. Në të vërtetë, ata janë një popull frikacak.
- لَوۡ یَجِدُوۡنَ مَلۡجَاً اَوۡ مَغٰرٰتٍ اَوۡ مُدَّخَلًا لَّوَلَّوۡا اِلَیۡہِ وَ ہُمۡ یَجۡمَحُوۡنَ ﴿۵۷﴾9 : 57 Po të gjejnë ndonjë strehë, shpellë ose hyrje (për t’u fshehur), do të turren drejt saj.
- وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّلۡمِزُکَ فِی الصَّدَقٰتِ ۚ فَاِنۡ اُعۡطُوۡا مِنۡہَا رَضُوۡا وَ اِنۡ لَّمۡ یُعۡطَوۡا مِنۡہَاۤ اِذَا ہُمۡ یَسۡخَطُوۡنَ ﴿۵۸﴾9 : 58 Dhe ka edhe të tillë prej tyre që të akuzojnë ty në lidhje me lëmoshat. Pra, kur u jepet prej tyre, gëzohen, e kur nuk u jepet prej tyre, hidhërohen.
- وَ لَوۡ اَنَّہُمۡ رَضُوۡا مَاۤ اٰتٰٮہُمُ اللّٰہُ وَ رَسُوۡلُہٗ ۙ وَ قَالُوۡا حَسۡبُنَا اللّٰہُ سَیُؤۡتِیۡنَا اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖ وَ رَسُوۡلُہٗۤ ۙ اِنَّاۤ اِلَی اللّٰہِ رٰغِبُوۡنَ ﴿٪۵۹﴾9 : 59 Sikur të gëzoheshin nga ajo që u dha Allahu dhe i Dërguari i Tij e të thoshin: “Na mjafton Allahu; Allahu patjetër do të na japë (shumë gjëra) prej bekimit të Tij dhe i Dërguari i Tij gjithashtu; ne pa dyshim tek Allahu shpresojmë”!
- اِنَّمَا الصَّدَقٰتُ لِلۡفُقَرَآءِ وَ الۡمَسٰکِیۡنِ وَ الۡعٰمِلِیۡنَ عَلَیۡہَا وَ الۡمُؤَلَّفَۃِ قُلُوۡبُہُمۡ وَ فِی الرِّقَابِ وَ الۡغٰرِمِیۡنَ وَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ ابۡنِ السَّبِیۡلِ ؕ فَرِیۡضَۃً مِّنَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۶۰﴾9 : 60 Në të vërtetë, lëmoshat janë për të varfrit, nevojtarët, për ata që punojnë për to, për të fituar zemrat, për lirimin e të robëruarve, për të rënduarit me borxhe, (për shpenzime) në rrugën e Allahut dhe për udhëtarët. Është detyrim prej Allahut. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.Shpjegime
- وَ مِنۡہُمُ الَّذِیۡنَ یُؤۡذُوۡنَ النَّبِیَّ وَ یَقُوۡلُوۡنَ ہُوَ اُذُنٌ ؕ قُلۡ اُذُنُ خَیۡرٍ لَّکُمۡ یُؤۡمِنُ بِاللّٰہِ وَ یُؤۡمِنُ لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ رَحۡمَۃٌ لِّلَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مِنۡکُمۡ ؕ وَ الَّذِیۡنَ یُؤۡذُوۡنَ رَسُوۡلَ اللّٰہِ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۶۱﴾9 : 61 Dhe ka edhe të tillë prej tyre, të cilët e lëndojnë Profetin dhe thonë: “Ky qenka vetëm vesh!” Thuaju: Po, është vesh vetëm se për dobinë tuaj; e beson Allahun, u beson besimtarëve dhe është mëshirë për ata që besuan mes jush. Dhe ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut, do të kenë ndëshkim të dhimbshëm.
- یَحۡلِفُوۡنَ بِاللّٰہِ لَکُمۡ لِیُرۡضُوۡکُمۡ ۚ وَ اللّٰہُ وَ رَسُوۡلُہٗۤ اَحَقُّ اَنۡ یُّرۡضُوۡہُ اِنۡ کَانُوۡا مُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۶۲﴾9 : 62 Ata betohen për Allahun përpara jush që t’ju kënaqin ju, kurse Allahu dhe i Dërguari i Tij ishin më të denjë që ata t’i kënaqnin, po të ishin besimtarë.
- اَلَمۡ یَعۡلَمُوۡۤا اَنَّہٗ مَنۡ یُّحَادِدِ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ فَاَنَّ لَہٗ نَارَ جَہَنَّمَ خَالِدًا فِیۡہَا ؕ ذٰلِکَ الۡخِزۡیُ الۡعَظِیۡمُ ﴿۶۳﴾9 : 63 A nuk e dinë se për atë që armiqësohet me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka zjarrin e xhehenemit, në të cilin ai do të mbesë gjatë?! Ky është poshtërim shumë i madh.
- یَحۡذَرُ الۡمُنٰفِقُوۡنَ اَنۡ تُنَزَّلَ عَلَیۡہِمۡ سُوۡرَۃٌ تُنَبِّئُہُمۡ بِمَا فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ ؕ قُلِ اسۡتَہۡزِءُوۡا ۚ اِنَّ اللّٰہَ مُخۡرِجٌ مَّا تَحۡذَرُوۡنَ ﴿۶۴﴾9 : 64 Hipokritët frikësohen të zbresë ndonjë sure kundër tyre që ua shfaq atë që kanë zemrat e tyre. Thuaju: Talluni! Sigurisht, Allahu do ta nxjerrë atë që ju frikëson.
- وَ لَئِنۡ سَاَلۡتَہُمۡ لَیَقُوۡلُنَّ اِنَّمَا کُنَّا نَخُوۡضُ وَ نَلۡعَبُ ؕ قُلۡ اَ بِاللّٰہِ وَ اٰیٰتِہٖ وَ رَسُوۡلِہٖ کُنۡتُمۡ تَسۡتَہۡزِءُوۡنَ ﴿۶۵﴾9 : 65 E nëse i pyet, patjetër do të thonë: “Ne thjesht po bënim shaka dhe po luanim.” Thuaju: A po talleshit me Allahun, me shenjat e Tij dhe me të Dërguarin e Tij?!
- لَا تَعۡتَذِرُوۡا قَدۡ کَفَرۡتُمۡ بَعۡدَ اِیۡمَانِکُمۡ ؕ اِنۡ نَّعۡفُ عَنۡ طَآئِفَۃٍ مِّنۡکُمۡ نُعَذِّبۡ طَآئِفَۃًۢ بِاَنَّہُمۡ کَانُوۡا مُجۡرِمِیۡنَ ﴿٪۶۶﴾9 : 66 Mos u shfajësoni! Tashmë keni mohuar, pasi e pranuat besimin. Ne nëse falim ndonjë grup prej jush, (mund të) ndëshkojmë ndonjë grup (tjetër), sepse janë fajtorë.
- اَلۡمُنٰفِقُوۡنَ وَ الۡمُنٰفِقٰتُ بَعۡضُہُمۡ مِّنۡۢ بَعۡضٍ ۘ یَاۡمُرُوۡنَ بِالۡمُنۡکَرِ وَ یَنۡہَوۡنَ عَنِ الۡمَعۡرُوۡفِ وَ یَقۡبِضُوۡنَ اَیۡدِیَہُمۡ ؕ نَسُوا اللّٰہَ فَنَسِیَہُمۡ ؕ اِنَّ الۡمُنٰفِقِیۡنَ ہُمُ الۡفٰسِقُوۡنَ ﴿۶۷﴾9 : 67 Hipokritët dhe hipokritet janë për njëri-tjetrin. Urdhërojnë të keqen, ndalojnë nga e mira dhe dorën e mbajnë të shtrënguar (nga të shpenzuarit në rrugën e Allahut). Ata e harruan Allahun, ndaj, Ai i harroi ata. Pikërisht hipokritët janë të ligj.
- وَعَدَ اللّٰہُ الۡمُنٰفِقِیۡنَ وَ الۡمُنٰفِقٰتِ وَ الۡکُفَّارَ نَارَ جَہَنَّمَ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ؕ ہِیَ حَسۡبُہُمۡ ۚ وَ لَعَنَہُمُ اللّٰہُ ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ مُّقِیۡمٌ ﴿ۙ۶۸﴾9 : 68 Allahu u premtoi hipokritëve, hipokriteve dhe mohuesve zjarrin e xhehenemit, ku ata do të mbesin gjatë; ai u mjafton. Allahu i mallkoi, dhe ata do të kenë ndëshkim të qëndrueshëm.
- کَالَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ کَانُوۡۤا اَشَدَّ مِنۡکُمۡ قُوَّۃً وَّ اَکۡثَرَ اَمۡوَالًا وَّ اَوۡلَادًا ؕ فَاسۡتَمۡتَعُوۡا بِخَلَاقِہِمۡ فَاسۡتَمۡتَعۡتُمۡ بِخَلَاقِکُمۡ کَمَا اسۡتَمۡتَعَ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ بِخَلَاقِہِمۡ وَ خُضۡتُمۡ کَالَّذِیۡ خَاضُوۡا ؕ اُولٰٓئِکَ حَبِطَتۡ اَعۡمَالُہُمۡ فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ۚ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡخٰسِرُوۡنَ ﴿۶۹﴾9 : 69 Sikundër ata që ishin para jush; ishin më të fuqishëm se ju dhe kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata përfituan sa deshën nga fati i tyre. Edhe ju përfituat sa deshët nga fati juaj, ashtu siç përfituan nga fati i tyre ata që ishin para jush. Edhe ju u morët me biseda të kota, ashtu siç ata u morën me biseda të kota. Të këtillëve u dështuan veprat në këtë botë dhe në ahiret, dhe pikërisht këta janë humbës.
- اَلَمۡ یَاۡتِہِمۡ نَبَاُ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ قَوۡمِ نُوۡحٍ وَّ عَادٍ وَّ ثَمُوۡدَ ۬ۙ وَ قَوۡمِ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ اَصۡحٰبِ مَدۡیَنَ وَ الۡمُؤۡتَفِکٰتِ ؕ اَتَتۡہُمۡ رُسُلُہُمۡ بِالۡبَیِّنٰتِ ۚ فَمَا کَانَ اللّٰہُ لِیَظۡلِمَہُمۡ وَ لٰکِنۡ کَانُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ یَظۡلِمُوۡنَ ﴿۷۰﴾9 : 70 A nuk u erdhi lajmi i atyre që ishin para tyre: (pra, lajmi) i popullit të Nuhut, i adëve, i themudëve, i popullit të Ibrahimit, i banorëve të Medjenit dhe i fshatrave që u rrokullisën?! Atyre u erdhën të Dërguarit e tyre me shenjat e qarta. Kështu që, nuk është Allahu që u bëri padrejtësi, por ishin vetë ata që i bënë padrejtësi vetvetes.
- وَ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ وَ الۡمُؤۡمِنٰتُ بَعۡضُہُمۡ اَوۡلِیَآءُ بَعۡضٍ ۘ یَاۡمُرُوۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ یَنۡہَوۡنَ عَنِ الۡمُنۡکَرِ وَ یُقِیۡمُوۡنَ الصَّلٰوۃَ وَ یُؤۡتُوۡنَ الزَّکٰوۃَ وَ یُطِیۡعُوۡنَ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ ؕ اُولٰٓئِکَ سَیَرۡحَمُہُمُ اللّٰہُ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۷۱﴾9 : 71 Dhe besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit. Ata urdhërojnë të mirën, ndalojnë nga e keqja, falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Pikërisht këta janë që Allahu do t’i mëshirojë. Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
- وَعَدَ اللّٰہُ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ الۡمُؤۡمِنٰتِ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا وَ مَسٰکِنَ طَیِّبَۃً فِیۡ جَنّٰتِ عَدۡنٍ ؕ وَ رِضۡوَانٌ مِّنَ اللّٰہِ اَکۡبَرُ ؕ ذٰلِکَ ہُوَ الۡفَوۡزُ الۡعَظِیۡمُ ﴿٪۷۲﴾9 : 72 Allahu u premtoi besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jetojnë përgjithmonë, dhe shtëpi të pastra që do të jenë në kopshte të përhershme, dhe pëlqimi i Allahut është më i madhi. Ky pikërisht është suksesi madhështor.
- یٰۤاَیُّہَا النَّبِیُّ جَاہِدِ الۡکُفَّارَ وَ الۡمُنٰفِقِیۡنَ وَ اغۡلُظۡ عَلَیۡہِمۡ ؕ وَ مَاۡوٰٮہُمۡ جَہَنَّمُ ؕ وَ بِئۡسَ الۡمَصِیۡرُ ﴿۷۳﴾9 : 73 O Profet! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe shtrëngoji ata. Vendi i tyre është xhehenemi. Sa destinacion i keq është ai!Shpjegime
- یَحۡلِفُوۡنَ بِاللّٰہِ مَا قَالُوۡا ؕ وَ لَقَدۡ قَالُوۡا کَلِمَۃَ الۡکُفۡرِ وَ کَفَرُوۡا بَعۡدَ اِسۡلَامِہِمۡ وَ ہَمُّوۡا بِمَا لَمۡ یَنَالُوۡا ۚ وَ مَا نَقَمُوۡۤا اِلَّاۤ اَنۡ اَغۡنٰہُمُ اللّٰہُ وَ رَسُوۡلُہٗ مِنۡ فَضۡلِہٖ ۚ فَاِنۡ یَّتُوۡبُوۡا یَکُ خَیۡرًا لَّہُمۡ ۚ وَ اِنۡ یَّتَوَلَّوۡا یُعَذِّبۡہُمُ اللّٰہُ عَذَابًا اَلِیۡمًا ۙ فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ۚ وَ مَا لَہُمۡ فِی الۡاَرۡضِ مِنۡ وَّلِیٍّ وَّ لَا نَصِیۡرٍ ﴿۷۴﴾9 : 74 Ata betohen për Allahun që nuk e thanë fjalën e mohimit, kurse ata e thanë dhe mohuan pasi e pranuan Islamin. Ishin të vendosur për diçka që s’arritën. Ata u inatosën (me besimtarët) vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij i pasuruan me bekimin e Tij. Ndaj, nëse pendohen, do të jetë mirë për ta e nëse e kthejnë shpinën, do t’i dënojë Allahu me ndëshkim të dhimbshëm në këtë botë dhe në ahiret, dhe ata nuk do të kenë në tokë as mik e as ndihmës.
- وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ عٰہَدَ اللّٰہَ لَئِنۡ اٰتٰٮنَا مِنۡ فَضۡلِہٖ لَنَصَّدَّقَنَّ وَ لَنَکُوۡنَنَّ مِنَ الصّٰلِحِیۡنَ ﴿۷۵﴾9 : 75 Dhe ka edhe të tillë prej tyre që i premtuan Allahut: “Po të na japë Ai diçka prej bekimit të Tij, ne patjetër do të japim lëmoshë dhe do të bëhemi ndër të dëlirët”.
- فَلَمَّاۤ اٰتٰہُمۡ مِّنۡ فَضۡلِہٖ بَخِلُوۡا بِہٖ وَ تَوَلَّوۡا وَّ ہُمۡ مُّعۡرِضُوۡنَ ﴿۷۶﴾9 : 76 E kur Ai u dha diçka prej bekimit të Tij, u treguan koprracë me të, ia kthyen shpinën (premtimit) dhe ishin shpërfillës.
- فَاَعۡقَبَہُمۡ نِفَاقًا فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ اِلٰی یَوۡمِ یَلۡقَوۡنَہٗ بِمَاۤ اَخۡلَفُوا اللّٰہَ مَا وَعَدُوۡہُ وَ بِمَا کَانُوۡا یَکۡذِبُوۡنَ ﴿۷۷﴾9 : 77 Ai u la atyre si pasojë hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën kur do ta takojnë Atë, për shkak se i shkelën Allahut premtimin që kishin bërë dhe për shkak se gënjenin.
- اَلَمۡ یَعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ یَعۡلَمُ سِرَّہُمۡ وَ نَجۡوٰٮہُمۡ وَ اَنَّ اللّٰہَ عَلَّامُ الۡغُیُوۡبِ ﴿ۚ۷۸﴾9 : 78 A nuk e dinë se Allahu me siguri ua di sekretet dhe pëshpëritjet dhe se Allahu me siguri është Dijeploti i të fshehtave?!
- اَلَّذِیۡنَ یَلۡمِزُوۡنَ الۡمُطَّوِّعِیۡنَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ فِی الصَّدَقٰتِ وَ الَّذِیۡنَ لَا یَجِدُوۡنَ اِلَّا جُہۡدَہُمۡ فَیَسۡخَرُوۡنَ مِنۡہُمۡ ؕ سَخِرَ اللّٰہُ مِنۡہُمۡ ۫ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۷۹﴾9 : 79 Ata që i akuzojnë vullnetarët prej besimtarëve në lidhje me lëmoshat si dhe (i akuzojnë) ata që nuk kanë asgjë tjetër përveç përpjekjes së tyre, pra tallen me ta; Allahu do të tallet me ta dhe ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm.Shpjegime
- اِسۡتَغۡفِرۡ لَہُمۡ اَوۡ لَا تَسۡتَغۡفِرۡ لَہُمۡ ؕ اِنۡ تَسۡتَغۡفِرۡ لَہُمۡ سَبۡعِیۡنَ مَرَّۃً فَلَنۡ یَّغۡفِرَ اللّٰہُ لَہُمۡ ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ کَفَرُوۡا بِاللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الۡفٰسِقِیۡنَ ﴿٪۸۰﴾9 : 80 Kërko falje për ta ose mos kërko falje për ta; edhe sikur të kërkosh falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk ka për t’i falur. Kjo sepse ata përnjëmend e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit e pabindshëm.
- فَرِحَ الۡمُخَلَّفُوۡنَ بِمَقۡعَدِہِمۡ خِلٰفَ رَسُوۡلِ اللّٰہِ وَ کَرِہُوۡۤا اَنۡ یُّجَاہِدُوۡا بِاَمۡوَالِہِمۡ وَ اَنۡفُسِہِمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ قَالُوۡا لَا تَنۡفِرُوۡا فِی الۡحَرِّ ؕ قُلۡ نَارُ جَہَنَّمَ اَشَدُّ حَرًّا ؕ لَوۡ کَانُوۡا یَفۡقَہُوۡنَ ﴿۸۱﴾9 : 81 Të mbeturit mbrapa u gëzuan për ndenjjen e tyre prapa të Dërguarit të Allahut dhe nuk pëlqyen të luftonin me pasuritë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe thanë: “Mos u nisni në këtë të nxehtë!” Thuaju: “Zjarri i xhehenemit është akoma më i nxehtë!” Eh, sikur të kuptonin!
- فَلۡیَضۡحَکُوۡا قَلِیۡلًا وَّ لۡیَبۡکُوۡا کَثِیۡرًا ۚ جَزَآءًۢ بِمَا کَانُوۡا یَکۡسِبُوۡنَ ﴿۸۲﴾9 : 82 Pra, le të qeshin pak e të qajnë shumë, si dënim i asaj që kanë punuar.
- فَاِنۡ رَّجَعَکَ اللّٰہُ اِلٰی طَآئِفَۃٍ مِّنۡہُمۡ فَاسۡتَاۡذَنُوۡکَ لِلۡخُرُوۡجِ فَقُلۡ لَّنۡ تَخۡرُجُوۡا مَعِیَ اَبَدًا وَّ لَنۡ تُقَاتِلُوۡا مَعِیَ عَدُوًّا ؕ اِنَّکُمۡ رَضِیۡتُمۡ بِالۡقُعُوۡدِ اَوَّلَ مَرَّۃٍ فَاقۡعُدُوۡا مَعَ الۡخٰلِفِیۡنَ ﴿۸۳﴾9 : 83 Ndaj, nëse Allahu të kthen te ndonjë grup prej tyre dhe ata të kërkojnë leje për të dalë (bashkë me ty), thuaju: Më kurrë mos dilni bashkë me mua dhe kurrë mos luftoni me mua armikun; keni pëlqyer ndenjjen (në shtëpi) herën e parë, ndaj edhe tani rrini me ata që rrinë (në shtëpi).
- وَ لَا تُصَلِّ عَلٰۤی اَحَدٍ مِّنۡہُمۡ مَّاتَ اَبَدًا وَّ لَا تَقُمۡ عَلٰی قَبۡرِہٖ ؕ اِنَّہُمۡ کَفَرُوۡا بِاللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ وَ مَا تُوۡا وَ ہُمۡ فٰسِقُوۡنَ ﴿۸۴﴾9 : 84 Kurrë mos i fal (xhenazen) asnjë të vdekuri prej tyre dhe as mos qëndro pranë varrit të tij (për të bërë dua për të). Pa dyshim, ata e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vdiqën të pabindshëm.
- وَ لَا تُعۡجِبۡکَ اَمۡوَالُہُمۡ وَ اَوۡلَادُہُمۡ ؕ اِنَّمَا یُرِیۡدُ اللّٰہُ اَنۡ یُّعَذِّبَہُمۡ بِہَا فِی الدُّنۡیَا وَ تَزۡہَقَ اَنۡفُسُہُمۡ وَ ہُمۡ کٰفِرُوۡنَ ﴿۸۵﴾9 : 85 Le të mos të habisin ty pasuritë dhe fëmijët e tyre. Në të vërtetë, Allahu do që t’i ndëshkojë ata përmes tyre në këtë botë, dhe ata të vdesin mohues.
- وَ اِذَاۤ اُنۡزِلَتۡ سُوۡرَۃٌ اَنۡ اٰمِنُوۡا بِاللّٰہِ وَ جَاہِدُوۡا مَعَ رَسُوۡلِہِ اسۡتَاۡذَنَکَ اُولُوا الطَّوۡلِ مِنۡہُمۡ وَ قَالُوۡا ذَرۡنَا نَکُنۡ مَّعَ الۡقٰعِدِیۡنَ ﴿۸۶﴾9 : 86 E kur zbret ndonjë sure që (pohon): “Besoni Allahun dhe luftoni bashkë me të Dërguarin e Tij”, pasanikët prej tyre të kërkojnë leje dhe thonë: “Na lërë të jemi me ata që rrinë pas.”
- رَضُوۡا بِاَنۡ یَّکُوۡنُوۡا مَعَ الۡخَوَالِفِ وَ طُبِعَ عَلٰی قُلُوۡبِہِمۡ فَہُمۡ لَا یَفۡقَہُوۡنَ ﴿۸۷﴾9 : 87 Ata pëlqyen të rrinin me gratë që rrinë pas (në shtëpi) dhe u janë vulosur zemrat, ndaj, nuk kuptojnë.
- لٰکِنِ الرَّسُوۡلُ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مَعَہٗ جٰہَدُوۡا بِاَمۡوَالِہِمۡ وَ اَنۡفُسِہِمۡ ؕ وَ اُولٰٓئِکَ لَہُمُ الۡخَیۡرٰتُ ۫ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۸۸﴾9 : 88 Por i Dërguari dhe ata që besuan bashkë me të, luftuan me pasuritë dhe jetët e tyre. Janë pikërisht këta që do t’i kenë mirësitë dhe janë pikërisht këta që janë të suksesshmit.
- اَعَدَّ اللّٰہُ لَہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ؕ ذٰلِکَ الۡفَوۡزُ الۡعَظِیۡمُ ﴿٪۸۹﴾9 : 89 Allahu ka përgatitur për ta kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata në to do të jetojnë përgjithmonë. Ky është suksesi madhështor.
- وَ جَآءَ الۡمُعَذِّرُوۡنَ مِنَ الۡاَعۡرَابِ لِیُؤۡذَنَ لَہُمۡ وَ قَعَدَ الَّذِیۡنَ کَذَبُوا اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ ؕ سَیُصِیۡبُ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا مِنۡہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۹۰﴾9 : 90 Dhe erdhën hileqarët prej beduinëve që t’u jepet leje (për të qëndruar në shtëpi), dhe ndenjën ata që gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Prej tyre ata që mohuan, patjetër do t’i zërë një ndëshkim i dhimbshëm.
- لَیۡسَ عَلَی الضُّعَفَآءِ وَ لَا عَلَی الۡمَرۡضٰی وَ لَا عَلَی الَّذِیۡنَ لَا یَجِدُوۡنَ مَا یُنۡفِقُوۡنَ حَرَجٌ اِذَا نَصَحُوۡا لِلّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ ؕ مَا عَلَی الۡمُحۡسِنِیۡنَ مِنۡ سَبِیۡلٍ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿ۙ۹۱﴾9 : 91 Nuk ka gjynah për të dobëtit, për të sëmurët dhe për ata që nuk gjejnë asgjë për të shpenzuar, me kusht që të jenë të sinqertë me Allahun dhe (me) të Dërguarin e Tij. Nuk ka arsye për vërejtje për mirëbërësit, dhe Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- وَّ لَا عَلَی الَّذِیۡنَ اِذَا مَاۤ اَتَوۡکَ لِتَحۡمِلَہُمۡ قُلۡتَ لَاۤ اَجِدُ مَاۤ اَحۡمِلُکُمۡ عَلَیۡہِ ۪ تَوَلَّوۡا وَّ اَعۡیُنُہُمۡ تَفِیۡضُ مِنَ الدَّمۡعِ حَزَنًا اَلَّا یَجِدُوۡا مَا یُنۡفِقُوۡنَ ﴿ؕ۹۲﴾9 : 92 E as për ata që kur të erdhën që t’i mbartje (për të shkuar në xhihad, dhe) ti u the: “Nuk gjej ndonjë mjet që t’ju mbart”, ata u kthyen, ndërkohë që sytë e tyre u lotonin nga brenga që nuk kishin asgjë për të shpenzuar (në rrugën e Zotit).
- اِنَّمَا السَّبِیۡلُ عَلَی الَّذِیۡنَ یَسۡتَاۡذِنُوۡنَکَ وَ ہُمۡ اَغۡنِیَآءُ ۚ رَضُوۡا بِاَنۡ یَّکُوۡنُوۡا مَعَ الۡخَوَالِفِ ۙ وَ طَبَعَ اللّٰہُ عَلٰی قُلُوۡبِہِمۡ فَہُمۡ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۹۳﴾9 : 93 Arsyeja për vërejtje është kundër atyre që të kërkojnë leje edhe pse janë të pasur. Ata pëlqyen të rrinin me gratë që rrinë pas (në shtëpi). Allahu ua vulosi zemrat, ndaj, nuk dinë.
- یَعۡتَذِرُوۡنَ اِلَیۡکُمۡ اِذَا رَجَعۡتُمۡ اِلَیۡہِمۡ ؕ قُلۡ لَّا تَعۡتَذِرُوۡا لَنۡ نُّؤۡمِنَ لَکُمۡ قَدۡ نَبَّاَنَا اللّٰہُ مِنۡ اَخۡبَارِکُمۡ ؕ وَ سَیَرَی اللّٰہُ عَمَلَکُمۡ وَ رَسُوۡلُہٗ ثُمَّ تُرَدُّوۡنَ اِلٰی عٰلِمِ الۡغَیۡبِ وَ الشَّہَادَۃِ فَیُنَبِّئُکُمۡ بِمَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۹۴﴾9 : 94 Do t’ju justifikohen, kur ju të ktheheni te ta. Thuaj: “Mos u justifikoni; ne nuk do t’ju besojmë kurrë; Allahu na ka njoftuar për lajmet tuaja; Allahu e sheh punën tuaj, gjithashtu edhe i Dërguari i Tij; më pas, ju do të ktheheni tek i Dijshmi i së fshehtës dhe i së dukshmes, pra, Ai do t’ju njoftojë për atë që bënit.”
- سَیَحۡلِفُوۡنَ بِاللّٰہِ لَکُمۡ اِذَا انۡقَلَبۡتُمۡ اِلَیۡہِمۡ لِتُعۡرِضُوۡا عَنۡہُمۡ ؕ فَاَعۡرِضُوۡا عَنۡہُمۡ ؕ اِنَّہُمۡ رِجۡسٌ ۫ وَّ مَاۡوٰٮہُمۡ جَہَنَّمُ ۚ جَزَآءًۢ بِمَا کَانُوۡا یَکۡسِبُوۡنَ ﴿۹۵﴾9 : 95 Pa dyshim, kur ju të ktheheni te ta, ata do t’ju betohen për Allahun që t’i lini mënjanë. Andaj, lërini ata! Sigurisht, ata janë të papastër dhe streha e tyre është xhehenemi, si dënim i asaj që ata punuan.
- یَحۡلِفُوۡنَ لَکُمۡ لِتَرۡضَوۡا عَنۡہُمۡ ۚ فَاِنۡ تَرۡضَوۡا عَنۡہُمۡ فَاِنَّ اللّٰہَ لَا یَرۡضٰی عَنِ الۡقَوۡمِ الۡفٰسِقِیۡنَ ﴿۹۶﴾9 : 96 Do t’ju betohen, që ju të kënaqeni me ta. Edhe sikur të kënaqeni me ta, (ta dini se) Allahu nuk kënaqet me njerëzit e ligj.
- اَلۡاَعۡرَابُ اَشَدُّ کُفۡرًا وَّ نِفَاقًا وَّ اَجۡدَرُ اَلَّا یَعۡلَمُوۡا حُدُوۡدَ مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ عَلٰی رَسُوۡلِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۹۷﴾9 : 97 Beduinët janë më të ashpër në mohim dhe në hipokrizi dhe më së shumti priren të mos njohin kufijtë e asaj që ka zbritur Allahu mbi të Dërguarin e Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
- وَ مِنَ الۡاَعۡرَابِ مَنۡ یَّتَّخِذُ مَا یُنۡفِقُ مَغۡرَمًا وَّ یَتَرَبَّصُ بِکُمُ الدَّوَآئِرَ ؕ عَلَیۡہِمۡ دَآئِرَۃُ السَّوۡءِ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۹۸﴾9 : 98 Prej beduinëve ka edhe nga ata që atë të cilën e shpenzojnë (në rrugën e Allahut) e quajnë gjobë dhe presin fatkeqësitë e kohës për ju. Atyre do t’u bien fatkeqësitë e kohës! Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
- وَ مِنَ الۡاَعۡرَابِ مَنۡ یُّؤۡمِنُ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ یَتَّخِذُ مَا یُنۡفِقُ قُرُبٰتٍ عِنۡدَ اللّٰہِ وَ صَلَوٰتِ الرَّسُوۡلِ ؕ اَلَاۤ اِنَّہَا قُرۡبَۃٌ لَّہُمۡ ؕ سَیُدۡخِلُہُمُ اللّٰہُ فِیۡ رَحۡمَتِہٖ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿٪۹۹﴾9 : 99 Dhe po prej beduinëve ka edhe të atillë, që besojnë Allahun dhe Ditën e Ahiretit dhe ato që i shpenzojnë (në rrugën e Allahut) i quajnë si mjet për t’u afruar me Allahun si dhe për të marrë lutjet e të Dërguarit. Dijeni! Kjo është afruese për ta. Allahu do t’i pranojë ata në mëshirën e Tij. Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- وَ السّٰبِقُوۡنَ الۡاَوَّلُوۡنَ مِنَ الۡمُہٰجِرِیۡنَ وَ الۡاَنۡصَارِ وَ الَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡہُمۡ بِاِحۡسَانٍ ۙ رَّضِیَ اللّٰہُ عَنۡہُمۡ وَ رَضُوۡا عَنۡہُ وَ اَعَدَّ لَہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ تَحۡتَہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَاۤ اَبَدًا ؕ ذٰلِکَ الۡفَوۡزُ الۡعَظِیۡمُ ﴿۱۰۰﴾9 : 100 Dhe prej muhaxhirëve dhe ensarëve që janë fitimtarët e parë, si dhe ata që i ndoqën këta në mirësi, Allahu është i kënaqur prej tyre dhe ata janë të kënaqur prej Tij. Dhe Ai u ka përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata në to do të jetojnë përgjithmonë. Ky është suksesi madhështor!Shpjegime
- وَ مِمَّنۡ حَوۡلَکُمۡ مِّنَ الۡاَعۡرَابِ مُنٰفِقُوۡنَ ؕۛ وَ مِنۡ اَہۡلِ الۡمَدِیۡنَۃِ ۟ۛؔ مَرَدُوۡا عَلَی النِّفَاقِ ۟ لَا تَعۡلَمُہُمۡ ؕ نَحۡنُ نَعۡلَمُہُمۡ ؕ سَنُعَذِّبُہُمۡ مَّرَّتَیۡنِ ثُمَّ یُرَدُّوۡنَ اِلٰی عَذَابٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۰۱﴾ۚ9 : 101 Prej beduinëve që keni përreth, ka edhe hipokritë, dhe prej banorëve të Medinës gjithashtu; ngulmuan në hipokrizi. Ti nuk i njeh ata, Ne i njohim. Do t’i ndëshkojmë dy herë, më pas do (t’i bëjmë) të drejtohen drejt një ndëshkimi të madh.
- وَ اٰخَرُوۡنَ اعۡتَرَفُوۡا بِذُنُوۡبِہِمۡ خَلَطُوۡا عَمَلًا صَالِحًا وَّ اٰخَرَ سَیِّئًا ؕ عَسَی اللّٰہُ اَنۡ یَّتُوۡبَ عَلَیۡہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۰۲﴾9 : 102 Ka edhe të tjerë që pranuan mëkatet e tyre, ata i kanë përzier veprat e mira me veprat e tjera të këqija. Mundet që Allahu t’ua pranojë pendesën. Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- خُذۡ مِنۡ اَمۡوَالِہِمۡ صَدَقَۃً تُطَہِّرُہُمۡ وَ تُزَکِّیۡہِمۡ بِہَا وَ صَلِّ عَلَیۡہِمۡ ؕ اِنَّ صَلٰوتَکَ سَکَنٌ لَّہُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۰۳﴾9 : 103 Prano sadaka nga pasuritë e tyre. Me anë të kësaj, ti do t’i pastrosh dhe do t’i dëlirësosh, dhe lutu për ta. Sigurisht, lutja jote është qetësi për ta. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.Shpjegime
- اَلَمۡ یَعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ ہُوَ یَقۡبَلُ التَّوۡبَۃَ عَنۡ عِبَادِہٖ وَ یَاۡخُذُ الصَّدَقٰتِ وَ اَنَّ اللّٰہَ ہُوَ التَّوَّابُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۰۴﴾9 : 104 A nuk e dinë ata që vetëm Allahu ua pranon pendesën robërve të Tij dhe ua pranon sadakatë dhe se pikërisht Allahu është Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi?!
- وَ قُلِ اعۡمَلُوۡا فَسَیَرَی اللّٰہُ عَمَلَکُمۡ وَ رَسُوۡلُہٗ وَ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ؕ وَ سَتُرَدُّوۡنَ اِلٰی عٰلِمِ الۡغَیۡبِ وَ الشَّہَادَۃِ فَیُنَبِّئُکُمۡ بِمَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۰۵﴾ۚ9 : 105 Thuaj: Punoni, sepse Allahu sheh punën tuaj, edhe i Dërguari i Tij edhe besimtarët. Dhe ju do të ktheheni tek i Dijshmi i së padukshmes dhe i së dukshmes, atëherë Ai do t’ju njoftojë për atë që bënit.
- وَ اٰخَرُوۡنَ مُرۡجَوۡنَ لِاَمۡرِ اللّٰہِ اِمَّا یُعَذِّبُہُمۡ وَ اِمَّا یَتُوۡبُ عَلَیۡہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۱۰۶﴾9 : 106 Dhe ka të tjerë të lënë në pritje të urdhrit të Allahut, daç i ndëshkon ose daç ua pranon pendesën. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
- وَ الَّذِیۡنَ اتَّخَذُوۡا مَسۡجِدًا ضِرَارًا وَّ کُفۡرًا وَّ تَفۡرِیۡقًۢا بَیۡنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ اِرۡصَادًا لِّمَنۡ حَارَبَ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ مِنۡ قَبۡلُ ؕ وَ لَیَحۡلِفُنَّ اِنۡ اَرَدۡنَاۤ اِلَّا الۡحُسۡنٰی ؕ وَ اللّٰہُ یَشۡہَدُ اِنَّہُمۡ لَکٰذِبُوۡنَ ﴿۱۰۷﴾9 : 107 (Prej hipokritëve janë) edhe ata që ndërtuan një xhami për të lënduar, për të mohuar, për të krijuar ndasi mes besimtarëve dhe për t’i mundësuar atij, që ka luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij (edhe) më parë, t’u bëjë pritë (muslimanëve). Ata patjetër do të betohen: “Donim vetëm të mirën”. Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.Shpjegime
- لَا تَقُمۡ فِیۡہِ اَبَدًا ؕ لَمَسۡجِدٌ اُسِّسَ عَلَی التَّقۡوٰی مِنۡ اَوَّلِ یَوۡمٍ اَحَقُّ اَنۡ تَقُوۡمَ فِیۡہِ ؕ فِیۡہِ رِجَالٌ یُّحِبُّوۡنَ اَنۡ یَّتَطَہَّرُوۡا ؕ وَ اللّٰہُ یُحِبُّ الۡمُطَّہِّرِیۡنَ ﴿۱۰۸﴾9 : 108 Kurrsesi mos qëndro në të. Vetëm xhamia që u themelua mbi druajtjen (ndaj Zotit) që nga dita e parë, meriton më shumë të qëndrosh (për falje) në të. Në të ka burra që dëshirojnë të dëlirësohen. Dhe Allahu i do të dëlirësuarit.
- اَفَمَنۡ اَسَّسَ بُنۡیَانَہٗ عَلٰی تَقۡوٰی مِنَ اللّٰہِ وَ رِضۡوَانٍ خَیۡرٌ اَمۡ مَّنۡ اَسَّسَ بُنۡیَانَہٗ عَلٰی شَفَا جُرُفٍ ہَارٍ فَانۡہَارَ بِہٖ فِیۡ نَارِ جَہَنَّمَ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۰۹﴾9 : 109 Andaj, a është më i mirë ai që themeloi ngrehinën e tij mbi druajtjen prej Allahut dhe pëlqimin (e Tij), apo ai që themeloi ngrehinën e tij mbi një breg të gërryer që rrëshqet, për të rënë përfundimisht së bashku me të në zjarrin e xhehenemit?! Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
- لَا یَزَالُ بُنۡیَانُہُمُ الَّذِیۡ بَنَوۡا رِیۡبَۃً فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ اِلَّاۤ اَنۡ تَقَطَّعَ قُلُوۡبُہُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۱۱۰﴾٪9 : 110 Ngrehinën që ata e ndërtuan, gjithmonë do të krijojë mëdyshje në zemrat e tyre, përveçse nëse u copëtohen zemrat (nga frika ndaj Allahut). Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
- اِنَّ اللّٰہَ اشۡتَرٰی مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ اَنۡفُسَہُمۡ وَ اَمۡوَالَہُمۡ بِاَنَّ لَہُمُ الۡجَنَّۃَ ؕ یُقَاتِلُوۡنَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ فَیَقۡتُلُوۡنَ وَ یُقۡتَلُوۡنَ ۟ وَعۡدًا عَلَیۡہِ حَقًّا فِی التَّوۡرٰٮۃِ وَ الۡاِنۡجِیۡلِ وَ الۡقُرۡاٰنِ ؕ وَ مَنۡ اَوۡفٰی بِعَہۡدِہٖ مِنَ اللّٰہِ فَاسۡتَبۡشِرُوۡا بِبَیۡعِکُمُ الَّذِیۡ بَایَعۡتُمۡ بِہٖ ؕ وَ ذٰلِکَ ہُوَ الۡفَوۡزُ الۡعَظِیۡمُ ﴿۱۱۱﴾9 : 111 Allahu ua bleu besimtarëve jetët dhe pasuritë e tyre, duke u siguruar xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, andaj, vrasin e vriten. Premtim i vërtetë që Ai e ka marrë përsipër (që përmendet) në Teurat, Inxhil dhe Kuran. E kush e përmbush premtimin e vet më shumë se Allahu?! Andaj, gëzohuni për tregtinë që keni bërë me Të. Dhe ky pikërisht është suksesi madhështor.Shpjegime
- اَلتَّآئِبُوۡنَ الۡعٰبِدُوۡنَ الۡحٰمِدُوۡنَ السَّآئِحُوۡنَ الرّٰکِعُوۡنَ السّٰجِدُوۡنَ الۡاٰمِرُوۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ النَّاہُوۡنَ عَنِ الۡمُنۡکَرِ وَ الۡحٰفِظُوۡنَ لِحُدُوۡدِ اللّٰہِ ؕ وَ بَشِّرِ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۱۲﴾9 : 112 Të penduarit, adhuruesit, lavdëruesit, udhëtarët (në rrugë të Zotit), të përkulurit në ruku, të rënët në sexhde, urdhëruesit për të mirën, ndaluesit nga e keqja, mbrojtësit e kufijve të Allahut (janë besimtarë të vërtetë), dhe jepu lajm të gëzueshëm besimtarëve.
- مَا کَانَ لِلنَّبِیِّ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اَنۡ یَّسۡتَغۡفِرُوۡا لِلۡمُشۡرِکِیۡنَ وَ لَوۡ کَانُوۡۤا اُولِیۡ قُرۡبٰی مِنۡۢ بَعۡدِ مَا تَبَیَّنَ لَہُمۡ اَنَّہُمۡ اَصۡحٰبُ الۡجَحِیۡمِ ﴿۱۱۳﴾9 : 113 Nuk u lejohet Profetit dhe atyre që besuan, të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe qofshin të afërm, pasi që u është bërë e qartë se ata janë banorë të xhehenemit.
- وَ مَا کَانَ اسۡتِغۡفَارُ اِبۡرٰہِیۡمَ لِاَبِیۡہِ اِلَّا عَنۡ مَّوۡعِدَۃٍ وَّعَدَہَاۤ اِیَّاہُ ۚ فَلَمَّا تَبَیَّنَ لَہٗۤ اَنَّہٗ عَدُوٌّ لِّلّٰہِ تَبَرَّاَ مِنۡہُ ؕ اِنَّ اِبۡرٰہِیۡمَ لَاَوَّاہٌ حَلِیۡمٌ ﴿۱۱۴﴾9 : 114 Kurse kërkimi i faljes nga Ibrahimi për babanë e tij ishte vetëm për shkak të premtimit që ai i kishte bërë atij. E kur atij iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, u distancua prej tij. Sigurisht, Ibrahimi ishte shumë i dhembshur, durimtar.
- وَ مَا کَانَ اللّٰہُ لِیُضِلَّ قَوۡمًۢا بَعۡدَ اِذۡ ہَدٰٮہُمۡ حَتّٰی یُبَیِّنَ لَہُمۡ مَّا یَتَّقُوۡنَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿۱۱۵﴾9 : 115 Allahu nuk devijon një popull, pasi e udhëzon, gjersa ua bën të qartë se nga çfarë duhet të ruhen ata. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
- اِنَّ اللّٰہَ لَہٗ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ یُحۡیٖ وَ یُمِیۡتُ ؕ وَ مَا لَکُمۡ مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ مِنۡ وَّلِیٍّ وَّ لَا نَصِیۡرٍ ﴿۱۱۶﴾9 : 116 Pa dyshim, i Allahut është sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai jep jetën dhe vdekjen. Përveç Allahut nuk keni asnjë mik e as ndihmës.
- لَقَدۡ تَّابَ اللّٰہُ عَلَی النَّبِیِّ وَ الۡمُہٰجِرِیۡنَ وَ الۡاَنۡصَارِ الَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡہُ فِیۡ سَاعَۃِ الۡعُسۡرَۃِ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا کَادَ یَزِیۡغُ قُلُوۡبُ فَرِیۡقٍ مِّنۡہُمۡ ثُمَّ تَابَ عَلَیۡہِمۡ ؕ اِنَّہٗ بِہِمۡ رَءُوۡفٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۱۷﴾ۙ9 : 117 Sigurisht, Allahu ua pranoi pendesën Profetit, muhaxhirëve dhe ensarëve, të cilët e ndoqën në kohë vështirësie, në një kohë kur mundej që t’i shtrembëroheshin zemrat një grupi të tyre, e megjithatë, Allahu ua pranoi pendesën. Njëmend, Ai ndaj tyre është shumë i Dhembshur, shumë Mëshirëbërës.
- وَّ عَلَی الثَّلٰثَۃِ الَّذِیۡنَ خُلِّفُوۡا ؕ حَتّٰۤی اِذَا ضَاقَتۡ عَلَیۡہِمُ الۡاَرۡضُ بِمَا رَحُبَتۡ وَ ضَاقَتۡ عَلَیۡہِمۡ اَنۡفُسُہُمۡ وَ ظَنُّوۡۤا اَنۡ لَّا مَلۡجَاَ مِنَ اللّٰہِ اِلَّاۤ اِلَیۡہِ ؕ ثُمَّ تَابَ عَلَیۡہِمۡ لِیَتُوۡبُوۡا ؕ اِنَّ اللّٰہَ ہُوَ التَّوَّابُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۱۸﴾٪9 : 118 Edhe atyre të treve që mbetën mbrapa, derisa toka, pavarësisht nga gjerësia e saj, iu bë e ngushtë dhe atyre iu ngushtuan shpirtrat, gjersa kuptuan se nuk ka strehë nga Allahu, përveç Atij. Pastaj, Ai i mëshiroi që ata të pendoheshin. Pikërisht Allahu është Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi.Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اتَّقُوا اللّٰہَ وَ کُوۡنُوۡا مَعَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۱۱۹﴾9 : 119 O ju që besuat! Kini druajtje ndaj Allahut dhe bëhuni me të vërtetët.Shpjegime
- مَا کَانَ لِاَہۡلِ الۡمَدِیۡنَۃِ وَ مَنۡ حَوۡلَہُمۡ مِّنَ الۡاَعۡرَابِ اَنۡ یَّتَخَلَّفُوۡا عَنۡ رَّسُوۡلِ اللّٰہِ وَ لَا یَرۡغَبُوۡا بِاَنۡفُسِہِمۡ عَنۡ نَّفۡسِہٖ ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ لَا یُصِیۡبُہُمۡ ظَمَاٌ وَّ لَا نَصَبٌ وَّ لَا مَخۡمَصَۃٌ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ لَا یَطَـُٔوۡنَ مَوۡطِئًا یَّغِیۡظُ الۡکُفَّارَ وَ لَا یَنَالُوۡنَ مِنۡ عَدُوٍّ نَّیۡلًا اِلَّا کُتِبَ لَہُمۡ بِہٖ عَمَلٌ صَالِحٌ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یُضِیۡعُ اَجۡرَ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۱۲۰﴾ۙ9 : 120 Banorët e Medinës dhe beduinët që jetojnë rreth tyre nuk duhej ta linin të Dërguarin e Allahut e të mbeteshin mbrapa dhe nuk duhej ta parapëlqenin veten karshi tij. Kjo (sakrificë jetësh është e domosdoshme) sepse çdo etje, çdo vështirësi dhe çdo uri që ata përballojnë në rrugën e Allahut, çdo rrugë që bëjnë (dhe) që i zemëron mohuesit dhe çdo gjë që arrijnë prej armikut (gjatë luftës), për të gjitha këto u shënohet nga një vepër e mirë. Sigurisht, Allahu nuk ua humb shpërblimin mirëbërësve.Shpjegime
- وَ لَا یُنۡفِقُوۡنَ نَفَقَۃً صَغِیۡرَۃً وَّ لَا کَبِیۡرَۃً وَّ لَا یَقۡطَعُوۡنَ وَادِیًا اِلَّا کُتِبَ لَہُمۡ لِیَجۡزِیَہُمُ اللّٰہُ اَحۡسَنَ مَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۲۱﴾9 : 121 Gjithashtu, për çdo shpenzim që ata bëjnë, qoftë të vogël, qoftë të madh, dhe për çdo vend që kalojnë duke udhëtuar, u shënohet, në mënyrë që Allahu t’ua shpërblejë sipas veprave më të mira që ata bënin.
- وَ مَا کَانَ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ لِیَنۡفِرُوۡا کَآفَّۃً ؕ فَلَوۡ لَا نَفَرَ مِنۡ کُلِّ فِرۡقَۃٍ مِّنۡہُمۡ طَآئِفَۃٌ لِّیَتَفَقَّہُوۡا فِی الدِّیۡنِ وَ لِیُنۡذِرُوۡا قَوۡمَہُمۡ اِذَا رَجَعُوۡۤا اِلَیۡہِمۡ لَعَلَّہُمۡ یَحۡذَرُوۡنَ ﴿۱۲۲﴾٪9 : 122 Për besimtarët nuk është e mundur të dalin që të gjithë. Pse të mos dalë një grup nga çdo shtresë e tyre, që të mësojnë për fenë dhe ata ta paralajmërojnë popullin e tyre kur të kthehen te ta, në mënyrë që të shpëtojnë (nga shkatërrimi)?!Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا قَاتِلُوا الَّذِیۡنَ یَلُوۡنَکُمۡ مِّنَ الۡکُفَّارِ وَ لۡیَجِدُوۡا فِیۡکُمۡ غِلۡظَۃً ؕ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ مَعَ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۱۲۳﴾9 : 123 O ju që besuat! Luftoni kundër të afërmve tuaj që janë mohues dhe ata le ta ndiejnë ashpërsinë tuaj. Dhe dijeni se Allahu është me ata që kanë drojë (ndaj Allahut).
- وَ اِذَا مَاۤ اُنۡزِلَتۡ سُوۡرَۃٌ فَمِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّقُوۡلُ اَیُّکُمۡ زَادَتۡہُ ہٰذِہٖۤ اِیۡمَانًا ۚ فَاَمَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا فَزَادَتۡہُمۡ اِیۡمَانًا وَّ ہُمۡ یَسۡتَبۡشِرُوۡنَ ﴿۱۲۴﴾9 : 124 E sa herë që zbret ndonjë sure, ka prej tyre që thonë: “Kë prej jush e ka shtuar në besim kjo?!” Ata që besuan, patjetër që i ka shtuar në besim dhe ata ndihen të gëzuar (për të ardhmen).
- وَ اَمَّا الَّذِیۡنَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ مَّرَضٌ فَزَادَتۡہُمۡ رِجۡسًا اِلٰی رِجۡسِہِمۡ وَ مَا تُوۡا وَ ہُمۡ کٰفِرُوۡنَ ﴿۱۲۵﴾9 : 125 Kurse ata që kanë “sëmundje” në zemër, kjo (sure) i shton ndyrësisë së tyre ndyrësi edhe më shumë dhe ata vdesin duke qenë mohues.
- اَوَ لَا یَرَوۡنَ اَنَّہُمۡ یُفۡتَنُوۡنَ فِیۡ کُلِّ عَامٍ مَّرَّۃً اَوۡ مَرَّتَیۡنِ ثُمَّ لَا یَتُوۡبُوۡنَ وَ لَا ہُمۡ یَذَّکَّرُوۡنَ ﴿۱۲۶﴾9 : 126 A nuk shohin vallë se ata sprovohen çdo vit një ose dy herë?! Prapë as nuk pendohen e as nuk mendohen.
- وَ اِذَا مَاۤ اُنۡزِلَتۡ سُوۡرَۃٌ نَّظَرَ بَعۡضُہُمۡ اِلٰی بَعۡضٍ ؕ ہَلۡ یَرٰٮکُمۡ مِّنۡ اَحَدٍ ثُمَّ انۡصَرَفُوۡا ؕ صَرَفَ اللّٰہُ قُلُوۡبَہُمۡ بِاَنَّہُمۡ قَوۡمٌ لَّا یَفۡقَہُوۡنَ ﴿۱۲۷﴾9 : 127 E sa herë zbret ndonjë sure, disa prej tyre shohin disa të vetët, (sikur u thonë:) “Mos po ju sheh njeri?” pastaj kthehen mbrapsht. Allahu ua ktheu zemrat mbrapsht, sepse ishin njerëz që nuk kuptonin.
- لَقَدۡ جَآءَکُمۡ رَسُوۡلٌ مِّنۡ اَنۡفُسِکُمۡ عَزِیۡزٌ عَلَیۡہِ مَا عَنِتُّمۡ حَرِیۡصٌ عَلَیۡکُمۡ بِالۡمُؤۡمِنِیۡنَ رَءُوۡفٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۲۸﴾9 : 128 Sigurisht, juve ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj; i vjen shumë rëndë kur ju vështirësoheni, është i etur për ju, shumë i dhembshur (e) mëshirëbërës ndaj besimtarëve.Shpjegime
- فَاِنۡ تَوَلَّوۡا فَقُلۡ حَسۡبِیَ اللّٰہُ ۫٭ۖ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ ؕ عَلَیۡہِ تَوَکَّلۡتُ وَ ہُوَ رَبُّ الۡعَرۡشِ الۡعَظِیۡمِ ﴿۱۲۹﴾٪9 : 129 E nëse ata e kthejnë shpinën, thuaj: Më mjafton Allahu; nuk ka të adhurueshëm tjetër veç Atij; Atij iu mbështeta dhe Ai është Zoti i Arshit të madh.