النَّازعَات
En-Naziat
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾79 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- وَ النّٰزِعٰتِ غَرۡقًا ۙ﴿۲﴾79 : 2 Betohem për ato që rrëmbejnë duke u zhytur!
- وَّ النّٰشِطٰتِ نَشۡطًا ۙ﴿۳﴾79 : 3 Dhe për ato që gëzohen pa masë!
- وَّ السّٰبِحٰتِ سَبۡحًا ۙ﴿۴﴾79 : 4 Dhe për ato që lundrojnë shumë!
- فَالسّٰبِقٰتِ سَبۡقًا ۙ﴿۵﴾79 : 5 Dhe për ato që, më pas, parakalojnë njëra-tjetrën!
- فَالۡمُدَبِّرٰتِ اَمۡرًا ۘ﴿۶﴾79 : 6 Dhe për ato që bëjnë plan!
- یَوۡمَ تَرۡجُفُ الرَّاجِفَۃُ ۙ﴿۷﴾79 : 7 Ditën kur do të tronditet fort ajo që tronditet;
- تَتۡبَعُہَا الرَّادِفَۃُ ؕ﴿۸﴾79 : 8 pasuesja do ta pasojë atë.
- قُلُوۡبٌ یَّوۡمَئِذٍ وَّاجِفَۃٌ ۙ﴿۹﴾79 : 9 Zemrat atë ditë do të rrahin shpejt.
- اَبۡصَارُہَا خَاشِعَۃٌ ۘ﴿۱۰﴾79 : 10 Shikimet e tyre do të jenë përdhe.
- یَقُوۡلُوۡنَ ءَاِنَّا لَمَرۡدُوۡدُوۡنَ فِی الۡحَافِرَۃِ ﴿ؕ۱۱﴾79 : 11 (Njerëzit) do të pohojnë: “A do të kthehemi në gjendjen e mëparshme?!
- ءَ اِذَا کُنَّا عِظَامًا نَّخِرَۃً ﴿ؕ۱۲﴾79 : 12 Edhe atëherë kur të jemi eshtra të kalbura?!”
- قَالُوۡا تِلۡکَ اِذًا کَرَّۃٌ خَاسِرَۃٌ ﴿ۘ۱۳﴾79 : 13 Ata do të thonë: “Atëherë ky qenka një kthim humbës!”
- فَاِنَّمَا ہِیَ زَجۡرَۃٌ وَّاحِدَۃٌ ﴿ۙ۱۴﴾79 : 14 Pa dyshim, ajo do të jetë një qortim i vetëm.
- فَاِذَا ہُمۡ بِالسَّاہِرَۃِ ﴿ؕ۱۵﴾79 : 15 Dhe papritmas ata do të gjenden në fushën e gjerë.
- ہَلۡ اَتٰٮکَ حَدِیۡثُ مُوۡسٰی ﴿ۘ۱۶﴾79 : 16 A të erdhi lajmi për Musain?
- اِذۡ نَادٰٮہُ رَبُّہٗ بِالۡوَادِ الۡمُقَدَّسِ طُوًی ﴿ۚ۱۷﴾79 : 17 Kur atë e thirri Zoti i tij në luginën e shenjtë Tuva:
- اِذۡہَبۡ اِلٰی فِرۡعَوۡنَ اِنَّہٗ طَغٰی ﴿۫ۖ۱۸﴾79 : 18 “Shko drejt Faraonit, se ai u rebelua;
- فَقُلۡ ہَلۡ لَّکَ اِلٰۤی اَنۡ تَزَکّٰی ﴿ۙ۱۹﴾79 : 19 Dhe pyete: ‘A dëshiron të dëlirësohesh?
- وَ اَہۡدِیَکَ اِلٰی رَبِّکَ فَتَخۡشٰی ﴿ۚ۲۰﴾79 : 20 Dhe unë të të udhëzoj te Zoti yt, që të kesh frikë (ndaj Tij)?’”
- فَاَرٰٮہُ الۡاٰیَۃَ الۡکُبۡرٰی ﴿۫ۖ۲۱﴾79 : 21 Më pas ai i tregoi një shenjë shumë të madhe.
- فَکَذَّبَ وَ عَصٰی ﴿۫ۖ۲۲﴾79 : 22 Atëherë (Faraoni e) quajti gënjeshtër dhe kundërshtoi.
- ثُمَّ اَدۡبَرَ یَسۡعٰی ﴿۫ۖ۲۳﴾79 : 23 Më pas me nxitim ia ktheu shpinën.
- فَحَشَرَ فَنَادٰی ﴿۫ۖ۲۴﴾79 : 24 Mblodhi (turmën) dhe thirri.
- فَقَالَ اَنَا رَبُّکُمُ الۡاَعۡلٰی ﴿۫ۖ۲۵﴾79 : 25 E tha: “Unë jam Zoti juaj më i larti!”
- فَاَخَذَہُ اللّٰہُ نَکَالَ الۡاٰخِرَۃِ وَ الۡاُوۡلٰی ﴿ؕ۲۶﴾79 : 26 Atëherë Allahu e ndëshkoi duke e bërë mësim për të mëvonshmit dhe për të parët.
- اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَعِبۡرَۃً لِّمَنۡ یَّخۡشٰی ﴿ؕ٪۲۷﴾79 : 27 Pa dyshim, në të ka mësim për çdokënd që ka frikë.
- ءَاَنۡتُمۡ اَشَدُّ خَلۡقًا اَمِ السَّمَآءُ ؕ بَنٰہَا ﴿ٝ۲۸﴾79 : 28 A jeni ju më të vështirë në krijim, apo qielli që (Zoti) ka ndërtuar?!Shpjegime
- رَفَعَ سَمۡکَہَا فَسَوّٰٮہَا ﴿ۙ۲۹﴾79 : 29 Të cilin Ai e ngriti lart dhe shumë mirë e rregulloi.
- وَ اَغۡطَشَ لَیۡلَہَا وَ اَخۡرَجَ ضُحٰہَا ﴿۪۳۰﴾79 : 30 Ia errësoi natën dhe ia zdriti ditën.
- وَ الۡاَرۡضَ بَعۡدَ ذٰلِکَ دَحٰٮہَا ﴿ؕ۳۱﴾79 : 31 Pas kësaj, edhe tokën e rrafshoi.
- اَخۡرَجَ مِنۡہَا مَآءَہَا وَ مَرۡعٰہَا ﴿۪۳۲﴾79 : 32 Nxori ujin dhe barishten prej saj.Shpjegime
- وَ الۡجِبَالَ اَرۡسٰہَا ﴿ۙ۳۳﴾79 : 33 Dhe malet i nguliti;
- مَتَاعًا لَّکُمۡ وَ لِاَنۡعَامِکُمۡ ﴿ؕ۳۴﴾79 : 34 si mjet jetese për ju dhe për bagëtitë tuaja.Shpjegime
- فَاِذَا جَآءَتِ الطَّآمَّۃُ الۡکُبۡرٰی ﴿۫ۖ۳۵﴾79 : 35 Pra, kur do të vijë më e madhja gjëmë;
- یَوۡمَ یَتَذَکَّرُ الۡاِنۡسَانُ مَا سَعٰی ﴿ۙ۳۶﴾79 : 36 ditën kur njeriu do të kujtojë se për çfarë është përpjekur;
- وَ بُرِّزَتِ الۡجَحِیۡمُ لِمَنۡ یَّرٰی ﴿۳۷﴾79 : 37 dhe do t’i zbulohet xhehenemi atij që (deri tani) e shihte (vetëm duke përfytyruar).
- فَاَمَّا مَنۡ طَغٰی ﴿ۙ۳۸﴾79 : 38 Pra, ai që u rebelua
- وَ اٰثَرَ الۡحَیٰوۃَ الدُّنۡیَا ﴿ۙ۳۹﴾79 : 39 dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
- فَاِنَّ الۡجَحِیۡمَ ہِیَ الۡمَاۡوٰی ﴿ؕ۴۰﴾79 : 40 pikërisht xhehenemi është streha e tij.
- وَ اَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّہٖ وَ نَہَی النَّفۡسَ عَنِ الۡہَوٰی ﴿ۙ۴۱﴾79 : 41 Kurse ai që i frikësohet pozitës së Zotit të tij dhe e ndalon veten nga tundimi,
- فَاِنَّ الۡجَنَّۃَ ہِیَ الۡمَاۡوٰی ﴿ؕ۴۲﴾79 : 42 pikërisht xheneti është streha e tij.
- یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ السَّاعَۃِ اَیَّانَ مُرۡسٰہَا ﴿ؕ۴۳﴾79 : 43 Ata të pyesin rreth Orës se kur do të bëhet ajo?
- فِیۡمَ اَنۡتَ مِنۡ ذِکۡرٰٮہَا ﴿ؕ۴۴﴾79 : 44 Po ti, në çfarë mendimesh ke rënë nga përmendja e saj?
- اِلٰی رَبِّکَ مُنۡتَہٰٮہَا ﴿ؕ۴۵﴾79 : 45 Te Zoti yt është fundi i saj.
- اِنَّمَاۤ اَنۡتَ مُنۡذِرُ مَنۡ یَّخۡشٰہَا ﴿ؕ۴۶﴾79 : 46 Ti mund të alarmosh vetëm atë që i frikësohet asaj.
- کَاَنَّہُمۡ یَوۡمَ یَرَوۡنَہَا لَمۡ یَلۡبَثُوۡۤا اِلَّا عَشِیَّۃً اَوۡ ضُحٰہَا ﴿٪۴۷﴾79 : 47 Kur ata do ta shohin atë, do të mendojnë sikur kanë qëndruar (në këtë botë) vetëm një natë ose një mëngjes të saj.