محَمَّد
Muhammed
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾47 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- اَلَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ صَدُّوۡا عَنۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ اَضَلَّ اَعۡمَالَہُمۡ ﴿۲﴾47 : 2 Atyre që mohuan dhe penguan nga rruga e Allahut, Ai do t’ua zhvlerësojë veprat.
- وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَ اٰمَنُوۡا بِمَا نُزِّلَ عَلٰی مُحَمَّدٍ وَّ ہُوَ الۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّہِمۡ ۙ کَفَّرَ عَنۡہُمۡ سَیِّاٰتِہِمۡ وَ اَصۡلَحَ بَالَہُمۡ ﴿۳﴾47 : 3 Dhe atyre që besuan, bënë të mira dhe besuan në atë që iu zbrit Muhammedit, dhe pikërisht ai është i vërteti prej Zotit të tyre, (Zoti) do t’ua largojë të këqijat dhe do t’ua përmirësojë gjendjen.
- ذٰلِکَ بِاَنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوا اتَّبَعُوا الۡبَاطِلَ وَ اَنَّ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اتَّبَعُوا الۡحَقَّ مِنۡ رَّبِّہِمۡ ؕ کَذٰلِکَ یَضۡرِبُ اللّٰہُ لِلنَّاسِ اَمۡثَالَہُمۡ ﴿۴﴾47 : 4 Kështu është sepse ata që mohuan, ndoqën gënjeshtrën, kurse ata që besuan, ndoqën të vërtetën, (të ardhur) prej Zotit të vet. Kështu Allahu u paraqet njerëzve shembujt e tyre.
- فَاِذَا لَقِیۡتُمُ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا فَضَرۡبَ الرِّقَابِ ؕ حَتّٰۤی اِذَاۤ اَثۡخَنۡتُمُوۡہُمۡ فَشُدُّوا الۡوَثَاقَ ٭ۙ فَاِمَّا مَنًّۢا بَعۡدُ وَ اِمَّا فِدَآءً حَتّٰی تَضَعَ الۡحَرۡبُ اَوۡزَارَہَا ۬ۚ۟ۛ ذٰؔلِکَ ؕۛ وَ لَوۡ یَشَآءُ اللّٰہُ لَانۡتَصَرَ مِنۡہُمۡ وَ لٰکِنۡ لِّیَبۡلُوَا۠ بَعۡضَکُمۡ بِبَعۡضٍ ؕ وَ الَّذِیۡنَ قُتِلُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ فَلَنۡ یُّضِلَّ اَعۡمَالَہُمۡ ﴿۵﴾47 : 5 Kur të ndesheni me ata që mohuan, mëshojuni në qafë. Pasi t’i dërrmoni, lidhini fort. E më pas, lirojini në daç me mirësi, në daç me shpagim, derisa lufta të dorëzojë armët e saj. Kështu duhet. Dhe nëse do të donte Allahu, (Vetë) do të hakmerrej me ta, por (Ai deshi) që t’ju sprovojë ju përmes njëri-tjetrit. Dhe atyre që vriten në rrugën e Allahut, Ai kurrë nuk do t’ua zhvlerësojë veprat.
- سَیَہۡدِیۡہِمۡ وَ یُصۡلِحُ بَالَہُمۡ ۚ﴿۶﴾47 : 6 Do t’i udhëzojë, do ta përmirësojë gjendjen e tyre;
- وَ یُدۡخِلُہُمُ الۡجَنَّۃَ عَرَّفَہَا لَہُمۡ ﴿۷﴾47 : 7 dhe do t’i pranojë në xhenetin që Ai e përsosi për hir të tyre.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنۡ تَنۡصُرُوا اللّٰہَ یَنۡصُرۡکُمۡ وَ یُثَبِّتۡ اَقۡدَامَکُمۡ ﴿۸﴾47 : 8 O ju që besuat! Nëse e ndihmoni Allahun, Ai do t’ju ndihmojë ju dhe do t’jua forcojë këmbët.
- وَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا فَتَعۡسًا لَّہُمۡ وَ اَضَلَّ اَعۡمَالَہُمۡ ﴿۹﴾47 : 9 Kurse ata që mohuan, rënçin përmbys; dhe (Allahu) ua zhvlerësoi veprat.
- ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ کَرِہُوۡا مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ فَاَحۡبَطَ اَعۡمَالَہُمۡ ﴿۱۰﴾47 : 10 Kështu ndodhi sepse ata e urryen atë që zbriti Allahu, andaj, Ai ua rrëzoi veprat.
- اَفَلَمۡ یَسِیۡرُوۡا فِی الۡاَرۡضِ فَیَنۡظُرُوۡا کَیۡفَ کَانَ عَاقِبَۃُ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ ؕ دَمَّرَ اللّٰہُ عَلَیۡہِمۡ ۫ وَ لِلۡکٰفِرِیۡنَ اَمۡثَالُہَا ﴿۱۱﴾47 : 11 A nuk kanë shëtitur në tokë, që të shihnin sesi ishte fundi i atyre që ishin para tyre?! Allahu i shkatërroi ata, të cilët janë (bërë) shembuj për mohuesit.
- ذٰلِکَ بِاَنَّ اللّٰہَ مَوۡلَی الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ اَنَّ الۡکٰفِرِیۡنَ لَا مَوۡلٰی لَہُمۡ ﴿٪۱۲﴾47 : 12 Kështu ndodhi sepse Allahu është Miku i atyre që besuan dhe se mohuesit nuk kanë asnjë mik.
- اِنَّ اللّٰہَ یُدۡخِلُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ؕ وَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا یَتَمَتَّعُوۡنَ وَ یَاۡکُلُوۡنَ کَمَا تَاۡکُلُ الۡاَنۡعَامُ وَ النَّارُ مَثۡوًی لَّہُمۡ ﴿۱۳﴾47 : 13 Ata që besuan dhe bënë të mira, Allahu do t’i shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj. Kurse ata që mohuan, përfitojnë përkohësisht, ushqehen siç ushqehen bagëtitë, ndërkohë zjarri është streha e tyre.
- وَ کَاَیِّنۡ مِّنۡ قَرۡیَۃٍ ہِیَ اَشَدُّ قُوَّۃً مِّنۡ قَرۡیَتِکَ الَّتِیۡۤ اَخۡرَجَتۡکَ ۚ اَہۡلَکۡنٰہُمۡ فَلَا نَاصِرَ لَہُمۡ ﴿۱۴﴾47 : 14 Sa shumë qytete kanë qenë që ishin më të forta se qyteti yt që të dëboi ty! Ne i shkatërruam, dhe ata nuk kanë pasur asnjë ndihmës.
- اَفَمَنۡ کَانَ عَلٰی بَیِّنَۃٍ مِّنۡ رَّبِّہٖ کَمَنۡ زُیِّنَ لَہٗ سُوۡٓءُ عَمَلِہٖ وَ اتَّبَعُوۡۤا اَہۡوَآءَہُمۡ ﴿۱۵﴾47 : 15 Ai që qëndron mbi një shenjë të qartë prej Zotit të tij, a mund të jetë si ata të cilëve veprat e tyre të këqija iu dukën të bukura dhe që kanë ndjekur dëshirat vetjake?!
- مَثَلُ الۡجَنَّۃِ الَّتِیۡ وُعِدَ الۡمُتَّقُوۡنَ ؕ فِیۡہَاۤ اَنۡہٰرٌ مِّنۡ مَّآءٍ غَیۡرِ اٰسِنٍ ۚ وَ اَنۡہٰرٌ مِّنۡ لَّبَنٍ لَّمۡ یَتَغَیَّرۡ طَعۡمُہٗ ۚ وَ اَنۡہٰرٌ مِّنۡ خَمۡرٍ لَّذَّۃٍ لِّلشّٰرِبِیۡنَ ۬ۚ وَ اَنۡہٰرٌ مِّنۡ عَسَلٍ مُّصَفًّی ؕ وَ لَہُمۡ فِیۡہَا مِنۡ کُلِّ الثَّمَرٰتِ وَ مَغۡفِرَۃٌ مِّنۡ رَّبِّہِمۡ ؕ کَمَنۡ ہُوَ خَالِدٌ فِی النَّارِ وَ سُقُوۡا مَآءً حَمِیۡمًا فَقَطَّعَ اَمۡعَآءَہُمۡ ﴿۱۶﴾47 : 16 Shembulli i atij xheneti që u premtohet atyre që kanë drojë (ndaj Zotit), është (si kopshti) në të cilin ka lumenj me ujë që nuk ndotet, dhe lumenj me qumësht që nuk i ndryshon shija, dhe lumenj me verë që u jep kënaqësi atyre që pinë, dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Ata do të kenë atje çdolloj frute, si dhe falje prej Zotit të tyre. (Këta) a mund të jenë si ata që jetojnë në zjarr për një kohë të gjatë, ku u jepet për të pirë ujë i valuar, që do t’ua pëlcasë zorrët?!
- وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّسۡتَمِعُ اِلَیۡکَ ۚ حَتّٰۤی اِذَا خَرَجُوۡا مِنۡ عِنۡدِکَ قَالُوۡا لِلَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡعِلۡمَ مَاذَا قَالَ اٰنِفًا ۟ اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ طَبَعَ اللّٰہُ عَلٰی قُلُوۡبِہِمۡ وَ اتَّبَعُوۡۤا اَہۡوَآءَہُمۡ ﴿۱۷﴾47 : 17 Dhe prej tyre ka nga ata, të cilët bëjnë (sikur) të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, pyesin ata që kanë dije: “Çfarë tha ai qëparë?” Këta janë ata të cilëve Allahu ua ka vulosur zemrat dhe ata ndoqën dëshirat vetjake.
- وَ الَّذِیۡنَ اہۡتَدَوۡا زَادَہُمۡ ہُدًی وَّ اٰتٰہُمۡ تَقۡوٰٮہُمۡ ﴿۱۸﴾47 : 18 Kurse ata që pranuan udhëzimin, Ai ua shtoi udhëzimin edhe më shumë dhe ua dha druajtjen.
- فَہَلۡ یَنۡظُرُوۡنَ اِلَّا السَّاعَۃَ اَنۡ تَاۡتِیَہُمۡ بَغۡتَۃً ۚ فَقَدۡ جَآءَ اَشۡرَاطُہَا ۚ فَاَنّٰی لَہُمۡ اِذَا جَآءَتۡہُمۡ ذِکۡرٰٮہُمۡ ﴿۱۹﴾47 : 19 A po presin vetëm Orën që t’u vijë befas?! Atëherë u kanë ardhur tashmë shenjat e saj. E kur do t’u ketë ardhur edhe ajo, çfarë vlere do të ketë reflektimi i tyre?!
- فَاعۡلَمۡ اَنَّہٗ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا اللّٰہُ وَ اسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۡۢبِکَ وَ لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ الۡمُؤۡمِنٰتِ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ مُتَقَلَّبَکُمۡ وَ مَثۡوٰٮکُمۡ ﴿٪۲۰﴾47 : 20 Andaj, dije që nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut dhe kërko falje për gabimin tënd, për besimtarët dhe besimtaret. Allahu jua di edhe vendin ku shkoni, edhe vendin ku qëndroni.
- وَ یَقُوۡلُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَوۡ لَا نُزِّلَتۡ سُوۡرَۃٌ ۚ فَاِذَاۤ اُنۡزِلَتۡ سُوۡرَۃٌ مُّحۡکَمَۃٌ وَّ ذُکِرَ فِیۡہَا الۡقِتَالُ ۙ رَاَیۡتَ الَّذِیۡنَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ مَّرَضٌ یَّنۡظُرُوۡنَ اِلَیۡکَ نَظَرَ الۡمَغۡشِیِّ عَلَیۡہِ مِنَ الۡمَوۡتِ ؕ فَاَوۡلٰی لَہُمۡ ﴿ۚ۲۱﴾47 : 21 Dhe ata që besuan thonë: “Pse nuk zbriti ndonjë sure?” Kur do të zbritet një sure vendimtare, në të cilën të përmendet edhe lufta, do t’i shohësh ata që kanë “sëmundje” në zemër, se si të shikojnë ty me shikim të pushtuar nga vdekja. U shkatërrofshin!
- طَاعَۃٌ وَّ قَوۡلٌ مَّعۡرُوۡفٌ ۟ فَاِذَا عَزَمَ الۡاَمۡرُ ۟ فَلَوۡ صَدَقُوا اللّٰہَ لَکَانَ خَیۡرًا لَّہُمۡ ﴿ۚ۲۲﴾47 : 22 Duhet bindje dhe fjalë e mirë! E tani që u vendos çështja, do të ishte mirë për ta nëse do të jenë të sinqertë ndaj Allahut.
- فَہَلۡ عَسَیۡتُمۡ اِنۡ تَوَلَّیۡتُمۡ اَنۡ تُفۡسِدُوۡا فِی الۡاَرۡضِ وَ تُقَطِّعُوۡۤا اَرۡحَامَکُمۡ ﴿۲۳﴾47 : 23 Atëherë, a mundet që nëse bëheni drejtues, të bëni çrregullime në tokë dhe të këputni lidhjet tuaja farefisnore?! (Kurrsesi!)
- اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ لَعَنَہُمُ اللّٰہُ فَاَصَمَّہُمۡ وَ اَعۡمٰۤی اَبۡصَارَہُمۡ ﴿۲۴﴾47 : 24 Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu, pra, i shurdhoi dhe ua verboi sytë.
- اَفَلَا یَتَدَبَّرُوۡنَ الۡقُرۡاٰنَ اَمۡ عَلٰی قُلُوۡبٍ اَقۡفَالُہَا ﴿۲۵﴾47 : 25 A nuk thellohen në Kuran apo ka dryna në zemrat e tyre?!
- اِنَّ الَّذِیۡنَ ارۡتَدُّوۡا عَلٰۤی اَدۡبَارِہِمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَا تَبَیَّنَ لَہُمُ الۡہُدَی ۙ الشَّیۡطٰنُ سَوَّلَ لَہُمۡ ؕ وَ اَمۡلٰی لَہُمۡ ﴿۲۶﴾47 : 26 Pa dyshim, ata që kthehen mbrapsht duke e lënë besimin, pasi u ishte bërë i qartë udhëzimi, djalli i joshi dhe u ka dhënë shpresa të rreme.
- ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ قَالُوۡا لِلَّذِیۡنَ کَرِہُوۡا مَا نَزَّلَ اللّٰہُ سَنُطِیۡعُکُمۡ فِیۡ بَعۡضِ الۡاَمۡرِ ۚۖ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ اِسۡرَارَہُمۡ ﴿۲۷﴾47 : 27 Kështu ndodhi sepse ata u thanë atyre që e urryen atë që zbriti Allahu: “Do t’ju bindemi juve në disa çështje”. Allahu ua di fshehtësitë.
- فَکَیۡفَ اِذَا تَوَفَّتۡہُمُ الۡمَلٰٓئِکَۃُ یَضۡرِبُوۡنَ وُجُوۡہَہُمۡ وَ اَدۡبَارَہُمۡ ﴿۲۸﴾47 : 28 E si do të jetë atëherë kur engjëjt do t’ua marrin shpirtin duke ua goditur fytyrat dhe shpinat?!
- ذٰلِکَ بِاَنَّہُمُ اتَّبَعُوۡا مَاۤ اَسۡخَطَ اللّٰہَ وَ کَرِہُوۡا رِضۡوَانَہٗ فَاَحۡبَطَ اَعۡمَالَہُمۡ ﴿٪۲۹﴾47 : 29 Kështu ndodh sepse ata ndoqën atë që zemëron Allahun, dhe se urryen pëlqimin e Tij, andaj, Ai ua zhvlerësoi veprat.
- اَمۡ حَسِبَ الَّذِیۡنَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ مَّرَضٌ اَنۡ لَّنۡ یُّخۡرِجَ اللّٰہُ اَضۡغَانَہُمۡ ﴿۳۰﴾47 : 30 Ata që kanë “sëmundje” në zemër, a menduan se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në shesh mëritë e tyre të fshehta?!
- وَ لَوۡ نَشَآءُ لَاَرَیۡنٰکَہُمۡ فَلَعَرَفۡتَہُمۡ بِسِیۡمٰہُمۡ ؕ وَ لَتَعۡرِفَنَّہُمۡ فِیۡ لَحۡنِ الۡقَوۡلِ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ اَعۡمَالَکُمۡ ﴿۳۱﴾47 : 31 Nëse duam, do t’i tregojmë ty dhe ti do t’i njohësh ata nga shenjat e tyre dhe do t’i njohësh nga mënyra e të shprehurit të tyre. Allahu jua di veprat.
- وَ لَنَبۡلُوَنَّکُمۡ حَتّٰی نَعۡلَمَ الۡمُجٰہِدِیۡنَ مِنۡکُمۡ وَ الصّٰبِرِیۡنَ ۙ وَ نَبۡلُوَا۠ اَخۡبَارَکُمۡ ﴿۳۲﴾47 : 32 Ne patjetër do t’ju sprovojmë, derisa t’i dallojmë mes jush ata që luftojnë dhe durojnë. Dhe Ne do t’i shqyrtojmë gjendjet tuaja.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ صَدُّوۡا عَنۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ شَآقُّوا الرَّسُوۡلَ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا تَبَیَّنَ لَہُمُ الۡہُدٰی ۙ لَنۡ یَّضُرُّوا اللّٰہَ شَیۡئًا ؕ وَ سَیُحۡبِطُ اَعۡمَالَہُمۡ ﴿۳۳﴾47 : 33 Ata që mohuan, (që) penguan (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe e kundërshtuan të Dërguarin pasi u ishte bërë i qartë udhëzimi, kurrsesi nuk mund ta dëmtojnë dot Allahun aspak. Ai me siguri do t’ua zhvlerësojë veprat.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اَطِیۡعُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوا الرَّسُوۡلَ وَ لَا تُبۡطِلُوۡۤا اَعۡمَالَکُمۡ ﴿۳۴﴾47 : 34 O ju që besuat, bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe mos i zhvlerësoni veprat tuaja.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ صَدُّوۡا عَنۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ثُمَّ مَاتُوۡا وَ ہُمۡ کُفَّارٌ فَلَنۡ یَّغۡفِرَ اللّٰہُ لَہُمۡ ﴿۳۵﴾47 : 35 Ata që mohuan dhe penguan (të tjerët) nga rruga e Allahut, më pas vdiqën në gjendje mohimi, Allahu kurrë nuk do t’i falë.
- فَلَا تَہِنُوۡا وَ تَدۡعُوۡۤا اِلَی السَّلۡمِ ٭ۖ وَ اَنۡتُمُ الۡاَعۡلَوۡنَ ٭ۖ وَ اللّٰہُ مَعَکُمۡ وَ لَنۡ یَّتِرَکُمۡ اَعۡمَالَکُمۡ ﴿۳۶﴾47 : 36 Andaj, mos u ligështoni e të ftoni drejt pajtimit, ndërkohë ju do të jeni triumfues. Allahu është me ju dhe Ai kurrë nuk do t’ua ulë (vlerën) veprave tuaja.
- اِنَّمَا الۡحَیٰوۃُ الدُّنۡیَا لَعِبٌ وَّ لَہۡوٌ ؕ وَ اِنۡ تُؤۡمِنُوۡا وَ تَتَّقُوۡا یُؤۡتِکُمۡ اُجُوۡرَکُمۡ وَ لَا یَسۡـَٔلۡکُمۡ اَمۡوَالَکُمۡ ﴿۳۷﴾47 : 37 Sigurisht, jeta e kësaj bote është vetëm një lojë e argëtim. Por nëse besoni dhe keni druajtje (ndaj Zotit), Ai do t’ju japë shpërblimet dhe nuk do t’ju kërkojë pasuritë tuaja.
- اِنۡ یَّسۡـَٔلۡکُمُوۡہَا فَیُحۡفِکُمۡ تَبۡخَلُوۡا وَ یُخۡرِجۡ اَضۡغَانَکُمۡ ﴿۳۸﴾47 : 38 Ai po t’ju kërkonte pasuritë tuaja duke e tepruar, ju do të tregoheshit koprracë dhe Ai do t’jua nxirrte (në shesh) mëritë tuaja.
- ہٰۤاَنۡتُمۡ ہٰۤؤُلَآءِ تُدۡعَوۡنَ لِتُنۡفِقُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ۚ فَمِنۡکُمۡ مَّنۡ یَّبۡخَلُ ۚ وَ مَنۡ یَّبۡخَلۡ فَاِنَّمَا یَبۡخَلُ عَنۡ نَّفۡسِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ الۡغَنِیُّ وَ اَنۡتُمُ الۡفُقَرَآءُ ۚ وَ اِنۡ تَتَوَلَّوۡا یَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَیۡرَکُمۡ ۙ ثُمَّ لَا یَکُوۡنُوۡۤا اَمۡثَالَکُمۡ ﴿٪۳۹﴾47 : 39 Ja pra, jeni ju që thirreni të shpenzoni në rrugën e Allahut. Po prej jush ka nga ata që tregohen koprracë; dhe ai që bëhet koprrac, koprracia e tij është kundër vetvetes së tij. Allahu është i Pasuri dhe jeni ju nevojtarët. Nëse do të ktheheni mbrapsht, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër; më pas ata nuk do të jenë si ju.