بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
109 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
قُلۡ یٰۤاَیُّہَا الۡکٰفِرُوۡنَ ۙ﴿۲﴾
109 : 2 Thuaj: O mohues!
لَاۤ اَعۡبُدُ مَا تَعۡبُدُوۡنَ ۙ﴿۳﴾
109 : 3 Unë nuk e adhuroj atë që adhuroni ju.
وَ لَاۤ اَنۡتُمۡ عٰبِدُوۡنَ مَاۤ اَعۡبُدُ ۚ﴿۴﴾
109 : 4 E as ju nuk jeni adhurues të Atij që adhuroj unë.
وَ لَاۤ اَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدۡتُّمۡ ۙ﴿۵﴾
109 : 5 Dhe unë as nuk do ta adhuroj ndonjëherë atë që adhuruat ju.
وَ لَاۤ اَنۡتُمۡ عٰبِدُوۡنَ مَاۤ اَعۡبُدُ ؕ﴿۶﴾
109 : 6 Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që adhuroj unë.
لَکُمۡ دِیۡنُکُمۡ وَلِیَ دِیۡنِ ٪﴿۷﴾
109 : 7 Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time.