الشُّعَرَاء
Esh-Shuara
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾26 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- طٰسٓمّٓ ﴿۲﴾26 : 2 Ta.Sin.Mim. (i Pastër, Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.)Shpjegime
- تِلۡکَ اٰیٰتُ الۡکِتٰبِ الۡمُبِیۡنِ ﴿۳﴾26 : 3 Këto janë ajete të Librit të qartë.
- لَعَلَّکَ بَاخِعٌ نَّفۡسَکَ اَلَّا یَکُوۡنُوۡا مُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۴﴾26 : 4 A do të vrasësh veten se pse ata nuk po bëhen besimtarë?!Shpjegime
- اِنۡ نَّشَاۡ نُنَزِّلۡ عَلَیۡہِمۡ مِّنَ السَّمَآءِ اٰیَۃً فَظَلَّتۡ اَعۡنَاقُہُمۡ لَہَا خٰضِعِیۡنَ ﴿۵﴾26 : 5 Nëse duam, do të zbresim mbi ta ndonjë shenjë prej qiellit, para së cilës atyre do t’u ulen kokat.
- وَ مَا یَاۡتِیۡہِمۡ مِّنۡ ذِکۡرٍ مِّنَ الرَّحۡمٰنِ مُحۡدَثٍ اِلَّا کَانُوۡا عَنۡہُ مُعۡرِضِیۡنَ ﴿۶﴾26 : 6 Sa herë që u vjen ndonjë këshillë e re prej të Gjithëmëshirshmit, ata vetëm se e shpërfillin atë.
- فَقَدۡ کَذَّبُوۡا فَسَیَاۡتِیۡہِمۡ اَنۡۢبٰٓؤُا مَا کَانُوۡا بِہٖ یَسۡتَہۡزِءُوۡنَ ﴿۷﴾26 : 7 Pra, ata quajtën gënjeshtër (çdo shenjë të re), andaj, do t’u vijnë patjetër lajmet, të cilat ata i përqeshnin.
- اَوَ لَمۡ یَرَوۡا اِلَی الۡاَرۡضِ کَمۡ اَنۡۢبَتۡنَا فِیۡہَا مِنۡ کُلِّ زَوۡجٍ کَرِیۡمٍ ﴿۸﴾26 : 8 A nuk shohin te toka se sa shumë çifte të këndshme (bimësh) kemi nxjerrë në të?!
- اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕوَ مَا کَانَ اَکۡثَرُ ہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۹﴾26 : 9 Sigurisht, në të ka shenjë, por shumica prej tyre nuk besojnë.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿٪۱۰﴾26 : 10 Dhe pa dyshim, pikërisht Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- وَ اِذۡ نَادٰی رَبُّکَ مُوۡسٰۤی اَنِ ائۡتِ الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿ۙ۱۱﴾26 : 11 Kur Zoti yt thirri Musain: “Shko te populli keqbërës,
- قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ ؕ اَلَا یَتَّقُوۡنَ ﴿۱۲﴾26 : 12 te populli i Faraonit (dhe pyeti), a nuk druhen?”
- قَالَ رَبِّ اِنِّیۡۤ اَخَافُ اَنۡ یُّکَذِّبُوۡنِ ﴿ؕ۱۳﴾26 : 13 Ai tha: “O Zoti im! Njëmend, unë kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar.
- وَ یَضِیۡقُ صَدۡرِیۡ وَ لَا یَنۡطَلِقُ لِسَانِیۡ فَاَرۡسِلۡ اِلٰی ہٰرُوۡنَ ﴿۱۴﴾26 : 14 Më shtrëngohet gjoksi dhe nuk më flet as gjuha, prandaj, dërgoji (zbulesën) Harunit
- وَ لَہُمۡ عَلَیَّ ذَنۡۢبٌ فَاَخَافُ اَنۡ یَّقۡتُلُوۡنِ ﴿ۚ۱۵﴾26 : 15 Veç kësaj, atyre u kam dhe një faj, ndaj, frikësohem se do të më vrasin.”
- قَالَ کَلَّا ۚ فَاذۡہَبَا بِاٰیٰتِنَاۤ اِنَّا مَعَکُمۡ مُّسۡتَمِعُوۡنَ ﴿۱۶﴾26 : 16 (Zoti) tha: Kurrsesi. Ju të dy shkoni me shenjat Tona! Sigurisht, Ne për ju jemi shumë Dëgjues.
- فَاۡتِیَا فِرۡعَوۡنَ فَقُوۡلَاۤ اِنَّا رَسُوۡلُ رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۱۷﴾26 : 17 Pra, shkoni te Faraoni dhe thuajini: “Ne jemi të dërguar të Zotit të botëve,
- اَنۡ اَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ؕ۱۸﴾26 : 18 (dhe) se lësho me ne bijtë e Izraelit.”
- قَالَ اَلَمۡ نُرَبِّکَ فِیۡنَا وَلِیۡدًا وَّ لَبِثۡتَ فِیۡنَا مِنۡ عُمُرِکَ سِنِیۡنَ ﴿ۙ۱۹﴾26 : 19 (Faraoni) tha: “A nuk të kemi rritur pranë nesh që në vegjëli dhe ti kalove shumë vite të jetës sate mes nesh?!
- وَ فَعَلۡتَ فَعۡلَتَکَ الَّتِیۡ فَعَلۡتَ وَ اَنۡتَ مِنَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۰﴾26 : 20 Bëre dhe një veprim që bëre (vetëm) ti. Je prej mosmirënjohësve.”
- قَالَ فَعَلۡتُہَاۤ اِذًا وَّ اَنَا مِنَ الضَّآلِّیۡنَ ﴿ؕ۲۱﴾26 : 21 (Musai) tha: “E kam bërë atë atëherë kur isha prej të devijuarve.
- فَفَرَرۡتُ مِنۡکُمۡ لَمَّا خِفۡتُکُمۡ فَوَہَبَ لِیۡ رَبِّیۡ حُکۡمًا وَّ جَعَلَنِیۡ مِنَ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۲۲﴾26 : 22 Pastaj u largova kur pata frikë prej jush, atëherë Zoti im më dhuroi urtësinë dhe më bëri prej të Dërguarve.
- وَ تِلۡکَ نِعۡمَۃٌ تَمُنُّہَا عَلَیَّ اَنۡ عَبَّدۡتَّ بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ؕ۲۳﴾26 : 23 (A) kjo qenka mirësia që ma bëre, që i robërove bijtë e Izraelit?!”
- قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَ مَا رَبُّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ؕ۲۴﴾26 : 24 Faraoni tha: “E çfarë qenka Zoti i botëve?”
- قَالَ رَبُّ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ مَا بَیۡنَہُمَا ؕ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّوۡقِنِیۡنَ ﴿۲۵﴾26 : 25 (Musai) tha: “Zoti i qiejve, i tokës dhe i asaj që gjendet mes të dyjave, nëse doni të besoni.”
- قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَہٗۤ اَلَا تَسۡتَمِعُوۡنَ ﴿۲۶﴾26 : 26 (Faraoni) u tha atyre që e rrethonin: “A po dëgjoni?!”
- قَالَ رَبُّکُمۡ وَ رَبُّ اٰبَآئِکُمُ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۲۷﴾26 : 27 (Musai) tha: “Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të parë.”
- قَالَ اِنَّ رَسُوۡلَکُمُ الَّذِیۡۤ اُرۡسِلَ اِلَیۡکُمۡ لَمَجۡنُوۡنٌ ﴿۲۸﴾26 : 28 (Faraoni) tha: “Ky i Dërguar që ju është dërguar juve, me siguri qenka i çmendur!”Shpjegime
- قَالَ رَبُّ الۡمَشۡرِقِ وَ الۡمَغۡرِبِ وَ مَا بَیۡنَہُمَا ؕ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۲۹﴾26 : 29 (Musai) tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i asaj që gjendet mes të dyjave, nëse doni të kuptoni.”
- قَالَ لَئِنِ اتَّخَذۡتَ اِلٰـہًا غَیۡرِیۡ لَاَجۡعَلَنَّکَ مِنَ الۡمَسۡجُوۡنِیۡنَ ﴿۳۰﴾26 : 30 (Faraoni) tha: “Nëse zgjedh ndonjë Zot tjetër përveç meje, unë patjetër do të të burgos.”
- قَالَ اَوَ لَوۡ جِئۡتُکَ بِشَیۡءٍ مُّبِیۡنٍ ﴿ۚ۳۱﴾26 : 31 Ai tha: “Edhe nëse unë të të sjell diçka shumë të qartë?”
- قَالَ فَاۡتِ بِہٖۤ اِنۡ کُنۡتَ مِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۳۲﴾26 : 32 Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën!”
- فَاَلۡقٰی عَصَاہُ فَاِذَا ہِیَ ثُعۡبَانٌ مُّبِیۡنٌ ﴿ۚۖ۳۳﴾26 : 33 Atëherë (Musai) hodhi shkopin e vet, i cili sakaq u bë gjarpër i dukshëm.
- وَّ نَزَعَ یَدَہٗ فَاِذَا ہِیَ بَیۡضَآءُ لِلنّٰظِرِیۡنَ ﴿٪۳۴﴾26 : 34 Më pas, nxori dorën e tij, dhe ajo papritmas u bë e bardhë për shikuesit.
- قَالَ لِلۡمَلَاِ حَوۡلَہٗۤ اِنَّ ہٰذَا لَسٰحِرٌ عَلِیۡمٌ ﴿ۙ۳۵﴾26 : 35 (Faraoni) i tha parisë që e rrethonin: “Me siguri ky qenka një mjeshtër magjistar!
- یُّرِیۡدُ اَنۡ یُّخۡرِجَکُمۡ مِّنۡ اَرۡضِکُمۡ بِسِحۡرِہٖ ٭ۖ فَمَا ذَا تَاۡمُرُوۡنَ ﴿۳۶﴾26 : 36 Dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj me magjinë e tij. Atëherë, çfarë më këshilloni?”
- قَالُوۡۤا اَرۡجِہۡ وَ اَخَاہُ وَ ابۡعَثۡ فِی الۡمَدَآئِنِ حٰشِرِیۡنَ ﴿ۙ۳۷﴾26 : 37 Ata thanë: “Jepu kohë këtij dhe vëllait të tij dhe dërgo grumbulluesit nëpër qytete.
- یَاۡتُوۡکَ بِکُلِّ سَحَّارٍ عَلِیۡمٍ ﴿۳۸﴾26 : 38 Ata do të të sjellin çdo mjeshtër magjistar të fortë.”
- فَجُمِعَ السَّحَرَۃُ لِمِیۡقَاتِ یَوۡمٍ مَّعۡلُوۡمٍ ﴿ۙ۳۹﴾26 : 39 Atëherë u mblodhën magjistarët në kohën (dhe) ditën e caktuar.
- وَّ قِیۡلَ لِلنَّاسِ ہَلۡ اَنۡتُمۡ مُّجۡتَمِعُوۡنَ ﴿ۙ۴۰﴾26 : 40 U thanë edhe njerëzve: “A do të mblidheni ju?
- لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَۃَ اِنۡ کَانُوۡا ہُمُ الۡغٰلِبِیۡنَ ﴿۴۱﴾26 : 41 Që t’i ndjekim magjistarët, nëse do të triumfojnë.”
- فَلَمَّا جَآءَ السَّحَرَۃُ قَالُوۡا لِفِرۡعَوۡنَ اَئِنَّ لَنَا لَاَجۡرًا اِنۡ کُنَّا نَحۡنُ الۡغٰلِبِیۡنَ ﴿۴۲﴾26 : 42 Magjistarët kur erdhën, i thanë Faraonit: “A do të kemi ndonjë shpërblim, nëse do të fitojmë ne?”
- قَالَ نَعَمۡ وَ اِنَّکُمۡ اِذًا لَّمِنَ الۡمُقَرَّبِیۡنَ ﴿۴۳﴾26 : 43 Ai tha: “Po, dhe në këtë rast, patjetër do të bëheni (miq) të afërm.”
- قَالَ لَہُمۡ مُّوۡسٰۤی اَلۡقُوۡا مَاۤ اَنۡتُمۡ مُّلۡقُوۡنَ ﴿۴۴﴾26 : 44 Musai u tha (magjistarëve): “Hidhni atë që keni për të hedhur.”
- فَاَلۡقَوۡا حِبَالَہُمۡ وَ عِصِیَّہُمۡ وَ قَالُوۡا بِعِزَّۃِ فِرۡعَوۡنَ اِنَّا لَنَحۡنُ الۡغٰلِبُوۡنَ ﴿۴۵﴾26 : 45 Atëherë ata hodhën (në tokë) litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për nderin e Faraonit! Do të jemi ne fitues!”
- فَاَلۡقٰی مُوۡسٰی عَصَاہُ فَاِذَا ہِیَ تَلۡقَفُ مَا یَاۡفِکُوۡنَ ﴿ۚۖ۴۶﴾26 : 46 Dhe Musai hodhi shkopin e tij, dhe papritmas, ai filloi të gllabëronte gjithçka që ata kishin sajuar.
- فَاُلۡقِیَ السَّحَرَۃُ سٰجِدِیۡنَ ﴿ۙ۴۷﴾26 : 47 Atëherë magjistarët ranë në sexhde.
- قَالُوۡۤا اٰمَنَّا بِرَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۴۸﴾26 : 48 Thanë: “Besuam në Zotin e botëve,
- رَبِّ مُوۡسٰی وَ ہٰرُوۡنَ ﴿۴۹﴾26 : 49 (në) Zotin e Musait dhe të Harunit.”
- قَالَ اٰمَنۡتُمۡ لَہٗ قَبۡلَ اَنۡ اٰذَنَ لَکُمۡ ۚ اِنَّہٗ لَکَبِیۡرُکُمُ الَّذِیۡ عَلَّمَکُمُ السِّحۡرَ ۚ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُوۡنَ ۬ؕ لَاُقَطِّعَنَّ اَیۡدِیَکُمۡ وَ اَرۡجُلَکُمۡ مِّنۡ خِلَافٍ وَّ لَاُوصَلِّبَنَّکُمۡ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿ۚ۵۰﴾26 : 50 (Faraoni) tha: “A besuat në të pa ju dhënë leje unë?! Me siguri ky është i madhi juaj që ju ka mësuar magjinë. Së shpejti do të mësoni (ndëshkimin)! Unë përnjëmend do t’ju pres duart dhe këmbët të anëve të ndryshme dhe do t’ju kryqëzoj ju të gjithë.”
- قَالُوۡا لَا ضَیۡرَ ۫ اِنَّاۤ اِلٰی رَبِّنَا مُنۡقَلِبُوۡنَ ﴿ۚ۵۱﴾26 : 51 Ata thanë: “Nuk kemi frikë. Ne, sigurisht, te Zoti ynë do të kthehemi.
- اِنَّا نَطۡمَعُ اَنۡ یَّغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطٰیٰنَاۤ اَنۡ کُنَّاۤ اَوَّلَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿ؕ٪۵۲﴾26 : 52 Ne shpresojmë që Zoti ynë të na i fal gabimet, pasi jemi bërë besimtarët e parë.”
- وَ اَوۡحَیۡنَاۤ اِلٰی مُوۡسٰۤی اَنۡ اَسۡرِ بِعِبَادِیۡۤ اِنَّکُمۡ مُّتَّبَعُوۡنَ ﴿۵۳﴾26 : 53 Dhe i shpallëm Musait: Nisu gjatë natës me robërit e Mi. Sigurisht, do të ndiqeni.
- فَاَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِی الۡمَدَآئِنِ حٰشِرِیۡنَ ﴿ۚ۵۴﴾26 : 54 Dhe Faraoni dërgoi grumbulluesit nëpër qytete,
- اِنَّ ہٰۤؤُلَآءِ لَشِرۡ ذِمَۃٌ قَلِیۡلُوۡنَ ﴿ۙ۵۵﴾26 : 55 (me njoftimin se) “Këta janë një pakicë e vogël,
- وَ اِنَّہُمۡ لَنَا لَغَآئِظُوۡنَ ﴿ۙ۵۶﴾26 : 56 dhe prapëseprapë na zemërojnë.
- وَ اِنَّا لَجَمِیۡعٌ حٰذِرُوۡنَ ﴿ؕ۵۷﴾26 : 57 Dhe ne të gjithë patjetër do të jemi vigjilentë.”
- فَاَخۡرَجۡنٰہُمۡ مِّنۡ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿ۙ۵۸﴾26 : 58 Atëherë Ne i nxorëm ata prej kopshteve dhe burimeve,
- وَّ کُنُوۡزٍ وَّ مَقَامٍ کَرِیۡمٍ ﴿ۙ۵۹﴾26 : 59 edhe (prej) thesareve dhe pozitave të nderuara.
- کَذٰلِکَ ؕ وَ اَوۡرَثۡنٰہَا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿ؕ۶۰﴾26 : 60 Kështu (ndodhi). Dhe Ne i bëmë bijtë e Izraelit që ta trashëgojnë atë (tokë).
- فَاَتۡبَعُوۡہُمۡ مُّشۡرِقِیۡنَ ﴿۶۱﴾26 : 61 Ata i ndoqën ndaj të gdhirë.
- فَلَمَّا تَرَآءَ الۡجَمۡعٰنِ قَالَ اَصۡحٰبُ مُوۡسٰۤی اِنَّا لَمُدۡرَکُوۡنَ ﴿ۚ۶۲﴾26 : 62 Dhe kur të dyja grupet e panë njëra-tjetrën, shokët e Musait thanë: “Na zunë, përnjëmend!”
- قَالَ کَلَّا ۚ اِنَّ مَعِیَ رَبِّیۡ سَیَہۡدِیۡنِ ﴿۶۳﴾26 : 63 (Musai) tha: “Kurrsesi! E kam Zotin tim me mua. Ai patjetër do të më përudhë.”
- فَاَوۡحَیۡنَاۤ اِلٰی مُوۡسٰۤی اَنِ اضۡرِبۡ بِّعَصَاکَ الۡبَحۡرَ ؕ فَانۡفَلَقَ فَکَانَ کُلُّ فِرۡقٍ کَالطَّوۡدِ الۡعَظِیۡمِ ﴿ۚ۶۴﴾26 : 64 Atëherë i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd”, e (deti) u ça, ashtu sikur çdo pjesë të ishte ndonjë kodër e madhe!
- وَ اَزۡلَفۡنَا ثَمَّ الۡاٰخَرِیۡنَ ﴿ۚ۶۵﴾26 : 65 Në atë vend i afruam të tjerët (pra, ushtrinë).
- وَ اَنۡجَیۡنَا مُوۡسٰی وَ مَنۡ مَّعَہٗۤ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿ۚ۶۶﴾26 : 66 E shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
- ثُمَّ اَغۡرَقۡنَا الۡاٰخَرِیۡنَ ﴿ؕ۶۷﴾26 : 67 Më pas, të tjerët i fundosëm.Shpjegime
- اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۶۸﴾26 : 68 Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿٪۶۹﴾26 : 69 Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- وَ اتۡلُ عَلَیۡہِمۡ نَبَاَ اِبۡرٰہِیۡمَ ﴿ۘ۷۰﴾26 : 70 Lexoju atyre edhe lajmin e Ibrahimit.
- اِذۡ قَالَ لِاَبِیۡہِ وَ قَوۡمِہٖ مَا تَعۡبُدُوۡنَ ﴿۷۱﴾26 : 71 Kur ai i tha babait dhe popullit të tij: “Çfarë adhuroni ju?”
- قَالُوۡا نَعۡبُدُ اَصۡنَامًا فَنَظَلُّ لَہَا عٰکِفِیۡنَ ﴿۷۲﴾26 : 72 Ata thanë: “Adhurojmë idhuj dhe rrimë ulur përpara tyre.”
- قَالَ ہَلۡ یَسۡمَعُوۡنَکُمۡ اِذۡ تَدۡعُوۡنَ ﴿ۙ۷۳﴾26 : 73 Ai tha: “A ju dëgjojnë ata kur u luteni?
- اَوۡ یَنۡفَعُوۡنَکُمۡ اَوۡ یَضُرُّوۡنَ ﴿۷۴﴾26 : 74 A ju bëjnë dobi (dhe) a ju dëmtojnë?”
- قَالُوۡا بَلۡ وَجَدۡنَاۤ اٰبَآءَنَا کَذٰلِکَ یَفۡعَلُوۡنَ ﴿۷۵﴾26 : 75 Ata thanë: “Jo, por ne pamë baballarët tanë që kështu bënin.”
- قَالَ اَفَرَءَیۡتُمۡ مَّا کُنۡتُمۡ تَعۡبُدُوۡنَ ﴿ۙ۷۶﴾26 : 76 Ai tha: “A keni menduar se çfarë keni adhuruar,
- اَنۡتُمۡ وَ اٰبَآؤُکُمُ الۡاَقۡدَمُوۡنَ ﴿۫ۖ۷۷﴾26 : 77 ju dhe baballarët tuaj të parë?”
- فَاِنَّہُمۡ عَدُوٌّ لِّیۡۤ اِلَّا رَبَّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿ۙ۷۸﴾26 : 78 Njëmend, ata i kam armiq, por jo Zotin e botëve.
- الَّذِیۡ خَلَقَنِیۡ فَہُوَ یَہۡدِیۡنِ ﴿ۙ۷۹﴾26 : 79 Ai që më krijoi, e pikërisht Ai më udhëzon;
- وَ الَّذِیۡ ہُوَ یُطۡعِمُنِیۡ وَ یَسۡقِیۡنِ ﴿ۙ۸۰﴾26 : 80 Ai që më ushqen dhe më jep për të pirë;
- وَ اِذَا مَرِضۡتُ فَہُوَ یَشۡفِیۡنِ ﴿۪ۙ۸۱﴾26 : 81 Dhe kur sëmurem, pikërisht Ai më shëron;
- وَ الَّذِیۡ یُمِیۡتُنِیۡ ثُمَّ یُحۡیِیۡنِ ﴿ۙ۸۲﴾26 : 82 Ai që më jep vdekje dhe më pas do të më ringjallë.
- وَ الَّذِیۡۤ اَطۡمَعُ اَنۡ یَّغۡفِرَ لِیۡ خَطِیۡٓئَتِیۡ یَوۡمَ الدِّیۡنِ ﴿ؕ۸۳﴾26 : 83 Ai prej të cilit shpresoj se do të më falë gjynahet Ditën e Gjykimit.
- رَبِّ ہَبۡ لِیۡ حُکۡمًا وَّ اَلۡحِقۡنِیۡ بِالصّٰلِحِیۡنَ ﴿ۙ۸۴﴾26 : 84 O Zoti im! Më dhuro urtësinë dhe më bashko me të dëlirët!
- وَ اجۡعَلۡ لِّیۡ لِسَانَ صِدۡقٍ فِی الۡاٰخِرِیۡنَ ﴿ۙ۸۵﴾26 : 85 Te të mëvonshmit më bëj gjuhë të së vërtetës!
- وَ اجۡعَلۡنِیۡ مِنۡ وَّرَثَۃِ جَنَّۃِ النَّعِیۡمِ ﴿ۙ۸۶﴾26 : 86 Më bëj ndër trashëgimtarët e xhenetit bekimplotë!
- وَ اغۡفِرۡ لِاَبِیۡۤ اِنَّہٗ کَانَ مِنَ الضَّآلِّیۡنَ ﴿ۙ۸۷﴾26 : 87 Fal babanë tim, se ai me siguri është ndër të devijuarit!
- وَ لَا تُخۡزِنِیۡ یَوۡمَ یُبۡعَثُوۡنَ ﴿ۙ۸۸﴾26 : 88 Dhe mos më poshtëro ditën kur do të ringjallen (të gjithë)!
- یَوۡمَ لَا یَنۡفَعُ مَالٌ وَّ لَا بَنُوۡنَ ﴿ۙ۸۹﴾26 : 89 Ditën kur nuk do të sjellin dot dobi as pasuria e as djemtë.
- اِلَّا مَنۡ اَتَی اللّٰہَ بِقَلۡبٍ سَلِیۡمٍ ﴿ؕ۹۰﴾26 : 90 Por (do të përfitojë) vetëm ai që vjen tek Allahu me zemër të dëlirë.
- وَ اُزۡلِفَتِ الۡجَنَّۃُ لِلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿ۙ۹۱﴾26 : 91 Dhe kur xheneti do t’u afrohet të druajturve (ndaj Zotit).
- وَ بُرِّزَتِ الۡجَحِیۡمُ لِلۡغٰوِیۡنَ ﴿ۙ۹۲﴾26 : 92 Kurse xhehenemi do t’u sillet përballë të devijuarve.
- وَ قِیۡلَ لَہُمۡ اَیۡنَمَا کُنۡتُمۡ تَعۡبُدُوۡنَ ﴿ۙ۹۳﴾26 : 93 Dhe do t’u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit,
- مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ ؕ ہَلۡ یَنۡصُرُوۡنَکُمۡ اَوۡ یَنۡتَصِرُوۡنَ ﴿ؕ۹۴﴾26 : 94 përveç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë, ose, a mund të hakmerren?!”
- فَکُبۡکِبُوۡا فِیۡہَا ہُمۡ وَ الۡغَاوٗنَ ﴿ۙ۹۵﴾26 : 95 Atëherë do të rrëzohen në të për fytyrash ata dhe rebelët,
- وَ جُنُوۡدُ اِبۡلِیۡسَ اَجۡمَعُوۡنَ ﴿ؕ۹۶﴾26 : 96 si dhe krejt ushtritë e djallit.
- قَالُوۡا وَ ہُمۡ فِیۡہَا یَخۡتَصِمُوۡنَ ﴿ۙ۹۷﴾26 : 97 Ndërsa grinden me njëri-tjetrin atje, ata do të thonë:
- تَاللّٰہِ اِنۡ کُنَّا لَفِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ﴿ۙ۹۸﴾26 : 98 “Për Allahun! Kemi qenë përnjëmend në devijim të qartë,
- اِذۡ نُسَوِّیۡکُمۡ بِرَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۹۹﴾26 : 99 kur ju barazonim me Zotin e botëve!
- وَ مَاۤ اَضَلَّنَاۤ اِلَّا الۡمُجۡرِمُوۡنَ ﴿۱۰۰﴾26 : 100 Dhe ne nuk na kanë devijuar askush, përveçse fajtorët.
- فَمَا لَنَا مِنۡ شَافِعِیۡنَ ﴿۱۰۱﴾ۙ26 : 101 Dhe (tani) nuk kemi më asnjë ndërmjetësues.
- وَ لَا صَدِیۡقٍ حَمِیۡمٍ ﴿۱۰۲﴾26 : 102 E as shok të ngushtë.
- فَلَوۡ اَنَّ لَنَا کَرَّۃً فَنَکُوۡنَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۰۳﴾26 : 103 Eh, sikur të kishim një kthim (mbrapa), do të bëheshim besimtarë.”
- اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۰۴﴾26 : 104 Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۰۵﴾٪26 : 105 Dhe sigurisht, Zoti yt është Triumfuesi, Mëshirëbërësi.
- کَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوۡحِ ۣالۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۰۶﴾ۚۖ26 : 106 Populli i Nuhut i quajti gënjeshtarë të dërguarit.Shpjegime
- اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ نُوۡحٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۰۷﴾ۚ26 : 107 Kur atyre u tha vëllai i tyre, Nuhu: “A nuk druheni?!
- اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۰۸﴾ۙ26 : 108 Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۰۹﴾ۚ26 : 109 Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
- وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۱۰﴾ۚ26 : 110 Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۱۱﴾ؕ26 : 111 Prandaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!”
- قَالُوۡۤا اَنُؤۡمِنُ لَکَ وَ اتَّبَعَکَ الۡاَرۡذَلُوۡنَ ﴿۱۱۲﴾ؕ26 : 112 Ata thanë: “A të besojmë ty, ndërkohë që ty të ndoqën të ulëtit?!”
- قَالَ وَ مَا عِلۡمِیۡ بِمَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۱۳﴾ۚ26 : 113 Ai tha: “E çfarë di unë se çfarë bënin ata?
- اِنۡ حِسَابُہُمۡ اِلَّا عَلٰی رَبِّیۡ لَوۡ تَشۡعُرُوۡنَ ﴿۱۱۴﴾ۚ26 : 114 Llogaria e tyre i takon vetëm Zotit tim. Sikur të kuptonit!
- وَ مَاۤ اَنَا بِطَارِدِ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۱۵﴾ۚ26 : 115 Unë nuk mund t’i përzë besimtarët.
- اِنۡ اَنَا اِلَّا نَذِیۡرٌ مُّبِیۡنٌ ﴿۱۱۶﴾ؕ26 : 116 Jam vetëm një alarmues i qartë.”
- قَالُوۡا لَئِنۡ لَّمۡ تَنۡتَہِ یٰنُوۡحُ لَتَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمَرۡجُوۡمِیۡنَ ﴿۱۱۷﴾ؕ26 : 117 Ata thanë: “Po nuk u tërhoqe, o Nuh, me siguri do të jesh nga ata që gurëzohen.”
- قَالَ رَبِّ اِنَّ قَوۡمِیۡ کَذَّبُوۡنِ ﴿۱۱۸﴾ۚۖ26 : 118 Ai tha: “O Zoti im! Populli im më quajti gënjeshtar!
- فَافۡتَحۡ بَیۡنِیۡ وَ بَیۡنَہُمۡ فَتۡحًا وَّ نَجِّنِیۡ وَ مَنۡ مَّعِیَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۱۹﴾26 : 119 Prandaj, bëj gjykim të qartë midis meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!”
- فَاَنۡجَیۡنٰہُ وَ مَنۡ مَّعَہٗ فِی الۡفُلۡکِ الۡمَشۡحُوۡنِ ﴿۱۲۰﴾ۚ26 : 120 Atëherë, Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anijen e mbushur.
- ثُمَّ اَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ الۡبٰقِیۡنَ ﴿۱۲۱﴾ؕ26 : 121 Më pas, të tjerët që mbetën, i fundosëm.
- اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۲۲﴾26 : 122 Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۲۳﴾٪26 : 123 Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- کَذَّبَتۡ عَادُ ۣ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۲۴﴾ۚۖ26 : 124 (Edhe) adët i quajtën gënjeshtarë të dërguarit.
- اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ ہُوۡدٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۲۵﴾ۚ26 : 125 Kur vëllai i tyre, Hudi, u tha: “A nuk druheni?
- اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۲۶﴾ۙ26 : 126 Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۲۷﴾ۚ26 : 127 Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
- وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۲۸﴾ؕ26 : 128 Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
- اَتَبۡنُوۡنَ بِکُلِّ رِیۡعٍ اٰیَۃً تَعۡبَثُوۡنَ ﴿۱۲۹﴾26 : 129 A ngrini kot më kot përmendore (të madhështisë suaj) në çdo lartësi,
- وَ تَتَّخِذُوۡنَ مَصَانِعَ لَعَلَّکُمۡ تَخۡلُدُوۡنَ ﴿۱۳۰﴾ۚ26 : 130 dhe ndërtoni pallate që të rroni përjetësisht;
- وَ اِذَا بَطَشۡتُمۡ بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِیۡنَ ﴿۱۳۱﴾ۚ26 : 131 dhe kur shtrëngoni (dikë, e) shtrëngoni dhunshëm?!
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۳۲﴾ۚ26 : 132 Kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
- وَ اتَّقُوا الَّذِیۡۤ اَمَدَّکُمۡ بِمَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۳۳﴾ۚ26 : 133 Kijeni drojë ndaj Atij që ju ndihmoi përmes asaj që dini.
- اَمَدَّکُمۡ بِاَنۡعَامٍ وَّ بَنِیۡنَ ﴿۱۳۴﴾ۚۙ26 : 134 Ju ndihmoi me anë të bagëtive e fëmijëve;
- وَ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿۱۳۵﴾ۚ26 : 135 me anë të kopshteve e burimeve.
- اِنِّیۡۤ اَخَافُ عَلَیۡکُمۡ عَذَابَ یَوۡمٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۳۶﴾ؕ26 : 136 Unë frikësohem për ju nga ndëshkimi i një dite të rëndë.”
- قَالُوۡا سَوَآءٌ عَلَیۡنَاۤ اَوَ عَظۡتَ اَمۡ لَمۡ تَکُنۡ مِّنَ الۡوٰعِظِیۡنَ ﴿۱۳۷﴾ۙ26 : 137 Ata thanë: “Njëlloj është për ne, në daç na këshillon, në daç nuk na këshillon.
- اِنۡ ہٰذَاۤ اِلَّا خُلُقُ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۱۳۸﴾ۙ26 : 138 Këto janë vetëm zakonet e të parëve (që na mëson ti)
- وَ مَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِیۡنَ ﴿۱۳۹﴾ۚ26 : 139 dhe ne nuk do të ndëshkohemi.”
- فَکَذَّبُوۡہُ فَاَہۡلَکۡنٰہُمۡ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۴۰﴾26 : 140 Pra, ata e cilësuan gënjeshtar, atëherë Ne i shkatërruam. Njëmend, në këtë ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk u bënë besimtarë.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۴۱﴾٪26 : 141 Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- کَذَّبَتۡ ثَمُوۡدُ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۴۲﴾ۚۖ26 : 142 (Edhe) themudët i quajtën gënjeshtarë të dërguarit.
- اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ صٰلِحٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۴۳﴾ۚ26 : 143 Kur vëllai i tyre, Salihu, u tha: “A nuk druheni?
- اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۴۴﴾ۙ26 : 144 Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۴۵﴾ۚ26 : 145 Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
- وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۴۶﴾ؕ26 : 146 Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
- اَتُتۡرَکُوۡنَ فِیۡ مَا ہٰہُنَاۤ اٰمِنِیۡنَ ﴿۱۴۷﴾ۙ26 : 147 A do të liheni këtu kështu të lirë, vallë,
- فِیۡ جَنّٰتٍ وَّ عُیُوۡنٍ ﴿۱۴۸﴾ۙ26 : 148 nëpër kopshte, e (nëpër) burime;
- وَّ زُرُوۡعٍ وَّ نَخۡلٍ طَلۡعُہَا ہَضِیۡمٌ ﴿۱۴۹﴾ۚ26 : 149 nëpër ara, e (nëpër) hurma me plot kalaveshë?!
- وَ تَنۡحِتُوۡنَ مِنَ الۡجِبَالِ بُیُوۡتًا فٰرِہِیۡنَ ﴿۱۵۰﴾ۚ26 : 150 Ju ndërtoni shtëpitë në male me mjeshtëri.
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۵۱﴾ۚ26 : 151 Kijeni drojën ndaj Allahut dhe mua më ndiqni.
- وَ لَا تُطِیۡعُوۡۤا اَمۡرَ الۡمُسۡرِفِیۡنَ ﴿۱۵۲﴾ۙ26 : 152 Mos ndiqni urdhrat e atyre që i kanë shkelur kufijtë,
- الَّذِیۡنَ یُفۡسِدُوۡنَ فِی الۡاَرۡضِ وَ لَا یُصۡلِحُوۡنَ ﴿۱۵۳﴾26 : 153 të cilët bëjnë çrregullim në tokë dhe nuk janë përmirësues.”
- قَالُوۡۤا اِنَّمَاۤ اَنۡتَ مِنَ الۡمُسَحَّرِیۡنَ ﴿۱۵۴﴾ۚ26 : 154 Ata thanë: “Ty me gjithë mend të kanë bërë magji.
- مَاۤ اَنۡتَ اِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا ۚۖ فَاۡتِ بِاٰیَۃٍ اِنۡ کُنۡتَ مِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۱۵۵﴾26 : 155 Nuk je asgjë, përveçse një njeri sikur ne. Sill ndonjë shenjë, në qoftë se je i vërtetë.”
- قَالَ ہٰذِہٖ نَاقَۃٌ لَّہَا شِرۡبٌ وَّ لَکُمۡ شِرۡبُ یَوۡمٍ مَّعۡلُوۡمٍ ﴿۱۵۶﴾ۚ26 : 156 (Salihu) tha: “Kjo është deveja, së cilës i caktohet një kohë për të pirë ujë, edhe ju do të keni një ditë të caktuar për të pirë.
- وَ لَا تَمَسُّوۡہَا بِسُوۡٓءٍ فَیَاۡخُذَکُمۡ عَذَابُ یَوۡمٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۵۷﴾26 : 157 Mos e prekni me të keqe, se ndryshe do t’ju zërë ndëshkimi i një dite të rëndë.”
- فَعَقَرُوۡہَا فَاَصۡبَحُوۡا نٰدِمِیۡنَ ﴿۱۵۸﴾ۙ26 : 158 Ata ia prenë këmbët (dhe e therën). Më pas mbetën të penduar.
- فَاَخَذَہُمُ الۡعَذَابُ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۵۹﴾26 : 159 Pra, i zuri ndëshkimi. Sigurisht, në të ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk besonin.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۶۰﴾٪26 : 160 Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- کَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوۡطِ ۣالۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۶۱﴾ۚۖ26 : 161 (Edhe) populli i Lutit i quajti gënjeshtarë të dërguarit.
- اِذۡ قَالَ لَہُمۡ اَخُوۡہُمۡ لُوۡطٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۶۲﴾ۚ26 : 162 Kur vëllai i tyre, Luti, u tha: “A nuk druheni?
- اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۶۳﴾ۙ26 : 163 Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۶۴﴾ۚ26 : 164 Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
- وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۶۵﴾ؕ26 : 165 Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
- اَتَاۡتُوۡنَ الذُّکۡرَانَ مِنَ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۶۶﴾ۙ26 : 166 A shkoni me meshkujt në krejt botën,
- وَ تَذَرُوۡنَ مَا خَلَقَ لَکُمۡ رَبُّکُمۡ مِّنۡ اَزۡوَاجِکُمۡ ؕ بَلۡ اَنۡتُمۡ قَوۡمٌ عٰدُوۡنَ ﴿۱۶۷﴾26 : 167 dhe i lini ato që Zoti juaj ka krijuar për ju si bashkëshortet tuaja?! Në të vërtetë, jeni popull i dalë nga kufijtë.”
- قَالُوۡا لَئِنۡ لَّمۡ تَنۡتَہِ یٰلُوۡطُ لَتَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمُخۡرَجِیۡنَ ﴿۱۶۸﴾26 : 168 Ata thanë: “Po nuk u tërhoqe, o Lut, ty patjetër do të të përzëmë (nga vendi)!”
- قَالَ اِنِّیۡ لِعَمَلِکُمۡ مِّنَ الۡقَالِیۡنَ ﴿۱۶۹﴾ؕ26 : 169 (Luti) tha: “Sigurisht, jam shumë i distancuar nga veprimet tuaja.
- رَبِّ نَجِّنِیۡ وَ اَہۡلِیۡ مِمَّا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۷۰﴾26 : 170 O Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që ata bëjnë!”
- فَنَجَّیۡنٰہُ وَ اَہۡلَہٗۤ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿۱۷۱﴾ۙ26 : 171 Atëherë, Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë nga familja e tij;
- اِلَّا عَجُوۡزًا فِی الۡغٰبِرِیۡنَ ﴿۱۷۲﴾ۚ26 : 172 me përjashtim të një plake, (që mbeti) mes të mbeturve.
- ثُمَّ دَمَّرۡنَا الۡاٰخَرِیۡنَ ﴿۱۷۳﴾ۚ26 : 173 Më pas, gjithë të tjerët i shkatërruam.
- وَ اَمۡطَرۡنَا عَلَیۡہِمۡ مَّطَرًا ۚ فَسَآءَ مَطَرُ الۡمُنۡذَرِیۡنَ ﴿۱۷۴﴾26 : 174 Lëshuam një shi mbi ta. Eh sa i keq ishte shiu për të paralajmëruarit!
- اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۷۵﴾26 : 175 Sigurisht, në të ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk besonin.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۷۶﴾٪26 : 176 Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- کَذَّبَ اَصۡحٰبُ لۡـَٔـیۡکَۃِ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۱۷۷﴾ۚۖ26 : 177 (Edhe) banorët e pyjeve i quajtën gënjeshtarë të dërguarit.Shpjegime
- اِذۡ قَالَ لَہُمۡ شُعَیۡبٌ اَلَا تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۷۸﴾ۚ26 : 178 Kur Shuajbi u tha atyre: “A nuk druheni?
- اِنِّیۡ لَکُمۡ رَسُوۡلٌ اَمِیۡنٌ ﴿۱۷۹﴾ۙ26 : 179 Unë për ju jam i Dërguar i besueshëm.
- فَاتَّقُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوۡنِ ﴿۱۸۰﴾ۚ26 : 180 Andaj, kini drojë ndaj Allahut dhe m’u bindni mua!
- وَ مَاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ مِنۡ اَجۡرٍ ۚ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلٰی رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۸۱﴾ؕ26 : 181 Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë; shpërblimi im është vetëm te Zoti i botëve.
- اَوۡفُوا الۡکَیۡلَ وَ لَا تَکُوۡنُوۡا مِنَ الۡمُخۡسِرِیۡنَ ﴿۱۸۲﴾ۚ26 : 182 Jepni të plotë masën dhe mos u bëni nga ata që e pakësojnë.
- وَ زِنُوۡا بِالۡقِسۡطَاسِ الۡمُسۡتَقِیۡمِ ﴿۱۸۳﴾ۚ26 : 183 Dhe peshoni me peshore të drejtë.
- وَ لَا تَبۡخَسُوا النَّاسَ اَشۡیَآءَہُمۡ وَ لَا تَعۡثَوۡا فِی الۡاَرۡضِ مُفۡسِدِیۡنَ ﴿۱۸۴﴾ۚ26 : 184 Mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bridhni në tokë duke bërë çrregullime.
- وَ اتَّقُوا الَّذِیۡ خَلَقَکُمۡ وَ الۡجِبِلَّۃَ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۱۸۵﴾ؕ26 : 185 Kini druajtjen ndaj Atij që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm.”
- قَالُوۡۤا اِنَّمَاۤ اَنۡتَ مِنَ الۡمُسَحَّرِیۡنَ ﴿۱۸۶﴾ۙ26 : 186 Ata thanë: “Ty me gjithë mend të kanë bërë magji.
- وَ مَاۤ اَنۡتَ اِلَّا بَشَرٌ مِّثۡلُنَا وَ اِنۡ نَّظُنُّکَ لَمِنَ الۡکٰذِبِیۡنَ ﴿۱۸۷﴾ۚ26 : 187 Nuk je asgjë, përveçse një njeri sikur ne dhe ne besojmë se vërtet je gënjeshtar.
- فَاَسۡقِطۡ عَلَیۡنَا کِسَفًا مِّنَ السَّمَآءِ اِنۡ کُنۡتَ مِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۱۸۸﴾ؕ26 : 188 Na lësho pra ca copa prej qiellit, nëse je i vërtetë.”
- قَالَ رَبِّیۡۤ اَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۸۹﴾26 : 189 (Shuajbi) tha: “Zoti im e di më së miri se çfarë bëni ju.”
- فَکَذَّبُوۡہُ فَاَخَذَہُمۡ عَذَابُ یَوۡمِ الظُّلَّۃِ ؕ اِنَّہٗ کَانَ عَذَابَ یَوۡمٍ عَظِیۡمٍ ﴿۱۹۰﴾26 : 190 Pra, ata e quajtën gënjeshtar dhe i zuri ndëshkimi i një dite hijerëndë. Pa dyshim, ai qe ndëshkim i një dite të rëndë.
- اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً ؕ وَ مَا کَانَ اَکۡثَرُہُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۹۱﴾26 : 191 Sigurisht, në të ka një shenjë. Dhe shumica prej tyre nuk besonin.
- وَ اِنَّ رَبَّکَ لَہُوَ الۡعَزِیۡزُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۹۲﴾٪26 : 192 Dhe sigurisht, Zoti yt është Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- وَ اِنَّہٗ لَتَنۡزِیۡلُ رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۹۳﴾ؕ26 : 193 Pa dyshim, ky (Libër) është zbritur prej Zotit të botëve.
- نَزَلَ بِہِ الرُّوۡحُ الۡاَمِیۡنُ ﴿۱۹۴﴾ۙ26 : 194 Të cilin e solli Shpirti i besueshëm
- عَلٰی قَلۡبِکَ لِتَکُوۡنَ مِنَ الۡمُنۡذِرِیۡنَ ﴿۱۹۵﴾26 : 195 Mbi zemrën tënde, që ti të jesh alarmues.Shpjegime
- بِلِسَانٍ عَرَبِیٍّ مُّبِیۡنٍ ﴿۱۹۶﴾ؕ26 : 196 Në gjuhën arabe të qartë.
- وَ اِنَّہٗ لَفِیۡ زُبُرِ الۡاَوَّلِیۡنَ ﴿۱۹۷﴾26 : 197 Dhe sigurisht, ky (përmendet) edhe në skriptet e para.
- اَوَ لَمۡ یَکُنۡ لَّہُمۡ اٰیَۃً اَنۡ یَّعۡلَمَہٗ عُلَمٰٓؤُا بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ ﴿۱۹۸﴾ؕ26 : 198 A nuk është një shenjë për ta që dijetarët e bijve të Izraelit e dinë këtë?!
- وَ لَوۡ نَزَّلۡنٰہُ عَلٰی بَعۡضِ الۡاَعۡجَمِیۡنَ ﴿۱۹۹﴾ۙ26 : 199 Po sikur ta zbrisnim atë mbi ndonjë nga jo-arabët (pra, mbi dikë që nuk është elokuent),
- فَقَرَاَہٗ عَلَیۡہِمۡ مَّا کَانُوۡا بِہٖ مُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۰۰﴾ؕ26 : 200 Dhe ai t’ua kishte lexuar, ata kurrë nuk do ta besonin.
- کَذٰلِکَ سَلَکۡنٰہُ فِیۡ قُلُوۡبِ الۡمُجۡرِمِیۡنَ ﴿۲۰۱﴾ؕ26 : 201 Ne kështu e kemi ngulitur (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve.
- لَا یُؤۡمِنُوۡنَ بِہٖ حَتّٰی یَرَوُا الۡعَذَابَ الۡاَلِیۡمَ ﴿۲۰۲﴾ۙ26 : 202 Ata nuk do ta besojnë atë, derisa nuk shohin ndëshkimin e dhimbshëm.
- فَیَاۡتِیَہُمۡ بَغۡتَۃً وَّ ہُمۡ لَا یَشۡعُرُوۡنَ ﴿۲۰۳﴾ۙ26 : 203 Në atë mënyrë që ajo t’u vijë befas dhe ata të jenë të pavëmendshëm.
- فَیَقُوۡلُوۡا ہَلۡ نَحۡنُ مُنۡظَرُوۡنَ ﴿۲۰۴﴾ؕ26 : 204 Atëherë do të thonë: “A do të na jepet (akoma) afat?”
- اَفَبِعَذَابِنَا یَسۡتَعۡجِلُوۡنَ ﴿۲۰۵﴾26 : 205 Si? A e kërkonin këta me nxitim ndëshkimin Tonë?!
- اَفَرَءَیۡتَ اِنۡ مَّتَّعۡنٰہُمۡ سِنِیۡنَ ﴿۲۰۶﴾ۙ26 : 206 A ke menduar, nëse Ne i lëmë të përfitojnë edhe disa vjet;
- ثُمَّ جَآءَہُمۡ مَّا کَانُوۡا یُوۡعَدُوۡنَ ﴿۲۰۷﴾ۙ26 : 207 pastaj t’u vijë ajo që u ishte paralajmëruar?
- مَاۤ اَغۡنٰی عَنۡہُمۡ مَّا کَانُوۡا یُمَتَّعُوۡنَ ﴿۲۰۸﴾ؕ26 : 208 Fitimet e tyre që u vinin nuk do t’u vlejnë dot.
- وَ مَاۤ اَہۡلَکۡنَا مِنۡ قَرۡیَۃٍ اِلَّا لَہَا مُنۡذِرُوۡنَ ﴿۲۰۹﴾٭ۖۛ26 : 209 Ne nuk shkatërruam asnjë vendbanim, përveçse (deri atëherë) atij i kishin ardhur alarmuesit.
- ذِکۡرٰی ۟ۛ وَ مَا کُنَّا ظٰلِمِیۡنَ ﴿۲۱۰﴾26 : 210 (Kjo është) kujtesë! Ne nuk kemi qenë kurrë dhunues.
- وَ مَا تَنَزَّلَتۡ بِہِ الشَّیٰطِیۡنُ ﴿۲۱۱﴾26 : 211 Me këtë (Kuran) nuk kanë zbritur djajtë.
- وَ مَا یَنۡۢبَغِیۡ لَہُمۡ وَ مَا یَسۡتَطِیۡعُوۡنَ ﴿۲۱۲﴾ؕ26 : 212 Dhe ata as nuk guxojnë dhe as nuk kanë mundësi.
- اِنَّہُمۡ عَنِ السَّمۡعِ لَمَعۡزُوۡلُوۡنَ ﴿۲۱۳﴾ؕ26 : 213 Njëmend, ata janë përzënë nga dëgjimi (i shpalljes së Zotit).
- فَلَا تَدۡعُ مَعَ اللّٰہِ اِلٰـہًا اٰخَرَ فَتَکُوۡنَ مِنَ الۡمُعَذَّبِیۡنَ ﴿۲۱۴﴾ۚ26 : 214 Prandaj, mos iu lut ndonjë të adhurueshmi tjetër bashkë me Allahun, sepse do të bëhesh prej atyre që do të ndëshkohen.
- وَ اَنۡذِرۡ عَشِیۡرَتَکَ الۡاَقۡرَبِیۡنَ ﴿۲۱۵﴾ۙ26 : 215 Dhe paralajmëro të afërmit nga fisi yt.
- وَ اخۡفِضۡ جَنَاحَکَ لِمَنِ اتَّبَعَکَ مِنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۱۶﴾ۚ26 : 216 Ul krahun tënd për ata që të ndjekin nga besimtarët.
- فَاِنۡ عَصَوۡکَ فَقُلۡ اِنِّیۡ بَرِیۡٓءٌ مِّمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۲۱۷﴾ۚ26 : 217 E nëse të kundërvihen, thuaj: Unë jam i distancuar nga ajo që bëni.
- وَ تَوَکَّلۡ عَلَی الۡعَزِیۡزِ الرَّحِیۡمِ ﴿۲۱۸﴾ۙ26 : 218 Mbështetu te Mbizotëruesi, Mëshirëbërësi.
- الَّذِیۡ یَرٰٮکَ حِیۡنَ تَقُوۡمُ ﴿۲۱۹﴾ۙ26 : 219 Ai që të sheh kur ngrihesh;
- وَ تَقَلُّبَکَ فِی السّٰجِدِیۡنَ ﴿۲۲۰﴾26 : 220 dhe përpëlitjen tënde bashkë me ata që bëjnë sexhde.
- اِنَّہٗ ہُوَ السَّمِیۡعُ الۡعَلِیۡمُ ﴿۲۲۱﴾26 : 221 Pa dyshim, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
- ہَلۡ اُنَبِّئُکُمۡ عَلٰی مَنۡ تَنَزَّلُ الشَّیٰطِیۡنُ ﴿۲۲۲﴾ؕ26 : 222 A t’ju tregoj për atë, të cilit shpesh i zbresin djajtë?
- تَنَزَّلُ عَلٰی کُلِّ اَفَّاکٍ اَثِیۡمٍ ﴿۲۲۳﴾ۙ26 : 223 Ata zbresin mbi çdo shpifës (dhe) mëkatar të madh.
- یُّلۡقُوۡنَ السَّمۡعَ وَ اَکۡثَرُہُمۡ کٰذِبُوۡنَ ﴿۲۲۴﴾ؕ26 : 224 Këta e mbajnë veshin (te djajtë) dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë.
- وَ الشُّعَرَآءُ یَتَّبِعُہُمُ الۡغَاوٗنَ ﴿۲۲۵﴾ؕ26 : 225 Dhe për sa u përket poetëve, të devijuarit i ndjekin ata.
- اَلَمۡ تَرَ اَنَّہُمۡ فِیۡ کُلِّ وَادٍ یَّہِیۡمُوۡنَ ﴿۲۲۶﴾ۙ26 : 226 A nuk e pe që ata vërtiten në çdo luginë?
- وَ اَنَّہُمۡ یَقُوۡلُوۡنَ مَا لَا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿۲۲۷﴾ۙ26 : 227 Dhe thonë atë që vetë nuk e bëjnë.
- اِلَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَ ذَکَرُوا اللّٰہَ کَثِیۡرًا وَّ انۡتَصَرُوۡا مِنۡۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُوۡا ؕ وَ سَیَعۡلَمُ الَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡۤا اَیَّ مُنۡقَلَبٍ یَّنۡقَلِبُوۡنَ ﴿۲۲۸﴾٪26 : 228 Përveç atyre që besuan, bënë të mira, përkujtuan shumë Allahun dhe luftuan pasi ishin dhunuar. Dhe ata që dhunuan, së shpejti do të mësojnë në cilin vend do të kthehen.