البَقَرَة
El-Bekare
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾2 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.Shpjegime
- الٓـمّٓ ۚ﴿۲﴾2 : 2 Elif.Lam.Mim. (Unë jam Allahu, më i Dijshmi.)Shpjegime
- ذٰلِکَ الۡکِتٰبُ لَا رَیۡبَ ۚۖۛ فِیۡہِ ۚۛ ہُدًی لِّلۡمُتَّقِیۡنَ ۙ﴿۳﴾2 : 3 Ky është Libri. Nuk ka mëdyshje në të. Është udhëzim për ata që kanë druajtje,Shpjegime
- الَّذِیۡنَ یُؤۡمِنُوۡنَ بِالۡغَیۡبِ وَ یُقِیۡمُوۡنَ الصَّلٰوۃَ وَ مِمَّا رَزَقۡنٰہُمۡ یُنۡفِقُوۡنَ ۙ﴿۴﴾2 : 4 që besojnë në të padukshmen, falin namazin dhe shpenzojnë nga çdo gjë që Ne u kemi dhënë;Shpjegime
- وَ الَّذِیۡنَ یُؤۡمِنُوۡنَ بِمَاۤ اُنۡزِلَ اِلَیۡکَ وَ مَاۤ اُنۡزِلَ مِنۡ قَبۡلِکَ ۚ وَ بِالۡاٰخِرَۃِ ہُمۡ یُوۡقِنُوۡنَ ؕ﴿۵﴾2 : 5 që besojnë në atë që të është shpallur ty dhe në atë që është shpallur para teje dhe edhe ahiretin e besojnë bindshëm.Shpjegime
- اُولٰٓئِکَ عَلٰی ہُدًی مِّنۡ رَّبِّہِمۡ ٭ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۶﴾2 : 6 Pikërisht këta janë në udhëzim prej Zotit të tyre dhe pikërisht këta janë të suksesshmit.Shpjegime
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا سَوَآءٌ عَلَیۡہِمۡ ءَاَنۡذَرۡتَہُمۡ اَمۡ لَمۡ تُنۡذِرۡہُمۡ لَا یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۷﴾2 : 7 Pa dyshim, ata që mohojnë, (saqë) njëlloj është sikur t'i paralajmërosh a të mos i paralajmërosh, nuk do të besojnë.
- خَتَمَ اللّٰہُ عَلٰی قُلُوۡبِہِمۡ وَ عَلٰی سَمۡعِہِمۡ ؕ وَ عَلٰۤی اَبۡصَارِہِمۡ غِشَاوَۃٌ ۫ وَّ لَہُمۡ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ٪﴿۸﴾2 : 8 Allahu ua vulosi zemrat dhe dëgjimin, dhe mbi sytë e tyre ka perde. Për ta është ndëshkim i madh.Shpjegime
- وَ مِنَ النَّاسِ مَنۡ یَّقُوۡلُ اٰمَنَّا بِاللّٰہِ وَ بِالۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ مَا ہُمۡ بِمُؤۡمِنِیۡنَ ۘ﴿۹﴾2 : 9 Ka njerëz që thonë: “Besojmë në Allah dhe në Ditën e Fundit”, por ata nuk janë besimtarë.
- یُخٰدِعُوۡنَ اللّٰہَ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا ۚ وَ مَا یَخۡدَعُوۡنَ اِلَّاۤ اَنۡفُسَہُمۡ وَ مَا یَشۡعُرُوۡنَ ؕ﴿۱۰﴾2 : 10 Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët. Në të vërtetë, ata nuk mashtrojnë askënd tjetër përveç vetvetes, por nuk ndërgjegjësohen.
- فِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ مَّرَضٌ ۙ فَزَادَہُمُ اللّٰہُ مَرَضًا ۚ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌۢ ۬ۙ بِمَا کَانُوۡا یَکۡذِبُوۡنَ ﴿۱۱﴾2 : 11 Në zemrat e tyre ka një sëmundje, andaj Allahu ua shtoi sëmundjen. Ata do të kenë dënim të dhimbshëm, për shkak se gënjenin.Shpjegime
- وَ اِذَا قِیۡلَ لَہُمۡ لَا تُفۡسِدُوۡا فِی الۡاَرۡضِ ۙ قَالُوۡۤا اِنَّمَا نَحۡنُ مُصۡلِحُوۡنَ ﴿۱۲﴾2 : 12 E kur u thuhet: “Mos bëni ngatërresa në tokë!”, ata thonë “Jemi vetëm përmirësues”.
- اَلَاۤ اِنَّہُمۡ ہُمُ الۡمُفۡسِدُوۡنَ وَ لٰکِنۡ لَّا یَشۡعُرُوۡنَ ﴿۱۳﴾2 : 13 Dijeni! Pikërisht ata janë ngatërrestarët, por nuk ndërgjegjësohen.
- وَ اِذَا قِیۡلَ لَہُمۡ اٰمِنُوۡا کَمَاۤ اٰمَنَ النَّاسُ قَالُوۡۤا اَنُؤۡمِنُ کَمَاۤ اٰمَنَ السُّفَہَآءُ ؕ اَلَاۤ اِنَّہُمۡ ہُمُ السُّفَہَآءُ وَ لٰکِنۡ لَّا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۴﴾2 : 14 E kur u thuhet: “Besoni ashtu siç besuan njerëzit (besimtarë)”, ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtët?!” Dijeni! Vetë ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë.
- وَ اِذَا لَقُوا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا قَالُوۡۤا اٰمَنَّا ۚۖ وَ اِذَا خَلَوۡا اِلٰی شَیٰطِیۡنِہِمۡ ۙ قَالُوۡۤا اِنَّا مَعَکُمۡ ۙ اِنَّمَا نَحۡنُ مُسۡتَہۡزِءُوۡنَ ﴿۱۵﴾2 : 15 Dhe kur takohen me ata që besuan, u thonë: “Ne besuam”, ndërsa kur rrinë vetëm me djajtë e tyre, u thonë: “Në të vërtetë jemi me ju; ne thjesht po talleshim”.Shpjegime
- اَللّٰہُ یَسۡتَہۡزِئُ بِہِمۡ وَ یَمُدُّہُمۡ فِیۡ طُغۡیَانِہِمۡ یَعۡمَہُوۡنَ ﴿۱۶﴾2 : 16 Allahu do t’i përgjigjet talljes së tyre dhe do t’i lërë për një kohë që të vërtiten në tërbimin e tyre.
- اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ اشۡتَرَوُا الضَّلٰلَۃَ بِالۡہُدٰی ۪ فَمَا رَبِحَتۡ تِّجَارَتُہُمۡ وَ مَا کَانُوۡا مُہۡتَدِیۡنَ ﴿۱۷﴾2 : 17 Pikërisht këta kanë këmbyer udhëzimin me devijimin. Prandaj, tregtia e tyre nuk u solli fitimin, as ata nuk arritën të bëheshin të udhëzuar.
- مَثَلُہُمۡ کَمَثَلِ الَّذِی اسۡتَوۡقَدَ نَارًا ۚ فَلَمَّاۤ اَضَآءَتۡ مَا حَوۡلَہٗ ذَہَبَ اللّٰہُ بِنُوۡرِہِمۡ وَ تَرَکَہُمۡ فِیۡ ظُلُمٰتٍ لَّا یُبۡصِرُوۡنَ ﴿۱۸﴾2 : 18 Shembulli i tyre është si ata që ndezën zjarr, dhe kur ai ua ndriçoi atë që ishte përreth, Allahu ua mori dritën dhe i la në errësira që ata të mos shohin asgjë;Shpjegime
- صُمٌّۢ بُکۡمٌ عُمۡیٌ فَہُمۡ لَا یَرۡجِعُوۡنَ ﴿ۙ۱۹﴾2 : 19 ata janë të shurdhër, memecë, të verbër, prandaj nuk kthehen;
- اَوۡ کَصَیِّبٍ مِّنَ السَّمَآءِ فِیۡہِ ظُلُمٰتٌ وَّ رَعۡدٌ وَّ بَرۡقٌ ۚ یَجۡعَلُوۡنَ اَصَابِعَہُمۡ فِیۡۤ اٰذَانِہِمۡ مِّنَ الصَّوَاعِقِ حَذَرَ الۡمَوۡتِ ؕ وَ اللّٰہُ مُحِیۡطٌۢ بِالۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۰﴾2 : 20 ose është si shtrëngata që bie prej qiellit, në të cilën ka errësira, bubullimë dhe vetëtimë. Ata mbyllin veshët me gishtat e tyre për shkak të gjëmimeve nga frika e vdekjes. Allahu i rrethon mohuesit.Shpjegime
- یَکَادُ الۡبَرۡقُ یَخۡطَفُ اَبۡصَارَہُمۡ ؕ کُلَّمَاۤ اَضَآءَ لَہُمۡ مَّشَوۡا فِیۡہِ ٭ۙ وَ اِذَاۤ اَظۡلَمَ عَلَیۡہِمۡ قَامُوۡا ؕ وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ لَذَہَبَ بِسَمۡعِہِمۡ وَ اَبۡصَارِہِمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿٪۲۱﴾2 : 21 Vetëtima gati ua rrëmben shikimin. Sa herë që ajo u bën dritë, ata ecin në të; kur u fiket, ndalen. Po të dojë Allahu, mund t’ua marrë edhe dëgjimin, edhe shikimin. Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا النَّاسُ اعۡبُدُوۡا رَبَّکُمُ الَّذِیۡ خَلَقَکُمۡ وَ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ لَعَلَّکُمۡ تَتَّقُوۡنَ ﴿ۙ۲۲﴾2 : 22 O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj që ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush, në mënyrë që të keni druajtje.
- الَّذِیۡ جَعَلَ لَکُمُ الۡاَرۡضَ فِرَاشًا وَّ السَّمَآءَ بِنَآءً ۪ وَّ اَنۡزَلَ مِنَ السَّمَآءِ مَآءً فَاَخۡرَجَ بِہٖ مِنَ الثَّمَرٰتِ رِزۡقًا لَّکُمۡ ۚ فَلَا تَجۡعَلُوۡا لِلّٰہِ اَنۡدَادًا وَّ اَنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۳﴾2 : 23 (Ai) që krijoi për ju tokën si shtrat, qiellin si bazë (të mbijetesës suaj) dhe prej qiellit zbriti ujë dhe nëpërmjet tij nxori fruta të çdollojshme si ushqim për ju. Prandaj, mos i bëni ortakë Allahut me vetëdije.
- وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ فِیۡ رَیۡبٍ مِّمَّا نَزَّلۡنَا عَلٰی عَبۡدِنَا فَاۡتُوۡا بِسُوۡرَۃٍ مِّنۡ مِّثۡلِہٖ ۪ وَ ادۡعُوۡا شُہَدَآءَکُمۡ مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۲۴﴾2 : 24 E nëse jeni në mëdyshje për atë që kemi zbritur mbi robin Tonë, sillni ndonjë sure të tillë dhe thirrni edhe ndihmësit tuaj (që keni përcaktuar) duke e lënë Allahun, po qe se jeni të vërtetë.Shpjegime
- فَاِنۡ لَّمۡ تَفۡعَلُوۡا وَ لَنۡ تَفۡعَلُوۡا فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِیۡ وَقُوۡدُہَا النَّاسُ وَ الۡحِجَارَۃُ ۚۖ اُعِدَّتۡ لِلۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۵﴾2 : 25 Por nëse nuk e bëni këtë, dhe patjetër që nuk do të arrini ta bëni, frikësojuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur për mohuesit.Shpjegime
- وَ بَشِّرِ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ اَنَّ لَہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ؕ کُلَّمَا رُزِقُوۡا مِنۡہَا مِنۡ ثَمَرَۃٍ رِّزۡقًا ۙ قَالُوۡا ہٰذَا الَّذِیۡ رُزِقۡنَا مِنۡ قَبۡلُ ۙ وَ اُتُوۡا بِہٖ مُتَشَابِہًا ؕ وَ لَہُمۡ فِیۡہَاۤ اَزۡوَاجٌ مُّطَہَّرَۃٌ ٭ۙ وَّ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۲۶﴾2 : 26 Dhe jepu lajm të gëzueshëm atyre që besuan dhe bënë të mira, që për ta ka kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kurdoherë që do t’u jepet ndonjë frutë prej tyre si ushqim, ata do të thonë: “Kjo është ajo që na ishte dhënë edhe më parë!” Por atyre u ishte dhënë (ushqim) i ngjashëm me të. Gjithashtu, në to do të kenë bashkëshortë të dëlirë dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.Shpjegime
- اِنَّ اللّٰہَ لَا یَسۡتَحۡیٖۤ اَنۡ یَّضۡرِبَ مَثَلًا مَّا بَعُوۡضَۃً فَمَا فَوۡقَہَا ؕ فَاَمَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا فَیَعۡلَمُوۡنَ اَنَّہُ الۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّہِمۡ ۚ وَ اَمَّا الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا فَیَقُوۡلُوۡنَ مَا ذَاۤ اَرَادَ اللّٰہُ بِہٰذَا مَثَلًا ۘ یُضِلُّ بِہٖ کَثِیۡرًا ۙ وَّ یَہۡدِیۡ بِہٖ کَثِیۡرًا ؕ وَ مَا یُضِلُّ بِہٖۤ اِلَّا الۡفٰسِقِیۡنَ ﴿ۙ۲۷﴾2 : 27 Allahut nuk i vjen turp për të paraqitur çfarëdolloj shembulli, as atë të mushkonjës, madje as të asaj që gjendet mbi të. Ata që besuan, e dinë se ai pa dyshim është i vërtetë (dhe vjen) prej Zotit të tyre. Ndërsa mohuesit thonë: “Çfarë deshi Allahu me këtë shembull?” Ai devijon shumëkënd me anë të tij dhe, po me anë të tij, udhëzon shumëkënd. Me anë të tij, Ai nuk devijon askënd tjetër përveç të ligjve.Shpjegime
- الَّذِیۡنَ یَنۡقُضُوۡنَ عَہۡدَ اللّٰہِ مِنۡۢ بَعۡدِ مِیۡثَاقِہٖ ۪ وَ یَقۡطَعُوۡنَ مَاۤ اَمَرَ اللّٰہُ بِہٖۤ اَنۡ یُّوۡصَلَ وَ یُفۡسِدُوۡنَ فِی الۡاَرۡضِ ؕ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡخٰسِرُوۡنَ ﴿۲۸﴾2 : 28 Të cilët thyejnë besën me Allahun pasi e kishin lidhur fort, shkëpusin (lidhjen) që Allahu i kishte porositur ta mbanin dhe bëjnë çrregullime në tokë. Pikërisht këta janë humbësit.
- کَیۡفَ تَکۡفُرُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ کُنۡتُمۡ اَمۡوَاتًا فَاَحۡیَاکُمۡ ۚ ثُمَّ یُمِیۡتُکُمۡ ثُمَّ یُحۡیِیۡکُمۡ ثُمَّ اِلَیۡہِ تُرۡجَعُوۡنَ ﴿۲۹﴾2 : 29 Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që ju ishit të vdekur dhe Ai ju dha jetë?! Ai sërish do t’ju japë vdekje, sërish do t’ju japë jetë (dhe) pastaj tek Ai do të ktheheni.
- ہُوَ الَّذِیۡ خَلَقَ لَکُمۡ مَّا فِی الۡاَرۡضِ جَمِیۡعًا ٭ ثُمَّ اسۡتَوٰۤی اِلَی السَّمَآءِ فَسَوّٰٮہُنَّ سَبۡعَ سَمٰوٰتٍ ؕ وَ ہُوَ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿٪۳۰﴾2 : 30 Është Ai që krijoi për ju gjithçka që gjendet në tokë, më pas iu drejtua qiellit dhe e rregulloi në shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.Shpjegime
- وَ اِذۡ قَالَ رَبُّکَ لِلۡمَلٰٓئِکَۃِ اِنِّیۡ جَاعِلٌ فِی الۡاَرۡضِ خَلِیۡفَۃً ؕ قَالُوۡۤا اَتَجۡعَلُ فِیۡہَا مَنۡ یُّفۡسِدُ فِیۡہَا وَ یَسۡفِکُ الدِّمَآءَ ۚ وَ نَحۡنُ نُسَبِّحُ بِحَمۡدِکَ وَ نُقَدِّسُ لَکَ ؕ قَالَ اِنِّیۡۤ اَعۡلَمُ مَا لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۳۱﴾2 : 31 Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të vë një mëkëmbës në tokë”, ata thanë: “A do të vësh dikë që do të bëjë çrregullime në të dhe do të derdhë gjak, ndërkohë që ne të përkujtojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe përmendim shenjtërinë Tënde?” Ai tha: “Unë e di atë që ju nuk e dini”.Shpjegime
- وَ عَلَّمَ اٰدَمَ الۡاَسۡمَآءَ کُلَّہَا ثُمَّ عَرَضَہُمۡ عَلَی الۡمَلٰٓئِکَۃِ ۙ فَقَالَ اَنۡۢبِـُٔوۡنِیۡ بِاَسۡمَآءِ ہٰۤؤُلَآءِ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۳۲﴾2 : 32 Ai ia mësoi Ademit të gjithë emrat e më pas ua paraqiti ato (krijesa) engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, po qe se e thoni të vërtetën!”Shpjegime
- قَالُوۡا سُبۡحٰنَکَ لَا عِلۡمَ لَنَاۤ اِلَّا مَا عَلَّمۡتَنَا ؕ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡعَلِیۡمُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۳۳﴾2 : 33 Ata thanë: “I Shenjtë je Ti. Nuk kemi aspak dije, përveç asaj që Ti na mësove. Pa dyshim, vetëm Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti”.Shpjegime
- قَالَ یٰۤاٰدَمُ اَنۡۢبِئۡہُمۡ بِاَسۡمَآئِہِمۡ ۚ فَلَمَّاۤ اَنۡۢبَاَہُمۡ بِاَسۡمَآئِہِمۡ ۙ قَالَ اَلَمۡ اَقُلۡ لَّکُمۡ اِنِّیۡۤ اَعۡلَمُ غَیۡبَ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۙ وَ اَعۡلَمُ مَا تُبۡدُوۡنَ وَ مَا کُنۡتُمۡ تَکۡتُمُوۡنَ ﴿۳۴﴾2 : 34 Ai tha: “O Adem! Tregoju emrat e tyre”. Kur ai ua tregoi emrat e tyre, (Allahu) u tha: “A nuk ju thashë se Unë me të vërtetë e di të padukshmen e qiejve e të tokës dhe e di edhe atë që shfaqni, edhe atë që fshihni?!”
- وَ اِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلٰٓئِکَۃِ اسۡجُدُوۡا لِاٰدَمَ فَسَجَدُوۡۤا اِلَّاۤ اِبۡلِیۡسَ ؕ اَبٰی وَ اسۡتَکۡبَرَ ٭۫ وَ کَانَ مِنَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۳۵﴾2 : 35 Dhe kur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin”, ata të gjithë u përulën në sexhde, përveç Iblisit. Ai e refuzoi, u tregua mendjemadh dhe ishte ndër mohuesit.Shpjegime
- وَ قُلۡنَا یٰۤاٰدَمُ اسۡکُنۡ اَنۡتَ وَ زَوۡجُکَ الۡجَنَّۃَ وَ کُلَا مِنۡہَا رَغَدًا حَیۡثُ شِئۡتُمَا ۪ وَ لَا تَقۡرَبَا ہٰذِہِ الشَّجَرَۃَ فَتَکُوۡنَا مِنَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۳۶﴾2 : 36 I thamë Ademit: “Qëndro ti dhe gruaja jote në xhenet dhe nga ai hani lirisht çfarë të doni, por mos iu afroni kësaj peme, përndryshe do të jeni ndër të padrejtët”.Shpjegime
- فَاَزَلَّہُمَا الشَّیۡطٰنُ عَنۡہَا فَاَخۡرَجَہُمَا مِمَّا کَانَا فِیۡہِ ۪ وَ قُلۡنَا اہۡبِطُوۡا بَعۡضُکُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوٌّ ۚ وَ لَکُمۡ فِی الۡاَرۡضِ مُسۡتَقَرٌّ وَّ مَتَاعٌ اِلٰی حِیۡنٍ ﴿۳۷﴾2 : 37 Shejtani i nxiti ata të dy rreth asaj (peme) dhe i largoi nga vendi ku ishin më parë, dhe Ne u thamë: “Dilni nga këtu! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit e në tokë do të keni qëndrim dhe mjete për një kohë të caktuar”.Shpjegime
- فَتَلَقّٰۤی اٰدَمُ مِنۡ رَّبِّہٖ کَلِمٰتٍ فَتَابَ عَلَیۡہِ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ التَّوَّابُ الرَّحِیۡمُ ﴿۳۸﴾2 : 38 Më pas Ademi mësoi disa fjalë prej Zotit të tij, prandaj, Ai ia pranoi pendimin. Vërtet, vetëm Ai është Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi.
- قُلۡنَا اہۡبِطُوۡا مِنۡہَا جَمِیۡعًا ۚ فَاِمَّا یَاۡتِیَنَّکُمۡ مِّنِّیۡ ہُدًی فَمَنۡ تَبِعَ ہُدَایَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۳۹﴾2 : 39 Ne u thamë: “Dilni të gjithë nga këtu! Kur t’ju vijë ndonjë udhëzim prej Meje, ata që do ta ndjekin udhëzimin Tim, nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen”.
- وَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ کَذَّبُوۡا بِاٰیٰتِنَاۤ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿٪۴۰﴾2 : 40 Kurse ata që do t’i mohojnë dhe do t’i quajnë gënjeshtra shenjat Tona, do të jenë banorë të zjarrit, në të cilin do të mbesin gjatë.
- یٰبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ اذۡکُرُوۡا نِعۡمَتِیَ الَّتِیۡۤ اَنۡعَمۡتُ عَلَیۡکُمۡ وَ اَوۡفُوۡا بِعَہۡدِیۡۤ اُوۡفِ بِعَہۡدِکُمۡ ۚ وَ اِیَّایَ فَارۡہَبُوۡنِ ﴿۴۱﴾2 : 41 O bijtë e Izraelit! Kujtojeni bekimin Tim që ju kam dhënë! Përmbusheni premtimin që ma bëtë! Edhe Unë do ta përmbush premtimin që ju bëra dhe vetëm prej Meje kini frikë.
- وَ اٰمِنُوۡا بِمَاۤ اَنۡزَلۡتُ مُصَدِّقًا لِّمَا مَعَکُمۡ وَ لَا تَکُوۡنُوۡۤا اَوَّلَ کَافِرٍۭ بِہٖ ۪ وَ لَا تَشۡتَرُوۡا بِاٰیٰتِیۡ ثَمَنًا قَلِیۡلًا ۫ وَّ اِیَّایَ فَاتَّقُوۡنِ ﴿۴۲﴾2 : 42 Besoni atë që jua kam zbritur si vërtetues të asaj që keni; mos u bëni mohues të parë të tij; mos i këmbeni shenjat e Mia me një vlerë të vogël dhe, vetëm prej Meje druhuni.
- وَ لَا تَلۡبِسُوا الۡحَقَّ بِالۡبَاطِلِ وَ تَکۡتُمُوا الۡحَقَّ وَ اَنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۴۳﴾2 : 43 Mos e përzieni të vërtetën me të rremen dhe, të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.
- وَ اَقِیۡمُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتُوا الزَّکٰوۃَ وَ ارۡکَعُوۡا مَعَ الرّٰکِعِیۡنَ ﴿۴۴﴾2 : 44 Falni namazin, jepni zekatin dhe përuluni së bashku me të përulurit.
- اَتَاۡمُرُوۡنَ النَّاسَ بِالۡبِرِّ وَ تَنۡسَوۡنَ اَنۡفُسَکُمۡ وَ اَنۡتُمۡ تَتۡلُوۡنَ الۡکِتٰبَ ؕ اَفَلَا تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۴۵﴾2 : 45 A urdhëroni njerëzit për mirësi dhe veten e harroni, edhe pse e lexoni Librin?! A nuk kuptoni?
- وَ اسۡتَعِیۡنُوۡا بِالصَّبۡرِ وَ الصَّلٰوۃِ ؕ وَ اِنَّہَا لَکَبِیۡرَۃٌ اِلَّا عَلَی الۡخٰشِعِیۡنَ ﴿ۙ۴۶﴾2 : 46 Kërkoni ndihmë përmes durimit e namazit! Kjo me të vërtetë është e rëndë, përveçse për të përulurit;
- الَّذِیۡنَ یَظُنُّوۡنَ اَنَّہُمۡ مُّلٰقُوۡا رَبِّہِمۡ وَ اَنَّہُمۡ اِلَیۡہِ رٰجِعُوۡنَ ﴿٪۴۷﴾2 : 47 të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e tyre dhe se tek Ai do të kthehen.
- یٰبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ اذۡکُرُوۡا نِعۡمَتِیَ الَّتِیۡۤ اَنۡعَمۡتُ عَلَیۡکُمۡ وَ اَنِّیۡ فَضَّلۡتُکُمۡ عَلَی الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۴۸﴾2 : 48 O bijtë e Izraelit! Kujtojeni bekimin Tim që ju kam dhënë dhe që ju kam ngritur mbi botët.
- وَ اتَّقُوۡا یَوۡمًا لَّا تَجۡزِیۡ نَفۡسٌ عَنۡ نَّفۡسٍ شَیۡئًا وَّ لَا یُقۡبَلُ مِنۡہَا شَفَاعَۃٌ وَّ لَا یُؤۡخَذُ مِنۡہَا عَدۡلٌ وَّ لَا ہُمۡ یُنۡصَرُوۡنَ ﴿۴۹﴾2 : 49 Frikësojuni asaj dite kur askush nuk mund të shpërblejë askënd, nuk do të pranohet ndërmjetësim prej askujt, nuk do të merret shpërblesë prej asnjërit dhe as nuk do të ndihmohen.
- وَ اِذۡ نَجَّیۡنٰکُمۡ مِّنۡ اٰلِ فِرۡعَوۡنَ یَسُوۡمُوۡنَکُمۡ سُوۡٓءَ الۡعَذَابِ یُذَبِّحُوۡنَ اَبۡنَآءَکُمۡ وَ یَسۡتَحۡیُوۡنَ نِسَآءَکُمۡ ؕ وَ فِیۡ ذٰلِکُمۡ بَلَآ ءٌ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ عَظِیۡمٌ ﴿۵۰﴾2 : 50 Dhe (kujtojeni) kur ju shpëtuam prej popullit të Faraonit, të cilët ju shtypnin tejet rëndë, jua thernin djemtë, ndërsa gratë jua mbanin të gjalla. Me këtë kishit sprovë shumë të madhe prej Zotit tuaj.
- وَ اِذۡ فَرَقۡنَا بِکُمُ الۡبَحۡرَ فَاَنۡجَیۡنٰکُمۡ وَ اَغۡرَقۡنَاۤ اٰلَ فِرۡعَوۡنَ وَ اَنۡتُمۡ تَنۡظُرُوۡنَ ﴿۵۱﴾2 : 51 Dhe kur çamë detin për ju dhe ju shpëtuam, kurse popullin e Faraonit e fundosëm dhe ju e patë.
- وَ اِذۡ وٰعَدۡنَا مُوۡسٰۤی اَرۡبَعِیۡنَ لَیۡلَۃً ثُمَّ اتَّخَذۡتُمُ الۡعِجۡلَ مِنۡۢ بَعۡدِہٖ وَ اَنۡتُمۡ ظٰلِمُوۡنَ ﴿۵۲﴾2 : 52 Dhe kur i premtuam Musait dyzet net, pas (largimit të) tij, ju sërish e bëtë viçin zot dhe ishit të padrejtë.Shpjegime
- ثُمَّ عَفَوۡنَا عَنۡکُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ لَعَلَّکُمۡ تَشۡکُرُوۡنَ ﴿۵۳﴾2 : 53 Prapëseprapë, Ne ju falëm, që të bëheshit mirënjohës.
- وَ اِذۡ اٰتَیۡنَا مُوۡسَی الۡکِتٰبَ وَ الۡفُرۡقَانَ لَعَلَّکُمۡ تَہۡتَدُوۡنَ ﴿۵۴﴾2 : 54 Dhe (kujtojeni) kur i dhamë Musait Librin dhe dalluesin, që të udhëzoheshit.
- وَ اِذۡ قَالَ مُوۡسٰی لِقَوۡمِہٖ یٰقَوۡمِ اِنَّکُمۡ ظَلَمۡتُمۡ اَنۡفُسَکُمۡ بِاتِّخَاذِکُمُ الۡعِجۡلَ فَتُوۡبُوۡۤا اِلٰی بَارِئِکُمۡ فَاقۡتُلُوۡۤا اَنۡفُسَکُمۡ ؕ ذٰلِکُمۡ خَیۡرٌ لَّکُمۡ عِنۡدَ بَارِئِکُمۡ ؕ فَتَابَ عَلَیۡکُمۡ ؕ اِنَّہٗ ہُوَ التَّوَّابُ الرَّحِیۡمُ ﴿۵۵﴾2 : 55 Dhe kur Musai i tha popullit të tij: “O populli im! Vërtet ju shkelët veten tuaj, duke e marrë viçin për zot. Kthehuni, pra, të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni veten tuaj. Kjo te Krijuesi juaj është më e mira për ju”. Pastaj Ai jua pranoi pendesën duke ju mëshiruar. Pa dyshim, Ai është Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi.Shpjegime
- وَ اِذۡ قُلۡتُمۡ یٰمُوۡسٰی لَنۡ نُّؤۡمِنَ لَکَ حَتّٰی نَرَی اللّٰہَ جَہۡرَۃً فَاَخَذَتۡکُمُ الصّٰعِقَۃُ وَ اَنۡتُمۡ تَنۡظُرُوۡنَ ﴿۵۶﴾2 : 56 Dhe kur ju thatë: “O Musa! Ne kurrë nuk do të të besojmë ty, derisa nuk do ta shohim Allahun haptazi”, ju zuri vetëtima dhe shikonit të shastisur.Shpjegime
- ثُمَّ بَعَثۡنٰکُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَوۡتِکُمۡ لَعَلَّکُمۡ تَشۡکُرُوۡنَ ﴿۵۷﴾2 : 57 Sërish ju ngritëm pas (gjendjes suaj të) vdekjes, që të bëheshit mirënjohës.Shpjegime
- وَ ظَلَّلۡنَا عَلَیۡکُمُ الۡغَمَامَ وَ اَنۡزَلۡنَا عَلَیۡکُمُ الۡمَنَّ وَ السَّلۡوٰی ؕ کُلُوۡا مِنۡ طَیِّبٰتِ مَا رَزَقۡنٰکُمۡ ؕ وَ مَا ظَلَمُوۡنَا وَ لٰکِنۡ کَانُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ یَظۡلِمُوۡنَ ﴿۵۸﴾2 : 58 Ju nënshtruam retë që t’ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe selvanë (dhe ju thamë) “Hani nga ushqimet e pastra që ju dhamë”. Ata nuk na bënë padrejtësi Neve, por i bënë padrejtësi vetvetes.Shpjegime
- وَ اِذۡ قُلۡنَا ادۡخُلُوۡا ہٰذِہِ الۡقَرۡیَۃَ فَکُلُوۡا مِنۡہَا حَیۡثُ شِئۡتُمۡ رَغَدًا وَّ ادۡخُلُوا الۡبَابَ سُجَّدًا وَّ قُوۡلُوۡا حِطَّۃٌ نَّغۡفِرۡ لَکُمۡ خَطٰیٰکُمۡ ؕ وَ سَنَزِیۡدُ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۵۹﴾2 : 59 Dhe (kujtoni) kur thamë: “Hyni në këtë fshat dhe aty hani lirisht çfarë të doni! Hyni nga porta duke qenë të bindur dhe thoni: “Na u lehtësofshin barrët!”, Ne do t’jua falim gabimet, dhe mirëbërësve do t’u japim edhe më shumë”.
- فَبَدَّلَ الَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡا قَوۡلًا غَیۡرَ الَّذِیۡ قِیۡلَ لَہُمۡ فَاَنۡزَلۡنَا عَلَی الَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡا رِجۡزًا مِّنَ السَّمَآءِ بِمَا کَانُوۡا یَفۡسُقُوۡنَ ﴿٪۶۰﴾2 : 60 Ata që bënë padrejtësi, e ndërruan me diçka tjetër fjalën që u ishte thënë. Andaj, Ne lëshuam mbi të padrejtët një ndëshkim nga qielli, për shkak se ishin të pabindur.
- وَ اِذِ اسۡتَسۡقٰی مُوۡسٰی لِقَوۡمِہٖ فَقُلۡنَا اضۡرِبۡ بِّعَصَاکَ الۡحَجَرَ ؕ فَانۡفَجَرَتۡ مِنۡہُ اثۡنَتَاعَشۡرَۃَ عَیۡنًا ؕ قَدۡ عَلِمَ کُلُّ اُنَاسٍ مَّشۡرَبَہُمۡ ؕ کُلُوۡا وَ اشۡرَبُوۡا مِنۡ رِّزۡقِ اللّٰہِ وَ لَا تَعۡثَوۡا فِی الۡاَرۡضِ مُفۡسِدِیۡنَ ﴿۶۱﴾2 : 61 Dhe kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, i thamë: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!” Atëherë nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis u njoh me burimin e vet. “Hani e pini nga ushqimi i Allahut dhe mos përhapni trazira në tokë si çrregullues”.
- وَ اِذۡ قُلۡتُمۡ یٰمُوۡسٰی لَنۡ نَّصۡبِرَ عَلٰی طَعَامٍ وَّاحِدٍ فَادۡعُ لَنَا رَبَّکَ یُخۡرِجۡ لَنَا مِمَّا تُنۡۢبِتُ الۡاَرۡضُ مِنۡۢ بَقۡلِہَا وَ قِثَّآئِہَا وَ فُوۡمِہَا وَ عَدَسِہَا وَ بَصَلِہَا ؕ قَالَ اَتَسۡتَبۡدِلُوۡنَ الَّذِیۡ ہُوَ اَدۡنٰی بِالَّذِیۡ ہُوَ خَیۡرٌ ؕ اِہۡبِطُوۡا مِصۡرًا فَاِنَّ لَکُمۡ مَّا سَاَلۡتُمۡ ؕ وَ ضُرِبَتۡ عَلَیۡہِمُ الذِّلَّۃُ وَ الۡمَسۡکَنَۃُ ٭ وَ بَآءُوۡ بِغَضَبٍ مِّنَ اللّٰہِ ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ کَانُوۡا یَکۡفُرُوۡنَ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ وَ یَقۡتُلُوۡنَ النَّبِیّٖنَ بِغَیۡرِ الۡحَقِّ ؕ ذٰلِکَ بِمَا عَصَوۡا وَّ کَانُوۡا یَعۡتَدُوۡنَ ﴿٪۶۲﴾2 : 62 Dhe kur ju thatë: “O Musa! Ne kurrsesi nuk do të durojmë vetëm me një ushqim, prandaj, lutju Zotit tënd që Ai të na dhurojë nga ato që bën toka, si perime, tranguj, drithëra, thjerrëza dhe qepë”. Ai tha: “A doni ta zëvendësoni të mirën me atë që është më e pavlerë? Hyni në ndonjë qytet se do ta gjeni atë që kërkuat”. Ata i zuri poshtërimi e mjerimi dhe ata morën zemërimin e Allahut. Kjo (u ndodhi) për shkak se ata i mohonin shenjat e Allahut dhe i vrisnin Profetët pa të drejtë; kjo (u ndodhi) sepse ata u rebeluan dhe kaluan çdo kufi.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ الَّذِیۡنَ ہَادُوۡا وَ النَّصٰرٰی وَ الصّٰبِئِیۡنَ مَنۡ اٰمَنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ عَمِلَ صَالِحًا فَلَہُمۡ اَجۡرُہُمۡ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ ۪ۚ وَ لَا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۶۳﴾2 : 63 Sigurisht, ata që besuan, ata që janë hebrenj, të krishterët, sabi’inët, cilido prej tyre që besoi Allahun dhe Ditën e Fundit dhe bëri të mira, e ka shpërblimin te Zoti i tij. Të tillët nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen.Shpjegime
- وَ اِذۡ اَخَذۡنَا مِیۡثَاقَکُمۡ وَ رَفَعۡنَا فَوۡقَکُمُ الطُّوۡرَ ؕ خُذُوۡا مَاۤ اٰتَیۡنٰکُمۡ بِقُوَّۃٍ وَّ اذۡکُرُوۡا مَا فِیۡہِ لَعَلَّکُمۡ تَتَّقُوۡنَ ﴿۶۴﴾2 : 64 Dhe (kujtoni) kur morëm besëlidhjen tuaj dhe ngritëm Turin mbi ju (dhe thamë) “Kapeni fuqimisht atë që jua kemi dhënë dhe mbajeni mend përmbajtjen e saj, që të mund të shpëtoni (nga shkatërrimi)”.Shpjegime
- ثُمَّ تَوَلَّیۡتُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ ۚ فَلَوۡ لَا فَضۡلُ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ وَ رَحۡمَتُہٗ لَکُنۡتُمۡ مِّنَ الۡخٰسِرِیۡنَ ﴿۶۵﴾2 : 65 Por ju, edhe pas kësaj, ia kthyet shpinën. Po të mos kishit bekimin (e veçantë) të Allahut dhe mëshirën e Tij, patjetër do të ishit humbës.
- وَ لَقَدۡ عَلِمۡتُمُ الَّذِیۡنَ اعۡتَدَوۡا مِنۡکُمۡ فِی السَّبۡتِ فَقُلۡنَا لَہُمۡ کُوۡنُوۡا قِرَدَۃً خٰسِئِیۡنَ ﴿ۚ۶۶﴾2 : 66 Ju pa dyshim i njohët ata që gjenden mes jush, që i shkelën kufijtë në lidhje me sabatin, të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të poshtër!”Shpjegime
- فَجَعَلۡنٰہَا نَکَالًا لِّمَا بَیۡنَ یَدَیۡہَا وَ مَا خَلۡفَہَا وَ مَوۡعِظَۃً لِّلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۶۷﴾2 : 67 Këtë (çnderim të sabatit), pra, e shndërruam në vërejtje për shkak të pasojave të tij dhe të kaluarës së tij, dhe e bëmë këshillë për ata që druhen.
- وَ اِذۡ قَالَ مُوۡسٰی لِقَوۡمِہٖۤ اِنَّ اللّٰہَ یَاۡمُرُکُمۡ اَنۡ تَذۡبَحُوۡا بَقَرَۃً ؕ قَالُوۡۤا اَتَتَّخِذُنَا ہُزُوًا ؕ قَالَ اَعُوۡذُ بِاللّٰہِ اَنۡ اَکُوۡنَ مِنَ الۡجٰہِلِیۡنَ ﴿۶۸﴾2 : 68 Dhe kur Musai i tha popullit të tij: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë”. Ata i thanë: “A po tallesh me ne?!” Ai tha: “Allahu më ruajttë të mos bëhem ndër të paditurit!”.
- قَالُوا ادۡعُ لَنَا رَبَّکَ یُبَیِّنۡ لَّنَا مَا ہِیَ ؕ قَالَ اِنَّہٗ یَقُوۡلُ اِنَّہَا بَقَرَۃٌ لَّا فَارِضٌ وَّ لَا بِکۡرٌ ؕ عَوَانٌۢ بَیۡنَ ذٰلِکَ ؕ فَافۡعَلُوۡا مَا تُؤۡمَرُوۡنَ ﴿۶۹﴾2 : 69 Ata i thanë: “Lute Zotin tënd që të na sqarojë se çfarë është ajo?” Ai u tha: “Ai thotë se ajo është një lopë, as e plakur, as e re, por e mesme në moshë. Pra, bëjeni atë që ju është urdhëruar!”.
- قَالُوا ادۡعُ لَنَا رَبَّکَ یُبَیِّنۡ لَّنَا مَا لَوۡنُہَا ؕ قَالَ اِنَّہٗ یَقُوۡلُ اِنَّہَا بَقَرَۃٌ صَفۡرَآءُ ۙ فَاقِعٌ لَّوۡنُہَا تَسُرُّ النّٰظِرِیۡنَ ﴿۷۰﴾2 : 70 Ata i thanë: “Lute Zotin tënd që të na sqarojë se çfarë ngjyre ka ajo?” Ai u tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, me ngjyrë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.
- قَالُوا ادۡعُ لَنَا رَبَّکَ یُبَیِّنۡ لَّنَا مَا ہِیَ ۙ اِنَّ الۡبَقَرَ تَشٰبَہَ عَلَیۡنَا ؕ وَ اِنَّاۤ اِنۡ شَآءَ اللّٰہُ لَمُہۡتَدُوۡنَ ﴿۷۱﴾2 : 71 Ata i thanë: “Lute Zotin tënd që të na sqarojë se cila është ajo, sepse na janë ngatërruar të gjitha lopët dhe ne, në dashtë Allahu, patjetër do ta gëzojmë udhëzimin.
- قَالَ اِنَّہٗ یَقُوۡلُ اِنَّہَا بَقَرَۃٌ لَّا ذَلُوۡلٌ تُثِیۡرُ الۡاَرۡضَ وَ لَا تَسۡقِی الۡحَرۡثَ ۚ مُسَلَّمَۃٌ لَّا شِیَۃَ فِیۡہَا ؕ قَالُوا الۡـٰٔنَ جِئۡتَ بِالۡحَقِّ ؕ فَذَبَحُوۡہَا وَ مَا کَادُوۡا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿٪۷۲﴾2 : 72 Ai u tha: “Ai thotë se ajo është një lopë, që nuk u mbajt nën zgjedhë që të lëvronte tokën ose të vadiste arat. Ajo është e shëndoshë dhe pa ndonjë njollë”. “Tani na the të vërtetën”, thanë ata. Pra, e therën, edhe pse nuk ishin të gatshëm për ta bërë këtë gjë.Shpjegime
- وَ اِذۡ قَتَلۡتُمۡ نَفۡسًا فَادّٰرَءۡتُمۡ فِیۡہَا ؕ وَ اللّٰہُ مُخۡرِجٌ مَّا کُنۡتُمۡ تَکۡتُمُوۡنَ ﴿ۚ۷۳﴾2 : 73 Dhe (kujtoni) kur vratë një njeri dhe më pas u përçatë në lidhje me të. Allahu patjetër do ta zbulonte atë që fshihnit.
- فَقُلۡنَا اضۡرِبُوۡہُ بِبَعۡضِہَا ؕ کَذٰلِکَ یُحۡیِ اللّٰہُ الۡمَوۡتٰی ۙ وَ یُرِیۡکُمۡ اٰیٰتِہٖ لَعَلَّکُمۡ تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۷۴﴾2 : 74 Andaj, ju thamë: “(Për ta zbardhur të vërtetën) shoshitni këtë (ngjarje) me të tjera kësisoj”. Kështu Allahu ringjall të vdekurit (duke dënuar vrasësit e tyre) dhe ju tregon shenjat e Tij që ju të punoni me mend.Shpjegime
- ثُمَّ قَسَتۡ قُلُوۡبُکُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ فَہِیَ کَالۡحِجَارَۃِ اَوۡ اَشَدُّ قَسۡوَۃً ؕ وَ اِنَّ مِنَ الۡحِجَارَۃِ لَمَا یَتَفَجَّرُ مِنۡہُ الۡاَنۡہٰرُ ؕ وَ اِنَّ مِنۡہَا لَمَا یَشَّقَّقُ فَیَخۡرُجُ مِنۡہُ الۡمَآءُ ؕ وَ اِنَّ مِنۡہَا لَمَا یَہۡبِطُ مِنۡ خَشۡیَۃِ اللّٰہِ ؕوَ مَا اللّٰہُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۷۵﴾2 : 75 Më pas zemrat tuaja u forcuan, sikur ato t’ju ishin bërë gurë, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë prej të cilëve shpërthejnë lumenj, ka edhe të tillë që çahen dhe kullojnë ujë. Kështu, edhe prej (zemrave të) tyre ka të atilla që bien nga druajtja ndaj Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
- اَفَتَطۡمَعُوۡنَ اَنۡ یُّؤۡمِنُوۡا لَکُمۡ وَ قَدۡ کَانَ فَرِیۡقٌ مِّنۡہُمۡ یَسۡمَعُوۡنَ کَلٰمَ اللّٰہِ ثُمَّ یُحَرِّفُوۡنَہٗ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا عَقَلُوۡہُ وَ ہُمۡ یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۷۶﴾2 : 76 A shpresoni se ata do t’ju besojnë, ndërkohë që një grup prej tyre e dëgjojnë fjalën e Allahut dhe pasi e kanë kuptuar mirë, e shtrembërojnë me vetëdije?!
- وَ اِذَا لَقُوا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا قَالُوۡۤا اٰمَنَّا ۚۖ وَ اِذَا خَلَا بَعۡضُہُمۡ اِلٰی بَعۡضٍ قَالُوۡۤا اَتُحَدِّثُوۡنَہُمۡ بِمَا فَتَحَ اللّٰہُ عَلَیۡکُمۡ لِیُحَآجُّوۡکُمۡ بِہٖ عِنۡدَ رَبِّکُمۡ ؕ اَفَلَا تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۷۷﴾2 : 77 Kur ata takohen me besimtarët, u thonë: “Ne besuam”, dhe kur janë me njerëzit e tyre, thonë: “A do t’ua tregoni atë që Allahu ju ka treguar juve, që ata ta përdorin atë si argument kundër jush pranë Zotit tuaj?! A nuk kuptoni?!”
- اَ وَ لَا یَعۡلَمُوۡنَ اَنَّ اللّٰہَ یَعۡلَمُ مَا یُسِرُّوۡنَ وَ مَا یُعۡلِنُوۡنَ ﴿۷۸﴾2 : 78 A nuk e dinë ata se Allahu pa dyshim e di edhe atë që fshehin, edhe atë që shfaqin?!
- وَ مِنۡہُمۡ اُمِّیُّوۡنَ لَا یَعۡلَمُوۡنَ الۡکِتٰبَ اِلَّاۤ اَمَانِیَّ وَ اِنۡ ہُمۡ اِلَّا یَظُنُّوۡنَ ﴿۷۹﴾2 : 79 Ndër ta ka edhe të paditur të tillë, që përveç dëshirave asgjë nuk dinë rreth Librit. Ata flasin vetëm me hamendje.
- فَوَیۡلٌ لِّلَّذِیۡنَ یَکۡتُبُوۡنَ الۡکِتٰبَ بِاَیۡدِیۡہِمۡ ٭ ثُمَّ یَقُوۡلُوۡنَ ہٰذَا مِنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ لِیَشۡتَرُوۡا بِہٖ ثَمَنًا قَلِیۡلًا ؕ فَوَیۡلٌ لَّہُمۡ مِّمَّا کَتَبَتۡ اَیۡدِیۡہِمۡ وَ وَیۡلٌ لَّہُمۡ مِّمَّا یَکۡسِبُوۡنَ ﴿۸۰﴾2 : 80 U mjerofshin ata që e shkruajnë Librin me dorën e vet e më pas, për të fituar çmim të vogël me anë të tij, thonë: “ky është prej Allahut”! U mjerofshin për atë që shkruajnë duart e tyre! U mjerofshin edhe për atë që fitojnë!
- وَ قَالُوۡا لَنۡ تَمَسَّنَا النَّارُ اِلَّاۤ اَیَّامًا مَّعۡدُوۡدَۃً ؕ قُلۡ اَتَّخَذۡتُمۡ عِنۡدَ اللّٰہِ عَہۡدًا فَلَنۡ یُّخۡلِفَ اللّٰہُ عَہۡدَہٗۤ اَمۡ تَقُوۡلُوۡنَ عَلَی اللّٰہِ مَا لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۸۱﴾2 : 81 Dhe ata thonë: “Ne nuk do të na prekë zjarri, përveçse për pak ditë të numëruara!” Thuaju: “A keni marrë ndonjë premtim nga Allahu?” (E nëse po,) Allahu patjetër që nuk do ta thyejë premtimin e Tij. Apo ia atribuoni Allahut gjërat që nuk i dini?
- بَلٰی مَنۡ کَسَبَ سَیِّئَۃً وَّ اَحَاطَتۡ بِہٖ خَطِیۡٓــَٔتُہٗ فَاُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۸۲﴾2 : 82 E vërteta është se ai që bëri vepër të keqe, aq shumë saqë të këqijat e tij e mbërthyen atë, do të jetë banor i zjarrit. Të tillët atje do të jetojnë për një kohë të gjatë.Shpjegime
- وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ الۡجَنَّۃِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿٪۸۳﴾2 : 83 Kurse ata që besuan dhe bënë të mira, janë banorë të xhenetit. Në të do të jetojnë përgjithmonë.
- وَ اِذۡ اَخَذۡنَا مِیۡثَاقَ بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ لَا تَعۡبُدُوۡنَ اِلَّا اللّٰہَ ۟ وَ بِالۡوَالِدَیۡنِ اِحۡسَانًا وَّ ذِی الۡقُرۡبٰی وَ الۡیَتٰمٰی وَ الۡمَسٰکِیۡنِ وَ قُوۡلُوۡا لِلنَّاسِ حُسۡنًا وَّ اَقِیۡمُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتُوا الزَّکٰوۃَ ؕ ثُمَّ تَوَلَّیۡتُمۡ اِلَّا قَلِیۡلًا مِّنۡکُمۡ وَ اَنۡتُمۡ مُّعۡرِضُوۡنَ ﴿۸۴﴾2 : 84 Dhe (kujtoni) kur u morëm besëlidhjen bijve të Izraelit: “Nuk do të adhuroni askënd përveç Allahut, do të silleni me mirësi me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t’u flisni njerëzve për të mirë, do të falni namazin dhe do të jepni zekatin!”, me përjashtim të disave, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes). E shpërfillët.
- وَ اِذۡ اَخَذۡنَا مِیۡثَاقَکُمۡ لَا تَسۡفِکُوۡنَ دِمَآءَکُمۡ وَ لَا تُخۡرِجُوۡنَ اَنۡفُسَکُمۡ مِّنۡ دِیَارِکُمۡ ثُمَّ اَقۡرَرۡتُمۡ وَ اَنۡتُمۡ تَشۡہَدُوۡنَ ﴿۸۵﴾2 : 85 Dhe kur ju morëm besëlidhjen: “Nuk do të derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe nuk do të dëboni njëri-tjetrin nga vatrat tuaja”, e pranuat dhe për këtë vetë jeni dëshmitarë.
- ثُمَّ اَنۡتُمۡ ہٰۤـؤُلَآءِ تَقۡتُلُوۡنَ اَنۡفُسَکُمۡ وَ تُخۡرِجُوۡنَ فَرِیۡقًا مِّنۡکُمۡ مِّنۡ دِیَارِہِمۡ ۫ تَظٰہَرُوۡنَ عَلَیۡہِمۡ بِالۡاِثۡمِ وَ الۡعُدۡوَانِ ؕ وَ اِنۡ یَّاۡتُوۡکُمۡ اُسٰرٰی تُفٰدُوۡہُمۡ وَ ہُوَ مُحَرَّمٌ عَلَیۡکُمۡ اِخۡرَاجُہُمۡ ؕ اَفَتُؤۡمِنُوۡنَ بِبَعۡضِ الۡکِتٰبِ وَ تَکۡفُرُوۡنَ بِبَعۡضٍ ۚ فَمَا جَزَآءُ مَنۡ یَّفۡعَلُ ذٰلِکَ مِنۡکُمۡ اِلَّا خِزۡیٌ فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا ۚ وَ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ یُرَدُّوۡنَ اِلٰۤی اَشَدِّ الۡعَذَابِ ؕ وَ مَا اللّٰہُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۸۶﴾2 : 86 Pastaj, jeni ju që vrisni njerëzit tuaj, dëboni disa prej jush nga shtëpitë e tyre, bashkëpunoni kundër tyre ligësisht e mizorisht. Dhe kur ata ju vijnë të robëruar, i lironi duke marrë shpagim, por ndërkohë dëbimi i tyre ishte i ndaluar për ju! Mos vallë, e besoni Librin pjesërisht dhe pjesërisht e mohoni?! Çfarë duhet të jetë dënimi i njerëzve tuaj që veprojnë në këtë mënyrë, përveçse poshtërimi në jetën e kësaj bote?! Kurse në Ditën e Kiametit, ata do të kthehen në ndëshkimin më të rëndë. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
- اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ اشۡتَرَوُا الۡحَیٰوۃَ الدُّنۡیَا بِالۡاٰخِرَۃِ ۫ فَلَا یُخَفَّفُ عَنۡہُمُ الۡعَذَابُ وَ لَا ہُمۡ یُنۡصَرُوۡنَ ﴿٪۸۷﴾2 : 87 Pikërisht këta e këmbyen ahiretin me jetën e kësaj bote. Prandaj, nuk do t’u pakësohet ndëshkimi e as nuk do të ndihmohen.
- وَ لَقَدۡ اٰتَیۡنَا مُوۡسَی الۡکِتٰبَ وَ قَفَّیۡنَا مِنۡۢ بَعۡدِہٖ بِالرُّسُلِ ۫ وَ اٰتَیۡنَا عِیۡسَی ابۡنَ مَرۡیَمَ الۡبَیِّنٰتِ وَ اَیَّدۡنٰہُ بِرُوۡحِ الۡقُدُسِ ؕ اَفَکُلَّمَا جَآءَکُمۡ رَسُوۡلٌۢ بِمَا لَا تَہۡوٰۤی اَنۡفُسُکُمُ اسۡتَکۡبَرۡتُمۡ ۚ فَفَرِیۡقًا کَذَّبۡتُمۡ ۫ وَ فَرِیۡقًا تَقۡتُلُوۡنَ ﴿۸۸﴾2 : 88 Pa dyshim, i dhamë Musait Librin dhe pas tij dërguam vazhdimisht të dërguar. I dhamë Isait, të birit të Merjemes, shenjat e qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e shenjtë. Vallë, sa herë që ju vjen ndonjë i dërguar me ndonjë (mësim) që nuk e pëlqeni, a do të bëheni arrogantë, do t’i mohoni dhe disa do t’i vrisni?!
- وَ قَالُوۡا قُلُوۡبُنَا غُلۡفٌ ؕ بَلۡ لَّعَنَہُمُ اللّٰہُ بِکُفۡرِہِمۡ فَقَلِیۡلًا مَّا یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۸۹﴾2 : 89 Ata thanë: “Zemrat tona kanë perde!” E vërteta është që Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre. Ndaj, shumë pak besojnë.
- وَ لَمَّا جَآءَہُمۡ کِتٰبٌ مِّنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَہُمۡ ۙ وَ کَانُوۡا مِنۡ قَبۡلُ یَسۡتَفۡتِحُوۡنَ عَلَی الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا ۚۖ فَلَمَّا جَآءَہُمۡ مَّا عَرَفُوۡا کَفَرُوۡا بِہٖ ۫ فَلَعۡنَۃُ اللّٰہِ عَلَی الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۹۰﴾2 : 90 Dhe kur u erdhi prej Allahut një Libër, vërtetues i atij (mësimi) që ata e kishin, ndonëse deri më parë ata luteshin për ndihmë kundër mohuesve, pra, kur u erdhi ai që ata e njihnin, e mohuan. Mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit!
- بِئۡسَمَا اشۡتَرَوۡا بِہٖۤ اَنۡفُسَہُمۡ اَنۡ یَّکۡفُرُوۡا بِمَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ بَغۡیًا اَنۡ یُّنَزِّلَ اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖ عَلٰی مَنۡ یَّشَآءُ مِنۡ عِبَادِہٖ ۚ فَبَآءُوۡ بِغَضَبٍ عَلٰی غَضَبٍ ؕ وَ لِلۡکٰفِرِیۡنَ عَذَابٌ مُّہِیۡنٌ ﴿۹۱﴾2 : 91 Sa e keqe është ajo për të cilën ata e shitën veten e tyre: duke u rebeluar kundër faktit që Allahu zbret bekimin e Tij mbi kë të dojë prej robërve të Tij, e mohojnë atë (të vërtetë) që zbriti Allahu. Prandaj, ata tërhoqën zemërim mbi zemërimin, dhe për mohuesit ka ndëshkim poshtërues.
- وَ اِذَا قِیۡلَ لَہُمۡ اٰمِنُوۡا بِمَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ قَالُوۡا نُؤۡمِنُ بِمَاۤ اُنۡزِلَ عَلَیۡنَا وَ یَکۡفُرُوۡنَ بِمَا وَرَآءَہٗ ٭ وَ ہُوَ الۡحَقُّ مُصَدِّقًا لِّمَا مَعَہُمۡ ؕ قُلۡ فَلِمَ تَقۡتُلُوۡنَ اَنۡۢبِیَآءَ اللّٰہِ مِنۡ قَبۡلُ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۹۲﴾2 : 92 Dhe kur u thuhet: “Besojeni atë që zbriti Allahu!”, thonë: “Besojmë atë që na është zbritur neve”, por ata e mohojnë atë (që është zbritur) pas saj, edhe pse ajo është e vërtetë dhe vërtetuese e asaj që ata kanë. Thuaju: “Po të jeni vërtet besimtarë, përse i vrisnit Profetët e Allahut deri më parë?!”
- وَ لَقَدۡ جَآءَکُمۡ مُّوۡسٰی بِالۡبَیِّنٰتِ ثُمَّ اتَّخَذۡتُمُ الۡعِجۡلَ مِنۡۢ بَعۡدِہٖ وَ اَنۡتُمۡ ظٰلِمُوۡنَ ﴿۹۳﴾2 : 93 Pa dyshim, Musai ju kishte sjellë shenja të qarta, por në mungesë të tij ju e morët viçin për zot. Ishit keqbërës.
- وَ اِذۡ اَخَذۡنَا مِیۡثَاقَکُمۡ وَ رَفَعۡنَا فَوۡقَکُمُ الطُّوۡرَ ؕ خُذُوۡا مَاۤ اٰتَیۡنٰکُمۡ بِقُوَّۃٍ وَّ اسۡمَعُوۡا ؕ قَالُوۡا سَمِعۡنَا وَ عَصَیۡنَا ٭ وَ اُشۡرِبُوۡا فِیۡ قُلُوۡبِہِمُ الۡعِجۡلَ بِکُفۡرِہِمۡ ؕ قُلۡ بِئۡسَمَا یَاۡمُرُکُمۡ بِہٖۤ اِیۡمَانُکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۹۴﴾2 : 94 Dhe kur ju morëm besën tuaj dhe mbi ju ngritëm Turin (duke thënë) “Kapeni fuqishëm atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!” (Prej jush) ata (të cilëve Ne u ishim drejtuar) thanë: “Dëgjuam dhe kundërshtuam!”. Atyre iu dehën zemrat pas viçit, për shkak të mohimit të tyre. Thuaju: Nëse vërtet jeni besimtarë, sa e keqe qenka kjo që ju urdhëron besimi juaj!Shpjegime
- قُلۡ اِنۡ کَانَتۡ لَکُمُ الدَّارُ الۡاٰخِرَۃُ عِنۡدَ اللّٰہِ خَالِصَۃً مِّنۡ دُوۡنِ النَّاسِ فَتَمَنَّوُا الۡمَوۡتَ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۹۵﴾2 : 95 Thuaj: “Nëse shtëpia e ahiretit tek Allahu është vetëm për ju dhe për askënd tjetër, atëherë dëshirojeni vdekjen, nëse thoni të vërtetën”.
- وَ لَنۡ یَّتَمَنَّوۡہُ اَبَدًۢا بِمَا قَدَّمَتۡ اَیۡدِیۡہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِالظّٰلِمِیۡنَ ﴿۹۶﴾2 : 96 Ata, për atë se çfarë duart e tyre çuan përpara, kurrsesi nuk do ta dëshirojnë vdekjen. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
- وَ لَتَجِدَنَّہُمۡ اَحۡرَصَ النَّاسِ عَلٰی حَیٰوۃٍ ۚۛ وَ مِنَ الَّذِیۡنَ اَشۡرَکُوۡا ۚۛ یَوَدُّ اَحَدُہُمۡ لَوۡ یُعَمَّرُ اَلۡفَ سَنَۃٍ ۚ وَ مَا ہُوَ بِمُزَحۡزِحِہٖ مِنَ الۡعَذَابِ اَنۡ یُّعَمَّرَ ؕ وَ اللّٰہُ بَصِیۡرٌۢ بِمَا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿٪۹۷﴾2 : 97 Dhe pikërisht ata do t’i gjesh më shumë lakmues të jetës, sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe më shumë se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por, edhe kjo jetëgjatësi nuk mund t’i shpëtojë dot nga ndëshkimi. Allahu i sheh mirë punët e tyre.
- قُلۡ مَنۡ کَانَ عَدُوًّا لِّجِبۡرِیۡلَ فَاِنَّہٗ نَزَّلَہٗ عَلٰی قَلۡبِکَ بِاِذۡنِ اللّٰہِ مُصَدِّقًا لِّمَا بَیۡنَ یَدَیۡہِ وَ ہُدًی وَّ بُشۡرٰی لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۹۸﴾2 : 98 Thuaj: Kushdo që ka armik Xhibrailin, (le ta dijë se) pikërisht ai, me urdhrin e Allahut, e zbriti këtë (shpallje) në zemrën tënde, si vërtetuese të asaj që ka përpara dhe si udhëzim dhe lajm i mirë për besimtarët.
- مَنۡ کَانَ عَدُوًّا لِّلّٰہِ وَ مَلٰٓئِکَتِہٖ وَ رُسُلِہٖ وَ جِبۡرِیۡلَ وَ مِیۡکٰٮلَ فَاِنَّ اللّٰہَ عَدُوٌّ لِّلۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۹۹﴾2 : 99 Kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të Dërguarve të Tij, i Xhibrailit dhe i Mikailit (le ta dijë se) Allahu është armik i mohuesve.
- وَ لَقَدۡ اَنۡزَلۡنَاۤ اِلَیۡکَ اٰیٰتٍۭ بَیِّنٰتٍ ۚ وَ مَا یَکۡفُرُ بِہَاۤ اِلَّا الۡفٰسِقُوۡنَ ﴿۱۰۰﴾2 : 100 Ne të kemi zbritur shenja të qarta, të cilat nuk i mohon askush, përveç të ligjve.
- اَوَ کُلَّمَا عٰہَدُوۡا عَہۡدًا نَّبَذَہٗ فَرِیۡقٌ مِّنۡہُمۡ ؕ بَلۡ اَکۡثَرُہُمۡ لَا یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۱۰۱﴾2 : 101 Sa herë që ata bëjnë një besëlidhje, disa prej tyre, a do ta flakin tej atë?! Në të vërtetë, shumica prej tyre as nuk besojnë.
- وَ لَمَّا جَآءَہُمۡ رَسُوۡلٌ مِّنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَہُمۡ نَبَذَ فَرِیۡقٌ مِّنَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ ٭ۙ کِتٰبَ اللّٰہِ وَرَآءَ ظُہُوۡرِہِمۡ کَاَنَّہُمۡ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۰۲﴾۫2 : 102 Dhe sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar prej Allahut, si vërtetues i asaj që ata kishin, një grup prej atyre që u ishte dhënë Libri, e flakën pas shpine Librin e Allahut, gjoja se nuk dinin asgjë.
- وَ اتَّبَعُوۡا مَا تَتۡلُوا الشَّیٰطِیۡنُ عَلٰی مُلۡکِ سُلَیۡمٰنَ ۚ وَ مَا کَفَرَ سُلَیۡمٰنُ وَ لٰکِنَّ الشَّیٰطِیۡنَ کَفَرُوۡا یُعَلِّمُوۡنَ النَّاسَ السِّحۡرَ ٭ وَ مَاۤ اُنۡزِلَ عَلَی الۡمَلَکَیۡنِ بِبَابِلَ ہَارُوۡتَ وَ مَارُوۡتَ ؕ وَ مَا یُعَلِّمٰنِ مِنۡ اَحَدٍ حَتّٰی یَقُوۡلَاۤ اِنَّمَا نَحۡنُ فِتۡنَۃٌ فَلَا تَکۡفُرۡ ؕ فَیَتَعَلَّمُوۡنَ مِنۡہُمَا مَا یُفَرِّقُوۡنَ بِہٖ بَیۡنَ الۡمَرۡءِ وَ زَوۡجِہٖ ؕ وَ مَا ہُمۡ بِضَآرِّیۡنَ بِہٖ مِنۡ اَحَدٍ اِلَّا بِاِذۡنِ اللّٰہِ ؕ وَ یَتَعَلَّمُوۡنَ مَا یَضُرُّہُمۡ وَ لَا یَنۡفَعُہُمۡ ؕ وَ لَقَدۡ عَلِمُوۡا لَمَنِ اشۡتَرٰٮہُ مَا لَہٗ فِی الۡاٰخِرَۃِ مِنۡ خَلَاقٍ ۟ؕ وَ لَبِئۡسَ مَا شَرَوۡا بِہٖۤ اَنۡفُسَہُمۡ ؕ لَوۡ کَانُوۡا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۰۳﴾2 : 103 Dhe ata ndoqën atë që djajtë lexonin kundër mbretërisë së Sulejmanit. Sulejmani nuk ishte mohues, por ishin djajtë ata që mohuan. Ata u mësonin njerëzve magjinë. (Kurse realiteti i asaj) që u zbrit në Babiloni mbi dy engjëjt, Harutin e Marutin, është që ata nuk i mësonin (asgjë) askujt, derisa i sqaronin: “Jemi vetëm një sprovë, andaj ti mos u bëj mohues!” Njerëzit mësonin prej të dyve atë, me të cilën ata bënin ndarje midis burrit dhe gruas. Me anë të saj, ata nuk dëmtonin askënd, përveçse me urdhrin e Allahut. (Kurse ata që mësojnë prej djajve) mësojnë vetëm atë që i dëmton dhe nuk u bën dobi, ndonëse ata e dinë mirë se kushdo që bën një “tregti” të tillë, nuk do të marrë asgjë në ahiret. Eh, sa e keqe është ajo, për të cilën ata e shitën veten e tyre! Eh, sikur ta dinin!Shpjegime
- وَ لَوۡ اَنَّہُمۡ اٰمَنُوۡا وَ اتَّقَوۡا لَمَثُوۡبَۃٌ مِّنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ خَیۡرٌ ؕ لَوۡ کَانُوۡا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۰۴﴾٪2 : 104 Po të besonin e të tregoheshin të druajtur, do të kishin shpërblim të mirë tek Allahu. Ah, sikur ta dinin!
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَقُوۡلُوۡا رَاعِنَا وَ قُوۡلُوا انۡظُرۡنَا وَ اسۡمَعُوۡا ؕ وَ لِلۡکٰفِرِیۡنَ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۰۵﴾2 : 105 O ju që besuat! (Profetit Tonë) mos i thoni “raina”, por thojini “shikona!” dhe dëgjojeni (atë me vëmendje). Për mohuesit ka ndëshkim të dhimbshëm.Shpjegime
- مَا یَوَدُّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا مِنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ وَ لَا الۡمُشۡرِکِیۡنَ اَنۡ یُّنَزَّلَ عَلَیۡکُمۡ مِّنۡ خَیۡرٍ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ یَخۡتَصُّ بِرَحۡمَتِہٖ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ ذُو الۡفَضۡلِ الۡعَظِیۡمِ ﴿۱۰۶﴾2 : 106 Ata që mohuan, qoftë nga ithtarët e Librit, qoftë nga idhujtarët, kurrsesi nuk duan që t’ju zbresë juve ndonjë mirësi prej Zotit tuaj. Kurse Allahu zgjedh kë të dojë për mëshirën e Tij. Allahu zotëron bekimin madhor.
- مَا نَنۡسَخۡ مِنۡ اٰیَۃٍ اَوۡ نُنۡسِہَا نَاۡتِ بِخَیۡرٍ مِّنۡہَاۤ اَوۡ مِثۡلِہَا ؕ اَلَمۡ تَعۡلَمۡ اَنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۰۷﴾2 : 107 Në vend të çdo shpalljeje që Ne e shfuqizojmë ose e bëjmë të harrohet, patjetër sjellim një tjetër më të mirë sesa ajo ose të ngjashme me të. A nuk e di se Allahu pa dyshim është i Plotfuqishëm për çdo gjë?!Shpjegime
- اَلَمۡ تَعۡلَمۡ اَنَّ اللّٰہَ لَہٗ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ وَ مَا لَکُمۡ مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ مِنۡ وَّلِیٍّ وَّ لَا نَصِیۡرٍ ﴿۱۰۸﴾2 : 108 A nuk e di se vetëm i Allahut është sundimi i qiejve dhe i tokës?! Përveç Allahut, ju nuk keni asnjë kujdestar e asnjë ndihmës.
- اَمۡ تُرِیۡدُوۡنَ اَنۡ تَسۡـَٔلُوۡا رَسُوۡلَکُمۡ کَمَا سُئِلَ مُوۡسٰی مِنۡ قَبۡلُ ؕ وَ مَنۡ یَّتَبَدَّلِ الۡکُفۡرَ بِالۡاِیۡمَانِ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ السَّبِیۡلِ ﴿۱۰۹﴾2 : 109 A mos doni t’i bëni pyetje Profetit tuaj ashtu siç u pyet Musai më parë? Kushdo që ndërron besimin me mohimin, pa dyshim që e ka humbur rrugën e drejtë.
- وَدَّ کَثِیۡرٌ مِّنۡ اَہۡلِ الۡکِتٰبِ لَوۡ یَرُدُّوۡنَکُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ اِیۡمَانِکُمۡ کُفَّارًا ۚۖ حَسَدًا مِّنۡ عِنۡدِ اَنۡفُسِہِمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَا تَبَیَّنَ لَہُمُ الۡحَقُّ ۚ فَاعۡفُوۡا وَ اصۡفَحُوۡا حَتّٰی یَاۡتِیَ اللّٰہُ بِاَمۡرِہٖ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۱۰﴾2 : 110 Prej ithtarëve të Librit ka shumë nga ata që, pasi ju të keni pranuar besimin, duan t’ju kthejnë sërish në mohim. Kjo për shkak të smirës që buron prej zemrave të tyre, edhe pse atyre u është bërë e qartë e vërteta. Andaj, falini dhe tolerojini, derisa Allahu të shfaqë vendimin e Tij. Allahu pa dyshim është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- وَ اَقِیۡمُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتُوا الزَّکٰوۃَ ؕ وَ مَا تُقَدِّمُوۡا لِاَنۡفُسِکُمۡ مِّنۡ خَیۡرٍ تَجِدُوۡہُ عِنۡدَ اللّٰہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرٌ ﴿۱۱۱﴾2 : 111 Falni namazin dhe jepni zekatin. Çdo gjë prej të mirave që bëni për të ardhmen tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Me të vërtetë, Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.
- وَ قَالُوۡا لَنۡ یَّدۡخُلَ الۡجَنَّۃَ اِلَّا مَنۡ کَانَ ہُوۡدًا اَوۡ نَصٰرٰی ؕ تِلۡکَ اَمَانِیُّہُمۡ ؕ قُلۡ ہَاتُوۡا بُرۡہَانَکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۱۱۲﴾2 : 112 Ata thanë: “Askush nuk mund të hyjë në xhenet, përveç atij që është hebre apo i krishterë”. Këto janë vetëm dëshirat e tyre. Thuaju: “Sillni argumentin tuaj, nëse jeni të vërtetë!”
- بَلٰی ٭ مَنۡ اَسۡلَمَ وَجۡہَہٗ لِلّٰہِ وَ ہُوَ مُحۡسِنٌ فَلَہٗۤ اَجۡرُہٗ عِنۡدَ رَبِّہٖ ۪ وَ لَا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۱۱۳﴾٪2 : 113 Jo! E vërteta është se kushdo që ia dorëzon veten Allahut dhe është mirëbërës, do ta ketë shpërblimin e tij te Zoti i tij. Njerëzit e tillë nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen.
- وَ قَالَتِ الۡیَہُوۡدُ لَیۡسَتِ النَّصٰرٰی عَلٰی شَیۡءٍ ۪ وَّ قَالَتِ النَّصٰرٰی لَیۡسَتِ الۡیَہُوۡدُ عَلٰی شَیۡءٍ ۙ وَّ ہُمۡ یَتۡلُوۡنَ الۡکِتٰبَ ؕ کَذٰلِکَ قَالَ الَّذِیۡنَ لَا یَعۡلَمُوۡنَ مِثۡلَ قَوۡلِہِمۡ ۚ فَاللّٰہُ یَحۡکُمُ بَیۡنَہُمۡ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ فِیۡمَا کَانُوۡا فِیۡہِ یَخۡتَلِفُوۡنَ ﴿۱۱۴﴾2 : 114 Hebrenjtë thonë se të krishterët nuk kanë asnjë bazë dhe të krishterët thonë se hebrenjtë nuk kanë asnjë bazë, ndërkohë ata e lexojnë Librin. Po kështu, edhe ata që nuk dinin asgjë, thanë të njëjtën gjë. Prandaj, në Ditën e Kiametit, Allahu do t’i gjykojë ata për çështjet, në të cilat kundërshtonin njëri-tjetrin.
- وَ مَنۡ اَظۡلَمُ مِمَّنۡ مَّنَعَ مَسٰجِدَ اللّٰہِ اَنۡ یُّذۡکَرَ فِیۡہَا اسۡمُہٗ وَ سَعٰی فِیۡ خَرَابِہَا ؕ اُولٰٓئِکَ مَا کَانَ لَہُمۡ اَنۡ یَّدۡخُلُوۡہَاۤ اِلَّا خَآئِفِیۡنَ ۬ؕ لَہُمۡ فِی الدُّنۡیَا خِزۡیٌ وَّ لَہُمۡ فِی الۡاٰخِرَۃِ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۱۵﴾2 : 115 Dhe kush mund të jetë më keqbërës sesa ai që ndalon të përmendet emri i Allahut në xhamitë e Tij dhe që tenton t’i shkretojë ato?! Të tillët duhej që të hynin në to vetëm të frikësuar. Ata do të kenë poshtërim në këtë botë, e në ahiret do të kenë ndëshkim të madh.
- وَ لِلّٰہِ الۡمَشۡرِقُ وَ الۡمَغۡرِبُ ٭ فَاَیۡنَمَا تُوَلُّوۡا فَثَمَّ وَجۡہُ اللّٰہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ وَاسِعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۱۶﴾2 : 116 Të Allahut janë edhe lindja, edhe perëndimi. Ndaj, ngado që të ktheheni, do të gjeni shfaqjen e Allahut. Pa dyshim, Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.
- وَ قَالُوا اتَّخَذَ اللّٰہُ وَلَدًا ۙ سُبۡحٰنَہٗ ؕ بَلۡ لَّہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ کُلٌّ لَّہٗ قٰنِتُوۡنَ ﴿۱۱۷﴾2 : 117 Dhe ata thanë: “Allahu ka marrë (për Vete) një djalë”. I Shenjtë është Ai! Madje, Atij i takon gjithçka që gjendet në qiej e në tokë. Atij i nënshtrohen që të gjithë.
- بَدِیۡعُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ وَ اِذَا قَضٰۤی اَمۡرًا فَاِنَّمَا یَقُوۡلُ لَہٗ کُنۡ فَیَکُوۡنُ ﴿۱۱۸﴾2 : 118 Ai është Nismëtari i krijimit të qiejve e të tokës dhe, kur Ai vendos për diçka, vetëm thotë: “Bëhu!”, ajo bëhet.
- وَ قَالَ الَّذِیۡنَ لَا یَعۡلَمُوۡنَ لَوۡ لَا یُکَلِّمُنَا اللّٰہُ اَوۡ تَاۡتِیۡنَاۤ اٰیَۃٌ ؕ کَذٰلِکَ قَالَ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ مِّثۡلَ قَوۡلِہِمۡ ؕ تَشَابَہَتۡ قُلُوۡبُہُمۡ ؕ قَدۡ بَیَّنَّا الۡاٰیٰتِ لِقَوۡمٍ یُّوۡقِنُوۡنَ ﴿۱۱۹﴾2 : 119 Ata që nuk kanë kurrfarë dije, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne ose (përse) nuk na vjen ndonjë shenjë edhe neve?” Kështu thanë edhe ata që ishin para tyre. Zemrat e tyre i përngjajnë njëra-tjetrës. Ne i kemi sqaruar plotësisht shenjat për popullin që beson bindshëm.
- اِنَّاۤ اَرۡسَلۡنٰکَ بِالۡحَقِّ بَشِیۡرًا وَّ نَذِیۡرًا ۙ وَّ لَا تُسۡئَلُ عَنۡ اَصۡحٰبِ الۡجَحِیۡمِ ﴿۱۲۰﴾2 : 120 Pa dyshim, Ne të kemi dërguar me të vërtetën, si sihariqdhënës dhe si alarmues. Dhe ti nuk do të pyetesh rreth njerëzve të xhehenemit.
- وَ لَنۡ تَرۡضٰی عَنۡکَ الۡیَہُوۡدُ وَ لَا النَّصٰرٰی حَتّٰی تَتَّبِعَ مِلَّتَہُمۡ ؕ قُلۡ اِنَّ ہُدَی اللّٰہِ ہُوَ الۡہُدٰی ؕ وَ لَئِنِ اتَّبَعۡتَ اَہۡوَآءَہُمۡ بَعۡدَ الَّذِیۡ جَآءَکَ مِنَ الۡعِلۡمِ ۙ مَا لَکَ مِنَ اللّٰہِ مِنۡ وَّلِیٍّ وَّ لَا نَصِیۡرٍ ﴿۱۲۱﴾ؔ2 : 121 As hebrenjtë nuk do të kënaqen me ty e as të krishterët, derisa nuk do t’i ndjekësh grupet e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i Allahut është udhëzim i vërtetë”. Dhe nëse do të ndjekësh dëshirat e tyre, edhe pse të erdhi dija, nuk do të kesh asnjë kujdestar dhe ndihmës prej Allahut.
- اَلَّذِیۡنَ اٰتَیۡنٰہُمُ الۡکِتٰبَ یَتۡلُوۡنَہٗ حَقَّ تِلَاوَتِہٖ ؕ اُولٰٓئِکَ یُؤۡمِنُوۡنَ بِہٖ ؕ وَ مَنۡ یَّکۡفُرۡ بِہٖ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡخٰسِرُوۡنَ ﴿۱۲۲﴾٪2 : 122 Ata që u kemi dhënë Librin, që e recitojnë ashtu siç duhet recituar ai, me të vërtetë besojnë në të. Kurse ata që e mohojnë atë, gjithsesi janë të humbur.
- یٰبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ اذۡکُرُوۡا نِعۡمَتِیَ الَّتِیۡۤ اَنۡعَمۡتُ عَلَیۡکُمۡ وَ اَنِّیۡ فَضَّلۡتُکُمۡ عَلَی الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۲۳﴾2 : 123 O bijtë e Izraelit! Kujtojeni bekimin Tim që ju kam dhënë dhe që ju kam ngritur mbi botët.
- وَ اتَّقُوۡا یَوۡمًا لَّا تَجۡزِیۡ نَفۡسٌ عَنۡ نَّفۡسٍ شَیۡئًا وَّ لَا یُقۡبَلُ مِنۡہَا عَدۡلٌ وَّ لَا تَنۡفَعُہَا شَفَاعَۃٌ وَّ لَا ہُمۡ یُنۡصَرُوۡنَ ﴿۱۲۴﴾2 : 124 Dhe frikësojuni asaj dite kur askush nuk mund të shpërblejë askënd, as nuk do të merret shpërblesë prej askujt, as nuk do të ndihmojë askënd ndonjë ndërmjetësim dhe as nuk do të ndihmohen.
- وَ اِذِ ابۡتَلٰۤی اِبۡرٰہٖمَ رَبُّہٗ بِکَلِمٰتٍ فَاَتَمَّہُنَّ ؕ قَالَ اِنِّیۡ جَاعِلُکَ لِلنَّاسِ اِمَامًا ؕ قَالَ وَ مِنۡ ذُرِّیَّتِیۡ ؕ قَالَ لَا یَنَالُ عَہۡدِی الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۲۵﴾2 : 125 Dhe kur Ibrahimin e sprovoi Zoti i tij përmes disa porosive, ai ia përmbushi të gjitha. (Zoti) tha: “Unë pa dyshim do të të bëj prijës për njerëzit”. Ai iu lut: “Edhe prej pasardhësve të mi!” (Zoti) tha: “Premtimi Im nuk do të përfshijë të padrejtët”.
- وَ اِذۡ جَعَلۡنَا الۡبَیۡتَ مَثَابَۃً لِّلنَّاسِ وَ اَمۡنًا ؕ وَ اتَّخِذُوۡا مِنۡ مَّقَامِ اِبۡرٰہٖمَ مُصَلًّی ؕ وَ عَہِدۡنَاۤ اِلٰۤی اِبۡرٰہٖمَ وَ اِسۡمٰعِیۡلَ اَنۡ طَہِّرَا بَیۡتِیَ لِلطَّآئِفِیۡنَ وَ الۡعٰکِفِیۡنَ وَ الرُّکَّعِ السُّجُوۡدِ ﴿۱۲۶﴾2 : 126 Dhe (kujtojeni) kur bëmë Shtëpinë (Tonë) si vend tubimi dhe paqeje për njerëzit. Në qëndrimin e Ibrahimit gjejeni vendin e faljes! E porositëm Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni mirë Shtëpinë Time për ata që sillen rreth saj, që qëndrojnë aty për adhurim, që përkulen, e që bëjnë sexhde”.Shpjegime
- وَ اِذۡ قَالَ اِبۡرٰہٖمُ رَبِّ اجۡعَلۡ ہٰذَا بَلَدًا اٰمِنًا وَّ ارۡزُقۡ اَہۡلَہٗ مِنَ الثَّمَرٰتِ مَنۡ اٰمَنَ مِنۡہُمۡ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ ؕ قَالَ وَ مَنۡ کَفَرَ فَاُمَتِّعُہٗ قَلِیۡلًا ثُمَّ اَضۡطَرُّہٗۤ اِلٰی عَذَابِ النَّارِ ؕ وَ بِئۡسَ الۡمَصِیۡرُ ﴿۱۲۷﴾2 : 127 Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të paqes dhe ushqeji banorët e tij që besojnë në Allah dhe në Ditën e Fundit, me fruta të çdolloji”. Ai tha: “Për sa i përket atij që mohon, edhe atij do t’i sjell dobi për pak kohë, e më pas do ta detyroj të shkojë drejt dënimit të zjarrit. Eh, sa destinacion i keq është ai!”
- وَ اِذۡ یَرۡفَعُ اِبۡرٰہٖمُ الۡقَوَاعِدَ مِنَ الۡبَیۡتِ وَ اِسۡمٰعِیۡلُ ؕ رَبَّنَا تَقَبَّلۡ مِنَّا ؕ اِنَّکَ اَنۡتَ السَّمِیۡعُ الۡعَلِیۡمُ ﴿۱۲۸﴾2 : 128 Dhe kur Ibrahimi ngrinte themelet e Shtëpisë, edhe Ismaili po ashtu, (ata luteshin) “O Zoti ynë! Pranoje këtë prej nesh! Me të vërtetë, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi!Shpjegime
- رَبَّنَا وَ اجۡعَلۡنَا مُسۡلِمَیۡنِ لَکَ وَ مِنۡ ذُرِّیَّتِنَاۤ اُمَّۃً مُّسۡلِمَۃً لَّکَ ۪ وَ اَرِنَا مَنَاسِکَنَا وَ تُبۡ عَلَیۡنَا ۚ اِنَّکَ اَنۡتَ التَّوَّابُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۲۹﴾2 : 129 O Zoti ynë! Na bëj të bindurit e Tu dhe, edhe prej pasardhësve tanë, bëj një popull të të bindurve të Tu, na trego mënyrat e adhurimeve dhe të sakrifikimeve tona dhe na prano pendimin duke na mëshiruar. Me të vërtetë, Ti je Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi!
- رَبَّنَا وَ ابۡعَثۡ فِیۡہِمۡ رَسُوۡلًا مِّنۡہُمۡ یَتۡلُوۡا عَلَیۡہِمۡ اٰیٰتِکَ وَ یُعَلِّمُہُمُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ وَ یُزَکِّیۡہِمۡ ؕ اِنَّکَ اَنۡتَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۱۳۰﴾٪2 : 130 O Zoti ynë! Dërgoju atyre një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u recitojë ajetet e Tua, t’u mësojë Librin, urtësinë dhe t’i pastrojë ata. Sigurisht, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti!Shpjegime
- وَ مَنۡ یَّرۡغَبُ عَنۡ مِّلَّۃِ اِبۡرٰہٖمَ اِلَّا مَنۡ سَفِہَ نَفۡسَہٗ ؕ وَ لَقَدِ اصۡطَفَیۡنٰہُ فِی الدُّنۡیَا ۚ وَ اِنَّہٗ فِی الۡاٰخِرَۃِ لَمِنَ الصّٰلِحِیۡنَ ﴿۱۳۱﴾2 : 131 E kush mund t’i shmanget grupit të Ibrahimit, përveç atij që e zvetënon veten e vet. Ne pa dyshim e kemi zgjedhur (Ibrahimin) në këtë botë dhe ai edhe në ahiret do të jetë ndër të dëlirët.
- اِذۡ قَالَ لَہٗ رَبُّہٗۤ اَسۡلِمۡ ۙ قَالَ اَسۡلَمۡتُ لِرَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۱۳۲﴾2 : 132 (Kujtojeni) kur Zoti i tij i tha: “Nënshtrohu!” Ai (pa ngurrim) tha: “Iu nënshtrova Zotit të botëve”.
- وَ وَصّٰی بِہَاۤ اِبۡرٰہٖمُ بَنِیۡہِ وَ یَعۡقُوۡبُ ؕ یٰبَنِیَّ اِنَّ اللّٰہَ اصۡطَفٰی لَکُمُ الدِّیۡنَ فَلَا تَمُوۡتُنَّ اِلَّا وَ اَنۡتُمۡ مُّسۡلِمُوۡنَ ﴿۱۳۳﴾ؕ2 : 133 Ibrahimi këtë ua porositi edhe bijve të tij, po ashtu edhe Jakubi (duke thënë) “O bijtë e mi! Pa dyshim, këtë fe jua ka zgjedhur Allahu. Prandaj, mos vdisni kurrsesi, përveçse kur të jeni të nënshtruar!Shpjegime
- اَمۡ کُنۡتُمۡ شُہَدَآءَ اِذۡ حَضَرَ یَعۡقُوۡبَ الۡمَوۡتُ ۙ اِذۡ قَالَ لِبَنِیۡہِ مَا تَعۡبُدُوۡنَ مِنۡۢ بَعۡدِیۡ ؕ قَالُوۡا نَعۡبُدُ اِلٰہَکَ وَ اِلٰـہَ اٰبَآئِکَ اِبۡرٰہٖمَ وَ اِسۡمٰعِیۡلَ وَ اِسۡحٰقَ اِلٰـہًا وَّاحِدًا ۚۖ وَّ نَحۡنُ لَہٗ مُسۡلِمُوۡنَ ﴿۱۳۴﴾2 : 134 A ishit atëherë kur Jakubit i kishte ardhur momenti i vdekjes, kur ai i pyeti bijtë e tij: “Kë do të adhuroni pas meje?”? Ata i thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu, të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut, një Zot të Vetëm dhe Atij i nënshtrohemi”.Shpjegime
- تِلۡکَ اُمَّۃٌ قَدۡ خَلَتۡ ۚ لَہَا مَا کَسَبَتۡ وَ لَکُمۡ مَّا کَسَبۡتُمۡ ۚ وَ لَا تُسۡـَٔلُوۡنَ عَمَّا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۳۵﴾2 : 135 Ky ishte një popull që ka kaluar. Ai do të ketë atë që ka punuar dhe ju do të keni atë që ju keni punuar. Ju nuk do të pyeteni rreth asaj që ata punonin.
- وَ قَالُوۡا کُوۡنُوۡا ہُوۡدًا اَوۡ نَصٰرٰی تَہۡتَدُوۡا ؕ قُلۡ بَلۡ مِلَّۃَ اِبۡرٰہٖمَ حَنِیۡفًا ؕ وَ مَا کَانَ مِنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ ﴿۱۳۶﴾2 : 136 Dhe ata thonë: “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, do të udhëzoheni!” Thuaju: Jo! Bëhuni prej grupit të Ibrahimit të nënshtruar (ndaj Zotit), që nuk ka qenë idhujtar.
- قُوۡلُوۡۤا اٰمَنَّا بِاللّٰہِ وَ مَاۤ اُنۡزِلَ اِلَیۡنَا وَ مَاۤ اُنۡزِلَ اِلٰۤی اِبۡرٰہٖمَ وَ اِسۡمٰعِیۡلَ وَ اِسۡحٰقَ وَ یَعۡقُوۡبَ وَ الۡاَسۡبَاطِ وَ مَاۤ اُوۡتِیَ مُوۡسٰی وَ عِیۡسٰی وَ مَاۤ اُوۡتِیَ النَّبِیُّوۡنَ مِنۡ رَّبِّہِمۡ ۚ لَا نُفَرِّقُ بَیۡنَ اَحَدٍ مِّنۡہُمۡ ۫ۖ وَ نَحۡنُ لَہٗ مُسۡلِمُوۡنَ ﴿۱۳۷﴾2 : 137 Thoni: “Ne besuam në Allah, në atë që na është zbritur neve, në atë që i ishte zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe bijve (të tij) dhe në atë që i ishte dhënë Musait, Isait dhe në atë që u ishte dhënë Profetëve prej Zotit të tyre. Nuk bëjmë ndarje midis asnjërit prej tyre dhe Atij i jemi nënshtruar”.Shpjegime
- فَاِنۡ اٰمَنُوۡا بِمِثۡلِ مَاۤ اٰمَنۡتُمۡ بِہٖ فَقَدِ اہۡتَدَوۡا ۚ وَ اِنۡ تَوَلَّوۡا فَاِنَّمَا ہُمۡ فِیۡ شِقَاقٍ ۚ فَسَیَکۡفِیۡکَہُمُ اللّٰہُ ۚ وَ ہُوَ السَّمِیۡعُ الۡعَلِیۡمُ ﴿۱۳۸﴾ؕ2 : 138 Ata, po besuan, ashtu siç ju keni besuar në Të, patjetër që do të udhëzohen; po ia kthyen shpinën, atëherë (dije se si zakonisht) ata kanë mbetur në kundërshti. Ty do të të mjaftojë Allahu kundër tyre. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
- صِبۡغَۃَ اللّٰہِ ۚ وَ مَنۡ اَحۡسَنُ مِنَ اللّٰہِ صِبۡغَۃً ۫ وَّ نَحۡنُ لَہٗ عٰبِدُوۡنَ ﴿۱۳۹﴾2 : 139 “Përvetësoni ngjyrën e Allahut! E kush mund të jetë më i bukur sesa Allahu në ngjyrë?! Ne Atë e adhurojmë.”
- قُلۡ اَتُحَآجُّوۡنَنَا فِی اللّٰہِ وَ ہُوَ رَبُّنَا وَ رَبُّکُمۡ ۚ وَ لَنَاۤ اَعۡمَالُنَا وَ لَکُمۡ اَعۡمَالُکُمۡ ۚ وَ نَحۡنُ لَہٗ مُخۡلِصُوۡنَ ﴿۱۴۰﴾ۙ2 : 140 Thuaju: “A po ziheni me ne për Allahun, edhe pse Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj? Ne kemi veprat tona dhe ju keni veprat tuaja. Ne Atij i jemi të përkushtuar”.
- اَمۡ تَقُوۡلُوۡنَ اِنَّ اِبۡرٰہٖمَ وَ اِسۡمٰعِیۡلَ وَ اِسۡحٰقَ وَ یَعۡقُوۡبَ وَ الۡاَسۡبَاطَ کَانُوۡا ہُوۡدًا اَوۡ نَصٰرٰی ؕ قُلۡ ءَاَنۡتُمۡ اَعۡلَمُ اَمِ اللّٰہُ ؕ وَ مَنۡ اَظۡلَمُ مِمَّنۡ کَتَمَ شَہَادَۃً عِنۡدَہٗ مِنَ اللّٰہِ ؕ وَ مَا اللّٰہُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۴۱﴾2 : 141 A thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe pasardhësit (e tij) ishin hebrenj a të krishterë? Thuaju: “A dini më shumë ju apo Allahu?” E kush mund të jetë më keqbërës sesa ai që fsheh dëshminë që ka (si amanet) prej Allahut?! Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.
- تِلۡکَ اُمَّۃٌ قَدۡ خَلَتۡ ۚ لَہَا مَا کَسَبَتۡ وَ لَکُمۡ مَّا کَسَبۡتُمۡ ۚ وَ لَا تُسۡـَٔلُوۡنَ عَمَّا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۴۲﴾٪2 : 142 (Edhe) ky ishte një popull që ka kaluar. Ai do të ketë atë që ka punuar dhe ju do të keni atë që ju keni punuar. Ju nuk do të pyeteni rreth asaj që ata punonin.
- سَیَقُوۡلُ السُّفَہَآءُ مِنَ النَّاسِ مَا وَلّٰٮہُمۡ عَنۡ قِبۡلَتِہِمُ الَّتِیۡ کَانُوۡا عَلَیۡہَا ؕ قُلۡ لِّلّٰہِ الۡمَشۡرِقُ وَ الۡمَغۡرِبُ ؕ یَہۡدِیۡ مَنۡ یَّشَآءُ اِلٰی صِرَاطٍ مُّسۡتَقِیۡمٍ ﴿۱۴۳﴾2 : 143 Njerëzit mendjelehtë patjetër do të thonë: “Çfarë i ktheu ata nga kiblja e tyre, së cilës i drejtoheshin?” Thuaj: “E Allahut është edhe lindja edhe perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”.Shpjegime
- وَ کَذٰلِکَ جَعَلۡنٰکُمۡ اُمَّۃً وَّسَطًا لِّتَکُوۡنُوۡا شُہَدَآءَ عَلَی النَّاسِ وَ یَکُوۡنَ الرَّسُوۡلُ عَلَیۡکُمۡ شَہِیۡدًا ؕ وَ مَا جَعَلۡنَا الۡقِبۡلَۃَ الَّتِیۡ کُنۡتَ عَلَیۡہَاۤ اِلَّا لِنَعۡلَمَ مَنۡ یَّتَّبِعُ الرَّسُوۡلَ مِمَّنۡ یَّنۡقَلِبُ عَلٰی عَقِبَیۡہِ ؕ وَ اِنۡ کَانَتۡ لَکَبِیۡرَۃً اِلَّا عَلَی الَّذِیۡنَ ہَدَی اللّٰہُ ؕ وَ مَا کَانَ اللّٰہُ لِیُضِیۡعَ اِیۡمَانَکُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِالنَّاسِ لَرَءُوۡفٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۴۴﴾2 : 144 Kështu pra, ju kemi bërë një popull të baraspeshuar, që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit dhe i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju. Kiblen që ti e kishe më parë, e kishim caktuar vetëm që të dallonim atë që ndjek të Dërguarin, nga ai që kthehet mbrapsht. Kjo (sprovë) ka qenë e rëndë, por jo për ata që i ka udhëzuar Allahu. Allahu nuk është i tillë që t’jua humbë besimin. Allahu është shumë i Dhembshur (dhe) shumë Mëshirëbërës ndaj njerëzve.Shpjegime
- قَدۡ نَرٰی تَقَلُّبَ وَجۡہِکَ فِی السَّمَآءِ ۚ فَلَنُوَلِّیَنَّکَ قِبۡلَۃً تَرۡضٰہَا ۪ فَوَلِّ وَجۡہَکَ شَطۡرَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ؕ وَ حَیۡثُ مَا کُنۡتُمۡ فَوَلُّوۡا وُجُوۡہَکُمۡ شَطۡرَہٗ ؕ وَ اِنَّ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ لَیَعۡلَمُوۡنَ اَنَّہُ الۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّہِمۡ ؕ وَ مَا اللّٰہُ بِغَافِلٍ عَمَّا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۴۵﴾2 : 145 E kemi parë ngritjen e herëpashershme të fytyrës sate kah qielli. Ne patjetër që do të të kthenim kah kiblja që ti e doje. Ktheje fytyrën tënde kah Xhamia e shenjtë! Kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj kah ajo anë. Ata të cilëve u është dhënë Libri, sigurisht që e dinë se kjo është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ata bëjnë.
- وَ لَئِنۡ اَتَیۡتَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡکِتٰبَ بِکُلِّ اٰیَۃٍ مَّا تَبِعُوۡا قِبۡلَتَکَ ۚ وَ مَاۤ اَنۡتَ بِتَابِعٍ قِبۡلَتَہُمۡ ۚ وَ مَا بَعۡضُہُمۡ بِتَابِعٍ قِبۡلَۃَ بَعۡضٍ ؕ وَ لَئِنِ اتَّبَعۡتَ اَہۡوَآءَہُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَکَ مِنَ الۡعِلۡمِ ۙ اِنَّکَ اِذًا لَّمِنَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۴۶﴾ۘ2 : 146 Edhe sikur t’u sillje çdo shenjë atyre që u është dhënë Libri, prapëseprapë ata nuk do ta ndiqnin kiblen tënde. As ti nuk je ndjekës i kibles së tyre. Ata nuk ndjekin as kiblen e njëri-tjetrit. Po t’i ndjekësh dëshirat e tyre, edhe pse të ka ardhur dituria, patjetër që do të bëhesh ndër keqbërësit.
- اَلَّذِیۡنَ اٰتَیۡنٰہُمُ الۡکِتٰبَ یَعۡرِفُوۡنَہٗ کَمَا یَعۡرِفُوۡنَ اَبۡنَآءَہُمۡ ؕ وَ اِنَّ فَرِیۡقًا مِّنۡہُمۡ لَیَکۡتُمُوۡنَ الۡحَقَّ وَ ہُمۡ یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۴۷﴾ؔ2 : 147 Ata të cilëve u kemi dhënë Librin, e njohin këtë (të Dërguar, duke parë shenjat e Zotit tek ai) ashtu siç i njohin bijtë e tyre. Ka një grup të atillë prej tyre, që e fsheh të vërtetën me vetëdije.
- اَلۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّکَ فَلَا تَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمُمۡتَرِیۡنَ ﴿۱۴۸﴾٪2 : 148 (Kjo) është e vërteta prej Zotit tënd! Pra, mos u bëj ndër dyshuesit.Shpjegime
- وَ لِکُلٍّ وِّجۡہَۃٌ ہُوَ مُوَلِّیۡہَا فَاسۡتَبِقُوا الۡخَیۡرٰتِ ؕ اَیۡنَ مَا تَکُوۡنُوۡا یَاۡتِ بِکُمُ اللّٰہُ جَمِیۡعًا ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۱۴۹﴾2 : 149 Çdokush ka një synim në të cilin është i përqendruar. Garoni në mirësi! Kudo që të gjendeni, Allahu do t’ju mbledhë bashkë. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.Shpjegime
- وَ مِنۡ حَیۡثُ خَرَجۡتَ فَوَلِّ وَجۡہَکَ شَطۡرَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ؕ وَ اِنَّہٗ لَلۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّکَ ؕ وَ مَا اللّٰہُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۵۰﴾2 : 150 Nga cilido vend që të dalësh, drejto vëmendjen tënde kah Xhamia e shenjtë. Ajo është e vërteta prej Zotit tënd. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.Shpjegime
- وَ مِنۡ حَیۡثُ خَرَجۡتَ فَوَلِّ وَجۡہَکَ شَطۡرَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ؕ وَ حَیۡثُ مَا کُنۡتُمۡ فَوَلُّوۡا وُجُوۡہَکُمۡ شَطۡرَہٗ ۙ لِئَلَّا یَکُوۡنَ لِلنَّاسِ عَلَیۡکُمۡ حُجَّۃٌ ٭ۙ اِلَّا الَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡا مِنۡہُمۡ ٭ فَلَا تَخۡشَوۡہُمۡ وَ اخۡشَوۡنِیۡ ٭ وَ لِاُتِمَّ نِعۡمَتِیۡ عَلَیۡکُمۡ وَ لَعَلَّکُمۡ تَہۡتَدُوۡنَ ﴿۱۵۱﴾ۙۛ2 : 151 Nga cilido vend që të dalësh, drejto vëmendjen tënde kah Xhamia e shenjtë. Kudo që të gjendeni, kah ajo drejtoni vëmendjen tuaj, që njerëzit të mos gjejnë argument kundër jush, përveç atyre që bëjnë padrejtësi, atyre mos iu frikësoni, por frikësohuni prej Meje; që të plotësoj bekimin Tim ndaj jush e që ju të udhëzoheni.
- کَمَاۤ اَرۡسَلۡنَا فِیۡکُمۡ رَسُوۡلًا مِّنۡکُمۡ یَتۡلُوۡا عَلَیۡکُمۡ اٰیٰتِنَا وَ یُزَکِّیۡکُمۡ وَ یُعَلِّمُکُمُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ وَ یُعَلِّمُکُمۡ مَّا لَمۡ تَکُوۡنُوۡا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۵۲﴾ؕۛ2 : 152 Ashtu siç ju kemi dërguar një të Dërguar nga mesi juaj, që ju reciton shpalljet Tona, ju pastron, ju mëson Librin dhe urtësinë dhe ju mëson ato gjëra që nuk i dinit.
- فَاذۡکُرُوۡنِیۡۤ اَذۡکُرۡکُمۡ وَ اشۡکُرُوۡا لِیۡ وَ لَا تَکۡفُرُوۡنِ ﴿۱۵۳﴾٪2 : 153 Prandaj, ju Më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj ju. Më falënderoni dhe mos u bëni mosmirënjohës ndaj Meje.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اسۡتَعِیۡنُوۡا بِالصَّبۡرِ وَ الصَّلٰوۃِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ مَعَ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۱۵۴﴾2 : 154 O ju që besuat! Kërkojini ndihmë (Allahut) përmes durimit e namazit. Sigurisht, Allahu është me durimtarët.
- وَ لَا تَقُوۡلُوۡا لِمَنۡ یُّقۡتَلُ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ اَمۡوَاتٌ ؕ بَلۡ اَحۡیَآءٌ وَّ لٰکِنۡ لَّا تَشۡعُرُوۡنَ ﴿۱۵۵﴾2 : 155 Dhe mos i quani të vdekur ata që vriten në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë, por ju nuk e ndieni (këtë).
- وَ لَنَبۡلُوَنَّکُمۡ بِشَیۡءٍ مِّنَ الۡخَوۡفِ وَ الۡجُوۡعِ وَ نَقۡصٍ مِّنَ الۡاَمۡوَالِ وَ الۡاَنۡفُسِ وَ الثَّمَرٰتِ ؕ وَ بَشِّرِ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۱۵۶﴾ۙ2 : 156 Ne patjetër që do t’ju sprovojmë duke ju përballur me pak frikë, me pak uri, me pak humbje të pasurisë, të njerëzve e të vjelave. Jepu lajm të gëzueshëm durimtarëve;Shpjegime
- الَّذِیۡنَ اِذَاۤ اَصَابَتۡہُمۡ مُّصِیۡبَۃٌ ۙ قَالُوۡۤا اِنَّا لِلّٰہِ وَ اِنَّاۤ اِلَیۡہِ رٰجِعُوۡنَ ﴿۱۵۷﴾ؕ2 : 157 të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi, thonë: “Sigurisht, jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”.
- اُولٰٓئِکَ عَلَیۡہِمۡ صَلَوٰتٌ مِّنۡ رَّبِّہِمۡ وَ رَحۡمَۃٌ ۟ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُہۡتَدُوۡنَ ﴿۱۵۸﴾2 : 158 Mbi të tillët do të ketë bekime dhe mëshirë prej Zotit të tyre, dhe të tillët do të jenë të udhëzuar.
- اِنَّ الصَّفَا وَ الۡمَرۡوَۃَ مِنۡ شَعَآئِرِ اللّٰہِ ۚ فَمَنۡ حَجَّ الۡبَیۡتَ اَوِ اعۡتَمَرَ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِ اَنۡ یَّطَّوَّفَ بِہِمَا ؕ وَ مَنۡ تَطَوَّعَ خَیۡرًا ۙ فَاِنَّ اللّٰہَ شَاکِرٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۵۹﴾2 : 159 Safa dhe Merva janë shenja të Allahut. Çdokush që do të bëjë haxhin ose umranë e Shtëpisë, nuk ka gjynah për të nëse sillet mes tyre. Kushdo që bën mirësi vullnetarisht, Allahu pa dyshim është Mirënjohës, i Gjithëdijshëm.Shpjegime
- اِنَّ الَّذِیۡنَ یَکۡتُمُوۡنَ مَاۤ اَنۡزَلۡنَا مِنَ الۡبَیِّنٰتِ وَ الۡہُدٰی مِنۡۢ بَعۡدِ مَا بَیَّنّٰہُ لِلنَّاسِ فِی الۡکِتٰبِ ۙ اُولٰٓئِکَ یَلۡعَنُہُمُ اللّٰہُ وَ یَلۡعَنُہُمُ اللّٰعِنُوۡنَ ﴿۱۶۰﴾ۙ2 : 160 Ata që fshehin diçka nga shenjat e qarta dhe nga udhëzimi që kemi zbritur, të cilën edhe ua kemi qartësuar mirë njerëzve në Libër, i mallkon Allahu dhe i mallkojnë të gjithë mallkuesit.
- اِلَّا الَّذِیۡنَ تَابُوۡا وَ اَصۡلَحُوۡا وَ بَیَّنُوۡا فَاُولٰٓئِکَ اَتُوۡبُ عَلَیۡہِمۡ ۚ وَ اَنَا التَّوَّابُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۶۱﴾2 : 161 Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan dhe i treguan qartë (shenjat e Allahut). Unë këtyre do t’ua pranoj pendesën. Unë jam Pendimpranuesi, Mëshirëbërësi.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا وَ مَاتُوۡا وَ ہُمۡ کُفَّارٌ اُولٰٓئِکَ عَلَیۡہِمۡ لَعۡنَۃُ اللّٰہِ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃِ وَ النَّاسِ اَجۡمَعِیۡنَ ﴿۱۶۲﴾ۙ2 : 162 Ata që mohuan dhe vdiqën duke qenë mohues, kanë mallkimin e Allahut, të engjëjve dhe të gjithë njerëzve.
- خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ۚ لَا یُخَفَّفُ عَنۡہُمُ الۡعَذَابُ وَ لَا ہُمۡ یُنۡظَرُوۡنَ ﴿۱۶۳﴾2 : 163 Në këtë (mallkim) ata do të mbesin gjatë. Nuk do t’u pakësohet ndëshkimi dhe as nuk do t’u jepet afat.
- وَ اِلٰـہُکُمۡ اِلٰہٌ وَّاحِدٌ ۚ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ الرَّحۡمٰنُ الرَّحِیۡمُ ﴿۱۶۴﴾٪2 : 164 I Adhurueshmi juaj është i Adhurueshmi i Vetëm. Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- اِنَّ فِیۡ خَلۡقِ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ اخۡتِلَافِ الَّیۡلِ وَ النَّہَارِ وَ الۡفُلۡکِ الَّتِیۡ تَجۡرِیۡ فِی الۡبَحۡرِ بِمَا یَنۡفَعُ النَّاسَ وَ مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ مِنَ السَّمَآءِ مِنۡ مَّآءٍ فَاَحۡیَا بِہِ الۡاَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِہَا وَ بَثَّ فِیۡہَا مِنۡ کُلِّ دَآبَّۃٍ ۪ وَّ تَصۡرِیۡفِ الرِّیٰحِ وَ السَّحَابِ الۡمُسَخَّرِ بَیۡنَ السَّمَآءِ وَ الۡاَرۡضِ لَاٰیٰتٍ لِّقَوۡمٍ یَّعۡقِلُوۡنَ ﴿۱۶۵﴾2 : 165 Pa dyshim, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, në anijet që lundrojnë nëpër det me ato (mjete) që u sjellin dobi njerëzve, në ujin që Allahu e zbriti prej qiellit, me të cilin e ringjalli tokën pas vdekjes së saj dhe përhapi gjithfarë shtazësh në të, po ashtu, në qarkullimin e erërave, në retë që qëndrojnë midis qiellit e tokës, ka shenja për një popull që reflekton.
- وَ مِنَ النَّاسِ مَنۡ یَّتَّخِذُ مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ اَنۡدَادًا یُّحِبُّوۡنَہُمۡ کَحُبِّ اللّٰہِ ؕ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اَشَدُّ حُبًّا لِّلّٰہِ ؕوَ لَوۡ یَرَی الَّذِیۡنَ ظَلَمُوۡۤا اِذۡ یَرَوۡنَ الۡعَذَابَ ۙ اَنَّ الۡقُوَّۃَ لِلّٰہِ جَمِیۡعًا ۙ وَّ اَنَّ اللّٰہَ شَدِیۡدُ الۡعَذَابِ ﴿۱۶۶﴾2 : 166 Ndër njerëzit ka syresh që i bëjnë ortakë Allahut (dhe) i duan ashtu siç duhet ta donin Allahun. Kurse ata që besuan, e duan Allahun më shumë (se çdo gjë tjetër). Eh, sikur të kuptonin të padrejtët kur të shohin ndëshkimin, se e tërë fuqia me të vërtetë është e Allahut dhe se Allahu është shumë i rreptë në ndëshkim.
- اِذۡ تَبَرَّاَ الَّذِیۡنَ اتُّبِعُوۡا مِنَ الَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡا وَ رَاَوُا الۡعَذَابَ وَ تَقَطَّعَتۡ بِہِمُ الۡاَسۡبَابُ ﴿۱۶۷﴾2 : 167 Kur të distancohen prijësit (devijues) prej pasuesve dhe të shohin ndëshkimin, e t’u shkëputet çdo mundësi,
- وَ قَالَ الَّذِیۡنَ اتَّبَعُوۡا لَوۡ اَنَّ لَنَا کَرَّۃً فَنَتَبَرَّاَ مِنۡہُمۡ کَمَا تَبَرَّءُوۡا مِنَّا ؕ کَذٰلِکَ یُرِیۡہِمُ اللّٰہُ اَعۡمَالَہُمۡ حَسَرٰتٍ عَلَیۡہِمۡ ؕ وَ مَا ہُمۡ بِخٰرِجِیۡنَ مِنَ النَّارِ ﴿۱۶۸﴾٪2 : 168 pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim një herë, do të distancoheshim edhe ne prej tyre, ashtu siç ata janë distancuar prej nesh!” Në këtë mënyrë Allahu do t’ua tregojë atyre veprat, duke ua bërë dëshpëruese dhe ata nuk kanë për të dalë prej (këtij) zjarri.
- یٰۤاَیُّہَا النَّاسُ کُلُوۡا مِمَّا فِی الۡاَرۡضِ حَلٰلًا طَیِّبًا ۫ۖ وَّ لَا تَتَّبِعُوۡا خُطُوٰتِ الشَّیۡطٰنِ ؕ اِنَّہٗ لَکُمۡ عَدُوٌّ مُّبِیۡنٌ ﴿۱۶۹﴾2 : 169 O njerëz! Nga ato që keni në tokë, hani (ushqime) të lejuara e të pastra, dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai përnjëmend është armiku juaj i hapur.Shpjegime
- اِنَّمَا یَاۡمُرُکُمۡ بِالسُّوۡٓءِ وَ الۡفَحۡشَآءِ وَ اَنۡ تَقُوۡلُوۡا عَلَی اللّٰہِ مَا لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۷۰﴾2 : 170 Ai ju urdhëron të bëni vetëm të këqija dhe imoralitete, dhe të thoni rreth Allahut atë që nuk e dini.
- وَ اِذَا قِیۡلَ لَہُمُ اتَّبِعُوۡا مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ قَالُوۡا بَلۡ نَتَّبِعُ مَاۤ اَلۡفَیۡنَا عَلَیۡہِ اٰبَآءَنَا ؕ اَوَ لَوۡ کَانَ اٰبَآؤُہُمۡ لَا یَعۡقِلُوۡنَ شَیۡئًا وَّ لَا یَہۡتَدُوۡنَ ﴿۱۷۱﴾2 : 171 Dhe kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që zbriti Allahu”, ata thonë: “Jo! Do ta ndjekim atë, në të cilën kemi gjetur të parët tanë”. Vallë, edhe sikur të parët e tyre nuk kuptonin asgjë dhe nuk ishin të udhëzuar, (prapë, ata do t’i ndiqnin)?!Shpjegime
- وَ مَثَلُ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا کَمَثَلِ الَّذِیۡ یَنۡعِقُ بِمَا لَا یَسۡمَعُ اِلَّا دُعَآءً وَّ نِدَآءً ؕ صُمٌّۢ بُکۡمٌ عُمۡیٌ فَہُمۡ لَا یَعۡقِلُوۡنَ ﴿۱۷۲﴾2 : 172 Shembulli i atyre që mohuan është si ai që thërret me të madhe dikë që nuk dëgjon; (veprimi i tyre) është veçse një klithmë a thirrmë. Janë të shurdhër, memecë, të verbër, prandaj nuk kuptojnë.Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا کُلُوۡا مِنۡ طَیِّبٰتِ مَا رَزَقۡنٰکُمۡ وَ اشۡکُرُوۡا لِلّٰہِ اِنۡ کُنۡتُمۡ اِیَّاہُ تَعۡبُدُوۡنَ ﴿۱۷۳﴾2 : 173 O ju që besuat! Hani gjërat e pastra, nga ato që ju kemi dhënë dhe falënderojeni Allahun, nëse e adhuroni vetëm Atë.
- اِنَّمَا حَرَّمَ عَلَیۡکُمُ الۡمَیۡتَۃَ وَ الدَّمَ وَ لَحۡمَ الۡخِنۡزِیۡرِ وَ مَاۤ اُہِلَّ بِہٖ لِغَیۡرِ اللّٰہِ ۚ فَمَنِ اضۡطُرَّ غَیۡرَ بَاغٍ وَّ لَا عَادٍ فَلَاۤ اِثۡمَ عَلَیۡہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۷۴﴾2 : 174 Ai ju ka ndaluar vetëm ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur a blatuar në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Por ai që detyrohet tej mase dhe që nuk është as lakmues e as shkelës i kufijve, nuk bën mëkat. Allahu, pa dyshim, është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ یَکۡتُمُوۡنَ مَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ مِنَ الۡکِتٰبِ وَ یَشۡتَرُوۡنَ بِہٖ ثَمَنًا قَلِیۡلًا ۙ اُولٰٓئِکَ مَا یَاۡکُلُوۡنَ فِیۡ بُطُوۡنِہِمۡ اِلَّا النَّارَ وَ لَا یُکَلِّمُہُمُ اللّٰہُ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ وَ لَا یُزَکِّیۡہِمۡ ۚۖ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۷۵﴾2 : 175 Ata që fshehin ndonjë gjë nga Libri, të cilin Allahu e zbriti, dhe e këmbejnë atë me një çmim të vogël, asgjë nuk gëlltisin në barkun e tyre përveç zjarrit dhe, Ditën e Kiametit, atyre Allahu as nuk do t’u flasë, as nuk do t’i pastrojë, dhe ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm.Shpjegime
- اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ اشۡتَرَوُا الضَّلٰلَۃَ بِالۡہُدٰی وَ الۡعَذَابَ بِالۡمَغۡفِرَۃِ ۚ فَمَاۤ اَصۡبَرَہُمۡ عَلَی النَّارِ ﴿۱۷۶﴾2 : 176 Të tillët janë ata që këmbyen udhëzimin me devijimin dhe faljen me ndëshkimin. Eh, sa do ta durojnë zjarrin ata!
- ذٰلِکَ بِاَنَّ اللّٰہَ نَزَّلَ الۡکِتٰبَ بِالۡحَقِّ ؕ وَ اِنَّ الَّذِیۡنَ اخۡتَلَفُوۡا فِی الۡکِتٰبِ لَفِیۡ شِقَاقٍۭ بَعِیۡدٍ ﴿۱۷۷﴾٪2 : 177 Kështu do të jetë, sepse Allahu e zbriti Librin me të vërtetën. Kurse ata që kundërshtuan (njëri-tjetrin) në lidhje me Librin, pa dyshim, kanë rënë në ndasi të skajshme.
- لَیۡسَ الۡبِرَّ اَنۡ تُوَلُّوۡا وُجُوۡہَکُمۡ قِبَلَ الۡمَشۡرِقِ وَ الۡمَغۡرِبِ وَ لٰکِنَّ الۡبِرَّ مَنۡ اٰمَنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃِ وَ الۡکِتٰبِ وَ النَّبِیّٖنَ ۚ وَ اٰتَی الۡمَالَ عَلٰی حُبِّہٖ ذَوِی الۡقُرۡبٰی وَ الۡیَتٰمٰی وَ الۡمَسٰکِیۡنَ وَ ابۡنَ السَّبِیۡلِ ۙ وَ السَّآئِلِیۡنَ وَ فِی الرِّقَابِ ۚ وَ اَقَامَ الصَّلٰوۃَ وَ اٰتَی الزَّکٰوۃَ ۚ وَ الۡمُوۡفُوۡنَ بِعَہۡدِہِمۡ اِذَا عٰہَدُوۡا ۚ وَ الصّٰبِرِیۡنَ فِی الۡبَاۡسَآءِ وَ الضَّرَّآءِ وَ حِیۡنَ الۡبَاۡسِ ؕ اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ صَدَقُوۡا ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُتَّقُوۡنَ ﴿۱۷۸﴾2 : 178 Mirësi nuk është të ktheni fytyrat tuaja nga Lindja apo Perëndimi, por mirësi i cilësohet atij që beson në Allahun, Ditën e Ahiretit, engjëjt, Librin dhe Profetët; që, duke pasur dashuri ndaj Tij, u jep pasuri të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve, dhe për lirimin e të robëruarve; që fal namazin dhe jep zekatin; (mirësia është e atyre) që përmbushin premtimin kur premtojnë, që janë të durueshëm gjatë vështirësive, brengave dhe gjatë luftës. Pikërisht këta janë që përvetësojnë të vërtetën dhe pikërisht këta janë të druajturit (ndaj Zotit).Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا کُتِبَ عَلَیۡکُمُ الۡقِصَاصُ فِی الۡقَتۡلٰی ؕ اَلۡحُرُّ بِالۡحُرِّ وَ الۡعَبۡدُ بِالۡعَبۡدِ وَ الۡاُنۡثٰی بِالۡاُنۡثٰی ؕ فَمَنۡ عُفِیَ لَہٗ مِنۡ اَخِیۡہِ شَیۡءٌ فَاتِّبَاعٌۢ بِالۡمَعۡرُوۡفِ وَ اَدَآءٌ اِلَیۡہِ بِاِحۡسَانٍ ؕ ذٰلِکَ تَخۡفِیۡفٌ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ وَ رَحۡمَۃٌ ؕ فَمَنِ اعۡتَدٰی بَعۡدَ ذٰلِکَ فَلَہٗ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۱۷۹﴾2 : 179 O ju që besuat! Ju është bërë e obligueshme hakmarrja e barabartë në lidhje me të vrarët: i liri sa një i lirë, skllavi sa një skllav dhe femra sa një femër. Ndërsa, ai që i falet diçka prej vëllait të tij, duhet të sillet sipas rregullit e t’ia shpaguajë me mirësi. Kjo prej Zotit tuaj është lehtësi dhe mëshirë. Kurse ai që e tepron edhe pas kësaj, do të ketë ndëshkim të dhimbshëm.Shpjegime
- وَ لَکُمۡ فِی الۡقِصَاصِ حَیٰوۃٌ یّٰۤاُولِی الۡاَلۡبَابِ لَعَلَّکُمۡ تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۸۰﴾2 : 180 Në (sistemin) e hakmarrjes së barabartë ka jetë për ju, që të përmbaheni, o të mençur.Shpjegime
- کُتِبَ عَلَیۡکُمۡ اِذَا حَضَرَ اَحَدَکُمُ الۡمَوۡتُ اِنۡ تَرَکَ خَیۡرَۨا ۚۖ الۡوَصِیَّۃُ لِلۡوَالِدَیۡنِ وَ الۡاَقۡرَبِیۡنَ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ۚ حَقًّا عَلَی الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۱۸۱﴾ؕ2 : 181 Prej jush atij që i afrohet vdekja dhe që ka edhe pasuri, i obligohet që në mënyrë të drejtë ta lërë testamentin për prindërit dhe të afërmit. Është e detyrueshme për ata që druhen (ndaj Zotit).
- فَمَنۡۢ بَدَّلَہٗ بَعۡدَ مَا سَمِعَہٗ فَاِنَّمَاۤ اِثۡمُہٗ عَلَی الَّذِیۡنَ یُبَدِّلُوۡنَہٗ ؕ اِنَّ اللّٰہَ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۱۸۲﴾ؕ2 : 182 Kushdo që e ndryshon, pasi e ka dëgjuar, (ta dijë) se mëkati është përmbi ata që e ndryshojnë. Sigurisht, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
- فَمَنۡ خَافَ مِنۡ مُّوۡصٍ جَنَفًا اَوۡ اِثۡمًا فَاَصۡلَحَ بَیۡنَہُمۡ فَلَاۤ اِثۡمَ عَلَیۡہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۸۳﴾٪2 : 183 Ai që dyshon te testamentbërësi për njëanshmëri a mëkat dhe bën pajtim midis tyre (pra, midis trashëgimtarëve), nuk bën gjynah. Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا کُتِبَ عَلَیۡکُمُ الصِّیَامُ کَمَا کُتِبَ عَلَی الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ لَعَلَّکُمۡ تَتَّقُوۡنَ ﴿۱۸۴﴾ۙ2 : 184 O ju që besuat! Ju obligohen agjërimet ashtu siç u ishin obliguar atyre që ishin para jush, që të bëheni të druajtur (ndaj Zotit).
- اَیَّامًا مَّعۡدُوۡدٰتٍ ؕ فَمَنۡ کَانَ مِنۡکُمۡ مَّرِیۡضًا اَوۡ عَلٰی سَفَرٍ فَعِدَّۃٌ مِّنۡ اَیَّامٍ اُخَرَ ؕ وَ عَلَی الَّذِیۡنَ یُطِیۡقُوۡنَہٗ فِدۡیَۃٌ طَعَامُ مِسۡکِیۡنٍ ؕ فَمَنۡ تَطَوَّعَ خَیۡرًا فَہُوَ خَیۡرٌ لَّہٗ ؕ وَ اَنۡ تَصُوۡمُوۡا خَیۡرٌ لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۸۵﴾2 : 185 Janë pak ditë të numëruara. Kushdo që është i sëmurë prej jush, ose që gjendet në udhëtim, le ta plotësojë numrin në ditë të tjera. Ata që kanë mundësi, le të ushqejnë një të varfër si shpagim. Kushdo që bën mirësi shtesë, bën mirë për veten e tij. Dhe nëse agjëroni, kjo është mirë për ju, në qoftë se e dini.Shpjegime
- شَہۡرُ رَمَضَانَ الَّذِیۡۤ اُنۡزِلَ فِیۡہِ الۡقُرۡاٰنُ ہُدًی لِّلنَّاسِ وَ بَیِّنٰتٍ مِّنَ الۡہُدٰی وَ الۡفُرۡقَانِ ۚ فَمَنۡ شَہِدَ مِنۡکُمُ الشَّہۡرَ فَلۡیَصُمۡہُ ؕ وَ مَنۡ کَانَ مَرِیۡضًا اَوۡ عَلٰی سَفَرٍ فَعِدَّۃٌ مِّنۡ اَیَّامٍ اُخَرَ ؕ یُرِیۡدُ اللّٰہُ بِکُمُ الۡیُسۡرَ وَ لَا یُرِیۡدُ بِکُمُ الۡعُسۡرَ ۫ وَ لِتُکۡمِلُوا الۡعِدَّۃَ وَ لِتُکَبِّرُوا اللّٰہَ عَلٰی مَا ہَدٰٮکُمۡ وَ لَعَلَّکُمۡ تَشۡکُرُوۡنَ ﴿۱۸۶﴾2 : 186 Muaji ramazan është ai në të cilin u zbrit Kurani si udhërrëfyes për njerëzit dhe me shenjat e qarta, që përbëhen nga shpjegimet e udhëzimit dhe çështjet dalluese (të së vërtetës nga e rrema). Kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë në të. Kurse ai që është i sëmurë, ose që gjendet në udhëtim, le të plotësojë numrin në ditë të tjera. Allahu do lehtësi për ju dhe nuk do vështirësi për ju dhe do që ju (lehtësisht) ta plotësoni numrin e ditëve, ta madhëroni Allahun për atë që ju udhëzoi dhe që të bëheni mirënjohës.
- وَ اِذَا سَاَلَکَ عِبَادِیۡ عَنِّیۡ فَاِنِّیۡ قَرِیۡبٌ ؕ اُجِیۡبُ دَعۡوَۃَ الدَّاعِ اِذَا دَعَانِ ۙ فَلۡیَسۡتَجِیۡبُوۡا لِیۡ وَ لۡیُؤۡمِنُوۡا بِیۡ لَعَلَّہُمۡ یَرۡشُدُوۡنَ ﴿۱۸۷﴾2 : 187 Kur robërit e Mi të pyesin rreth Meje, Unë pa dyshim jam afër. I përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai Më lutet. Prandaj, edhe ata le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, që të udhëzohen.Shpjegime
- اُحِلَّ لَکُمۡ لَیۡلَۃَ الصِّیَامِ الرَّفَثُ اِلٰی نِسَآئِکُمۡ ؕ ہُنَّ لِبَاسٌ لَّکُمۡ وَ اَنۡتُمۡ لِبَاسٌ لَّہُنَّ ؕ عَلِمَ اللّٰہُ اَنَّکُمۡ کُنۡتُمۡ تَخۡتَانُوۡنَ اَنۡفُسَکُمۡ فَتَابَ عَلَیۡکُمۡ وَ عَفَا عَنۡکُمۡ ۚ فَالۡـٰٔنَ بَاشِرُوۡہُنَّ وَ ابۡتَغُوۡا مَا کَتَبَ اللّٰہُ لَکُمۡ ۪ وَ کُلُوۡا وَ اشۡرَبُوۡا حَتّٰی یَتَبَیَّنَ لَکُمُ الۡخَیۡطُ الۡاَبۡیَضُ مِنَ الۡخَیۡطِ الۡاَسۡوَدِ مِنَ الۡفَجۡرِ۪ ثُمَّ اَتِمُّوا الصِّیَامَ اِلَی الَّیۡلِ ۚ وَ لَا تُبَاشِرُوۡہُنَّ وَ اَنۡتُمۡ عٰکِفُوۡنَ ۙ فِی الۡمَسٰجِدِ ؕ تِلۡکَ حُدُوۡدُ اللّٰہِ فَلَا تَقۡرَبُوۡہَا ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ اٰیٰتِہٖ لِلنَّاسِ لَعَلَّہُمۡ یَتَّقُوۡنَ ﴿۱۸۸﴾2 : 188 Ju lejohet që, gjatë netëve (të muajit) të agjërimeve, të bëni marrëdhënie me gratë tuaja. Ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për to. Allahu e di që ju bënit padrejtësi ndaj vetes, prandaj, Ai jua pranoi pendesën duke ju mëshiruar dhe ju fali. Kështu që, tani e tutje, shkoni me to (pa ngurrim) dhe kërkoni atë që ka shkruar Allahu për ju. Dhe hani e pini, derisa prej sabahut, t’ju dallohet fija e bardhë (e agimit) nga fija e zezë (e natës). Pastaj, plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje. Mos kryeni marrëdhënie me to kur jeni duke bërë itikaf në xhami. Këta janë kufijtë e Allahut, andaj, mos iu afroni atyre! Kështu Allahu ua shpjegon qartë ajetet e Tij njerëzve, që ata të fitojnë druajtje.Shpjegime
- وَ لَا تَاۡکُلُوۡۤا اَمۡوَالَکُمۡ بَیۡنَکُمۡ بِالۡبَاطِلِ وَ تُدۡلُوۡا بِہَاۤ اِلَی الۡحُکَّامِ لِتَاۡکُلُوۡا فَرِیۡقًا مِّنۡ اَمۡوَالِ النَّاسِ بِالۡاِثۡمِ وَ اَنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۸۹﴾٪2 : 189 Mos gëlltitni pasuritë e njëri-tjetrit me gënjeshtër e mashtrim dhe as mos i çoni deri tek autoritetet me qëllim që të gëlltisni ligësisht e me vetëdije diçka nga pasuritë e njerëzve (pra, të popullit).Shpjegime
- یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ الۡاَہِلَّۃِ ؕ قُلۡ ہِیَ مَوَاقِیۡتُ لِلنَّاسِ وَ الۡحَجِّ ؕ وَ لَیۡسَ الۡبِرُّ بِاَنۡ تَاۡتُوا الۡبُیُوۡتَ مِنۡ ظُہُوۡرِہَا وَ لٰکِنَّ الۡبِرَّ مَنِ اتَّقٰیۚ وَ اۡتُوا الۡبُیُوۡتَ مِنۡ اَبۡوَابِہَا ۪ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۹۰﴾2 : 190 Ata të pyesin ty rreth hënave të tri netëve të para. Thuaj: Ato janë mjete të përcaktimit të kohës për njerëzit, gjithashtu edhe (të përcaktimit) të haxhit. Mirësi nuk është që ju të hyni në shtëpi nga mbrapa, por mirësi është vetëm e atij që ka druajtje. Hyni pra, në shtëpi nga dyert e tyre. Kini druajtje ndaj Allahut, që të gëzoni sukses.Shpjegime
- وَ قَاتِلُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ الَّذِیۡنَ یُقَاتِلُوۡنَکُمۡ وَ لَا تَعۡتَدُوۡا ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَا یُحِبُّ الۡمُعۡتَدِیۡنَ ﴿۱۹۱﴾2 : 191 Luftoni në rrugën e Allahut me ata që luftojnë me ju dhe mos e teproni. Njëmend, Allahu nuk i do ata që e teprojnë.Shpjegime
- وَ اقۡتُلُوۡہُمۡ حَیۡثُ ثَقِفۡتُمُوۡہُمۡ وَ اَخۡرِجُوۡہُمۡ مِّنۡ حَیۡثُ اَخۡرَجُوۡکُمۡ وَ الۡفِتۡنَۃُ اَشَدُّ مِنَ الۡقَتۡلِ ۚ وَ لَا تُقٰتِلُوۡہُمۡ عِنۡدَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ حَتّٰی یُقٰتِلُوۡکُمۡ فِیۡہِ ۚ فَاِنۡ قٰتَلُوۡکُمۡ فَاقۡتُلُوۡہُمۡ ؕ کَذٰلِکَ جَزَآءُ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۱۹۲﴾2 : 192 Dhe (gjatë luftës) vritini ata kudo që t’i gjeni, dhe dëbojini prej atje, siç ata ju dëbuan ju. Persekutimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ta pranë Xhamisë së shenjtë, derisa ata të luftojnë me ju atje. Pra, nëse ata luftojnë me ju, vritini. I tillë është ndëshkimi për mohuesit.Shpjegime
- فَاِنِ انۡتَہَوۡا فَاِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۹۳﴾2 : 193 Nëse ata tërhiqen, atëherë Allahu, pa dyshim, është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- وَ قٰتِلُوۡہُمۡ حَتّٰی لَا تَکُوۡنَ فِتۡنَۃٌ وَّ یَکُوۡنَ الدِّیۡنُ لِلّٰہِ ؕ فَاِنِ انۡتَہَوۡا فَلَا عُدۡوَانَ اِلَّا عَلَی الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۱۹۴﴾2 : 194 Luftoni kundër tyre, derisa të mos mbetet trazirë dhe feja të bëhet për Allahun. Pra, nëse ata tërhiqen, atëherë nuk duhet të shtrëngoni askënd, përveç atyre që janë mizorë.Shpjegime
- اَلشَّہۡرُ الۡحَرَامُ بِالشَّہۡرِ الۡحَرَامِ وَ الۡحُرُمٰتُ قِصَاصٌ ؕ فَمَنِ اعۡتَدٰی عَلَیۡکُمۡ فَاعۡتَدُوۡا عَلَیۡہِ بِمِثۡلِ مَا اعۡتَدٰی عَلَیۡکُمۡ ۪ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ مَعَ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۱۹۵﴾2 : 195 (Çnderimi në) muajin e shenjtë (mund të hakmerret) në muajin e shenjtë dhe për (të gjitha) të shenjtat (e çnderuara) ka hakmarrje. Pra, kushdo që ju shtyp, edhe ju shtypeni atë ashtu siç ai ju ka shtypur ju. Kini druajtje ndaj Allahut dhe dijeni se Allahu është me të druajturit.Shpjegime
- وَ اَنۡفِقُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ لَا تُلۡقُوۡا بِاَیۡدِیۡکُمۡ اِلَی التَّہۡلُکَۃِ ۚۖۛ وَ اَحۡسِنُوۡا ۚۛ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۱۹۶﴾2 : 196 Shpenzoni në rrugën e Allahut dhe mos e shpini (veten) në shkatërrim me duart tuaja. Bëni mirësi. Me të vërtetë, Allahu i do mirëbërësit.
- وَ اَتِمُّوا الۡحَجَّ وَ الۡعُمۡرَۃَ لِلّٰہِ ؕ فَاِنۡ اُحۡصِرۡتُمۡ فَمَا اسۡتَیۡسَرَ مِنَ الۡہَدۡیِ ۚ وَ لَا تَحۡلِقُوۡا رُءُوۡسَکُمۡ حَتّٰی یَبۡلُغَ الۡہَدۡیُ مَحِلَّہٗ ؕ فَمَنۡ کَانَ مِنۡکُمۡ مَّرِیۡضًا اَوۡ بِہٖۤ اَذًی مِّنۡ رَّاۡسِہٖ فَفِدۡیَۃٌ مِّنۡ صِیَامٍ اَوۡ صَدَقَۃٍ اَوۡ نُسُکٍ ۚ فَاِذَاۤ اَمِنۡتُمۡ ٝ فَمَنۡ تَمَتَّعَ بِالۡعُمۡرَۃِ اِلَی الۡحَجِّ فَمَا اسۡتَیۡسَرَ مِنَ الۡہَدۡیِ ۚ فَمَنۡ لَّمۡ یَجِدۡ فَصِیَامُ ثَلٰثَۃِ اَیَّامٍ فِی الۡحَجِّ وَ سَبۡعَۃٍ اِذَا رَجَعۡتُمۡ ؕ تِلۡکَ عَشَرَۃٌ کَامِلَۃٌ ؕ ذٰلِکَ لِمَنۡ لَّمۡ یَکُنۡ اَہۡلُہٗ حَاضِرِی الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ شَدِیۡدُ الۡعِقَابِ ﴿۱۹۷﴾٪2 : 197 Plotësoni haxhin dhe umranë për hir të Allahut. Nëse do të pengoheni, therni çfarëdolloj kurbani që gjeni. Dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa kurbani të arrijë në vendin e tij (të therjes). Kushdo nga ju që është i sëmurë ose ka ndonjë shqetësim në kokë, le të japë shpagim në formë agjërimesh ose lëmoshe ose kurbani. E kur të gëzoni paqe, kushdo që dëshiron të përfitojë nga bashkimi i umrasë me haxhin, le të therë kurban sipas mundësisë. Dhe nëse nuk gjen ndonjë, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë të tjera kur të kthehet. Ja, dhjetë (ditë) të plota. Kjo është për atë, familja e të cilit nuk banon pranë Xhamisë së shenjtë. Kini druajtje ndaj Allahut dhe dijeni që Allahu është i rreptë në ndëshkim.Shpjegime
- اَلۡحَجُّ اَشۡہُرٌ مَّعۡلُوۡمٰتٌ ۚ فَمَنۡ فَرَضَ فِیۡہِنَّ الۡحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَ لَا فُسُوۡقَ ۙ وَ لَا جِدَالَ فِی الۡحَجِّ ؕ وَ مَا تَفۡعَلُوۡا مِنۡ خَیۡرٍ یَّعۡلَمۡہُ اللّٰہُ ؕؔ وَ تَزَوَّدُوۡا فَاِنَّ خَیۡرَ الزَّادِ التَّقۡوٰی ۫ وَ اتَّقُوۡنِ یٰۤاُولِی الۡاَلۡبَابِ ﴿۱۹۸﴾2 : 198 Haxhi bëhet në muaj të caktuar. Kush vendos të bëjë haxhin në ta, nuk duhet t’i afrohet epshit, ligësisë dhe grindjes gjatë haxhit. Çdo mirësi që të bëni, do ta dijë Allahu. Pajisuni me ushqim për rrugë. Pa dyshim, ushqimi më i mirë është druajtja. Kini druajtje ndaj Meje, o të mençur!
- لَیۡسَ عَلَیۡکُمۡ جُنَاحٌ اَنۡ تَبۡتَغُوۡا فَضۡلًا مِّنۡ رَّبِّکُمۡ ؕ فَاِذَاۤ اَفَضۡتُمۡ مِّنۡ عَرَفٰتٍ فَاذۡکُرُوا اللّٰہَ عِنۡدَ الۡمَشۡعَرِ الۡحَرَامِ ۪ وَ اذۡکُرُوۡہُ کَمَا ہَدٰٮکُمۡ ۚ وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ مِّنۡ قَبۡلِہٖ لَمِنَ الضَّآلِّیۡنَ ﴿۱۹۹﴾2 : 199 Nuk është gjynah për ju që t’i kërkoni bekim Zotit tuaj. Kur të ktheheni nga Arafati, kujtojeni Allahun pranë Vendit të shenjtë. Kujtojeni Atë ashtu siç Ai ju ka udhëzuar, ndonëse më përpara keni qenë të humbur.
- ثُمَّ اَفِیۡضُوۡا مِنۡ حَیۡثُ اَفَاضَ النَّاسُ وَ اسۡتَغۡفِرُوا اللّٰہَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۲۰۰﴾2 : 200 Pastaj, (edhe) ju kthehuni prej atje, siç kthehen njerëzit (e tjerë) dhe kërkojini falje Allahut. Allahu, pa dyshim, është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- فَاِذَا قَضَیۡتُمۡ مَّنَاسِکَکُمۡ فَاذۡکُرُوا اللّٰہَ کَذِکۡرِکُمۡ اٰبَآءَکُمۡ اَوۡ اَشَدَّ ذِکۡرًا ؕ فَمِنَ النَّاسِ مَنۡ یَّقُوۡلُ رَبَّنَاۤ اٰتِنَا فِی الدُّنۡیَا وَ مَا لَہٗ فِی الۡاٰخِرَۃِ مِنۡ خَلَاقٍ ﴿۲۰۱﴾2 : 201 Pra, kur përfundoni ritet (e haxhit) tuaj, kujtojeni Allahun, ashtu siç i kujtoni etërit tuaj, madje edhe më shumë. Prej njerëzve ka edhe të atillë që thonë: “O Zoti ynë! Na jep që në këtë botë (atë që ke për të dhënë)!” Ata nuk do të kenë asnjë pjesë në ahiret.
- وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّقُوۡلُ رَبَّنَاۤ اٰتِنَا فِی الدُّنۡیَا حَسَنَۃً وَّ فِی الۡاٰخِرَۃِ حَسَنَۃً وَّ قِنَا عَذَابَ النَّارِ ﴿۲۰۲﴾2 : 202 Dhe prej tyre ka edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!”Shpjegime
- اُولٰٓئِکَ لَہُمۡ نَصِیۡبٌ مِّمَّا کَسَبُوۡا ؕ وَ اللّٰہُ سَرِیۡعُ الۡحِسَابِ ﴿۲۰۳﴾2 : 203 Për të tillët do ketë shpërblim për atë që kanë punuar. Allahu është i shpejtë në llogari.
- وَ اذۡکُرُوا اللّٰہَ فِیۡۤ اَیَّامٍ مَّعۡدُوۡدٰتٍ ؕ فَمَنۡ تَعَجَّلَ فِیۡ یَوۡمَیۡنِ فَلَاۤ اِثۡمَ عَلَیۡہِ ۚ وَ مَنۡ تَاَخَّرَ فَلَاۤ اِثۡمَ عَلَیۡہِ ۙ لِمَنِ اتَّقٰی ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّکُمۡ اِلَیۡہِ تُحۡشَرُوۡنَ ﴿۲۰۴﴾2 : 204 Kujtojeni (shumë) Allahun në (këto) pak ditë të numëruara. Ai që shpejton për të përfunduar në dy ditë, nuk bën gjynah dhe, edhe ai që qëndron, nuk bën gjynah, (kjo vlen) për atë që ka druajtje. Kini druajtje ndaj Allahut dhe dijeni që tek Ai do të mblidheni.Shpjegime
- وَ مِنَ النَّاسِ مَنۡ یُّعۡجِبُکَ قَوۡلُہٗ فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ یُشۡہِدُ اللّٰہَ عَلٰی مَا فِیۡ قَلۡبِہٖ ۙ وَ ہُوَ اَلَدُّ الۡخِصَامِ ﴿۲۰۵﴾2 : 205 Mes njerëzve është edhe ai që të kënaq me fjalën e tij rreth jetës së kësaj bote dhe sjell (edhe) Allahun si dëshmitar për atë që ka në zemrën e vet, por në të vërtetë, është grindaveci më i keq.
- وَ اِذَا تَوَلّٰی سَعٰی فِی الۡاَرۡضِ لِیُفۡسِدَ فِیۡہَا وَ یُہۡلِکَ الۡحَرۡثَ وَ النَّسۡلَ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یُحِبُّ الۡفَسَادَ ﴿۲۰۶﴾2 : 206 E kur zotëron fuqi, ai vrapon në tokë për të bërë çrregullime e për të shkatërruar të mbjellën dhe brezninë. Allahu nuk do çrregullim.
- وَ اِذَا قِیۡلَ لَہُ اتَّقِ اللّٰہَ اَخَذَتۡہُ الۡعِزَّۃُ بِالۡاِثۡمِ فَحَسۡبُہٗ جَہَنَّمُ ؕ وَ لَبِئۡسَ الۡمِہَادُ ﴿۲۰۷﴾2 : 207 Dhe kur i thuhet: “Ki druajtje ndaj Allahut!”, krenaria e mban të lidhur me mëkatin. I mjafton xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai!
- وَ مِنَ النَّاسِ مَنۡ یَّشۡرِیۡ نَفۡسَہُ ابۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ رَءُوۡفٌۢ بِالۡعِبَادِ ﴿۲۰۸﴾2 : 208 Mes njerëzve është edhe ai që shet jetën e tij duke kërkuar pëlqimet e Allahut. Allahu është i Dhembshur ndaj robërve.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا ادۡخُلُوۡا فِی السِّلۡمِ کَآفَّۃً ۪ وَ لَا تَتَّبِعُوۡا خُطُوٰتِ الشَّیۡطٰنِ ؕ اِنَّہٗ لَکُمۡ عَدُوٌّ مُّبِیۡنٌ ﴿۲۰۹﴾2 : 209 O ju që besuat! Ju që të gjithë hyni në (rrethin) e bindjes dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Pa dyshim, ai është armik i hapët për ju.
- فَاِنۡ زَلَلۡتُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡکُمُ الۡبَیِّنٰتُ فَاعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۱۰﴾2 : 210 Po rrëshqitët, edhe pse ju kanë ardhur shenjat e qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
- ہَلۡ یَنۡظُرُوۡنَ اِلَّاۤ اَنۡ یَّاۡتِیَہُمُ اللّٰہُ فِیۡ ظُلَلٍ مِّنَ الۡغَمَامِ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃُ وَ قُضِیَ الۡاَمۡرُ ؕ وَ اِلَی اللّٰہِ تُرۡجَعُ الۡاُمُوۡرُ ﴿۲۱۱﴾٪2 : 211 A po presin ata vetëm që Allahu t’u vijë nën hijen e reve, po ashtu edhe engjëjt, dhe çështja të vendoset?! Tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
- سَلۡ بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ کَمۡ اٰتَیۡنٰہُمۡ مِّنۡ اٰیَۃٍۭ بَیِّنَۃٍ ؕ وَ مَنۡ یُّبَدِّلۡ نِعۡمَۃَ اللّٰہِ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡہُ فَاِنَّ اللّٰہَ شَدِیۡدُ الۡعِقَابِ ﴿۲۱۲﴾2 : 212 Pyeti bijtë e Izraelit se sa shumë shenja të qarta u kishim dhënë atyre. Kushdo që ndërron bekimin e Allahut, pasi i ka ardhur ai, (le ta dijë se) Allahu është i rreptë në ndëshkim.Shpjegime
- زُیِّنَ لِلَّذِیۡنَ کَفَرُوا الۡحَیٰوۃُ الدُّنۡیَا وَ یَسۡخَرُوۡنَ مِنَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا ۘ وَ الَّذِیۡنَ اتَّقَوۡا فَوۡقَہُمۡ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ؕ وَ اللّٰہُ یَرۡزُقُ مَنۡ یَّشَآءُ بِغَیۡرِ حِسَابٍ ﴿۲۱۳﴾2 : 213 Jeta e kësaj bote u është paraqitur joshëse atyre që mohuan, të cilët tallen me besimtarët. Këta që kanë druajtje, Ditën e Kiametit, do të kenë epërsi mbi ta. Allahu i jep pa masë atij që do.
- کَانَ النَّاسُ اُمَّۃً وَّاحِدَۃً ۟ فَبَعَثَ اللّٰہُ النَّبِیّٖنَ مُبَشِّرِیۡنَ وَ مُنۡذِرِیۡنَ ۪ وَ اَنۡزَلَ مَعَہُمُ الۡکِتٰبَ بِالۡحَقِّ لِیَحۡکُمَ بَیۡنَ النَّاسِ فِیۡمَا اخۡتَلَفُوۡا فِیۡہِ ؕ وَ مَا اخۡتَلَفَ فِیۡہِ اِلَّا الَّذِیۡنَ اُوۡتُوۡہُ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡہُمُ الۡبَیِّنٰتُ بَغۡیًۢا بَیۡنَہُمۡ ۚ فَہَدَی اللّٰہُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لِمَا اخۡتَلَفُوۡا فِیۡہِ مِنَ الۡحَقِّ بِاِذۡنِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ یَہۡدِیۡ مَنۡ یَّشَآءُ اِلٰی صِرَاطٍ مُّسۡتَقِیۡمٍ ﴿۲۱۴﴾2 : 214 Njerëzit ishin një popull i vetëm. Allahu ngriti Profetët si sihariqdhënës dhe alarmues dhe me ta zbriti edhe Librin me të vërtetën për të gjykuar njerëzit në çështjet, në të cilat ata kundërshtonin njëri-tjetrin. Dhe rreth këtij (Libri) ranë në kundërshti vetëm ata, të cilëve u ishte dhënë ai dhe u kishin ardhur edhe shenjat e qarta, por që kishin armiqësi ndaj njëri-tjetrit. Allahu me urdhrin e Vet i përudhi ata që besuan, për shkak se kundërshtitë e tyre rreth tij bazoheshin në të vërtetën. Dhe Allahu përudh kë të dojë në rrugën e drejtë.Shpjegime
- اَمۡ حَسِبۡتُمۡ اَنۡ تَدۡخُلُوا الۡجَنَّۃَ وَ لَمَّا یَاۡتِکُمۡ مَّثَلُ الَّذِیۡنَ خَلَوۡا مِنۡ قَبۡلِکُمۡ ؕ مَسَّتۡہُمُ الۡبَاۡسَآءُ وَ الضَّرَّآءُ وَ زُلۡزِلُوۡا حَتّٰی یَقُوۡلَ الرَّسُوۡلُ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مَعَہٗ مَتٰی نَصۡرُ اللّٰہِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ نَصۡرَ اللّٰہِ قَرِیۡبٌ ﴿۲۱۵﴾2 : 215 A kujtoni se do të hyni në xhenet, edhe pse ende nuk keni provuar atë që kanë provuar ata që ishin para jush? Ata u goditën nga vuajtjet e vështirësitë, dhe u tronditën aq shumë, saqë i Dërguari dhe ata që besuan bashkë me të, thirrën: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?!” Dëgjoni! Ndihma e Allahut, pa dyshim është afër.Shpjegime
- یَسۡـَٔلُوۡنَکَ مَا ذَا یُنۡفِقُوۡنَ ۬ؕ قُلۡ مَاۤ اَنۡفَقۡتُمۡ مِّنۡ خَیۡرٍ فَلِلۡوَالِدَیۡنِ وَ الۡاَقۡرَبِیۡنَ وَ الۡیَتٰمٰی وَ الۡمَسٰکِیۡنِ وَ ابۡنِالسَّبِیۡلِ ؕ وَ مَا تَفۡعَلُوۡا مِنۡ خَیۡرٍ فَاِنَّ اللّٰہَ بِہٖ عَلِیۡمٌ ﴿۲۱۶﴾2 : 216 Ata të pyesin ty se çfarë duhet të shpenzojnë. Thuaj: Gjithçka që doni të shpenzoni nga pasuria (juaj), shpenzojeni për prindërit, për të afërmit, për jetimët, për të varfrit dhe për mysafirët. Çdo mirësi që do të bëni, Allahu është i Gjithëdijshëm për të.
- کُتِبَ عَلَیۡکُمُ الۡقِتَالُ وَ ہُوَ کُرۡہٌ لَّکُمۡ ۚ وَ عَسٰۤی اَنۡ تَکۡرَہُوۡا شَیۡئًا وَّ ہُوَ خَیۡرٌ لَّکُمۡ ۚ وَ عَسٰۤی اَنۡ تُحِبُّوۡا شَیۡئًا وَّ ہُوَ شَرٌّ لَّکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ وَ اَنۡتُمۡ لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۱۷﴾٪2 : 217 Juve ju është obliguar lufta, ndërkohë ajo nuk ju pëlqente. Ka mundësi që të mos pëlqeni diçka, kurse ajo të jetë e mirë për ju dhe ka mundësi që të pëlqeni diçka, kurse ajo të jetë e keqe për ju. Allahu di dhe ju nuk dini.
- یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ الشَّہۡرِ الۡحَرَامِ قِتَالٍ فِیۡہِ ؕ قُلۡ قِتَالٌ فِیۡہِ کَبِیۡرٌ ؕ وَ صَدٌّ عَنۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ کُفۡرٌۢ بِہٖ وَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ٭ وَ اِخۡرَاجُ اَہۡلِہٖ مِنۡہُ اَکۡبَرُ عِنۡدَ اللّٰہِ ۚ وَ الۡفِتۡنَۃُ اَکۡبَرُ مِنَ الۡقَتۡلِ ؕ وَ لَا یَزَالُوۡنَ یُقَاتِلُوۡنَکُمۡ حَتّٰی یَرُدُّوۡکُمۡ عَنۡ دِیۡنِکُمۡ اِنِ اسۡتَطَاعُوۡا ؕ وَ مَنۡ یَّرۡتَدِدۡ مِنۡکُمۡ عَنۡ دِیۡنِہٖ فَیَمُتۡ وَ ہُوَ کَافِرٌ فَاُولٰٓئِکَ حَبِطَتۡ اَعۡمَالُہُمۡ فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ۚ وَ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۲۱۸﴾2 : 218 Të pyesin ty për muajin e shenjtë, pra, për luftën gjatë tij. Thuaju: “Lufta në të është (mëkat) i madh. Dhe pengimi nga rruga e Allahut, mohimi i Tij, pengimi nga Xhamia e shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo është (mëkat) akoma më i madh tek Allahu. Persekutimi është më i keq se vrasja”. Ata nuk do të pushojnë së luftuari me ju, derisa t’ju kthejnë nga besimi juaj, nëse munden. Prej jush, ata që kthehen nga besimi i tyre dhe vdesin në gjendje kur janë mohues, do të humbasin veprat e tyre edhe në këtë botë, edhe në ahiret. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të jetojnë për një kohë të gjatë.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ الَّذِیۡنَ ہَاجَرُوۡا وَ جٰہَدُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ۙ اُولٰٓئِکَ یَرۡجُوۡنَ رَحۡمَتَ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۲۱۹﴾2 : 219 Me të vërtetë, ata që besuan, ata që mërguan dhe u përpoqën në rrugën e Allahut, shpresojnë mëshirën e Allahut. Dhe Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ الۡخَمۡرِ وَ الۡمَیۡسِرِؕ قُلۡ فِیۡہِمَاۤ اِثۡمٌ کَبِیۡرٌ وَّ مَنَافِعُ لِلنَّاسِ ۫ وَ اِثۡمُہُمَاۤ اَکۡبَرُ مِنۡ نَّفۡعِہِمَا ؕ وَ یَسۡـَٔلُوۡنَکَ مَا ذَا یُنۡفِقُوۡنَ ۬ؕ قُلِ الۡعَفۡوَ ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمُ الۡاٰیٰتِ لَعَلَّکُمۡ تَتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۲۲۰﴾ۙ2 : 220 Të pyesin ty për alkoolin dhe kumarin. Thuaj: “Nga to ka (edhe) mëkat të madh, edhe dobi për njerëzit. Por mëkati prej tyre është më i madh sesa dobia e tyre”. Dhe të pyesin ty se çfarë të shpenzojnë. Thuaj: “Atë që ju tepron”. Kështu Allahu ju shpjegon qartë shenjat e Tij, që të mendoni;Shpjegime
- فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ؕ وَ یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ الۡیَتٰمٰی ؕ قُلۡ اِصۡلَاحٌ لَّہُمۡ خَیۡرٌ ؕ وَ اِنۡ تُخَالِطُوۡہُمۡ فَاِخۡوَانُکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ الۡمُفۡسِدَ مِنَ الۡمُصۡلِحِ ؕ وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ لَاَعۡنَتَکُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۲۱﴾2 : 221 për këtë botë dhe për tjetrën; dhe ata të pyesin ty për jetimët. Thuaj: “Mirërritja e tyre është vepër e mirë. Nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj. Dhe Allahu di të dallojë keqbërësin nga mirëbërësi. Po të donte Allahu, do t’ju fuste në vështirësi. Allahu, pa dyshim është i Plotfuqishëm, i Urtë.
- وَ لَا تَنۡکِحُوا الۡمُشۡرِکٰتِ حَتّٰی یُؤۡمِنَّ ؕ وَ لَاَمَۃٌ مُّؤۡمِنَۃٌ خَیۡرٌ مِّنۡ مُّشۡرِکَۃٍ وَّ لَوۡ اَعۡجَبَتۡکُمۡ ۚ وَ لَا تُنۡکِحُوا الۡمُشۡرِکِیۡنَ حَتّٰی یُؤۡمِنُوۡا ؕ وَ لَعَبۡدٌ مُّؤۡمِنٌ خَیۡرٌ مِّنۡ مُّشۡرِکٍ وَّ لَوۡ اَعۡجَبَکُمۡ ؕ اُولٰٓئِکَ یَدۡعُوۡنَ اِلَی النَّارِ ۚۖ وَ اللّٰہُ یَدۡعُوۡۤا اِلَی الۡجَنَّۃِ وَ الۡمَغۡفِرَۃِ بِاِذۡنِہٖ ۚ وَ یُبَیِّنُ اٰیٰتِہٖ لِلنَّاسِ لَعَلَّہُمۡ یَتَذَکَّرُوۡنَ ﴿۲۲۲﴾٪2 : 222 Mos u martoni me idhujtaret, derisa ato të besojnë. Sigurisht, një skllave besimtare është më e mirë sesa një idhujtare (e lirë), sado që ju pëlqen ajo. Dhe mos i martoni (vajzat tuaja) me idhujtarët, derisa ata të besojnë. Sigurisht, një skllav besimtar është më i mirë sesa një idhujtar (i lirë), sado që ju pëlqen ai. Ata (ju) thërrasin drejt zjarrit, kurse Allahu, me urdhrin e Tij, (ju) thërret drejt xhenetit dhe faljes. Ai ua shpjegon qartazi njerëzve shenjat e Tij, që ata të ndërgjegjësohen.Shpjegime
- وَ یَسۡـَٔلُوۡنَکَ عَنِ الۡمَحِیۡضِ ؕ قُلۡ ہُوَ اَذًی ۙ فَاعۡتَزِلُوا النِّسَآءَ فِی الۡمَحِیۡضِ ۙ وَ لَا تَقۡرَبُوۡہُنَّ حَتّٰی یَطۡہُرۡنَ ۚ فَاِذَا تَطَہَّرۡنَ فَاۡتُوۡہُنَّ مِنۡ حَیۡثُ اَمَرَکُمُ اللّٰہُ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ التَّوَّابِیۡنَ وَ یُحِبُّ الۡمُتَطَہِّرِیۡنَ ﴿۲۲۳﴾2 : 223 Dhe të pyesin për gjendjen e menstruacioneve. Thuaj: Ajo është (gjendje) e dhimbshme, prandaj, rrini larg grave kur ato janë me menstruacionet. Mos bëni marrëdhëniet me to, derisa ato të pastrohen. Kur të pastrohen, afrojuni atyre në atë mënyrë siç ju ka urdhëruar Allahu. Allahu me të vërtetë i do të penduarit dhe i do të pastrit.
- نِسَآؤُکُمۡ حَرۡثٌ لَّکُمۡ ۪ فَاۡتُوۡا حَرۡثَکُمۡ اَنّٰی شِئۡتُمۡ ۫ وَ قَدِّمُوۡا لِاَنۡفُسِکُمۡ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّکُمۡ مُّلٰقُوۡہُ ؕ وَ بَشِّرِ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۲۴﴾2 : 224 Gratë tuaja janë ara për ju. Pra, afrojuni arave tuaja si të doni. Dërgoni përpara diçka për veten tuaj, kini druajtje ndaj Allahut dhe dijeni se keni për ta takuar Atë. Jepu (këtë) lajm të gëzueshëm besimtarëve.Shpjegime
- وَ لَا تَجۡعَلُوا اللّٰہَ عُرۡضَۃً لِّاَیۡمَانِکُمۡ اَنۡ تَبَرُّوۡا وَ تَتَّقُوۡا وَ تُصۡلِحُوۡا بَیۡنَ النَّاسِ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۲۵﴾2 : 225 Mos e bëni Allahun në premtimet tuaja pengesë për të bërë mirësi, për të arritur druajtjen dhe për të bërë pajtim mes njerëzve. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
- لَا یُؤَاخِذُکُمُ اللّٰہُ بِاللَّغۡوِ فِیۡۤ اَیۡمَانِکُمۡ وَ لٰکِنۡ یُّؤَاخِذُکُمۡ بِمَا کَسَبَتۡ قُلُوۡبُکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ حَلِیۡمٌ ﴿۲۲۶﴾2 : 226 Allahu nuk do t’ju kapë për premtimet tuaja të kota, por do t’ju kapë për ato premtime, me të cilat zemrat tuaja fitojnë (mëkat). Allahu është shumë Falës, shumë i Përmbajtur.
- لِلَّذِیۡنَ یُؤۡلُوۡنَ مِنۡ نِّسَآئِہِمۡ تَرَبُّصُ اَرۡبَعَۃِ اَشۡہُرٍ ۚ فَاِنۡ فَآءُوۡ فَاِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۲۲۷﴾2 : 227 Ata që betohen për të mos shkuar me gratë e tyre, mund të presin deri në katër muaj. Nëse kthehen, Allahu patjetër është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.Shpjegime
- وَ اِنۡ عَزَمُوا الطَّلَاقَ فَاِنَّ اللّٰہَ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۲۸﴾2 : 228 E nëse do të marrin vendimin e divorcit, atëherë Allahu me të vërtetë është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.Shpjegime
- وَ الۡمُطَلَّقٰتُ یَتَرَبَّصۡنَ بِاَنۡفُسِہِنَّ ثَلٰثَۃَ قُرُوۡٓءٍ ؕ وَ لَا یَحِلُّ لَہُنَّ اَنۡ یَّکۡتُمۡنَ مَا خَلَقَ اللّٰہُ فِیۡۤ اَرۡحَامِہِنَّ اِنۡ کُنَّ یُؤۡمِنَّ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ ؕ وَ بُعُوۡلَتُہُنَّ اَحَقُّ بِرَدِّہِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ اِنۡ اَرَادُوۡۤا اِصۡلَاحًا ؕ وَ لَہُنَّ مِثۡلُ الَّذِیۡ عَلَیۡہِنَّ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ۪ وَ لِلرِّجَالِ عَلَیۡہِنَّ دَرَجَۃٌ ؕ وَ اللّٰہُ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۲۹﴾٪2 : 229 Gratë e divorcuara duhet të presin deri në tri të përmuajshme. Nuk u lejohet të fshehin atë që Allahu u ka krijuar në mitrat e tyre, po qe se ato besojnë në Allah dhe në Ditën e Fundit. Në këso rastesh, bashkëshortët e tyre kanë më shumë të drejtë për t’i rimarrë ato, po qe se duan të pajtohen. Si rregull, ato kanë po aq të drejta (mbi burrat) sa kanë detyrime (ndaj tyre), ndonëse, meshkujt kanë një epërsi mbi to. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.Shpjegime
- اَلطَّلَاقُ مَرَّتٰنِ۪ فَاِمۡسَاکٌۢ بِمَعۡرُوۡفٍ اَوۡ تَسۡرِیۡحٌۢ بِاِحۡسَانٍ ؕ وَ لَا یَحِلُّ لَکُمۡ اَنۡ تَاۡخُذُوۡا مِمَّاۤ اٰتَیۡتُمُوۡہُنَّ شَیۡئًا اِلَّاۤ اَنۡ یَّخَافَاۤ اَلَّا یُقِیۡمَا حُدُوۡدَ اللّٰہِ ؕ فَاِنۡ خِفۡتُمۡ اَلَّا یُقِیۡمَا حُدُوۡدَ اللّٰہِ ۙ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِمَا فِیۡمَا افۡتَدَتۡ بِہٖ ؕ تِلۡکَ حُدُوۡدُ اللّٰہِ فَلَا تَعۡتَدُوۡہَا ۚ وَ مَنۡ یَّتَعَدَّ حُدُوۡدَ اللّٰہِ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۲۳۰﴾2 : 230 Divorci bëhet dy herë. E (më pas gruaja) ose mbahet në mënyrë të drejtë ose përcillet me të mirë. Nuk ju lejohet që t’u merrni ndonjë gjë nga ato që ua keni dhënë atyre, veçse nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse keni frikë se ata nuk do të mund t’i zbatojnë kufijtë e Allahut, nuk ka gjynah për ta, nëse ajo i lë diçka (burrit, për ta përfunduar çështjen gjyqësore). Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj, mos i shkelni. Ata që i shkelin kufijtë e Allahut, janë të padrejtë.Shpjegime
- فَاِنۡ طَلَّقَہَا فَلَا تَحِلُّ لَہٗ مِنۡۢ بَعۡدُ حَتّٰی تَنۡکِحَ زَوۡجًا غَیۡرَہٗ ؕ فَاِنۡ طَلَّقَہَا فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِمَاۤ اَنۡ یَّتَرَاجَعَاۤ اِنۡ ظَنَّاۤ اَنۡ یُّقِیۡمَا حُدُوۡدَ اللّٰہِ ؕ وَ تِلۡکَ حُدُوۡدُ اللّٰہِ یُبَیِّنُہَا لِقَوۡمٍ یَّعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۳۱﴾2 : 231 Nëse sërish ai i jep divorc asaj, ajo nuk ka të drejtë të martohet me të, pa u martuar me një burrë tjetër. E nëse (edhe) ai i jep divorc, ata nuk kanë gjynah që të pajtohen, nëse mendojnë se (këtë herë) do të arrijnë t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, këta janë kufijtë e Allahut, të cilët Ai ua shpjegon qartazi atyre që dinë.Shpjegime
- وَ اِذَا طَلَّقۡتُمُ النِّسَآءَ فَبَلَغۡنَ اَجَلَہُنَّ فَاَمۡسِکُوۡہُنَّ بِمَعۡرُوۡفٍ اَوۡ سَرِّحُوۡہُنَّ بِمَعۡرُوۡفٍ ۪ وَ لَا تُمۡسِکُوۡہُنَّ ضِرَارًا لِّتَعۡتَدُوۡا ۚ وَ مَنۡ یَّفۡعَلۡ ذٰلِکَ فَقَدۡ ظَلَمَ نَفۡسَہٗ ؕ وَ لَا تَتَّخِذُوۡۤا اٰیٰتِ اللّٰہِ ہُزُوًا ۫ وَّ اذۡکُرُوۡا نِعۡمَتَ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ وَ مَاۤ اَنۡزَلَ عَلَیۡکُمۡ مِّنَ الۡکِتٰبِ وَ الۡحِکۡمَۃِ یَعِظُکُمۡ بِہٖ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿۲۳۲﴾٪2 : 232 Kur t’u jepni divorc grave dhe ato të plotësojnë afatin e tyre të caktuar, daç mbajini njerëzisht, daç përcillini njerëzisht. Mos i mbani ato për t’i lënduar e për t’i shfrytëzuar. Ai që bën këtë, vetes i bën keq. Mos i merrni ajetet e Allahut për shaka dhe kujtojeni bekimin e Allahut që keni dhe atë që Ai ka zbritur mbi ju prej Librit dhe urtësisë; përmes tij, Ai ju këshillon. Kini druajtje ndaj Allahut dhe dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
- وَ اِذَا طَلَّقۡتُمُ النِّسَآءَ فَبَلَغۡنَ اَجَلَہُنَّ فَلَا تَعۡضُلُوۡہُنَّ اَنۡ یَّنۡکِحۡنَ اَزۡوَاجَہُنَّ اِذَا تَرَاضَوۡا بَیۡنَہُمۡ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ؕ ذٰلِکَ یُوۡعَظُ بِہٖ مَنۡ کَانَ مِنۡکُمۡ یُؤۡمِنُ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ ؕ ذٰلِکُمۡ اَزۡکٰی لَکُمۡ وَ اَطۡہَرُ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ وَ اَنۡتُمۡ لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۳۳﴾2 : 233 Kur t’u jepni divorc grave dhe ato të plotësojnë afatin e tyre të caktuar, mos i pengoni të martohen me bashkëshortët e tyre (të ardhshëm), nëse ata bien dakord me mirëkuptim. Kështu këshillohet ai prej jush që beson në Allah dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më e dëlirshme dhe më e pastër për ju. Dhe Allahu di, kurse ju nuk dini.
- وَ الۡوَالِدٰتُ یُرۡضِعۡنَ اَوۡلَادَہُنَّ حَوۡلَیۡنِ کَامِلَیۡنِ لِمَنۡ اَرَادَ اَنۡ یُّتِمَّ الرَّضَاعَۃَ ؕ وَ عَلَی الۡمَوۡلُوۡدِ لَہٗ رِزۡقُہُنَّ وَ کِسۡوَتُہُنَّ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ؕ لَا تُکَلَّفُ نَفۡسٌ اِلَّا وُسۡعَہَا ۚ لَا تُضَآرَّ وَالِدَۃٌۢ بِوَلَدِہَا وَ لَا مَوۡلُوۡدٌ لَّہٗ بِوَلَدِہٖ ٭ وَ عَلَی الۡوَارِثِ مِثۡلُ ذٰلِکَ ۚ فَاِنۡ اَرَادَا فِصَالًا عَنۡ تَرَاضٍ مِّنۡہُمَا وَ تَشَاوُرٍ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡہِمَا ؕ وَ اِنۡ اَرَدۡتُّمۡ اَنۡ تَسۡتَرۡضِعُوۡۤا اَوۡلَادَکُمۡ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ اِذَا سَلَّمۡتُمۡ مَّاۤ اٰتَیۡتُمۡ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرٌ ﴿۲۳۴﴾2 : 234 Nënat t’u japin gji fëmijëve të tyre plot dy vjet; kjo është për atë që dëshiron të plotësojë gjidhënien. Si rregull, i ati (i fëmijës) ka për detyrë t’u sigurojë (grave) ushqim dhe veshmbathje. Askush nuk ngarkohet përtej mundësisë së tij. As nëna nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së saj, as babai për shkak të fëmijës së tij. E njëjta porosi vlen edhe për trashëgimtarin. Nëse të dy (prindërit) me pëlqimin dhe këshillimin e tyre, duan të ndërpresin gjidhënien, nuk ka gjynah për ta. Gjithashtu, nëse doni t’u gjeni mëndeshë fëmijëve tuaj, nuk ka gjynah për ju, me kusht që pasi t’i keni siguruar atë që duhet t’ia jepni sipas rregullit. Kijeni druajtjen ndaj Allahut dhe dijeni se Allahu di mirë çdo gjë që bëni.Shpjegime
- وَ الَّذِیۡنَ یُتَوَفَّوۡنَ مِنۡکُمۡ وَ یَذَرُوۡنَ اَزۡوَاجًا یَّتَرَبَّصۡنَ بِاَنۡفُسِہِنَّ اَرۡبَعَۃَ اَشۡہُرٍ وَّ عَشۡرًا ۚ فَاِذَا بَلَغۡنَ اَجَلَہُنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ فِیۡمَا فَعَلۡنَ فِیۡۤ اَنۡفُسِہِنَّ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ خَبِیۡرٌ ﴿۲۳۵﴾2 : 235 Ata që vdesin midis jush dhe lënë pas bashkëshorte, ato le të presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta plotësojnë afatin e tyre, ju nuk hyni në gjynah nëse ato do të bëjnë diçka për veten e tyre në mënyrë të pranueshme. Allahu di mirë çdo gjë që bëni.
- وَ لَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ فِیۡمَا عَرَّضۡتُمۡ بِہٖ مِنۡ خِطۡبَۃِ النِّسَآءِ اَوۡ اَکۡنَنۡتُمۡ فِیۡۤ اَنۡفُسِکُمۡ ؕ عَلِمَ اللّٰہُ اَنَّکُمۡ سَتَذۡکُرُوۡنَہُنَّ وَ لٰکِنۡ لَّا تُوَاعِدُوۡہُنَّ سِرًّا اِلَّاۤ اَنۡ تَقُوۡلُوۡا قَوۡلًا مَّعۡرُوۡفًا ۬ؕ وَ لَا تَعۡزِمُوۡا عُقۡدَۃَ النِّکَاحِ حَتّٰی یَبۡلُغَ الۡکِتٰبُ اَجَلَہٗ ؕ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ یَعۡلَمُ مَا فِیۡۤ اَنۡفُسِکُمۡ فَاحۡذَرُوۡہُ ۚ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ حَلِیۡمٌ ﴿۲۳۶﴾٪2 : 236 Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse jepni shenjë për t’u martuar me gratë e tilla ose ta mbani të fshehtë (këtë mendim) në zemrën tuaj. Allahu e di që ju patjetër do të mendoni për to. Por mos u premtoni fshehurazi, (por mund t’u) thoni veç fjalë të mira. Mos vendosni për martesë derisa atyre nuk u mbaron afati. Dijeni se Allahu e di çka keni në veten tuaj, andaj ruhuni prej Tij dhe dijeni se Allahu është shumë Mëkatfalës, shumë i Përmbajtur.
- لَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ اِنۡ طَلَّقۡتُمُ النِّسَآءَ مَا لَمۡ تَمَسُّوۡہُنَّ اَوۡ تَفۡرِضُوۡا لَہُنَّ فَرِیۡضَۃً ۚۖ وَّ مَتِّعُوۡہُنَّ ۚ عَلَی الۡمُوۡسِعِ قَدَرُہٗ وَ عَلَی الۡمُقۡتِرِ قَدَرُہٗ ۚ مَتَاعًۢا بِالۡمَعۡرُوۡفِ ۚ حَقًّا عَلَی الۡمُحۡسِنِیۡنَ ﴿۲۳۷﴾2 : 237 Nuk është gjynah për ju nëse u jepni divorc grave përpara se t’i prekni ato ose përpara se t’ua keni caktuar shumën e dhuratës martesore. Jepuni diçka që u sjell dobi; i pasuri sipas mundësisë së tij dhe i varfri sipas mundësisë së tij. Kjo dobi le të jetë në një masë të pranueshme, (kurse) për mirëbërësit kjo është e detyrueshme.Shpjegime
- وَ اِنۡ طَلَّقۡتُمُوۡہُنَّ مِنۡ قَبۡلِ اَنۡ تَمَسُّوۡہُنَّ وَ قَدۡ فَرَضۡتُمۡ لَہُنَّ فَرِیۡضَۃً فَنِصۡفُ مَا فَرَضۡتُمۡ اِلَّاۤ اَنۡ یَّعۡفُوۡنَ اَوۡ یَعۡفُوَا الَّذِیۡ بِیَدِہٖ عُقۡدَۃُ النِّکَاحِ ؕ وَ اَنۡ تَعۡفُوۡۤا اَقۡرَبُ لِلتَّقۡوٰی ؕ وَ لَا تَنۡسَوُا الۡفَضۡلَ بَیۡنَکُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرٌ ﴿۲۳۸﴾2 : 238 E nëse u jepni divorc përpara se t’i prekni por t’ua keni përcaktuar shumën e dhuratës martesore, duhet t’u jepni gjysmën e asaj që keni përcaktuar, përveçse nëse ato jua falin ose ju fal ai që ka në dorë kurorëzimin. Të falni është më afër druajtjes (ndaj Zotit). Mos harroni mirëbërësinë ndaj njëri-tjetrit. Allahu pa dyshim sheh mirë çdo gjë që bëni.
- حٰفِظُوۡا عَلَی الصَّلَوٰتِ وَ الصَّلٰوۃِ الۡوُسۡطٰی ٭ وَ قُوۡمُوۡا لِلّٰہِ قٰنِتِیۡنَ ﴿۲۳۹﴾2 : 239 Ruajini namazet, e (sidomos) namazin e mesit, dhe ngrihuni pranë Allahut duke qenë të bindur!Shpjegime
- فَاِنۡ خِفۡتُمۡ فَرِجَالًا اَوۡ رُکۡبَانًا ۚ فَاِذَاۤ اَمِنۡتُمۡ فَاذۡکُرُوا اللّٰہَ کَمَا عَلَّمَکُمۡ مَّا لَمۡ تَکُوۡنُوۡا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۴۰﴾2 : 240 Nëse keni frikë, (mund të falni) duke ecur ose duke hipur në mjet. E kur të jeni në paqe, kujtojeni Allahun në atë mënyrë siç ju ka mësuar Ai, që nuk e dinit (më përpara).
- وَ الَّذِیۡنَ یُتَوَفَّوۡنَ مِنۡکُمۡ وَ یَذَرُوۡنَ اَزۡوَاجًا ۚۖ وَّصِیَّۃً لِّاَزۡوَاجِہِمۡ مَّتَاعًا اِلَی الۡحَوۡلِ غَیۡرَ اِخۡرَاجٍ ۚ فَاِنۡ خَرَجۡنَ فَلَا جُنَاحَ عَلَیۡکُمۡ فِیۡ مَا فَعَلۡنَ فِیۡۤ اَنۡفُسِہِنَّ مِنۡ مَّعۡرُوۡفٍ ؕ وَ اللّٰہُ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۴۱﴾2 : 241 Dhe ata që vdesin midis jush dhe lënë pas bashkëshorte, keni detyrim në favor të grave të tyre që ato të kenë mjete për të jetuar në shtëpitë (e tyre) për një vit, pa i detyruar ndokush që të dalin nga ajo. Por nëse ato vetë shkojnë e marrin ndonjë vendim në mënyrë të pranueshme për jetën e tyre, ju nuk do të keni gjynah. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.
- وَ لِلۡمُطَلَّقٰتِ مَتَاعٌۢ بِالۡمَعۡرُوۡفِ ؕ حَقًّا عَلَی الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۲۴۲﴾2 : 242 Edhe grave të divorcuara u takon që të sigurohen me mjete për të jetuar njerëzisht. Ky është një detyrim për të druajturit (ndaj Zotit).
- کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمۡ اٰیٰتِہٖ لَعَلَّکُمۡ تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۲۴۳﴾٪2 : 243 Kështu Allahu ju shpjegon qartë shenjat e Tij, që ju të kuptoni.Shpjegime
- اَلَمۡ تَرَ اِلَی الَّذِیۡنَ خَرَجُوۡا مِنۡ دِیَارِہِمۡ وَ ہُمۡ اُلُوۡفٌ حَذَرَ الۡمَوۡتِ ۪ فَقَالَ لَہُمُ اللّٰہُ مُوۡتُوۡا ۟ ثُمَّ اَحۡیَاہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَذُوۡ فَضۡلٍ عَلَی النَّاسِ وَ لٰکِنَّ اَکۡثَرَ النَّاسِ لَا یَشۡکُرُوۡنَ ﴿۲۴۴﴾2 : 244 A nuk di për ata që ikën nga shtëpitë e tyre nga frika e vdekjes e ata ishin me mijëra?! Allahu u tha: “Vdisni!” e më pas Ai i ringjalli. Allahu me të vërtetë u jep bekime të mëdha njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.Shpjegime
- وَ قَاتِلُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۴۵﴾2 : 245 Luftoni në rrugën e Allahut dhe dijeni se Allahu pa dyshim është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
- مَنۡ ذَا الَّذِیۡ یُقۡرِضُ اللّٰہَ قَرۡضًا حَسَنًا فَیُضٰعِفَہٗ لَہٗۤ اَضۡعَافًا کَثِیۡرَۃً ؕ وَ اللّٰہُ یَقۡبِضُ وَ یَبۡصُۜطُ ۪ وَ اِلَیۡہِ تُرۡجَعُوۡنَ ﴿۲۴۶﴾2 : 246 Kush do t’i japë Allahut hua të mirë, që Ai t’ia kthejë duke e shumëfishuar atë?! Allahu e merr dhe e shton (pasurinë) dhe tek Ai do të ktheheni.
- اَلَمۡ تَرَ اِلَی الۡمَلَاِ مِنۡۢ بَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ مِنۡۢ بَعۡدِ مُوۡسٰی ۘ اِذۡ قَالُوۡا لِنَبِیٍّ لَّہُمُ ابۡعَثۡ لَنَا مَلِکًا نُّقَاتِلۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ؕ قَالَ ہَلۡ عَسَیۡتُمۡ اِنۡ کُتِبَ عَلَیۡکُمُ الۡقِتَالُ اَلَّا تُقَاتِلُوۡا ؕ قَالُوۡا وَ مَا لَنَاۤ اَلَّا نُقَاتِلَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ وَ قَدۡ اُخۡرِجۡنَا مِنۡ دِیَارِنَا وَ اَبۡنَآئِنَا ؕ فَلَمَّا کُتِبَ عَلَیۡہِمُ الۡقِتَالُ تَوَلَّوۡا اِلَّا قَلِیۡلًا مِّنۡہُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِالظّٰلِمِیۡنَ ﴿۲۴۷﴾2 : 247 A nuk e ke parë gjendjen e parisë së bijve të Izraelit pas Musait?! Kur ata i thanë një Profeti të tyre: “Na cakto një mbret që të luftojmë në rrugën e Allahut”. Ai tha: “Në mos ndodhtë që juve t’ju obligohet lufta e të mos luftoni!” Ata thanë: “E çfarë kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ndërkohë jemi dëbuar nga shtëpitë tona dhe na janë ndarë edhe fëmijët?!” Por kur atyre iu obligua lufta, ata u kthyen mbrapsht, përveç disave prej tyre. Allahu i njeh mirë të padrejtët.
- وَ قَالَ لَہُمۡ نَبِیُّہُمۡ اِنَّ اللّٰہَ قَدۡ بَعَثَ لَکُمۡ طَالُوۡتَ مَلِکًا ؕ قَالُوۡۤا اَنّٰی یَکُوۡنُ لَہُ الۡمُلۡکُ عَلَیۡنَا وَ نَحۡنُ اَحَقُّ بِالۡمُلۡکِ مِنۡہُ وَ لَمۡ یُؤۡتَ سَعَۃً مِّنَ الۡمَالِ ؕ قَالَ اِنَّ اللّٰہَ اصۡطَفٰٮہُ عَلَیۡکُمۡ وَ زَادَہٗ بَسۡطَۃً فِی الۡعِلۡمِ وَ الۡجِسۡمِ ؕ وَ اللّٰہُ یُؤۡتِیۡ مُلۡکَہٗ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ وَاسِعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۴۸﴾2 : 248 Dhe Profeti i tyre u tha: “Allahu ju ka caktuar Talutin si mbret”. Ata thanë: “Si mund të ketë ai mbretërinë mbi ne?! Jemi ne që kemi më shumë të drejtë sesa ai për mbretërinë; ai nuk gëzon as bollëkun e pasurisë!” (Profeti) tha: “Allahu pa dyshim që e ka zgjedhur mbi ju dhe e ka shtuar në dije e në trup. Allahu ia jep mbretërinë e Tij kujt të dojë dhe Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.
- وَ قَالَ لَہُمۡ نَبِیُّہُمۡ اِنَّ اٰیَۃَ مُلۡکِہٖۤ اَنۡ یَّاۡتِیَکُمُ التَّابُوۡتُ فِیۡہِ سَکِیۡنَۃٌ مِّنۡ رَّبِّکُمۡ وَ بَقِیَّۃٌ مِّمَّا تَرَکَ اٰلُ مُوۡسٰی وَ اٰلُ ہٰرُوۡنَ تَحۡمِلُہُ الۡمَلٰٓئِکَۃُ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیَۃً لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۴۹﴾٪2 : 249 Dhe Profeti i tyre u tha: “Një shenjë e mbretërisë së Tij është që juve do t’ju vijë arka në të cilën do të ketë qetësi prej Zotit tuaj si dhe trashëgimi të asaj që lanë populli i Musait dhe populli i Harunit. Engjëjt do ta bartin atë. Do të gjeni shenjë (madhore) në të, po të jeni besimtarë”.Shpjegime
- فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوۡتُ بِالۡجُنُوۡدِ ۙ قَالَ اِنَّ اللّٰہَ مُبۡتَلِیۡکُمۡ بِنَہَرٍ ۚ فَمَنۡ شَرِبَ مِنۡہُ فَلَیۡسَ مِنِّیۡ ۚ وَ مَنۡ لَّمۡ یَطۡعَمۡہُ فَاِنَّہٗ مِنِّیۡۤ اِلَّا مَنِ اغۡتَرَفَ غُرۡفَۃًۢ بِیَدِہٖ ۚ فَشَرِبُوۡا مِنۡہُ اِلَّا قَلِیۡلًا مِّنۡہُمۡ ؕ فَلَمَّا جَاوَزَہٗ ہُوَ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مَعَہٗ ۙ قَالُوۡا لَا طَاقَۃَ لَنَا الۡیَوۡمَ بِجَالُوۡتَ وَ جُنُوۡدِہٖ ؕ قَالَ الَّذِیۡنَ یَظُنُّوۡنَ اَنَّہُمۡ مُّلٰقُوا اللّٰہِ ۙ کَمۡ مِّنۡ فِئَۃٍ قَلِیۡلَۃٍ غَلَبَتۡ فِئَۃً کَثِیۡرَۃًۢ بِاِذۡنِ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ مَعَ الصّٰبِرِیۡنَ ﴿۲۵۰﴾2 : 250 Kur Taluti u nis me gjithë ushtrinë, tha: “Allahu ka për t’ju sprovuar përmes një lumi. Kush pi nga ai, nuk është prej meje dhe kush nuk pi nga ai, përveç një grushti uji, është prej meje”. Të gjithë pinë ujë nga ai (lumë) përveç një pakice prej tyre. E kur ai dhe ata që besuan bashkë me të e tejkaluan lumin, (të pabindurit) thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij!” (Por) ata që ishin të bindur se do ta takonin Allahun, thanë: “Sa herë grupe të vogla, me urdhrin e Allahut, kanë triumfuar mbi grupe të mëdha! Allahu është me durimtarët”.
- وَ لَمَّا بَرَزُوۡا لِجَالُوۡتَ وَ جُنُوۡدِہٖ قَالُوۡا رَبَّنَاۤ اَفۡرِغۡ عَلَیۡنَا صَبۡرًا وَّ ثَبِّتۡ اَقۡدَامَنَا وَ انۡصُرۡنَا عَلَی الۡقَوۡمِ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۵۱﴾ؕ2 : 251 E kur ata dolën për t’u përballur me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: “O Zoti ynë! Na jep durim, na forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit mohues!”
- فَہَزَمُوۡہُمۡ بِاِذۡنِ اللّٰہِ ۟ۙ وَ قَتَلَ دَاوٗدُ جَالُوۡتَ وَ اٰتٰٮہُ اللّٰہُ الۡمُلۡکَ وَ الۡحِکۡمَۃَ وَ عَلَّمَہٗ مِمَّا یَشَآءُ ؕ وَ لَوۡ لَا دَفۡعُ اللّٰہِ النَّاسَ بَعۡضَہُمۡ بِبَعۡضٍ ۙ لَّفَسَدَتِ الۡاَرۡضُ وَ لٰکِنَّ اللّٰہَ ذُوۡ فَضۡلٍ عَلَی الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۲۵۲﴾2 : 252 Ata i mundën me urdhrin e Allahut. Daudi e vrau Xhalutin dhe Allahu atij i dha sundimin, urtësinë dhe i mësoi gjithçka që deshi. Sikur të mos i zmbrapste Allahu disa njerëz prej disa të tjerëve, do të çrregullohej toka. Por Allahu zotëron bekime të mëdha për botët.Shpjegime
- تِلۡکَ اٰیٰتُ اللّٰہِ نَتۡلُوۡہَا عَلَیۡکَ بِالۡحَقِّ ؕ وَ اِنَّکَ لَمِنَ الۡمُرۡسَلِیۡنَ ﴿۲۵۳﴾2 : 253 Këto janë ajete të Allahut që të lexojmë ty me vërtetësi dhe ti pa dyshim je ndër të Dërguarit.
- تِلۡکَ الرُّسُلُ فَضَّلۡنَا بَعۡضَہُمۡ عَلٰی بَعۡضٍ ۘ مِنۡہُمۡ مَّنۡ کَلَّمَ اللّٰہُ وَ رَفَعَ بَعۡضَہُمۡ دَرَجٰتٍ ؕ وَ اٰتَیۡنَا عِیۡسَی ابۡنَ مَرۡیَمَ الۡبَیِّنٰتِ وَ اَیَّدۡنٰہُ بِرُوۡحِ الۡقُدُسِ ؕ وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ مَا اقۡتَتَلَ الَّذِیۡنَ مِنۡۢ بَعۡدِہِمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡہُمُ الۡبَیِّنٰتُ وَ لٰکِنِ اخۡتَلَفُوۡا فَمِنۡہُمۡ مَّنۡ اٰمَنَ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ کَفَرَ ؕ وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ مَا اقۡتَتَلُوۡا ۟ وَ لٰکِنَّ اللّٰہَ یَفۡعَلُ مَا یُرِیۡدُ ﴿۲۵۴﴾٪2 : 254 Këta janë të Dërguarit që u kemi dhënë epërsi, disave mbi disa të tjerë. Prej tyre ka nga ata që Allahu u foli (drejtpërdrejt) dhe ka të tjerë që i ngriti në pozitë. Dhe Isait të birit të Merjemes i dhamë shenja të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e shenjtë. Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas tyre nuk do të vrisnin njëri-tjetrin pasi u kishin ardhur shenjat e qarta, por ata ranë në kundërshti. Kështu, prej tyre kishte edhe nga ata që besuan, edhe nga ata që mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vrisnin njëri-tjetrin, por Allahu bën atë që do.Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اَنۡفِقُوۡا مِمَّا رَزَقۡنٰکُمۡ مِّنۡ قَبۡلِ اَنۡ یَّاۡتِیَ یَوۡمٌ لَّا بَیۡعٌ فِیۡہِ وَ لَا خُلَّۃٌ وَّ لَا شَفَاعَۃٌ ؕ وَ الۡکٰفِرُوۡنَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿۲۵۵﴾2 : 255 O ju që besuat! Shpenzoni nga ajo që ju kemi dhënë, përpara se të vijë dita kur nuk do të ketë as tregti, as miqësi e as ndërmjetësim. Janë mohuesit ata që janë të padrejtë.
- اَللّٰہُ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَۚ اَلۡحَیُّ الۡقَیُّوۡمُ ۬ۚ لَا تَاۡخُذُہٗ سِنَۃٌ وَّ لَا نَوۡمٌ ؕ لَہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ مَنۡ ذَا الَّذِیۡ یَشۡفَعُ عِنۡدَہٗۤ اِلَّا بِاِذۡنِہٖ ؕ یَعۡلَمُ مَا بَیۡنَ اَیۡدِیۡہِمۡ وَ مَا خَلۡفَہُمۡ ۚ وَ لَا یُحِیۡطُوۡنَ بِشَیۡءٍ مِّنۡ عِلۡمِہٖۤ اِلَّا بِمَا شَآءَ ۚ وَسِعَ کُرۡسِیُّہُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضَ ۚ وَ لَا یَـُٔوۡدُہٗ حِفۡظُہُمَا ۚ وَ ہُوَ الۡعَلِیُّ الۡعَظِیۡمُ ﴿۲۵۶﴾2 : 256 Allahu; nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Tij. I Gjalli, i Qëndrueshmi. Atë nuk e zë as dremitja e as gjumi. E Atij është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë pranë Tij, pa lejen e Tij?! Ai e di gjithçka që është para tyre dhe gjithçka që është pas tyre. Ata nuk mund të zotërojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai do. Sundimi i Tij shtrihet mbi qiejt e mbi tokën. Ruajtja e të dyjave nuk e lodh Atë dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.Shpjegime
- لَاۤ اِکۡرَاہَ فِی الدِّیۡنِ ۟ۙ قَدۡ تَّبَیَّنَ الرُّشۡدُ مِنَ الۡغَیِّ ۚ فَمَنۡ یَّکۡفُرۡ بِالطَّاغُوۡتِ وَ یُؤۡمِنۡۢ بِاللّٰہِ فَقَدِ اسۡتَمۡسَکَ بِالۡعُرۡوَۃِ الۡوُثۡقٰی ٭ لَا انۡفِصَامَ لَہَا ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۵۷﴾2 : 257 Nuk ka imponim në fe. Tashmë është e dalluar e drejta nga e shtrembëta. Ai që mohon djallin dhe beson në Allah, ka kapur lidhjen më të fortë që nuk mund të këputet. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.Shpjegime
- اَللّٰہُ وَلِیُّ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا ۙ یُخۡرِجُہُمۡ مِّنَ الظُّلُمٰتِ اِلَی النُّوۡرِ۬ؕ وَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اَوۡلِیٰٓـُٔہُمُ الطَّاغُوۡتُ ۙ یُخۡرِجُوۡنَہُمۡ مِّنَ النُّوۡرِ اِلَی الظُّلُمٰتِ ؕ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۲۵۸﴾٪2 : 258 Allahu është Mik i atyre që besuan; Ai i nxjerr ata nga errësirat në dritë. E ata që mohuan, djajtë janë miq të tyre, të cilët i nxjerrin nga drita në errësira. Të tillë janë banorët e zjarrit, në të cilin do të mbesin gjatë.
- اَلَمۡ تَرَ اِلَی الَّذِیۡ حَآجَّ اِبۡرٰہٖمَ فِیۡ رَبِّہٖۤ اَنۡ اٰتٰٮہُ اللّٰہُ الۡمُلۡکَ ۘ اِذۡ قَالَ اِبۡرٰہٖمُ رَبِّیَ الَّذِیۡ یُحۡیٖ وَ یُمِیۡتُ ۙ قَالَ اَنَا اُحۡیٖ وَ اُمِیۡتُ ؕ قَالَ اِبۡرٰہٖمُ فَاِنَّ اللّٰہَ یَاۡتِیۡ بِالشَّمۡسِ مِنَ الۡمَشۡرِقِ فَاۡتِ بِہَا مِنَ الۡمَغۡرِبِ فَبُہِتَ الَّذِیۡ کَفَرَ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۲۵۹﴾ۚ2 : 259 A nuk ke menduar për atë që u fjalos me Ibrahimin rreth Zotit të tij që Allahu ia kishte dhënë sundimin?! Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje”, ai i tha: “(Edhe) unë jap jetë dhe vdekje”. Ibrahimi tha: “Allahu sjell diellin nga lindja, sille ti pra nga perëndimi!” Atëherë mohuesi mbeti gojëhapur. Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
- اَوۡ کَالَّذِیۡ مَرَّ عَلٰی قَرۡیَۃٍ وَّ ہِیَ خَاوِیَۃٌ عَلٰی عُرُوۡشِہَا ۚ قَالَ اَنّٰی یُحۡیٖ ہٰذِہِ اللّٰہُ بَعۡدَ مَوۡتِہَا ۚ فَاَمَاتَہُ اللّٰہُ مِائَۃَ عَامٍ ثُمَّ بَعَثَہٗ ؕ قَالَ کَمۡ لَبِثۡتَ ؕ قَالَ لَبِثۡتُ یَوۡمًا اَوۡ بَعۡضَ یَوۡمٍ ؕ قَالَ بَلۡ لَّبِثۡتَ مِائَۃَ عَامٍ فَانۡظُرۡ اِلٰی طَعَامِکَ وَ شَرَابِکَ لَمۡ یَتَسَنَّہۡ ۚ وَ انۡظُرۡ اِلٰی حِمَارِکَ وَ لِنَجۡعَلَکَ اٰیَۃً لِّلنَّاسِ وَ انۡظُرۡ اِلَی الۡعِظَامِ کَیۡفَ نُنۡشِزُہَا ثُمَّ نَکۡسُوۡہَا لَحۡمًا ؕ فَلَمَّا تَبَیَّنَ لَہٗ ۙ قَالَ اَعۡلَمُ اَنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۲۶۰﴾2 : 260 Ose për shembullin e atij që kaloi pranë një qyteze që ishte rrënuar përmbys?! Ai tha: “Vallë, si mund ta ringjallë Allahu këtë pas vdekjes së saj?!” Atëherë Allahu i dha vdekje njëqindvjeçare, pastaj e ngriti atë (dhe) e pyeti: “Sa kohë ke qëndruar (në këtë gjendje)?” Ai tha: “Kam qëndruar një ditë, ose një pjesë të ditës”. (Allahu) tha: “Ti ke qëndruar njëqind vjet. Shikoje pra ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur dhe shiko pak edhe gomarin tënd. Kjo (pamje) është që të të bëjmë ty një shenjë për njerëzit. Shikoji edhe eshtrat se si i ngremë e më pas si i veshim me mish”. Kur atij iu qartësua, tha: “E kuptova që Allahu pa dyshim është i Plotfuqishëm për çdo gjë”.Shpjegime
- وَ اِذۡ قَالَ اِبۡرٰہٖمُ رَبِّ اَرِنِیۡ کَیۡفَ تُحۡیِ الۡمَوۡتٰی ؕ قَالَ اَوَ لَمۡ تُؤۡمِنۡ ؕ قَالَ بَلٰی وَ لٰکِنۡ لِّیَطۡمَئِنَّ قَلۡبِیۡ ؕ قَالَ فَخُذۡ اَرۡبَعَۃً مِّنَ الطَّیۡرِ فَصُرۡہُنَّ اِلَیۡکَ ثُمَّ اجۡعَلۡ عَلٰی کُلِّ جَبَلٍ مِّنۡہُنَّ جُزۡءًا ثُمَّ ادۡعُہُنَّ یَاۡتِیۡنَکَ سَعۡیًا ؕ وَ اعۡلَمۡ اَنَّ اللّٰہَ عَزِیۡزٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۶۱﴾٪2 : 261 Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Më trego se si i ringjall të vdekurit?” (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai tha: “Patjetër që po, por (dua) që të më qetësohet zemra”. (Zoti) tha: “Merr katër zogj dhe bëji (manarë) që të vijnë pas teje. Pastaj secilin prej tyre vëre në çdo kodër dhe më pas thirri. Do të të vijnë me shpejtësi. Dije se Allahu është Mbizotërues, i Urtë.Shpjegime
- مَثَلُ الَّذِیۡنَ یُنۡفِقُوۡنَ اَمۡوَالَہُمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ کَمَثَلِ حَبَّۃٍ اَنۡۢبَتَتۡ سَبۡعَ سَنَابِلَ فِیۡ کُلِّ سُنۡۢبُلَۃٍ مِّائَۃُ حَبَّۃٍ ؕ وَ اللّٰہُ یُضٰعِفُ لِمَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ وَاسِعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۶۲﴾2 : 262 Shembulli i atyre që shpenzojnë pasuritë e tyre në rrugën e Allahut është si ai i farës që nxjerr shtatë kallinj, (dhe) në çdo kalli ka nga njëqind fara. Allahu ia shton (edhe më shumë) kujt të dojë. Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.
- اَلَّذِیۡنَ یُنۡفِقُوۡنَ اَمۡوَالَہُمۡ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ثُمَّ لَا یُتۡبِعُوۡنَ مَاۤ اَنۡفَقُوۡا مَنًّا وَّ لَاۤ اَذًی ۙ لَّہُمۡ اَجۡرُہُمۡ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ ۚ وَ لَا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۲۶۳﴾2 : 263 Ata që shpenzojnë pasuritë e tyre në rrugën e Allahut dhe nuk kërkojnë mirënjohje për to e as nuk lëndojnë dikë me anë të tyre, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre dhe ata nuk do të kenë as frikë dhe as nuk do të pikëllohen.
- قَوۡلٌ مَّعۡرُوۡفٌ وَّ مَغۡفِرَۃٌ خَیۡرٌ مِّنۡ صَدَقَۃٍ یَّتۡبَعُہَاۤ اَذًی ؕ وَ اللّٰہُ غَنِیٌّ حَلِیۡمٌ ﴿۲۶۴﴾2 : 264 Një fjalë e mirë dhe një falje është më e mirë sesa një lëmoshë që përcillet me lëndim. Allahu është i Vetëmjaftueshëm, i Përmbajtur.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تُبۡطِلُوۡا صَدَقٰتِکُمۡ بِالۡمَنِّ وَ الۡاَذٰی ۙ کَالَّذِیۡ یُنۡفِقُ مَالَہٗ رِئَآءَ النَّاسِ وَ لَا یُؤۡمِنُ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِؕ فَمَثَلُہٗ کَمَثَلِ صَفۡوَانٍ عَلَیۡہِ تُرَابٌ فَاَصَابَہٗ وَابِلٌ فَتَرَکَہٗ صَلۡدًا ؕ لَا یَقۡدِرُوۡنَ عَلٰی شَیۡءٍ مِّمَّا کَسَبُوۡا ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۶۵﴾2 : 265 O ju që besuat! Mos i prishni lëmoshat tuaja duke kërkuar mirënjohje dhe duke shkaktuar lëndim, si ai që shpenzon pasurinë e vet për t’ua treguar njerëzve dhe që nuk beson në Allah dhe në Ditën e Ahiretit. Pra, shembulli i tij është si i shkëmbit që ka (shtresë) dheu, të cilit i bie një shi i madh që e lë të zhveshur. Ata nuk zotërojnë fuqi mbi asgjë që fitojnë. Allahu nuk i përudh njerëzit mohues.
- وَ مَثَلُ الَّذِیۡنَ یُنۡفِقُوۡنَ اَمۡوَالَہُمُ ابۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ اللّٰہِ وَ تَثۡبِیۡتًا مِّنۡ اَنۡفُسِہِمۡ کَمَثَلِ جَنَّۃٍۭ بِرَبۡوَۃٍ اَصَابَہَا وَابِلٌ فَاٰتَتۡ اُکُلَہَا ضِعۡفَیۡنِ ۚ فَاِنۡ لَّمۡ یُصِبۡہَا وَابِلٌ فَطَلٌّ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ بَصِیۡرٌ ﴿۲۶۶﴾2 : 266 Dhe ata që shpenzojnë pasuritë e tyre për të kërkuar pëlqimin e Allahut dhe për t’u dhënë qëndrueshmëri disave prej tyre, i shëmbëllejnë një kopshti që ndodhet në rrafshnaltë, të cilit kur i bie shi i madh, ai jep fryt të dyfishtë. E nëse nuk i bie shi i madh, i mjafton një vesë. Allahu sheh mirë çdo gjë që bëni.
- اَیَوَدُّ اَحَدُکُمۡ اَنۡ تَکُوۡنَ لَہٗ جَنَّۃٌ مِّنۡ نَّخِیۡلٍ وَّ اَعۡنَابٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ۙ لَہٗ فِیۡہَا مِنۡ کُلِّ الثَّمَرٰتِ ۙ وَ اَصَابَہُ الۡکِبَرُ وَ لَہٗ ذُرِّیَّۃٌ ضُعَفَآءُ ۪ۖ فَاَصَابَہَاۤ اِعۡصَارٌ فِیۡہِ نَارٌ فَاحۡتَرَقَتۡ ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمُ الۡاٰیٰتِ لَعَلَّکُمۡ تَتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۲۶۷﴾٪2 : 267 A do të donte ndonjë prej jush që të kishte një kopsht me hurma e rrush, nën të cilin të rridhnin lumenj dhe ai të gëzonte çdolloj frute prej tij, ndërkohë atë ta zinte pleqëria, kurse fëmijët ende t’i kishte të dobët (e të vegjël), e atëherë (kopshtin) t’ia kaplonte një vorbull me zjarr e t’ia digjte?! Kështu Allahu ju shpjegon shenjat (e Tij) që ju të reflektoni.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اَنۡفِقُوۡا مِنۡ طَیِّبٰتِ مَا کَسَبۡتُمۡ وَ مِمَّاۤ اَخۡرَجۡنَا لَکُمۡ مِّنَ الۡاَرۡضِ ۪ وَ لَا تَیَمَّمُوا الۡخَبِیۡثَ مِنۡہُ تُنۡفِقُوۡنَ وَ لَسۡتُمۡ بِاٰخِذِیۡہِ اِلَّاۤ اَنۡ تُغۡمِضُوۡا فِیۡہِ ؕ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ غَنِیٌّ حَمِیۡدٌ ﴿۲۶۸﴾2 : 268 O ju që besuat! Shpenzoni nga gjërat e mira që keni fituar dhe prej atyre që kemi nxjerrë për ju nga toka. Dhe gjatë shpenzimeve (në rrugën e Allahut) mos i përzieni me diçka të papastër, të cilën ju vetë nuk do ta pranonit, veçse të turpëruar. Dijeni se Allahu është i Vetëmjaftueshëm, i Lavdërueshëm.
- اَلشَّیۡطٰنُ یَعِدُکُمُ الۡفَقۡرَ وَ یَاۡمُرُکُمۡ بِالۡفَحۡشَآءِ ۚ وَ اللّٰہُ یَعِدُکُمۡ مَّغۡفِرَۃً مِّنۡہُ وَ فَضۡلًا ؕ وَ اللّٰہُ وَاسِعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۶۹﴾ۖۙ2 : 269 Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron shthurjen, kurse Allahu ju premton falje dhe bekime prej Tij dhe Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.
- یُّؤۡتِی الۡحِکۡمَۃَ مَنۡ یَّشَآءُ ۚ وَ مَنۡ یُّؤۡتَ الۡحِکۡمَۃَ فَقَدۡ اُوۡتِیَ خَیۡرًا کَثِیۡرًا ؕ وَ مَا یَذَّکَّرُ اِلَّاۤ اُولُوا الۡاَلۡبَابِ ﴿۲۷۰﴾2 : 270 Ai ia jep urtësinë kujt të dojë, dhe atij që i është dhënë urtësia, i është dhënë një mirësi e madhe. Vetëm të mençurit e kuptojnë.
- وَ مَاۤ اَنۡفَقۡتُمۡ مِّنۡ نَّفَقَۃٍ اَوۡ نَذَرۡتُمۡ مِّنۡ نَّذۡرٍ فَاِنَّ اللّٰہَ یَعۡلَمُہٗ ؕ وَ مَا لِلظّٰلِمِیۡنَ مِنۡ اَنۡصَارٍ ﴿۲۷۱﴾2 : 271 Çdo gjë që ju shpenzoni prej gjërave që janë të denja për të shpenzuar, ose bëni ndonjë be, Allahu e di atë. Dhe të padrejtët nuk kanë asnjë ndihmës.
- اِنۡ تُبۡدُوا الصَّدَقٰتِ فَنِعِمَّا ہِیَ ۚ وَ اِنۡ تُخۡفُوۡہَا وَ تُؤۡتُوۡہَا الۡفُقَرَآءَ فَہُوَ خَیۡرٌ لَّکُمۡ ؕ وَ یُکَفِّرُ عَنۡکُمۡ مِّنۡ سَیِّاٰتِکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ خَبِیۡرٌ ﴿۲۷۲﴾2 : 272 Nëse i jepni haptas lëmoshat, është gjë e mirë, po ashtu, nëse i fshihni dhe u jepni nevojtarëve është më mirë për ju. Allahu do t’ju largojë shumë nga ligësitë tuaja dhe Ai sheh mirë çdo gjë që bëni.
- لَیۡسَ عَلَیۡکَ ہُدٰٮہُمۡ وَ لٰکِنَّ اللّٰہَ یَہۡدِیۡ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ مَا تُنۡفِقُوۡا مِنۡ خَیۡرٍ فَلِاَنۡفُسِکُمۡ ؕ وَ مَا تُنۡفِقُوۡنَ اِلَّا ابۡتِغَآءَ وَجۡہِ اللّٰہِ ؕ وَ مَا تُنۡفِقُوۡا مِنۡ خَیۡرٍ یُّوَفَّ اِلَیۡکُمۡ وَ اَنۡتُمۡ لَا تُظۡلَمُوۡنَ ﴿۲۷۳﴾2 : 273 Nuk je ti përgjegjës për udhëzimin e tyre, por Allahu udhëzon kë të dojë. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, është në dobinë tuaj. Ju nuk shpenzoni asgjë, përveçse për të kërkuar pëlqimin e Allahut. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, do t’ju rikthehet e gjitha dhe juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi.
- لِلۡفُقَرَآءِ الَّذِیۡنَ اُحۡصِرُوۡا فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ لَا یَسۡتَطِیۡعُوۡنَ ضَرۡبًا فِی الۡاَرۡضِ ۫ یَحۡسَبُہُمُ الۡجَاہِلُ اَغۡنِیَآءَ مِنَ التَّعَفُّفِ ۚ تَعۡرِفُہُمۡ بِسِیۡمٰہُمۡ ۚ لَا یَسۡـَٔلُوۡنَ النَّاسَ اِلۡحَافًا ؕ وَ مَا تُنۡفِقُوۡا مِنۡ خَیۡرٍ فَاِنَّ اللّٰہَ بِہٖ عَلِیۡمٌ ﴿۲۷۴﴾٪2 : 274 Ky shpenzim do të jetë për nevojtarët që u ngujuan në rrugë të Allahut, që nuk lëvizin dot në tokë. Për shkak të shmangies së tyre nga lypja, i padituri i pandehë për të pasur, (por) ti i njeh nga shenjat e tyre. Ata nuk u qepen njerëzve duke lypur. Dhe çdo gjë të mirë që shpenzoni, Allahu e di shumë mirë atë.Shpjegime
- اَلَّذِیۡنَ یُنۡفِقُوۡنَ اَمۡوَالَہُمۡ بِالَّیۡلِ وَ النَّہَارِ سِرًّا وَّ عَلَانِیَۃً فَلَہُمۡ اَجۡرُہُمۡ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ ۚ وَ لَا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۲۷۵﴾ؔ2 : 275 Ata që shpenzojnë pasuritë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre dhe ata nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen.Shpjegime
- اَلَّذِیۡنَ یَاۡکُلُوۡنَ الرِّبٰوا لَا یَقُوۡمُوۡنَ اِلَّا کَمَا یَقُوۡمُ الَّذِیۡ یَتَخَبَّطُہُ الشَّیۡطٰنُ مِنَ الۡمَسِّ ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ قَالُوۡۤا اِنَّمَا الۡبَیۡعُ مِثۡلُ الرِّبٰوا ۘ وَ اَحَلَّ اللّٰہُ الۡبَیۡعَ وَ حَرَّمَ الرِّبٰوا ؕ فَمَنۡ جَآءَہٗ مَوۡعِظَۃٌ مِّنۡ رَّبِّہٖ فَانۡتَہٰی فَلَہٗ مَا سَلَفَ ؕ وَ اَمۡرُہٗۤ اِلَی اللّٰہِ ؕ وَ مَنۡ عَادَ فَاُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۲۷۶﴾2 : 276 Ata që hanë kamatën nuk mund të qëndrojnë, veçse si ai të cilin e ka shtangur djalli me prekjen e tij. Kjo sepse ata thanë se edhe tregtia është si kamata. Por Allahu e lejoi tregtinë dhe e ndaloi kamatën. Atij që i vjen një këshillë prej Zotit të tij dhe ai frenohet, le ta mbajë atë që ka (marrë) në të kaluarën dhe çështja e tij është tek Allahu. Kurse ata që e përsërisin janë banorë të zjarrit, në të cilin do të mbesin gjatë.
- یَمۡحَقُ اللّٰہُ الرِّبٰوا وَ یُرۡبِی الصَّدَقٰتِ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یُحِبُّ کُلَّ کَفَّارٍ اَثِیۡمٍ ﴿۲۷۷﴾2 : 277 Allahu e fshin kamatën dhe i shton bamirësitë. Allahu nuk e do mosmirënjohësin, të ligun.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَ اَقَامُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتَوُا الزَّکٰوۃَ لَہُمۡ اَجۡرُہُمۡ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ ۚ وَ لَا خَوۡفٌ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا ہُمۡ یَحۡزَنُوۡنَ ﴿۲۷۸﴾2 : 278 Ata që besuan, bënë të mira, falin namazin dhe japin zekatin, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre dhe ata nuk do të kenë frikë e as nuk do të pikëllohen.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اتَّقُوا اللّٰہَ وَ ذَرُوۡا مَا بَقِیَ مِنَ الرِّبٰۤوا اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۲۷۹﴾2 : 279 O ju që besuat! Druajuni Allahut dhe lëreni atë që mbetet nga kamata nëse jeni (vërtet) besimtarë!
- فَاِنۡ لَّمۡ تَفۡعَلُوۡا فَاۡذَنُوۡا بِحَرۡبٍ مِّنَ اللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ ۚ وَ اِنۡ تُبۡتُمۡ فَلَکُمۡ رُءُوۡسُ اَمۡوَالِکُمۡ ۚ لَا تَظۡلِمُوۡنَ وَ لَا تُظۡلَمُوۡنَ ﴿۲۸۰﴾2 : 280 E nëse nuk e bëni këtë, pranojeni shpalljen për luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse pendoheni, juve ju takon kapitali i pasurive tuaja. As nuk do të dëmtoni (dikë) e as nuk do të dëmtoheni.
- وَ اِنۡ کَانَ ذُوۡ عُسۡرَۃٍ فَنَظِرَۃٌ اِلٰی مَیۡسَرَۃٍ ؕ وَ اَنۡ تَصَدَّقُوۡا خَیۡرٌ لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۸۱﴾2 : 281 Po qe ngushtë dikush, duhet t’i jepet afat derisa të lehtësohet. Po ta falni atë, do të jetë mirë për ju, nëse e dini.
- وَ اتَّقُوۡا یَوۡمًا تُرۡجَعُوۡنَ فِیۡہِ اِلَی اللّٰہِ ٭۟ ثُمَّ تُوَفّٰی کُلُّ نَفۡسٍ مَّا کَسَبَتۡ وَ ہُمۡ لَا یُظۡلَمُوۡنَ ﴿۲۸۲﴾٪2 : 282 Druhuni prej asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu. Më pas, çdo shpirti do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا تَدَایَنۡتُمۡ بِدَیۡنٍ اِلٰۤی اَجَلٍ مُّسَمًّی فَاکۡتُبُوۡہُ ؕ وَ لۡیَکۡتُبۡ بَّیۡنَکُمۡ کَاتِبٌۢ بِالۡعَدۡلِ ۪ وَ لَا یَاۡبَ کَاتِبٌ اَنۡ یَّکۡتُبَ کَمَا عَلَّمَہُ اللّٰہُ فَلۡیَکۡتُبۡ ۚ وَ لۡیُمۡلِلِ الَّذِیۡ عَلَیۡہِ الۡحَقُّ وَ لۡیَتَّقِ اللّٰہَ رَبَّہٗ وَ لَا یَبۡخَسۡ مِنۡہُ شَیۡئًا ؕ فَاِنۡ کَانَ الَّذِیۡ عَلَیۡہِ الۡحَقُّ سَفِیۡہًا اَوۡ ضَعِیۡفًا اَوۡ لَا یَسۡتَطِیۡعُ اَنۡ یُّمِلَّ ہُوَ فَلۡیُمۡلِلۡ وَلِیُّہٗ بِالۡعَدۡلِ ؕ وَ اسۡتَشۡہِدُوۡا شَہِیۡدَیۡنِ مِنۡ رِّجَالِکُمۡ ۚ فَاِنۡ لَّمۡ یَکُوۡنَا رَجُلَیۡنِ فَرَجُلٌ وَّ امۡرَاَتٰنِ مِمَّنۡ تَرۡضَوۡنَ مِنَ الشُّہَدَآءِ اَنۡ تَضِلَّ اِحۡدٰٮہُمَا فَتُذَکِّرَ اِحۡدٰٮہُمَا الۡاُخۡرٰی ؕ وَ لَا یَاۡبَ الشُّہَدَآءُ اِذَا مَا دُعُوۡا ؕ وَ لَا تَسۡـَٔمُوۡۤا اَنۡ تَکۡتُبُوۡہُ صَغِیۡرًا اَوۡ کَبِیۡرًا اِلٰۤی اَجَلِہٖ ؕ ذٰلِکُمۡ اَقۡسَطُ عِنۡدَ اللّٰہِ وَ اَقۡوَمُ لِلشَّہَادَۃِ وَ اَدۡنٰۤی اَلَّا تَرۡتَابُوۡۤا اِلَّاۤ اَنۡ تَکُوۡنَ تِجَارَۃً حَاضِرَۃً تُدِیۡرُوۡنَہَا بَیۡنَکُمۡ فَلَیۡسَ عَلَیۡکُمۡ جُنَاحٌ اَلَّا تَکۡتُبُوۡہَا ؕ وَ اَشۡہِدُوۡۤا اِذَا تَبَایَعۡتُمۡ ۪ وَ لَا یُضَآرَّ کَاتِبٌ وَّ لَا شَہِیۡدٌ ۬ؕ وَ اِنۡ تَفۡعَلُوۡا فَاِنَّہٗ فُسُوۡقٌۢ بِکُمۡ ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ ؕ وَ یُعَلِّمُکُمُ اللّٰہُ ؕ وَ اللّٰہُ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿۲۸۳﴾2 : 283 O ju që besuat! Kur i merrni hua njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni. Duhet ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush. Asnjë shkrues të mos refuzojë ta shkruajë, gjersa Allahu ia ka mësuar (shkrimin), pra, ai duhet ta shkruajë. Le t’ia diktojë ai që merr me përgjegjësi të drejtën (e tjetrit), të ketë druajtje ndaj Allahut, Zotit të tij, e të mos pakësojë asgjë në të. Nëse ai që ka në përgjegjësi të drejtën (e tjetrit) është mendjelehtë ose i dobët ose nuk ka mundësi të diktojë, le ta diktojë me drejtësi kujdestari i tij. Caktoni si dëshmitarë dy prej burrave tuaj. Nëse nuk gjeni dot dy burra, mund të caktoni një burrë e dy gra, për të cilat keni pëlqimin që ato të jenë dëshmitare. Kjo sepse nëse njëra prej tyre harron, t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë kur të thirren. Mos përtoni ta shkruani (huan) me gjithë afatin e saj, edhe sikur të jetë e vogël ose e madhe. Kjo sjellje për ju është më e drejtë tek Allahu, më e sigurt për dëshmi dhe më e mirë që ju të mos bini në dyshime. Po, nuk është gjynah për ju të mos shkruani vetëm nëse shitblerja bëhet në vend, duke ia dorëzuar njëri-tjetrit atë që i takon. Kur bëni shitblerje (afatgjata), caktoni dëshmitar. Nuk duhet të dëmtohet as shkruesi e as dëshmitari. Po e dëmtuat, keni bërë mëkat të madh. Kijeni druajtjen ndaj Allahut dhe Allahu do t’ju mësojë. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
- وَ اِنۡ کُنۡتُمۡ عَلٰی سَفَرٍ وَّ لَمۡ تَجِدُوۡا کَاتِبًا فَرِہٰنٌ مَّقۡبُوۡضَۃٌ ؕ فَاِنۡ اَمِنَ بَعۡضُکُمۡ بَعۡضًا فَلۡیُؤَدِّ الَّذِی اؤۡتُمِنَ اَمَانَتَہٗ وَ لۡیَتَّقِ اللّٰہَ رَبَّہٗ ؕ وَ لَا تَکۡتُمُوا الشَّہَادَۃَ ؕ وَ مَنۡ یَّکۡتُمۡہَا فَاِنَّہٗۤ اٰثِمٌ قَلۡبُہٗ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ عَلِیۡمٌ ﴿۲۸۴﴾٪2 : 284 E kur jeni në udhëtim dhe nuk gjeni dot ndonjë shkrues, merrni diçka si peng. Nëse njëri prej jush i lë ndonjë amanet tjetrit, ky i fundit duhet t’ia kthejë amanetin e të ketë druajtje ndaj Allahut, Zotit të tij. Mos e fshihni dëshminë. Ai që e fsheh, e ka zemrën mëkatare. Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që bëni ju.Shpjegime
- لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ وَ اِنۡ تُبۡدُوۡا مَا فِیۡۤ اَنۡفُسِکُمۡ اَوۡ تُخۡفُوۡہُ یُحَاسِبۡکُمۡ بِہِ اللّٰہُ ؕ فَیَغۡفِرُ لِمَنۡ یَّشَآءُ وَ یُعَذِّبُ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۲۸۵﴾2 : 285 E Allahut është çdo gjë që gjendet në qiej dhe çdo gjë që gjendet në tokë. Edhe nëse e zbuloni ose e fshihni atë që keni në zemrat tuaja, Allahu do t'ju kërkojë llogari për të. Atëherë Ai do të falë kë të dojë dhe do të ndëshkojë kë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- اٰمَنَ الرَّسُوۡلُ بِمَاۤ اُنۡزِلَ اِلَیۡہِ مِنۡ رَّبِّہٖ وَ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ؕ کُلٌّ اٰمَنَ بِاللّٰہِ وَ مَلٰٓئِکَتِہٖ وَ کُتُبِہٖ وَ رُسُلِہٖ ۟ لَا نُفَرِّقُ بَیۡنَ اَحَدٍ مِّنۡ رُّسُلِہٖ ۟ وَ قَالُوۡا سَمِعۡنَا وَ اَطَعۡنَا ٭۫ غُفۡرَانَکَ رَبَّنَا وَ اِلَیۡکَ الۡمَصِیۡرُ ﴿۲۸۶﴾2 : 286 I Dërguari besoi në atë që i është zbritur prej Zotit të tij dhe, edhe besimtarët po ashtu. Çdokush besoi në Allah, (në) engjëjt e Tij, (në) Librat e Tij dhe (në) të Dërguarit e Tij (duke thënë) “nuk bëjmë dallim midis asnjërit prej të Dërguarve”, dhe ata thanë: “Ne dëgjuam dhe iu bindëm. Na fal o Zoti ynë! Te Ti kthehemi ne!”
- لَا یُکَلِّفُ اللّٰہُ نَفۡسًا اِلَّا وُسۡعَہَا ؕ لَہَا مَا کَسَبَتۡ وَ عَلَیۡہَا مَا اکۡتَسَبَتۡ ؕ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذۡنَاۤ اِنۡ نَّسِیۡنَاۤ اَوۡ اَخۡطَاۡنَا ۚ رَبَّنَا وَ لَا تَحۡمِلۡ عَلَیۡنَاۤ اِصۡرًا کَمَا حَمَلۡتَہٗ عَلَی الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِنَا ۚ رَبَّنَا وَ لَا تُحَمِّلۡنَا مَا لَا طَاقَۃَ لَنَا بِہٖ ۚ وَ اعۡفُ عَنَّا ٝ وَ اغۡفِرۡ لَنَا ٝ وَ ارۡحَمۡنَا ٝ اَنۡتَ مَوۡلٰٮنَا فَانۡصُرۡنَا عَلَی الۡقَوۡمِ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲۸۷﴾٪2 : 287 Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej fuqisë që ka. E atij është ajo që ka fituar dhe mbi të do të bjerë ajo që ka bërë me vetëdije. O Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë! O Zoti ynë! Mos na ngarko barrën që ua ngarkove atyre që ishin para nesh! O Zoti ynë! Mos na ngarko diçka që nuk mund ta mbartim! Na tolero, na fal dhe na mëshiro! Ti je Miku ynë. Andaj, na ndihmo kundër popullit mohues!Shpjegime