Islami
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Islami

Kësaj feje, emri Islam, iu dha nga Zoti (El-Maideh 5:4), është fjalë arabe që do të thotë bindje dhe paqe. Fjala islam rrjedh nga rrënja e fjalës arabe ‘salema’ që do të thotë: paqe, dëlirësi, pastërti, nënshtrim, dhe bindje. Pra ‘islam’ do të thotë: rruga e atyre që janë të bindur ndaj Allahut dhe të cilët vendosin paqen përmes Tij dhe krijesave të Tij, ata që e ndjekin këtë rrugë quhen Myslimanë.

Islami nuk është një fe e re. Në thelb është i njëjti mesazh dhe mësim që Allahu iu dha edhe të gjithë profetëve të tjerë para Profetit Muhamed paqja e mëshira e zotit qofshin me të.

Në Kuran Allahu thotë:

“Thuaj (o Muhamed): Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i ishte shapallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut dhe Jakubit dhe fiseve të tyre, dhe në atë që Zoti i tyre u kishte dhënë Musait, Isait dhe profetëve të tjerë. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe ne vetëm Atij (Allahut) i bindemi.”

[Kurani Famëlartë 3:85]

 Islami dhe paqja

Islami kërkon të shpërndajë paqen me të gjitha mënyrat. Kurani Famëlartë fillon me këtë ajet: Elhamdulilahi Rabbil alamin, do të thotë se Zoti që na paraqet Islami, nuk është vetëm Zoti i Lindjes apo i Perëndimit, i ndonjë kaste apo i ndonjë vendi të veçantë, por Ai është Zot i të gjithë botëve dhe i mëshiron të gjitha ato.Islami është e vetmja fe, të cilën Vetë Zoti e ka emërtuar si Islam, që do të thotë dhënie e sigurisë, ndërsa ai që ndjek këtë fe, quhet muslim (musliman), domethënë ai që mundëson sigurinë. Të praktikuarit e të gjitha rregullave dhe udhëzimeve të kësaj feje quhet iman, që do të thotë përhapje e paqes, dhe personi që e pranon këtë Iman quhet mu’min, domethënë ai që përhap paqen me të gjitha mundësitë e tij.

Sërish, Zoti që paraqet Islami ka shumë emra të bukur, njëri prej tyre është Es-Selam, që do të thotë, Paqe e plotë. Themeluesit të Islamit i është dhënë emri Rrahmat-ul-lil-alemin, që do të thotë se ai është mëshirë për tërë universin. Përpara se të shpallej profet nga Zoti, kundërshtarët e profetit e thërrisnin me titullin El-Emin, domethënë, besnik dhe shpërndarës i paqes. Edhe engjëlli që i solli shpalljen hyjnore, Kuranin paqësor Profetit Muhammeds.a., në Kuran quhet Ruh-ul-Emin, që gjithashtu do të thotë, shpirt i besueshmërisë dhe i paqes. Përshëndetja islame që mëson Zoti me anë të Kuranit Famëlartë në suren En-Nur është Selam alejkum ue rrahmatullahi ue barakatuhu, që në shqip do të thotë, paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju. Vallë, a mund të jetë kjo fe që mëson dhunën dhe terrorizmin?!

Besimtarët e vërtetë, padyshim janë ata që janë të angazhuar tërësisht duke përhapur e shpërndarë asgjë tjetër përveç paqes, në shpirtin e tyre, në familjen e tyre, në shoqërinë e tyre dhe në botën e tyre.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp