بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
85 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
وَ السَّمَآءِ ذَاتِ الۡبُرُوۡجِ ۙ﴿۲﴾
85 : 2 Betohem për qiellin me yjësi!
وَ الۡیَوۡمِ الۡمَوۡعُوۡدِ ۙ﴿۳﴾
85 : 3 Dhe për Ditën e Premtuar!
وَ شَاہِدٍ وَّ مَشۡہُوۡدٍ ؕ﴿۴﴾
85 : 4 Dhe për Dëshmitarin, e për të Dëshmuarin!
قُتِلَ اَصۡحٰبُ الۡاُخۡدُوۡدِ ۙ﴿۵﴾
85 : 5 U shkatërrofshin njerëzit e hendekut!
النَّارِ ذَاتِ الۡوَقُوۡدِ ۙ﴿۶﴾
85 : 6 (Pra, njerëzit) e atij zjarri që është me plot lëndë djegëse!
اِذۡ ہُمۡ عَلَیۡہَا قُعُوۡدٌ ۙ﴿۷﴾
85 : 7 Kur ata do të rrinë ulur rreth tij!
وَّ ہُمۡ عَلٰی مَا یَفۡعَلُوۡنَ بِالۡمُؤۡمِنِیۡنَ شُہُوۡدٌ ؕ﴿۸﴾
85 : 8 Dhe do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bëjnë me besimtarët.
وَ مَا نَقَمُوۡا مِنۡہُمۡ اِلَّاۤ اَنۡ یُّؤۡمِنُوۡا بِاللّٰہِ الۡعَزِیۡزِ الۡحَمِیۡدِ ۙ﴿۹﴾
85 : 9 Ata i urrejnë vetëm për arsye se këta e besuan Allahun, Mbizotëruesin, të Lavdishmin,
الَّذِیۡ لَہٗ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ وَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ شَہِیۡدٌ ؕ﴿۱۰﴾
85 : 10 i cili ka sundimin e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është Dëshmitari i çdo gjëje.
اِنَّ الَّذِیۡنَ فَتَنُوا الۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ الۡمُؤۡمِنٰتِ ثُمَّ لَمۡ یَتُوۡبُوۡا فَلَہُمۡ عَذَابُ جَہَنَّمَ وَ لَہُمۡ عَذَابُ الۡحَرِیۡقِ ﴿ؕ۱۱﴾
85 : 11 Pa dyshim, ata që persekutuan besimtarët e besimtaret, më pas nuk u penduan, do të kenë ndëshkimin e xhehenemit, dhe do të kenë ndëshkimin e zjarrit.
اِنَّ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَہُمۡ جَنّٰتٌ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ۬ؕؑ ذٰلِکَ الۡفَوۡزُ الۡکَبِیۡرُ ﴿ؕ۱۲﴾
85 : 12 Pa dyshim, ata që besuan dhe bënë të mira, do të kenë xhenete nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ky është suksesi madhështor.
اِنَّ بَطۡشَ رَبِّکَ لَشَدِیۡدٌ ﴿ؕ۱۳﴾
85 : 13 Njëmend, kapja e Zotit tënd është shumë e fortë.
اِنَّہٗ ہُوَ یُبۡدِئُ وَ یُعِیۡدُ ﴿ۚ۱۴﴾
85 : 14 Sigurisht, Ai nis (krijimin) dhe e përsërit.
وَ ہُوَ الۡغَفُوۡرُ الۡوَدُوۡدُ ﴿ۙ۱۵﴾
85 : 15 Dhe pikërisht Ai është Falësi, Dashuruesi i Madh,
ذُو الۡعَرۡشِ الۡمَجِیۡدُ ﴿ۙ۱۶﴾
85 : 16 Zotëruesi i Arshit, i Lavdishmi.
فَعَّالٌ لِّمَا یُرِیۡدُ ﴿ؕ۱۷﴾
85 : 17 Bërësi i gjithçkaje që do.
ہَلۡ اَتٰٮکَ حَدِیۡثُ الۡجُنُوۡدِ ﴿ۙ۱۸﴾
85 : 18 A të erdhi lajmi i ushtrive?
فِرۡعَوۡنَ وَ ثَمُوۡدَ ﴿ؕ۱۹﴾
85 : 19 I Faraonit dhe i themudëve?
بَلِ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا فِیۡ تَکۡذِیۡبٍ ﴿ۙ۲۰﴾
85 : 20 Por ata që mohuan, rrinë vetëm duke quajtur gënjeshtër (të vërtetën).
وَّ اللّٰہُ مِنۡ وَّرَآئِہِمۡ مُّحِیۡطٌ ﴿ۚ۲۱﴾
85 : 21 Kurse Allahu i ka rrethuar anepërqark.
بَلۡ ہُوَ قُرۡاٰنٌ مَّجِیۡدٌ ﴿ۙ۲۲﴾
85 : 22 Por ky është një Kuran i lavdishëm,
فِیۡ لَوۡحٍ مَّحۡفُوۡظٍ ﴿٪۲۳﴾
85 : 23 në pllakën e ruajtur.