عَبَسَ
Abese
Rreth Sures
-
80:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
80:2عَبَسَ وَ تَوَلّٰۤی ۙ﴿۲﴾Ngërtheu vetullat dhe e ktheu shpinën,
-
80:3اَنۡ جَآءَہُ الۡاَعۡمٰی ؕ﴿۳﴾sepse atij i erdhi i verbri.
-
80:4وَ مَا یُدۡرِیۡکَ لَعَلَّہٗ یَزَّکّٰۤی ۙ﴿۴﴾E si mund të dije ti, ndoshta ai do të dëlirësohej?!
-
80:5اَوۡ یَذَّکَّرُ فَتَنۡفَعَہُ الذِّکۡرٰی ؕ﴿۵﴾ose të thellohej në këshillë, që këshilla t’i bënte dobi?!
-
80:6اَمَّا مَنِ اسۡتَغۡنٰی ۙ﴿۶﴾Kurse atij që u tregua shpërfillës,
-
80:7فَاَنۡتَ لَہٗ تَصَدّٰی ؕ﴿۷﴾ti i kushtove vëmendje.
-
80:8وَ مَا عَلَیۡکَ اَلَّا یَزَّکّٰی ؕ﴿۸﴾Ndërkohë që nuk ke përgjegjësi nëse ai nuk dëlirësohet.
-
80:9وَ اَمَّا مَنۡ جَآءَکَ یَسۡعٰی ۙ﴿۹﴾Dhe ndaj atij që ty të erdhi me mundim,
-
80:10وَ ہُوَ یَخۡشٰی ۙ﴿۱۰﴾që edhe i frikësohej (Zotit),
-
80:11فَاَنۡتَ عَنۡہُ تَلَہّٰی ﴿ۚ۱۱﴾ti u tregove i pavëmendshëm!
-
80:12کَلَّاۤ اِنَّہَا تَذۡکِرَۃٌ ﴿ۚ۱۲﴾Kujdes! Kjo është një këshillë!
-
80:13فَمَنۡ شَآءَ ذَکَرَہٗ ﴿ۘ۱۳﴾Kush të dojë le ta mbajë në kujtesë.
-
80:14فِیۡ صُحُفٍ مُّکَرَّمَۃٍ ﴿ۙ۱۴﴾(Kjo këshillë) është në skripte të nderuara,
-
80:15مَّرۡفُوۡعَۃٍ مُّطَہَّرَۃٍۭ ﴿ۙ۱۵﴾të lartësuara, të pastërta,
-
80:16بِاَیۡدِیۡ سَفَرَۃٍ ﴿ۙ۱۶﴾në duart e shkruesve
-
80:17کِرَامٍۭ بَرَرَۃٍ ﴿ؕ۱۷﴾shumë të nderuar e të dëlirë.
-
80:18قُتِلَ الۡاِنۡسَانُ مَاۤ اَکۡفَرَہٗ ﴿ؕ۱۸﴾E gjettë vdekjen njeriu për mosmirënjohjen që tregoi!
-
80:19مِنۡ اَیِّ شَیۡءٍ خَلَقَہٗ ﴿ؕ۱۹﴾(Allahu) prej çfarë e krijoi atë?!
-
80:20مِنۡ نُّطۡفَۃٍ ؕ خَلَقَہٗ فَقَدَّرَہٗ ﴿ۙ۲۰﴾Prej sperme; e krijoi dhe e përsosi;
-
80:21ثُمَّ السَّبِیۡلَ یَسَّرَہٗ ﴿ۙ۲۱﴾më pas ia bëri të lehtë rrugën;
-
80:22ثُمَّ اَمَاتَہٗ فَاَقۡبَرَہٗ ﴿ۙ۲۲﴾më pas i dha vdekje dhe e varrosi;Shpjegime
-
80:23ثُمَّ اِذَا شَآءَ اَنۡشَرَہٗ ﴿ؕ۲۳﴾pastaj, kur të dojë, do ta ngrejë.
-
80:24کَلَّا لَمَّا یَقۡضِ مَاۤ اَمَرَہٗ ﴿ؕ۲۴﴾Kujdes! (Njeriu) ende nuk e ka kryer porosinë që (Zoti) i dha.
-
80:25فَلۡیَنۡظُرِ الۡاِنۡسَانُ اِلٰی طَعَامِہٖۤ ﴿ۙ۲۵﴾Atëherë, njeriu le të shohë ushqimin e tij.
-
80:26اَنَّا صَبَبۡنَا الۡمَآءَ صَبًّا ﴿ۙ۲۶﴾Ne e lëshuam ujin bollshëm.
-
80:27ثُمَّ شَقَقۡنَا الۡاَرۡضَ شَقًّا ﴿ۙ۲۷﴾Më pas e çamë mirë tokën.
-
80:28فَاَنۡۢبَتۡنَا فِیۡہَا حَبًّا ﴿ۙ۲۸﴾Bëmë të mbijnë drithëra në të,
-
80:29وَّ عِنَبًا وَّ قَضۡبًا ﴿ۙ۲۹﴾rrush e perime,
-
80:30وَّ زَیۡتُوۡنًا وَّ نَخۡلًا ﴿ۙ۳۰﴾ullinj e hurma,
-
80:31وَّ حَدَآئِقَ غُلۡبًا ﴿ۙ۳۱﴾pemishte të dendura,
-
80:32وَّ فَاکِہَۃً وَّ اَبًّا ﴿ۙ۳۲﴾fruta e barishte;
-
80:33مَّتَاعًا لَّکُمۡ وَ لِاَنۡعَامِکُمۡ ﴿ؕ۳۳﴾si mjete jetese për ju e për bagëtitë tuaja.
-
80:34فَاِذَا جَآءَتِ الصَّآخَّۃُ ﴿۫۳۴﴾Andaj, kur do të vijë ulërima e madhe,
-
80:35یَوۡمَ یَفِرُّ الۡمَرۡءُ مِنۡ اَخِیۡہِ ﴿ۙ۳۵﴾ditën kur njeriu do t’i ikë vëllait të tij,
-
80:36وَ اُمِّہٖ وَ اَبِیۡہِ ﴿ۙ۳۶﴾nënës dhe babait të tij,
-
80:37وَ صَاحِبَتِہٖ وَ بَنِیۡہِ ﴿ؕ۳۷﴾gruas dhe fëmijës së tij.
-
80:38لِکُلِّ امۡرِیًٴ مِّنۡہُمۡ یَوۡمَئِذٍ شَاۡنٌ یُّغۡنِیۡہِ ﴿ؕ۳۸﴾Çdo njeri nga ta, atë ditë do të ketë një hall që nuk do ta lejojë atë të mendojë për askënd.
-
80:39وُجُوۡہٌ یَّوۡمَئِذٍ مُّسۡفِرَۃٌ ﴿ۙ۳۹﴾Atë ditë disa fytyra do të jenë të ndritura,
-
80:40ضَاحِکَۃٌ مُّسۡتَبۡشِرَۃٌ ﴿ۚ۴۰﴾të qeshura e të gëzuara.
-
80:41وَ وُجُوۡہٌ یَّوۡمَئِذٍ عَلَیۡہَا غَبَرَۃٌ ﴿ۙ۴۱﴾Po atë ditë disa fytyra do të jenë të pluhurosura,
-
80:42تَرۡہَقُہَا قَتَرَۃٌ ﴿ؕ۴۲﴾të pushtuara nga errësira.
-
80:43اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡکَفَرَۃُ الۡفَجَرَۃُ ﴿٪۴۳﴾Pikërisht këta janë mosmirënjohësit, të ligjtë.
0:00
/
0:00