الشّوریٰ
Esh-Shura
Rreth Sures
- 42:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- 42:2حٰمٓ ۚ﴿۲﴾Ha.Mim. (I Lavdishëm, i Nderuar.)
- 42:3عٓسٓقٓ ﴿۳﴾Ain.Sin.Kaf. (I Gjithëdijshëm, Gjithëdëgjues, i Plotfuqishëm.)
- 42:4کَذٰلِکَ یُوۡحِیۡۤ اِلَیۡکَ وَ اِلَی الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِکَ ۙ اللّٰہُ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۴﴾Kështu Allahu, Mbizotëruesi, i Urti, të shpalli ty dhe atyre që ishin para teje.
- 42:5لَہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ وَ ہُوَ الۡعَلِیُّ الۡعَظِیۡمُ ﴿۵﴾E Atij është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë, dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.
- 42:6تَکَادُ السَّمٰوٰتُ یَتَفَطَّرۡنَ مِنۡ فَوۡقِہِنَّ وَ الۡمَلٰٓئِکَۃُ یُسَبِّحُوۡنَ بِحَمۡدِ رَبِّہِمۡ وَ یَسۡتَغۡفِرُوۡنَ لِمَنۡ فِی الۡاَرۡضِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ اللّٰہَ ہُوَ الۡغَفُوۡرُ الرَّحِیۡمُ ﴿۶﴾Mundet që qiejt të çahen me (urdhrin e të Pushtetshmit) sipër, ndërkohë engjëjt duke madhëruar dhe duke lavdëruar Zotin e tyre, t’i kërkojnë falje për ata që janë në tokë. Dëgjoni! Pikërisht Allahu është Falësi, Mëshirëbërësi.Shpjegime
- 42:7وَ الَّذِیۡنَ اتَّخَذُوۡا مِنۡ دُوۡنِہٖۤ اَوۡلِیَآءَ اللّٰہُ حَفِیۡظٌ عَلَیۡہِمۡ ۫ۖ وَ مَاۤ اَنۡتَ عَلَیۡہِمۡ بِوَکِیۡلٍ ﴿۷﴾Allahu është Mbikëqyrës edhe për ata që zgjedhin miq të tjerë përveç Tij, kurse ti nuk je mbrojtësi i tyre.
- 42:8وَ کَذٰلِکَ اَوۡحَیۡنَاۤ اِلَیۡکَ قُرۡاٰنًا عَرَبِیًّا لِّتُنۡذِرَ اُمَّ الۡقُرٰی وَ مَنۡ حَوۡلَہَا وَ تُنۡذِرَ یَوۡمَ الۡجَمۡعِ لَا رَیۡبَ فِیۡہِ ؕ فَرِیۡقٌ فِی الۡجَنَّۃِ وَ فَرِیۡقٌ فِی السَّعِیۡرِ ﴿۸﴾Dhe kështu Ne të shpallëm ty një Kuran në gjuhën arabe, që të alarmosh Amën e vendbanimeve dhe ata që janë përreth saj, dhe t’i alarmosh për ditën e mbledhjes në të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të jetë në xhenet dhe një grup do të jetë në zjarrin flakërues.Shpjegime
- 42:9وَ لَوۡ شَآءَ اللّٰہُ لَجَعَلَہُمۡ اُمَّۃً وَّاحِدَۃً وَّ لٰکِنۡ یُّدۡخِلُ مَنۡ یَّشَآءُ فِیۡ رَحۡمَتِہٖ ؕ وَ الظّٰلِمُوۡنَ مَا لَہُمۡ مِّنۡ وَّلِیٍّ وَّ لَا نَصِیۡرٍ ﴿۹﴾Po të donte Allahu, do t’i bënte ata një popull të vetëm, por Ai kë të dojë e fut nën mëshirën e Tij. Kurse keqbërësit nuk do të kenë asnjë mik dhe asnjë ndihmës.
- 42:10اَمِ اتَّخَذُوۡا مِنۡ دُوۡنِہٖۤ اَوۡلِیَآءَ ۚ فَاللّٰہُ ہُوَ الۡوَلِیُّ وَ ہُوَ یُحۡیِ الۡمَوۡتٰی ۫ وَ ہُوَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ٪﴿۱۰﴾A kanë zgjedhur miq të tjerë përveç Tij?! Kurse pikërisht Allahu është Miku dhe është Ai që ringjall të vdekurit, po kështu, pikërisht është Ai i Plotfuqishëm për çdo gjë.
- 42:11وَ مَا اخۡتَلَفۡتُمۡ فِیۡہِ مِنۡ شَیۡءٍ فَحُکۡمُہٗۤ اِلَی اللّٰہِ ؕ ذٰلِکُمُ اللّٰہُ رَبِّیۡ عَلَیۡہِ تَوَکَّلۡتُ ٭ۖ وَ اِلَیۡہِ اُنِیۡبُ ﴿۱۱﴾Për çdo gjë që ju kundërshtoni, gjykimi i saj është tek Allahu. Ky është Allahu, Zoti im; tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem i përulur.
- 42:12فَاطِرُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ جَعَلَ لَکُمۡ مِّنۡ اَنۡفُسِکُمۡ اَزۡوَاجًا وَّ مِنَ الۡاَنۡعَامِ اَزۡوَاجًا ۚ یَذۡرَؤُکُمۡ فِیۡہِ ؕ لَیۡسَ کَمِثۡلِہٖ شَیۡءٌ ۚ وَ ہُوَ السَّمِیۡعُ الۡبَصِیۡرُ ﴿۱۲﴾Krijuesi i qiejve dhe i tokës nga asgjëja. Ai krijoi për ju çifte nga mesi juaj, po kështu edhe çifte të bagëtive. Ai ju shton në të (pra, në tokë). Asgjë nuk është si Ai. Dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.Shpjegime
- 42:13لَہٗ مَقَالِیۡدُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ یَبۡسُطُ الرِّزۡقَ لِمَنۡ یَّشَآءُ وَ یَقۡدِرُ ؕ اِنَّہٗ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿۱۳﴾Ai i ka çelësat e qiejve e të tokës. Atij që do Ai ia shton të mirat dhe, (edhe) ia pakëson. Sigurisht, Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
- 42:14شَرَعَ لَکُمۡ مِّنَ الدِّیۡنِ مَا وَصّٰی بِہٖ نُوۡحًا وَّ الَّذِیۡۤ اَوۡحَیۡنَاۤ اِلَیۡکَ وَ مَا وَصَّیۡنَا بِہٖۤ اِبۡرٰہِیۡمَ وَ مُوۡسٰی وَ عِیۡسٰۤی اَنۡ اَقِیۡمُوا الدِّیۡنَ وَ لَا تَتَفَرَّقُوۡا فِیۡہِ ؕ کَبُرَ عَلَی الۡمُشۡرِکِیۡنَ مَا تَدۡعُوۡہُمۡ اِلَیۡہِ ؕ اَللّٰہُ یَجۡتَبِیۡۤ اِلَیۡہِ مَنۡ یَّشَآءُ وَ یَہۡدِیۡۤ اِلَیۡہِ مَنۡ یُّنِیۡبُ ﴿۱۴﴾Ai ju dha porositë në fe, ato që ia kishte porositur Nuhut. Dhe ajo që të kemi shpallur ty dhe që ia kemi porositur Ibrahimit, Musait dhe Isait: Qëndroni në fenë (Time) dhe mos u përçani në lidhje me të. Është e rëndë për idhujtarët ajo për të cilën ju i ftoni ata. Allahu zgjedh për Veten e Tij kë të dojë dhe e udhëzon atë që kthehet i përulur tek Ai.
- 42:15وَ مَا تَفَرَّقُوۡۤا اِلَّا مِنۡۢ بَعۡدِ مَا جَآءَہُمُ الۡعِلۡمُ بَغۡیًۢا بَیۡنَہُمۡ ؕ وَ لَوۡ لَا کَلِمَۃٌ سَبَقَتۡ مِنۡ رَّبِّکَ اِلٰۤی اَجَلٍ مُّسَمًّی لَّقُضِیَ بَیۡنَہُمۡ ؕ وَ اِنَّ الَّذِیۡنَ اُوۡرِثُوا الۡکِتٰبَ مِنۡۢ بَعۡدِہِمۡ لَفِیۡ شَکٍّ مِّنۡہُ مُرِیۡبٍ ﴿۱۵﴾Ata u përçanë vetëm duke u rebeluar ndaj njëri-tjetrit pasi u erdhi dija. Sikur të mos ishte lëshuar (një) fjalë paraprake prej Zotit tënd për një afat të caktuar, do të ishte vendosur për ta. Dhe, pa dyshim, ata që trashëguan Librin pas tyre, janë në një dyshim shqetësues rreth tij.
- 42:16فَلِذٰلِکَ فَادۡعُ ۚ وَ اسۡتَقِمۡ کَمَاۤ اُمِرۡتَ ۚ وَ لَا تَتَّبِعۡ اَہۡوَآءَہُمۡ ۚ وَ قُلۡ اٰمَنۡتُ بِمَاۤ اَنۡزَلَ اللّٰہُ مِنۡ کِتٰبٍ ۚ وَ اُمِرۡتُ لِاَعۡدِلَ بَیۡنَکُمۡ ؕ اَللّٰہُ رَبُّنَا وَ رَبُّکُمۡ ؕ لَنَاۤ اَعۡمَالُنَا وَ لَکُمۡ اَعۡمَالُکُمۡ ؕ لَا حُجَّۃَ بَیۡنَنَا وَ بَیۡنَکُمۡ ؕ اَللّٰہُ یَجۡمَعُ بَیۡنَنَا ۚ وَ اِلَیۡہِ الۡمَصِیۡرُ ﴿ؕ۱۶﴾Prandaj, për këtë ftoji (ata) dhe qëndro i palëkundur siç je urdhëruar, dhe mos i ndiq dëshirat e tyre. Thuaj: “Besova në gjithçka që Allahu ka zbritur nga Libri dhe jam urdhëruar të bëj drejtësi mes jush. Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Ne kemi veprat tona e ju keni veprat tuaja. Nuk ka grindje mes nesh e jush. Allahu do të na mbledhë Ne, dhe tek Ai është kthimi.”
- 42:17وَ الَّذِیۡنَ یُحَآجُّوۡنَ فِی اللّٰہِ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا اسۡتُجِیۡبَ لَہٗ حُجَّتُہُمۡ دَاحِضَۃٌ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ وَ عَلَیۡہِمۡ غَضَبٌ وَّ لَہُمۡ عَذَابٌ شَدِیۡدٌ ﴿۱۷﴾Dhe ata që grinden në lidhje me Allahun pasi (një numër i madh njerëzish) e kanë pranuar, argumenti i tyre është i pavlefshëm pranë Zotit të tyre dhe ata do të marrin zemërimin dhe do të kenë ndëshkim të rëndë.
- 42:18اَللّٰہُ الَّذِیۡۤ اَنۡزَلَ الۡکِتٰبَ بِالۡحَقِّ وَ الۡمِیۡزَانَ ؕ وَ مَا یُدۡرِیۡکَ لَعَلَّ السَّاعَۃَ قَرِیۡبٌ ﴿۱۸﴾Allahu është Ai që zbriti Librin me të vërtetën, dhe peshoren. Dhe çfarë mund të të bindë ty se ndoshta Ora është afruar!Shpjegime
- 42:19یَسۡتَعۡجِلُ بِہَا الَّذِیۡنَ لَا یُؤۡمِنُوۡنَ بِہَا ۚ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مُشۡفِقُوۡنَ مِنۡہَا ۙ وَ یَعۡلَمُوۡنَ اَنَّہَا الۡحَقُّ ؕ اَلَاۤ اِنَّ الَّذِیۡنَ یُمَارُوۡنَ فِی السَّاعَۃِ لَفِیۡ ضَلٰلٍۭ بَعِیۡدٍ ﴿۱۹﴾E kërkojnë me nxitim (Orën) pikërisht ata që nuk besojnë në të, kurse ata që besuan, frikësohen prej saj dhe e dinë që ajo është e vërtetë. Dëgjoni! Ata që grinden në lidhje me Orën, janë në një devijim të thellë.
- 42:20اَللّٰہُ لَطِیۡفٌۢ بِعِبَادِہٖ یَرۡزُقُ مَنۡ یَّشَآءُ ۚ وَ ہُوَ الۡقَوِیُّ الۡعَزِیۡزُ ﴿٪۲۰﴾Allahu është shumë i Butë ndaj robërve të Tij. Ai i jep kujt të dojë dhe Ai është i Forti, Mbizotëruesi.
- 42:21مَنۡ کَانَ یُرِیۡدُ حَرۡثَ الۡاٰخِرَۃِ نَزِدۡ لَہٗ فِیۡ حَرۡثِہٖ ۚ وَ مَنۡ کَانَ یُرِیۡدُ حَرۡثَ الدُّنۡیَا نُؤۡتِہٖ مِنۡہَا وَ مَا لَہٗ فِی الۡاٰخِرَۃِ مِنۡ نَّصِیۡبٍ ﴿۲۱﴾Ai që dëshiron të korrat e ahiretit, Ne ia shtojmë të korrat e tij, dhe ai që dëshiron të korrat e kësaj bote, prej saj ia japim atij, por ai nuk do të ketë ndonjë pjesë në ahiret.
- 42:22اَمۡ لَہُمۡ شُرَکٰٓؤُا شَرَعُوۡا لَہُمۡ مِّنَ الدِّیۡنِ مَا لَمۡ یَاۡذَنۡۢ بِہِ اللّٰہُ ؕ وَ لَوۡ لَا کَلِمَۃُ الۡفَصۡلِ لَقُضِیَ بَیۡنَہُمۡ ؕ وَ اِنَّ الظّٰلِمِیۡنَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۲۲﴾A kanë ortakë ata që u lëshuan porosi të atilla në fe, që Allahu nuk i ka urdhëruar?! Po të mos ishte fjalë paraprake për (mënyrën e) gjykimit, menjëherë do të vendosej për ta. Sigurisht, për keqbërësit ka një ndëshkim të dhimbshëm.
- 42:23تَرَی الظّٰلِمِیۡنَ مُشۡفِقِیۡنَ مِمَّا کَسَبُوۡا وَ ہُوَ وَاقِعٌۢ بِہِمۡ ؕ وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فِیۡ رَوۡضٰتِ الۡجَنّٰتِ ۚ لَہُمۡ مَّا یَشَآءُوۡنَ عِنۡدَ رَبِّہِمۡ ؕ ذٰلِکَ ہُوَ الۡفَضۡلُ الۡکَبِیۡرُ ﴿۲۳﴾Ti do t’i shohësh keqbërësit që do të frikësohen për shkak të asaj që punuan, ndërkohë, ajo do t’u bjerë atyre. Dhe ata që besuan dhe bënë të mira do të jenë në kopshtet e xhenetit; ata do të kenë gjithçka që do të dëshirojnë pranë Zotit të tyre. Ky pikërisht është bekimi madhështor.
- 42:24ذٰلِکَ الَّذِیۡ یُبَشِّرُ اللّٰہُ عِبَادَہُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ ؕ قُلۡ لَّاۤ اَسۡـَٔلُکُمۡ عَلَیۡہِ اَجۡرًا اِلَّا الۡمَوَدَّۃَ فِی الۡقُرۡبٰی ؕ وَ مَنۡ یَّقۡتَرِفۡ حَسَنَۃً نَّزِدۡ لَہٗ فِیۡہَا حُسۡنًا ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ شَکُوۡرٌ ﴿۲۴﴾Kjo është ajo që Allahu ua ka dhënë si lajm të mirë robërve të Tij, të cilët besuan dhe bënë të mira. Thuaj: “Nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim për këtë, përveçse të keni dashurinë e të afërmve (për njëri-tjetrin).” Ai që gjallëron një vepër të mirë, Ne do t’i shtojmë të mirën në të. Pa dyshim, Allahu është shumë Falës, shumë Mirënjohës.
- 42:25اَمۡ یَقُوۡلُوۡنَ افۡتَرٰی عَلَی اللّٰہِ کَذِبًا ۚ فَاِنۡ یَّشَاِ اللّٰہُ یَخۡتِمۡ عَلٰی قَلۡبِکَ ؕ وَ یَمۡحُ اللّٰہُ الۡبَاطِلَ وَ یُحِقُّ الۡحَقَّ بِکَلِمٰتِہٖ ؕ اِنَّہٗ عَلِیۡمٌۢ بِذَاتِ الصُّدُوۡرِ ﴿۲۵﴾A thonë se ai ka trilluar gënjeshtër mbi Allahun?! Po të donte Allahu, do të ta vuloste zemrën ty; Allahu fshin të pavërtetën dhe vendos të vërtetën përmes fjalëve të Tij. Sigurisht, Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë që mbajnë kraharorët.
- 42:26وَ ہُوَ الَّذِیۡ یَقۡبَلُ التَّوۡبَۃَ عَنۡ عِبَادِہٖ وَ یَعۡفُوۡا عَنِ السَّیِّاٰتِ وَ یَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُوۡنَ ﴿ۙ۲۶﴾Dhe është Ai që u pranon pendesën robërve të Tij dhe ua fal mëkatet, dhe Ai e di atë që bëni.Shpjegime
- 42:27وَ یَسۡتَجِیۡبُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ وَ یَزِیۡدُہُمۡ مِّنۡ فَضۡلِہٖ ؕ وَ الۡکٰفِرُوۡنَ لَہُمۡ عَذَابٌ شَدِیۡدٌ ﴿۲۷﴾Dhe atyre që besuan dhe (që) bënë të mira, u pranon (lutjet) dhe i shton ata me bekimin e Tij. Kurse mohuesit do të kenë ndëshkim të rëndë.
- 42:28وَ لَوۡ بَسَطَ اللّٰہُ الرِّزۡقَ لِعِبَادِہٖ لَبَغَوۡا فِی الۡاَرۡضِ وَ لٰکِنۡ یُّنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَّا یَشَآءُ ؕ اِنَّہٗ بِعِبَادِہٖ خَبِیۡرٌۢ بَصِیۡرٌ ﴿۲۸﴾Po të kishte shtuar Allahu të mirat për robërit e Tij, ata patjetër do të rebeloheshin në tokë, por Ai dërgon me masë atë që dëshiron. Sigurisht, për robërit e Tij Ai është i Gjithinformuar, Gjithëshikues.Shpjegime
- 42:29وَ ہُوَ الَّذِیۡ یُنَزِّلُ الۡغَیۡثَ مِنۡۢ بَعۡدِ مَا قَنَطُوۡا وَ یَنۡشُرُ رَحۡمَتَہٗ ؕ وَ ہُوَ الۡوَلِیُّ الۡحَمِیۡدُ ﴿۲۹﴾Dhe është Ai që dërgon shiun, pasi ata të dëshpërohen, dhe përhap mëshirën e Tij. Pikërisht Ai është Miku, i Lavdishmi.
- 42:30وَ مِنۡ اٰیٰتِہٖ خَلۡقُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ مَا بَثَّ فِیۡہِمَا مِنۡ دَآبَّۃٍ ؕ وَ ہُوَ عَلٰی جَمۡعِہِمۡ اِذَا یَشَآءُ قَدِیۡرٌ ﴿٪۳۰﴾Prej shenjave të Tij janë edhe krijimi i qiejve dhe i tokës, si dhe gjithçka prej gjallesave që Ai përhapi në to. Dhe, kur të dojë, Ai është i Plotfuqishëm t’i bashkojë ato.Shpjegime
- 42:31وَ مَاۤ اَصَابَکُمۡ مِّنۡ مُّصِیۡبَۃٍ فَبِمَا کَسَبَتۡ اَیۡدِیۡکُمۡ وَ یَعۡفُوۡا عَنۡ کَثِیۡرٍ ﴿ؕ۳۱﴾Çdo fatkeqësi që ju godet, vjen për shkak të asaj që duart tuaja kanë punuar, ndërkohë Ai ju fal shumë (gabime).Shpjegime
- 42:32وَ مَاۤ اَنۡتُمۡ بِمُعۡجِزِیۡنَ فِی الۡاَرۡضِ ۚۖ وَ مَا لَکُمۡ مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ مِنۡ وَّلِیٍّ وَّ لَا نَصِیۡرٍ ﴿۳۲﴾Ju nuk mund ta mposhtni dot në tokë (Allahun) dhe përveç Allahut ju nuk keni asnjë Mik dhe asnjë Ndihmës.
- 42:33وَ مِنۡ اٰیٰتِہِ الۡجَوَارِ فِی الۡبَحۡرِ کَالۡاَعۡلَامِ ﴿ؕ۳۳﴾Prej shenjave të Tij janë edhe anijet (e mëdha) porsi malet që lundrojnë në det.
- 42:34اِنۡ یَّشَاۡ یُسۡکِنِ الرِّیۡحَ فَیَظۡلَلۡنَ رَوَاکِدَ عَلٰی ظَہۡرِہٖ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَاٰیٰتٍ لِّکُلِّ صَبَّارٍ شَکُوۡرٍ ﴿ۙ۳۴﴾Po të dojë Ai, mund të ndalë erën, që ato të mbeten të palëvizshme në sipërfaqen e tij. Pa dyshim, në të ka shenja për çdo të duruar (dhe) mirënjohës.Shpjegime
- 42:35اَوۡ یُوۡبِقۡہُنَّ بِمَا کَسَبُوۡا وَ یَعۡفُ عَنۡ کَثِیۡرٍ ﴿۫۳۵﴾Ose Ai t’i shkatërrojë (anijet) për shkak të asaj që kanë punuar (udhëtarët e tyre), por Ai fal shumë (gabime).
- 42:36وَّ یَعۡلَمَ الَّذِیۡنَ یُجَادِلُوۡنَ فِیۡۤ اٰیٰتِنَا ؕ مَا لَہُمۡ مِّنۡ مَّحِیۡصٍ ﴿۳۶﴾Dhe që të dinë ata që grinden në lidhje me shenjat Tona (se) nuk kanë vend shpëtimi.
- 42:37فَمَاۤ اُوۡتِیۡتُمۡ مِّنۡ شَیۡءٍ فَمَتَاعُ الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا ۚ وَ مَا عِنۡدَ اللّٰہِ خَیۡرٌ وَّ اَبۡقٰی لِلَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَلٰی رَبِّہِمۡ یَتَوَکَّلُوۡنَ ﴿ۚ۳۷﴾Çdo gjë që ju është dhënë juve është përfitim i përkohshëm i jetës së kësaj bote. Kurse ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme për ata që besuan dhe (që) mbështeten te Zoti i tyre;
- 42:38وَ الَّذِیۡنَ یَجۡتَنِبُوۡنَ کَبٰٓئِرَ الۡاِثۡمِ وَ الۡفَوَاحِشَ وَ اِذَا مَا غَضِبُوۡا ہُمۡ یَغۡفِرُوۡنَ ﴿ۚ۳۸﴾që ruhen nga mëkatet e mëdha, nga imoralitetet, dhe falin kur zemërohen;
- 42:39وَ الَّذِیۡنَ اسۡتَجَابُوۡا لِرَبِّہِمۡ وَ اَقَامُوا الصَّلٰوۃَ ۪ وَ اَمۡرُہُمۡ شُوۡرٰی بَیۡنَہُمۡ ۪ وَ مِمَّا رَزَقۡنٰہُمۡ یُنۡفِقُوۡنَ ﴿ۚ۳۹﴾që i përgjigjen me pohim thirrjes së Zotit të tyre, kryejnë namazin, çështjen e tyre e zgjidhin me këshillim të ndërsjellë, japin prej asaj që Ne u kemi dhënë;Shpjegime
- 42:40وَ الَّذِیۡنَ اِذَاۤ اَصَابَہُمُ الۡبَغۡیُ ہُمۡ یَنۡتَصِرُوۡنَ ﴿۴۰﴾dhe që kur përballen me rebelimin padrejtësisht, hakmerren.
- 42:41وَ جَزٰٓؤُا سَیِّئَۃٍ سَیِّئَۃٌ مِّثۡلُہَا ۚ فَمَنۡ عَفَا وَ اَصۡلَحَ فَاَجۡرُہٗ عَلَی اللّٰہِ ؕ اِنَّہٗ لَا یُحِبُّ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۴۱﴾Dëmshpërblimi i së keqes është aq sa është e keqja, por kush fal (fajtorin) dhe përmirëson, shpërblimi i tij është mbi Allahun. Pa dyshim, Ai nuk i do të padrejtët.Shpjegime
- 42:42وَ لَمَنِ انۡتَصَرَ بَعۡدَ ظُلۡمِہٖ فَاُولٰٓئِکَ مَا عَلَیۡہِمۡ مِّنۡ سَبِیۡلٍ ﴿ؕ۴۲﴾Dhe ata që hakmerren pasi u është bërë padrejtësi, nuk kanë faj.
- 42:43اِنَّمَا السَّبِیۡلُ عَلَی الَّذِیۡنَ یَظۡلِمُوۡنَ النَّاسَ وَ یَبۡغُوۡنَ فِی الۡاَرۡضِ بِغَیۡرِ الۡحَقِّ ؕ اُولٰٓئِکَ لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۴۳﴾Fajin e kanë ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe rebelohen në tokë pa të drejtë. Të tillët do të kenë ndëshkim të dhimbshëm.
- 42:44وَ لَمَنۡ صَبَرَ وَ غَفَرَ اِنَّ ذٰلِکَ لَمِنۡ عَزۡمِ الۡاُمُوۡرِ ﴿٪۴۴﴾Ai që duron dhe fal, (ta dijë) se këto janë virtyte shumë të larta.
- 42:45وَ مَنۡ یُّضۡلِلِ اللّٰہُ فَمَا لَہٗ مِنۡ وَّلِیٍّ مِّنۡۢ بَعۡدِہٖ ؕ وَ تَرَی الظّٰلِمِیۡنَ لَمَّا رَاَوُا الۡعَذَابَ یَقُوۡلُوۡنَ ہَلۡ اِلٰی مَرَدٍّ مِّنۡ سَبِیۡلٍ ﴿ۚ۴۵﴾Atë të cilin Allahu e cilëson të devijuar, pas kësaj ai nuk ka më ndonjë ndihmës. Ti do t’i shohësh të padrejtët kur ata do të jenë duke parë ndëshkimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugëdalje për t’i ikur (kësaj)!”
- 42:46وَ تَرٰٮہُمۡ یُعۡرَضُوۡنَ عَلَیۡہَا خٰشِعِیۡنَ مِنَ الذُّلِّ یَنۡظُرُوۡنَ مِنۡ طَرۡفٍ خَفِیٍّ ؕ وَ قَالَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنَّ الۡخٰسِرِیۡنَ الَّذِیۡنَ خَسِرُوۡۤا اَنۡفُسَہُمۡ وَ اَہۡلِیۡہِمۡ یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ الظّٰلِمِیۡنَ فِیۡ عَذَابٍ مُّقِیۡمٍ ﴿۴۶﴾Dhe do t’i shohësh që ata do të dalin përpara atij (ndëshkimi) kokulur për shkak të poshtërimit, duke parë me një shikim të fshehtë. Dhe ata që besuan, do të thonë: “Humbësit e vërtetë janë ata që Ditën e Kiametit i shkaktuan humbje vetvetes dhe familjeve të tyre!” Dëgjoni! Të padrejtët do të jenë në një ndëshkim që mbetet.
- 42:47وَ مَا کَانَ لَہُمۡ مِّنۡ اَوۡلِیَآءَ یَنۡصُرُوۡنَہُمۡ مِّنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ ؕ وَ مَنۡ یُّضۡلِلِ اللّٰہُ فَمَا لَہٗ مِنۡ سَبِیۡلٍ ﴿ؕ۴۷﴾Ata nuk do të kenë miq që t’i ndihmojnë, përveç Allahut. Dhe atë që Allahu e cilëson të devijuar, ai nuk ka më ndonjë rrugëdalje.
- 42:48اِسۡتَجِیۡبُوۡا لِرَبِّکُمۡ مِّنۡ قَبۡلِ اَنۡ یَّاۡتِیَ یَوۡمٌ لَّا مَرَدَّ لَہٗ مِنَ اللّٰہِ ؕ مَا لَکُمۡ مِّنۡ مَّلۡجَاٍ یَّوۡمَئِذٍ وَّ مَا لَکُمۡ مِّنۡ نَّکِیۡرٍ ﴿۴۸﴾Përgjigjjuni me pohim Zotit tuaj përpara se t’ju vijë dita për të cilën Allahu ka vendosur që nuk ka kthim pas. Atë ditë, ju nuk do të keni asnjë strehë dhe nuk do të keni asnjë mundësi refuzimi.
- 42:49فَاِنۡ اَعۡرَضُوۡا فَمَاۤ اَرۡسَلۡنٰکَ عَلَیۡہِمۡ حَفِیۡظًا ؕ اِنۡ عَلَیۡکَ اِلَّا الۡبَلٰغُ ؕ وَ اِنَّاۤ اِذَاۤ اَذَقۡنَا الۡاِنۡسَانَ مِنَّا رَحۡمَۃً فَرِحَ بِہَا ۚ وَ اِنۡ تُصِبۡہُمۡ سَیِّئَۃٌۢ بِمَا قَدَّمَتۡ اَیۡدِیۡہِمۡ فَاِنَّ الۡاِنۡسَانَ کَفُوۡرٌ ﴿۴۹﴾E nëse ata largohen, atëherë Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës ndaj tyre. Detyra jote është vetëm kumtimi i mesazhit. Njëmend, kur Ne e bëjmë njeriun të shijojë ndonjë mëshirë Tonën, ai kënaqet me të, dhe kur e godet ndonjë fatkeqësi për shkak të asaj që vetë duart e tij e sollën, atëherë (ky) njeri bëhet tepër mosmirënjohës.
- 42:50لِلّٰہِ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ یَخۡلُقُ مَا یَشَآءُ ؕیَہَبُ لِمَنۡ یَّشَآءُ اِنَاثًا وَّ یَہَبُ لِمَنۡ یَّشَآءُ الذُّکُوۡرَ ﴿ۙ۵۰﴾I Allahut është sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Kujt të dojë i dhuron vajza e kujt të dojë i dhuron djem.
- 42:51اَوۡ یُزَوِّجُہُمۡ ذُکۡرَانًا وَّ اِنَاثًا ۚ وَ یَجۡعَلُ مَنۡ یَّشَآءُ عَقِیۡمًا ؕ اِنَّہٗ عَلِیۡمٌ قَدِیۡرٌ ﴿۵۱﴾Ose i bashkon, djem e vajza, dhe kë të dojë e bën shterp. Sigurisht, Ai është i Gjithëdijshëm, i Plotfuqishëm.
- 42:52وَ مَا کَانَ لِبَشَرٍ اَنۡ یُّکَلِّمَہُ اللّٰہُ اِلَّا وَحۡیًا اَوۡ مِنۡ وَّرَآیِٔ حِجَابٍ اَوۡ یُرۡسِلَ رَسُوۡلًا فَیُوۡحِیَ بِاِذۡنِہٖ مَا یَشَآءُ ؕ اِنَّہٗ عَلِیٌّ حَکِیۡمٌ ﴿۵۲﴾Nuk është e mundur për një njeri që Allahu t’i flasë atij, përveçse me anë të shpalljes ose mbrapa një perdeje ose atij t’i dërgohet (prej Allahut) një i dërguar (pra, engjëll), i cili i shpall atij me urdhrin e Tij për çfarë të dojë Ai. Sigurisht, Ai është shumë i Lartë, shumë i Urtë.Shpjegime
- 42:53وَ کَذٰلِکَ اَوۡحَیۡنَاۤ اِلَیۡکَ رُوۡحًا مِّنۡ اَمۡرِنَا ؕ مَا کُنۡتَ تَدۡرِیۡ مَا الۡکِتٰبُ وَ لَا الۡاِیۡمَانُ وَ لٰکِنۡ جَعَلۡنٰہُ نُوۡرًا نَّہۡدِیۡ بِہٖ مَنۡ نَّشَآءُ مِنۡ عِبَادِنَا ؕ وَ اِنَّکَ لَتَہۡدِیۡۤ اِلٰی صِرَاطٍ مُّسۡتَقِیۡمٍ ﴿ۙ۵۳﴾Po kështu Ne të shpallëm ty Shpirtin (pra, Fjalën) me urdhrin Tonë. Ti nuk dije se ç’është Libri dhe ç’është besimi, por Ne e bëmë atë dritë me të cilën udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë; dhe pa dyshim, ti prin drejt rrugës së drejtë;Shpjegime
- 42:54صِرَاطِ اللّٰہِ الَّذِیۡ لَہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ اَلَاۤ اِلَی اللّٰہِ تَصِیۡرُ الۡاُمُوۡرُ ﴿٪۵۴﴾drejt rrugës së Allahut, të cilit i takon gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dëgjoni! Tek Allahu kthehen çështjet.
0:00
/
0:00