الفِیل
El-Fil
Surja El-Fil është zbritur në periudhën e hershme mekase dhe, bashkë me bismil-lahin, ka gjashtë ajete.
Zhvillimi i popujve materialistë do të arrijë kulmin përfundimtar në pikën kur ata bashkërisht do të bëjnë përpjekje të mëdha për ta asgjësuar Islamin. Duke treguar një ngjarje të së kaluarës, Kurani i Shenjtë deklaron që edhe më përpara superfuqitë e kohës tentuan ta shkatërronin Mekën, amën e vendbanimeve. Ata ishin të zotët e elefantëve, por përpara se ata të arrinin në Mekë me elefantët e tyre gjigantë, zogjtë ebabil që ndërtojnë çerdhet nëpër zgavra shkëmbinjsh, u lëshuan gurëza të atilla që kishin mikrobe, të cilat shkaktuan epidemi të një lloji lie. Sëmundja vdekjeprurëse u përhap me shpejtësi në të gjithë ushtrinë, duke i kthyer trupat ushtarake në trupa të vdekur, të lënë si mbeturina. Zogjtë që hanë ngordhësirën, vinin dhe godisnin pjesët e trupave të tyre nëpër tokë. Kështu që, edhe në të ardhmen, nëse ndonjë popull apo shtet, nisur nga fuqia e tij, do të ndërmarrë çnderimin ose shkatërrimin e Mekës, ai vetë do të shkatërrohet po në këtë mënyrë.
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾105 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- اَلَمۡ تَرَ کَیۡفَ فَعَلَ رَبُّکَ بِاَصۡحٰبِ الۡفِیۡلِ ؕ﴿۲﴾105 : 2 A nuk e pe se çfarë bëri Zoti yt me Njerëzit e Elefantit?!
- اَلَمۡ یَجۡعَلۡ کَیۡدَہُمۡ فِیۡ تَضۡلِیۡلٍ ۙ﴿۳﴾105 : 3 A nuk ua shkatërroi strategjinë?!
- وَّ اَرۡسَلَ عَلَیۡہِمۡ طَیۡرًا اَبَابِیۡلَ ۙ﴿۴﴾105 : 4 Dhe u dërgoi zogj tufa-tufa?!
- تَرۡمِیۡہِمۡ بِحِجَارَۃٍ مِّنۡ سِجِّیۡلٍ ۪ۙ﴿۵﴾105 : 5 Ata u gjuanin gurëza prej dheu të thatë.
- فَجَعَلَہُمۡ کَعَصۡفٍ مَّاۡکُوۡلٍ ٪﴿۶﴾105 : 6 Atëherë, Ai i bëri porsi sanë e përtypur.