بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
107 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
اَرَءَیۡتَ الَّذِیۡ یُکَذِّبُ بِالدِّیۡنِ ؕ﴿۲﴾
107 : 2 A ke menduar për atë që mohon fenë?
فَذٰلِکَ الَّذِیۡ یَدُعُّ الۡیَتِیۡمَ ۙ﴿۳﴾
107 : 3 Pikërisht ai përzë jetimin;
وَ لَا یَحُضُّ عَلٰی طَعَامِ الۡمِسۡکِیۡنِ ؕ﴿۴﴾
107 : 4 dhe nuk nxit (të tjerët) për të ushqyer nevojtarin.
فَوَیۡلٌ لِّلۡمُصَلِّیۡنَ ۙ﴿۵﴾
107 : 5 Andaj, u mjerofshin namazfalësit,
الَّذِیۡنَ ہُمۡ عَنۡ صَلَاتِہِمۡ سَاہُوۡنَ ۙ﴿۶﴾
107 : 6 të cilët janë të shkujdesur ndaj namazeve të tyre;
الَّذِیۡنَ ہُمۡ یُرَآءُوۡنَ ۙ﴿۷﴾
107 : 7 të cilët vetëm shtiren;
وَ یَمۡنَعُوۡنَ الۡمَاعُوۡنَ ٪﴿۸﴾
107 : 8 dhe ndalojnë (edhe) nevojat më elementare.