بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
94 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
اَلَمۡ نَشۡرَحۡ لَکَ صَدۡرَکَ ۙ﴿۲﴾
94 : 2 A nuk ta hapëm ty kraharorin?!
وَ وَضَعۡنَا عَنۡکَ وِزۡرَکَ ۙ﴿۳﴾
94 : 3 Dhe ta hoqëm barrën?!
الَّذِیۡۤ اَنۡقَضَ ظَہۡرَکَ ۙ﴿۴﴾
94 : 4 E cila ta thyente kurrizin.
وَ رَفَعۡنَا لَکَ ذِکۡرَکَ ؕ﴿۵﴾
94 : 5 Dhe ta lartësuam emrin.
فَاِنَّ مَعَ الۡعُسۡرِ یُسۡرًا ۙ﴿۶﴾
94 : 6 Dhe pa dyshim, me vështirësinë, vjen (edhe) lehtësia.
اِنَّ مَعَ الۡعُسۡرِ یُسۡرًا ؕ﴿۷﴾
94 : 7 Pa dyshim, me vështirësinë, vjen (edhe) lehtësia.
فَاِذَا فَرَغۡتَ فَانۡصَبۡ ۙ﴿۸﴾
94 : 8 Pra, kur të lirohesh, përpiqu;
وَ اِلٰی رَبِّکَ فَارۡغَبۡ ٪﴿۹﴾
94 : 9 dhe te Zoti yt me përkushtim angazhohu.