بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
95 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
وَ التِّیۡنِ وَ الزَّیۡتُوۡنِ ۙ﴿۲﴾
95 : 2 Betohem për fikun dhe për ullirin!
وَ طُوۡرِ سِیۡنِیۡنَ ۙ﴿۳﴾
95 : 3 Dhe për Malin e Sinait!
وَ ہٰذَا الۡبَلَدِ الۡاَمِیۡنِ ۙ﴿۴﴾
95 : 4 Dhe për këtë qytet të paqes!
لَقَدۡ خَلَقۡنَا الۡاِنۡسَانَ فِیۡۤ اَحۡسَنِ تَقۡوِیۡمٍ ۫﴿۵﴾
95 : 5 Sigurisht, Ne e krijuam njeriun në gjendjen më të mirë të zhvillimit.
ثُمَّ رَدَدۡنٰہُ اَسۡفَلَ سٰفِلِیۡنَ ۙ﴿۶﴾
95 : 6 Më pas, e kthyem në gjendjen më të ulët.
اِلَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ فَلَہُمۡ اَجۡرٌ غَیۡرُ مَمۡنُوۡنٍ ؕ﴿۷﴾
95 : 7 Përveç atyre që besuan dhe bënë të mira; ata do të kenë shpërblim pambarim.
فَمَا یُکَذِّبُکَ بَعۡدُ بِالدِّیۡنِ ؕ﴿۸﴾
95 : 8 Atëherë ç’të shtyn ty që të mohosh Ditën e Gjykimit?
اَلَیۡسَ اللّٰہُ بِاَحۡکَمِ الۡحٰکِمِیۡنَ ٪﴿۹﴾
95 : 9 A nuk është Allahu Gjykatësi më i mirë?!