الانشقاق
El-Inshikak
Rreth Sures
-
84:1بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
-
84:2اِذَا السَّمَآءُ انۡشَقَّتۡ ۙ﴿۲﴾Kur qielli të çahet,
-
84:3وَ اَذِنَتۡ لِرَبِّہَا وَ حُقَّتۡ ۙ﴿۳﴾dhe t’i vërë veshin Zotit të tij, dhe kjo për të është obligim.
-
84:4وَ اِذَا الۡاَرۡضُ مُدَّتۡ ۙ﴿۴﴾Dhe kur toka të zgjerohet,
-
84:5وَ اَلۡقَتۡ مَا فِیۡہَا وَ تَخَلَّتۡ ۙ﴿۵﴾dhe të nxjerrë përjashta gjithçka që ka brenda, dhe të zbrazet,
-
84:6وَ اَذِنَتۡ لِرَبِّہَا وَ حُقَّتۡ ؕ﴿۶﴾dhe t’i vërë veshin Zotit të saj, dhe kjo për të është obligim.
-
84:7یٰۤاَیُّہَا الۡاِنۡسَانُ اِنَّکَ کَادِحٌ اِلٰی رَبِّکَ کَدۡحًا فَمُلٰقِیۡہِ ۚ﴿۷﴾O njeri! Ti patjetër do të mundohesh shumë për (të shkuar) te Zoti yt; dhe (përfundimisht) do ta takosh Atë.
-
84:8فَاَمَّا مَنۡ اُوۡتِیَ کِتٰبَہٗ بِیَمِیۡنِہٖ ۙ﴿۸﴾Atëherë, atij që do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,
-
84:9فَسَوۡفَ یُحَاسَبُ حِسَابًا یَّسِیۡرًا ۙ﴿۹﴾do t’i kërkohet një llogari e lehtë,
-
84:10وَّ یَنۡقَلِبُ اِلٰۤی اَہۡلِہٖ مَسۡرُوۡرًا ؕ﴿۱۰﴾dhe ai do të kthehet i gëzuar te familja e tij.
-
84:11وَ اَمَّا مَنۡ اُوۡتِیَ کِتٰبَہٗ وَرَآءَ ظَہۡرِہٖ ﴿ۙ۱۱﴾Kurse atij që do t’i jepet libri i tij mbrapa shpine,
-
84:12فَسَوۡفَ یَدۡعُوۡا ثُبُوۡرًا ﴿ۙ۱۲﴾ai do të lutet të shkatërrohet,
-
84:13وَّ یَصۡلٰی سَعِیۡرًا ﴿ؕ۱۳﴾dhe do të hidhet në zjarrin flakërues;
-
84:14اِنَّہٗ کَانَ فِیۡۤ اَہۡلِہٖ مَسۡرُوۡرًا ﴿ؕ۱۴﴾dikur ishte i gëzuar (kur ishte) në familjen e tij;
-
84:15اِنَّہٗ ظَنَّ اَنۡ لَّنۡ یَّحُوۡرَ ﴿ۚۛ۱۵﴾mendonte se kurrë nuk do të ringjallej.Shpjegime
-
84:16بَلٰۤی ۚۛ اِنَّ رَبَّہٗ کَانَ بِہٖ بَصِیۡرًا ﴿ؕ۱۶﴾Përkundrazi! Zoti i tij gjithmonë e sheh mirë atë.
-
84:17فَلَاۤ اُقۡسِمُ بِالشَّفَقِ ﴿ۙ۱۷﴾Dëgjoni! Betohem për muzgun e mbrëmjes!
-
84:18وَ الَّیۡلِ وَ مَا وَسَقَ ﴿ۙ۱۸﴾Dhe për natën, si dhe për atë që ajo e pushton!
-
84:19وَ الۡقَمَرِ اِذَا اتَّسَقَ ﴿ۙ۱۹﴾Dhe për hënën kur ajo bëhet e plotë!Shpjegime
-
84:20لَتَرۡکَبُنَّ طَبَقًا عَنۡ طَبَقٍ ﴿ؕ۲۰﴾Ju patjetër do të përparoni shkallë-shkallë.Shpjegime
-
84:21فَمَا لَہُمۡ لَا یُؤۡمِنُوۡنَ ﴿ۙ۲۱﴾Atëherë, çfarë u ndodhi që nuk besojnë?!
-
84:22وَ اِذَا قُرِئَ عَلَیۡہِمُ الۡقُرۡاٰنُ لَا یَسۡجُدُوۡنَ ﴿ؕٛ۲۲﴾Kur u lexohet Kurani, nuk bien në sexhde?!
-
84:23بَلِ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا یُکَذِّبُوۡنَ ﴿۫ۖ۲۳﴾Madje, ata që mohuan, (e) quajnë gënjeshtër.
-
84:24وَ اللّٰہُ اَعۡلَمُ بِمَا یُوۡعُوۡنَ ﴿۫ۖ۲۴﴾Dhe Allahu e di më së miri se çfarë grumbullojnë ata.
-
84:25فَبَشِّرۡہُمۡ بِعَذَابٍ اَلِیۡمٍ ﴿ۙ۲۵﴾Atëherë, jepu “lajmin e mirë” për një ndëshkim të dhimbshëm!
-
84:26اِلَّا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَہُمۡ اَجۡرٌ غَیۡرُ مَمۡنُوۡنٍ ﴿٪۲۶﴾Por jo atyre që besuan dhe bënë të mira; ata do të kenë shpërblim pambarim.
0:00
/
0:00