المجَادلة
El-Muxhadile
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾58 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- قَدۡ سَمِعَ اللّٰہُ قَوۡلَ الَّتِیۡ تُجَادِلُکَ فِیۡ زَوۡجِہَا وَ تَشۡتَکِیۡۤ اِلَی اللّٰہِ ٭ۖ وَ اللّٰہُ یَسۡمَعُ تَحَاوُرَکُمَا ؕ اِنَّ اللّٰہَ سَمِیۡعٌۢ بَصِیۡرٌ ﴿۲﴾58 : 2 Pa dyshim, Allahu ka dëgjuar fjalën e asaj që po debatonte me ty rreth të shoqit të vet dhe po i ankohej Allahut. Allahu po dëgjonte diskutimin e ju të dyve. Sigurisht, Allahu është Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.
- اَلَّذِیۡنَ یُظٰہِرُوۡنَ مِنۡکُمۡ مِّنۡ نِّسَآئِہِمۡ مَّا ہُنَّ اُمَّہٰتِہِمۡ ؕ اِنۡ اُمَّہٰتُہُمۡ اِلَّا الّٰٓیِٴۡ وَلَدۡنَہُمۡ ؕ وَ اِنَّہُمۡ لَیَقُوۡلُوۡنَ مُنۡکَرًا مِّنَ الۡقَوۡلِ وَ زُوۡرًا ؕ وَ اِنَّ اللّٰہَ لَعَفُوٌّ غَفُوۡرٌ ﴿۳﴾58 : 3 Prej jush ata që i quajnë bashkëshortet e tyre nëna (për t’u ndarë me to), ato nuk u bëhen nëna. Nënat e tyre janë vetëm ato që i lindën ata. Pa dyshim, ata thonë një fjalë të urryer dhe të gënjeshtërt. Dhe, sigurisht, Allahu është shumë Tolerant, shumë Falës.
- وَ الَّذِیۡنَ یُظٰہِرُوۡنَ مِنۡ نِّسَآئِہِمۡ ثُمَّ یَعُوۡدُوۡنَ لِمَا قَالُوۡا فَتَحۡرِیۡرُ رَقَبَۃٍ مِّنۡ قَبۡلِ اَنۡ یَّتَمَآسَّا ؕ ذٰلِکُمۡ تُوۡعَظُوۡنَ بِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ خَبِیۡرٌ ﴿۴﴾58 : 4 Ata që i quajnë bashkëshortet e tyre nëna e më pas tërhiqen nga ajo që thanë, duhet të lirojnë një skllav përpara se (bashkëshortët) të prekin njëri-tjetrin. Kjo është ajo që ju këshillohet. Dhe Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni.
- فَمَنۡ لَّمۡ یَجِدۡ فَصِیَامُ شَہۡرَیۡنِ مُتَتَابِعَیۡنِ مِنۡ قَبۡلِ اَنۡ یَّتَمَآسَّا ۚ فَمَنۡ لَّمۡ یَسۡتَطِعۡ فَاِطۡعَامُ سِتِّیۡنَ مِسۡکِیۡنًا ؕ ذٰلِکَ لِتُؤۡمِنُوۡا بِاللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ ؕ وَ تِلۡکَ حُدُوۡدُ اللّٰہِ ؕ وَ لِلۡکٰفِرِیۡنَ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۵﴾58 : 5 Ai që nuk ka mundësi (ta bëjë këtë), le të agjërojë dy muaj rresht, përpara se të prekin njëri-tjetrin. Dhe ai që nuk ka fuqi (as për këtë), le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo është që ju të besoni në Allah dhe (në) të Dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut. Dhe për mohuesit ka ndëshkim të dhimbshëm.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ یُحَآدُّوۡنَ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ کُبِتُوۡا کَمَا کُبِتَ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ وَ قَدۡ اَنۡزَلۡنَاۤ اٰیٰتٍۭ بَیِّنٰتٍ ؕ وَ لِلۡکٰفِرِیۡنَ عَذَابٌ مُّہِیۡنٌ ۚ﴿۶﴾58 : 6 Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe pse Ne kemi zbritur shenja të qarta, do të poshtërohen ashtu siç u poshtëruan ata që ishin para tyre. Dhe për mohuesit ka ndëshkim tejet poshtërues.
- یَوۡمَ یَبۡعَثُہُمُ اللّٰہُ جَمِیۡعًا فَیُنَبِّئُہُمۡ بِمَا عَمِلُوۡا ؕ اَحۡصٰہُ اللّٰہُ وَ نَسُوۡہُ ؕ وَ اللّٰہُ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ شَہِیۡدٌ ٪﴿۷﴾58 : 7 Ditën kur Allahu do t’i ngrejë ata (si një grup) të tërë, do t’i informojë për atë që bënin; Allahu e ka shënuar, kurse ata e kanë harruar; dhe Allahu është Dëshmitar mbi çdo gjë.
- اَلَمۡ تَرَ اَنَّ اللّٰہَ یَعۡلَمُ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ مَا یَکُوۡنُ مِنۡ نَّجۡوٰی ثَلٰثَۃٍ اِلَّا ہُوَ رَابِعُہُمۡ وَ لَا خَمۡسَۃٍ اِلَّا ہُوَ سَادِسُہُمۡ وَ لَاۤ اَدۡنٰی مِنۡ ذٰلِکَ وَ لَاۤ اَکۡثَرَ اِلَّا ہُوَ مَعَہُمۡ اَیۡنَ مَا کَانُوۡا ۚ ثُمَّ یُنَبِّئُہُمۡ بِمَا عَمِلُوۡا یَوۡمَ الۡقِیٰمَۃِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿۸﴾58 : 8 A nuk e ke parë që Allahu di gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë?! Nuk bëhet ndonjë bisedë e fshehtë mes tre (njerëzve), që Ai të mos jetë i katërti i tyre; as mes pesë vetash, që Ai të mos jetë i gjashti i tyre; e as më pak e as më shumë se kaq, që Ai të mos jetë me ta kudo që të jenë ata. Pastaj, Ditën e Kiametit, Ai do t’i informojë për atë që bënin. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
- اَلَمۡ تَرَ اِلَی الَّذِیۡنَ نُہُوۡا عَنِ النَّجۡوٰی ثُمَّ یَعُوۡدُوۡنَ لِمَا نُہُوۡا عَنۡہُ وَ یَتَنٰجَوۡنَ بِالۡاِثۡمِ وَ الۡعُدۡوَانِ وَ مَعۡصِیَتِ الرَّسُوۡلِ ۫ وَ اِذَا جَآءُوۡکَ حَیَّوۡکَ بِمَا لَمۡ یُحَیِّکَ بِہِ اللّٰہُ ۙ وَ یَقُوۡلُوۡنَ فِیۡۤ اَنۡفُسِہِمۡ لَوۡ لَا یُعَذِّبُنَا اللّٰہُ بِمَا نَقُوۡلُ ؕ حَسۡبُہُمۡ جَہَنَّمُ ۚ یَصۡلَوۡنَہَا ۚ فَبِئۡسَ الۡمَصِیۡرُ ﴿۹﴾58 : 9 A nuk i ke parë ata që u ishte bërë i ndaluar bisedimi i fshehtë, por ata e përsëritën të njëjtën gjë që u ishte bërë e ndaluar?! Ata bisedonin fshehtas për mëkatin, rebelimin dhe mosbindjen ndaj të Dërguarit. Dhe kur vijnë te ti, të përshëndesin në një mënyrë që Allahu nuk të ka përshëndetur ashtu; dhe thonë me veten e tyre: “Pse Allahu nuk na ndëshkon për këtë që themi?!” Për ta xhehenemi është i mjaftueshëm, në të cilin ata do të hidhen. Sa destinacion i keq qenka ai!Shpjegime
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا تَنَاجَیۡتُمۡ فَلَا تَتَنَاجَوۡا بِالۡاِثۡمِ وَ الۡعُدۡوَانِ وَ مَعۡصِیَتِ الرَّسُوۡلِ وَ تَنَاجَوۡا بِالۡبِرِّ وَ التَّقۡوٰی ؕ وَ اتَّقُوا اللّٰہَ الَّذِیۡۤ اِلَیۡہِ تُحۡشَرُوۡنَ ﴿۱۰﴾58 : 10 O ju që besuat, kur bëni biseda të fshehta, mos bisedoni për (të bërë) mëkat, rebelim dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për mirësi e druajtje! Kini druajtje ndaj Allahut, tek i cili do të mblidheni.
- اِنَّمَا النَّجۡوٰی مِنَ الشَّیۡطٰنِ لِیَحۡزُنَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ لَیۡسَ بِضَآرِّہِمۡ شَیۡئًا اِلَّا بِاِذۡنِ اللّٰہِ ؕ وَ عَلَی اللّٰہِ فَلۡیَتَوَکَّلِ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ ﴿۱۱﴾58 : 11 Bisedimi i fshehtë (për të bërë mëkat, rebelim dhe mosbindje ndaj të Dërguarit) vjen pikërisht nga djalli, që ai t’i brengosë ata që besuan; dhe ai nuk mund t’i dëmtojë aspak, përveçse me lejen e Allahut. Andaj, vetëm tek Allahu duhet të mbështeten besimtarët.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا قِیۡلَ لَکُمۡ تَفَسَّحُوۡا فِی الۡمَجٰلِسِ فَافۡسَحُوۡا یَفۡسَحِ اللّٰہُ لَکُمۡ ۚ وَ اِذَا قِیۡلَ انۡشُزُوۡا فَانۡشُزُوۡا یَرۡفَعِ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مِنۡکُمۡ ۙ وَ الَّذِیۡنَ اُوۡتُوا الۡعِلۡمَ دَرَجٰتٍ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ خَبِیۡرٌ ﴿۱۲﴾58 : 12 O ju që besuat! Kur ju thuhet nëpër mbledhje: “Lironi vendin!”, atëherë lironi vendin, Allahu do t’ju japë zgjerim; dhe kur ju thuhet: “Ngrihuni!”, atëherë ngrihuni, Allahu do t’i lartësojë në grada ata që besuan prej jush, si dhe ata të cilëve u është dhënë dije. Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا نَاجَیۡتُمُ الرَّسُوۡلَ فَقَدِّمُوۡا بَیۡنَ یَدَیۡ نَجۡوٰٮکُمۡ صَدَقَۃً ؕ ذٰلِکَ خَیۡرٌ لَّکُمۡ وَ اَطۡہَرُ ؕ فَاِنۡ لَّمۡ تَجِدُوۡا فَاِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۱۳﴾58 : 13 O ju që besuat! Kur doni të këshilloheni me të Dërguarin (për ndonjë çështje personale), jepni lëmoshë përpara këshillimit tuaj. Kjo është më e mirë dhe më e pastër për ju. Dhe nëse nuk keni mundësi (për këtë), atëherë Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
- ءَاَشۡفَقۡتُمۡ اَنۡ تُقَدِّمُوۡا بَیۡنَ یَدَیۡ نَجۡوٰٮکُمۡ صَدَقٰتٍ ؕ فَاِذۡ لَمۡ تَفۡعَلُوۡا وَ تَابَ اللّٰہُ عَلَیۡکُمۡ فَاَقِیۡمُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتُوا الزَّکٰوۃَ وَ اَطِیۡعُوا اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ ؕ وَ اللّٰہُ خَبِیۡرٌۢ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿٪۱۴﴾58 : 14 A u frikësuat që të jepni lëmosha përpara këshillimit tuaj? Nëse nuk e keni bërë dot këtë, dhe Allahu ju ka falur, atëherë falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni.
- اَلَمۡ تَرَ اِلَی الَّذِیۡنَ تَوَلَّوۡا قَوۡمًا غَضِبَ اللّٰہُ عَلَیۡہِمۡ ؕ مَا ہُمۡ مِّنۡکُمۡ وَ لَا مِنۡہُمۡ ۙ وَ یَحۡلِفُوۡنَ عَلَی الۡکَذِبِ وَ ہُمۡ یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۵﴾58 : 15 A nuk i ke parë ata që i bënë miq njerëzit, me të cilët Allahu është i zemëruar?! Ata nuk janë as tuajt, e as të atyre, dhe betohen për gënjeshtrën, edhe pse e dinë.
- اَعَدَّ اللّٰہُ لَہُمۡ عَذَابًا شَدِیۡدًا ؕ اِنَّہُمۡ سَآءَ مَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۱۶﴾58 : 16 Allahu ka përgatitur ndëshkim të rëndë për ta. Është shumë e keqe ajo që ata bëjnë.
- اِتَّخَذُوۡۤا اَیۡمَانَہُمۡ جُنَّۃً فَصَدُّوۡا عَنۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ فَلَہُمۡ عَذَابٌ مُّہِیۡنٌ ﴿۱۷﴾58 : 17 Betimet e tyre ata i bëjnë mburoja; pra, ata kanë penguar (të tjerët) nga rruga e Allahut, andaj do të kenë ndëshkim poshtërues.
- لَنۡ تُغۡنِیَ عَنۡہُمۡ اَمۡوَالُہُمۡ وَ لَاۤ اَوۡلَادُہُمۡ مِّنَ اللّٰہِ شَیۡئًا ؕ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ؕ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۱۸﴾58 : 18 As pasuritë e tyre dhe as fëmijët e tyre nuk do t’i shpëtojnë dot nga Allahu aspak! Pikërisht këta janë banorë të zjarrit, në të cilin do të mbesin gjatë.
- یَوۡمَ یَبۡعَثُہُمُ اللّٰہُ جَمِیۡعًا فَیَحۡلِفُوۡنَ لَہٗ کَمَا یَحۡلِفُوۡنَ لَکُمۡ وَ یَحۡسَبُوۡنَ اَنَّہُمۡ عَلٰی شَیۡءٍ ؕ اَلَاۤ اِنَّہُمۡ ہُمُ الۡکٰذِبُوۡنَ ﴿۱۹﴾58 : 19 Ditën kur Allahu do t’i ngrejë ata të gjithë, do të betohen para Tij njësoj siç betohen para jush, dhe do të mendojnë se bazohen te diçka. Dëgjoni! Pikërisht këta janë gënjeshtarë.
- اِسۡتَحۡوَذَ عَلَیۡہِمُ الشَّیۡطٰنُ فَاَنۡسٰہُمۡ ذِکۡرَ اللّٰہِ ؕ اُولٰٓئِکَ حِزۡبُ الشَّیۡطٰنِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ حِزۡبَ الشَّیۡطٰنِ ہُمُ الۡخٰسِرُوۡنَ ﴿۲۰﴾58 : 20 Djalli i ka bërë zap ata, andaj, ai i ka bërë ta harrojnë përmendjen e Allahut. Ky pikërisht është grupi i djallit. Dëgjoni! Pikërisht grupi i djallit do të jetë humbës.
- اِنَّ الَّذِیۡنَ یُحَآدُّوۡنَ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗۤ اُولٰٓئِکَ فِی الۡاَذَلِّیۡنَ ﴿۲۱﴾58 : 21 Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, do të jenë ndër më të poshtëruarit.
- کَتَبَ اللّٰہُ لَاَغۡلِبَنَّ اَنَا وَ رُسُلِیۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ قَوِیٌّ عَزِیۡزٌ ﴿۲۲﴾58 : 22 Allahu e ka shkruar: Unë dhe të Dërguarit e Mi patjetër do të triumfojmë! Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm, Mbizotërues.Shpjegime
- لَا تَجِدُ قَوۡمًا یُّؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ یُوَآدُّوۡنَ مَنۡ حَآدَّ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ وَ لَوۡ کَانُوۡۤا اٰبَآءَہُمۡ اَوۡ اَبۡنَآءَہُمۡ اَوۡ اِخۡوَانَہُمۡ اَوۡ عَشِیۡرَتَہُمۡ ؕ اُولٰٓئِکَ کَتَبَ فِیۡ قُلُوۡبِہِمُ الۡاِیۡمَانَ وَ اَیَّدَہُمۡ بِرُوۡحٍ مِّنۡہُ ؕ وَ یُدۡخِلُہُمۡ جَنّٰتٍ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا ؕ رَضِیَ اللّٰہُ عَنۡہُمۡ وَ رَضُوۡا عَنۡہُ ؕ اُولٰٓئِکَ حِزۡبُ اللّٰہِ ؕ اَلَاۤ اِنَّ حِزۡبَ اللّٰہِ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿٪۲۳﴾58 : 23 Nuk do të gjesh njerëz që besojnë në Allah dhe (në) Ditën e Ahiretit, e të kenë miqësi me ata që armiqësohen me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo fëmijët e tyre, apo vëllezërit e tyre apo të fisit të tyre. Janë pikërisht këta, në zemrat e të cilëve Allahu ka shkruar besimin dhe i ka ndihmuar me Shpirtin prej Tij. Ai do t’i pranojë këta në xhenete nëpër të cilat rrjedhin lumenj; ata në to do të jetojnë përgjithmonë; Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky pikërisht është grupi i Allahut. Dëgjoni! Pikërisht grupi i Allahut do të jetë i suksesshëm.Shpjegime