الجُمُعَة
El-Xhumu’a
Rreth Sures
- بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾62 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
- یُسَبِّحُ لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ مَا فِی الۡاَرۡضِ الۡمَلِکِ الۡقُدُّوۡسِ الۡعَزِیۡزِ الۡحَکِیۡمِ ﴿۲﴾62 : 2 Allahun e lartëson gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë; Sunduesin, të Shenjtin, Mbizotëruesin, të Urtin.
- ہُوَ الَّذِیۡ بَعَثَ فِی الۡاُمِّیّٖنَ رَسُوۡلًا مِّنۡہُمۡ یَتۡلُوۡا عَلَیۡہِمۡ اٰیٰتِہٖ وَ یُزَکِّیۡہِمۡ وَ یُعَلِّمُہُمُ الۡکِتٰبَ وَ الۡحِکۡمَۃَ ٭ وَ اِنۡ کَانُوۡا مِنۡ قَبۡلُ لَفِیۡ ضَلٰلٍ مُّبِیۡنٍ ۙ﴿۳﴾62 : 3 Është Ai që dërgoi tek analfabetët një të Dërguar prej tyre; ai u reciton ajetet e Tij, i pastron dhe u mëson Librin dhe urtësinë, ndonëse ata deri më parë ishin në devijim të qartë;Shpjegime
- وَّ اٰخَرِیۡنَ مِنۡہُمۡ لَمَّا یَلۡحَقُوۡا بِہِمۡ ؕ وَ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿۴﴾62 : 4 (Ai e dërgoi atë) edhe te të mëvonshmit prej tyre, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Dhe Ai është Mbizotëruesi, i Urti.Shpjegime
- ذٰلِکَ فَضۡلُ اللّٰہِ یُؤۡتِیۡہِ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ ذُو الۡفَضۡلِ الۡعَظِیۡمِ ﴿۵﴾62 : 5 Ky është bekimi i Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë. Dhe Allahu zotëron bekimin madhështor.Shpjegime
- مَثَلُ الَّذِیۡنَ حُمِّلُوا التَّوۡرٰٮۃَ ثُمَّ لَمۡ یَحۡمِلُوۡہَا کَمَثَلِ الۡحِمَارِ یَحۡمِلُ اَسۡفَارًا ؕ بِئۡسَ مَثَلُ الۡقَوۡمِ الَّذِیۡنَ کَذَّبُوۡا بِاٰیٰتِ اللّٰہِ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۶﴾62 : 6 Shembulli i atyre që u ngarkuan me Teuratin e më pas nuk e mbartën atë, është si shembulli i gomarit që bart libra. Sa i keq është shembulli i atij populli, të cilët i quajtën gënjeshtra ajetet e Allahut! Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin keqbërës.
- قُلۡ یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ ہَادُوۡۤا اِنۡ زَعَمۡتُمۡ اَنَّکُمۡ اَوۡلِیَآءُ لِلّٰہِ مِنۡ دُوۡنِ النَّاسِ فَتَمَنَّوُا الۡمَوۡتَ اِنۡ کُنۡتُمۡ صٰدِقِیۡنَ ﴿۷﴾62 : 7 Thuaj: O ju që u bëtë judenj (hebrenj)! Nëse pretendoni që nga të gjithë njerëzit vetëm ju jeni miqtë e Allahut, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të vërtetë!Shpjegime
- وَ لَا یَتَمَنَّوۡنَہٗۤ اَبَدًۢا بِمَا قَدَّمَتۡ اَیۡدِیۡہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِالظّٰلِمِیۡنَ ﴿۸﴾62 : 8 Ata kurrsesi nuk do ta kërkojnë vdekjen për shkak të asaj që duart e tyre kanë çuar përpara. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për keqbërësit.
- قُلۡ اِنَّ الۡمَوۡتَ الَّذِیۡ تَفِرُّوۡنَ مِنۡہُ فَاِنَّہٗ مُلٰقِیۡکُمۡ ثُمَّ تُرَدُّوۡنَ اِلٰی عٰلِمِ الۡغَیۡبِ وَ الشَّہَادَۃِ فَیُنَبِّئُکُمۡ بِمَا کُنۡتُمۡ تَعۡمَلُوۡنَ ٪﴿۹﴾62 : 9 Thuaj: Vdekja së cilës ju po i ikni, përnjëmend do t’ju zërë, më pas do të ktheheni tek i Dijshmi i së padukshmes dhe i së dukshmes, atëherë Ai do t’ju tregojë për atë që bënit.
- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِذَا نُوۡدِیَ لِلصَّلٰوۃِ مِنۡ یَّوۡمِ الۡجُمُعَۃِ فَاسۡعَوۡا اِلٰی ذِکۡرِ اللّٰہِ وَ ذَرُوا الۡبَیۡعَ ؕ ذٰلِکُمۡ خَیۡرٌ لَّکُمۡ اِنۡ کُنۡتُمۡ تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۰﴾62 : 10 O ju që besuat! Kur ju bëhet thirrje për namaz në ditën e premte, nxitohuni për tek përkujtimi i Allahut dhe lëreni tregtinë. Kjo është më e mirë për ju, në qoftë se e dini.
- فَاِذَا قُضِیَتِ الصَّلٰوۃُ فَانۡتَشِرُوۡا فِی الۡاَرۡضِ وَ ابۡتَغُوۡا مِنۡ فَضۡلِ اللّٰہِ وَ اذۡکُرُوا اللّٰہَ کَثِیۡرًا لَّعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۱۱﴾62 : 11 E kur të përfundojë namazi, shpërndahuni në tokë, kërkoni bekimet e Allahut dhe përkujtoni shumë Allahun, që të keni sukses.
- وَ اِذَا رَاَوۡا تِجَارَۃً اَوۡ لَہۡوَاۨ انۡفَضُّوۡۤا اِلَیۡہَا وَ تَرَکُوۡکَ قَآئِمًا ؕ قُلۡ مَا عِنۡدَ اللّٰہِ خَیۡرٌ مِّنَ اللَّہۡوِ وَ مِنَ التِّجَارَۃِ ؕ وَ اللّٰہُ خَیۡرُ الرّٰزِقِیۡنَ ﴿٪۱۲﴾62 : 12 Dhe kur ata shohin ndonjë tregti a dëfrim, vrapojnë drejt tij, duke të lënë ty në këmbë. Thuaj: Ajo që është tek Allahu është më e mirë se dëfrimi e tregtia. Dhe Allahu është Dhënësi më i mirë.