بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
92 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
وَ الَّیۡلِ اِذَا یَغۡشٰی ۙ﴿۲﴾
92 : 2 Betohem për natën kur mbulon!
وَ النَّہَارِ اِذَا تَجَلّٰی ۙ﴿۳﴾
92 : 3 Dhe për ditën kur zbardhet!
وَ مَا خَلَقَ الذَّکَرَ وَ الۡاُنۡثٰۤی ۙ﴿۴﴾
92 : 4 Dhe për atë që Ai krijoi (në) mashkull dhe femër!
اِنَّ سَعۡیَکُمۡ لَشَتّٰی ؕ﴿۵﴾
92 : 5 Përpjekjet tuaja pa dyshim janë të ndara.
فَاَمَّا مَنۡ اَعۡطٰی وَ اتَّقٰی ۙ﴿۶﴾
92 : 6 Andaj, ai që dhuroi (në rrugën e së vërtetës) dhe pati druajtje (ndaj Zotit),
وَ صَدَّقَ بِالۡحُسۡنٰی ۙ﴿۷﴾
92 : 7 dhe vërtetoi më të mirën (duke e pranuar atë),
فَسَنُیَسِّرُہٗ لِلۡیُسۡرٰی ؕ﴿۸﴾
92 : 8 Ne patjetër do t’ia mundësojmë lehtësinë.
وَ اَمَّا مَنۡۢ بَخِلَ وَ اسۡتَغۡنٰی ۙ﴿۹﴾
92 : 9 Kurse ai që u tregua koprrac dhe shpërfillës,
وَ کَذَّبَ بِالۡحُسۡنٰی ۙ﴿۱۰﴾
92 : 10 dhe e quajti gënjeshtër më të mirën,
فَسَنُیَسِّرُہٗ لِلۡعُسۡرٰی ﴿ؕ۱۱﴾
92 : 11 Ne patjetër do ta shtrëngojmë.
وَ مَا یُغۡنِیۡ عَنۡہُ مَا لُہٗۤ اِذَا تَرَدّٰی ﴿ؕ۱۲﴾
92 : 12 Kur ai të shkatërrohet, pasuria e tij nuk do t’i vijë në ndihmë aspak.
اِنَّ عَلَیۡنَا لَلۡہُدٰی ﴿۫ۖ۱۳﴾
92 : 13 Sigurisht, Ne kemi përsipër të udhëzuarit,
وَ اِنَّ لَنَا لَلۡاٰخِرَۃَ وَ الۡاُوۡلٰی ﴿۱۴﴾
92 : 14 dhe sigurisht, (edhe) fundi, edhe fillimi janë nën kontrollin Tonë.
فَاَنۡذَرۡتُکُمۡ نَارًا تَلَظّٰی ﴿ۚ۱۵﴾
92 : 15 Andaj, Unë ju frikësoj nga një zjarr flakërues.
لَا یَصۡلٰٮہَاۤ اِلَّا الۡاَشۡقَی ﴿ۙ۱۶﴾
92 : 16 Askush nuk do të hyjë në të, përveç fatligut të madh,
الَّذِیۡ کَذَّبَ وَ تَوَلّٰی ﴿ؕ۱۷﴾
92 : 17 i cili mohoi dhe e ktheu shpinën.
وَ سَیُجَنَّبُہَا الۡاَتۡقَی ﴿ۙ۱۸﴾
92 : 18 Dhe do të shpëtojë prej tij ai që është shumë i druajtur,
الَّذِیۡ یُؤۡتِیۡ مَالَہٗ یَتَزَکّٰی ﴿ۚ۱۹﴾
92 : 19 që jep pasurinë e tij për t’u vetëpastruar;
وَ مَا لِاَحَدٍ عِنۡدَہٗ مِنۡ نِّعۡمَۃٍ تُجۡزٰۤی ﴿ۙ۲۰﴾
92 : 20 dhe që nuk i detyrohet asnjërit për ndonjë nder që ta shlyejë;
اِلَّا ابۡتِغَآءَ وَجۡہِ رَبِّہِ الۡاَعۡلٰی ﴿ۚ۲۱﴾
92 : 21 por e bën vetëm duke kërkuar kënaqësinë e Zotit të tij të Lartësuar.
وَ لَسَوۡفَ یَرۡضٰی ﴿٪۲۲﴾
92 : 22 Dhe Ai patjetër do të kënaqet.