Surja En-Nur - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim nga Origjinali
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

النُّور

En-Nur

Rreth Sures
  • بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ﴿۱﴾
    24 : 1 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  • سُوۡرَۃٌ اَنۡزَلۡنٰہَا وَ فَرَضۡنٰہَا وَ اَنۡزَلۡنَا فِیۡہَاۤ اٰیٰتٍۭ بَیِّنٰتٍ لَّعَلَّکُمۡ تَذَکَّرُوۡنَ ﴿۲﴾
    24 : 2 Një sure që zbritëm dhe e bëmë të obliguar, dhe në të zbritëm ajete të qarta, që ju të mendoheni.
  • اَلزَّانِیَۃُ وَ الزَّانِیۡ فَاجۡلِدُوۡا کُلَّ وَاحِدٍ مِّنۡہُمَا مِائَۃَ جَلۡدَۃٍ ۪ وَّ لَا تَاۡخُذۡکُمۡ بِہِمَا رَاۡفَۃٌ فِیۡ دِیۡنِ اللّٰہِ اِنۡ کُنۡتُمۡ تُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ الۡیَوۡمِ الۡاٰخِرِ ۚ وَ لۡیَشۡہَدۡ عَذَابَہُمَا طَآئِفَۃٌ مِّنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۳﴾
    24 : 3 Lavirja dhe laviri. Secilin prej tyre kamxhikoni me nga njëqind kamxhikë. Le të mos ju kaplojë ndonjë (ndjenjë) butësie për ta në lidhje me fenë e Allahut, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Ahiretit. Dhe ndëshkimin e tyre le ta dëshmojë një grup besimtarësh.
  • اَلزَّانِیۡ لَا یَنۡکِحُ اِلَّا زَانِیَۃً اَوۡ مُشۡرِکَۃً ۫ وَّ الزَّانِیَۃُ لَا یَنۡکِحُہَاۤ اِلَّا زَانٍ اَوۡ مُشۡرِکٌ ۚ وَ حُرِّمَ ذٰلِکَ عَلَی الۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۴﴾
    24 : 4 Laviri (natyrisht) nuk martohet përveçse me një lavire a idhujtare. Edhe me laviren (natyrisht) nuk martohet ndokush përveçse një lavir a idhujtar. Kjo (ligësi) është bërë e ndaluar për besimtarët.
    Shpjegime
  • وَ الَّذِیۡنَ یَرۡمُوۡنَ الۡمُحۡصَنٰتِ ثُمَّ لَمۡ یَاۡتُوۡا بِاَرۡبَعَۃِ شُہَدَآءَ فَاجۡلِدُوۡہُمۡ ثَمٰنِیۡنَ جَلۡدَۃً وَّ لَا تَقۡبَلُوۡا لَہُمۡ شَہَادَۃً اَبَدًا ۚ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡفٰسِقُوۡنَ ۙ﴿۵﴾
    24 : 5 Ata që akuzojnë të dëlirat (për pandershmëri), më pas nuk sjellin katër dëshmitarë, kamxhikoni me nga tetëdhjetë kamxhikë dhe kurrë mos u pranoni më dëshmi. Pikërisht këta janë të ligjtë.
    Shpjegime
  • اِلَّا الَّذِیۡنَ تَابُوۡا مِنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ وَ اَصۡلَحُوۡا ۚ فَاِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۶﴾
    24 : 6 Përveç atyre që u penduan pas kësaj dhe u përmirësuan, atëherë Allahu përnjëmend është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
  • وَ الَّذِیۡنَ یَرۡمُوۡنَ اَزۡوَاجَہُمۡ وَ لَمۡ یَکُنۡ لَّہُمۡ شُہَدَآءُ اِلَّاۤ اَنۡفُسُہُمۡ فَشَہَادَۃُ اَحَدِہِمۡ اَرۡبَعُ شَہٰدٰتٍۭ بِاللّٰہِ ۙ اِنَّہٗ لَمِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۷﴾
    24 : 7 Dhe ata që akuzojnë bashkëshortet e veta (për tradhti), ndërkohë që nuk kanë ndonjë dëshmitar përveç vetvetes, atëherë çdo i tillë le të dëshmojë katër herë duke u betuar në Allah se ai është i vërtetë (dhe thotë të vërtetën),
  • وَ الۡخَامِسَۃُ اَنَّ لَعۡنَتَ اللّٰہِ عَلَیۡہِ اِنۡ کَانَ مِنَ الۡکٰذِبِیۡنَ ﴿۸﴾
    24 : 8 dhe në herën e pestë (të shprehet) se mallkimi i Allahut qoftë mbi të nëse është gënjeshtar.
  • وَ یَدۡرَؤُا عَنۡہَا الۡعَذَابَ اَنۡ تَشۡہَدَ اَرۡبَعَ شَہٰدٰتٍۭ بِاللّٰہِ ۙ اِنَّہٗ لَمِنَ الۡکٰذِبِیۡنَ ۙ﴿۹﴾
    24 : 9 Ajo që do t’ia largojë ndëshkimin asaj (gruaje) është që edhe ajo të dëshmojë katër herë duke u betuar në Allah se ai (burrë) është gënjeshtar,
  • وَ الۡخَامِسَۃَ اَنَّ غَضَبَ اللّٰہِ عَلَیۡہَاۤ اِنۡ کَانَ مِنَ الصّٰدِقِیۡنَ ﴿۱۰﴾
    24 : 10 dhe në herën e pestë (të shprehet) se ndëshkimi i Allahut do ta zërë atë (grua), nëse ai është i vërtetë (dhe thotë të vërtetën).
  • وَ لَوۡ لَا فَضۡلُ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ وَ رَحۡمَتُہٗ وَ اَنَّ اللّٰہَ تَوَّابٌ حَکِیۡمٌ ﴿٪۱۱﴾
    24 : 11 Vallë, (çfarë do të ndodhte me ju) sikur të mos e kishit bekimin e Allahut dhe mëshirën e Tij?! Sigurisht, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
  • اِنَّ الَّذِیۡنَ جَآءُوۡ بِالۡاِفۡکِ عُصۡبَۃٌ مِّنۡکُمۡ ؕ لَا تَحۡسَبُوۡہُ شَرًّا لَّکُمۡ ؕ بَلۡ ہُوَ خَیۡرٌ لَّکُمۡ ؕ لِکُلِّ امۡرِیًٴ مِّنۡہُمۡ مَّا اکۡتَسَبَ مِنَ الۡاِثۡمِ ۚ وَ الَّذِیۡ تَوَلّٰی کِبۡرَہٗ مِنۡہُمۡ لَہٗ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۲﴾
    24 : 12 Ata që sajuan shpifjen janë një grup prej jush. Mos e mendoni këtë (çështje) si të keqe për ju, përkundrazi, ajo është mirë për ju. Secili njeri prej tyre do ta ketë atë që ka konsumuar nga mëkati. Dhe prej tyre ai që pati përgjegjësinë më të madhe të kësaj (shpifjeje), do të ketë ndëshkim të madh.
  • لَوۡ لَاۤ اِذۡ سَمِعۡتُمُوۡہُ ظَنَّ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ وَ الۡمُؤۡمِنٰتُ بِاَنۡفُسِہِمۡ خَیۡرًا ۙ وَّ قَالُوۡا ہٰذَاۤ اِفۡکٌ مُّبِیۡنٌ ﴿۱۳﴾
    24 : 13 Vallë, pse nuk ndodhi që kur e dëgjuat këtë, besimtarët dhe besimtaret të mendonin diçka të mirë për njerëzit e vet dhe të thoshin: “Kjo është shpifje e hapur”?!
  • لَوۡ لَا جَآءُوۡ عَلَیۡہِ بِاَرۡبَعَۃِ شُہَدَآءَ ۚ فَاِذۡ لَمۡ یَاۡتُوۡا بِالشُّہَدَآءِ فَاُولٰٓئِکَ عِنۡدَ اللّٰہِ ہُمُ الۡکٰذِبُوۡنَ ﴿۱۴﴾
    24 : 14 Pse ata nuk sollën katër dëshmitarë për këtë (çështje)?! Dhe derisa nuk i sollën dëshmitarët, atëherë tek Allahu pikërisht ata janë gënjeshtarë.
  • وَ لَوۡ لَا فَضۡلُ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ وَ رَحۡمَتُہٗ فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ لَمَسَّکُمۡ فِیۡ مَاۤ اَفَضۡتُمۡ فِیۡہِ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ﴿ۚۖ۱۵﴾
    24 : 15 Nëse nuk do të kishit mbi vete bekimin e Allahut dhe mëshirën e Tij në këtë botë dhe në ahiret, si pasojë e kësaj (ngatërrese) ku keni rënë, do t’ju prekte pashmangshmërisht një ndëshkim i madh.
  • اِذۡ تَلَقَّوۡنَہٗ بِاَلۡسِنَتِکُمۡ وَ تَقُوۡلُوۡنَ بِاَفۡوَاہِکُمۡ مَّا لَیۡسَ لَکُمۡ بِہٖ عِلۡمٌ وَّ تَحۡسَبُوۡنَہٗ ہَیِّنًا ٭ۖ وَّ ہُوَ عِنۡدَ اللّٰہِ عَظِیۡمٌ ﴿۱۶﴾
    24 : 16 Kur e pranonit atë (gënjeshtër) në gjuhët tuaja dhe me gojët tuaja e thoshit atë për të cilën nuk kishit dije dhe e mendonit të lehtë, kurse tek Allahu ajo ishte shumë e rëndë.
  • وَ لَوۡ لَاۤ اِذۡ سَمِعۡتُمُوۡہُ قُلۡتُمۡ مَّا یَکُوۡنُ لَنَاۤ اَنۡ نَّتَکَلَّمَ بِہٰذَا ٭ۖ سُبۡحٰنَکَ ہٰذَا بُہۡتَانٌ عَظِیۡمٌ ﴿۱۷﴾
    24 : 17 Pse nuk ndodhi që kur e dëgjuat, të thoshit: “Nuk kemi të drejtë të flasim për këtë (çështje); i Shenjtë je Ti (o Allah)! Kjo është shpifje e madhe!”
  • یَعِظُکُمُ اللّٰہُ اَنۡ تَعُوۡدُوۡا لِمِثۡلِہٖۤ اَبَدًا اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿ۚ۱۸﴾
    24 : 18 Allahu ju këshillon që kurrë të mos përsërisni diçka të tillë, nëse jeni besimtarë.
  • وَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمُ الۡاٰیٰتِ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۱۹﴾
    24 : 19 Allahu ju shpjegon qartë ajetet dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
  • اِنَّ الَّذِیۡنَ یُحِبُّوۡنَ اَنۡ تَشِیۡعَ الۡفَاحِشَۃُ فِی الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ۙ فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ وَ اَنۡتُمۡ لَا تَعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۰﴾
    24 : 20 Njëmend, ata të cilët duan që imoraliteti të përhapet mes njerëzve që besuan, do të kenë ndëshkim të dhimbshëm në këtë botë dhe në ahiret. Allahu di dhe ju nuk dini.
    Shpjegime
  • وَ لَوۡ لَا فَضۡلُ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ وَ رَحۡمَتُہٗ وَ اَنَّ اللّٰہَ رَءُوۡفٌ رَّحِیۡمٌ ﴿٪۲۱﴾
    24 : 21 Sikur të mos ishte bekimi i Allahut dhe mëshira e Tij mbi ju, (do të ishte përhapur imoraliteti mes jush) dhe sigurisht, Allahu është shumë i Dhembshur, shumë Mëshirëbërës.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَتَّبِعُوۡا خُطُوٰتِ الشَّیۡطٰنِ ؕ وَ مَنۡ یَّتَّبِعۡ خُطُوٰتِ الشَّیۡطٰنِ فَاِنَّہٗ یَاۡمُرُ بِالۡفَحۡشَآءِ وَ الۡمُنۡکَرِ ؕ وَ لَوۡ لَا فَضۡلُ اللّٰہِ عَلَیۡکُمۡ وَ رَحۡمَتُہٗ مَا زَکٰی مِنۡکُمۡ مِّنۡ اَحَدٍ اَبَدًا ۙ وَّ لٰکِنَّ اللّٰہَ یُزَکِّیۡ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۲۲﴾
    24 : 22 O ju që besuat! Mos ndiqni hapat e djallit! Ai që i ndjek hapat e djallit, (le ta dijë) se ai përnjëmend urdhëron imoralitetin dhe veprën e shëmtuar. Dhe sikur të mos ishte bekimi i Allahut dhe mëshira e Tij mbi ju, askush prej jush asnjëherë nuk do të pastrohej. Por Allahu pastron kë të dojë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
  • وَ لَا یَاۡتَلِ اُولُوا الۡفَضۡلِ مِنۡکُمۡ وَ السَّعَۃِ اَنۡ یُّؤۡتُوۡۤا اُولِی الۡقُرۡبٰی وَ الۡمَسٰکِیۡنَ وَ الۡمُہٰجِرِیۡنَ فِیۡ سَبِیۡلِ اللّٰہِ ۪ۖ وَ لۡیَعۡفُوۡا وَ لۡیَصۡفَحُوۡا ؕ اَلَا تُحِبُّوۡنَ اَنۡ یَّغۡفِرَ اللّٰہُ لَکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۲۳﴾
    24 : 23 Nuk duhet të zotohen të begatët dhe të pasurit prej jush për të mos u dhënë diçka të afërmve, nevojtarëve dhe muhaxhirëve në rrugën e Allahut. Duhet që ata të falin dhe të tolerojnë. A nuk doni që Allahu t’ju falë ju?! Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
  • اِنَّ الَّذِیۡنَ یَرۡمُوۡنَ الۡمُحۡصَنٰتِ الۡغٰفِلٰتِ الۡمُؤۡمِنٰتِ لُعِنُوۡا فِی الدُّنۡیَا وَ الۡاٰخِرَۃِ ۪ وَ لَہُمۡ عَذَابٌ عَظِیۡمٌ ﴿ۙ۲۴﴾
    24 : 24 Ata që akuzojnë (gratë) e dëlira, të pafajshme besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në ahiret; dhe ata do të kenë ndëshkim të rëndë.
  • یَّوۡمَ تَشۡہَدُ عَلَیۡہِمۡ اَلۡسِنَتُہُمۡ وَ اَیۡدِیۡہِمۡ وَ اَرۡجُلُہُمۡ بِمَا کَانُوۡا یَعۡمَلُوۡنَ ﴿۲۵﴾
    24 : 25 (Mos harroni) ditën kur gojët, duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë vetë kundër tyre për atë që ata bënin.
  • یَوۡمَئِذٍ یُّوَفِّیۡہِمُ اللّٰہُ دِیۡنَہُمُ الۡحَقَّ وَ یَعۡلَمُوۡنَ اَنَّ اللّٰہَ ہُوَ الۡحَقُّ الۡمُبِیۡنُ ﴿۲۶﴾
    24 : 26 Ditën kur Allahu do t’ua japë plotësisht dënimin e tyre të vërtetë dhe ata do të mësojnë se pikërisht Allahu është e Vërteta e qartë.
  • اَلۡخَبِیۡثٰتُ لِلۡخَبِیۡثِیۡنَ وَ الۡخَبِیۡثُوۡنَ لِلۡخَبِیۡثٰتِ ۚ وَ الطَّیِّبٰتُ لِلطَّیِّبِیۡنَ وَ الطَّیِّبُوۡنَ لِلطَّیِّبٰتِ ۚ اُولٰٓئِکَ مُبَرَّءُوۡنَ مِمَّا یَقُوۡلُوۡنَ ؕ لَہُمۡ مَّغۡفِرَۃٌ وَّ رِزۡقٌ کَرِیۡمٌ ﴿٪۲۷﴾
    24 : 27 Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për gratë e këqija. Po ashtu, gratë e pastra janë për burrat e pastër dhe burrat e pastër janë për gratë e pastra. Këta janë të pafajshëm nga ato që ata thonë dhe pikërisht këta do të kenë falje dhe dhurëti të nderuar.
    Shpjegime
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لَا تَدۡخُلُوۡا بُیُوۡتًا غَیۡرَ بُیُوۡتِکُمۡ حَتّٰی تَسۡتَاۡنِسُوۡا وَ تُسَلِّمُوۡا عَلٰۤی اَہۡلِہَا ؕ ذٰلِکُمۡ خَیۡرٌ لَّکُمۡ لَعَلَّکُمۡ تَذَکَّرُوۡنَ ﴿۲۸﴾
    24 : 28 O ju që besuat! Mos hyni në shtëpitë e të tjerëve, derisa t’u merrni leje e t’u thoni selam të zotëve të tyre. Kjo është mirë për ju, që ju të reflektoni.
  • فَاِنۡ لَّمۡ تَجِدُوۡا فِیۡہَاۤ اَحَدًا فَلَا تَدۡخُلُوۡہَا حَتّٰی یُؤۡذَنَ لَکُمۡ ۚ وَ اِنۡ قِیۡلَ لَکُمُ ارۡجِعُوۡا فَارۡجِعُوۡا ہُوَ اَزۡکٰی لَکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ عَلِیۡمٌ ﴿۲۹﴾
    24 : 29 Nëse nuk gjeni dikë në ato (shtëpi), mos hyni në to, derisa t’ju jepet leje. Dhe nëse ju thuhet: “Kthehuni!”, atëherë kthehuni! Kjo është më e pastër për ju. Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që bëni.
  • لَیۡسَ عَلَیۡکُمۡ جُنَاحٌ اَنۡ تَدۡخُلُوۡا بُیُوۡتًا غَیۡرَ مَسۡکُوۡنَۃٍ فِیۡہَا مَتَاعٌ لَّکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ یَعۡلَمُ مَا تُبۡدُوۡنَ وَ مَا تَکۡتُمُوۡنَ ﴿۳۰﴾
    24 : 30 Nuk është gjynah për ju nëse hyni në shtëpi që nuk janë të banuara e që ka ndonjë gjë tuajën. Allahu e di atë që shfaqni, si dhe atë që fshihni.
  • قُلۡ لِّلۡمُؤۡمِنِیۡنَ یَغُضُّوۡا مِنۡ اَبۡصَارِہِمۡ وَ یَحۡفَظُوۡا فُرُوۡجَہُمۡ ؕ ذٰلِکَ اَزۡکٰی لَہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ خَبِیۡرٌۢ بِمَا یَصۡنَعُوۡنَ ﴿۳۱﴾
    24 : 31 Thuaju besimtarëve të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë organet e tyre intime. Kjo mënyrë është më e pastër për ta. Sigurisht, Allahu është i Gjithinformuar për atë që ata bëjnë.
    Shpjegime
  • وَ قُلۡ لِّلۡمُؤۡمِنٰتِ یَغۡضُضۡنَ مِنۡ اَبۡصَارِہِنَّ وَ یَحۡفَظۡنَ فُرُوۡجَہُنَّ وَ لَا یُبۡدِیۡنَ زِیۡنَتَہُنَّ اِلَّا مَا ظَہَرَ مِنۡہَا وَ لۡیَضۡرِبۡنَ بِخُمُرِہِنَّ عَلٰی جُیُوۡبِہِنَّ ۪ وَ لَا یُبۡدِیۡنَ زِیۡنَتَہُنَّ اِلَّا لِبُعُوۡلَتِہِنَّ اَوۡ اٰبَآئِہِنَّ اَوۡ اٰبَآءِ بُعُوۡلَتِہِنَّ اَوۡ اَبۡنَآئِہِنَّ اَوۡ اَبۡنَآءِ بُعُوۡلَتِہِنَّ اَوۡ اِخۡوَانِہِنَّ اَوۡ بَنِیۡۤ اِخۡوَانِہِنَّ اَوۡ بَنِیۡۤ اَخَوٰتِہِنَّ اَوۡ نِسَآئِہِنَّ اَوۡ مَا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُہُنَّ اَوِ التّٰبِعِیۡنَ غَیۡرِ اُولِی الۡاِرۡبَۃِ مِنَ الرِّجَالِ اَوِ الطِّفۡلِ الَّذِیۡنَ لَمۡ یَظۡہَرُوۡا عَلٰی عَوۡرٰتِ النِّسَآءِ ۪ وَ لَا یَضۡرِبۡنَ بِاَرۡجُلِہِنَّ لِیُعۡلَمَ مَا یُخۡفِیۡنَ مِنۡ زِیۡنَتِہِنَّ ؕ وَ تُوۡبُوۡۤا اِلَی اللّٰہِ جَمِیۡعًا اَیُّہَ الۡمُؤۡمِنُوۡنَ لَعَلَّکُمۡ تُفۡلِحُوۡنَ ﴿۳۲﴾
    24 : 32 Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimet e tyre, të ruajnë organet e tyre intime dhe të mos e shfaqin bukurinë e tyre, përveç asaj pjese që shfaqet vetvetiu; të mbajnë shaminë e tyre të kokës sipër kraharorëve; gjithashtu të mos e shfaqin bukurinë e tyre përveçse për burrat e tyre, baballarët e tyre, baballarët e burrave të tyre, djemtë e tyre, djemtë e burrave të tyre, vëllezërit e tyre, djemtë e vëllezërve të tyre, djemtë e motrave të tyre, gratë (a shoqet) e tyre, burrat që janë në zotërimin e tyre, shërbëtorët meshkuj që nuk kanë nevoja (trupore) dhe fëmijët të cilët nuk kanë akoma dijeni për intimitetet e grave; dhe (thuaju) të mos përplasin këmbët e tyre për të treguar pjesë nga bukuria e tyre që (zakonisht gratë) e fshehin. Dhe, o besimtarë! Ju të gjithë përuluni duke u penduar tek Allahu, që të keni sukses.
    Shpjegime
  • وَ اَنۡکِحُوا الۡاَیَامٰی مِنۡکُمۡ وَ الصّٰلِحِیۡنَ مِنۡ عِبَادِکُمۡ وَ اِمَآئِکُمۡ ؕ اِنۡ یَّکُوۡنُوۡا فُقَرَآءَ یُغۡنِہِمُ اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ وَاسِعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۳۳﴾
    24 : 33 Martoni edhe të vejat që janë mes jush, si dhe të dëlirët prej skllevërve dhe skllaveve tuaja. Nëse ata janë të varfër, Allahu do t’i pasurojë me bekimin e Tij. Allahu është Zgjerues, i Gjithëdijshëm.
  • وَ لۡیَسۡتَعۡفِفِ الَّذِیۡنَ لَا یَجِدُوۡنَ نِکَاحًا حَتّٰی یُغۡنِیَہُمُ اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖ ؕ وَ الَّذِیۡنَ یَبۡتَغُوۡنَ الۡکِتٰبَ مِمَّا مَلَکَتۡ اَیۡمَانُکُمۡ فَکَاتِبُوۡہُمۡ اِنۡ عَلِمۡتُمۡ فِیۡہِمۡ خَیۡرًا ٭ۖ وَّ اٰتُوۡہُمۡ مِّنۡ مَّالِ اللّٰہِ الَّذِیۡۤ اٰتٰٮکُمۡ ؕ وَ لَا تُکۡرِہُوۡا فَتَیٰتِکُمۡ عَلَی الۡبِغَآءِ اِنۡ اَرَدۡنَ تَحَصُّنًا لِّتَبۡتَغُوۡا عَرَضَ الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا ؕ وَ مَنۡ یُّکۡرِہۡہُّنَّ فَاِنَّ اللّٰہَ مِنۡۢ بَعۡدِ اِکۡرَاہِہِنَّ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۳۴﴾
    24 : 34 Kurse ata që nuk gjejnë mundësi të martohen, duhet ta ruajnë veten, derisa Allahu t’i pasurojë me bekimin e Tij. Dhe prej atyre që janë në zotërimin tuaj, ata që dëshirojnë të bëjnë marrëveshje me shkrim për lirimin e tyre, nënshkruajuni nëse vëreni mirësinë te ta. Jepuni edhe atyre diçka nga pasuria që Allahu ju ka dhënë juve. Skllavet tuaja nëse dëshirojnë të martohen, mos i detyroni për imoralitet (duke i mbajtur të pamartuara), se kështu do të kërkoni përfitimin e kësaj bote. Nëse dikush i detyron ato, atëherë pas detyrimit të tyre Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës (për to).
  • وَ لَقَدۡ اَنۡزَلۡنَاۤ اِلَیۡکُمۡ اٰیٰتٍ مُّبَیِّنٰتٍ وَّ مَثَلًا مِّنَ الَّذِیۡنَ خَلَوۡا مِنۡ قَبۡلِکُمۡ وَ مَوۡعِظَۃً لِّلۡمُتَّقِیۡنَ ﴿٪۳۵﴾
    24 : 35 Pa dyshim, Ne zbritëm tek ju ajete ndriçuese, një shembull të atyre që kaluan para jush dhe këshillë për të druajturit (ndaj Zotit).
  • اَللّٰہُ نُوۡرُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ مَثَلُ نُوۡرِہٖ کَمِشۡکٰوۃٍ فِیۡہَا مِصۡبَاحٌ ؕ اَلۡمِصۡبَاحُ فِیۡ زُجَاجَۃٍ ؕ اَلزُّجَاجَۃُ کَاَنَّہَا کَوۡکَبٌ دُرِّیٌّ یُّوۡقَدُ مِنۡ شَجَرَۃٍ مُّبٰرَکَۃٍ زَیۡتُوۡنَۃٍ لَّا شَرۡقِیَّۃٍ وَّ لَا غَرۡبِیَّۃٍ ۙ یَّکَادُ زَیۡتُہَا یُضِیۡٓءُ وَ لَوۡ لَمۡ تَمۡسَسۡہُ نَارٌ ؕ نُوۡرٌ عَلٰی نُوۡرٍ ؕ یَہۡدِی اللّٰہُ لِنُوۡرِہٖ مَنۡ یَّشَآءُ ؕ وَ یَضۡرِبُ اللّٰہُ الۡاَمۡثَالَ لِلنَّاسِ ؕ وَ اللّٰہُ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿ۙ۳۶﴾
    24 : 36 Allahu është drita e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij është si një kamare, në të cilën ka një llambë. Llamba është në qelq. Qelqi është si një yll i shndritshëm; ajo (llambë) ndizet nga pema e bekuar e ullirit, as lindore e as perëndimore, vaji i saj ka mundësi të ndizet vetë, qoftë pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë. Allahu jep shembujt për njerëzit. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
    Shpjegime
  • فِیۡ بُیُوۡتٍ اَذِنَ اللّٰہُ اَنۡ تُرۡفَعَ وَ یُذۡکَرَ فِیۡہَا اسۡمُہٗ ۙ یُسَبِّحُ لَہٗ فِیۡہَا بِالۡغُدُوِّ وَ الۡاٰصَالِ ﴿ۙ۳۷﴾
    24 : 37 Në shtëpi, për të cilat Allahu ka urdhëruar që ato të lartësohen dhe në to të përmendet emri i Tij, ata e lavdërojnë në to mëngjeseve e mbrëmjeve.
  • رِجَالٌ ۙ لَّا تُلۡہِیۡہِمۡ تِجَارَۃٌ وَّ لَا بَیۡعٌ عَنۡ ذِکۡرِ اللّٰہِ وَ اِقَامِ الصَّلٰوۃِ وَ اِیۡتَآءِ الزَّکٰوۃِ ۪ۙ یَخَافُوۡنَ یَوۡمًا تَتَقَلَّبُ فِیۡہِ الۡقُلُوۡبُ وَ الۡاَبۡصَارُ ﴿٭ۙ۳۸﴾
    24 : 38 Janë burra që as tregtia e as shit-blerja nuk ua largojnë vëmendjen nga përmendja e Allahut, nga kryerja e namazit dhe nga dhënia e zekatit. Ata frikësohen prej ditës kur do të dridhen zemrat dhe sytë.
  • لِیَجۡزِیَہُمُ اللّٰہُ اَحۡسَنَ مَا عَمِلُوۡا وَ یَزِیۡدَہُمۡ مِّنۡ فَضۡلِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ یَرۡزُقُ مَنۡ یَّشَآءُ بِغَیۡرِ حِسَابٍ ﴿۳۹﴾
    24 : 39 Që Allahu t’i shpërblejë ata sipas veprave më të mira që kanë bërë dhe t’ua shtojë edhe më shumë me bekimin e Tij. Allahu kë të dojë dhuron pa masë.
  • وَ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡۤا اَعۡمَالُہُمۡ کَسَرَابٍۭ بِقِیۡعَۃٍ یَّحۡسَبُہُ الظَّمۡاٰنُ مَآءً ؕ حَتّٰۤی اِذَا جَآءَہٗ لَمۡ یَجِدۡہُ شَیۡئًا وَّ وَجَدَ اللّٰہَ عِنۡدَہٗ فَوَفّٰٮہُ حِسَابَہٗ ؕ وَ اللّٰہُ سَرِیۡعُ الۡحِسَابِ ﴿ۙ۴۰﴾
    24 : 40 Dhe ata që mohuan, veprat e tyre janë si një mirazh në shkretëtirë, të cilin i eturi e mendon për ujë. E kur mbërrin tek ai, nuk gjen asgjë; aty e gjen Allahun, atëherë, Ai ia jep llogarinë e tij plotësisht. Allahu është i shpejtë në llogari.
  • اَوۡ کَظُلُمٰتٍ فِیۡ بَحۡرٍ لُّجِّیٍّ یَّغۡشٰہُ مَوۡجٌ مِّنۡ فَوۡقِہٖ مَوۡجٌ مِّنۡ فَوۡقِہٖ سَحَابٌ ؕ ظُلُمٰتٌۢ بَعۡضُہَا فَوۡقَ بَعۡضٍ ؕ اِذَاۤ اَخۡرَجَ یَدَہٗ لَمۡ یَکَدۡ یَرٰٮہَا ؕ وَ مَنۡ لَّمۡ یَجۡعَلِ اللّٰہُ لَہٗ نُوۡرًا فَمَا لَہٗ مِنۡ نُّوۡرٍ ﴿٪۴۱﴾
    24 : 41 Ose (veprat e tyre) janë si errësira në një det të thellë, të cilin e kanë mbuluar dallgë mbi dallgë dhe mbi të edhe retë. Janë errësira njëra mbi tjetrën. Kur ai nxjerr dorën e tij, nuk arrin ta shohë atë. Atij që Allahu nuk i ka bërë dritë, për të nuk ka asnjë dritë.
  • اَلَمۡ تَرَ اَنَّ اللّٰہَ یُسَبِّحُ لَہٗ مَنۡ فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ الطَّیۡرُ صٰٓفّٰتٍ ؕ کُلٌّ قَدۡ عَلِمَ صَلَاتَہٗ وَ تَسۡبِیۡحَہٗ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌۢ بِمَا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿۴۲﴾
    24 : 42 A nuk sheh se Allahun e lavdëron gjithkush që është në qiej e në tokë, dhe (edhe) zogjtë krahëhapur?! Secili e ka ditur mënyrën e tij të adhurimit dhe të lavdërimit dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për gjithçka që ata bëjnë.
  • وَ لِلّٰہِ مُلۡکُ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ وَ اِلَی اللّٰہِ الۡمَصِیۡرُ ﴿۴۳﴾
    24 : 43 I Allahut është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe tek Allahu është kthimi.
  • اَلَمۡ تَرَ اَنَّ اللّٰہَ یُزۡجِیۡ سَحَابًا ثُمَّ یُؤَلِّفُ بَیۡنَہٗ ثُمَّ یَجۡعَلُہٗ رُکَامًا فَتَرَی الۡوَدۡقَ یَخۡرُجُ مِنۡ خِلٰلِہٖ ۚ وَ یُنَزِّلُ مِنَ السَّمَآءِ مِنۡ جِبَالٍ فِیۡہَا مِنۡۢ بَرَدٍ فَیُصِیۡبُ بِہٖ مَنۡ یَّشَآءُ وَ یَصۡرِفُہٗ عَنۡ مَّنۡ یَّشَآءُ ؕ یَکَادُ سَنَا بَرۡقِہٖ یَذۡہَبُ بِالۡاَبۡصَارِ ﴿ؕ۴۴﴾
    24 : 44 A nuk e ke parë se pikërisht Allahu drejton renë, më pas e grumbullon dhe më pas e mbivendos njërën mbi tjetrën, dhe ti sheh shiun që bie përmes saj?! Ai lëshon breshër nga qielli, pra nga malet që gjenden në lartësi, dhe e lëshon mbi kë të dojë dhe e mban larg prej kujt të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij gati (ua) merr shikimin.
  • یُقَلِّبُ اللّٰہُ الَّیۡلَ وَ النَّہَارَ ؕ اِنَّ فِیۡ ذٰلِکَ لَعِبۡرَۃً لِّاُولِی الۡاَبۡصَارِ ﴿۴۵﴾
    24 : 45 Allahu ndërron natën dhe ditën. Sigurisht, në këtë ka mësim për njerëzit që kanë sy.
  • وَ اللّٰہُ خَلَقَ کُلَّ دَآبَّۃٍ مِّنۡ مَّآءٍ ۚ فَمِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّمۡشِیۡ عَلٰی بَطۡنِہٖ ۚ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّمۡشِیۡ عَلٰی رِجۡلَیۡنِ ۚ وَ مِنۡہُمۡ مَّنۡ یَّمۡشِیۡ عَلٰۤی اَرۡبَعٍ ؕ یَخۡلُقُ اللّٰہُ مَا یَشَآءُ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ ﴿۴۶﴾
    24 : 46 Allahu krijoi përmes ujit çdo gjallesë që ecën. Prej tyre ka nga ato që ecin barkas, prej tyre ka nga ato që ecin në dy këmbë dhe prej tyre ka edhe nga ato që ecin mbi të katrat. Allahu krijon çfarë të dojë. Sigurisht, Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.
  • لَقَدۡ اَنۡزَلۡنَاۤ اٰیٰتٍ مُّبَیِّنٰتٍ ؕ وَ اللّٰہُ یَہۡدِیۡ مَنۡ یَّشَآءُ اِلٰی صِرَاطٍ مُّسۡتَقِیۡمٍ ﴿۴۷﴾
    24 : 47 Pa dyshim, Ne zbritëm ajete të qarta. Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
  • وَ یَقُوۡلُوۡنَ اٰمَنَّا بِاللّٰہِ وَ بِالرَّسُوۡلِ وَ اَطَعۡنَا ثُمَّ یَتَوَلّٰی فَرِیۡقٌ مِّنۡہُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ ذٰلِکَ ؕ وَ مَاۤ اُولٰٓئِکَ بِالۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۴۸﴾
    24 : 48 Ata thonë: “Besuam në Allah dhe në të Dërguar dhe u bindëm”. Megjithatë, një grup prej tyre e kthen shpinën pas kësaj dhe këta kurrsesi nuk janë besimtarë.
  • وَ اِذَا دُعُوۡۤا اِلَی اللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ لِیَحۡکُمَ بَیۡنَہُمۡ اِذَا فَرِیۡقٌ مِّنۡہُمۡ مُّعۡرِضُوۡنَ ﴿۴۹﴾
    24 : 49 Kur ata thirren drejt Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ai të vendosë mes tyre, një grup prej tyre papritmas shmangen.
  • وَ اِنۡ یَّکُنۡ لَّہُمُ الۡحَقُّ یَاۡتُوۡۤا اِلَیۡہِ مُذۡعِنِیۡنَ ﴿ؕ۵۰﴾
    24 : 50 Dhe nëse kanë ata të drejtë, vijnë tek ai kokulur.
  • اَفِیۡ قُلُوۡبِہِمۡ مَّرَضٌ اَمِ ارۡتَابُوۡۤا اَمۡ یَخَافُوۡنَ اَنۡ یَّحِیۡفَ اللّٰہُ عَلَیۡہِمۡ وَ رَسُوۡلُہٗ ؕ بَلۡ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الظّٰلِمُوۡنَ ﴿٪۵۱﴾
    24 : 51 A kanë sëmundje në zemër apo kanë dyshime, apo kanë frikë se do t’u bëjnë padrejtësi Allahu dhe i Dërguari i Tij?! Përkundrazi, vetë ata janë të padrejtë.
  • اِنَّمَا کَانَ قَوۡلَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ اِذَا دُعُوۡۤا اِلَی اللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ لِیَحۡکُمَ بَیۡنَہُمۡ اَنۡ یَّقُوۡلُوۡا سَمِعۡنَا وَ اَطَعۡنَا ؕ وَ اُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡمُفۡلِحُوۡنَ ﴿۵۲﴾
    24 : 52 Fjala e besimtarëve kur thirren drejt Allahut e të Dërguarit të Tij që të gjykohen mes njëri-tjetrit, është vetëm se thonë: “Ne dëgjuam dhe u bindëm”. Pikërisht këta janë të suksesshmit.
  • وَ مَنۡ یُّطِعِ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ وَ یَخۡشَ اللّٰہَ وَ یَتَّقۡہِ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡفَآئِزُوۡنَ ﴿۵۳﴾
    24 : 53 Dhe pikërisht ata që i binden Allahut e të Dërguarit të Tij, (që) i frikësohen Allahut dhe i druhen Atij, janë fitues.
  • وَ اَقۡسَمُوۡا بِاللّٰہِ جَہۡدَ اَیۡمَانِہِمۡ لَئِنۡ اَمَرۡتَہُمۡ لَیَخۡرُجُنَّ ؕ قُلۡ لَّا تُقۡسِمُوۡا ۚ طَاعَۃٌ مَّعۡرُوۡفَۃٌ ؕ اِنَّ اللّٰہَ خَبِیۡرٌۢ بِمَا تَعۡمَلُوۡنَ ﴿۵۴﴾
    24 : 54 Ata u betuan në Allah (dhe) i forcuan betimet e tyre që po t’i urdhërosh, ata patjetër do të dalin (për përballje). Thuaju: “Mos bëni be; (tregoni) bindje të denjë!” Allahu pa dyshim është i Informuar për gjithçka që bëni.
  • قُلۡ اَطِیۡعُوا اللّٰہَ وَ اَطِیۡعُوا الرَّسُوۡلَ ۚ فَاِنۡ تَوَلَّوۡا فَاِنَّمَا عَلَیۡہِ مَا حُمِّلَ وَ عَلَیۡکُمۡ مَّا حُمِّلۡتُمۡ ؕ وَ اِنۡ تُطِیۡعُوۡہُ تَہۡتَدُوۡا ؕ وَ مَا عَلَی الرَّسُوۡلِ اِلَّا الۡبَلٰغُ الۡمُبِیۡنُ ﴿۵۵﴾
    24 : 55 Thuaju: Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. E nëse ktheheni, ai ka përgjegjësinë për aq sa është ngarkuar, dhe ju keni përgjegjësinë për aq sa jeni ngarkuar. E nëse do t’i bindeni, do të udhëzoheni. Kurse i Dërguari ka përgjegjësinë vetëm të kumtojë qartazi mesazhin.
  • وَعَدَ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مِنۡکُمۡ وَ عَمِلُوا الصّٰلِحٰتِ لَیَسۡتَخۡلِفَنَّہُمۡ فِی الۡاَرۡضِ کَمَا اسۡتَخۡلَفَ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ ۪ وَ لَیُمَکِّنَنَّ لَہُمۡ دِیۡنَہُمُ الَّذِی ارۡتَضٰی لَہُمۡ وَ لَیُبَدِّلَنَّہُمۡ مِّنۡۢ بَعۡدِ خَوۡفِہِمۡ اَمۡنًا ؕ یَعۡبُدُوۡنَنِیۡ لَا یُشۡرِکُوۡنَ بِیۡ شَیۡئًا ؕ وَ مَنۡ کَفَرَ بَعۡدَ ذٰلِکَ فَاُولٰٓئِکَ ہُمُ الۡفٰسِقُوۡنَ ﴿۵۶﴾
    24 : 56 Allahu u ka premtuar atyre prej jush që besuan dhe bënë të mira, se patjetër do t’i bëjë kalifë në tokë, ashtu siç i ka bërë kalifë ata që ishin para tyre dhe do t’ua përforcojë fenë që e ka pëlqyer për ta dhe do t’ua shndërrojë frikën në siguri. Ata do të më adhurojnë Mua dhe nuk do të barazojnë me Mua asgjë. Kurse ata që tregohen mosmirënjohës edhe pas kësaj, pikërisht ata janë të pabindur.
    Shpjegime
  • وَ اَقِیۡمُوا الصَّلٰوۃَ وَ اٰتُوا الزَّکٰوۃَ وَ اَطِیۡعُوا الرَّسُوۡلَ لَعَلَّکُمۡ تُرۡحَمُوۡنَ ﴿۵۷﴾
    24 : 57 Lartësoni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që të mëshiroheni.
  • لَا تَحۡسَبَنَّ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا مُعۡجِزِیۡنَ فِی الۡاَرۡضِ ۚ وَ مَاۡوٰٮہُمُ النَّارُ ؕ وَ لَبِئۡسَ الۡمَصِیۡرُ ﴿٪۵۸﴾
    24 : 58 Kurrsesi mos mendo se ata që mohuan të mund të (Na) mposhtin në tokë. Streha e tyre është zjarri. Sa destinacion i keq është ai!
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا لِیَسۡتَاۡذِنۡکُمُ الَّذِیۡنَ مَلَکَتۡ اَیۡمَانُکُمۡ وَ الَّذِیۡنَ لَمۡ یَبۡلُغُوا الۡحُلُمَ مِنۡکُمۡ ثَلٰثَ مَرّٰتٍ ؕ مِنۡ قَبۡلِ صَلٰوۃِ الۡفَجۡرِ وَ حِیۡنَ تَضَعُوۡنَ ثِیَابَکُمۡ مِّنَ الظَّہِیۡرَۃِ وَ مِنۡۢ بَعۡدِ صَلٰوۃِ الۡعِشَآءِ ۟ؕ ثَلٰثُ عَوۡرٰتٍ لَّکُمۡ ؕ لَیۡسَ عَلَیۡکُمۡ وَ لَا عَلَیۡہِمۡ جُنَاحٌۢ بَعۡدَہُنَّ ؕ طَوّٰفُوۡنَ عَلَیۡکُمۡ بَعۡضُکُمۡ عَلٰی بَعۡضٍ ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمُ الۡاٰیٰتِ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۵۹﴾
    24 : 59 O ju që besuat! Ata që janë në zotërimin tuaj, dhe prej jush ata që nuk e kanë arritur pjekurinë, le t’ju kërkojnë leje gjatë tri kohëve (përpara se të hyjnë në dhomat tuaja të gjumit): përpara namazit të sabahut, gjatë drekës kur zhvishni rrobat tuaja për të pushuar, si dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë intime për ju. Nuk bëni gjynah as ju e as ata pas këtyre (kohëve). Disa prej jush hyjnë e dalin te disa të tjerë. Kështu Allahu ju shpjegon qartë ajetet. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
    Shpjegime
  • وَ اِذَا بَلَغَ الۡاَطۡفَالُ مِنۡکُمُ الۡحُلُمَ فَلۡیَسۡتَاۡذِنُوۡا کَمَا اسۡتَاۡذَنَ الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِہِمۡ ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمۡ اٰیٰتِہٖ ؕ وَ اللّٰہُ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۶۰﴾
    24 : 60 E kur fëmijët tuaj të arrijnë pjekurinë, le t’ju kërkojnë leje, siç kërkonin leje ata që ishin para tyre. Kështu Allahu ju shpjegon qartë ajetet e Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
  • وَ الۡقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَآءِ الّٰتِیۡ لَا یَرۡجُوۡنَ نِکَاحًا فَلَیۡسَ عَلَیۡہِنَّ جُنَاحٌ اَنۡ یَّضَعۡنَ ثِیَابَہُنَّ غَیۡرَ مُتَبَرِّجٰتٍۭ بِزِیۡنَۃٍ ؕ وَ اَنۡ یَّسۡتَعۡفِفۡنَ خَیۡرٌ لَّہُنَّ ؕ وَ اللّٰہُ سَمِیۡعٌ عَلِیۡمٌ ﴿۶۱﴾
    24 : 61 Dhe gratë e moshuara që nuk shpresojnë më për martesë, nuk kanë gjynah nëse i heqin rrobat e tyre (pra, mbulesën), pa qenë të zbukuruara; e nëse përmbahen, është më mirë për to. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
  • لَیۡسَ عَلَی الۡاَعۡمٰی حَرَجٌ وَّ لَا عَلَی الۡاَعۡرَجِ حَرَجٌ وَّ لَا عَلَی الۡمَرِیۡضِ حَرَجٌ وَّ لَا عَلٰۤی اَنۡفُسِکُمۡ اَنۡ تَاۡکُلُوۡا مِنۡۢ بُیُوۡتِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ اٰبَآئِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ اُمَّہٰتِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ اِخۡوَانِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ اَخَوٰتِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ اَعۡمَامِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ عَمّٰتِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ اَخۡوَالِکُمۡ اَوۡ بُیُوۡتِ خٰلٰتِکُمۡ اَوۡ مَا مَلَکۡتُمۡ مَّفَاتِحَہٗۤ اَوۡ صَدِیۡقِکُمۡ ؕ لَیۡسَ عَلَیۡکُمۡ جُنَاحٌ اَنۡ تَاۡکُلُوۡا جَمِیۡعًا اَوۡ اَشۡتَاتًا ؕ فَاِذَا دَخَلۡتُمۡ بُیُوۡتًا فَسَلِّمُوۡا عَلٰۤی اَنۡفُسِکُمۡ تَحِیَّۃً مِّنۡ عِنۡدِ اللّٰہِ مُبٰرَکَۃً طَیِّبَۃً ؕ کَذٰلِکَ یُبَیِّنُ اللّٰہُ لَکُمُ الۡاٰیٰتِ لَعَلَّکُمۡ تَعۡقِلُوۡنَ ﴿٪۶۲﴾
    24 : 62 Nuk është gjynah për të verbrin, nuk është gjynah për të çalin, nuk është gjynah as për të sëmurin dhe as për ju, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në atë (shtëpi), së cilës i zotëroni ju çelësat, ose në (shtëpitë e) miqve tuaj. Nuk është gjynah për ju të hani bashkërisht a të ndarë. Kur hyni në ndonjë shtëpi, përshëndetini me selam njerëzit tuaj; është dhuratë prej Allahut, e bekuar dhe e pastër. Kështu Allahu ju shpjegon qartë ajetet, që të kuptoni.
  • اِنَّمَا الۡمُؤۡمِنُوۡنَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا بِاللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ وَ اِذَا کَانُوۡا مَعَہٗ عَلٰۤی اَمۡرٍ جَامِعٍ لَّمۡ یَذۡہَبُوۡا حَتّٰی یَسۡتَاۡذِنُوۡہُ ؕ اِنَّ الَّذِیۡنَ یَسۡتَاۡذِنُوۡنَکَ اُولٰٓئِکَ الَّذِیۡنَ یُؤۡمِنُوۡنَ بِاللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖ ۚ فَاِذَا اسۡتَاۡذَنُوۡکَ لِبَعۡضِ شَاۡنِہِمۡ فَاۡذَنۡ لِّمَنۡ شِئۡتَ مِنۡہُمۡ وَ اسۡتَغۡفِرۡ لَہُمُ اللّٰہَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ غَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ ﴿۶۳﴾
    24 : 63 Sigurisht, besimtarët janë ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që kur janë me të për (të diskutuar) një çështje të përbashkët, nuk largohen derisa nuk i kërkojnë leje atij. Pikërisht ata që të kërkojnë leje ty, besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kështu që, kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash prej tyre dhe kërkoji falje Allahut për ta. Pa dyshim, Allahu është shumë Falës, shumë Mëshirëbërës.
  • لَا تَجۡعَلُوۡا دُعَآءَ الرَّسُوۡلِ بَیۡنَکُمۡ کَدُعَآءِ بَعۡضِکُمۡ بَعۡضًا ؕ قَدۡ یَعۡلَمُ اللّٰہُ الَّذِیۡنَ یَتَسَلَّلُوۡنَ مِنۡکُمۡ لِوَاذًا ۚ فَلۡیَحۡذَرِ الَّذِیۡنَ یُخَالِفُوۡنَ عَنۡ اَمۡرِہٖۤ اَنۡ تُصِیۡبَہُمۡ فِتۡنَۃٌ اَوۡ یُصِیۡبَہُمۡ عَذَابٌ اَلِیۡمٌ ﴿۶۴﴾
    24 : 64 Thirrjen e të Dërguarit ndaj jush mos e merrni sikur thirrjen (tuaj) ndaj njëri-tjetrit mes jush. Allahu i di mirë ata që përvidhen tinëz prej jush. Pra, ata që e kundërshtojnë urdhrin e Tij, le të kenë frikë të mos i zërë ndonjë sprovë ose t’i kapë një ndëshkim i dhimbshëm.
  • اَلَاۤ اِنَّ لِلّٰہِ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ؕ قَدۡ یَعۡلَمُ مَاۤ اَنۡتُمۡ عَلَیۡہِ ؕ وَ یَوۡمَ یُرۡجَعُوۡنَ اِلَیۡہِ فَیُنَبِّئُہُمۡ بِمَا عَمِلُوۡا ؕ وَ اللّٰہُ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿٪۶۵﴾
    24 : 65 Dëgjoni! E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej e tokë. Ai e di në çfarë (gjendje) jeni. Ditën kur ata do të kthehen tek Ai, atëherë Ai do t’i informojë për atë që bënin. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
1
الفَاتِحَة El-Fatiha
2
البَقَرَة El-Bekare
3
آل عِمرَان Ali Imran
4
النِّسَاء En-Nisa
5
المَائدة El-Maidah
6
الاٴنعَام El-En’am
7
الاٴعرَاف El-A’raf
8
الاٴنفَال El-Enfal
9
التّوبَة Et-Teube
10
یُونس Junus
11
هُود Hud
12
یُوسُف Jusuf
13
الرّعد Er-Rad
14
إبراهیم Ibrahim
15
الحِجر El-Hixhr
16
النّحل En-Nahl
17
بنی اسرائیل Beni Israil
18
الکهف El-Kehf
19
مَریَم Merjem
20
طٰه TaHa
21
الاٴنبیَاء El-Enbija
22
الحَجّ El-Haxh
23
المؤمنون El-Mu’minun
24
النُّور En-Nur
25
الفُرقان El-Furkan
26
الشُّعَرَاء Esh-Shuara
27
النَّمل En-Neml
28
القَصَص El-Keses
29
العَنکبوت El-Ankebut
30
الرُّوم Er-Rum
31
لقمَان Lukman
32
السَّجدَة Es-Sexhde
33
الاٴحزَاب El-Ahzab
34
سَبَإ Saba
35
فَاطِر Fatir
36
یسٓ Jasin
37
الصَّافات Es-Saffat
38
صٓ Sad
39
الزُّمَر Ez-Zumer
40
المؤمن El-Mu’min
41
حٰمٓ السجدہ Ha.Mim. Es-Sexhde
42
الشّوریٰ Esh-Shura
43
الزّخرُف Ez-Zukhruf
44
الدّخان Ed-Dukhan
45
الجَاثیَة El-Xhathije
46
الاٴحقاف El-Ahkaf
47
محَمَّد Muhammed
48
الفَتْح El-Fet’h
49
الحُجرَات El-Huxhurat
50
قٓ Kaf
51
الذّاریَات Edh-Dharijat
52
الطُّور Et-Tur
53
النّجْم En-Nexhm
54
القَمَر El-Kamer
55
الرَّحمٰن Er-Rahman
56
الواقِعَة El-Uakia
57
الحَدید El-Hadid
58
المجَادلة El-Muxhadile
59
الحَشر El-Hashr
60
المُمتَحنَة El-Mumtehine
61
الصَّف Es-Saf
62
الجُمُعَة El-Xhumu’a
63
المنَافِقون El-Munafikun
64
التّغَابُن Et-Tegabun
65
الطّلاَق Et-Talak
66
التّحْریم Et-Tahrim
67
المُلک El-Mulk
68
القَلَم El-Kalem
69
الحَاقَّة El-Hakka
70
المعَارج El-Mearixh
71
نُوح Nuh
72
الجنّ El-Xhinn
73
المُزمّل El-Muzzemmil
74
المدَّثِّر El-Muddeththir
75
القِیَامَة El-Kijamah
76
الدھر Ed-Dehr
77
المُرسَلات El-Murselat
78
النّبَإِ En-Nebe
79
النَّازعَات En-Naziat
80
عَبَسَ Abese
81
التّکویر Et-Tekvir
82
الانفِطار El-Infitar
83
المطفّفِین El-Mutaffifin
84
الانشقاق El-Inshikak
85
البُرُوج El-Buruxh
86
الطّارق Et-Tarik
87
الاٴعلی El-A’la
88
الغَاشِیَة El-Gashije
89
الفَجر El-Fexhr
90
البَلَد El-Beled
91
الشّمس Esh-Shems
92
اللیْل El-Lejl
93
الضّحیٰ Ed-Duha
94
الإنشراح El-Inshirah
95
التِّین Et-Tin
96
العَلق El-Alek
97
القَدر El-Kader
98
البَیّنَة El-Bejjine
99
الزّلزَلة Ez-Zilzal
100
العَادیَات El-Adijat
101
القَارعَة El-Karije
102
التّکاثُر Et-Tekathur
103
العَصر El-Asr
104
الهُمَزة El-Humeze
105
الفِیل El-Fil
106
قُرَیش Kurejsh
107
المَاعون El-Maun
108
الکَوثَر El-Keuther
109
الکافِرون El-Kafirun
110
النّصر En-Nasr
111
اللھب El-Leheb
112
الإخلاص El-Ihlas
113
الفَلَق El-Felek
114
النَّاس En-Nas
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp