29 : 7 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ مَنۡ جَاہَدَ فَاِنَّمَا یُجَاہِدُ لِنَفۡسِہٖ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَغَنِیٌّ عَنِ الۡعٰلَمِیۡنَ ﴿۷﴾
    29 : 7 Ai që përpiqet, përpiqet për veten e tij. Sigurisht, Allahu është i Pavarur nga botët.
    Shpjegime

    Ky ajet që përmend fjalën xhihad jep një përshkrim të shkurtër dhe kuptimplotë të atij që quhet muxhahid, pra ai që bën xhihad ose luftëtar i vërtetë në rrugën e Zotit. Idealet e larta dhe fisnike dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i zbatuar porositë e Zotit janë ato që në terminologjinë islame quhen xhihad, dhe personi që i zotëron këto ideale fisnike dhe që i përmbush ato është muxhahid në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ky xhihad është më i madhi, është i përhershmi. Kurse xhihadi me armë që quhet më i vogli, është i kushtëzuar me rrethana të caktuara. Lexoni edhe 25:53.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp