25 : 53 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَلَا تُطِعِ الۡکٰفِرِیۡنَ وَ جَاہِدۡہُمۡ بِہٖ جِہَادًا کَبِیۡرًا ﴿۵۳﴾
    25 : 53 Andaj, mos ndiq mohuesit dhe përmes këtij (Kurani) bëj një xhihad madhor me ta.
    Shpjegime

    Të përpiqesh e të angazhohesh në përhapjen e mesazhit të Islamit me anë të argumenteve që paraqet Kurani i Shenjtë, pra me anë të përpjekjeve intelektuale, e jo përmes armës e dhunës, është një xhihad shumë i madh. Është ky mesazhi i këtij ajeti. Sipas shumë dijetarëve, xhihad do të thotë të marrësh armën në dorë dhe të luftosh kundër atij që nuk e pranon fenë Islame, madje edhe kundër atij që quhet musliman por që e ndjek Islamin jo në mënyrën siç e kuptojnë ata, por në një mënyrë tjetër. Me keqardhje pohojmë se historia është dëshmitare se bazuar te këto fetva të të ashtuquajturve dijetarë, shumë shtete islamike kanë luftuar kundër njëra-tjetrës duke bërë vëllavrasje të madhe, të cilën e quajtën “xhihad”. Por në të vërtetë, ky nuk është mësimi i Kuranit, dhe as nuk ka qenë kurrë. Është i dhimbshëm fakti që në shekujt e fundit, shumë sekte që e quajnë veten muslimane, madje disa edhe shtete islamike, praktikisht këtë kuptim ia kanë veshur fjalës xhihad, duke ndërmarrë luftëra gjakderdhëse, të cilat i bënë dhe vijojnë t’i bëjnë për arsye politike, ekonomike apo edhe për ekspansionin e territoreve të veta. Si rezultat i kësaj veprimtarie barbare, fjala xhihad u kufizua dhe u përkufizua vetëm me konotacionin e luftës me armë. Këto luftëra mund të quheshin me çfarëdo emri tjetër, por si xhihad fetar kurrsesi jo. Islami është feja e parë në botë, e cila në mënyrë kategorike pohoi: “Nuk ka imponim në fe” (2:257). Allahu i tërheq vëmendje çdo muslimani duke thënë: “Dhe po të donte Zoti yt, do të besonin që të gjithë ata që banojnë në tokë. Ti, a do t’i imponosh vallë njerëzit, derisa të bëhen besimtarë?!” (10:100)

    Fjala xhihad rrjedh nga xhehede që do thotë: përpiqem palodhur për një kauzë (Lane). Nga Kurani dhe hadithet e Profetit s.a.v.s. mësojmë tri lloje të xhihadit: (1) xhihadi ose përpjekja kundër djallit dhe vetvetes, për të gjetur Zotin e Madhërishëm (29:70); (2) xhihadi ose përpjekja me anë të argumenteve të Kuranit për të përhapur Islamin (25:53) dhe (3) xhihadi ose përpjekja për t’u mbrojtur nga ata që ju persekutojnë në mënyrë kolektive, ju dëbojnë nga vendi juaj dhe ju sulmojnë për shkak të besimit (22:39-42). Tek po kthehej nga një betejë, Profeti s.a.v.s. këtë të fundit e quajti si xhihadin më të vogël, kurse xhihadin kundër vetvetes si më të madhin. (Alauddin El-Mutteki, “Kenzul Umal”, Kitabul-xhihad fil-xhihadil-ekber minel-a’mal, vëll. 4, hadithi 11260, botuar nga “Mekteba Et-turathul Islamiji”, Haleb).

    Sipas Kuranit dhe haditheve të Profetit s.a.v.s., është e qartë se dy të parat njihen si xhihadet më të mëdha, kurse ai i fundit si xhihadi më i vogël. Veç kësaj, dy të parat janë të obliguara për çdo musliman, në çdo kohë e në çdo vend, ndërsa ai i fundit është krejtësisht i kufizuar nga rrethanat specifike dhe është i obliguar vetëm kur ka nevojë. Nëse shohim jetën e Profetit Muhammed s.a.v.s., nevoja për xhihadin me armë lindi pas sfilitjesh të skëterrshme shumëvjeçare që armiqtë ia bënë muslimanëve: së pari muslimanëve ua hoqën të drejtën për të adhuruar Allahun, Zotin e Vetëm; për një kohë të gjatë i përndoqën dhe shumë të tjerë i vranë, pastaj, muslimanët mërguan në një vend tjetër për të gjetur paqe, por kundërshtarët i ndoqën edhe atje dhe i sulmuan, të gjithë këtë e bënë vetëm për shkak të besimit. Në këto kushte, Zoti u dha muslimanëve të drejtën e vetëmbrojtjes, pra të xhihadit me armë.

    Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., në fund të shekullit 19-të, u bëri thirrje muslimanëve të hiqnin dorë nga xhihadi me armë, pasi nuk ishte më koha për një xhihad të tillë sepse muslimanët tanimë gëzonin lirinë e besimit thuajse në të gjithë botën. Ai theksoi se në kohën e sotme kur të gjitha fetë kanë dalë në arenën e argumenteve, edhe teknologjia ka avancuar deri në atë masë që komunikimi mes njerëzve është bërë shumë më i lehtë sesa në kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s., ne duhet të luftojmë përmes Kuranit të Shenjtë, duke u thelluar në dijet e tij dhe duke përhapur argumentet e tij. Kjo pikërisht do të ishte edhe koha e ardhjes së Imam Mehdiut, sepse pikërisht në këtë kohë do të provohej epërsia e Islamit mbi fetë e tjera, siç është e parashikuar në 61:10. Prandaj, edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. tha se Mesihu i Premtuar “do ta ndërpresë luftën (fetare)” (Askalani, Sherh Buhari, 3448) dhe se në kohën e tij “lufta (fetare) do të dorëzojë armët e saj” (Musned Ahmed, 9323). Në vitin 1902, duke iu drejtuar muslimanëve, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, Mesih i Premtuar a.s. gjithashtu u tha – “Çdokush që do të shkojë për luftë edhe pas këtij urdhri; le ta dijë se do të turpërohet rëndë nga mohuesit!” (“Ruhani Khazain” vëll. 17, “Tohfa-e-Gularvije”, f. 78). Historia njëqindvjeçare është dëshmitare e faktit se sa shumë humbje “xhihadistët” i shkaktuan Islamit dhe muslimanëve. Lexoni edhe 22:42.

1
الفَاتِحَة El-Fatiha
2
البَقَرَة El-Bekare
3
آل عِمرَان Ali Imran
4
النِّسَاء En-Nisa
5
المَائدة El-Maidah
6
الاٴنعَام El-En’am
7
الاٴعرَاف El-A’raf
8
الاٴنفَال El-Enfal
9
التّوبَة Et-Teube
10
یُونس Junus
11
هُود Hud
12
یُوسُف Jusuf
13
الرّعد Er-Rad
14
إبراهیم Ibrahim
15
الحِجر El-Hixhr
16
النّحل En-Nahl
17
بنی اسرائیل Beni Israil
18
الکهف El-Kehf
19
مَریَم Merjem
20
طٰه TaHa
21
الاٴنبیَاء El-Enbija
22
الحَجّ El-Haxh
23
المؤمنون El-Mu’minun
24
النُّور En-Nur
25
الفُرقان El-Furkan
26
الشُّعَرَاء Esh-Shuara
27
النَّمل En-Neml
28
القَصَص El-Keses
29
العَنکبوت El-Ankebut
30
الرُّوم Er-Rum
31
لقمَان Lukman
32
السَّجدَة Es-Sexhde
33
الاٴحزَاب El-Ahzab
34
سَبَإ Saba
35
فَاطِر Fatir
36
یسٓ Jasin
37
الصَّافات Es-Saffat
38
صٓ Sad
39
الزُّمَر Ez-Zumer
40
المؤمن El-Mu’min
41
حٰمٓ السجدہ Ha.Mim. Es-Sexhde
42
الشّوریٰ Esh-Shura
43
الزّخرُف Ez-Zukhruf
44
الدّخان Ed-Dukhan
45
الجَاثیَة El-Xhathije
46
الاٴحقاف El-Ahkaf
47
محَمَّد Muhammed
48
الفَتْح El-Fet’h
49
الحُجرَات El-Huxhurat
50
قٓ Kaf
51
الذّاریَات Edh-Dharijat
52
الطُّور Et-Tur
53
النّجْم En-Nexhm
54
القَمَر El-Kamer
55
الرَّحمٰن Er-Rahman
56
الواقِعَة El-Uakia
57
الحَدید El-Hadid
58
المجَادلة El-Muxhadile
59
الحَشر El-Hashr
60
المُمتَحنَة El-Mumtehine
61
الصَّف Es-Saf
62
الجُمُعَة El-Xhumu’a
63
المنَافِقون El-Munafikun
64
التّغَابُن Et-Tegabun
65
الطّلاَق Et-Talak
66
التّحْریم Et-Tahrim
67
المُلک El-Mulk
68
القَلَم El-Kalem
69
الحَاقَّة El-Hakka
70
المعَارج El-Mearixh
71
نُوح Nuh
72
الجنّ El-Xhinn
73
المُزمّل El-Muzzemmil
74
المدَّثِّر El-Muddeththir
75
القِیَامَة El-Kijamah
76
الدھر Ed-Dehr
77
المُرسَلات El-Murselat
78
النّبَإِ En-Nebe
79
النَّازعَات En-Naziat
80
عَبَسَ Abese
81
التّکویر Et-Tekvir
82
الانفِطار El-Infitar
83
المطفّفِین El-Mutaffifin
84
الانشقاق El-Inshikak
85
البُرُوج El-Buruxh
86
الطّارق Et-Tarik
87
الاٴعلی El-A’la
88
الغَاشِیَة El-Gashije
89
الفَجر El-Fexhr
90
البَلَد El-Beled
91
الشّمس Esh-Shems
92
اللیْل El-Lejl
93
الضّحیٰ Ed-Duha
94
الإنشراح El-Inshirah
95
التِّین Et-Tin
96
العَلق El-Alek
97
القَدر El-Kader
98
البَیّنَة El-Bejjine
99
الزّلزَلة Ez-Zilzal
100
العَادیَات El-Adijat
101
القَارعَة El-Karije
102
التّکاثُر Et-Tekathur
103
العَصر El-Asr
104
الهُمَزة El-Humeze
105
الفِیل El-Fil
106
قُرَیش Kurejsh
107
المَاعون El-Maun
108
الکَوثَر El-Keuther
109
الکافِرون El-Kafirun
110
النّصر En-Nasr
111
اللھب El-Leheb
112
الإخلاص El-Ihlas
113
الفَلَق El-Felek
114
النَّاس En-Nas
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp