78 : 24 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لّٰبِثِیۡنَ فِیۡہَاۤ اَحۡقَابًا ﴿ۚ۲۴﴾
    78 : 24 Ata do të mbesin atje për shekuj.
    Shpjegime

    Kurani i Shenjtë në shumë ajete të tjera e mbështet idenë se xhehenemi nuk është përgjithmonë. Disa prej tyre janë: (1) “… mëshira Ime përfshin çdo gjë” (7:157), e në një ajet tjetër na mëson lutjen: “O Zoti ynë! Ti sundon çdo gjë me mëshirë dhe dije…” (40:8). Kështu, një ditë mëshira e Zotit do ta përfshijë edhe xhehenemin. (2) Duke përshkruar qëndrimin e banorëve të xhehenemit, Kurani e kufizon me një periudhë dhe thotë: “Ata do të mbesin atje për shekuj” (78:24). Në komentim të këtij ajeti, përmendet edhe hadithi: Xhehenemit patjetër do t’i vijë një kohë, kur kanatet e portave të tij do të përplasen, kur nuk do të ketë njeri në të. (Taberi, 11:107). Në një hadith tjetër Profeti Muhammed s.a.v.s. përshkruan ditën kur banuesi i fundit i xhehenemit do të hyjë në parajsë (Muslim, 368). (3) Zoti thotë në Kuran se vepra e mirë do të shpërblehet më shumë se dhjetëfish (2:262), kurse vepra e keqe do të dënohet aq sa është ajo vepër (40:41). Kjo llogaritje logjikisht do t’i asgjësojë të këqijat. (4) Zoti bën dy përshkrime të ndryshme të xhenetit dhe të xhehenemit, për sa i përket qëndrimit të banorëve të tyre përkatëse në to (11:109). (5) Për atë që do të ketë më pak vepra të mira, Kurani pohon “nëna e tij” do të jetë havije (xhehenemi) (101:10). “Nëna” përveçse luan rolin e burimit, luan edhe rolin e kalimit të jetës nga një fazë në fazën tjetër më të zhvilluar. Më shumë rreth kësaj teme, lexoni 11:109.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp