11 : 109 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اَمَّا الَّذِیۡنَ سُعِدُوۡا فَفِی الۡجَنَّۃِ خٰلِدِیۡنَ فِیۡہَا مَا دَامَتِ السَّمٰوٰتُ وَ الۡاَرۡضُ اِلَّا مَا شَآءَ رَبُّکَ ؕ عَطَآءً غَیۡرَ مَجۡذُوۡذٍ ﴿۱۰۹﴾
    11 : 109 Kurse ata që dalin fatbardhë, do të jenë në xhenet. Në të do të qëndrojnë, gjersa të rrojnë qiejt e toka, përveç asaj që do Zoti yt; një shpërblim pambarim.
    Shpjegime

    Ajetet: 108-109: Në përshkrimin e xhenetit dhe të xhehenemit, ajetet përkatëse pasi tregojnë se sa do të qëndrojnë banorët aty, pohojnë: “përveç asaj që do Zoti yt”. Megjithatë, për xhehenemin, ajeti e mbyll temën me këto fjalë, kurse për xhenetin, fjalët vijojnë “një shpërblim pambarim”. Ne besojmë se shpirtrave njerëzorë do t’u vijë një kohë kur edhe ai që ishte fatzi në popullin e tij, do të përmirësohet dhe do të mëshirohet prej Zotit. Andaj, njerëzit e ligj do të qëndrojnë në xhehenem për një kohë të gjatë, por jo pa mbarim. Se sa e gjatë do të jetë kjo kohë, Zoti nuk na ka dhënë dijeni për këtë, andaj, nuk mund të përcaktojmë ne kohëzgjatjen e saj. Po, nisur nga imagjinata e dobët njerëzore, ajo periudhë quhet “e përhershme”, por në Sy të Zotit, ajo e ka një kufi. Banorët e xhehenemit nuk do të lihen “të verbër” dhe “fatzinj” përgjithmonë. Pas kurimit tejet të mundimshëm në xhehenem, mëshira e Zotit përfundimisht do t’i përfshijë edhe ata. Pra, përjetësia e xhehenemit nuk është e ngjashme me përjetësinë e Zotit, përkundrazi, çdo ndëshkim e ka një kufi dhe çdo mallkim mbizotërohet nga mëshira. Sigurisht, Allahu është më i Mëshirshmi nga të gjithë mëshiruesit. Thuhet edhe në një hadith: “Xhehenemit patjetër do t’i vijë një kohë, kur kanatet e portave të tij do të përplasen, kur nuk do të ketë njeri në të.” (Taberiu, 11:107). Më shumë rreth kësaj teme, lexoni 78:24.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp