57 : 21 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِعۡلَمُوۡۤا اَنَّمَا الۡحَیٰوۃُ الدُّنۡیَا لَعِبٌ وَّ لَہۡوٌ وَّ زِیۡنَۃٌ وَّ تَفَاخُرٌۢ بَیۡنَکُمۡ وَ تَکَاثُرٌ فِی الۡاَمۡوَالِ وَ الۡاَوۡلَادِ ؕ کَمَثَلِ غَیۡثٍ اَعۡجَبَ الۡکُفَّارَ نَبَاتُہٗ ثُمَّ یَہِیۡجُ فَتَرٰٮہُ مُصۡفَرًّا ثُمَّ یَکُوۡنُ حُطَامًا ؕ وَ فِی الۡاٰخِرَۃِ عَذَابٌ شَدِیۡدٌ ۙ وَّ مَغۡفِرَۃٌ مِّنَ اللّٰہِ وَ رِضۡوَانٌ ؕ وَ مَا الۡحَیٰوۃُ الدُّنۡیَاۤ اِلَّا مَتَاعُ الۡغُرُوۡرِ ﴿۲۱﴾
    57 : 21 Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, dëfrim, zbukurim, mburrje ndërmjet njëri-tjetrit dhe garë për t’u shtuar në pasuri e (në) pasardhës; ajo është si shiu, gjelbërimi i të cilit i mahnit bujqit, më pas ai thahet dhe ti e sheh të zverdhur, dhe më pas bëhet pluhur. Në ahiret ka edhe ndëshkim të rëndë, edhe falje e pëlqim prej Allahut; kurse jeta e kësaj bote është vetëm një përfitim i përkohshëm (dhe) mashtrues.
    Shpjegime

    1) Jeta që njeriu kalon në harresë ndaj Zotit dhe me shpërfillje ndaj vlerave të saj më të larta është si ajo që përshkruhet në këtë ajet, përndryshe jeta e njeriut në tokë ka një mision shumë të madh e fisnik, të cilin ai duhet ta përmbushë duke bërë përpjekje të mëdha, që të fitojë pëlqimin e Krijuesit dhe faljen e Tij.

    2) Ndiqni një shpjegim të thelluar dhe mbresëlënës të këtij ajeti te kjo video.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp