Kuptimi i jetës sipas Kuranit | Cili është kuptimi i jetës për ju?
Çfarë është jeta për ju? Komentim i ajeteve të Kuranit, të cilat hedhin dritë për lloje të ndryshme të njerëzve, për sa i përket kuptimit që ata i japin jetës së tyre.
“Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, dëfrim, zbukurim, mburrje ndërmjet njëri-tjetrit dhe garë për t’u shtuar në pasuri e (në) pasardhës; ajo është si shiu, gjelbërimi i të cilit i mahnit bujqit, më pas ai thahet dhe ti e sheh të zverdhur, dhe më pas bëhet pluhur. Në ahiret ka edhe ndëshkim të rëndë, edhe falje e pëlqim prej Allahut; kurse jeta e kësaj bote është vetëm një përfitim i përkohshëm (dhe) mashtrues. Garoni për faljen prej Zotit tuaj dhe (për) xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e tokës! Ai është përgatitur për ata që besuan në Allah dhe (në) të Dërguarit e Tij. Ky është bekimi i Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; dhe Allahu ka bekim të madh.” (Kurani i Shenjtë 57:21-22)