Kuptimi i hadithit: Engjëjt e mallkojnë gruan që refuzon të bëjë marrëdhënie me burrin
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kuptimi i hadithit: Engjëjt e mallkojnë gruan që refuzon të bëjë marrëdhënie me burrin

Teolog, gjuhëtar dhe përkthyes

Selamalejkum. Paqja qoftë me ju!

Disa njerëz i referohen një hadithi ku thuhet

“Nëse burri i kërkon (ose i lutet) gruas që të vijë në shtrat, por ajo ia refuzon dhe burri fle i zemëruar, engjëjt e mallkuan atë grua deri në mëngjes.” (Sahih Buhari, hadithi nr. 3237)

Dhe ngrenë pyetjen – Sipas Islamit, gruaja paska obligim vetëm për t’ia plotësuar dëshirat seksuale burrit?!

Nëse e merr këtë hadith dhe hadithe të tilla si ky për të kuptuar fenë islame, atëherë, e ke kapur fillin e gabuar. Madje, mund të ketë edhe në radhët e besimtarëve nga ata, të cilët nga dija e mangët, i përdorin këto hadithe për të ushtruar presione ndaj grave të tyre, duke menduar se Islami i obligon gratë e tyre që gjithnjë të jenë të gatshme për t’ua plotësuar dëshirat seksuale.

Ne e kemi thënë vazhdimisht që hadithin duhet ta lexosh në dritën e Kuranit. Kështu na ka mësuar Imam Mehdiu a.s.. Andaj, para se të sqaroj hadithin, dua të lexoj një a dy ajete të Kuranit për të kuptuar pyetjen në fjalë. Ajeti i parë që do ta lexoj, tregon se sipas fesë Islame, ka 4 elemente që ndërtojnë një jetë të shëndetshme bashkëshortore. … (Për më shumë, ndiqni videon!)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem