Si mbahet hutbja e Nikahut ose hutbja e kurorëzimit?
Ka një sërë kërkesash që duhen plotësuar që shpallja e martesës (nikahu) të quhet e ligjshme:
- Edhe djali edhe vajza, të dy duhet të pranojnë me dëshirë për realizimin e martesës së tyre.
- Shpallja e martesës të bëhet publike, me dy dëshmitarë nga të dyja palët, të cilët të jenë të pranishëm gjatë shpalljes. Islami nuk lejon martesa të fshehta.
- Dhëndri dhe kujdestari i nuses të jenë të pranishëm në Nikah. Nusja mund të jetë ose jo e pranishme. Në raste ekstreme, edhe dhëndri mund të mungojë, por në këtë rast ai duhet të dërgojë përfaqësuesin e tij ligjor për të shprehur pëlqimin e tij gjatë ceremonisë.
- Mehri është një dhuratë martesore e detyrueshme nga burri për gruan (Kurani Famëlartë 4:25). Shuma të jetë e përshtatshme sipas mundësive financiare të dhëndrit. Shuma e Mehrit të deklarohet gjatë shpalljes së Nikahut. Ajo mund të jepet e gjitha përnjëherë ose me këste. Pasi të jepet, ajo është pronë vetëm e gruas, e cila mund ta shpenzojë atë si të dojë. Përcaktimi i shumës të jetë me pëlqimin e të dyja palëve
- Ceremonia e nikahut të kryhet nga një autoritet i njohur, si një Misionar (Muballigh, dijetar i fesë Islame) a President i Xhematit, etj.. Procedura e ceremonisë së nikahut është e thjeshtë. Pasi të plotësohen formularët e martesës (të nikahut) dhe të shpallet publikisht nikahu, kontrata quhet e ligjshme. Personi që shpall nikahun reciton ajetet e Kuranit, të cilat Profeti Muhammed s.a.v.s. i recitonte dhe pyet të dyja palët për pëlqimin e tyre. Kjo pasohet nga një lutje e heshtur.
- Çifti duhet të marrë një licencë dhe çdo dokument tjetër që kërkohet nga Shteti ku jeton, që martesa e tyre të quhet e ligjshme. Kujdestari i vajzës duhet të sigurojë marrjen e këtyre masave, në mënyrë që çdo e drejtë e saj të sigurohet e të mbrohet ligjërisht.
- Duke ndjekur praktikën e Profetit Muhammed s.a.v.s., dhëndri të shtrojë një drekë a darkë (velime) një ose disa ditë pas shpalljes së nikahut, për të festuar fillimin e jetës bashkëshortore. Ky është një obligim ndaj dhëndrit, të cilin ai ta realizojë në bazë të mundësive të tij financiare. Në këto raste, muslimanët duhet të ruhen nga shpenzimet ekstravagante.
Hutbja e Nikahut
Hutbja e nikahut përbëhet nga lavdërimi dhe falënderimi i Allahut, dëshmia dhe disa ajete të Kuranit Famëlartë. Fjalët dhe ajetet e Kuranit që recitohen në këtë hutbe janë si më poshtë:
Eshhedu en lā ilāhe il-lAllāhu wahdehū lā sherīke leh.
We eshhedu en-ne Muham-meden ‘abduhū we resūluh,
emmā ba‘ad:
Fe e‘ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm,
Bismil-lāhirr-rrahmānirr-rrahīm. El-hamdu lil-lāhi rabbil-‘ālemīn. Err-rrahmānirr-rrahīm. Māliki jewmid-dīn. Ij-jāke na’budu we ij-jāke nesteīn. Ihdinas-sirātal-mustekīm. Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim. Gajril-magdūbi ‘alejhim ve led-dāl-līn.
(Më pas recitohen këto tri pjesë të Kuranit Famëlartë)
Jā ej-juhel-ledhīne āmenut-tekull-llāhe hak-ka tukātihī we lā temūtun-ne il-lā we entum muslimūn. (Kurani Famëlartë 3:103)
[O ju që besuat! Kini druajtjen e Allahut ashtu siç duhet t’i druheni Atij dhe vdisni vetëm kur të jeni të nënshtruar.]
Jā ej-juhen-nāsut-tekū rab-bekumul-ledhī khalekakum min-nefsin wāhidetin, we khaleka minhā zewxhehā we beth-the minhumā rixhālen kethīren we nisāen, wet-tekull-llāh el-ledhī tesāelūne bihī wel-erhām, in-nall-llāhe kāne ‘alejkum rakībā. (Kurani Famëlartë 4:2)
[O njerëz! Kini druajtje ndaj Zotit tuaj që ju krijoi prej një fryme të vetme dhe prej saj krijoi çiftin dhe përmes atyre të dyve, përhapi shumë burra e gra. Kini druajtje ndaj Allahut, (në emër të) të cilit ju i kërkoni njëri-tjetrit dhe ruani lidhjet farefisnore! Allahu pa dyshim është Mbikëqyrësi juaj.]
Jā ej-juhel-ledhīne āmenut-tekull-llāhe we kūlū kawlen sedidā, juslih lekum a’mālekum we jaghfir lekum dhunūbekum, we men juti’il-lāhe we resūlehu fekad fāze fewzen ‘adhīmā. (Kurani Famëlartë 33:71-7)
[O ju që besuat! Kini druajtjen e Allahut dhe thoni fjalë të drejta! Ai do t’ju përmirësojë veprat dhe do t’ju falë gjynahet. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ka arritur një sukses madhor.]
Pas kësaj, ligjëruesi mund të flasë duke këshilluar të dyja palët për respektimin e jetës bashkëshortore dhe familjare në dritën e Islamit dhe më pas të shpallë nikahun duke pyetur secilin, së pari kujdestarin e vajzës dhe më pas dhëndrin, për dakortësinë e martesës.
Të dyja palët të ngrihen në këmbë për të shprehur dakortësinë e tyre. Pas kësaj, ligjëruesi të drejtojë një lutje të heshtur.