Si duhet të veprosh nëse bajrami vjen ditën e xhumasë? - Xhemati Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Si duhet të veprosh nëse bajrami vjen ditën e xhumasë?

Teolog dhe përkthyes
bajrami dhe e premte e xhuma të njëjtën ditë

Hazret Ibni Abasi r.a. tregon:

Një herë gjatë kohës së Profetit Muhammed s.a. bajrami erdhi në ditën e xhumasë. Profeti s.a. udhëhoqi namazin e bajramit dhe më pas tha: Falja e bajramit është kompensim për faljen e xhumasë, prandaj, ai që nuk dëshiron të vijë në faljen e xhumasë, lejohet. Por ne inshallah do ta falim faljen e xhumasë në kohën e saj. 

(Sunen Ibni Maxha, el-xhuz el-euvel, kitab ikamatis-selah ues-sun-neti fiha,
maxha’a fima idhexhtema’al eidani fi jeum.)

Pra, në këtë rast ekziston leje për të mos falur namazin e xhumasë dhe atëherë duhet të falni namazin e drekës. Por ai që dëshiron t’i falë të dyja namazet, do të ketë shpërblim prej Zotit. Gjithashtu, në xhami është mirë të ketë organizim për të dyja faljet, në mënyrë që ai që dëshiron të marrë pjesë në to, të ketë mundësi ta falë edhe namazin e bajramit, edhe namazin e xhumasë.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem