A Islami u bën padrejtësi grave në ndarjen e trashëgimisë? - Xhemati Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A Islami u bën padrejtësi grave në ndarjen e trashëgimisë?

mbulesa shami

Kritikët ndaj Islamit shpesh akuzojnë se ai nuk ndan trashëgiminë midis burrave dhe grave në mënyrë të barabartë. Shpesh si argument citohet një ajet i Kuranit Famëlartë që thotë:

{ یُوصِیكُمُ ٱللَّهُ فِیۤ أَوۡلَـٰدِكُمۡۖ لِلذَّكَرِ مِثۡلُ حَظِّ ٱلۡأُنثَیَیۡنِۚ

“Allahu ju urdhëron në lidhje me fëmijët tuaj: një mashkull do të ketë aq sa pjesa e dy femrave”.[1]

Një kritik i Islamit e argumenton këtë çështje në këtë mënyrë: “Shumë ajete në Kuran merren me çështjen e trashëgimisë dhe me mënyrën se si ndahet ajo. Rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit përcaktohet ndarja e saj është se mashkullit i jepet dyfishi i asaj që i jepet një femre…”.

Në përgjithësi, kur analizon këtë ajet, një detaj që mbetet jashtë vëmendjes, është fakti se ky ajet i referohet në mënyrë specifike ndarjes së trashëgimisë midis fëmijëve të një prindi të vdekur. Kurani nuk lë asnjë hapësirë për të krijuar dyshimin sikur ajet qenka “një ligj i përgjithshëm” që duhet zbatuar në të gjitha rrethanat. Kryetari i 4-t i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Tahir Ahmedia r.a., e ka shtjelluar këtë çështje në mënyrë të hollësishme. Për ta kuptuar atë, duhet që ta lexojmë këtë ajet në tërësi.

يُوصِيكُمُ ٱللَّهُ فِىٓ أَوْلَٰدِكُمْ ۖ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۚ فَإِن كُنَّ نِسَآءً فَوْقَ ٱثْنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثَا مَا تَرَكَ ۖ وَإِن كَانَتْ وَٰحِدَةً فَلَهَا ٱلنِّصْفُ ۚ وَلِأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَٰحِدٍ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِن كَانَ لَهُۥ وَلَدٌ ۚ فَإِن لَّمْ يَكُن لَّهُۥ وَلَدٌ وَوَرِثَهُۥٓ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ ٱلثُّلُثُ ۚ فَإِن كَانَ لَهُۥٓ إِخْوَةٌ فَلِأُمِّهِ ٱلسُّدُسُ ۚ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِى بِهَآ أَوْ دَيْنٍ ۗ ءَابَآؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ لَا تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ لَكُمْ نَفْعًا ۚ فَرِيضَةً مِّنَ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا ‎۞

Allahu ju porosit rreth (trashëgimisë së) fëmijëve tuaj: për mashkullin sa pjesa e dy femrave. Nëse ato janë femra më shumë se dy, u takon dy e treta e asaj që (i vdekuri) ka lënë dhe, nëse është vetëm një, asaj i përket gjysma. Dhe prindërit e tij, secilit prej të dyve, i takon një e gjashta e asaj që ai ka lënë, në rast se ka lënë pas fëmijë. Nëse ai nuk ka ndonjë fëmijë dhe e trashëgojnë prindërit, atëherë një e treta i takon nënës. Nëse ai ka vëllezër (dhe motra), atëherë një e gjashta për nënën, pasi të ndahet testamenti që ka bërë dhe të shlyhet borxhi. Etërit tuaj a bijtë tuaj, ju nuk dini se kush prej tyre është më i dobishëm për ju. Ky është një caktim prej Allahut. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.[2]

Hazret Mirza Tahir Ahmedi r.a. ka nënvizuar se disa juristë muslimanë kanë cilësuar konceptin e trashëgimisë se burrat marrin dyfishin e asaj që marrin gratë, si një parim të përgjithshëm që duhet zbatuar në të gjitha rrethanat, edhe pse ky është një keqkuptim. Madje, vetë Kurani nuk e përshkruan atë si një parim të përgjithshëm dhe nuk thotë shprehimisht se raporti 2:1 vlen për të gjitha rastet e trashëgimisë. Hazret Mirza Tahir Ahmad r.a. vëren: “Ndonëse ajo duket sikur është e përgjithshme, por shtimi i fjalëve أَوْلَٰدِكُمْ (auladikum) d.m.th. në lidhje me fëmijët tuaj, është një përshkrim i shtuar që kufizon zbatimin e këtij parimi vetëm në lidhje me fëmijët. Pra, ky parim nuk do të zbatohet në raste të tjera”.[3]

(Për një diskutim më të hollësishëm rreth kësaj çështeje, shikoni Dersul Kuran, 8 shkurt 1996)

Thënë ndryshe, kur bëhet fjalë për fëmijët, trashëgimia duhet të ndahet duke mbajtur parasysh raportin 2:1, pra fëmija mashkull trashëgon dyfishin e pjesës në krahasim me femrat.  Si i tillë, akuza themelore e kritikëve ndaj Islamit është e pavend dhe e zbrazët. Pra, çështja duhej të lidhej vetëm me trashëgiminë e fëmijëve meshkuj dhe femra dhe me të gjithë të afërmit meshkuj/femra.

Kuptimi i mësipërm mund të argumentohet në bazë të të njëjtit ajet në diskutim, ku thuhet se kur prindërit trashëgojnë pronat e fëmijës së tyre të vdekur, secili nga prindërit merr një të gjashtën. Nëse raporti 2:1 do të ishte i përgjithshëm që duhet zbatuar në të gjitha rastet, pse babai i të ndjerit merr pjesën e barabartë me atë që do të trashëgojë nëna? Pse vallë Kurani parashtron një parim dhe më pas, në çastin tjetër, e shkelmon atë?  Sigurisht që jo![4]

Përballë këtij realiteti, etja e padurueshme e disa pseudo-kritikëve ndaj Islamit, të cilët nuk ngurrojnë ta akuzojnë atë, pa hyrë fillimisht në një studim të thellë të mësimeve islame, përbën një dukuri shqetësuese në kohët tona.

Meshkujt dhe femrat trashëgojnë pjesë të barabarta

Një kritik i tillë i etur nuk ngurron të sugjerojë një sistem alternativ. Ai i bazon argumentet e tij në kuptimin e gabuar për ajetin e lartpërmendur të Kuranit të Shenjtë:

“Në përgjithësi, Islami kërkon që pjesa e trashëgimisë për një mashkull të jetë e barabartë me dyfishin e asaj që u jepet femrave. (Në mbrojtje të këtij ligji) thuhet se, meqenëse të ardhurat dhe pasuritë e një femre i përkasin vetëm asaj dhe ajo nuk mban përgjegjësi për të siguruar financat për familjen, ligji i trashëgimisë në Islam funksionon në favor të femrave. Në një sistem alternativ hipotetik, unë propozoj pjesë të barabarta si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, por kërkoj që femra të dorëzojë një të tretën e pjesës së saj në familje, duke mbajtur dy të tretat e tjera për vete. Ndonëse, ky ndryshim do të sigurojë barazi, megjithatë në rast se ajo jeton vetëm apo ka mbetur e ve, do të fitojë më shumë se mashkulli.

Duke e shtjelluar këtë më tej, kritiku sugjeron që burrat dhe gratë të trashëgojnë pjesë të barabartë dhe secilit t’i jepet gjysma e pjesës, d.m.th. Në një situatë hipotetike mashkulli dhe femra marin 50%-50%. Më pas, gruas i kërkohet të kontribuojë 1/3 e pjesës së saj në llogarinë e familjes. Një ndarje e tillë është pikërisht ajo që urdhëron Kurani që në fillim, ku 2/3 i jepet mashkullit (i cili obligohet ta shpenzojë atë për familjen) dhe 1/3 i jepet femrës (për të shtuar pasurinë e saj personale). Megjithatë, kritiku argumenton se sistemi i tij i sugjeruar është më i mirë sepse “një femër merr garancinë e një pjese të barabartë që nga fillimi”.  Ky është vërtet një argument i çuditshëm!

Është vërtet për t’u çuditur se, ndonëse kritiku si përfundim pajtohet me parimin e Kuranit, i bie vërdallë për të arritur në të njëjtin konkluzion. E bukura e Kuranit është aq e ndritshme dhe epërsia e mësimeve të tij është aq e qartë, saqë edhe kritikët e Islamit janë në gjendje ta vlerësojnë atë. Në thelb, kritiku pajtohet me Kuranin se pjesa e burrave dhe grave duhet të ndahet në atë mënyrë që në fund familja të përfitojë.

Në këtë mënyrë, nuk ka nevojë t’i biem një rruge të gjatë, të hyjmë në rrethrrotullim dhe përfundimisht të arrijmë në të njëjtin pikë. Porositë e Kuranit janë të qarta, të argumentuara dhe të drejtpërdrejta. Pse të bëjmë diçka në mënyrë të tërthortë dhe me rrugë të ndërmjetme, kur mund ta bëjmë drejtpërdrejt? Prandaj, në këtë rast ndarja e trashëgimisë midis meshkujve dhe femrave, sipas rregullave të islamit, është një mënyrë që fuqizon më së miri gjendjen ekonomike të strukturës familjare. Me rrugën që tregon Kurani, ky qëllim në mënyrën më të lehtë dhe të qartë. Rrjedhimisht duhet ta ndjekim pa rezerva.

Përveç kësaj, supozimi, sipas të cilit fëmijët meshkuj e femra marrin pjesë të pabarabarta, është gjithashtu i pasaktë. Në shpjegimin e ajetit në fjalë (4:12), Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkruan:

“Në lidhje me trashëgiminë e fëmijëve tuaj, Zoti ka urdhëruar që t’i jepni djalit aq sa është pjesa e dy vajzave, pasi vajza trashëgon te vjehrrat e saj. Prandaj, duke marrë një pjesë të trashëgimisë në shtëpinë e prindërve dhe një pjesë te vjehërrat e saj, trashëgimia e saj (aktuale) barazohet me atë të mashkullit”.[5]

Ajo që nuk arrijnë të kuptojnë kritikët e Islamit është se mësimet islame nuk mund të kuptohen nga një ose dy fraza të Kuranit, apo të flasin në hava duke u bazuar në hamendësime hipotetike. Mësimet islame duhet të mësohen nga i gjithë Kurani dhe nga praktikat e Profetit Muhammed s.a.v.s..

Çfarë trashëgojnë femrat?

Pyetja është: Si siguron Islami gratë që të marrin në mënyrë të drejtë pjesë nga trashëgimia?  Për ta kuptuar më mirë këtë, më poshtë do t’u paraqes mënyrat e ndryshme përmes të cilave mund të trashëgojë një grua. Nëse i marrim parasysh të gjitha këto burime të trashëgimisë, do të arrijmë në përfundimin se Islami i ka siguruar femrës në mënyrë të barabartë pjesën nga ndarja e trashëgimisë:

Kur vdes një njeri, gjëja e parë që duhet të kontrollohet, përpara zbatimit të testamentit të tij, është nëse ai ka ndonjë borxh. Një borxh i tillë është edhe mehri (prika ose dhurata e kurorës është e drejta për gruan që i premton burri t’i paguajë në momentin e martesës). Nëse burri nuk i ka paguar bashkëshortes mehrin, ky konsiderohet borxh i cili duhet t’i shlyhet asaj para se të përmbushet testamenti ose të ndahet trashëgimia. Kurani thotë:

“Jepuani grave dhuratën e tyre martesore me gjithë zemër. Më pas, nëse ato vetë ju japin me dëshirë ndonjë pjesë nga ajo, mund ta hani pa ngurrim”.[6]

Pasi të jenë paguar borxhet, do të shihet nëse ka lënë burri ndonjë testament. Në bazë të mësimeve islame, njeriu nuk mund të favorizojë një trashëgimtar në krahasim me një tjetër. Megjithatë, i vetmi përjashtim është për gruan e tij. Islami e lejon mashkullin që t’i caktojë posaçërisht një pjesë më të madhe të pasurisë së tij për bashkëshorten, në mënyrë që ajo të mos ketë vështirësi financiare pas vdekjes së tij.[7]

Kurani thotë: “Dhe ata që vdesin midis jush dhe lënë pas bashkëshorte, keni testament në favor të grave të tyre që ato të kenë mjete për të jetuar në shtëpi (të tyre) për një vit, pa i detyruar ndokush që të dalin nga ajo.”[8]

Nëse burri vdes dhe ka lënë fëmijë, gruas i jepet 1/8-ta e trashëgimisë, dhe nëse ai nuk ka pasur fëmijë, ajo merr 1/4 -ën nga trashëgimia. Kjo është përveç dy pjesëve të mësipërme të trashëgimisë që gruaja ka marrë tashmë.

Lidhur me dispozitat ligjore që vjehrri dhe vjehrra duhet të zbatojnë për vejushën e djalit të tyre të ndjerë, Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedi r.a. shkruan:

“(Kjo dispozitë) nuk ka asnjë lidhje me trashëgiminë që merr e veja nga pasuria e burrit të saj të ndjerë. Ky është një urdhër i veçantë, sipas të cilit parashikohet që përveç pjesës së trashëgimisë, (vjehërrit e të vesë) t’ia sigurojnë shpenzimet dhe t’i rregullojnë banimin për (të paktën) një vit”.[9]

Përfundimi

Pasi të vëmë gjithçka në perspektivë, mund të themi se një grua ka të drejtë të marrë trashëgiminë nga bashkëshorti, fëmijët ose prindërit e saj. Para se të martohej, për shpenzimet e saj janë përgjigjur prindërit e saj. Pas martesës, për të gjitha nevojat dhe shpenzimet e saj përgjigjen bashkëshorti dhe vjehrri. Nëse i vdes bashkëshorti, sipas ajetit 241 të sures el-Bekare në Kuran, vjehrri udhëzohet që të kujdeset për të veçanërisht për një periudhë minimalisht njëvjeçare, përveç periudhës së zisë (Idetit) prej 4 muajsh e 10 ditësh.

Të gjitha këto dispozita të veçanta janë shtesë të urdhrave të mëparshme që tashmë i janë siguruar. Këto dispozita janë dhënia e mehrit, testamenti i burrit të saj të ndjerë, si dhe pjesa e trashëgimisë së ligjshme të saj nga pasuria e burrit të saj të ndjerë. Këto dispozita janë gjithashtu si shtesë ndaj të ardhurave personale të saj përmes punësimit, tregtisë etj. Aq më tepër, Islami e cilëson këtë pasuri të gruas si pjesë të pasurisë personale të saj dhe ajo nuk është e detyruar ta shpenzojë atë për familjen e saj.

Nëse i krahasojmë këto porosi me dispozita të tjera, ne mësojmë se dispozita të tilla nuk ekzistojnë për burrin. Për shembull nëse burrit i vdes gruaja, atij i jepet vetëm një pjesë e trashëgimisë së saj dhe në Kuran nuk jepet asnjë porosi sipas së cilës vjehrri apo vjehrra e burrit t’i sigurojnë strehim ose të mbulojnë shpenzimet e ushqimit apo të veshmbathjes së tij për një vit.  Madje, çdo gjë që burri merr, i kërkohet ta harxhojë në dobi të familjes së tij dhe jo ta trajtojë si pasurinë e tij personale.

Lidhur me këtë dispozitë, sipas së cilës burrat janë të detyruar të përmbushin nevojat e familjeve të tyre, duhet ta kemi parasysh këtë udhëzim Kuranor:

لِيُنفِقْ ذُو سَعَةٍ مِّن سَعَتِهِ ۖ وَمَن قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُ فَلْيُنفِقْ مِمَّا آتَاهُ اللَّهُ ۚ

Domethënë: “Duhet që i pasuri të shpenzojë sipas pasurisë së tij. Kurse atij që i është shtrënguar jetesa, le të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu”.[10]

Apertis Verbis, edhe pse mashkulli të ketë mjete të kufizuara të ardhurash, ai prapëseprapë është i deyruar t’i shpenzojë ato për bashkëshorten dhe familjen e tij, pavarësisht se sa e pasur është gruaja e tij.

SHËNIME

[1] Kurani Famëlartë 4:12.
[2] si më parë.
[3] Dersul Kuran, 8 shkurt 1996.
[4] Për një diskutim më të hollësishëm rreth kësaj çështjeje, shikoni Dersul Kuran, 8 shkurt 1996.}
[5] Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Çeshma-e-Marifet, Ruhani Khazain, vëll. 23, f. 212.
[6] Kurani Famëlartë 4:5.
[7] Fikh Ahmedia, Pjesa II, f. 118.
[8] Kurani Famëlartë 2:241.
[9] Mirza Beshiruddin Mahmud Ahmedir.a., Tefsir-e-Kabir, vëll. 2, fq. 540.
[10] Kurani Famëlartë 65:9.

Meshkujt dhe femrat trashëgojnë pjesë të barabarta

Një kritik i tillë i etur nuk ngurron të sugjerojë një sistem alternativ dhe bazon argumentet e tij në kuptimin e gabuar të ajetit të lartpërmendur të Kuranit të Shenjtë:

“Në përgjithësi, Islami kërkon që pjesa e trashëgimisë për një mashkull të jetë e barabartë me dyfishin e asaj që u jepet femrave. (Në mbrojtje të këtij ligji) thuhet se meqenëse të ardhurat dhe pasuritë e një femre i përkasin vetëm asaj dhe ajo nuk mban përgjegjësi për të siguruar financat për familje, andaj ligji i trashëgimisë në Islam funksionon në favor të femrave. Në një sistem alternativ hipotetik, unë propozoj pjesë të barabarta si për meshkujt ashtu edhe për femrat, por kërkoj që femra të dorëzojë një të tretën e pjesës së saj në familje, duke mbajtur dy të tretat e tjera për vete. Ndonëse, ky ndryshim do të sigurojë barazi, megjithatë në rast se ajo jeton vetëm apo ka mbetur e ve, do të fitojë më shumë se mashkulli.

Duke e shtjelluar këtë më tej, kritiku sugjeron që burrat dhe gratë të trashëgojnë pjesë të barabartë dhe secilit t’i jepet gjysma e pjesës, d.m.th. në një situatë hipotetike mashkulli dhe femra marin 50%-50%. Më pas, gruas i kërkohet të kontribuojë 1/3 e pjesës së saj në llogarinë e familjes. Një ndarje e tillë është pikërisht ajo që urdhëron Kurani që në fillim, ku 2/3 i jepet mashkullit (i cili obligohet ta shpenzojë atë për familjen) dhe 1/3 i jepet femrës (për të shtuar pasurinë e saj personale). Megjithatë, kritiku argumenton se sistemi i tij i sugjeruar është më i mirë sepse “një femër merr garancinë e një pjese të barabartë që nga fillimi”.  Ky është vërtet një argument i çuditshëm!

Është vërtet për t’u çuditur se edhe pse kritiku si përfundim, pajtohet me parimin e Kuranit, por i bie vërdallë për të arritur në të njëjtin përfundim. Bukuria e Kuranit është aq e ndritshme dhe epërsia e mësieve të tij është aq e qartë, saqë edhe kritikët e Islamit janë në gjendje ta vlerësojnë atë. Në thelb, kritiku pajtohet me Kuranin se pjesa e burrave dhe grave duhet të ndahet në atë mënyrë që familja të përfitojë në fund.

Në këtë mënyrë, nuk ka nevojë t’i biem një rruge të gjatë, të hyjmë në rrethrrotullim dhe përfundimisht të arrijmë në të njëjtin pikë. Porositë e Kuranit janë të qarta, të argumentuara dhe të drejtpërdrejta. Pse të bëjmë diçka në mënyrë të tërthortë dhe me rrugë të ndërmjetme, kur ajo mund të bëhet drejtpërdrejt. Prandaj, në këtë rast ndarja e trashëgimisë midis meshkujve dhe femrave sipas rregullave islame, është një mënyrë që fuqizon më së miri gjendjen ekonomike të strukturës familjare. Rruga që tregon Kurani, e arrin këtë qëllim në mënyrën më të lehtë e të qartë, dhe rrjedhimisht duhet ndjekur pa rezerva.

Përveç kësaj, supozimi se fëmijët meshkuj e femra marrin pjesë të pabarabarta është gjithashtu i pasaktë. Në shpjegimin e ajetit në fjalë (4:12), Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkruan:

“Në lidhje me trashëgiminë e fëmijëve tuaj, Zoti ka urdhëruar që t’i jepni djalit aq sa është pjesa e dy vajzave, pasi vajza, trashëgon te vjehrrat e saj. Prandaj, duke marrë një pjesë të trashëgimisë në shtëpinë e prindërve dhe një pjesë te vjehërrat e saj, trashëgimia e saj (aktuale) bëhet e barabartë me atë të mashkullit”.[4]

Ajo që kritikët e Islamit nuk arrijnë të kuptojnë është se mësimet islame nuk mund të kuptohen nga një ose dy fraza të Kuranit, ose të flasin në hava duke u bazuar në hamendësime hipotetike. Mësimet islame duhet të mësohen nga i gjithë Kurani dhe nga praktikat e Profetit Muhammed s.a.v.s..

Çfarë trashëgojnë femrat?

Pyetja është: Si siguron Islami që gratë të marrin një pjesë të drejtë të trashëgimisë?  Për ta kuptuar më mirë këtë, unë rendis më poshtë mënyrat e ndryshme përmes të cilave një grua mund të trashëgojë. Nëse llogarisim të gjitha këto burime të trashëgimisë, ne arrijmë në përfundim se Islami i ka siguruar femrës pjesën e barabartë të trashëgimisë:

  1. Kur vdes një njeri, gjëja e parë që duhet kontrolluar përpara zbatimit të testamentit të tij është nëse ai ka ndonjë borxh. Një borxh i tillë është gjithashtu mehri (prika ose dhurata e kurorës është e drejta e gruas që burri premton t’i paguajë në momentin e martesës). Nëse burri nuk i ka paguar bashkëshortes mehrin, ky konsiderohet borxh i cili duhet t’i shlyhet asaj para se të përmbushet testamentit ose të ndahet trashëgimia. Kurani thotë:“Jepuni grave dhuratën e tyre martesore me gjithë zemër. Më pas, nëse ato vetë ju japin me dëshirë ndonjë pjesë nga ajo, mund ta hani pa ngurrim”. (Kurani Famëlartë 4:5)
  2. Pasi të jenë paguar borxhet, do të shihet nëse burri ka lënë ndonjë testament. Në bazë të mësimeve islame, njeriu nuk mund të favorizojë një trashëgimtar në krahasim me një tjetër. Megjithatë, i vetmi përjashtim është për gruan e tij. Islami e lejon mashkullin që t’i caktojë posaçërisht një pjesë më të madhe të pasurisë së tij për bashkëshorten, në mënyrë që ajo të mos ketë vështirësi financiare pas vdekjes së tij.[5] Kurani thotë: “Dhe ata që vdesin midis jush dhe lënë pas bashkëshorte, keni testament në favor të grave të tyre që ato të kenë mjete për të jetuar në shtëpi (të tyre) për një vit, pa i detyruar ndokush që të dalin nga ajo.” (Kurani Famëlartë 2:241).
  3. Nëse burri vdes dhe ka lënë fëmijë, gruas i jepet 1/8-a e trashëgimisë, dhe nëse ai nuk ka pasur fëmijë, ajo merr 1/4 -ën e trashëgimisë. Kjo është përveç dy pjesëve të mësipërme të trashëgimisë që gruaja ka marrë tashmë.

Lidhur me dispozitat ligjore që vjehrri dhe vjehrra duhet të zbatojnë për vejushën e djalit të tyre të ndjerë, Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedi r.a. shkruan:

“(Kjo dispozitë) nuk ka asnjë lidhje me trashëgiminë që merr e veja nga pasuria e burrit të saj të ndjerë. Ky është një urdhër i veçantë i cili parashikon që përveç pjesës së trashëgimisë, (vjehërrit e të vesë) t’ia sigurojnë shpenzimet dhe t’i rregullojnë banimin për (të paktën) një vit”.[6]

Përfundimi

Pasi të vëmë gjithçka në perspektivë, mund të themi se një grua mund të marrë trashëgiminë e saj nga bashkëshorti, fëmijët ose prindërit e saj. Para se martohej, prindërit u përgjigjen shpenzimeve të saj. Pas martesës, për të gjitha nevojat dhe shpenzimet e saj përgjigjen bashkëshorti dhe vjehrri. Nëse i vdes bashkëshorti, ajeti 241 i sures el-Bekare në Kuran i udhëzon vjehrrit që të kujdesen veçanërisht për të për një periudhë minimalisht një vjeçare, përveç periudhës së zisë (Idetit) prej 4 muajsh e 10 ditësh.

Të gjitha këto dispozita të veçanta janë shtesë të urdhrave të mëparshme që i janë siguruar tashmë. Këto dispozita janë dhënia e mehrit, testamenti i burrit të saj të ndjerë si dhe pjesa e trashëgimisë së saj të ligjshme nga pasuria e burrit të saj të ndjerë. Këto dispozita janë gjithashtu si shtesë ndaj të ardhurave të saj personale përmes punësimit, tregtisë etj. Aq më tepër, Islami e cilëson këtë pasuri të gruas si pjesë të pasurisë së saj personale dhe ajo nuk obligohet ta shpenzojë atë për familjen e saj.

Nëse i krahasojmë këto porosi me dispozita të tjera, ne mësojmë se dispozita të tilla nuk ekzistojnë për burrin. P.sh. nëse burrit i vdes gruaja, atij i jepet vetëm një pjesë e trashëgimisë së saj dhe nuk jepet asnjë porosi në Kuran që vjehrri apo vjehrra e burrit t’i sigurojnë strehim ose të mbulojnë shpenzimet e ushqimit a veshmbathjes së tij për një vit.  Madje, çdo gjë që merr burri, i kërkohet të harxhohet në dobi të familjes së tij dhe jo të trajtohet si pasuri e tij personale.

Lidhur me këtë dispozitë që burrat janë të obliguar të përmbushin nevojat e familjeve të tyre, duhet ta kemi parasysh këtë udhëzim Kuranor:

لِيُنفِقْ ذُو سَعَةٍ مِّن سَعَتِهِ ۖ وَمَن قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُ فَلْيُنفِقْ مِمَّا آتَاهُ اللَّهُ ۚ

Domethënë: “Duhet që i pasuri të shpenzojë sipas pasurisë së tij. Kurse atij që i është shtrënguar jetesa, le të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu”.[7]

Apertis Verbis, edhe pse mashkulli të ketë mjete të kufizuara të ardhurash, ai prapëseprapë është obliguar t’i shpenzojë ato për bashkëshorten dhe familjen e tij, pavarësisht se sa e pasur është gruaja e tij.


[1] Kurani Famëlartë 4:12.
[2] Si më parë.
[3] Dersul Kuran, 8 shkurt 1996 në gjuhën urdu.
[4] Ruhani Khazain, Çeshma-e-Marifet, vëll  23, f. 212.
[5] Fikh Ahmedia, Pjesa II, f. 118.
[6] Tefsir-e-Kabir, vëll. 2, fq. 540.
[7] Kurani Famëlartë 65:9.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp