Sipas Islamit, a janë gratë inferiore ndaj burrave?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Sipas Islamit, a janë gratë inferiore ndaj burrave?

te drejtat e grave

Një ndjekës i Profetit Muhammedsavs njëherë e pyeti: “Kush e meriton më shumë mirësjelljen dhe marrëdhënien e sinqertë prej meje?” Profetisavs iu përgjigj: “Nëna jote”. Ndjekësi e pyeti sërish: “Po pas saj.” Profetisavs ia ktheu sërish: “Nëna jote”. Ndjekësi e përsëriti këtë pyetje për herë të tretë dhe Profetisavs i ktheu të njëjtën përgjigje. Por, kur ai e pyeti për herë të katërt, Profetisavs iu përgjigj: “Babai yt dhe pastaj të afërmit e tjerë”. (Buhariu)

Mjafton vetëm kjo thënie, për të hedhur poshtë keqkuptimin se në Islam gratë janë inferiore ndaj burrave dhe gjenden disa shkallë më poshtë tyre. Kjo thënie tregon se çfarë rëndësie dhe respekti i kushton Islami figurës së nënës dhe gruas.

Sipas Islamit, të gjithë besimtarët janë të barabartë dhe vetëm vepra të dëlira dhe fisnike e lartësojnë njeriun. Megjithatë, pavarësisht kësaj barazie, Islami e pranon dallimin mes gruas dhe burrit për nga aftësitë dhe përgjegjësitë e tyre. Ai i merr parasysh fuqitë e tyre fizike dhe emocionale, dhe duke i analizuar ato, përcakton rolet e tyre kyçe në jetë. Kështu që rolet e tyre në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë epërsinë apo inferioritetin, por reflektojnë aftësitë e tyre natyrore dhe funksionimin e duhur. Për shembull, meshkujt janë ngarkuar me detyrën e punës, për t’i plotësuar familjes nevojat bazë, ndërkohë që grave u është dhënë roli i amësisë, i përkujdesjes dhe i mirëmbajtjes së shtëpisë. Islami u kushton të dyve vëmendje të barabartë, e madje nënvizon se këto role nuk janë as absolute e as të pandryshueshme. Pra, Islami nuk e ndalon gruan të punojë apo të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë, e as nuk e liron burrin nga pjesa e tij e përgjegjësisë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, si dhe në çështjet shtëpiake.

Statusi i gruas në Islam

Islami i jep gruas të drejtën individuale të pronësisë. Nëse ajo është e martuar dhe zgjedh të punojë, atëherë paratë që fiton ajo i takojnë asaj, dhe bashkëshorti nuk zotëron asnjë të drejtë mbi to, ndërkohë ai është i detyruar t’i sigurojë familjes mjete ekonomike nga të ardhurat e tij. Çdo pronë që gruaja arrin të sigurojë me punën e saj, ose që e trashëgon apo e pranon si dhuratë, i përket vetëm asaj. Islami gjithashtu i jep gruas të drejtën e trashëgimisë dhe ligji islamik (sheriati) siguron që ajo të fitojë pjesën e saj sipas normave të përcaktuara. Islami i ka dhënë liri ekonomike gruas prej shumë shekujsh para se të mbroheshin këto të drejta nga ligjet e botës moderne.

Profeti Muhammedsavs e lartësoi statusin intelektual dhe shpirtëror të gruas. Duke ditur rolin thelbësor që gruaja do të luante në zhvillimin e shoqërisë, Profetisavs i kushtoi rëndësi të veçantë rritjes dhe edukimit të vajzave. Ai tha: “Nëse dikush ka dy vajza dhe i rrit e i edukon ato në mënyrën më të mirë të mundshme dhe i marton, ai është i denjë për të fituar xhenetin.” (Duke dëgjuar këto fjalë), një person e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Po, nëse dikush ka vetëm një vajzë?” Ai iu përgjigj: “Qoftë edhe një!”

Muavija bin Xhahima Es-Selmi rrëfen se Xhahima r.a. erdhi tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Dëshiroj të shkojë në luftë dhe erdha që të këshillohesha me ty. Ai e pyeti: “A ke të gjallë nënën?” “Po”, iu përgjigj ai. Tha: “Atëherë, shërbeji asaj, sepse xheneti gjendet nën këmbët e saj”. (Sunen Nisai, nr. i hadithi 3104; Ibni Maxha, nr. i hadithit 2781)

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp