Atdhedashuria | Dashuria për atdheun është pjesë e besimit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Atdhedashuria

Atëdhedashuria është pjesë e besimit. Është e natyrshme që njeriu ta dojë vendin ku ka lindur, atdheun e tij, aty “ku i duket balta, m’e e embel se mjalta … ku munt te gezojë, dhe me nder te rroje”, siç shprehet A. Z. Çajupi.

Feja Islame gjithashtu e nxit atdhedashurinë. Besnikëria është pjesë e pandashme e muslimanit, dhe vendlindja është mëmëdhe, dhe besnikëria ndaj saj është pikërisht atdhedashuria.

Në këtë faqe, do të gjeni postime të ndryshme për atdhedashurinë. Xhemati Musliman Ahemdia njihet për atdhedashurinë. Udhëheqësi botëror i Xhematit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, pohon:

“… është thelbësore për një shtetas, të cilitdo shtet, të vendosë një lidhje besnikërie të çiltër ndaj vendit të tij, pa marrë parasysh nëse ai është qytetar i lindur i atij shteti apo fiton shtetësinë gjatë jetës së tij përmes rrugës së imigracionit apo në ndonjë mënyrë tjetër.” (Fjalim historik në Qendrën Ushtarake Gjermane të Koblenzit)

Shpërndaje
Share via