Cilët janë muajt e shenjtë në Islam?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Cilët janë muajt e shenjtë në Islam?

El-Fatiha

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë tha:

muajt e shenjteSigurisht, numri i muajve tek Allahu, në librin e Allahut, është dymbëdhjetë muaj, që kur i krijoi Ai qiejt e tokën, (dhe) prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është feja e qëndrueshme. Andaj, mos i bëni keq vetes suaj gjatë këtyre muajve.[1]

Çfarë duhet të bëjmë gjatë muajve të shenjtë?

Gjatë këtyre muajve lufta dhe gjakderdhja është e ndaluar. Kjo ishte si normë edhe para Islamit. Arabët edhe para Islamit i njihnin këta muaj. Por, nga shpirtligësia e tyre, ata i ndërronin muajt sipas interesave të tyre, në mënyrë që të bënin veprime që ishin të ndaluara gjatë atyre muajve, për shembull lufta etj., dhe disa muaj të tjerë shpallnin të shenjtë. Ky zakon quhej “nesije”. Kështu që, menjëherë ajetit të cituar më lart, në ajetin vijues Allahu i Madhërishëm e dënoi këtë zakon duke thënë:

muajt e shenjte“Pa dyshim, nesija është një shtesë në mohim. Përmes saj devijojnë ata që mohuan. Ndonjë vit e cilësojnë të lejuar e ndonjë vit e cilësojnë të ndaluar, që ta përmbushin numrin e asaj që Allahu e cilësoi të ndaluar (të paprekshme). Kështu që, ata e cilësojnë të lejuar atë që Allahu e cilësoi të ndaluar (të paprekshme). U duket e bukur ligësia e veprave të tyre. Allahu nuk udhëzon popullin mohues.”[2]

Cilët janë muajt e shenjtë?

Muajt e shenjtë janë katër:

  1. Rexheb (muaji i shtatë me radhë sipas kalendarit)
  2. Dhul-Kade (muaji i njëmbëdhjetë)
  3. Dhul-Hixhe (muaji i dymbëdhjetë)
  4. Muharrem (muaji i parë)

Përmendet në Sahihun e Buhariut se Profeti Muhammed s.a.v.s. ka thënë:

muajt e shenjte“Koha duke u rrotulluar sërish erdhi në atë gjendje kur ishte ditën kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën. Viti ka 12 muaj. Prej tyre katër janë të shenjtë. Tre prej tyre janë me radhë: Dhul-Kade, Dhul-Hixhe dhe Muharrem, kurse Rexheb (muaji i katërt) vjen mes Xhumadiul-Akhir dhe Shabanit.”[3]

Ka edhe një grup tjerë muajsh, që quhen Muajt e Haxhit, të cilët janë Shevali, Dhul-Kada dhe Dhul-Hixha. Gjatë këtyre tre muaj, ata që kanë mundësi prej besimtarëve, përgatiten për të kryer obligimin e Haxhit.


[1] Kurani Famëlartë 9:36.
[2] Kurani Famëlartë 9:36.
[3] Sahih Buhari, nr. i hadithit 3197.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem