A besojnë muslimanët ne Profetët dhe Librat e mëparshëm?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A besojnë muslimanët profetët e mëparshëm dhe librat e shenjtë të feve të tjera?

pyetje rreth Islamit

Në dy prej gjashtë shtyllave të besimit në Islam, muslimanët janë obliguar të shprehin besimin e tyre në të dërguarit e Zotit dhe librat e shenjtë. Muslimanët besojnë se të gjithë profetët ishin dërguar prej Zotit dhe librat e shenjtë, në formën e tyre origjinale, ishin shpallje hyjnore, të cilët përveç mësimeve të çmuara, kanë nënvizuar njëshmërinë absolute të Zotit.

Sipas Kuranit Famëlartë, Zoti ka dërguar profet te çdo popull. Ai thotë:

islami shqip“Nuk ka pasur asnjë popull, që të mos i ketë shkuar një alarmues”. (Kurani Famëlartë 35:25)

islami shqip“… dhe çdo popull ka pasur të dërguar”. (Kurani Famëlartë 10:48)

Ai gjithashtu u mëson muslimanëve të thotë:

islami shqip“ne nuk bëjmë dallimin mes asnjërit prej të dërguarve” (Kurani Famëlartë 2:286)

Emrat e disa profetëve, p.sh., Adem (Adam), Ibrahim (Abraham), Daud (David), Sulejman (Salomon), Musa (Moisi), Isa (Jezus) dhe Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta!) janë përmendur edhe në Kuran. Profetë të tjerë (emrat e të cilëve nuk janë përmendur në Kuran), janë Zoroaster, Krishna dhe Konfucius etj.

Muslimanët jo vetëm që besojnë te të gjithë të dërguarit e mëparshëm, por pranojnë edhe shpalljet e tyre dhe librat hyjnorë që u ishin dhënë. Kurani Famëlartë u referohet katër librave të shenjtë që u shpallën para tij. Ata janë:

Suhuf

(Shkrimet e shenjta të Ibrahimitas, Kurani Famëlartë 87:20)

Nuk dihet asgjë rreth Suhuf-ëve (fletëve) të Ibrahimitas. Ndoshta këto mësime nuk u ruajtën kurrë në dorëshkrime.

Tevrat

(Shpalljet e Musaitas , Kurani Famëlartë 3:4)

Taurat përbëjnë pesë libra të parë të Biblës në hebraisht dhe përmbajnë ligjin e plotë për izraelitët. Këta pesë libra janë: Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat dhe Ligji i përtërirë. Bashkërisht, këta pesë libra quhen Pentateuku. Përgjatë shekujve, Taurati u përcoll gojarisht brez pas brezi, dhe u ruajt përfundimisht si dorëshkrim vetëm disa shekuj pas Musaitas.

Zebur

(Psalmet e Dauditas, Kurani Famëlartë 4:164)

Sot dihet shumë pak për Zaburin ose për shpalljet e Daudit as. Në Biblën hebreje gjenden disa psalme (këngë lavdie ose himne), që i atribuohen Dauditas, që mund të përbëjnë një pjesë të Zaburit.

Inxhil

(Ungjijtë e Isaitas (Jezu Krishtit), Kurani 5:47)

Ungjijtë i ishin shpallur Isaitas, ndonëse ata nuk u ruajtën gjatë jetës së tij. Pas vdekjes së tij u bënë përpjekje për të ruajtur mësimet e tij në dorëshkrim. Nga disa prej rrëfimeve, Kisha e Lashtë pranoi katër tekste si përmbledhje zyrtare të mësimeve të Jezusitas. Këto katër variante të ungjijve janë të Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Megjithatë, janë disa ungjij që përmbajnë të dhëna shumë të rëndësishme për jetën dhe mësimet e Jezusitas, por që nuk janë përfshirë në Dhiatën e Re.

Përveç Kuranit Famëlartë, asnjëri nga librat e shenjtë nuk mbeti në formën e tij origjinale.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp