
Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur gjendej në vështirësi, thoshte këto fjalë:
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, të Madhërishëm e të Dhembshur! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të arshit madhështor! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të arshit fisnik![1]
[1]. Sahih el-Buhari, kitab “Ed-Da’vet”, bab “Ed-Du‘au ‘indel-kerbi”, hadithi nr. 6346.