Lutje për t’u ruajtur nga idhujtaria

Pasi Hazret Ibrahimi a.s. ndërtoi Qabenë e Shenjtë, iu lut Zotit të Madhëruar për paqe, gjithashtu edhe për pasardhësit e tij për t’u ruajtur nga idhujtaria:
رَبِّ اجۡعَلۡ ہٰذَا الۡبَلَدَ اٰمِنًا وَّ اجۡنُبۡنِیۡ وَ بَنِیَّ اَنۡ نَّعۡبُدَ الۡاَصۡنَامَ
O Zoti im! Bëje këtë qytet të paqes dhe më ruaj mua dhe fëmijët e mi nga adhurimi i idhujve.[1]
[1]. Kurani Famëlartë 14:36.