Mos u kënaqni me tregime! | Vetëm njohja e Zotit ju shpëton nga mëkati
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
tregime shqip mitologjia

Zoti siç ekzistonte më parë, ekziston edhe sot. Fuqitë e Tij siç ishin më parë, janë edhe sot. Ai siç e kishte fuqinë për të treguar shenjat në të kaluarën, e ka edhe sot. Pse atëherë kënaqeni vetëm me tregime. Është e shkatërruar ajo fe, e cila si mrekulli ka vetëm histori dhe si profeci ka vetëm tregime. I shkatërruar është ai xhemat, të cilit nuk i zbret Zoti dhe që nuk pastrohet me anë të bindjes me dorën e Zotit. Duke parë kënaqësitë e nefsit, njeriu shkon pas tyre, në të njëjtën mënyrë, kur gjen kënaqësitë shpirtërore me anë të bindjes, ai shkon pas Zotit. Bukuria e Zotit i jep kënaqësi kaq të madhe, saqë çdo gjë tjetër i duket e pavlerë.

Njeriu shpëton nga mëkati vetëm atëherë, kur njoftohet bindshëm për Zotin, për madhështinë e Tij dhe për shpërblim-ndëshkimin prej Tij. Rrënja e çdo shkeljeje është padija. Ai që merr një pjesë nga njohja bindëse e Zotit, nuk mund të mbetet dot shkelës. Nëse i zoti i shtëpisë di që një përmbytje e madhe po vjen drejt strehës së tij, ose që ka rënë zjarr rreth e përqark dhe që rrezikohet shtëpia e tij, ai nuk mund të qëndrojë në të. Atëherë, duke pretenduar bindje në shpërblim-ndëshkim prej Zotit, pse po qëndroni në gjendjet tuaja të rrezikshme?

Prandaj, hapni sytë dhe shikoni ligjin e Zotit që gjendet kudo në botë. Mos u bëni minj që futen në gropë, por zogj që fluturojnë në lartësinë e qiellit. Pasi bëni Bej’atin e pendesës, mos qëndroni prapë mbi mëkatin, pra, mos u bëni si gjarpër, i cili edhe pse e ndërron lëkurën, sërish gjarpër mbetet. Kujtojeni vdekjen, sepse ajo po ju afrohet, edhe pse jeni të pavëmendshëm ndaj saj. Përpiquni të bëheni të pastër, sepse njeriu e gjen të Pastrin, kur pastrohet edhe vetë.

LEXONI:

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp