Çfarë statusi kanë hadithet? Si gjykohen hadithe të sakta?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
llojet e haditheve

Po, mjeti i tretë i udhëzimit është Hadithi, sepse hadithet sqarojnë shumë nga çështjet e historisë, të moralit dhe të fikhut të Islamit. Një dobi e madhe e hadithit është që ai është në shërbim të Kuranit dhe të sunetit. Atyre që nuk iu dhurua respekti ndaj Kuranit, hadithin e quajnë si gjykatës të Kuranit, siç e thanë hebrenjtë për hadithet e tyre. Por ne e quajmë hadithin shërbyes të Kuranit dhe shërbyes të sunetit. Dihet që Padronit i shtohet madhështia nga prania e shërbëtorëve. Kurani është Fjala e Zotit. Suneti është praktika e të Dërguarit të Allahut. Dhe hadithi është një dëshmitar shtesë i sunetit. Është gabim të thuash se hadithi është gjykatës mbi Kuranin. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut!

Nëse Kurani ka ndonjë gjykatës mbi të, ai është vetë Kurani. Kurse hadithi ka një shkallë dyshimi dhe si i tillë, kurrsesi nuk mund të jetë gjykatës mbi Kuranin, por thjesht dëshmi mbështetëse. Realisht, punën kryesore e kanë kryer Kurani dhe suneti, kurse hadithi vjen si dëshmi ndihmëse. Si mund të bëhet gjykatës hadithi mbi Kuranin, kur Kurani dhe suneti ishin udhëzues në atë kohë, kur ky gjykatës i krijuar nuk kishte as nam e as nishan?!

Prandaj, mos thoni se hadithi është gjykatës mbi Kuranin, por thoni se hadithi është dëshmi mbështetëse për Kuranin dhe sunetin. Po, suneti është diçka që tregon qëllimin e Kuranit. Ai është rruga në të cilën i Dërguari i Allahut s.a.v.s. pruri sahabët. Sunet nuk janë fjalët që u shkruan njëqind a njëqind e pesëdhjetë vjet më vonë, pasi këto quhen hadithe. Suneti është ai shembull praktik, të cilin muslimanët e sinqertë e kanë ndjekur që nga fillimi, praktikë të cilën e ndiqnin mijëra e mijëra muslimanë.

Kurse hadithi, ndonëse pjesa më e madhe e tij është në shkallën e hamendjes, vlen ta praktikosh me kushtin që nuk bie ndesh me Kuranin dhe sunetin. Në këtë aspekt, ai është ndihmës i Kuranit dhe i sunetit dhe përbën një thesar të çështjeve islame. Prandaj, mosvlerësimi i hadithit është gjymtim i një pjese të Islamit. Po, nuk është i denjë të pranohet ai hadith që është kundër Kuranit dhe sunetit, ose që është kundër një hadithi tjetër që përputhet me Kuranin, ose që është kundër një hadithi të Sahihut të Buhariut. Sepse ta pranosh një hadith të tillë, do të thotë të hedhësh poshtë Kuranin dhe të gjitha hadithet që përputhen me Kuranin. Unë e di që asnjë besimtar i sinqertë nuk do të guxojë të besojë në një hadith të tillë që bie ndesh me Kuranin, me sunetin dhe me hadithet që përputhen me Kuranin.

Sidoqoftë, çmojini hadithet dhe përfitoni prej tyre sepse ato i referohen të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Për sa kohë që Kurani dhe suneti nuk i rrëzojnë ato, as ju mos i rrëzoni, përkundrazi, përmbahuni atyre në atë mënyrë që çdo lëvizje e çdo qëndrim, çdo veprim e çdo mosveprim ta bëni sipas një hadithi të caktuar.

(1) Por nëse ka ndonjë hadith që është qartësisht në kundërshtim me ngjarjet që sjell Kurani, reflektoni për të gjetur pajtimin mes tyre, se ndoshta kundërshtimi ka ardhur nga gabimi juaj. Dhe nëse mospërputhja qëndron ende, atëherë hidheni poshtë një hadith të tillë sepse ai nuk është prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..

(2) Nëse ka një hadith të dobët, por që përputhet me Kuranin, pranojeni atë sepse Kurani është vërtetuesi i tij.

(3) Po kështu, nëse ka një hadith me ndonjë profeci, por që është i dobët te hadithologët, dhe profecia e përmendur në të u përmbush në kohën tuaj ose në një kohë të mëparshme, besojeni atë hadith si të vërtetë, kurse hadithologët dhe tregues të tillë si të gabuar e gënjeshtarë. Hadithe të tilla ka me mijëra që kanë profeci dhe shumica prej tyre, për hadithologët, janë të kritikueshme, të sajuara ose të dobëta.

Tani, nëse ndonjë hadith prej tyre plotësohet dhe ju do ta anashkaloni atë duke thënë – nuk e besojmë sepse është i dobët, ose se njëri nga rrëfimtarët nuk ka qenë zbatues i rregullt i fesë – në këtë rast vërtetohet mosbesimi (mungesa e imanit) juaj që e refuzoni një hadith të tillë, të cilin e ka vërtetuar Vetë Zoti duke e përmbushur atë.

Imagjinoni sikur të ketë një mijë hadithe të tilla, të cilat sipas hadithologëve të jenë të dobëta, dhe një mijë profeci të këtyre haditheve të dalin të vërteta, a do t’i prishni, vallë, një mijë dëshmi të vërtetësisë së Islamit, duke i quajtur ato si hadithe të dobëta?! Pra, në këtë rast do të jeni armik i Islamit. Kurse Allahu i Madhërishëm thotë:

hadithe te sakta“Prandaj, Ai nuk i jep pushtet mbi të padukshmen e Tij askujt, përveç të dërguarve të Tij të pëlqyer.”[1]

Prandaj, kujt mund t’i përkasë profecia e vërtetë përveç të Dërguarit të vërtetë?! Në këtë situatë, cila është më e denjë dhe më afër besimit të thoni: – ka gabuar hadithologu duke cilësuar të dobët një hadith të vërtetë, apo – ka gabuar Zoti duke vërtetuar hadithin e rremë?!

(4) Zbatoni hadithin edhe sikur të jetë i dobët, me kushtin që të mos jetë kundër Kuranit, sunetit ose haditheve të tjera që përputhen me Kuranin.

Megjithatë, duhet të keni shumë kujdes kur zbatoni hadithet, sepse ka shumë hadithe të sajuara, të cilat futën ngatërresë në Islam. Çdo sekt u përmbahet haditheve sipas besimit të vet. Madje, kundërshtia e haditheve e bën edhe namazin që të ketë kaq shumë forma, pra namazi që është diçka kaq bindëse dhe që u praktikua në mënyrë të pandërprerë. Dikush thotë “Amin!” me zë të lartë, e dikush me zemër. Dikush thotë El-Fatihanë mbrapa imamit, e dikush tjetër këtë e quan diçka që e prish namazin. Dikush i lidh duart mbi gjoks, e dikush tjetër mbi kërthizë. Arsyeja e vërtetë e këtij mospajtimi janë pikërisht hadithet.

hadithe te sakta“Çdo grup filloi të mburrej me atë që kishte.”[2]

Përndryshe, suneti kishte treguar një metodë të vetme. Më pas, ndërhyrja e rrëfimeve e lëkundën këtë metodë.

Lexoni:

Komentim i Kuranit të Shenjtë në gjuhën shqipe
Hadithe të zgjedhura të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Profecitë e Kuranit për kohët tona
Profecitë e Profetit Muhammed për kohët tona


[1] El-Xhin 72:27-28.
[2] El-Mu’minun 23:54.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp