Kurani i madhërishëm | Ata që nderojnë Kuranin, do të nderohen në qiell
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
kurani famelarte kandili

Një mësim i rëndësishëm për ju është që të mos e lini Kuranin Famëlartë si të braktisur, sepse pikërisht në të gjendet jeta juaj. Ata që nderojnë Kuranin, do të nderohen në qiell. Dhe ata që Kuranit i japin përparësi mbi çdo hadith dhe mbi çdo thënie tjetër, atyre do t’u jepet përparësi në qiell. Nuk ka më libër tjetër në faqen e dheut për njerëzimin, përveç Kuranit. Dhe nuk ka më ndërmjetësues tjetër për të gjithë bijtë e Ademit, përveç Muhammedit të Zgjedhur sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.[1] Andaj, përpiquni të keni dashuri të sinqertë me këtë Profet madhështor e fisnik dhe askujt tjetër mos i jepni asnjë lloj epërsie mbi të, në mënyrë që të shënoheni të shpëtuar në qiell.

Mbani mend! Shpëtimi nuk është diçka që do ta gjeni pas vdekjes. Por, shpëtimi i vërtetë e tregon dritën e vet që në këtë botë. Kush është i shpëtuari? Ai që beson fuqimisht që Zoti është i Vërtetë dhe që Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është ndërmjetës mes Atij dhe të gjithë krijesave dhe që nën kupën e qiellit nuk ka asnjë të dërguar të barabartë me të, dhe asnjë libër të barabartë me Kuranin dhe që për askënd tjetër Zoti nuk dëshiroi përjetësinë, përveçse për këtë Profet fisnik, i cili është i gjallë përgjithmonë. Për përjetësinë e tij Zoti ka vënë themelin duke e vazhduar bekimin e sheriatit dhe spiritualitetit të tij deri në kiamet. Aq saqë po përmes fuqisë bekuese shpirtërore të Profetit Muhammed s.a.v.s., Ai dërgoi këtë Mesih të Premtuar, ardhja e të cilit ishte e domosdoshme për ngrehinën e Islamit. Sepse ishte e nevojshme që bota të mos përfundojë, pa ardhur një Mesih shpirtëror për umetin e Muhammedit, mu ashtu siç u dërgua Mesihu për umetin e Musait. Këtë e shënjon edhe ajeti:

kurani i madherishemNa udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i bekove.[2]

Musai gjeti pasurinë që popujt e mëparshëm e kishin humbur dhe Hazret Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjeti pasurinë që e kishte humbur umeti i Musait. Tani, umeti i Muhammedit e ka zëvendësuar umetin e Musait, por umeti i Muhammedit është mijëra shkallë më i lartë në madhështi: i ngjashmi i Musait është më i lartë se Musai dhe i ngjashmi i Birit të Merjemes është më i lartë se Biri i Merjemes. Ky Mesih i Premtuar jo vetëm që erdhi katërmbëdhjetë shekuj pas Profetit të Shenjtë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siç Mesihu biri i Merjemes erdhi katërmbëdhjetë shekuj pas Musait, madje erdhi në një kohë kur edhe muslimanët janë në të njëjtën gjendje, siç ishin hebrenjtë në kohën e ardhjes së Mesihut të birit të Merjemes. Dhe ai Mesih jam unë. Zoti bën atë që do. Andaj, vetëm ai që bën Bej’atin e sinqertë me mua, bëhet ndjekësi im i sinqertë. Ai i lë të gjitha dëshirat e veta, duke u kredhur në bindjen ndaj meje dhe bëhet i tillë që shpirti im do të ndërmjetësojë në këto ditë të gjëmshme.

Lexoni:

Komentim i Kuranit të Madhërishëm


[1] Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!
[2] El-Fatiha 1:6-7.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp