Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e Allahut
  2. Shqiptimi dhe përkthimi
  3. Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
  4. Nëntë emrat e sures El-Fatiha
  5. Bibla bën profeci suren e parë të Kuranit, El-Fatiha, deri në detaje
  6. Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
  7. Bekimet e sures El-Fatiha
  8. Shtatë parime të pranimit të lutjes, të përmendura në El-Fatiha
  9. Surja më e madhe e Kuranit për nga kuptimi
  10. Zbritja e sures El-Fatiha
  11. Surja El-Fatiha është pjesë e Kuranit
  12. Surja El-Fatiha të thuhet në çdo rekat të çdo namazi
  13. Përmbledhje e komentimit të Sures El-Fatiha
  14. Kuptime leksikore të ajetit Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  15. Bismil-lahi në krye të çdo sureje është shpallje e Zotit
  16. Argumente që bismil-lahi është pjesë dhe ajet i çdo sureje
  17. Përse bismil-lahi vjen para çdo sureje? Ja, pesë arsye
  18. Rëndësia e bismil-lahit
  19. Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
  20. Emri Allah është i përveçëm
  21. Përse është shtuar fjala “emër” në ajetin bismil-lah “në emër të Allahut”?
  22. Kuptime leksikore të ajetit: El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  23. Komentim i ajetit: El-hamdulil-lāhi rabbil-ālemīn
  24. Komentim i ajetit: Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  25. Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn – Sunduesi i Ditës së Gjykimit
  26. Renditje kuptimplote e katër emrave të Zotit të përmendura në El-Fatiha
  27. Kuptime leksikore të ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  28. Komentim i ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  29. Kuptime leksikore të ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  30. Komentim i ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  31. Kuptime leksikore të ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
  32. Komentim i ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim – Një synim madhor për muslimanët
  33. Renditje shumë e bukur e ajeteve të sures El-Fatiha
Related Contents from Topics
sure komentim i kuranit

سُوْرَۃٌ Sure

Sure në arabisht, ka kuptime si më poshtë:

1) مَنْزِلَۃٌ – Shkallë (pozitë).

2)  شَرَفٌ – Nder.

3) عَلَامَۃٌ – Shenjë.

4) Mur ose ndërtesë e gjatë dhe e bukur.[i]

5) Mund të rrjedhë edhe nga سُٶْرَۃٌ su’retun, pra, ajo ka një hemze që për shkak të “u-së” para, u shndërrua në “ue”. Kuptimi është: tepricë. Arabët thonë: ھُوَ فِی اَسْٵَرِ النَّاسِ, që do të thotë “përveç njerëzve të tjerë, është edhe ai”.[ii]

6) Diçka që është e plotë dhe e përsosur. Arabët devesë së re e të shëndetshme i thonë سُوْرَۃٌ “sure”.[iii]

Shumësi i fjalës سُوْرَۃٌ sure, është سُوَرٌ suver.

Arsyeja e emërtimit të kapitujve si sure

Përse disa pjesë të Kuranit janë quajtur sure? Në lidhje me këtë, dijetarë të ndryshëm kanë dhënë shpjegime të ndryshme. Sipas disave, ato quhen sure sepse lexuesi i tyre ngrihet në pozitë. Sipas disave, fiton nder duke i lexuar ato. Për disa të tjerë, surja është shenjë e përfundimit të një teme të caktuar, ndërsa për të tjerë, suret paraqesin një ndërtesë të lartë e të bukur shpirtërore. Disa e shpjegojnë si pjesë të veçuar të gjithë Kuranit. E sipas të tjerëve, surja është emërtuar kështu sepse ajo përmbledh në vetvete një temë të plotë.

Është e qartë se variacioni në shpjegimin e emërtimit të sures është thjesht subjektiv, përndryshe, ajo mund t’i ketë të gjitha kuptimet e lartpërmendura dhe ne përmbledhtazi mund të themi se pjesë të caktuara të Kuranit quhen sure, sepse: 1) janë pjesë të tij, 2) secila prej tyre mbart një temë të plotë e tërësore, 3) përbëhen nga ndërtesa të larta e të bukura shpirtërore, në të cilat, ata që hyjnë: 4) fitojnë pozitë të lartë, 5) dhe nder dhe, 6) ata që i zbatojnë këto sure, dallohen dukshëm nga të tjerët.

Emërtimi i sureve si sure është i shpallur

Emërtimi i pjesëve të caktuara të Kuranit Famëlartë me fjalën “sure” është i shpallur dhe është përdorur edhe nga i Dërguari fisnik i Allahutsavs. Kurani Famëlartë thotë:

komentim i kuranit“E nëse jeni në mëdyshje për atë që kemi zbritur mbi robin Tonë, sillni ndonjë sure të tillë”.[iv]

Emri sure në Kuran dhe në hadithe

Kështu që, fjala “sure” është përdorur vetë nga Kurani Famëlartë dhe si e tillë është një emër i shpallur. Edhe i Dërguari fisnik i Allahutsavs e përdorte këtë emër. Imam Muslim në sahihun e tij përmend: Në Sahih Muslim thuhet: Hazret Enesira dëshmon:

 قال رسول اللہ صلی علیہ وسلم ٵنزلت علیَّ آنفاً سورۃٌ فقرٵ بِسْمِ اللہِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِیْمِ۔ ٳنَّا ٵَعْطَیْنَاكَ الْكَوْثَرَ۔

I Dërguari i Allahutsavs tha: “Sapo më zbriti një sure”, dhe lexoi: “Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Sigurisht, Ne të dhamë ty Keutherin…”[v]

Ky rrëfim tregon se edhe Profeti Muhammedsavs i quante sure ato pjesë të Kuranit, të cilat sot muslimanët i quajnë po kështu dhe se ky emërtim nuk është aspak i mëvonshëm.

Bibliografi

[i] Sa‘īd el-Khūrī esh-Shertūnī, “Akrebul-Mevārid fī Fusahil-‘Arabijjeti vesh-Shevārid”, vëllimi i tretë, zëri: sīn-vāv-rā (سور), Kum 1403 h./ 1983, fq. 233.
[ii] Ebū ‘Abdullāh el-Kurtubī, “El-Xhāmiu li-Ahkāmil-Kurān”, vëllimi i parë, redaktor: dr. ‘Abdullāh bin ‘Abdul-Muhsin et-Turkī, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1427 h./ 2006, fq. 107.
[iii] Po aty.
[iv] El-Bekare 2:24.
[v] Sahīh Muslim, kitāb “Es-Salāt”, bāb “Huxhxheti men kāle el-besmeletu ājetun min evveli kul-li sūretin sivā berāete”, hadithi nr. 894.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp