Emri Allah është i përveçëm - Komentim i sures El-Fatiha
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e Allahut
  2. Shqiptimi dhe përkthimi
  3. Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
  4. Nëntë emrat e sures El-Fatiha
  5. Bibla bën profeci suren e parë të Kuranit, El-Fatiha, deri në detaje
  6. Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
  7. Bekimet e sures El-Fatiha
  8. Shtatë parime të pranimit të lutjes, të përmendura në El-Fatiha
  9. Surja më e madhe e Kuranit për nga kuptimi
  10. Zbritja e sures El-Fatiha
  11. Surja El-Fatiha është pjesë e Kuranit
  12. Surja El-Fatiha të thuhet në çdo rekat të çdo namazi
  13. Përmbledhje e komentimit të Sures El-Fatiha
  14. Kuptime leksikore të ajetit Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  15. Bismil-lahi në krye të çdo sureje është shpallje e Zotit
  16. Argumente që bismil-lahi është pjesë dhe ajet i çdo sureje
  17. Përse bismil-lahi vjen para çdo sureje? Ja, pesë arsye
  18. Rëndësia e bismil-lahit
  19. Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
  20. Emri Allah është i përveçëm
  21. Përse është shtuar fjala “emër” në ajetin bismil-lah “në emër të Allahut”?
  22. Kuptime leksikore të ajetit: El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  23. Komentim i ajetit: El-hamdulil-lāhi rabbil-ālemīn
  24. Komentim i ajetit: Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  25. Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn – Sunduesi i Ditës së Gjykimit
  26. Renditje kuptimplote e katër emrave të Zotit të përmendura në El-Fatiha
  27. Kuptime leksikore të ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  28. Komentim i ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  29. Kuptime leksikore të ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  30. Komentim i ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  31. Kuptime leksikore të ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
  32. Komentim i ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim – Një synim madhor për muslimanët
  33. Renditje shumë e bukur e ajeteve të sures El-Fatiha
Related Contents from Topics
emri Allah el-Fatiha

Në kuptimet leksikore thamë që për fjalën “allah”, disa njerëz mendojnë se është e përbërë, por e provuam se ky mendim është i gabuar dhe se gjuhëtarët arabë e rrëzojnë këtë. Kështu, Sibevejhi dhe Halili [El-Halil Bin Ahmedi] thonë se emri “allah” është i përveçëm (alem) dhe nuk është i prejardhur nga ndonjë fjalë tjetër.[1]

Duke dhënë argumente për këtë pohim, dijetarë të ndryshëm thanë se (1) fjala “allah” nuk është përdorur ndonjëherë për asnjë qenie tjetër përpos Allahut të Madhërishëm. Madje, edhe idhujtarët arabë nuk e përdornin këtë fjalë për ndonjë idhull a zot tjetër të tyre. Fjala “allah”, po të vinte me bashkimin e elif, lam dhe ilah ose elif, lam dhe lehu, atëherë ashtu siç përdoren këto fjalë edhe për qenie të tjera, edhe “allah” do të përdorej. Por, arabët asnjëherë nuk kanë vepruar kështu.

(2) Cilësitë e Allahut gjithmonë janë përdorur si atribute të Tij, por emri Allah asnjëherë nuk është përdorur si atribut. Kjo pikërisht është shenjë që fjala “allah” është emër i përveçëm.

Disa thonë se në ajetin vijues të sures Ibrahim, Allahu është përdorur si atribut:

صِرَاطِ الۡعَزِیۡزِ الۡحَمِیۡدِ ۙ﴿۲﴾ اللّٰہِ 

… drejt rrugës së të Plotfuqishmit, të Lavdëruarit, Allah”.[2]

Por kjo nuk është e saktë. Këtu fjala “allah” nuk është si atribut, por si një variant i enumeracionit. Në arabisht, lejohet përdorimi i tillë i emrave të përveçëm. Për shembull, thuhet:

emri atribut el-Fatiha

Kjo shtëpi është pronë e dijetarit, të shkolluar, Zejd.

Në fakt, përdorimi i emrit të përveçëm në raste të tilla është për të larguar dyshimin dhe kuptimi i ajetit konkret është që atributet “i plotfuqishmi” dhe “i lavdëruari”, i referohen Allahut dhe jo dikujt tjetër.

Disa thonë se ajeti:

وَ ہُوَ اللّٰہُ فِی السَّمٰوٰتِ وَ فِی الۡاَرۡضِ

Ai Allah është në qiej e në tokë”[3]

tregon se emri Allah nuk është i përveçëm, por është cilësues.

Përgjigjja është që kur një emër shquhet me cilësitë e tij, ai përdoret edhe si emër cilësues. Sikundër emrat Hatim, Rustem që janë emra të individëve të caktuar, ku i pari shquhet për bujarinë dhe i dyti për trimërinë dhe tanimë njerëzit personin bujar e thërrasin hatim dhe një që është trim, e thërrasin rustem. Në të njëjtën mënyrë, ngaqë emri Allah shënjon një Qenie të përsosur me gjithë cilësitë e Tij, lejohet të themi se është po Ai Allah në qiell, pra Ai që është i Përsosur në të gjitha cilësitë e Tij dhe është i Vetëm e askush tjetër nuk është ortak as në emrin e as në punën e Tij.

Shkronjat elif dhe lam të fjalës “Allah” janë të temës e jo shtesa

Disa thonë se fjala Allah është në formën (veznin) فَعَّالٌ “fe’a-‘alun”, ndaj duhet të kishte shenjën e pashquarsisë (tenvin) dhe ngaqë nuk e ka, rezulton që elif lam ose el janë ato të shquarsisë. Pra, sipas tyre, shkronjat elif dhe lam të kësaj fjale nuk janë të veta, por shtesa dhe kështu, emri Allah është i përbërë.

Përgjigjja e saj është që çdo rregull ka edhe përjashtime dhe mungesa e tenvinit tek emri Allah është një përjashtim. Argumenti për këtë është që kur parashtesës së shquarsisë (pra, shkronjat elif dhe lam) i paravendoset thirrmorja, mes të dyjave shtohet pjesëza أَيُّهَا ej-juha. Për shembull, përpara fjalës النّاس en-nas, nëse vendoset thirrmorja یَا ja, themi یا ٵیُّھا النّاس ja ej-juhen-nas. Por në rastin e emrit Allah, nuk thuhet یَا أَيُّهَا اللہ ja ej-juhellah dhe kjo është dëshmi që shkronjat elif dhe lam të emrit Allah, janë të temës dhe jo parashtesë e shquarsisë.

Disa thonë se ngaqë elif ose hemze e fjalës Allah është veslij (që bie gjatë lakimit) do të thotë se ajo nuk është e saj, por shtesë. Gjithashtu, kur fjalës Allah i vendoset parafjala li, pra لِلہ lil-lah, shkronja elif bie dhe sipas tyre edhe kjo është provë që ajo nuk është e temës.

Përgjigjja e kësaj është që rënia e hemzes nuk është provë që ajo është e prejardhur. Kështu, në fjalët ٳِسْم ism dhe ٳِبْن ibn, hemze nuk është shtesë, por është zëvendëse e një shkronje tjetër, megjithatë bie gjatë lakimit. Andaj, në بِسْمِ اللہ bismil-lah shohim që hemze bie, edhe pse ajo nuk është shtesë, por thjesht e ndryshuar. Nga kjo kuptuam që hemze kur është veslij ose kur bie gjatë lakimit, nuk është provë që ajo të jetë shtesë.

Shkurt, përdorimi i emrit Allah në periudhën para dhe pas Islamit tregon se ai është i përveçëm dhe nuk është i prejardhur dhe se argumente që jepen për të kundërtën për shkak të disa cilësive të veçanta të këtij emri, nuk qëndrojnë dhe nga shembuj të tjerë, dalin të pabaza.


[1] Fakhrud-Dīn er-Rāzī, “Tefsīrul-Kebīr” i njohur si “Mefātīhul-Gajb”, vëllimi I, botimi i parë, botues “Dārul-Fikr”, Bejrut 1401 h./ 1981, fq. 162.
[2] Ibrahim 14:2.
[3] El-En’am 6:4.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp