
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i dha rëndësi të veçantë bismil-lahit. Ai thotë:
“Çdo punë e rëndësishme që nuk fillon me Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, është e pabekuar”.[1]
Vetë praktika e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. na kërkon që të fillojmë çdo punë me bismil-lahin. Në një hadith përmendet:
“Thuaj bismil-lah kur mbyll derën, sepse djalli nuk e hap një derë (të tillë) të mbyllur. Thuaj bismil-lah kur shuan llambën; kur i vë kapakun enës; kur i vë tapën shishes”.[2]
Gjithashtu, në hadithe të tjera thuhet që duhet të thuash bismil-lah duke shkuar te bashkëshortja, duke marrë abdes, duke ngrënë bukë, duke hyrë në banjë, duke u veshur etj.
Në Kuran flitet për një letër të Hazret Sulejmanit a.s., që ai e kishte shkruar me bismil-lah. Ajeti i Kuranit thotë:
اِنَّہٗ مِنۡ سُلَیۡمٰنَ وَ اِنَّہٗ بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ
“Pa dyshim, ajo (letër) është prej Sulejmanit dhe ajo është me Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim”.[3]
Edhe për Hazret Nuhun a.s. përmendet në Kuranin Famëlartë që ai kishte porositur shokët e tij të anijes të luteshin duke thënë bismil-lahin:
بِسۡمِ اللّٰہِ مَجۡؔرٖٮہَا وَ مُرۡسٰٮہَا ؕ اِنَّ رَبِّیۡ لَغَفُوۡرٌ رَّحِیۡمٌ
“Hipni në të dhe thoni: me emrin e Allahut është nisja e saj dhe qëndrimi i saj”.[4]
[1] Xhelāluddīn es-Sujūtī, “Ed-durru menthūr fī tefsīri bil-me’thūr”, vëllimi I, redaktor: dr. ‘Abdullāh bin ‘Abdul-Muhsin et-Turkī, Kajro, 1424 h./ 2003, fq. 45; cituar nga: El-Hāfidh ‘Abdul-Kādir er-Ruhāvij, “El-Erba‘īn”, transmetim nga Hazret Ebu Hurejre r.anhu.
[2] Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi XXII, redaktor: Shu‘ajb el-Arnaut, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1417 h./ 1997, fq. 321, hadithi nr. 14434.
[3] En-Neml 27:31.
[4] Hud 11:42.