Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e Allahut
  2. Shqiptimi dhe përkthimi
  3. Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
  4. Nëntë emrat e sures El-Fatiha
  5. Bibla bën profeci suren e parë të Kuranit, El-Fatiha, deri në detaje
  6. Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
  7. Bekimet e sures El-Fatiha
  8. Shtatë parime të pranimit të lutjes, të përmendura në El-Fatiha
  9. Surja më e madhe e Kuranit për nga kuptimi
  10. Zbritja e sures El-Fatiha
  11. Surja El-Fatiha është pjesë e Kuranit
  12. Surja El-Fatiha të thuhet në çdo rekat të çdo namazi
  13. Përmbledhje e komentimit të Sures El-Fatiha
  14. Kuptime leksikore të ajetit Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  15. Bismil-lahi në krye të çdo sureje është shpallje e Zotit
  16. Argumente që bismil-lahi është pjesë dhe ajet i çdo sureje
  17. Përse bismil-lahi vjen para çdo sureje? Ja, pesë arsye
  18. Rëndësia e bismil-lahit
  19. Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
  20. Emri Allah është i përveçëm
  21. Përse është shtuar fjala “emër” në ajetin bismil-lah “në emër të Allahut”?
  22. Kuptime leksikore të ajetit: El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  23. Komentim i ajetit: El-hamdulil-lāhi rabbil-ālemīn
  24. Komentim i ajetit: Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  25. Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn – Sunduesi i Ditës së Gjykimit
  26. Renditje kuptimplote e katër emrave të Zotit të përmendura në El-Fatiha
  27. Kuptime leksikore të ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  28. Komentim i ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  29. Kuptime leksikore të ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  30. Komentim i ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  31. Kuptime leksikore të ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
  32. Komentim i ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim – Një synim madhor për muslimanët
  33. Renditje shumë e bukur e ajeteve të sures El-Fatiha
Related Contents from Topics
bismilahi avesta el-Fatiha Zarathustra

Disa jomuslimanë akuzojnë: Bismil-lahi për të cilin ju krenoheni, gjendet edhe në librat e tjerë. Për shembull, në literaturën e Zarathustrës, thuhet:

bismilahi avesta el-Fatiha

Në persishten e re, kjo është përkthyer si vijon:

bismilahi avesta persisht

(Komentimi nga Revrend Veri)

Ose thonë se edhe hebrenjtë kanë pasur traditën e bismil-lahit dhe nga ata ai ka hyrë edhe tek arabët dhe i pari që e futi në traditën arabe, ishte kryetari i Taifit.[1]

Duke iu përgjigjur Rodwellit, duhet thënë se kjo është plotësisht e pavërtetë. Arabët nuk kanë pasur traditën e bismil-lahit të tillë. Madje, ata nuk dëshironin as ta përmendnin atributin Rrahman (I Gjithëmëshirshëm). Pra, pretenduesit kanë për detyrë të paraqesin argumentin historik, gjë që nuk ekziston.

Për sa i përket akuzës ku thuhet se edhe hebrenjtë e kanë pasur si traditë bismil-lahin, duhet sqaruar se nëse pretendohet që hebrenjtë e kohës së Profetit Muhammed s.a.v.s. ose të një kohe të afërt me të, e përmendnin bismil-lahin, ose historia e tyre e dëshmon këtë, kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Por, nëse pretendohet që vetë Sulejmani a.s. e përmendi bismil-lahin në letrën e tij, atëherë një akuzë e tillë vjen nga mungesa e sinqeritetit, sepse përdoret referenca e Kuranit për ta akuzuar Kuranin. Dihet që Kurani Famëlartë thotë që në letrën që Hazret Sulejmani a.s. ia kishte dërguar mbretëreshës së Sebas, kishte shkruar edhe këtë fjali:

اِنَّہٗ مِنۡ سُلَیۡمٰنَ وَ اِنَّہٗ بِسۡمِ اللّٰہِ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ

Kjo është prej Sulejmanit dhe kjo është me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit”.[2]

Pas kësaj dëshmie, vetë akuza e tyre mbetet e pakuptimtë. Islami nuk pretendon se tema e këtij ajeti është paraqitur vetëm nga ai. Emrat si Allah, Rrahman, Rrahim etj. ekzistonin edhe para Islamit dhe përdoreshin. Ajo që pretendon Islami është që përdorimi i këtij ajeti, siç është në Islam, nuk gjendej më parë. Nëse kundërshtarët e Islamit paraqesin ndonjë dëshmi që e rrëzon këtë fakt, pa dyshim që do t’i kushtojmë rëndësi një dëshmie të tillë, por ekzistenca e saj është e pamundur. Sepse nuk ka ekzistuar asnjë libër përpara Kuranit Famëlartë që ka pretenduar se çdo fjalë e tij të jetë prej Zotit të Madhërishëm. Andaj, përveç Kuranit Famëlartë, asnjë libër qiellor nuk meritonte që përpara çdo kapitulli të tij, të thuhej një fjali e tillë.

Për sa i përket përmendjes së emrave të Zotit për bekim në fillim të ndonjë letre ose ndonjë teme, kjo natyrisht që praktikohej. Këtë nuk e mohon as Islami e as muslimanët. Si muslimanët, ashtu edhe shumë jomuslimanë e kanë pasur këtë si traditë.

Kështu, një përgjigje e akuzës së ngritur nga Revrend Veri u shënua më lart. Përgjigjja e dytë është që të dyja thëniet ndryshojnë kuptimisht kaq shumë, saqë vetëm ai që nuk njeh gjuhën arabe mund t’i quajë të njëjta. Fjalët بَخْشَائَشْ گَر “bakhshaesh ger” dhe دَا وَار “davar” nuk kanë as një të njëzetën e kuptimeve të fjalëve Rrahman dhe Rrahim (siç do të lexoni në komentim të kësaj sureje në vazhdim), ndonëse nuk e mohoj bukurinë e kësaj thënieje. Islami pohon që të gjithë popujt e mëparshëm kanë pasur ndonjë profet. Sa qartë e thotë këtë:

وَ اِنۡ مِّنۡ اُمَّۃٍ اِلَّا خَلَا فِیۡہَا نَذِیۡرٌ

Në çdo popull ka ardhur alarmues”.[3]

Pas këtij fakti, nëse do të gjeni ndonjë thënie të bukur në librat e fesë së Zarathustrës, përse mund t’u vijë keq muslimanëve? Vetëm Revrend Verit dhe bashkëfetarëve të tij mund t’u vijë keq, të cilët e kanë bërë monopol bekimin e Zotit të Madhërishëm dhe thanë se nuk ka asnjë shenjë profetësie (nubuvvet) apo shpalljeje, jashtë gjirit të bijve të Izraelit! Kurse nga këndvështrimi i Islamit, Zarathustra është profet i Zotit dhe si i tillë, ne atij i bëjmë plot nderime, sepse burimi i fjalës së tij është i njëjti me Kuranin. Andaj, ngjashmëritë dhe përputhjet midis tyre, nuk janë aspak të çuditshme.


[1] “The Koran”, përktheu nga arabishtja në anglisht: John Stanley Rodwell, botues “J. M. Dent & Sons Ltd.”, Londër 1929, fq. 19, fusnota 2.
[2] En-Neml 27:31.
[3] Fatir 35:25.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp