Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e Allahut
  2. Shqiptimi dhe përkthimi
  3. Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
  4. Nëntë emrat e sures El-Fatiha
  5. Bibla bën profeci suren e parë të Kuranit, El-Fatiha, deri në detaje
  6. Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
  7. Bekimet e sures El-Fatiha
  8. Shtatë parime të pranimit të lutjes, të përmendura në El-Fatiha
  9. Surja më e madhe e Kuranit për nga kuptimi
  10. Zbritja e sures El-Fatiha
  11. Surja El-Fatiha është pjesë e Kuranit
  12. Surja El-Fatiha të thuhet në çdo rekat të çdo namazi
  13. Përmbledhje e komentimit të Sures El-Fatiha
  14. Kuptime leksikore të ajetit Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  15. Bismil-lahi në krye të çdo sureje është shpallje e Zotit
  16. Argumente që bismil-lahi është pjesë dhe ajet i çdo sureje
  17. Përse bismil-lahi vjen para çdo sureje? Ja, pesë arsye
  18. Rëndësia e bismil-lahit
  19. Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
  20. Emri Allah është i përveçëm
  21. Përse është shtuar fjala “emër” në ajetin bismil-lah “në emër të Allahut”?
  22. Kuptime leksikore të ajetit: El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  23. Komentim i ajetit: El-hamdulil-lāhi rabbil-ālemīn
  24. Komentim i ajetit: Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  25. Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn – Sunduesi i Ditës së Gjykimit
  26. Renditje kuptimplote e katër emrave të Zotit të përmendura në El-Fatiha
  27. Kuptime leksikore të ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  28. Komentim i ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  29. Kuptime leksikore të ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  30. Komentim i ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  31. Kuptime leksikore të ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
  32. Komentim i ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim – Një synim madhor për muslimanët
  33. Renditje shumë e bukur e ajeteve të sures El-Fatiha
Related Contents from Topics
diversiteti ngjyra komentim

Emrat e sureve janë vendosur që në kohën e Profetit Muhammedsavs

I kam renditur emrat e kësaj sureje duke i shpjeguar me hollësi, që t’ju tregoja se emrat e sureve janë vendosur nga Profeti Muhammedsavs dhe siç provohet nga disa, emrat e sures El-Fatiha Profetisavs i ka vendosur në bazë të shpalljes së Zotit të Madhërishëm.

Emrat e sures El-Fatiha tregojnë edhe tema të ndryshme të saj

Arsyeja e dytë e renditjes së këtyre emrave është që ata hedhin dritë mbi kuptime të thella të kësaj sureje. Këta nëntë emra të El-Fatihasë zbulojnë dhjetë tema të ndryshme të saj.

El-Fatiha është Fatihatul-Kitab. Do të thotë që është porositur të vendosej në krye të Kuranit Famëlartë dhe së dyti, ajo është si një çelës për të hapur kuptimet kuranore.

Ajo është Suretul-Hamd, sepse hedh dritë mbi krijimin e njeriut dhe mbi lidhjen e Zotit dhe robit, duke zbuluar qartazi se njeriu është krijuar për të bërë zhvillime madhore dhe se lidhja e Zotit të Madhërishëm me robërit e Tij është e bazuar mbi mëshirën dhe bekimin e Tij.

Ajo është “Es-Salat”, sepse është lutje e përsosur dhe e pashembullt. Ajo është Ummul-Kitab, sepse i përfshin të gjitha dijet që njeriu ka nevojë t’i komunikojë me të tjerët dhe se ajo është si nënë e Kuranit Famëlartë, që do të thotë se lutjet që janë përmendur në këtë sure qenë klithmat e njerëzve të sinqertë e të brengosur, lutje të cilat duke arritur gjer në Arshin madhështor, shkaktuan zbritjen e Kuranit Famëlartë.

Ajo është Ummul-Kuran, sepse përfshin të gjitha dijet që kanë lidhje me qenien njerëzore. Ajo është Es-Seb’ul-Methani (shtatëvargëshi i përsëritur), sepse ajetet e saj, edhe pse janë vetëm shtatë, do të citohen vazhdimisht për të zbuluar tema të ndryshme të jetës njerëzore, për të zgjidhur të gjitha çështjet shpirtërore dhe për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të dijes. Ajo është e përsëritur edhe për arsye se recitohet në çdo rekat të namazit.

Ajo është edhe Kurani i Madhërishëm, domethënë, pavarësisht se quhet “Ama e Librit” dhe “Ama e Kuranit”, kjo sure është pjesë e Kuranit Famëlartë dhe nuk është e ndarë nga ai, jo ashtu siç e kanë keqkuptuar disa njerëz, që pohojnë se ajo nuk është pjesë e Kuranit. Ashtu siç i themi dikujt: Na këndo Kuranin!, dhe nënkuptojmë që ai të këndojë ndonjë sure ose ndonjë pjesë të Kuranit, në të njëjtën mënyrë edhe surja El-Fatiha është quajtur Kurani i Madhërishëm.

Surja El-Fatiha është shërim sepse largon të gjitha ngatërresat që lindin në zemrën e njeriut rreth besimit. Ajo është Rukje (për të fryrë), sepse përveçse është e dobishme për të larguar sëmundjet trupore, recitimi i saj ia largon njeriut sulmet e djallit dhe të pjellës së tij. Ajo të jep forcë të tillë në zemër, aq sa i rrëzon sulmet e djallit. Ajo është thesar, sepse prej saj rrjedhin lumenj dijesh. Në gjuhën urdu kemi shprehjen – të mbyllësh lumin në kovë. Kuptimi i saj i vërtetë ndoshta aplikohet vetëm në suren El-Fatiha, madje për të mund të themi: “u mbyll deti në kovë”.

Kështu që, me renditjen e emrave të El-Fatihasë, të vendosur nga vetë Profeti Muhammedsavs, kisha qëllimin që t’u jepja lexuesve një pamje sado të vogël të kuptimeve të thella të saj. Po të ishin të pakuptimtë emrat e saj, jo nëntë, por edhe njëqind sikur të ishin, nuk do të sillnin asnjë dobi. Një gjë e tillë, sigurisht, nuk pritet nga i Dërguari fisnik i Allahutsavs. Andaj, të mençurit kanë një dritë të fuqishme dhe udhëzim të plotë në këta emra.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp