A është Surja El-Fatiha pjesë e Kuranit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e Allahut
  2. Shqiptimi dhe përkthimi
  3. Përse kapitujt e Kuranit quhen sure?
  4. Nëntë emrat e sures El-Fatiha
  5. Bibla bën profeci suren e parë të Kuranit, El-Fatiha, deri në detaje
  6. Emrat e sures El-Fatiha tregojnë tema të ndryshme të saj
  7. Bekimet e sures El-Fatiha
  8. Shtatë parime të pranimit të lutjes, të përmendura në El-Fatiha
  9. Surja më e madhe e Kuranit për nga kuptimi
  10. Zbritja e sures El-Fatiha
  11. Surja El-Fatiha është pjesë e Kuranit
  12. Surja El-Fatiha të thuhet në çdo rekat të çdo namazi
  13. Përmbledhje e komentimit të Sures El-Fatiha
  14. Kuptime leksikore të ajetit Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  15. Bismil-lahi në krye të çdo sureje është shpallje e Zotit
  16. Argumente që bismil-lahi është pjesë dhe ajet i çdo sureje
  17. Përse bismil-lahi vjen para çdo sureje? Ja, pesë arsye
  18. Rëndësia e bismil-lahit
  19. Rreth bismil-lahit në Librat e mëparshëm dhe përgjigjja e një akuze
  20. Emri Allah është i përveçëm
  21. Përse është shtuar fjala “emër” në ajetin bismil-lah “në emër të Allahut”?
  22. Kuptime leksikore të ajetit: El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  23. Komentim i ajetit: El-hamdulil-lāhi rabbil-ālemīn
  24. Komentim i ajetit: Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  25. Komentim mbresëlënës i ajetit: Māliki jeumid-dīn – Sunduesi i Ditës së Gjykimit
  26. Renditje kuptimplote e katër emrave të Zotit të përmendura në El-Fatiha
  27. Kuptime leksikore të ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  28. Komentim i ajetit: Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  29. Kuptime leksikore të ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  30. Komentim i ajetit: Ihdinas-sirātal-mustekīm
  31. Kuptime leksikore të ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim
  32. Komentim i ajetit: Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim – Një synim madhor për muslimanët
  33. Renditje shumë e bukur e ajeteve të sures El-Fatiha
Related Contents from Topics
Suretu El-Fatiha

Disa njerëz hodhën mendimin që surja El-Fatiha nuk është pjesë e Kuranit të Shenjtë dhe, si argument thonë se kopja e Kuranit që kishte Hazret Abdullah Ibni Mesudi r.a. nuk e kishte El-Fatihanë.

Por duhet ditur që kopja e Kuranit e Hazret Abdullah Ibni Mesudit r.a. nuk kishte jo vetëm El-Fatihanë, por edhe dy suret e fundit, domethënë El-Felekun dhe En-Nasin.

Pra, ai nuk i kishte shënuar këto tri sure në kopjen e tij. Ai mendonte që ngaqë surja El-Fatiha recitohet në çdo namaz, duhet të ishte si parathënie e çdo sureje dhe, mundet që edhe për dy suret e fundit të Kuranit, ai të kishte të njëjtin mendim, për shkak se ato përdoren si lutje për të shpëtuar nga shqetësime dhe dëme të ndryshme.

Për këtë arsye, vlerësimi i tij për këto dy sure ishte që ato pavarësisht se janë pjesë e Kuranit, nuk janë pjesë e shkruar e tij. Ndoshta edhe për këto dy sure, ai mendonte se ishin të lidhura me të gjitha suret e tjera.

Mendimi i Abdullah Ibni Mesudit r.a. i cituar më sipër rreth El-Fatihasë vërtetohet nga një rrëfim. Ebu Bekr El-Enbarij përmes A’meshit dhe Ibrahimit rrëfen: Kur u pyet Abdullah Ibni Mesudi r.a. se përse nuk e kishte shkruar El-Fatihanë në kopjen e tij të Kuranit, ai iu përgjigj:

El-Fatiha pjese e Kuranit
“Po ta kisha shkruar atë, do ta kisha shkruar para çdo sureje”.[1]

Pra, sipas tij, po ta shkruante atë para El-Bekares, do t’i duhej ta shkruante para çdo sureje tjetër. Për këtë arsye, nuk e shkroi as para El-Bekares, në mënyrë që të mos lindte keqkuptimi se ajo ka lidhje vetëm me El-Bekaren.

Si duket, po ky ishte argumenti i tij edhe për dy suret e fundit të Kuranit, përndryshe, si mund të përjashtonte nga Kurani i Shenjtë suren që Profeti Muhammed s.a.v.s. në veçanti e ka quajtur si suren e tij më madhore.[2]


[1] Po aty, fq. 177.
[2] Sahīh el-Bukhārī, kitāb “Fedāilul-Kurān”, bāb “Fadlu fātihatul-kitāb”, hadithi nr. 5006.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp