Përshkrim i librit
Ka një debat të ashpër dhe të ndezur mes ateistëve dhe teistëve për ekzistencën e Zotit, gjë që është shenjë e mirë e një fryme intelektuale të shëndetshme e të gjallëruar. Diskutimi mbi ekzistencën e Zotit duhet të fillojë me pranimin se barra e provës qëndron te teistët, domethënë te ata që besojnë në Zot.
Botuar fillimisht në mars të vitit 1913 në revistën “Tash’heezul-Azhaan”, libri në gjuhën urdu “Das Dalaail Hasti Bari Ta’alaa” (Dhjetë argumente për ekzistencën e Zotit) është i domosdoshëm për këdo që dëshiron të kuptojë aspektin më themelor të besimit. Në këtë libër Hazret Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed r.a., Kalif i Dytë i Mesihut të Premtuar, trajton një argument kryesor të ateistëve se nëse Zoti ekziston pse nuk mund ta shohim Atë. Më pas, autori parashtron dhjetë argumente nga Kurani Famëlartë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.